{"id":32956,"date":"2020-06-29T19:27:10","date_gmt":"2020-06-29T17:27:10","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=32956"},"modified":"2020-06-29T19:31:34","modified_gmt":"2020-06-29T17:31:34","slug":"hannibal-ante-portas-i-absurd-i-lsdm-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=32956","title":{"rendered":"\u201cHannibal ante portas\u201d-i absurd i LSDM-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-25838\" width=\"335\" height=\"286\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png 720w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1-300x257.png 300w\" sizes=\"(max-width: 335px) 100vw, 335px\" \/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Paradit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, thirrur median p\u00ebrball\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore Civile \u2013 Shkup, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe spektaklin panoramik t\u00eb \u201creform\u00ebs\u201d n\u00eb gjyq\u00ebsor, ish kryeministri dhe kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr Zoran Zaev, me nj\u00eb q\u00ebndrim stoik para dyerve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb civile, sikur n\u00eb th\u00ebnien e famsh\u00ebm latine t\u00eb luft\u00ebs triumfuese t\u00eb Hanibalit ndaj Rom\u00ebs, \u201cHanibal ante portas\u201d (Hanibali \u00ebsht\u00eb para dyerve), na deklaroi se ne tre vitet e kaluara, qeveria e tij paska vendosur shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. M\u00eb pastaj, vet\u00eb &#8211; kund\u00ebrshtuesh\u00ebm, vazhdon t\u00eb deklaroj\u00eb at\u00eb q\u00eb premtonte para tre viteve gjat\u00eb publikimit t\u00eb bombave \u2013p\u00ebrgjimeve (harruar se ka qeverisur tri vite). Para portave t\u00eb gjykat\u00ebs, vazhdon e deklaron: \u201cKoha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi. Nuk ka m\u00eb kompromis me drejt\u00ebsin\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb obligim t\u00eb akuzojn\u00eb (prokuror\u00ebt) dhe gjykojn\u00eb (gjyqtar\u00ebt), t\u00eb japin drejt\u00ebsi, dhe jo t\u00eb njejt\u00ebn ta bllokojn\u00eb. Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb i gjithi do t\u00eb pastrohet nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e korruptuar. Ata gjyqtar q\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe me q\u00ebllim vjet\u00ebrsojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb, me automatiz\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrjashtohen, q\u00eb t`ju lihet hap\u00ebsir\u00eb atyre t\u00eb cil\u00ebve me ndershm\u00ebri dhe profezionaliz\u00ebm e ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn. Do t\u00eb filloj\u00eb evidentimi detal i gjendjes s\u00eb pasuris\u00eb se gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve, si dhe revizion pre 5 % i t\u00eb gjith\u00eb akgjykimeve n\u00eb 5 vitet e fundit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shorti mes l\u00ebnd\u00ebve.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Njeriu q\u00eb gati tre vite ka udh\u00ebhequr ekzekutivin dhe q\u00eb n\u00eb qeverisjen e tij ka d\u00ebshtuar Prokuroria Speciale; K\u00ebshilli p\u00ebr Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi (ku ishte kryetar i saj); ka d\u00ebshtuar cfar\u00ebdo rezultati pozitiv i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor dhe prokurorial, si mbykqyr\u00ebs i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, e faktuar kjo edhe nga raportet e fundit nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, ky politikan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, harron edhe se kuptohen qart\u00eb pazaret e vazhdueshme n\u00eb kurriz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me t\u00eb akuzuar dhe t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb p\u00ebrgjimev\u00eb, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit mb\u00ebshtetje parlamentare p\u00ebr ligjet e njohura, akoma ky ka guximin t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Ky kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, ka guximin t`ju shes\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parrull\u00eb propagandistike t\u00eb para tri viteve, p\u00ebr reformimin e gjyq\u00ebsorit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb amatore dhe t\u00eb palogjikshm\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e qeveris\u00eb. Pa na treguar nj\u00eb projektligj konkret dhe t\u00eb provuesh\u00ebm n\u00eb shtete tjera, se si ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shkarkosh gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb me propagand\u00eb partiake t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, me vullnet qeveritar, \u00ebsht\u00eb absurde. Po pse qeveria q\u00eb drejtoi me vite, nuk b\u00ebri k\u00ebto shkarkime t\u00eb ndar\u00ebsve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykata?! Tragjikomike, me injoranc\u00ebn e pap\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb aspektin e jurisprudenc\u00ebs, p\u00ebr at\u00eb se si b\u00ebhet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, kush e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe kush duhet t\u00eb jet\u00eb garant i k\u00ebsaj reforme, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Shkarkimet, em\u00ebrimet dhe avancimet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb i p\u00ebrcakton ligji, dhe ligji ka ekzistuar sot e mot, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb formuar sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb shtet. I gjith\u00eb problemi q\u00ebndron tek subjekti q\u00eb duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin, dhe ky subjekt nuk detyrohet para ekzekutivit apo t\u00eb ndikohet nga fjalimet e para dyerve t\u00eb gjykatave t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb qeverive dhe partive politike, se si duhet t\u00eb veproj\u00eb me aktgjykimet dhe procedimet e l\u00ebnd\u00ebve gjyqesore. P\u00ebrjashtuar ato l\u00ebnd\u00eb gjyq\u00cbsore q\u00eb qeveria, kryetar\u00eb e funksionar\u00eb, p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb tyre, i kryejn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet telefonave privat me sekser\u00ebt e tyre n\u00eb sist\u00ebm.