{"id":31925,"date":"2020-03-26T14:28:36","date_gmt":"2020-03-26T13:28:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=31925"},"modified":"2020-03-26T14:28:37","modified_gmt":"2020-03-26T13:28:37","slug":"funksionaret-dhe-te-pasurit-e-korruptuar-kurbanet-e-pare-te-krizes-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=31925","title":{"rendered":"Funksionar\u00ebt dhe t\u00eb pasurit e korruptuar,                                        kurban\u00ebt e par\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-29996\" width=\"304\" height=\"233\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2.png 430w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_2019-11-30-20-40-27-2-300x230.png 300w\" sizes=\"(max-width: 304px) 100vw, 304px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pasurit, gjegj\u00ebsisht pronar\u00ebt e biznesit t\u00eb madh dhe t\u00eb mes\u00ebm, funksionar\u00ebt e pushteti lokal, pushtetit q\u00ebndror, administrat\u00ebs publike, kan\u00eb qen\u00eb apo jan\u00eb t\u00eb korruptuar. Megjithat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre, padyshim kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten pjesa m\u00eb err\u00ebt e aparatit shtet\u00ebror, e veprimtaris\u00eb tregtare &#8211; biznesore, nga aktet e t\u00eb cil\u00ebve, me dekada,\u00a0 i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm financiar, goditje e vazhdueshme pagave t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe asaj t\u00eb ul\u00ebt qytetare, pag\u00ebs mesatare dhe ndihm\u00ebs sociale, qoft\u00eb d\u00ebmi dhe p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl apo familjar. Duket paradoksale, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb duhej t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, megjithat\u00eb, jan\u00eb fajtor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb ekonomike, buxhetit t\u00eb shtetit, n\u00eb situata q\u00eb konsideroheshin ligj\u00ebrisht normale, por q\u00eb nga ana e zbatimit dhe funksionimit t\u00eb shtetit ligjor ishin dhe mbeten t\u00eb favorshme p\u00ebr krimin financiar, korrupsionin e zhvilluar n\u00eb sektor\u00ebt e tyre. Prandaj, pa hezituar, qeveria duhet ti b\u00ebj\u00eb kurban\u00ebt e par\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, e shkaktuar nga pandemia e virusit Kovid 19, dhe jo t\u00eb d\u00ebmtohen me shum\u00eb, punonj\u00ebsit e pagave mesatare n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga pasojat e t\u00eb lartsh\u00ebnuarve, le t\u00eb b\u00ebhen kurban\u00ebt e par\u00eb t\u00eb situat\u00ebs, edhe biznesmen\u00ebt &#8211; t\u00eb pasurit e ndersh\u00ebm,&nbsp; funskionar\u00ebt e pa-korruptuar t\u00eb k\u00ebtij vendi, ata q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyra kan\u00eb mbajtur sadopak ekonomin\u00eb e vendit, dhe at\u00eb q\u00eb konsiderohet shtet. T\u00eb sakrifikojn\u00eb qoft\u00eb&nbsp; edhe nga etika e drejt\u00ebsis\u00eb sociale, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpallje t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Fillimisht t\u00eb shkurtohet paga minimale e ish kryeministrit Zaev, kryetarit t\u00eb LSDM-s\u00eb. T\u00eb sakrifikoj\u00eb Zoran Zaevi nga bizneset e tij milion\u00ebshe, paga p\u00ebr pun\u00ebmar\u00ebsit dhe ndihma t\u00eb tjera shtes\u00eb, jo vet\u00ebm si parim moral q\u00eb grumbulluesit e pasuris\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb pasuri n\u00eb koh\u00eb krizash. Ndoshta edhe si nj\u00eb drejt\u00ebsi tjet\u00ebr, p\u00ebr ato bizneset e dyshimta, proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb mbaruara pafajsh\u00ebm n\u00eb gjykata t\u00eb korruptuara dhe jo-profesionale. Por edhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryeministrore, n\u00eb koh\u00ebn e t\u00eb cilit, dikush, kund\u00ebrligjsh\u00ebm, mbushte me miliona \u00e7antat \u201cLouis Vuitton\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00eb me shkurtimin n\u00eb pag\u00eb minimale n\u00eb 14.500 den, t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb ish kryeministrit, qeveria me fuqin\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebse q\u00eb i jep shpallja e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, le t\u00eb shkurtoj\u00eb n\u00eb paga minimale, vet\u00ebm