{"id":31158,"date":"2020-02-08T19:27:29","date_gmt":"2020-02-08T18:27:29","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=31158"},"modified":"2020-02-08T19:28:17","modified_gmt":"2020-02-08T18:28:17","slug":"shkrimtari-izraelit-miko-peled-te-ndalohet-kolonizimi-i-palestines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=31158","title":{"rendered":"Shkrimtari izraelit: T\u00eb ndalohet kolonizimi i Palestin\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1010\" height=\"572\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200208_170249.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31159\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200208_170249.jpg 1010w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200208_170249-300x170.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Screenshot_20200208_170249-768x435.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1010px) 100vw, 1010px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Aktivisti paq\u00ebsor dhe shkrimtari izraelit Miko Peled, nj\u00ebher\u00ebsh djal i nj\u00eb ish-gjenerali izraelit, ka kritikuar ashp\u00ebr planin e presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr Lindjen e Mesme, duke theksuar se tani \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm nj\u00eb plan alternativ p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb zgjidhje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund kolonizimit shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Palestin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sipas nj\u00eb plani t\u00eb ri, Palestina do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb vend i v\u00ebrtet\u00eb demokratik nga nj\u00eb shtet i aparteidit, dhe brenda k\u00ebsaj, duhet t\u00eb mund\u00ebsohet e drejta e kthimit t\u00eb palestinez\u00ebve&#8221;, tha Peled n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Anadolu Agency (AA), duke shtuar se \u00e7do plan paqeje duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb refuzim t\u00eb plot\u00eb dhe pa hamendje t\u00eb cionizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Cionizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ideologji raciste q\u00eb ka prodhuar nj\u00eb regjim t\u00eb rreziksh\u00ebm, t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe racist. Ashtu si fashizmi dhe aparteidi para tij, cionizmi duhet t\u00eb refuzohet, qart\u00eb dhe pa hamendje&#8221;, tha Peled, duke theksuar se paqja midis palestinez\u00ebve dhe izraelit\u00ebve nuk mund t\u00eb vendoset p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ekziston cionizmi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se politikan\u00ebt izraelit\u00eb duan q\u00eb me inxhinieri demografike t\u00eb rrumbullakojn\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shtet etnikisht t\u00eb past\u00ebr t\u00eb Izraelit pa pranin\u00eb e palestinez\u00ebve dhe komuniteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Si\u00e7 argumenton aktivistja dhe shkrimtarja Orly Noy, inxhinieria demografike ka qen\u00eb themeli i cionizmit q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb themelimit t\u00eb Izraelit. Cionizmi gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb iden\u00eb themelore t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr palestinez\u00ebt&#8221;, tha ky aktivist.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;N\u00eb SHBA, cionizmi konsiderohet di\u00e7ka heroike&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se disa fushata t\u00eb caktuara publike n\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb arritur ta portretizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ideologji raciste si di\u00e7ka heroike dhe madje romantike.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Kjo fushat\u00eb i ka ofruar cionizmit mb\u00ebshtetje dhe respekt t\u00eb madh n\u00eb SHBA. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, palestinez\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre jan\u00eb etiketuar si terrorist\u00eb, vet\u00ebm pse nuk pranojn\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre dhe k\u00ebshtu t\u00eb kapitullojn\u00eb plot\u00ebsisht para kolonizator\u00ebve t\u00eb tyre&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujton se n\u00eb planin e Trumpit thuhet qart\u00eb se shteti i Izraelit ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb kujdestar i mir\u00eb i Kudsit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Megjithat\u00eb, shikuar historikisht, hebrenjt\u00eb nuk e kontrolluan Kudsin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sepse disa t\u00eb tjer\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zhvillimin e k\u00ebtij qyteti. Parashtrohet pyetja, si Izraeli ishte nj\u00eb rojtar i mir\u00eb i Kudsit? Qyteti sot \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb, kurse komunitete t\u00eb ndryshme, madje edhe hebreje, sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb armiq\u00ebsore me nj\u00ebri-tjetrin\u201d, tha Peled.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; &#8220;Kudsi me dekada \u00ebsht\u00eb ekspozuar ndaj spastrimit etnik&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Ai gjithashtu vuri n\u00eb dukje se Kudsi p\u00ebr dekada me radh\u00eb ka qen\u00eb i ekspozuar ndaj nj\u00eb fushate fam\u00ebkeqe dhe sistematike t\u00eb spastrimit etnik.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Lagje t\u00eb t\u00ebra palestineze kan\u00eb mbetur pa banor\u00ebt e tyre dhe m\u00eb pas jan\u00eb rrafshuar me tok\u00ebn. Popullsia autoktone e qytetit, p\u00ebrfshir\u00eb palestinez\u00ebt dhe pakic\u00ebn e hebrenjve ultra-ortodoks\u00eb, jan\u00eb degjeneruar, varf\u00ebruar dhe diskriminuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe. Miliona palestinez\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb luten n\u00eb Kuds madje u \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb qytet dhe ata q\u00eb vijn\u00eb u n\u00ebnshtrohen masave degraduese n\u00ebn mask\u00ebn e siguris\u00eb&#8221;, tha shkrimtari izraelit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai shpjegoi se Gaza m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb ishte nj\u00eb qytet mjaft i zhvilluar, i njohur gjithashtu si qend\u00ebr e tregtis\u00eb dhe arsimit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb Gaza megjithat\u00eb nuk do t\u00eb ndodhin derisa t\u00eb ket\u00eb arm\u00ebpushim me Izraelin, demilitarizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs dhe nj\u00eb sistem qeverisjeje q\u00eb lejon komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe t\u00eb qet\u00eb n\u00eb projekte q\u00eb nuk do t\u00eb shkat\u00ebrrohen nga konfliktet e reja. Mir\u00ebpo izraeli e ka shnd\u00ebrruar Gaz\u00ebn n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb t\u00eb hapur dhe kushtet n\u00eb at\u00eb burg jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Palestinez\u00ebt n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj vdekjes graduale dhe t\u00eb dhimbshme n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e ujit, ushqimit dhe ila\u00e7eve&#8221;, tha Peled.