{"id":31278,"date":"2020-02-17T22:03:25","date_gmt":"2020-02-17T21:03:25","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=31278"},"modified":"2020-02-17T22:04:04","modified_gmt":"2020-02-17T21:04:04","slug":"hetim-mbi-procesin-e-privatizimit-ashtu-si-bullgaria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=31278","title":{"rendered":"Hetim mbi procesin e privatizimit, ashtu si Bullgaria"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-29996\" width=\"301\" height=\"231\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png 430w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2-300x230.png 300w\" sizes=\"(max-width: 301px) 100vw, 301px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Aferat e shumta korruptive t\u00eb privatizimit t\u00eb kapitalit shoq\u00ebror, t\u00eb filluara mbas vitit 1990, kan\u00eb shtyr\u00eb prokurorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb, Ivan Geshev, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb Agjensin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb verifikimin e plot\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb privatizimit dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb tij nga ministrit\u00eb, agjensit\u00eb dhe organet e tjera shtet\u00ebrore t\u00eb ngarkuara me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Bullgaris\u00eb, verifikimi duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e privatizimit, m\u00ebnyrat si jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesat, &#8211; pavar\u00ebsisht llojit t\u00eb mjeteve pagesore, si dhe t\u00eb gjitha veprimet e nd\u00ebrmarra p\u00ebr zbatimin e mbikqyrjes pas privatizimit. Agjencia Shtet\u00ebrore e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb Bullgari, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb a jan\u00eb grumbulluar mjetet, kamatat, d\u00ebmshp\u00ebrblimet dhe garancit\u00eb e parashikuara konform marr\u00ebveshjeve t\u00eb privatizimit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebrmbushjen e tyre t\u00eb pjesshme dhe moskryerjen e detyrimeve. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me ligjin e pagave, filloi transformimi i kapitalit shoq\u00ebror. Nga viti 1993 filloi edhe transformimi n\u00eb shoq\u00ebri aksionare, ku n\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjen e procesit u shit\u00ebn aksionet n\u00eb 1.700 nd\u00ebrmarrje, me \u00e7ka shteti p\u00ebrfitoi mbi 2 miliard\u00eb e 300 milion\u00eb euro. Vlera reale e k\u00ebtij kapitali shoq\u00ebror t\u00eb privatizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe kriminale, nga ekspert\u00ebt \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se kap shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej mbi 6 miliard\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb procesin e privatizimit, Maqedonia e Veriut dhe Rumania llogariten si shtetet m\u00eb me parregullsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb nivel t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Juglindore. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit shtet\u00ebror, asnj\u00eb prokurori e asnj\u00eb qeverie n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nuk ka b\u00ebr\u00eb hetime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u privatizua kapitali shoq\u00ebror, edhe pse koh\u00eb pas koh\u00eb, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb skandale t\u00eb cilat lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn korruptive t\u00eb privatizimit. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto skandale, rast\u00ebsisht doli n\u00eb pah, nga e ashtuquajtura afera e p\u00ebrgjimeve, mbi t\u00eb cil\u00ebn ish Prokuroria Speciale ngriti l\u00ebnd\u00eb hetimi n\u00eb lidhje me privatizimin e \u201cBank\u00ebs s\u00eb post\u00ebs\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrfshi si i dyshuar dhe ish kryeministri Lup\u00e7o Georgevski, n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb t\u00eb cilit u privatizua nj\u00eb num\u00ebr i madh i kapitalit shoq\u00ebror. Koh\u00eb e cila njihet edhe p\u00ebr manipulimet e shumta n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces privatizimi t\u00eb nd\u00ebrmarjeve shoq\u00ebrore, t\u00eb lidhur me persona t\u00eb influenc\u00ebs politike dhe bot\u00ebs s\u00eb krimit, ngjash\u00ebm si periudha e udh\u00ebheqjes s\u00eb Branko C\u00ebrvenkovsit me privatizime t\u00eb manipulueshme p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe klanore. Ndodhi hetim i rast\u00ebsish\u00ebm, pasi arsye se rasti doli n\u00eb saj\u00eb t\u00eb afer\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb paligjshme dhe kompetenc\u00ebs e detyrimit p\u00ebr tu marr\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga ish Prokuorira Speciale, e jo nga ndonj\u00eb angazhim tjet\u00ebr prokurorial.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebnda \u201cBanka e Post\u00ebs\u201d, e cila edhe sot vazhdon si proces hetimi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rregullt q\u00eb i ndjek k\u00ebto vepra penale t\u00eb dala nga p\u00ebrgjimet e paligjshme, ndiqet nga po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb t\u00eb ish Prokuroris\u00eb Speciale. \u0401sht\u00eb hetim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dyshimin e veprave penale t\u00eb kreditimeve t\u00eb parregullta apo n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Bankat, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar persona dhe subjekte t\u00eb caktuar, t\u00eb mira materiale, aksione t\u00eb \u201cBank\u00ebs s\u00eb post\u00ebs\u201d, t\u00eb blera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antiligjore duke shfryt\u00ebzuar po pasurin\u00eb e \u201cBank\u00ebs s\u00eb post\u00ebs\u201d. Sipas prokuroris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, dyshohet se nga kryer\u00ebsit \u00ebsht\u00eb konsumuar vepra e r\u00ebnd\u00eb penale Keqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs zyrtare dhe autorizimit. I dyshuari Tome Glav\u00e7ev dhe Ratko Dimitrovski, duke shfryt\u00ebzuar pozicionin e tyre n\u00eb \u201cBank\u00ebn e post\u00ebs\u201d, kan\u00eb vepruar ashtu q\u00eb i dyshuari Kole Smilevski t\u00eb miratoj\u00eb kredi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, p\u00ebr persona  t\u00eb lidhur me ta. <\/p>\n\n\n\n<p>Duhet t\u00eb p\u00ebrmendim faktin se p\u00ebr disa t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, ka ndodhur vjet\u00ebrsimi i ndjekjes penale, ku p\u00ebrfshiheshin edhe dy ish kryeministrat Lup\u00e7o Georgevski dhe Nikolla Gruevski (n\u00eb cils\u00ebin\u00eb e ministrit t\u00eb financave). Kujtojm\u00eb q\u00eb Afera \u201cbanka e post\u00ebs\u201d p\u00ebrfshihet edhe n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn \u201cReket\u201d me aktakuz\u00eb p\u00ebr ish kryeprokuroren e speciales Katica Janeva, e cila ka k\u00ebrkuar nga prokurori i l\u00ebnd\u00ebs \u201cBanka e post\u00ebs\u201d, Burim Rustemi, t\u00eb favorizoj\u00eb t\u00eb dyshuarin (biznesmenin) Tome Glav\u00e7ev, duke mos i ngrir\u00eb atij banes\u00ebn, se kinse e njejta i \u00ebsht\u00eb shitur nj\u00eb mikeshes s\u00eb saj,  t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb von\u00eb prokurori Rustemi e ka kuptuar se i p\u00ebrket Sasho Vasilevskit,  sipas nj\u00eb kontrate shit-blerjeje me t\u00eb dyshuarin Glav\u00e7ev. Theksojm\u00eb q\u00eb Sasho Vasilevski t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb shitur banesa, ka qen\u00eb antar i K\u00ebshilit Prokurorial dhe drejtor i MEPSO-s. Janeva gjithashtu ka k\u00ebrkuar nga prokuror\u00ebt e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb hetimit \u201cBanka postare\u201d, q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb me hetimet dhe t\u00eb mbyllin l\u00ebnd\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar vet\u00eb prokurori Rustemi i pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit. <\/p>\n\n\n\n<p>Shkurtimisht