{"id":32639,"date":"2020-05-26T16:01:44","date_gmt":"2020-05-26T14:01:44","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=32639"},"modified":"2020-05-26T16:02:07","modified_gmt":"2020-05-26T14:02:07","slug":"pengesa-tuniziane-ne-endrrat-e-rendit-rajonal-te-emirateve-te-bashkuara-arabe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=32639","title":{"rendered":"Pengesa tuniziane n\u00eb \u00ebndrrat e rendit rajonal t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/thumbs_b_c_fe02312fb76d088b0507aee1b1abf8a8.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-32640\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/thumbs_b_c_fe02312fb76d088b0507aee1b1abf8a8.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/thumbs_b_c_fe02312fb76d088b0507aee1b1abf8a8-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/thumbs_b_c_fe02312fb76d088b0507aee1b1abf8a8-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>MEHMET RAK\u0130PO\u011eLU<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse i shikojm\u00eb aktivitetet e fundit n\u00eb periudh\u00ebn e fundit, ashtu si\u00e7 theksoi ministri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevl\u00fct \u00c7avu\u015fo\u011flu, mund t\u00eb thuhet leht\u00ebsisht se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb prodhon kaos dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebri. P\u00ebrkund\u00ebr Arabis\u00eb Saudite, partnerit t\u00eb tyre n\u00eb koalicionin n\u00eb Jemen, EBA e cila mb\u00ebshtet separatist\u00ebt n\u00eb jug q\u00eb prishin integritetin territorial t\u00eb vendit, mb\u00ebshtet n\u00eb aspektin financiar dhe diplomatik diktatur\u00ebn mizore t\u00eb Assadit n\u00eb Siri, n\u00eb vendet afrikane si Somalia, p\u00ebrpiqet ta b\u00ebj\u00eb rajonin t\u00eb varur nga vetja duke transferuar fonde n\u00eb organizatat terroriste dhe duke krijuar nj\u00eb mjedis t\u00eb pasigurt. Gjithashtu, trash\u00ebgimtari i frontit n\u00eb EBA dhe Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed, \u00ebsht\u00eb arkitekti kryesor i shum\u00eb projekteve t\u00eb ndyra n\u00eb mesin e tyre edhe shitjen Palestin\u00ebs n\u00eb Izrael me ndihm\u00ebn e Mohammed Dahlan.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebrtimi i rendit rajonal<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>EBA, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb projekteve q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb thelb synon nj\u00eb pik\u00eb; e cila mund t\u00eb p\u00ebrmbledhet si &#8220;p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rendi t\u00eb ri rajonal&#8221; duke zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb koordinuara dhe t\u00eb pavarura nga nj\u00ebri-tjetri me fuqit\u00eb globale si SHBA, Rusia dhe Kina. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, EBA e cila financon mercenar\u00ebt e kompanis\u00eb Wagner n\u00eb Libi dhe mb\u00ebshtet pu\u00e7istin Haftar, v\u00ebrehet se m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me rus\u00ebt. Abu Dhabi q\u00eb bashk\u00ebpunon me regjimin e Assadit n\u00eb Siri, me Kin\u00ebn afrohet n\u00eb aspektin ekonomik, kulturor dhe diplomatik me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrpiqet q\u00eb balancoj but\u00ebsisht SHBA-t\u00eb. Vendi i cili ka nj\u00eb kapacitet tejet t\u00eb kufizuar ushtarak, n\u00eb nd\u00ebrtimin e rendit rajonal ka nevoj\u00eb p\u00ebr aleat\u00eb rajonal. Megjithat\u00eb, EBA, n\u00eb rendin rajonal q\u00eb d\u00ebshiron ta nd\u00ebrtoj\u00eb, po bie pre n\u00eb sfidat e Turqis\u00eb si nj\u00eb fuqi rajonale. Prandaj EBA tregon kujdes pikat n\u00eb t\u00eb cilat Turqia \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb lidhje me vendosjen e rendit rajonal. Aktivitetet e Abu Dhabi n\u00eb Libi dhe krizat e nd\u00ebrlidhura me k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb lexohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Aktor\u00ebt