{"id":30567,"date":"2019-12-30T21:58:21","date_gmt":"2019-12-30T20:58:21","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=30567"},"modified":"2019-12-30T21:59:52","modified_gmt":"2019-12-30T20:59:52","slug":"i-arratisuri-teofilovski-sinonim-i-keshillit-gjyqesor-dhe-prokurorial","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=30567","title":{"rendered":"I arratisuri Teofilovski, sinonim i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor dhe prokurorial"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-29996\" width=\"297\" height=\"225\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr vite, rryshfeti, pand\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe joprofesionalizmi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave dhe prokurorive themelore dhe atyre t\u00eb apelit, jan\u00eb mbuluar nga institucioni i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillit t\u00eb Prokuror\u00ebv\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ata t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ishin gardian\u00eb t\u00eb ligjit, gardian\u00eb t\u00eb interesave publike p\u00ebr mbikqyrje mbi zbatueshm\u00ebrin\u00eb ligjore t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb vendit, n\u00eb fakt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. K\u00ebshillat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr dy arsye esenciale: e para, p\u00ebr nga p\u00ebrgatitja e dob\u00ebt profesionale, gj\u00eb e cila i vendos n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb gjendjen, mbi at\u00eb se kur nj\u00eb gjyqtar apo prokuror ka shkelur ligjin. E dyta, p\u00ebr nga karakteri korruptiv, me karakter t\u00eb cilin interesi dhe q\u00ebllimi nuk ka qen\u00eb puna p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb zotuar, por p\u00ebrfitimi personal duke i sh\u00ebrbyer krimit, politik\u00ebs dhe karrier\u00ebs se tyre. P\u00ebrjashtuar pjes\u00ebn e ndershme dhe profesionale t\u00eb subjekteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, pakic\u00eb dhe pa ndikim n\u00eb rrjedh\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb funksionale t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me kompetencat, sipas nenit 31 t\u00eb Ligjit p\u00ebr K\u00ebshillin gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor nd\u00ebr t\u00eb tjerash: Em\u00ebron dhe shkarkon gjyqtar\u00ebt; Em\u00ebron dhe shkarkon kryetar\u00ebt e gjykatave; Ndjek dhe vler\u00ebson pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve; Vendos p\u00ebr mas\u00eb disiplinore ndaj gjyqtar\u00ebve; V\u00ebrteton jo-profesinalizmin dhe pand\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve; Vendos p\u00ebr marrjen e imunitetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve; Vler\u00ebson pun\u00ebn dhe raportet tremujore dhe nj\u00ebvjecare t\u00eb gjyqtar\u00ebve; Proporozn dy gjyqtar\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve; Shqyrton raportin vjetor t\u00eb Gjykates Supreme; Vepron \u2013 procedon p\u00ebr parashtresat dhe ankesat e qytetar\u00ebve dhe personave juridik p\u00ebr pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe gjykatave&#8230;\u201c<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb realitet, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, bashk\u00eb me at\u00eb prokurorial t\u00eb kompetencave t\u00eb ngjashme, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten mbules\u00eb e krimit brenda sistemit gjyq\u00ebsor. Mbeten n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb garnitur\u00ebs qeveris\u00ebse, sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb cilin shp\u00ebrblehen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Jo se nuk ka pasur dhe nuk ka gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, megjithat\u00eb, pjesa e madhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se i takojn\u00eb grupacionit tjet\u00ebr, atij q\u00eb ka mund\u00ebsuar t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe zhvillohet kriminaliteti, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe subjektet e drejt\u00ebsis\u00eb me keqp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs s\u00eb tyre zyrtare. Mjafton t\u00eb shikojm\u00eb se me \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje kan\u00eb punuar K\u00ebshillat gjyq\u00ebsor\u00eb sot, me Zoran Teofilovska, po n\u00eb qeverisjen e kryeministrit Zaev, &#8216;reformatorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201c, os\u00eb m\u00eb sakt\u00eb &#8216;manipuluesit me drejt\u00ebsin\u00eb\u201c, i cili kur flet p\u00ebr gjyq\u00ebsorin, t\u00eb duket sikur flet \u201ce \u00ebma e Zeqos n\u00eb maj\u00eb t\u00eb than\u00ebs\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb b\u00ebsh pastrim n\u00eb gjyq\u00ebsor (si z\u00ebvend\u00ebsim i vetingut) me gjyqtar\u00eb si Zoran Teofilovski, an\u00ebtarin e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor t\u00eb tanish\u00ebm, i cili k\u00ebrkohet nga policia me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, p\u00ebr vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, me dyshim p\u00ebr legalizim dhe privatizim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs &#8211; duke d\u00ebmtuar buxhetin e shtetit me 860 mij euro, \u00ebsht\u00eb idiot\u00ebsi n\u00eb katror. Mos ndoshta kryeministri n\u00eb largim, deshi t\u00eb na demonstroj\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitit dhe ndoshta t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tij kryeministrore n\u00eb jet\u00ebn politike, se ja po fillojm\u00eb pastrimin n\u00eb gjyq\u00ebsor. N\u00eb fakt, kryeministri ka shkaktuar efektin bumerang, na d\u00ebshmoi se gjith\u00eb k\u00ebto vite, edhe t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, zemra