{"id":31111,"date":"2020-02-03T19:41:55","date_gmt":"2020-02-03T18:41:55","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=31111"},"modified":"2020-02-03T19:41:56","modified_gmt":"2020-02-03T18:41:56","slug":"votohet-qeveria-e-re-e-kosoves-e-kryesuar-nga-albin-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=31111","title":{"rendered":"Votohet qeveria e re e Kosov\u00ebs e kryesuar nga Albin Kurti"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"565\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200203_193819-1024x565.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31112\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200203_193819-1024x565.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200203_193819-300x166.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200203_193819-768x424.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200203_193819.jpg 1063w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Shumica parlamentare e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb votuar qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga kreu i Vet\u00ebvendosjes (VV), Albin Kurti, partia e t\u00eb cilit grumbulloi m\u00eb shum\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare t\u00eb mbajtura n\u00eb tetor. <\/p>\n\n\n\n<p>Me 66 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe 10 abstenime, nga gjithsej 120 deputet\u00eb sa ka Kuvendi, Kurti zyrtarisht mori drejtimin e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb bashk\u00ebqeverisje me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK).<\/p>\n\n\n\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs u larguan nga salla n\u00eb momentet e votimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re dhe p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb VV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb qeverin\u00eb e re e votuan edhe deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve pakic\u00eb boshnjake, turke, rome, shkali dhe egjiptian. Dhjet\u00eb deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe abstenuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb votim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurti, kreu i VV-s\u00eb dhe i propozuari p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb Kuvend, fillimisht shpalosi planin e tij qeveris\u00ebs para deputet\u00ebve dhe u k\u00ebrkoi atyre ta votojn\u00eb qeverin\u00eb e tij. Duke shpalosur disa nga pikat e programit t\u00eb tij qeveris\u00ebs, ai po ashtu tha se dialogu Kosov\u00eb-Serbi do t\u00eb vazhdohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar raportet bilaterale dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDialogu zhvillohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e raporteve bilaterale dhe t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb pagjeturve, reparacioneve t\u00eb luft\u00ebs e okupimit, suksesionit t\u00eb ish-Federat\u00ebs Jugosllave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova ishte element konstituiv, si dhe p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb midis dy shteteve\u201d, tha Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e zgjedhur dhe e kryesuar nga ai, sipas Kurtit do t\u00eb jet\u00eb \u201cqeveri e kursimit t\u00eb paras\u00eb publike dhe gjithashtu edhe qeveri e zhvillimit ekonomik dhe pun\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDo t\u00eb jemi qeveri e kursimit t\u00eb paras\u00eb publike, ashtu edhe si\u00e7 po e shihni para meje do t\u00eb jen\u00eb 15 ministra, e jo 21 sa ishin m\u00eb her\u00ebt. Do t\u00eb kemi rreth 33 z\u00ebvend\u00ebsministra dhe jo mbi 80 sa ishin m\u00eb her\u00ebt. Pra, m\u00eb pak shpenzime n\u00eb poste e privilegje q\u00eb t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb projekte zhvillimore\u201d, tha Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, pas programit qeveris\u00ebs, Kurti prezantoi emrat e ministrave t\u00eb kabintetit qeveris\u00ebs VV-LDK, si n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i par\u00eb &#8211; Avdullah Hoti; Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i dyt\u00eb &#8211; Haki Abazi; Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00eb &#8211; Glauk Konjufca; Ministria e Integrimeve Evropiane &#8211; Blerim Reka; Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb &#8211; Albulena Haxhiu; Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Tekonologjis\u00eb dhe Inovacionit &#8211; Hykmete Bajrami; Ministria e Financave dhe Transfereve &#8211; Besnik Bislimi; Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Administrat\u00ebs Publike &#8211; Agim Veliu; Ministria e Ekonomis\u00eb, Pun\u00ebsimit, Tregtis\u00eb, Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Investimeve Strategjike &#8211; Rozeta Hajdari; Ministria e Mbrojtjes &#8211; Anton Quni; Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Ambientit &#8211; Lumir Abdixhiku; Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb &#8211; Arben Vitia; Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural &#8211; Besian Mustafa; Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit &#8211; Vlora Dumoshi; Ministria e Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal &#8211; Emilia Rexhepi; Ministria p\u00ebr Komunitete dhe Kthim &#8211; Delibor Jevtiq; Ministria p\u00ebr Zhvillim Rajonal &#8211; Ivan Millojeviq.