{"id":32742,"date":"2020-06-06T11:54:31","date_gmt":"2020-06-06T09:54:31","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=32742"},"modified":"2020-06-06T11:54:31","modified_gmt":"2020-06-06T09:54:31","slug":"gjersa-bota-lufton-me-covid-19-kosova-ne-lufte-per-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=32742","title":{"rendered":"Gjersa bota lufton me COVID-19, Kosova n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"852\" height=\"474\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/kuv-kos-e1467895081999.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-12834\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/kuv-kos-e1467895081999.jpg 852w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/kuv-kos-e1467895081999-300x167.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/kuv-kos-e1467895081999-768x427.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 852px) 100vw, 852px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur e gjith\u00eb bota lufton me koronavirusin e ri (COVID-19), Kosova, vendi m\u00eb i ri i Evrop\u00ebs q\u00eb lufton me kriz\u00eb politike, pas rreth tre muajsh m\u00eb 3 qershor fitoi qeveri t\u00eb re. <\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri i ri i qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe Aleanca e Ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe si dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive t\u00eb minoriteteve n\u00eb vend, u b\u00eb Avdullah Hoti. K\u00ebshtu, ai u b\u00eb kryeminisri i pest\u00eb i vendit pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse kan\u00eb kaluar pak vite, p\u00ebrkat\u00ebsisht 12 vite q\u00eb nga pavar\u00ebsia, Kosova deri m\u00eb sot shkoi n\u00eb shtat\u00eb zgjedhje parlamentare (kat\u00ebr prej t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb parakohshme). Qeveria aktuale u formua pasi presidenti i vendit Hashim Tha\u00e7i e em\u00ebroi si mandatar Avdullah Hotin nga LDK, partneri i koalicionit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kaluar, t\u00eb shkarkuar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vote mosbesimi. N\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre zhvillimeve, n\u00eb opinionin publik po diskutohet jet\u00ebgjat\u00ebsia e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb Kosov\u00eb, e cila n\u00eb periudh\u00ebn e fundit shpeshher\u00eb ka ndryshuar ekzekutivin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si erdhi deri k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit, qeveria e koalicionit mes Vet\u00ebvendosjes (VV), partia me m\u00eb shum\u00eb vota t\u00eb fituara, si dhe LDK-s\u00eb, partia e dyt\u00eb, erdhi n\u00eb detyr\u00eb pas rreth 4 muajsh. Dy partit\u00eb ishin dakorduar pas bisedimeve t\u00eb gjata se kujt do t&#8217;i takojn\u00eb dhe si do t\u00eb jet\u00eb ndarja e posteve t\u00eb kryetarit t\u00eb kuvendit, zv\/kryeministrave dhe ministrave. Glauk Konjufca nga VV, i cili m\u00eb par\u00eb ishte zgjedhur kryeparlamentar, kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje duke u em\u00ebruar Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, kurse Vjosa Osmani, kandidatja p\u00ebr kryeministre e LDK-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme, ishte zgjedhur kryeparlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova, e cila bashk\u00eb me Malin e Zi ishte nj\u00eb nd\u00ebr shtetet q\u00eb m\u00eb s\u00eb voni raportoi raste me COVID-19, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb me virusin, u shnd\u00ebrrua n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb &#8220;grindjeve p\u00ebr fron&#8221;. Zbatimi i programit politik dhe lufta kund\u00ebr COVID-19 e Albin Kurtit, i cili nga opozita dhe partneri i tij LDK u shpall si &#8220;person i pad\u00ebshiruesh\u00ebm&#8221;, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr prej 50 dit\u00ebve mbeti n\u00eb gjys\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb shkaktoi fillimin e ngjarjeve ishte kur Kurti shkarkoi Agim Veliun, Ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Administrat\u00ebs Publike nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, me arsyetimin se nxiti panik t\u00eb panevojsh\u00ebm te qytetar\u00ebt gjat\u00eb fillimit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 dhe se kund\u00ebrshtonte q\u00ebndrimin e kryeministrit n\u00eb lidhje me shpalljen gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme. M\u00eb pas, ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, deklaroi se p\u00ebr shkarkimin e Veliut nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar, dhe m\u00eb pas u inicua mocion mosbesimi n\u00eb kuvend p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Kurti. Kreu i LDK-s\u00eb gjithashtu theksoi se Kurti po rrezikonte marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb, duke mos e hequr tarif\u00ebn 100 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnj\u00eb Hercegovina.