q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb rendin q\u00eb EBA d\u00ebshiron t\u00eb vendos, politikat e tyre t\u00eb paanshme si n\u00eb Jemen, Libi ose marr\u00ebdh\u00ebniet e af\u00ebrta me Turqin\u00eb, shkakton q\u00eb Abu Dhabi t\u00eb sulmoj aktor\u00ebt e lart\u00ebp\u00ebrmendur. Sulmet e EBA-s ndaj Marokut dhe Tunizis\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Luft\u00eb me l\u00ebvizjet islame<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb n\u00ebn-element i EBA-s p\u00ebr vendosjen e rendit rajonal \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj \u00e7do l\u00ebvizje islame q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e regjimit. Kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u vazhduar brenda vendit, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb Gjirit, n\u00eb nivel t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. P\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb proces jasht\u00eb-gjyq\u00ebsor ndaj t\u00eb gjith\u00eb reformist\u00ebve n\u00eb krye me gazetar\u00ebt kritikues si Ahmed Mansoor, n\u00eb nivel t\u00eb Gjirit \u00ebsht\u00eb duke u zbatuar nj\u00eb embargo ndaj Katarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nikoqir i emrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane. EBA n\u00eb nivel rajonal, gjithashtu ka filluar nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pa em\u00ebruar kund\u00ebr aktor\u00ebve si Turqia q\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar interesat e tyre p\u00ebrputhen me Ihvanin. N\u00eb shkall\u00eb globale, EBA e cila ka gjetur nj\u00eb mund\u00ebsi te presidenti amerikan Donald Trump, \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar veprimtari t\u00eb lobimit duke e t\u00ebrhequr SHBA-t\u00eb af\u00ebr saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr aktor\u00ebve q\u00eb zhvillon n\u00eb k\u00ebto tre shkalla, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr vazhdon bashk\u00ebpunimin me fuqit\u00eb e m\u00ebdha si Kina dhe Rusia.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse kjo politik\u00eb e jashtme ambicioze dhe agresive e EBA-s e tejkalon kapacitetin e saj, ambiciet politike parandalon q\u00eb elita politike n\u00eb Abu Dhabi t\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale. K\u00ebshtu q\u00eb, pavar\u00ebsisht ndikimit t\u00eb koronavirusit ndaj ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, EBA, vazhdon aktivitetet jasht\u00eb kufirit me kosto t\u00eb lart\u00eb. Shembujt e fundit t\u00eb k\u00ebsaj politike mund t\u00eb shihet se jan\u00eb vendet e Afrik\u00ebs veriore. EBA e cila mundohet t\u00eb tregoj\u00eb si t\u00eb pasuksesshme luft\u00ebn e Marokut kund\u00ebr koronavirusit, n\u00eb dit\u00ebt e fundit sh\u00ebnjestron edhe Tunizin\u00eb. Sh\u00ebnjestrimi i Tunizis\u00eb nga EBA p\u00ebrmban kodet e ngjashme si ato t\u00eb sulmeve ndaj Marokut. Pra, me an\u00eb t\u00eb troleve t\u00eb rrjeteve sociale, EBA, sulmoi Marokun dhe nj\u00eb sulm t\u00eb ngjash\u00ebm d\u00ebshiron t&#8217;i b\u00ebj\u00eb Tunizis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Instrumentalizimi i mediave dhe deklaratat p\u00ebr grusht shteti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kanali Al-Arabiya e financuar nga Arabia Saudite me qend\u00ebr n\u00eb EBA, pretendoi se Rached Ghannouchi, i cili u kthye n\u00eb vendin e tij nga jeta n\u00eb m\u00ebrgim me &#8220;Revolucionin Jasmine&#8221; posedon nj\u00eb pasuri t\u00eb dyshimt\u00eb. Nj\u00eb zgjerim i aksit EBA-Arabia Saudite, televizioni Al Ghad (Nes\u00ebr) \u00e7\u00ebshtjen d\u00ebshiron q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Kanali i themeluar nga Mohammed Dahlan me kapital t\u00eb EBA-s, \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb perceptim se populli tunizian nuk i beson qeveris\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb duke