{"id":30416,"date":"2019-12-20T20:09:21","date_gmt":"2019-12-20T19:09:21","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=30416"},"modified":"2019-12-20T20:17:47","modified_gmt":"2019-12-20T19:17:47","slug":"eurokomisarja-ambasadori-dhe-drejtesia-boshe-e-zaevit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=30416","title":{"rendered":"Eurokomisarja, ambasadori, dhe drejt\u00ebsia boshe e Zaevit"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-29996\" width=\"311\" height=\"239\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png 430w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2-300x230.png 300w\" sizes=\"(max-width: 311px) 100vw, 311px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Para disa jav\u00ebsh, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Bashkimit Evropian, eurokomisarja Vera Jurova, e pranishme n\u00eb samitin e ministrave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb vendin ton\u00eb, deklaroi: \u201cNe duam t\u00eb shohim se sektori i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb plot me profesionist\u00eb dhe persona me besueshm\u00ebri, p\u00ebr integritetin moral, t\u00eb cil\u00ebve nuk ka dyshime dhe nuk vihet n\u00eb pyetje profesionalizmi i tyre. Procesi i vetingut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga proceset q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr ta garantuar k\u00ebt\u00eb. Ne e d\u00ebgjuam ministrin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit atje. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk ka filluar por jam e sigurt\u00eb se vendi do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij se si ta garantoj\u00eb reputacion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht shum\u00eb strikt dhe i logjiksh\u00ebm p\u00ebr rritjen e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe prokurori\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Fill pas k\u00ebtij samiti dhe deklaratave t\u00eb bujshme p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb Vera Junov\u00ebs, kryeministri Zoran Zaev, i gjetur ngusht\u00eb, mb\u00ebrthyer p\u00ebr tre vite rresht nga skepticizmi dhe mungesa e vullnetit p\u00ebr t\u00eb pranuar dhe zbatuar vetingun e shum\u00ebp\u00ebrfolur t\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, shtuar dhe r\u00ebnd\u00ebsen e humbjes s\u00eb betej\u00ebs\/premtimeve t\u00eb tij false p\u00ebr reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i q\u00ebndruar n\u00eb pozicion t\u00eb palakmuesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs &#8211; projektligjit p\u00ebr veting t\u00eb partnerit shqiptar t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, kryeministri ndryshoi mendje. Kryeministri u detyrua t\u00eb dal\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vetingut t\u00eb plot\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, duke e proklamuar s\u00eb fundmi edhe n\u00eb tubimet e partis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb parafushat\u00ebs elektorale t\u00eb zhvilluara n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk shkuan disa jav\u00eb dhe i pari i qeveris\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ndryshoi mendje. Nuk priti as disa or\u00eb pas deklarat\u00ebs s\u00eb ambasadorit t\u00eb Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar \u2013 p\u00ebr panevojshm\u00ebrin\u00eb e vetingut, me arsyen q\u00eb gjyq\u00ebsori nuk na qenka n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar, p\u00ebr t\u00eb pasur nevoj\u00ebn e vetingut, e q\u00eb kryeministri Zaev ta transformoj\u00eb vetingun n\u00eb nj\u00eb kahje tjet\u00ebr, pastrim n\u00eb gjyq\u00ebsor me nj\u00eb metodologji te re, me \u201cudh\u00ebzime kryeministrore\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Deklarata t\u00eb tilla t\u00eb b\u00ebra nga ambasadori Evropian, t\u00eb cilat realisht jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta me raportet dhe shqet\u00ebsimet e vazhdueshme t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr vendin ton\u00eb, n\u00eb lidhje me gjyq\u00ebsorin dhe plot\u00ebsim kushtet e hapjes s\u00eb negociatave dhe an\u00ebtarsimit n\u00eb BE, i dhan\u00eb oksigjen kund\u00ebrshtimeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Zevit p\u00ebr mekanizmin e vetingut. E q\u00eb si\u00e7 p\u00ebrmend\u00ebm, tashm\u00eb