{"id":32043,"date":"2020-04-04T14:04:19","date_gmt":"2020-04-04T12:04:19","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=32043"},"modified":"2020-04-04T14:04:20","modified_gmt":"2020-04-04T12:04:20","slug":"cavusoglu-per-the-washington-times-cka-bejme-sot-percakton-te-nesermen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=32043","title":{"rendered":"\u00c7avusoglu p\u00ebr &#8220;The Washington Times&#8221;: \u00c7ka b\u00ebjm\u00eb sot, p\u00ebrcakton t\u00eb nes\u00ebrmen"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"844\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cavusoglu-7866-e1477415385255.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-15500\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cavusoglu-7866-e1477415385255.jpg 844w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cavusoglu-7866-e1477415385255-300x173.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cavusoglu-7866-e1477415385255-768x442.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 844px) 100vw, 844px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm turk, Mevl\u00fct \u00c7avu\u015fo\u011flu, n\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb &#8220;The Washington Times&#8221; deklaroi se p\u00ebrpjekjet individuale p\u00ebr t\u00eb luftuar pandemin\u00eb e koronavirusit (COVID-19) nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, pasi sfida globale k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje globale, fillimisht n\u00eb frontin e sh\u00ebndetit publik dhe m\u00eb pas n\u00eb ekonomi, dhe n\u00eb planin afatgjat\u00eb n\u00eb reformat e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si vendet i mb\u00ebshtesin ato. <\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebrditshmja amerikane &#8220;The Washington Times&#8221; publikoi nj\u00eb artikull t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm turk Mevl\u00fct \u00c7avu\u015fo\u011flu me titull &#8220;\u00c7ka b\u00ebjm\u00eb sot, p\u00ebrcakton t\u00eb nes\u00ebrmen&#8221;, ku adresohet q\u00ebndrimi i bot\u00ebs ndaj koronavirusit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7avu\u015fo\u011flu theksoi se pas \u00e7do ngjarjeje kataklizmike, njeriu priret t\u00eb mendoj\u00eb se bota nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kurr\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;K\u00ebt\u00eb her\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se bota duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb caktuara. Historia globale \u00ebsht\u00eb e mbushur me kthesa t\u00eb tilla dhe thuajse t\u00eb gjithat jan\u00eb t\u00eb dhimbshme. P\u00ebr vite me radh\u00eb, jemi paralajm\u00ebruar se nj\u00eb pandemi mund t\u00eb jet\u00eb ky katakliz\u00ebm. Nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzimit jeton n\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb t\u00ebrbuara, kriz\u00ebs, brisht\u00ebsive endemike, shtete n\u00eb kolaps dhe mjerimit njer\u00ebzor sa q\u00eb shkon deri atje sa m\u00eb keq nuk mund t\u00eb b\u00ebhet. Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb rajone t\u00eb qeta, t\u00eb prosperuara, mund t\u00eb mendojn\u00eb se asgj\u00eb nuk do t&#8217;i d\u00ebmtoj\u00eb ata dhe se fati i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb lumtur. Pandemia megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb; asnj\u00eb shoq\u00ebri, anj\u00eb individ nuk mund t\u00eb shpresoj\u00eb se do t\u00eb mbetet i paprekur nga virusi. Prandaj, distancohemi nga t\u00eb tjer\u00ebt, nga bekimet e bashk\u00ebveprimeve shoq\u00ebrore&#8221;, theksoi \u00c7avu\u015fo\u011flu.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujtoi se epidemia ka arritur n\u00eb \u00e7do kontinent p\u00ebrve\u00e7 Antarktid\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e njer\u00ebzimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, dhe t\u00eb gjitha atyre jet\u00ebve t\u00eb humbura, tashm\u00eb n\u00eb numra trondit\u00ebs do t&#8217;i bashkohen nj\u00eb mori t\u00eb tjerash. Ai thekson se ndikimi ekonomik i k\u00ebsaj pandemie gjithashtu do t\u00eb jet\u00eb marramend\u00ebs dhe mund t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb. Kryediplomati turk \u00ebsht\u00eb i mendimit se ndikimi n\u00eb dob\u00ebsit\u00eb ekzistuese t\u00eb shtetit, mbi politik\u00ebn dhe sigurin\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi qeverit\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Na duhet koh\u00eb q\u00eb t\u00eb shohim drit\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb tunelit dhe nuk mund t\u00eb presim, theksoi \u00c7avu\u015fo\u011flu. Kjo, tha ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr reflektim, por edhe p\u00ebr udh\u00ebheqje dhe veprim.