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, duke folur para se t\u00eb votohej qeveria Kurti p\u00ebr kryeminist\u00ebr, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje dhe e kan\u00eb kritikuar Kurtin se ka ndryshuar parimet themelore t\u00eb tij. Kreu i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Kadri Veseli, po ashtu tha se do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb nga Kurti, duke kritikuar edhe vones\u00ebn prej kat\u00ebr muajsh t\u00eb formimit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dje, Kurti arriti t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebqeverisur me LDK-n\u00eb pas rreth kat\u00ebr muaj takime e biseda n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb marr\u00ebveshjes finale midis partive.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebveshja erdhi pasi deri m\u00eb sot, ish-kreu i Kuvendit nga rradh\u00ebt e VV-s\u00eb, Glauk Konjufca, l\u00ebshoi pozit\u00ebn e kryeparlamentarit p\u00ebr LDK-n\u00eb, e cila do t\u00eb zgjidhet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, nd\u00ebrsa ai mori detyr\u00ebn e re t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb ndaj LDK-s\u00eb, Kurti doli i pari n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar pas dor\u00ebheqjes s\u00eb ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.<\/p>\n\n\n\n<p>VV dhe LDK kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur koalicionin qeveris\u00ebs. Ata formuan edhe grupe punuese nga t\u00eb dyja partit\u00eb p\u00ebr t\u00eb afruar sa m\u00eb shum\u00eb programin qeveris\u00ebs. Por, procesi p\u00ebr marr\u00ebveshje drejt\u00eb zyrtarizimit t\u00eb koalicionit zgjati deri m\u00eb 2 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb tyre rreth ndarjes s\u00eb pozitave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>VV e LDK u pajtuan s\u00eb fundi q\u00eb t\u2019i ndajn\u00eb nga gjasht\u00eb ministri secila, tre ministri t\u2019ua japin minoriteteve, kryeministri t\u2019i takoj\u00eb VV-s\u00eb, kryeparlamentari LDK-s\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pozit\u00ebn e presidentit t\u00eb diskutojn\u00eb kur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i presidentit aktual.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Albin Kurti&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti ka lindur m\u00eb 25 mars t\u00eb vitit 1975 n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb. Po n\u00eb kryeqytet ka kryer arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm. M\u00eb 23 prill t\u00eb vitit 2003, Kurti diplomoi n\u00eb Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Telekomunikacionit n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kurti njihet si veprimtar aktiv politik q\u00eb nga para lufta, kur ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protesta t\u00eb shumta studentore e sidomos p\u00ebr protest\u00ebn historike studentore t\u00eb 1 tetorit t\u00eb vitit 1997 ku ishte udh\u00ebheq\u00ebs i protest\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me fillin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1998, Albini filloi pun\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Adem Dema\u00e7it, ku sh\u00ebrbeu si sekretar i zyr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2004 Albin Kurti themeloi L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, ku edhe pse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb hoqi dor\u00eb nga drejtimi i saj, aktualisht e drejton ende k\u00ebt\u00eb parti, e cila ngritjen dhe jehon\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka pasur me nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb rinjsh kosovar\u00eb q\u00eb revolt\u00ebn e tyre ndaj pushtetit e shprehnin me protesta n\u00eb rrug\u00eb, por m\u00eb von\u00eb edhe me gazin-lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar vendimet e padrejta sipas tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e Albin Kurtit q\u00eb nga themelimi i saj e deri m\u00eb tani nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet qendror.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurti ka qen\u00eb kandidati p\u00ebr deputet m\u00eb i votuar n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017. Ai \u00ebsht\u00eb i martuar me Rita K. Augestad-Knudsen, shtetase e Norvegjis\u00eb dhe ka nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica parlamentare e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb votuar qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga kreu i Vet\u00ebvendosjes (VV), Albin Kurti, partia e t\u00eb cilit grumbulloi m\u00eb shum\u00eb vota&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31112,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-31111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31111"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31113,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31111\/revisions\/31113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}