i pari i qeveris\u00eb na doli me nj\u00eb teori t\u00eb re reforme, q\u00eb sipas tij nuk mund ta quajm\u00eb veting, por pastrim n\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve aktuale shtet\u00ebror si Anti korrupsioni, DAP-i, Kadastra, Policia Financiare dhe Regjistri qendror, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kontrollokan pron\u00ebn e gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve. Me nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse, nj\u00eb veting bosh, nj\u00eb pastrim n\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave qe kryeministri i em\u00ebron dhe shkarkon vet\u00eb, ngjash\u00ebm si me reform\u00ebn boshe tre vje\u00e7are t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.  Kryeministri e haron q\u00ebllimshm\u00ebs nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb ambasadorit Zhbogar, n\u00eb kontekst t\u00eb realizimit apo jo t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, ku Zbogari thot\u00eb: \u201cgjithsesi vendimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se vendimi bie mbi vet\u00eb shtetin\u201d. T\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb Zhbogari e ritheksoi dy dit\u00eb m\u00eb pas, kur u pyet nga gazetar\u00ebt, gjat\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Makedonska Kamenic\u00eb. \u201cPresidenti mbajti nj\u00eb fjalim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb cilat i shqet\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt. N\u00eb deklarat\u00ebn time qart\u00eb e shpreha q\u00ebndrimin ton\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb vendim i vendit \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb zgjidh\u00eb situat\u00ebn n\u00eb gjyq\u00ebsor\u201d, tha Zhbogar.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb pretendosh t\u00eb b\u00ebsh reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, me gabime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, humbje kohe dhe metodologji boshe, dhe kjo p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar e vetingut e k\u00ebrkuar nga forcat politike, qytetar\u00ebt, dhe n\u00eb kund\u00ebrshti me projektligjin e logjiksh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb shqiptare t\u00eb koalicionit qeverises, \u00ebsht\u00eb tragjike dhe pafund\u00ebsisht qesharake. Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00e7\u2019nuk b\u00ebn njeriu kryeministror, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga drejt\u00ebsia, ajo drejt\u00ebsi q\u00eb do dilte apo do dal\u00eb nj\u00eb dit\u00eb nga vetingu i mir\u00ebfillt\u00eb. \u00c7\u2019nuk b\u00ebn njeriu p\u00ebr t\u00eb mos i v\u00ebn\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e l\u00ebnd\u00ebs \u201crryshfeti\u201d (n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb Strumic\u00ebs), n\u00eb sit\u00ebn e vetingut. Kur dihet bot\u00ebrisht q\u00eb vetingu nuk ka n\u00eb filt\u00ebr vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, por edhe profesionalizmin \u2013 zbatimin e ligjit dhe lidhjet kriminale apo t\u00eb pushteteve tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai ekzekutivit. Mos ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb filt\u00ebr kryeministri do ti jap\u00eb udh\u00ebzime hetimi edhe K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, k\u00ebshillit t\u00eb \u201cpavarur\u201d gjyq\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb gjyqtar\u00ebt e ish l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb tij penale?! Do t\u00eb jap\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb hetoj\u00eb ata t\u00eb korruptuarit gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb i ka n\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb bllokun e tij qeveris\u00ebs. P\u00ebr ata q\u00eb nuk ndjekin frym\u00ebn e \u201cshenjt\u00eb t\u00eb partis\u00eb\u201d dhe interesave kriminale brenda dhe jasht\u00eb saj, t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr me interesat e organizat\u00ebs partiake t\u00eb yllit pes\u00eb cep\u00ebsh. Se k\u00ebshtu po kuptohet \u00e7\u00ebshtja, kontrolle me udh\u00ebzime dhe selektime si t\u2019ja ket\u00eb \u00ebnda t\u00eb parit t\u00eb qeveris\u00eb, dhe jo sipas nj\u00eb metodologjie strikte, paanshm\u00ebrie dhe mbikqyrjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb zbatuar dhe provuar modele n\u00eb shtete tjera, v\u00ebt\u00ebm k\u00ebt\u00eb kuptim e jep. <\/p>\n\n\n\n<p>E \u00e7uditshme se edhe kryetari aktual i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, Kiro Zdravev, koordinohet me kryeministrin (sigurisht me hir apo pahir) kur deklaron se: \u201cN\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb ket\u00eb veting n\u00eb drejt\u00ebsi, por kontroll t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, konform ligjit dhe kushtetut\u00ebs.