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sistemi global ishte n\u00eb gjendje \u00e7rregullimi edhe para se koronavirusi t\u00eb godiste njer\u00ebzimin. Turqia mbronte q\u00ebndrimin se sistemi duhet t\u00eb reformohet. K\u00ebt\u00eb e quajt\u00ebm &#8216;Bota \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se pes\u00eb&#8217;, nj\u00eb axhend\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrb\u00ebjen e vjet\u00ebruar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, por se nuk ndalet k\u00ebtu. Si nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb merret me konflikte t\u00eb vazhdueshme dhe tragjedit\u00eb njer\u00ebzore n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb af\u00ebrt, dhe si nikoqir i popullat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, ne e dinim se sistemi nuk po funksiononte. N\u00eb vitin 2008, kur bota u godit nga pandemia ekonomike, vendet e G20-t\u00ebs arrit\u00ebn t\u00eb sjellin nj\u00eb sens drejtimi dhe stabiliteti n\u00eb ekonomin\u00eb e shkat\u00ebrruar t\u00eb bot\u00ebs. Sistemi asokohe ishte n\u00eb veprim, por kryesisht fal\u00eb nj\u00eb lojtari relativisht t\u00eb ri global. Ne duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr nj\u00eb tronditje t\u00eb ngjashme ekonomike edhe k\u00ebsaj radhe, dhe nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb sistemi t\u00eb funksionoj\u00eb, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr t\u00eb angazhohemi p\u00ebr ndryshimet e nevojshme&#8221;, tha \u00c7avu\u015fo\u011flu, duke shtuar:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Prioriteti kryesor \u00ebsht\u00eb mbrojtja e sh\u00ebndetit, mbrojtja e njer\u00ebzve nga virusi COVID-19, ne mb\u00ebshtesim deklarat\u00ebn n\u00eb koh\u00eb t\u00eb G20-t\u00ebs q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit u zotuan t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb solidaritet p\u00ebr t\u00eb luftuar pandemin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ekonomin\u00eb globale dhe tregtin\u00eb pa restrikcione. Vazhdimi i marr\u00ebveshjes SWAP \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr masat m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb dakorduara brenda G20-t\u00ebs. Na g\u00ebzon fakti q\u00eb G20 pranoi propozimin ton\u00eb p\u00ebr krijimin e Grupit t\u00eb Lart\u00eb Koordinues t\u00eb Zyrtar\u00ebve t\u00eb Lart\u00eb sepse duhet t\u00eb koordinojm\u00eb nga af\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet si\u00e7 jan\u00eb menaxhimi i kufijve dhe riatdhesimi i qytetar\u00ebve. Fal\u00ebnderoj Kanadan\u00eb p\u00ebr prezantimin e ideteve fillestare mbi modalitetet e saj. G20 edhe nj\u00ebher\u00eb d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb formati i duhur p\u00ebr menaxhimin e kriz\u00ebs globale&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Kreu i diplomacis\u00eb turke shprehet m\u00eb tej se shum\u00eb vende gjithashtu kan\u00eb miratuar masa t\u00eb forta individuale, p\u00ebrfshir\u00eb Turqin\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas tij, p\u00ebrpjekjet individuale nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Sfida globale, thot\u00eb ai, k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje globale, s\u00eb pari n\u00eb frontin e sh\u00ebndetit publik dhe m\u00eb pas n\u00eb ekonomi, dhe n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb reformimin e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si vendet i mb\u00ebshtesin ato.