{"id":32142,"date":"2020-04-11T17:02:49","date_gmt":"2020-04-11T15:02:49","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=32142"},"modified":"2020-04-11T17:04:31","modified_gmt":"2020-04-11T15:04:31","slug":"turqia-vend-model-me-sistemin-e-forte-shendetesor-dhe-mbeshtetjen-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=32142","title":{"rendered":"Turqia vend model me sistemin e fort\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mb\u00ebshtetjen sociale"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"605\" height=\"329\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/tur-hum-87-e1467114910211.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12656\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/tur-hum-87-e1467114910211.jpg 605w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/tur-hum-87-e1467114910211-300x163.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 605px) 100vw, 605px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Masat e forta q\u00eb Turqia ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit t\u00eb ri (COVID-19), si dhe sistemi i saj solid i sh\u00ebndetit publik dhe skemat e ndihm\u00ebs bujare sociale, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendin model p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr virusit vdekjeprur\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>COVID-19 u zbulua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 n\u00eb Wuhan t\u00eb provinc\u00ebs Hubei n\u00eb Kin\u00eb. M\u00eb von\u00eb, s\u00ebmundja u shpall &#8220;pandemi&#8221; nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH).<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa virusi ka filluar t\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsi n\u00eb gjith\u00eb globin, vendet kan\u00eb reaguar ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit duke njoftuar nj\u00eb seri masash frenuese t\u00eb shoq\u00ebruara me kufizime sociale n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Turqia ka filluar marrjen e masave t\u00eb tilla menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb bashk\u00ebpunimi efektiv me t\u00eb gjitha institucionet relevante publike dhe private p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjen dhe p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga asetet m\u00eb efektive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pandemis\u00eb q\u00eb Turqia ka n\u00eb dispozicion jan\u00eb numri i madh i spitaleve dhe nj\u00ebsive t\u00eb kujdesit intensiv p\u00ebr person.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendi gjithashtu ishte i shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb njoftuar paketat e ndihm\u00ebs ekonomike p\u00ebr t\u00eb shmangur nd\u00ebrprerjen n\u00eb prodhim, duke dhuruar maska \u200b\u200bfalas p\u00ebr mbrojtje, duke b\u00ebr\u00eb pagesa mujore pensionesh t\u00eb t\u00eb moshuarve n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe duke strehuar t\u00eb pastreh\u00ebt, k\u00ebshtu, duke ofruar nj\u00eb shembull p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 masave dhe ndihm\u00ebs n\u00eb vend, Turqia ka ofruar mb\u00ebshtetje edhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 vende t\u00eb tjera, duke d\u00ebrguar ndihm\u00eb dhe duke shk\u00ebmbyer p\u00ebrvojat mjek\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Si pjes\u00eb e masave, Turqia s\u00eb pari mbylli vendkalimet kufitare me vendet q\u00eb ishin n\u00eb rrezik dhe gradualisht edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet fqinje, dhe p\u00ebrfundimisht ndaloi t\u00eb gjitha fluturimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Turqia evakuoi 42 persona nga qyteti kinez Wuhan, p\u00ebrfshir\u00eb 32 turq, 6 nga Azerbajxhani, 3 gjeorgjian\u00eb dhe nj\u00eb shqiptare, n\u00eb Ankara m\u00eb 1 shkurt n\u00eb nj\u00eb aeroplan ngarkesash A400M t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura Turke.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendi gjithashtu solli mbrapa shtetas t\u00eb tij nga vendet evropiane dhe nga pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Ata u d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpi pasi p\u00ebrfunduan procedurat e karantin\u00ebs 14-ditore n\u00eb konviktet publike t\u00eb dedikuara p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Masat e menj\u00ebhershme t\u00eb marra pas shfaqjes s\u00eb rastit t\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Turqia azhurnonte vazhdimisht masat n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e Bordit Shkencor t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i cili u krijua menj\u00ebher\u00eb pasi s\u00ebmundja filloi t\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb themeloi spitale fushore n\u00eb vendkalimet kufitare p\u00ebr t\u00eb parandaluar hyrjen e virusit, nd\u00ebrsa shtetasit turq mbaheshin n\u00ebn v\u00ebzhgim n\u00eb ato spitale fushore pas mb\u00ebrritjes s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas rastit t\u00eb par\u00eb t\u00eb konfirmuar me COVID-19 m\u00eb 11 mars, Turqia filloi zbatimin e masave t\u00eb reja, duke pezulluar arsimin n\u00eb shkollat\u200b\u200b fillore dhe t\u00eb mesme dhe n\u00eb universitete m\u00eb 16 mars, dhe filloi t\u00eb ofroj\u00eb arsim nga distanca p\u00ebrmes internetit dhe televizionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendet publike si kafenet\u00eb, qendrat tregtare dhe vendet e arg\u00ebtimit po ashtu u mbyll\u00ebn. Si pjes\u00eb e masave, zyrtar\u00ebt publik\u00eb pezulluan udh\u00ebtimet dhe ngjarjet publike si konferencat, panelet, ekspozitat, takimet, pun\u00ebtorit\u00eb dhe konventat u anuluan.