\u201d Me nj\u00eb fjal\u00eb, sipas kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit, do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi si n\u00eb koh\u00ebn e Gruevskit, C\u00ebrvenkovskit, Buckovksit, si n\u00eb koh\u00ebn e k\u00ebtyre viteve qeverisjeje t\u00eb Zaevit, ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele mjeruese. Madje k\u00ebto dit\u00eb kemi degjuar edhe \u201ckoordinimin\u201d e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Antikorrupsion, Nuri Bajrami, i cili deklaroi p\u00ebr mediat se vetingu i plot\u00eb i gjyqtar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb i mundur n\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ai thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndotje e shoq\u00ebris\u00eb dhe mosrespektim i ligjeve nga e kaluara, ku ai shton: \u201cNe duhet t\u00eb pyesim veten se kush prodhon krim dhe korrupsion. P\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb se kemi ndotje korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs. Rrjedh nga politika, politika ka mbik\u00ebqyrjen e gjith\u00e7kaje. Po t\u00eb zgjidhnim drejtuesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 u zgjodh\u00ebm ne, tani do t\u00eb kishim pastrim t\u00eb qart\u00eb.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat Bajramit t\u00eb Antikorrupsionit, t\u00eb koordinuara me deklaratat e kryeministrit, jan\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e krjimit t\u00eb hutis\u00eb p\u00ebr kinse pamund\u00ebsin\u00eb e vetingut. Vetingut t\u00eb plot\u00eb dhe profesional nga struktura t\u00eb posa\u00e7me me mbik\u00ebqyrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pastaj, n\u00ebse presim q\u00eb Antikorrupsioni do t\u00eb b\u00ebj\u00eb veting, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb presim bro\u00e7kulla. Kur dihet q\u00eb ka tre vite qeverisja Zaev, dhe antikorupsioni jo q\u00eb ska rezultat, por edhe n\u00ebse ngrihet ndonj\u00eb vep\u00ebr penale, sigurisht e selektuar, ajo do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb dyert e gjykatave dhe prokurorive t\u00eb korruptuara dhe joprofesionale. Pastaj mendimi i Nuri Bajramit se i gjith\u00eb korrupsioni vjen nga politika, duke e arsyetuar dhe amnistuar gjyq\u00ebsorin si shkaktarin kryesor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb amatore e nj\u00eb juristi, kur kemi parasysh se shtylla e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb gjyq\u00ebsori, dhe po q\u00eb gjyq\u00ebsori i drejt\u00eb, kriminaliteti i gjithansh\u00ebm zbehet, dhe jo e kund\u00ebrta. Pastaj n\u00ebnkryetari i komisionit duhet t\u00eb na tregoj\u00eb se n\u00eb cilat filtra paskan kaluar an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit p\u00ebr anti Korrupsion, p\u00ebr t\u00eb cilin tani mburren se n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb do ta kalonin at\u00eb filt\u00ebr, do t\u00eb paskemi pastrim t\u00eb qart\u00eb?! Apo mos e ka fjal\u00ebn p\u00ebr ato filtra q\u00eb kalojn\u00eb dhe kan\u00eb kaluar me dekada, ministra dhe deputet\u00eb,  prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs t\u00eb mbar\u00eb vendit! Se aktualisht nuk ka dhe nuk dim\u00eb t\u00eb ket\u00eb komisione t\u00eb specializuara dhe t\u00eb monitoruara p\u00ebr kontroll &#8211; veting t\u00eb bart\u00ebsve publik, n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut! <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta qart\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb rrug\u00ebhumbjen e ketij vetingu bosh, t\u00eb kordinuarve, kryeministrit, kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, apo edhe t\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb Antikorrupsionit dhe ambasadorit t\u00eb BE-s\u00eb, mjafton ti refereohemi nj\u00ebrit prej njoh\u00ebsve dhe