pagat e funksionar\u00ebve publik, t\u00eb shkurtohen apo hiqen pagat e k\u00ebshillave drejtues komunal, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve drejtuese n\u00eb kompanit\u00eb e ndryshme tregtare, atyre t\u00eb cil\u00ebt deri tani kan\u00eb marr\u00eb paga shum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb se ata t\u00eb pagave mesatare t\u00eb puntor\u00ebve n\u00eb administrat\u00ebn publike, shtuar edhe korrupsionin e tyre. T\u00eb shkurtohen, minimalisht p\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs (5 -6 muaj), pagat e atyre t\u00eb cil\u00ebt hambar\u00ebt e pasuris\u00eb i kan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb mbushur se t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb pagave mesatare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa bizneset, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit&nbsp; t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb me dhjetra apo qindra t\u00eb pun\u00ebsuar,&nbsp; t\u00eb detyrohen dhe kusht\u00ebzohen me forma ligjore t\u00eb nacionalizmit t\u00eb pron\u00ebs e d\u00ebnimeve t\u00eb ndryshme,&nbsp; q\u00eb mos t\u00eb largojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt nga puna, p\u00ebr pak humbje t\u00eb pasuris\u00eb. Pagat pun\u00ebtore, minimalisht p\u00ebr muajt e par\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs, le t\u00eb paguhen me nj\u00eb kontribut partneriteti me shtetin. Marr\u00eb nga arka e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve me fuqi t\u00eb mundshme ekonomike (shteti ka mekanizmat p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e tyre), dhe marr\u00eb nga arka e shtetit, n\u00eb solidarizim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.&nbsp; Ndihm\u00eb ekonomike t\u00eb cil\u00ebn biznesi&nbsp; do duhet ta kthej\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shtetit, n\u00eb momentet e stabilizmit t\u00eb situat\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale, si kredi bankare apo forma tjera t\u00eb parashikuara ligjore. K\u00ebshtu, qeveria p\u00ebr k\u00ebto rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, do t\u00eb detyroj\u00eb funksionar\u00ebt dhe t\u00eb pasurit, t\u00eb paguajn\u00eb koston e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, th\u00ebn\u00eb ndryshe, t\u00eb b\u00ebhen kurban\u00ebt e par\u00eb t\u00eb situat\u00ebs. Ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar me dekada, nga shteti i dob\u00ebt juridik, nga gjykatat dhe prokurorit\u00eb e korruptuara dhe joefikase.&nbsp; Edhe nga plani etik, ata kan\u00eb p\u00ebrfitur dhe jan\u00eb pasuruar n\u00eb saj t\u00eb konsumator\u00ebve, popullat\u00ebs,&nbsp; dhe vullnetit te sovranit \u2013 elektoratit p\u00ebr ti vendosur n\u00eb funksione drejtuese. Pavar\u00ebsisht se k\u00ebt\u00eb keqp\u00ebrdorim nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb duken si masa t\u00eb padrejta, n\u00eb krahasim me masat e disa shteteve tjera, megjithat\u00eb, ne nuk duhet t\u00eb harojm\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, jan\u00eb shtete me buxhete t\u00eb konsoliduara t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vite rresht, kan\u00eb kapacitet t\u00eb mbrojn\u00eb ekonomin\u00eb e tyre nga gjendja e krijuar. Nd\u00ebrsa tek ne, buxheti shtet\u00ebror,&nbsp; monopoli dhe korrupsioni biznesor, \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur me dekada, n\u00eb shumic\u00ebn prej tyre. Ne shikojm\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr krize, n\u00eb Inspektoriatin Shtetetor, jan\u00eb paraqitur mbi 500 ankesa p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, se si ato i keqtrajtojn\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsit dhe i k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb p\u00ebr nxjerrje nga puna, duke mos respektuar as urdh\u00ebresat minimale&nbsp; qeveritare, p\u00ebr lirim nga puna t\u00eb nj\u00ebrit prind q\u00eb kujdeset p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt apo p\u00ebr personat n\u00eb nevoj\u00eb. Pastaj, p\u00ebr moskufizimin e numrit t\u00eb puntor\u00ebve dhe mbajtjes s\u00eb distanc\u00ebs n\u00eb ambientet e pun\u00ebs, masave mbrojt\u00ebse kund\u00ebr korona virusit, q\u00eb duhet t\u00eb