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se plani i Trumpit p\u00ebr Lindjen e Mesme synon t&#8217;u mund\u00ebsoj hebrenjve t\u00eb \u00e7lirohen plot\u00ebsisht nga palestinez\u00ebt q\u00eb aktualisht jetojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb caktuara brenda Izraelit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Plani i Trumpit gjithashtu p\u00ebrfshin nj\u00eb segment t\u00eb friksh\u00ebm mbi t\u00eb ardhmen e palestinez\u00ebve izraelit\u00eb. Qeveria cioniste dhe milicia nuk kishin asnj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vitin 1948 q\u00eb palestinez\u00ebt t\u00eb mbeten n\u00eb territorin e Izraelit. Me kalimin e viteve, Izraeli ka provuar vazhdimisht t&#8217;i largoj\u00eb ata, me masakrat si n\u00eb Kafr Qassem, p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb frik\u00ebsimit dhe diskriminimit, por me nj\u00eb sukses t\u00eb vog\u00ebl. Ajo q\u00eb dikur ishte ideja e shprehur vet\u00ebm nga cionist\u00ebt m\u00eb ekstremist\u00eb djathtist\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb Izraeli t\u00eb heq\u00eb qafe qytetar\u00ebt e saj palestinez\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e planit t\u00eb propozuar nga Trump&#8221;, tha Peled.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; &#8220;T\u00eb mund\u00ebsohet kthimi i refugjat\u00ebve palestinez\u00eb n\u00eb territorin e tyre&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas mendimit t\u00eb tij, \u00e7do marr\u00ebveshje paqeje midis Palestin\u00ebs dhe Izraelit duhet t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb refugjat\u00ebt palestinez\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb territorin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pes\u00eb milion\u00eb palestinez\u00eb vuajn\u00eb sot n\u00eb kushte \u00e7njer\u00ebzore brenda dhe p\u00ebrreth Palestin\u00ebs thjesht sepse Izraeli nuk i lejon ata t\u00eb kthehen n\u00eb territorin e tyre. SHBA ka miratuar nj\u00eb narrativ\u00eb cioniste q\u00eb akuzon vendet e tjera p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e refugjat\u00ebve palestinez\u00eb. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb absolutisht dhe pa hamendje e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se Izraeli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkaktimin e problemit t\u00eb refugjat\u00ebve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb lejoj\u00eb, madje dhe t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje&#8221;, tha aktivisti.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai gjithashtu theksoi se palestinez\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebzime dhe mbrojtje nga presidenti Trump, i cili, si\u00e7 tha, p\u00ebrdor disa iniciativa paq\u00ebsore vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, palestinez\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb arsimimit n\u00eb bot\u00eb. Izraeli dhe SHBA nuk jan\u00eb ata q\u00eb do t&#8217;u mbajn\u00eb atyre leksione. K\u00ebto jan\u00eb dy qeverit\u00eb q\u00eb karakterizojn\u00eb racizmin dhe dhun\u00ebn. Koha do t\u00eb tregoj\u00eb se si nismat e tyre t\u00eb fundit do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb fushatat elektorale t\u00eb Benjamin Netanyahut dhe Donald Trumpit. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se realiteti p\u00ebr palestinez\u00ebt nuk do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm derisa cionizmi t\u00eb d\u00ebnohet qart\u00eb, t\u00eb vendoset nj\u00eb hart\u00eb q\u00eb do t\u00eb shpie n\u00eb vedosjen e nj\u00eb shteti demokratik palestinez dhe t\u00eb lir\u00eb dhe derisa nuk lejohet kthimi i refugjat\u00ebve palestinez\u00eb n\u00eb atdheun e tyre&#8221;, tha Peled, duke p\u00ebrs\u00ebritur se \u00e7do form\u00eb e kolonizimit t\u00eb palestinez\u00ebve duhet t\u00eb ndalet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb paraqitjet e tij publike, Miko Peled haptas kund\u00ebrshton masakrat izraelite ndaj palestinez\u00ebve, duke argumentuar se ajo q\u00eb b\u00ebn ushtria izraelite n\u00eb Gaza lirisht mund t\u00eb quhet &#8220;gjenocid&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai lindi n\u00eb Kuds n\u00eb vitin 1961 n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohur cioniste. Babai i tij, Matti Peled, ishte nj\u00eb oficer i ri n\u00eb luft\u00ebn e vitit 1948, si dhe nj\u00eb gjeneral n\u00eb Luft\u00ebn Gjasht\u00ebditore t\u00eb vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Per\u00ebndimor, Gaz\u00ebn, Lart\u00ebsit\u00eb e Golanit dhe Sinain.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb autori i librit &#8220;Biri i Gjeneralit&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin ai rr\u00ebfen p\u00ebrvoj\u00ebn e tij dhe tregimet e babait t\u00eb tij. Ai n\u00eb lib\u00ebr b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se &#8220;Izraeli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet racist, i cili nuk ka t\u00eb ardhme t\u00eb ndritshme pa nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb sinqert\u00eb ndaj palestinez\u00ebve&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivisti paq\u00ebsor dhe shkrimtari izraelit Miko Peled, nj\u00ebher\u00ebsh djal i nj\u00eb ish-gjenerali izraelit, ka kritikuar ashp\u00ebr planin e presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr Lindjen e Mesme, duke theksuar se tani&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31159,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-31158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31158"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31158"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31161,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31158\/revisions\/31161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}