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Institucionet kompetente nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb marrin nj\u00eb rol efektiv n\u00eb ofrimin e ndihm\u00ebs financiare dhe ndihm\u00ebs me pajisje mjek\u00ebsore. Mbrojtja e komuniteteve t\u00eb brishta, migrant\u00ebve t\u00eb parregullt dhe refugjat\u00ebve, si dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr vendet prit\u00ebse tani jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Rrjetet globale t\u00eb furnizimit dhe transferimet e mallrave duhet t\u00eb funksionojn\u00eb pa pengesa. Sanksionet si mjete t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta politike duhet t\u00eb vler\u00ebsohen nga pikpamja njer\u00ebzore. Shum\u00eb sanksione, p\u00ebrfshir\u00eb ato kund\u00ebr Iranit, nuk d\u00ebmtojn\u00eb vet\u00ebm popullin iranian, por edhe fqinj\u00ebt e tyre, dhe ky rrezik \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh gjat\u00eb pandemis\u00eb. Vendet n\u00eb zhvillim dhe vendet m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Afrik\u00eb, nuk duhet t&#8217;i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb&#8221;, theksoi \u00c7avu\u015fo\u011flu.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb shqet\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb dhe q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje globale \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb konfliktet q\u00eb kan\u00eb pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr njer\u00ebzit, ekosistemet, ekonomin\u00eb dhe nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb, thot\u00eb \u00c7avu\u015fo\u011flu.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Prandaj, i b\u00ebjm\u00eb thirrje komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga t\u00eb gjitha konfliktet, t&#8217;i jap\u00eb fund armiq\u00ebsive dhe t\u00eb synoj\u00eb me sinqeritet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dialog dhe pajtim, p\u00ebrfshir\u00eb Lindjen e Mesme. Garat gjeopolitike dhe kund\u00ebrshtimet politike nuk kan\u00eb kuptim kur dikush e di se bota po lufton p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj dhe se t\u00eb gjith\u00eb po vuajn\u00eb. Kjo thirrje nuk do t\u00eb kaloj\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb i kushtojm\u00eb nj\u00eb minut\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kjo gjenerat\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve me vendimet q\u00eb merr sot lidhur me pandemin\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrcakton t\u00eb ardhmen e rendit bot\u00ebror. Farat q\u00eb mbjellim sot, s\u00eb shpejti do t\u00eb na dalin para syve si realitet. Realiteti i sistemit global bazohet n\u00eb rregulla, rrjetin e shteteve funksionale komb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb rezistente dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, ekonimit\u00eb q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb anash dhe u sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. E gjith\u00eb kjo, me mb\u00ebshtetje t\u00eb organizatave p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb fokusuara p\u00ebr mir\u00ebqenien e njer\u00ebzve pavarsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare, fetare apo racore, mund t\u00eb jet n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb. Meqen\u00ebse synimet alternative nuk kan\u00eb kuptim, ato madje mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj, kjo pandemi mund t\u00eb jet nj\u00eb pik\u00eb kthese, pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha dhimbjeve dhe vuajtjeve q\u00eb i ka shkaktuar, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb vendosim t\u00eb angazhohemi. Q\u00ebndroni n\u00eb sht\u00ebpi dhe rrini t\u00eb qet\u00eb&#8221;, p\u00ebrfundoi \u00c7avu\u015fo\u011flu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm turk, Mevl\u00fct \u00c7avu\u015fo\u011flu, n\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb &#8220;The Washington Times&#8221; deklaroi se p\u00ebrpjekjet individuale p\u00ebr t\u00eb luftuar pandemin\u00eb e koronavirusit (COVID-19) nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, pasi sfida&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15500,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-32043","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32043"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32043"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32043\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32044,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32043\/revisions\/32044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15500"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32043"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32043"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32043"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}