<\/p>\n\n\n\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Urban, ekipet e sanitaris\u00eb filluan dezinfektimin e shpesht\u00eb t\u00eb vendeve publike, nd\u00ebrtesave dhe automjeteve t\u00eb transportit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtoria e \u00c7\u00ebshtjeve Fetare vendosi p\u00ebr t\u00eb pezulluar namazet bashk\u00ebrisht n\u00eb xhami, p\u00ebrfshir\u00eb edhe namazin e xhumas\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkenc\u00ebtar\u00ebt turq arrijn\u00eb t\u00eb izolojn\u00eb koronavirusin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Numri i testeve p\u00ebr COVID-19 q\u00eb Turqia realizoi \u00e7do dit\u00eb shpejt tejkaloi shifr\u00ebn 20.000 dhe vendi ka importuar gati 1 milion kuti t\u00eb nj\u00eb ila\u00e7i premtues t\u00eb p\u00ebrdorur si pjes\u00eb e protokollit t\u00eb trajtimit t\u00eb s\u00ebmundjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhvilluesit e programeve p\u00ebrfunduan me sukses punimet p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb aplikacion t\u00eb telefonit celular p\u00ebr t\u00eb gjurmuar pacient\u00ebt q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebruar nga s\u00ebmundja gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb izolimit n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Prof. Dr. Aykut \u00d6zdarendeli, s\u00eb bashku me Universitetin Erciyes n\u00eb provinc\u00ebn qendrore Kayseri, dhe Prof. Aykut \u00d6zkul nga Universiteti i Ankaras\u00eb, arrit\u00ebn me sukses t\u00eb izolojn\u00eb virusin, si hap i par\u00eb n\u00eb gjetjen e nj\u00eb vaksine ndaj virusit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Grupi i Mb\u00ebshtetjes Sociale Vefa<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Turqia shpalli ndales\u00eb t\u00eb pjesshme t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr qytetar\u00ebt e mosh\u00ebs 65 vje\u00e7 e m\u00eb lart, Ministria e Brendshme themeloi &#8220;Grupin e Mb\u00ebshtetjes Sociale Vefa&#8221; n\u00eb provinca dhe rrethe t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm ose me s\u00ebmundje kronike.<\/p>\n\n\n\n<p>Grupi i Mb\u00ebshtetjes Sociale Vefa ka arritur te m\u00eb shum\u00eb se 1,5 milion qytetar\u00eb t\u00eb moshuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pages\u00eb sociale p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria ka njoftuar nj\u00eb pages\u00eb prej 1.000 lirash p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2 milion familje. Ndihma n\u00eb para u d\u00ebrgua direkt n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e nevojtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb respektohen masat e distanc\u00ebs sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria ka njoftuar gjithashtu se do t\u00eb siguroj\u00eb ndihm\u00eb sociale prej 1.000 lirash edhe p\u00ebr 2,3 milion familje t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria ka dyfishuar fondet p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot e trajtimit t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb kujdesit intensiv, duke u paguar spitaleve 660 lira shtes\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr secilin pacient t\u00eb diagnostikuar me koronavirus.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Strehimi dhe nevojat e tjera p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Turqia zgjeroi ndales\u00ebn e pjesshme t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb rinjt\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 20 vje\u00e7e.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria ka nisur nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar akomodimin e t\u00eb pastreh\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha 81 provincat e vendit n\u00eb bujtina publike ose hostele private dhe hotele, dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e tyre themelore si ushqimi, pastrimi, veshmbathja dhe t\u00eb tjera, deri sa t\u00eb eleminohet k\u00ebrc\u00ebnimi i pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti turk Recep Tayyip Erdo\u011fan nisi nj\u00eb fushat\u00eb donacionesh p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nevojtar\u00ebt, nd\u00ebrsa nisma ka arritur t\u00eb tuboj\u00eb rreth 1,54 miliard\u00eb lira turke deri m\u00eb tani.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Maska t\u00eb dor\u00ebzuara falas<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Turqia e b\u00ebri t\u00eb detyrueshme mbajtjen e maskave t\u00eb fytyr\u00ebs n\u00eb vende publike, si\u00e7 jan\u00eb pazaret dhe dyqanet, nd\u00ebrsa filloi shp\u00ebrndarjen e maska \u200b\u200bmbrojt\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Shitja e maskave \u00ebsht\u00eb e ndaluar,&#8221; tha presidenti Erdo\u011fan n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb. &#8220;Maskat n\u00eb dyqane jan\u00eb gjithashtu falas. Derisa pandemia t\u00eb ket\u00eb mbaruar, ne kemi stoqe t\u00eb mjaftueshme maskash dhe planifikim prodhimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb. Si shtet, ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb maska \u200b\u200bp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb pa pages\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Mburoja e Stabilitetit Ekonomik&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas nj\u00eb pakete masash ekonomike kund\u00ebr efekteve t\u00eb pandemis\u00eb, programi &#8220;Mburoja e Stabilitetit Ekonomik&#8221; u lan\u00e7ua nga presidenti Erdo\u011fan. Programi p\u00ebrfshin nj\u00eb fond prej 100 miliard\u00eb lirash kund\u00ebr efekteve t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria njoftoi taksat e vler\u00ebs s\u00eb shtuar t\u00eb dy milion\u00eb tatimpaguesve dhe pagesat premium, me nj\u00eb total prej 53,6 miliard\u00eb lirash turke (7,9 miliard\u00eb dollar\u00eb), jan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu u shtyn\u00eb edhe taksat mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr 1,9 milion\u00eb banor\u00eb, si dhe pagesat dhe deklaratat e tatimpaguesve t\u00eb mosh\u00ebs 65 vje\u00e7 e m\u00eb lart.