sigurojn\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr pun\u00ebmar\u00ebsit e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Propozimi i ish kryeministrit, p\u00ebr uljen n\u00eb paga minimale e t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs publike, \u00ebsht\u00eb atakuar edhe nga partner\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs dhe nga opozita shqiptare e maqedonase, por edhe nga shumica e ekspert\u00ebv\u00eb t\u00eb vendit. Regim i cili e b\u00ebri kryetarin e LSDM-s\u00eb, de fakto \u2013 udh\u00ebheq\u00ebsin e qeveris\u00eb aktuale, q\u00eb disa dit\u00eb me von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prononcim televiziv, ta zhvendos\u00eb mas\u00ebn e tij financiare, n\u00eb barr\u00eb t\u00eb t\u00eb pasurve, por pa e precizuar at\u00eb se si?!<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb n\u00eb situat\u00eb krizash duhet nj\u00eb solidarizim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por kurban\u00ebt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij solidarizimi nuk duhet t\u00eb jen\u00eb puntor\u00ebt e thjesht\u00eb, pjesa m\u00eb e brisht\u00eb, por ata zhvat\u00ebsit e vashduesh\u00ebm t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike, t\u00eb lartsh\u00ebnuarit. Ata q\u00eb i kan\u00eb shum\u00eb borxhe k\u00ebtij populli. Pa dashur tju futemi n\u00eb hak, t\u00eb drejt\u00ebve prej tyre, megjithat\u00eb, me t\u00eb thatin digjet edhe i njomi.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pastaj, t\u00eb kihen parasysh masat e tjera, si psh sugjerimet e akademikut shqiptar Izet Zeqiri, i cili propozon q\u00eb:&nbsp;\u201cMe parat\u00eb prej 13.1% e mjeteve buxhetore t\u00eb planifikuara konform buxhetit t\u00eb projektuar n\u00eb 3.9 miliard\u00eb euro, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nuk p\u00ebrballohet kjo pandemi. \u00cbsht\u00eb urgjente parat\u00eb t\u00eb drejtohen drejt kriz\u00ebs, sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve, drejt kapaciteteve spitalore publike dhe n\u00eb paisje. Qeveria nuk duhet t\u00eb shkurtoj pagat e administrator\u00ebve, por ajo duhet t\u00eb shkurtoj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pozicioneve t\u00eb mallrave dhe sherbimeve q\u00eb jan\u00eb 821,5 milon euro, t\u00eb zvog\u00ebloj e udh\u00ebtimet dhe m\u00ebditjet, mir\u00ebmbatjet e ndryshme dhe nj\u00eb pjese t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb kontraktuara q\u00eb jan\u00eb 606,3 milon euro n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve. Qeveria duhet t\u00eb heq dor\u00eb nga investimet jo prioritare kapitale t\u00eb cilat nuk jan\u00eb prioritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb rezikuar sh\u00ebndeti i qytetar\u00ebve. Prandaj parat\u00eb p\u00ebr investimet kapitale dhe objekte t\u00eb tjera infrastrukturore q\u00eb jan\u00eb planifikuar 380 milion\u00eb euro, duhet t\u00eb ridestinohen dhe t\u00eb orientohen n\u00eb menaxhimin e kriz\u00ebs dhe p\u00ebrkrarjen e bizneseve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb masa p\u00ebr kufizimin e ndikimit ekonomik t\u00eb pandemis\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Krejt n\u00eb fund, n\u00ebse kriza ekonomike zgjatet dhe pandemia zgjerohet, mund t\u00eb kihet parasysh solidarizimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm edhe n\u00eb pagat mesatare t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs publike, shtres\u00ebs m\u00eb t\u00eb goditur nga korrupsioni biznesor dhe pushtetar, i viteve radhazi.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pasurit, gjegj\u00ebsisht pronar\u00ebt e biznesit t\u00eb madh dhe t\u00eb mes\u00ebm, funksionar\u00ebt e pushteti lokal, pushtetit q\u00ebndror, administrat\u00ebs publike, kan\u00eb qen\u00eb apo jan\u00eb t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29996,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-31925","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31925"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31925"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31925\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31926,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31925\/revisions\/31926"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}