ekspert\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb juridik n\u00eb vend, profesorit Lubomir F\u00ebr\u00e7kovski, i cili para dy dit\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb paraqitje televizive, iden\u00eb e re t\u00eb vetingut t\u00eb Zaevit, e komentoi k\u00ebshtu: \u201cVetingun t\u00eb cilin e mendojn\u00eb me fokus pasurin\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb zhg\u00ebnjim. Pika e par\u00eb e vetingut duhet t\u00eb jet\u00eb puna jo-profesionale dhe sh\u00ebrbimi p\u00ebr pushtetit qeveritar. Vetingun si e kan\u00eb menduar, nuk do t\u00eb jap\u00eb rezultat, dhe p\u00ebrs\u00ebri Zaevi do t\u00eb jet\u00eb fajtor si propozues.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse sa i takon p\u00ebrceptimit t\u00eb ambasadorit Zhbogar p\u00ebr gjendjen e drejt\u00ebsise n\u00eb shtet, sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb q\u00ebndrimin unanim t\u00eb Bashkimit Evropian, pos nj\u00eb p\u00ebrceptimi t\u00eb nxituesh\u00ebm t\u00eb ambasadorit p\u00ebr situat\u00ebn e gjyq\u00ebsorit. Pasi po Bashkim Evropian ka kusht\u00ebzuar dhe sugjeruar reforma t\u00eb mir\u00ebfillta n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr kusht\u00ebzime integrimesh n\u00eb familjen Evropiane, me raporte negative q\u00eb gjyq\u00ebsorin e potencojn\u00eb si pik\u00ebn q\u00eb duhet punuar m\u00eb shum\u00eb. Kujtojm\u00eb fjal\u00ebt impresionuese t\u00eb kolegut t\u00eb Zhbogarit, ambasadorit t\u00eb Bashkimit Evropian Luigi Soreka n\u00eb Republik\u00ebn e Shqiperis\u00eb, dh\u00ebn\u00eb para disa muajsh n\u00eb Konferenc\u00ebn e nivelit t\u00eb lart\u00eb, ku ai n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fjalimit, thot\u00eb: \u201c\u2026BE-ja mb\u00ebshtetet te vlerat e shtetit ligjor dhe t\u00eb drejtat themelore. Por reformat nuk ndodhin sepse ne i k\u00ebrkojm\u00eb ato. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga nj\u00eb sistem i d\u00ebshtuar i drejt\u00ebsis\u00eb. Humbja e besimit te gjyq\u00ebsori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perceptim; ai rezulton nga padrejt\u00ebsia e hidhur q\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar personalisht nd\u00ebr vite: nj\u00eb pron\u00eb e vjedhur sepse gjyqtari ishte korruptuar, nj\u00eb kriminel i regjur q\u00eb nuk nd\u00ebshkohet, apo nj\u00eb biznes familjar i mbyllur p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb patrajtuar nga krimi i organizuar. Pranueshm\u00ebra dhe ligjshm\u00ebria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mb\u00ebshtetet, para s\u00eb gjithash, mbi k\u00ebrkes\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e qart\u00eb t\u00eb popullit shqiptar. Rezultatet e reform\u00ebs jan\u00eb rezultati i tij. Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap pas dhe duke e par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb realiste at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb tre vitet e fundit, mund t\u00eb mendoni vet\u00ebm se shum\u00eb pak vende t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb do ta b\u00ebnin nj\u00eb transformim dhe nivel kaq t\u00eb thell\u00eb monitorimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo pjes\u00eb e fjalimi t\u00eb Ambasadorit Evropian n\u00eb R. Shqip\u00ebris\u00eb, Luigi Soreka, fjalim i cili pavar\u00ebsisht se u tha n\u00eb shtetin fqinj, kryeministri Zaev dhe t\u00eb kordinuarit e tij, duhet ta d\u00ebgjojn\u00eb me kujdes dhe ta mbajn\u00eb vath n\u00eb vesh, ashtu si\u00e7 duhet ti mbajn\u00eb edhe fjal\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Bashkimit Evropian Vera Jurova. Dhe jo t\u00eb vrapojn\u00eb pas \u00e7do elementi t\u00eb ve\u00e7uar dhe t\u00eb nxituar, si ushqim p\u00ebr q\u00ebllimet e tij t\u00eb fshehura dhe t\u00eb hapura, anti \u2013 veting. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta faktuar edhe m\u00eb tej reform\u00ebn shembullore, t\u00eb paanshme, dhe profesionale t\u00eb reform\u00ebs se vetingut q\u00eb po realizohet n\u00eb shtetin fqinj , kujojm\u00eb  deklarat\u00ebn e fundme t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb: \u201cOperacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00eb amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb mbik\u00ebqyr procesin. Ata mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dokumente, t\u00eb drejtojn\u00eb pyetje, t\u00eb paraqesin opinione dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb apelimin e vendimit. Kandidat\u00ebt q\u00eb kalojn\u00eb vetingun vazhdojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb. Ata q\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb bazuar n\u00eb pasuri t\u00eb pashpjegueshme dhe lidhje me krimin, shkarkohen. N\u00ebse gjyqtari ose prokurori gjendet i paaft\u00eb, ai ose ajo shkarkohet ose mund t\u2019i kthehet shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Si vazhdimsi e suksesit dhe filtrave t\u00eb vetingut, dje nisi edhe SPAK-u (Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ambasada e Shteteve te Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb facebook shkruan: \u201cNga dita e sotme, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb organ prokuror\u00ebsh t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb identifikuar, hetuar dhe v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb kaluar apo aktual\u00eb dhe bos\u00eb t\u00eb krimit \u2013 individ\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e vjetra jan\u00eb konsideruar si t\u00eb papreksh\u00ebm. Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nis nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mbeten nj\u00eb partner i pal\u00ebkundur n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb SPAK dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ti japin fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb sjellin drejt\u00ebsi p\u00ebr popullin shqiptar.\u201d<br> Dhe jo si prokuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb Speciale ne Maqedonin\u00eb e Veriut, prokuror\u00eb pa kaluar n\u00eb filtra pasurie, profesionalizmi dhe lidhje korruptive, madje prokuror\u00eb pa p\u00ebrvoje te duhur, q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre nuk kishin hetuar as vepra penale t\u00eb vjedhjes s\u00eb pulave, e jo m\u00eb p\u00ebrballje me vepra penale t\u00eb rr\u00ebnda. Prandaj edhe d\u00ebshtimi i Prokuroris\u00eb Speciale ishte evident, si n\u00eb rrafshin moral ashtu edhe at\u00eb profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebsisoj, shihet qart\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr vetingut t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Edhe nj\u00eb lider partie si Mickovski i VMRO-s\u00eb, q\u00eb gjysm\u00ebn e ish funksionar\u00ebve e ka n\u00eb procese gjyq\u00ebsore dhe hetimi, p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebn pazare  amnestie, vjet\u00ebrsime t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, apo d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb brenda sistemit dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebgjueshmit e partis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb vetingun n\u00eb drejt\u00ebsi, sepse nuk mund t\u00eb ofendoj\u00eb inteligjenc\u00ebn e popullat\u00ebs me reforma dhe terminologji boshe, ndoshta thjesht edhe p\u00ebr vota elektorale dhe paraqitje karshi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Tani kund\u00ebr vetingut t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb shtetin ton\u00eb, mbetet vet\u00ebm kryeministri Zaev dhe partia e tij, bashk\u00eb me disa \u201ckoordinues\u201d, krer\u00eb insitucionesh, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ai dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt nga drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb, si n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e m\u00ebparshme penale apo ato spektakolare t\u00eb afer\u00ebs \u201czhvatja\u201d, me protagonisten \u201ckryengj\u00ebllin e \u00c7arlit\u201d &#8211; Katica Janev\u00ebn. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr ta pasur gjyq\u00ebsorin n\u00eb kontroll. \u00c7do kuptim ndryshe I k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb justifikim i nj\u00eb kriminaliteti t\u00eb vazhduesh\u00ebm i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe paaft\u00eb, por edhe lejim p\u00ebrbaltje p\u00ebr ata gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt etiketohen t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb paaft\u00eb, shkak i koleg\u00ebve t\u00eb tyr\u00eb rryshftexhinj dhe t\u00eb lidhur me bot\u00ebn e krimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithsesi, vetingu i