e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, k\u00ebshillat gjyq\u00ebsor, jo q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb joprofesional dhe t\u00eb pandersh\u00ebm, por n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje, paskan edhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ndiqen p\u00ebr vepra penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jo se nuk e dinim, por thjesht k\u00ebrkojm\u00eb verifikimin e tyre p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah pasuria e v\u00ebn\u00eb me mashtrime, e pjes\u00ebs s\u00eb konsiderueshme t\u00eb subjekteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. At\u00eb verifikim t\u00eb leht\u00eb q\u00eb b\u00ebri Prokuroria p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, p\u00ebr nj\u00ebrin prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor (kjo me direktiv\u00ebn e udh\u00ebzimeve kryeministrore, ndoshta).<\/p>\n\n\n\n<p>Zot\u00ebri kryeminist\u00ebr n\u00eb largim, n\u00ebse k\u00ebshillat e tu gjyq\u00ebsor, nj\u00eb dit\u00eb, do ti vendosnim n\u00eb sit\u00ebn e vetingut, ata do t\u00eb dilnin shum\u00eb m\u00eb keq se Zoran Teofilovski, dhe kjo vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, se me at\u00eb t\u00eb profesionalizmit gjat\u00eb pun\u00ebs, me gjas\u00eb, shumica e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, do duhej t\u00eb shkarkohen nga sistemi dhe t\u00eb mos ju mund\u00ebsohet as ushtrimi i profesionin t\u00eb avokatit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb ndiqeshin edhe penalisht, si\u00e7 po k\u00ebrkon faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga shteti fqinj. Kujtojm\u00eb q\u00eb ky an\u00ebtar i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor i cili po k\u00ebrkohet nga policia, ka ushtruar disa vite profesionin e avokatit. Duket q\u00eb ka qen\u00eb sekser i aft\u00eb, si\u00e7 nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e avokat\u00ebve n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebt mjerisht k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb dhe ndjekin hapat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, lakmin\u00eb p\u00ebr para me an\u00eb t\u00eb rryshfetit, n\u00eb kurriz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh drejt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb shtet, kur absurditeti dhe hipokrizia e krer\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e udh\u00ebheq\u00ebsit \u201creformator\u201d q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulminacion . K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e tregon frika e cila ka zhveshur edhe turpin m\u00eb minimal t\u00eb Krer\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillave gjyq\u00ebsor, t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe Gjykat\u00ebs supreme, t\u00eb cil\u00ebt deklarohen hapur kund\u00ebr vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi. Ata, ashtu si kryeministri i tyre, duan nj\u00eb veting t\u00eb leht\u00eb, nj\u00eb pastrim, nj\u00eb fllad t\u00eb leht\u00eb kontrolli, q\u00eb t`ja&nbsp; kalojn\u00eb paq. Duan n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb luajn\u00eb teat\u00ebr reforme drejt\u00ebsie, prokuroria e p\u00ebrgjithshme e kryemnistrit, me ndonj\u00eb an\u00ebtar apo gjyqtar q\u00eb e ka ne fokusin e saj, apo do ta b\u00ebj\u00eb kurban t\u00eb politikave ditore, drejt\u00ebsin\u00eb e shtrigave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh drejt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb shtet, ku K\u00ebshillat gjyq\u00ebsor dhe prokurorial, vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mbulimit t\u00eb rryshfetit dhe joprofesionalizmit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb gjykatave dhe prokurorive themelore dhe atyre t\u00eb apelit. Drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb fillonte s\u00eb pari me vetingun e plot\u00eb mbi k\u00ebto k\u00ebshilla, pastrimin e tyre, si dhe plot\u00ebsimin me kuad\u00ebr t\u00eb aft\u00eb\u00eb e t\u00eb moralsh\u00ebm, q\u00eb realisht nuk i mungojn\u00eb k\u00ebtij vendi, por thjesht duhet t\u00eb dalin n\u00eb pah si rezultat i reform\u00ebs se pritur. Reform\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb pa\u00e7avrat e z\u00ebn\u00eb myk nd\u00ebr tempuj, do thoshte poeti i mjerimit, Migjeni.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb 2020 t\u00eb jet\u00eb viti i drejt\u00ebsis\u00eb, dhe jo viti i pa\u00e7avrave t\u00eb tempullit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb, sa her\u00eb krimi brenda gjyq\u00ebsorit e p\u00ebrs\u00ebrit veten, me rishfaqje t\u00eb fytyr\u00ebs se v\u00ebrt\u00ebt\u00eb, ne duhet t\u2019ju rikujtojm\u00eb \u201creformator\u00ebve\u201d t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e premtimeve dhe konceptin e tyre hipokrit p\u00ebr qasjen ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb marrin m\u00ebsim, ose t\u00eb nd\u00ebshkohen me vot\u00eb, n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 12 Prillit t\u00eb 2020-s, dhe kurdoqofshin ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Nd\u00ebr vite, rryshfeti, pand\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe joprofesionalizmi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave dhe prokurorive themelore dhe atyre t\u00eb apelit, jan\u00eb mbuluar nga institucioni i K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29996,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-30567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30567"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30567"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30571,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30567\/revisions\/30571"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}