<\/p>\n\n\n\n<p>LDK dhe disa parti kryesore politike, n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga SHBA, p\u00ebr t\u00eb rifilluar dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, k\u00ebrkonte q\u00eb Kosova t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga tarifa ndaj fqinjit t\u00eb saj. Megjithat\u00eb, Albin Kurti ishte i mendimit q\u00eb zbatimi i tarif\u00ebs 100 p\u00ebr qind n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb vendit t\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrrohet me &#8220;reciprocitet ekonomik dhe politik&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e m\u00ebparshme e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr mallrat q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia dhe Bosnj\u00eb dhe Hercegovina vendosi t\u00eb zbatoj\u00eb tarif\u00eb 100 p\u00ebr qind, p\u00ebr arsye t\u00eb propagand\u00ebs serbe kund\u00ebr Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por qeveria e Kurtit n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti kishte vendosur q\u00eb tarifa t\u00eb hiqet gradualisht dhe n\u00eb vend t\u00eb saj t\u00eb zbatohet reciprociteti. Qeveria e Prishtin\u00ebs kishte p\u00ebrjashtuar Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebn nga reciprociteti, duke hequr tarif\u00ebn ndaj mallrave nga ky vend.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb reciprocitetit, muajin e kaluar qeveria kosovare vendosi q\u00eb t\u00eb mos lejohen dokumentet p\u00ebr produkte bujq\u00ebsore dhe industriale q\u00eb mohojn\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ndalohen dokumentet p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore dhe industriale q\u00eb p\u00ebrdorin emra t\u00eb vendeve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb elemente t\u00eb tjera n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, emrat e vendeve n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, por pa em\u00ebrtimin e shtetit, q\u00eb nuk i referohen me Republika e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrmbajn\u00eb \u00e7far\u00ebdo elementi q\u00eb mohon pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre zhvillimeve, koalicioni qeveritar VV-LDK, p\u00ebr shkak t\u00eb kontestve mes tyre, u rr\u00ebzua me nj\u00eb mocion mosbesimi n\u00eb kuvend, rreth dy muaj pasi erdhi n\u00eb detyr\u00eb. M\u00eb pas, presidenti Hashim Tha\u00e7i em\u00ebroi Avdullah Hotin nga LDK, partia e dyt\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb fundit, p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb, por ky vendim kishte hasur n\u00eb reagimin e VV-s\u00eb, e cila e \u00e7oi vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, gjykata njoftoi se vendimi i Tha\u00e7it nuk \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebligjsh\u00ebm, me \u00e7&#8217;rast u hap rruga p\u00ebr votimin e qeveris\u00eb s\u00eb re n\u00eb kuvend.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ka do t\u00eb ndodh\u00eb tani?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb axhend\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt nuk parashihen zgjedhje ose zgjedhje t\u00eb parakohshme. VV, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb parti opozitare, sipas anketave g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e popullit, por nuk posedon ndonj\u00eb platform\u00eb ku mund ta testoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>VV nga kjo jav\u00eb njoftoi protesta n\u00eb mbar\u00eb vendin. Ajo gjithashtu filloi mbledhjen e n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kurioziteti se sa do t\u00eb jet\u00eb e suksesshme n\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebrderisa COVID-19 \u00ebsht\u00eb tema kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, d\u00ebnimi i Etem Arifit, deputet nga radh\u00ebt e komunitetit t\u00eb ashkalinj\u00ebve, me nj\u00eb vit e tre muaj burgim p\u00ebr nj\u00eb krim (mashtrim me subvencione) shkaktoi habi. Sipas kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, personat q\u00eb d\u00ebnohen me nj\u00eb vit e m\u00eb tep\u00ebr, humbin statusin e deputetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, qeveria e re e cila mori vot\u00ebbesim me numra t\u00eb votave ku luan rol edhe vet\u00ebm nj\u00eb vot\u00eb, v\u00eb n\u00eb dyshim vlefshm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb re. N\u00ebse rikujtojm\u00eb, qeveria e re kishte ardhur n\u00eb detyr\u00eb me vot\u00ebn e shumic\u00ebs absolute n\u00eb kuvend. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kurioziteti se \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebj\u00eb VV n\u00eb lidhje me rastin. N\u00ebse nuk merret vendim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, vendi pritet q\u00eb t\u00eb zgjedh presidentin n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrkaq, zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbahen n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qeveria Hoti dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Turqin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politikani kosovar \u00ebsht\u00eb lindur m\u00eb 4 shkurt 1974 n\u00eb Rahovec. Ai ishte kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb vitit 2017, nd\u00ebrsa mes viteve 2014-2017 ishte Minist\u00ebr i Financave. N\u00eb qeverin\u00eb e kaluar ishte