plot\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebhet ngjash\u00ebm si n\u00eb shtetin shqiptar. T\u00eb gjith\u00eb ata skeptik\u00eb q\u00eb thon\u00eb se infrastrukura ligjore dhe mekanizmat e zbatimit jan\u00eb t\u00eb pamundura p\u00ebr veting, duhet tju themi se gabojn\u00eb, apo b\u00ebjn\u00eb lajka. Mjafton t\u00eb ket\u00eb vullnet si qeveria Rama, dhe infrastrukura ligjore rregullohet shpejt dhe sakt\u00eb. Ngase nd\u00ebrkomb\u00ebtaret nuk p\u00ebrdorin dy standarte me shtetet Ballkanit q\u00eb synojne reformimin e v\u00ebrt\u00ebt\u00eb. Ata duan pastrim t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe drejt\u00ebsi serioze. N\u00ebse n\u00eb fillim LSDM-ja dhe krer\u00ebt e saj, me arsyetime se kinse nd\u00ebrkombetar\u00ebt ishin kund\u00ebr vetingut (gj\u00eb q\u00eb thirrej K\u00ebshilli p\u00ebr reforma n\u00eb drejt\u00ebsi), m\u00eb von\u00eb ndryshoji mendje po nga trysnia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duhet ti kuptojm\u00eb q\u00eb n\u00eb fund,  p\u00ebrs\u00ebri do ndryshojn\u00eb mendje, kur t\u00eb gjendet me shpatullat pas muri nga partner\u00ebt e koalicionit qeveris\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Do ndryshojn\u00eb mendje dhe ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet, at\u00eb q\u00eb sduan ta b\u00ebjn\u00eb, apo at\u00eb q\u00eb tani jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb. Gjithmon\u00eb n\u00ebse i mbijetojn\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 12 Prillit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos humbet koh\u00eb, pasi \u00e7do humbje kohe \u00ebsht\u00eb d\u00ebm p\u00ebr popullat\u00ebn. Humbje kohe shkak i zvarritjes s\u00eb politikave t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr kinse reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, politika zvarritjeje p\u00ebr t\u00eb cilat pa dyshim do t\u00eb vij\u00eb nd\u00ebshkimi elektoral n\u00eb adres\u00eb t\u00eb LSDM-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ai shqiptar, si viktima m\u00eb e madhe e gjyq\u00ebsorit t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb padrejt\u00eb. I kujtojm\u00eb t\u00eb parit t\u00eb qeveris\u00eb, se me deklarata t\u00eb izoluara t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb caktuar, nuk mund t\u00eb ket\u00eb ikje nga drejt\u00ebsia e merituar. Sepse deklarata t\u00eb tilla, mb\u00ebshtetja dhe gjetje shp\u00ebtimi tek ta, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb vendos\u00ebsh gishtin para syrit, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb diellin e st\u00ebrmadh dhe rrezatues, q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e vazhdueshme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr reformat e duhura n\u00eb drejt\u00ebsi. Esht\u00eb k\u00ebrkesa konsekuente e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit p\u00ebr gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb konsekuenc\u00eb p\u00ebr veting t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, ta ken\u00eb edhe partit\u00eb politike shqiptare, opozitare dhe qeveris\u00ebse, mb\u00ebsht\u00ebtese t\u00eb hapura t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsi ta ket\u00eb partneri shqiptar i koalicionit qeveris\u00ebs, i projektligjit t\u00eb vetingut, p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ball\u00eb, atakuar dhe kund\u00ebrshtuar reformat dhe vetingjet boshe t\u00eb LSDM-s\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb interesit madhor qytetar, partit\u00eb shqiptare, n\u00eb kauza t\u00eb cilat jan\u00eb unanime, lipset t\u00eb vendosin standartin e pathyeshem t\u00eb kusht\u00ebzimit qeveris\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Para disa jav\u00ebsh, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Bashkimit Evropian, eurokomisarja Vera Jurova, e pranishme n\u00eb samitin e ministrave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb vendin ton\u00eb, deklaroi: \u201cNe duam&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29996,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-30416","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30416"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30421,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30416\/revisions\/30421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}