p\u00ebrmend\u00ebm shembullin e rastit \u201cBanka e post\u00ebs\u201d, si nj\u00eb prej m\u00ebnyrave me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb korrupsioni n\u00eb procesin e privatizimit. Ndoshta kjo si m\u00ebnyra m\u00eb e p\u00ebrhapur me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb manipilimi, nga persona q\u00eb nuk kan\u00eb pasur fuqi financiare t\u00eb blejn\u00eb paket\u00ebn e aksioneve dominuese (mbi 50% t\u00eb aksioneve) dhe t\u00eb b\u00ebhen udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ish kapitalit shoq\u00ebror n\u00eb nd\u00ebrmarjet shoq\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse. Ndryshe mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si p\u00ebrvet\u00ebsim antiligjor pasurie, nga persona me veprimtari korruptive apo t\u00eb n\u00ebnshtruar akteve te cilat bien ndesh me ligjet e koh\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb d\u00ebm buxhetit t\u00eb shtetit dhe produktivitetit p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb ekonomik nga sektori i privatizimeve. E gjitha kjo, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku posedues t\u00eb paketave udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb aksioneve n\u00eb shoq\u00ebrite aksionare, do t\u00eb duhej t\u00eb ishin persona q\u00eb paraprakisht i kan\u00eb mjetet financiare t\u00eb ligjshme dhe me k\u00ebto mjete t\u00eb konkuronin n\u00eb berz\u00eb (aty ku buhet shit-blerja e aksioneve) apo m\u00ebnyra tjera t\u00eb shitjes s\u00eb aksioneve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Agjensioni i Privatizimit. <\/p>\n\n\n\n<p>Jo vet\u00ebm Bullgaria e cila tashm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare ka filluar hetimin mbi m\u00ebnyr\u00ebn e shit-blerjes s\u00eb aksioneve nga procesi i privatizimt,  por edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebrplasja, akuzat dhe d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorim, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. Eksperti i ekonomis\u00eb dhe ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, ka th\u00ebn\u00eb se fundmi p\u00ebr mediat, se: \u201cDuhet me urgjenc\u00eb t\u00eb themelohet nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr hetim t\u00eb procesit t\u00eb privatizimit pasi do t\u00eb d\u00ebshmohet p\u00ebrmir\u00ebsim i imazhit t\u00eb saj duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces m\u00eb transparent. Q\u00eb karakterizohet si nj\u00eb nd\u00ebr proceset m\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara dhe nga i cili proces jan\u00eb forcuar grupet e caktuara t\u00eb interesit, jan\u00eb humbur vendet e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb degredauar procesi i zhvillimit ekonomik. Ky proces hetimor duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet i Qeveris\u00eb aktuale dhe asaj q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Lubomir Joveski, po t\u00eb ket\u00eb guxim, vizion prokurori dhe profesionaliz\u00ebm, mund t\u00eb veproj\u00eb ngjash\u00ebm si kolegu i tij n\u00eb Republik\u00ebn e Bullgaris\u00eb, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb hetim nga organet shtet\u00ebtore kompetente, mbi gjith\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e privatizimit, q\u00eb nga viti 1993. Ashtu si k\u00ebrkohet dhe vler\u00ebsohet vetingu n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe zyrtar\u00ebve publik, me projektligje dhe iniciativa parlamentare politike,  ashtu edhe nj\u00eb ligj i mundsh\u00ebm p\u00ebr revizion ndaj procesit t\u00eb privatizimit, do t\u00eb ishte i vler\u00ebsuar nga interesi popullor, p\u00ebr secil\u00ebn parti politike t\u00eb nismave t\u00eb tilla. Do t\u00eb ishte i vler\u00ebsuar edhe p\u00ebr secil\u00ebn prokurori t\u00eb asaj qeverie, e cila do t\u00eb hetonte parregullsin\u00eb e k\u00ebtij procesi, m\u00eb pas kthimin e pasurive t\u00eb vjedhura popullit, n\u00eb ark\u00ebn e popullit, pasuar me d\u00ebnimet penale p\u00ebr kryer\u00ebsit e veprave t\u00eb tilla.  <br>\nProkuroria jon\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb shtetit t\u00eb rrethanave t\u00eb ngjashme t\u00eb privatizimit. L\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb prokurori aktive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb askujt mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjall\u00ebroj\u00eb mbi krimin e b\u00ebr\u00eb. Me siguri t\u00eb jet\u00eb edhe si m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb kuptojn\u00eb se manipulimet e ngjashme, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndiqen dhe nd\u00ebshkohen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb penalizuesh\u00ebm, nga sektor\u00eb t\u00eb specializuar t\u00eb k\u00ebsaj sfere, t\u00eb organizuar n\u00eb gjykata t\u00eb mundshme penale n\u00eb vend, i jepet goditje korrupsionit kur ai mendon se ka shp\u00ebtuar, ka fshehur gjurm\u00ebt apo se \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb biznes t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nevojitet drejt\u00ebsi e cila, t\u00eb gjith\u00eb atyr\u00eb q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme privatizimin e ish kapitalit shoq\u00ebror, minimalisht t\u2019ja konfiskoj\u00eb pasurin\u00eb dhe kthej\u00eb ark\u00ebs s\u00eb shtetit, n\u00eb procedur\u00eb ligjore dhe gjykata meritore, dhe t\u00eb nj\u00ebjtat aksione dominuese t\u2019ju shiten personave apo subjekteve juridik t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasuri t\u00eb justifikueshme, me procedura t\u00eb kontrolluara ligjore dhe pa favorizime t\u00eb klaneve politike dhe nd\u00ebrhyrjeve kriminale. Aksionet dominuese t`ju shiten bler\u00ebsve me pasuri t\u00eb lejueshme, ata t\u00eb cil\u00ebt si rrjedhoj\u00eb e past\u00ebrtis\u00eb, nuk do ti shohin shoq\u00ebrit\u00eb aksionare si zhvatje e vazhdueshme; vjedhje e taksave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit; ulje t\u00eb pagave; nepotiz\u00eb dhe pak\u00ebsim i numrit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, e gjitha si vazhdim\u00ebsi e vesit t\u00eb tyre t\u00eb manipulimeve fillestare n\u00eb blerjen e kapitalit shoq\u00ebror, t\u00eb d\u00ebshmuar manipulime edhe pas privatizimit. <\/p>\n\n\n\n<p>Hetime t\u00eb k\u00ebtilla nga ana e prokuroris\u00eb, jan\u00eb parakushtet e nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb drejt\u00eb, e nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, ku e mira publike \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb dhe e pakompromist\u00eb, kundrejt asnj\u00eb interesi individual e grupor, qoft\u00eb partiak apo jo.  E n\u00eb fund rikujtojm\u00eb se, sipas ekspert\u00ebve, d\u00ebmi n\u00eb buxhetin e shtetit, nga korrupsini n\u00eb procesin e privatizimit t\u00eb kapitalit shoq\u00ebror n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb Veriut, vet\u00ebm n\u00eb aspektin e vler\u00ebsimit t\u00eb kapitalit shoq\u00ebror, kalon 3 miliard\u00eb euro. Shtuar pastaj blerjet e paligjshme nga larja e parave, kreditimeve anti-ligjore, konflikte interesi, e t\u00eb tjera me rradh\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb d\u00ebmin e pallogaritsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij proces privatizimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Aferat e shumta korruptive t\u00eb privatizimit t\u00eb kapitalit shoq\u00ebror, t\u00eb filluara mbas vitit 1990, kan\u00eb shtyr\u00eb prokurorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb, Ivan Geshev, t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29996,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-31278","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31278"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31278\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31280,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31278\/revisions\/31280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}