hetuar pretendimet. Pretendimet n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrkoi me nj\u00eb periudh\u00eb kur n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Tunizis\u00eb flitet rreth rezultatit ekonomik q\u00eb kan\u00eb shkaktuar masat e marr\u00eb kund\u00ebr koronavirusit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim EBA, mund t\u00eb thuhet se politik\u00ebn e brendshme n\u00eb Tunizi \u00ebsht\u00eb duke ndjekur me lidhjet e saj t\u00eb brendshme. EBA n\u00eb vitin 2013 mb\u00ebshteti protestat kund\u00ebr Nahda, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2014 p\u00ebr t\u00eb balancuar Nahda-n mb\u00ebshteti partin\u00eb Nida t\u00eb Tunizis\u00eb; u p\u00ebrpoq p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb an\u00ebn e saj presidentin Essebsi p\u00ebr t\u00eb prishur koalicionin Nahda-Nida, krijuar si rezultat i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2014. Ngjash\u00ebm financoi edhe protestat anti-qeveritare t\u00eb vitit 2018. Krijoi nj\u00eb kriz\u00eb artificiale duke marr\u00eb nj\u00eb vendim skandaloz p\u00ebr parandalimin e hyrjes s\u00eb grave tuniziane n\u00eb EBA. Gjithashtu duke mb\u00ebshtetur shum\u00eb aktor\u00eb n\u00eb mesin e tyre ministrat si Lotfi Brahem dhe liderin e Partis\u00eb Zemra e Tunizis\u00eb, Nabil Karoui, d\u00ebshironte t\u00eb jap drejtim politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb vendit. Por n\u00eb \u00e7do hap EBA ishte e pasuksesshme.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kriz\u00ebn e krijuar n\u00ebp\u00ebrmjet Ghannouchi, boshti saudit-EBA me ndihm\u00ebn e &#8220;mizave&#8221; t\u00eb saj elektronike b\u00ebri thirrje n\u00eb mediat sociale p\u00ebr vot\u00ebbesimin e qeveris\u00eb tuniziane p\u00ebrmes nj\u00eb referendumi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb mediat e aktor\u00ebve t\u00eb status-quo, Al Arabiya dhe Sky News, emra t\u00eb till\u00eb si Abir Musa, shpesh kan\u00eb filluar t\u00eb kritikojn\u00eb Ghannouchi, duke theksuar se ajo q\u00eb ndodhi pas dhjetorit 2010 nuk ishte nj\u00eb revolucion. K\u00ebshtu, n\u00eb Tunizi, politika nga Libia evoloi n\u00eb politik\u00ebn e brendshme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kthimi i Tunizis\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr n\u00eb nyj\u00ebn libiane<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ekzistojn\u00eb dy arsye kryesore pse Maroku, Tunizia dhe Algjeria jan\u00eb sh\u00ebnjestra e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe. Arsyeja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta aktor\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb rendit rajonal q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb vendoset n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, aktor\u00ebt e p\u00ebrmendur nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bllokun e status quo-s\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite dhe po ndjekin nj\u00eb politik\u00eb relativisht t\u00eb pavarur. Prandaj, ankthi kryesor i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb Tunizia dhe aktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si Maroku dhe Algjeria n\u00eb Afrik\u00ebn e Veriut t\u00eb jen\u00eb veg\u00ebl e rendit t\u00eb ri rajonal q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb. Arsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzistenca e pakicave dhe \/ ose l\u00ebvizjeve shumic\u00eb islame n\u00eb vendet e lartp\u00ebrmendura t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, synimi i EBA jan\u00eb vendet q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn &#8220;hegjemonin\u00eb&#8221; e saj dhe vendet q\u00eb tolerojn\u00eb l\u00ebvizjet islame.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb sh\u00ebnjestrimi i Ghannouchi dhe Tunizia, n\u00eb fakt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekuilibrin n\u00eb Libi. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Emiratet e Bashkuara Arabe, p\u00ebrmes Ghannouchi, duan t\u00eb drejtojn\u00eb politik\u00ebn tuniziane, \u00ebsht\u00eb n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e brendshme n\u00eb Libi dhe t\u00eb kufizojn\u00eb fuqin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb Turqis\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb luftojn\u00eb l\u00ebvizjet islame apo demokracin\u00eb. Libia, e cila ka mbetur neutrale p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha tundimeve politike t\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe gjat\u00eb kriz\u00ebs, po shqet\u00ebson Abu Dhabin. Edhe pse qeveria legjitime e Libis\u00eb pretendon se aleanca e Turqis\u00eb, Tunizis\u00eb dhe Algjeris\u00eb mb\u00ebshtesin qeverin\u00eb e Tripolit, Tunizia nuk ka lejuar q\u00eb territori i saj t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar ndihm\u00eb ushtarake p\u00ebr qeverin\u00eb e Sarraj. Prandaj, si rezultat i interesave t\u00eb saj, Tunizia nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb an\u00ebn e Emiratet e Bashkuara Arabe, as n\u00eb an\u00ebn e Turqis\u00eb. Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mund t\u00eb tolerojn\u00eb faktin se Tunizia \u00ebsht\u00eb neutrale. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, takimi i Presidentit tunizian Saied me Presidentin e K\u00ebshillit Shtet\u00ebror Khalid al-Mishri, nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb legjitime n\u00eb Libi, urimi i kryetarit t\u00eb Parlamentit Tunizian Rached al-Ghannouchi kryeministrin e Libis\u00eb, Fayez al-Sarraj m\u00eb 18 maj me rastin e \u00e7lirimit t\u00eb baz\u00ebs ushtarake strategjike n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb vendit al-Watiya nga milicit\u00eb e Haftar si dhe biseda e Ghannoushi me Erdo\u011fan pas mbledhjes s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me Libin\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime. Fakti q\u00eb Tunizia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr p\u00ebr Emiratet e Bashkuara Arabe \u00ebsht\u00eb kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb balancit t\u00eb fuqis\u00eb n\u00eb Mesdheun Lindor. Marr\u00ebveshja e Turqis\u00eb me qeverin\u00eb legjitime t\u00eb Sarraj n\u00eb Libi, e njohur nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe ofrimi i ndihm\u00ebs ushtarake dhe kan\u00eb ndryshuar balanc\u00ebs n\u00eb Libi.<\/p>\n\n\n\n<p>Emiratet e Bashkuara Arabe e kan\u00eb mb\u00ebshtetur prej koh\u00ebsh Haftarin duke financuar mercenar\u00eb rus\u00eb dhe duke d\u00ebrguar avion\u00eb ushtarak\u00eb me municion. Ndihma dhe nd\u00ebrhyrja ushtarake e Turqis\u00eb, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb Sarraj n\u00eb dhjetor, ka kontribuar n\u00eb ndryshimin e loj\u00ebrave n\u00eb Mesdheun Lindor n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e Emiratet e Bashkuara Arabe. EBA po p\u00ebrpiqen t\u00eb forcojn\u00eb Haftarin duke p\u00ebrfshir\u00eb Tunizin\u00eb n\u00eb ekuacionin Libian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyll humbjen. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si n\u00eb rastin e Iran-Siri, ata p\u00ebrdorin ndihm\u00ebn humanitare si arm\u00eb. [1] Sipas Al-Quds al-Arabi, Emiratet e Bashkuara Arabe d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb Tunizin\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb koronavirusin. Biseda telefonike midis Bin Zayed dhe Kais Saied m\u00eb 14 prill ndezi polemik\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Tunizis\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz k\u00ebt\u00eb bised\u00eb, e cila u zhvillua midis dy vendeve pas shum\u00eb vitesh, e kan\u00eb interpretuar se Zayed n\u00ebn pretekstin e ndihm\u00ebs humanitare, d\u00ebshiron ta t\u00ebrheq\u00eb Tunizin\u00eb n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn libiane. N\u00eb fakt, kontakti i Bin Zayed me Tunizin\u00eb erdhi pasi Haftar humbi kontrollin mbi rajonin kufitar Tunizi-Libi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mund t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nevoj\u00ebs milicit\u00eb e mb\u00ebshtetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Tunizi. Por ajo q\u00eb d\u00ebshiron me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Abu Dhabi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Tunizia, e cila \u00ebsht\u00eb gjeografikisht af\u00ebr Haftarit, t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ushtarak dhe politik. Prandaj Emiratet e Bashkuara Arabe duke e p\u00ebrdorur Haftarin n\u00eb lindje t\u00eb vendit, dhe Tunizia n\u00eb per\u00ebndim po p\u00ebrpiqet ta vendos qeverin\u00eb e Tripolit n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. EBA me k\u00ebto hapa gjithashtu duan ta mbajn\u00eb Tunizin\u00eb larg afrimit me Turqin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rezultat, p\u00ebrpjekjet e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe p\u00ebr t\u00eb drejtuar politik\u00ebn e brendshme dhe t\u00eb jashtme tuniziane p\u00ebrmes Ghannouchit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me krijimin e nj\u00eb rendi rajonal t\u00eb parashikuar nga Abu Dhabi. Rendi rajonal i planifikuar parashikon pasivizimin e l\u00ebvizjeve islame, me instrumente ekonomik\u00eb udh\u00ebheqja politikave t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb vendeve, dhe kufizime i aktor\u00ebve t\u00eb till\u00eb si Turqia. Sulmet e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe n\u00eb vendet e Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut, p\u00ebrfshir\u00eb Tunizin\u00eb, gjithashtu i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebsaj imagjinate. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse p\u00ebrpjekjet e Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe p\u00ebr t\u00eb parandaluar l\u00ebvizjen demokratike tuniziane duke synuar Ghannouchin nuk jan\u00eb t\u00eb pavarura nga lufta e elit\u00ebs politike n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe kund\u00ebr l\u00ebvizjeve demokratike n\u00eb rajon. Sulmet e Abu Dhabi ndaj Tunizis\u00eb jan\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e nj\u00eb lufte pa em\u00ebr me Turqin\u00eb. N\u00eb fakt, Abu Dhabi po p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Tunizin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos mb\u00ebshtetur aktivitetet e saj n\u00eb Libi dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me Ankaran\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrdor mediat sociale si arm\u00eb kund\u00ebr Tunizis\u00eb koh\u00ebt e fundit, duke p\u00ebrdorur fuqin\u00eb e saj financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>[Mehmet Rakipo\u011flu akademik n\u00eb Departamentin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Batmanit, vazhdon doktoratur\u00ebn e tij n\u00eb Institutin e Lindjes s\u00eb Mesme n\u00eb Universitetin Sakarya].<\/p>\n\n\n\n<p><em>Anadolu Agency<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MEHMET RAK\u0130PO\u011eLU N\u00ebse i shikojm\u00eb aktivitetet e fundit n\u00eb periudh\u00ebn e fundit, ashtu si\u00e7 theksoi ministri i Jasht\u00ebm i Turqis\u00eb, Mevl\u00fct \u00c7avu\u015fo\u011flu, mund t\u00eb thuhet leht\u00ebsisht se Emiratet e Bashkuara&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32640,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-32639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32639"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32639"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32642,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32639\/revisions\/32642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/32640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}