zv\/kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrsa mbetet t\u00eb shihet se si do ta qeveris\u00eb qeverin\u00eb e re t\u00eb koalicionit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2018, Agjencia Turke e Inteligjenc\u00ebs (MIT) n\u00eb bashk\u00ebpunim aktiv me inteligjenc\u00ebn e Kosov\u00ebs kishte realizuar nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj struktur\u00ebs s\u00eb Organizat\u00ebs Terroriste FETO\/Struktur\u00ebs s\u00eb Shtetit Paralel (FETO\/PDY) n\u00eb Ballkan, duke sjell\u00eb n\u00eb Turqi gjasht\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, u organizua nj\u00eb seanc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kuvend p\u00ebr hetimin e rastit, me k\u00ebrkes\u00ebn e LDK-s\u00eb dhe VV-s\u00eb q\u00eb ishin parti opozitare, si dhe nga Grupi i Deputet\u00ebve t\u00eb Pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, rekomandimet e propozuara nga LDK u miratuan me 59 vota pro dhe nj\u00eb abstenim nga 64 deputet\u00eb sa ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e kuvendit. Rekomandimet ishin si n\u00eb vijim:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;E para, formohet komisioni hetimor parlamentar p\u00ebr ndri\u00e7imin e rastit t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb gjasht\u00eb shtetasve turq me dat\u00ebn 29 mars 2018. E dyta, k\u00ebrkohet nga grupet parlamentare q\u00eb brenda tre dit\u00ebsh t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb kryesin\u00eb e kuvendit emrat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision. E treta, n\u00eb funksion t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, kuvendi obligon t\u00eb gjitha institucionet relevante q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave t\u00eb komisionit hetimor dhe e kat\u00ebrta, kuvendi mandaton komisionin hetimor t\u00eb shqyrtoj\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e procedurave t\u00eb ndjekura, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe ligjeve n\u00eb fuqi&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Hoti, i cili at\u00ebkoh\u00eb ishte Shefi i Grupit Parlamentar i partis\u00eb s\u00eb tij, kishte theksuar: &#8220;Ne t\u00eb gjith\u00eb u shtang\u00ebm nga lajmi se gjasht\u00eb shtetas turq ishin kidnapuar n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs. Ata u dep\u00ebrtuan me urgjenc\u00eb n\u00eb Turqi. AKI (Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb) kishte k\u00ebrkuar revokimin e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit pasi sipas saj p\u00ebrb\u00ebnin rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Departamenti p\u00ebr shtet\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kishte revokuar lejen e q\u00ebndrimit. P\u00ebr shkak t\u00eb deportimit me urgjenc\u00eb, ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb ankes\u00ebs&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai m\u00eb tej u shpreh se imazhi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar seriozisht, pasi konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndalojn\u00eb rrept\u00ebsisht d\u00ebbimin e shtetasve n\u00eb vendet ku rrezikohet trajtimi i tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Tentimi p\u00ebr shfuqizimin e ligjeve t\u00eb specializuara dhe deportimi i shtetasve turq krijon pasiguri te qytetar\u00ebt dhe miqt\u00eb tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Shteti i Kosov\u00ebs, me orientim t\u00eb qart\u00eb euro-atlantik, duhet t\u00eb ruaj\u00eb rendin kushtetues dhe t\u00eb siguris\u00eb, shtyllat e demokracis\u00eb dhe orientimit gjeostrategjik. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb cenuar t\u00eb enjten e jav\u00ebs q\u00eb shkoi, p\u00ebrmes interferimit t\u00eb Ambasad\u00ebs Turke, apo edhe t\u00eb vet Presidentit Erdogan, n\u00eb jet\u00ebn politike e institucionale t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb mbetet t\u00eb shihet \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie do t\u00eb ket\u00eb qeveria e re me Turqin\u00eb. N\u00eb prapaskenat diplomatike flitet q\u00eb ky q\u00ebndrim i Hotit buron nga fakti se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte n\u00eb opozit\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn e re me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb pushtetit do t\u00eb zhvilloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Turqin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dzihat Aliju (Anadolu Agency) <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur e gjith\u00eb bota lufton me koronavirusin e ri (COVID-19), Kosova, vendi m\u00eb i ri i Evrop\u00ebs q\u00eb lufton me kriz\u00eb politike, pas rreth tre muajsh m\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12834,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-32742","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32742"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32742"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32742\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32743,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32742\/revisions\/32743"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}