<\/p>\n\n\n\n<p>Taksat e akomodimit, t\u00eb planifikuara m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, gjithashtu u shtyn\u00eb deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n\n\n\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, shkurtimet n\u00eb buxhetet e bashkive u shtyn\u00eb p\u00ebr tre muaj, duke lejuar qasje n\u00eb 3 miliard\u00eb lira turke n\u00eb fonde shtes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria ka siguruar gjithashtu fleksibilitet p\u00ebr pagesat e qirave t\u00eb pronave n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb administratave speciale provinciale, bashkive dhe vart\u00ebsve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo gjithashtu do t\u00eb paguaj\u00eb pagat e personelit t\u00eb detyruar t\u00eb marr\u00eb pushim t\u00eb papaguar p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se m\u00ebsimi direkt u anulua p\u00ebr t\u00eb parandaluar infeksionin, shkollat \u200b\u200bpublike do t\u00eb vazhdojn\u00eb t&#8217;i paguajn\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e pasiguruar dhe instruktor\u00ebt e kualifikuar, t\u00eb cil\u00ebt normalisht marrin pag\u00eb p\u00ebr or\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbrojtjen e pensionist\u00ebve nga efektet negative t\u00eb s\u00ebmundjes, pensioni minimal u ngrit n\u00eb 1.500 lira turke, nd\u00ebrsa bonuset u transferuan n\u00eb data t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebrkesave, bankat publike do t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb pagesa edhe n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pensionist\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Punimet p\u00ebr projektet e reja spitalore marin vrull<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Erdo\u011fan ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb faza e par\u00eb e nj\u00eb spitali me 2.682 shtret\u00ebr n\u00eb rrethin Ikitelli t\u00eb Stambollit do t\u00eb hapet m\u00eb 20 prill.<\/p>\n\n\n\n<p>Erdo\u011fan ka deklaruar se Turqia do t\u00eb themeloj\u00eb dy spitale t\u00eb tjera me kapacitet prej 1.000 shtret\u00ebrish n\u00eb Stamboll.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, spitalet do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt t\u00eb qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ne do t&#8217;i p\u00ebrfundojm\u00eb ato shpejt, brenda 45 dit\u00ebsh, dhe do t&#8217;i hapim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit ton\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb kuti me produkte higjienike q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb maska dhe kolonj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e mosh\u00ebs 65 vje\u00e7 e m\u00eb lart.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Turqia ofron ndihm\u00eb p\u00ebr vendet q\u00eb luftojn\u00eb COVID-19<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Turqia gjithashtu iu p\u00ebrgjigj thirrjeve t\u00eb vendeve n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb urgjente n\u00eb luftimin e pandemis\u00eb, me d\u00ebrgimin e furnizimeve mjek\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrfshinin pajisje mbrojt\u00ebse personale, ila\u00e7e dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendi shtriu dor\u00ebn e ndihm\u00ebs p\u00ebr gati 30 vende, p\u00ebrfshir\u00eb Republik\u00ebn Turke t\u00eb Qipros Veriore, Kin\u00ebn, Spanj\u00ebn, Italin\u00eb dhe disa vende t\u00eb Ballkanit, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria autorizoi gjithashtu transferimin e 116 respirator\u00ebve n\u00eb Spanj\u00eb, e cila ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr aparate t\u00eb frym\u00ebmarrjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Turqia ka pranuar fal\u00ebnderime nga vendet ku ka d\u00ebrguar ndihm\u00eb, nd\u00ebrsa shefi i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu ka lavd\u00ebruar veprimin e Turqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, drejtori i p\u00ebrgjithshs\u00ebm i OBSH-s\u00eb, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka th\u00ebn\u00eb se solidariteti i Turqis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shembull p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Murat PAKSOY<\/p>\n\n\n\n<p><em>Anadolu Agency <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masat e forta q\u00eb Turqia ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit t\u00eb ri (COVID-19), si dhe sistemi i saj solid i sh\u00ebndetit publik dhe skemat e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12656,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-32142","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32142"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32142"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32143,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32142\/revisions\/32143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}