<br>Reformimin e v\u00ebrtet\u00eb konform ligjit, mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm mekanizmi ligjor, at\u00eb q\u00eb Zaevi dhe klika e tij e ka frik\u00eb prej v\u00ebrteti, duhet ta b\u00ebj\u00eb dhe mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm mekanizmi ligjor i vetingut t\u00eb plot\u00eb, nga trupa t\u00eb specializuar, mbikqyrur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe provuar suksessh\u00ebm n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendeve tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi injorante n\u00eb aspektin e jurisprudenc\u00ebs (supozojm\u00eb gjithmon\u00eb se ka q\u00ebllim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr reformuar drejt\u00ebsin\u00eb) edhe 1000 vjet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet, LSDM-ja nuk mund t\u00eb reformoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. Ligji i ri i prokuroris\u00eb Publike, ska lidhje me luftimin e korrupsionit dhe paaft\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, sepse ai nuk kontrollon subjektin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk mund t\u00eb reformohet drejt\u00ebsia me vullnet qeveritar, duke ju lexuar parimet e drejt\u00ebsise K\u00ebshillave gjyq\u00ebsor. K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor jo vet\u00ebm q\u00eb ska motiv dhe kapacitet kadrovik t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbykqyrjen e aktgjkyqimeve nga gjykatat themelore dhe t\u00eb apelit, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb trup\u00eb partiake e cili godet, apo m\u00eb mir\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb shantazhon gjyqtar\u00ebt n\u00eb interes t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pushtetshem politikisht dhe financiarisht t\u00eb lidhur me politik\u00ebn. Se p\u00ebr at\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ndahet n\u00eb gjykatat ku gjykohet populli, theksuar edhe gjykime me konotacion etnik \u2013 racist ndaj shqiptar\u00ebve, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb inekzistent si mekaniz\u00ebm, sepses s\u2019ka past\u00ebrtin\u00eb, aft\u00ebsin\u00eb dhe vullnetin e provuar nga filtrat e vetingut (p\u00ebrjashtuar ndonj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillave gjyq\u00ebsor dhe prokurorial, t\u00eb cil\u00ebt si t\u00eb vet\u00ebm smund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb). Madje mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb K\u00ebshill mbules\u00eb, varrmih\u00ebs i \u201cviktimave\u201d nga gjykatat dhe prokurorit\u00eb e korruptuara.<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk ishte Zoran Zaevi i cili projektligjin e partnerit t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, BDI-s\u00eb, p\u00ebr vetingun n\u00eb gjyq\u00ebsor, e kund\u00ebrshtonte me form\u00eb ironie, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse do b\u00ebhej nj\u00eb veting i till\u00eb si n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb administrative, do te mbetemi pa gjyqtar\u00eb, prandaj edhe s\u2019mund t\u00eb aplikohet. A n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Hannibal ante portas absurd i LSDM-s\u00eb, k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, para dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs civile n\u00eb Shkup, shpalos ofert\u00ebn partiake, verifikimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, t\u00eb njejt\u00ebn p\u00ebrall\u00eb q\u00eb e tregonte k\u00ebto vite qeverisjeje, me kontrollin e komisionit p\u00ebr antikorrupsion. Paramendoni, ky kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe qeveria e tij, do t\u00eb shkarkoka me automatiz\u00ebm prokuror\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vjet\u00ebrsojn\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm l\u00ebnd\u00ebt penale! \u00c7far\u00eb i duket vetja zot\u00ebris\u00eb, K\u00ebshill prokurorial apo mekaniz\u00ebm vetingu n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit?! Edhe sikur t\u00eb ishte t\u00eb dyja bashk\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri do duhej t\u00eb ishte shkarkimi i parcaktuar ligj\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb! Pa l\u00ebre kur thot\u00eb q\u00eb 5% e aktgjykimeve q\u00eb nga viti 2005, do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb revizion sipas nj\u00eb shorti t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm. Loj\u00ebra fati me drejt\u00ebsin\u00eb. T\u00eb lutet pupulli i shkret\u00eb viktima e gjyq\u00ebsorit, tju bie shorti i revizionit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00ebn e fatit t\u00eb 5%. Nejse, edhe ashtu \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar vendi n\u00eb Las Vegasin e Ballkanit t\u00eb bixhozit, por m\u00eb nj\u00eb dallim, tek ne lul\u00ebzon mjerimi, atje luksi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa qindra dhe ndoshta me mij\u00ebra l\u00ebnd\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb m\u00ebdha, i ka vjet\u00ebrsuar dhe vazhdon ti vjet\u00ebrsoj\u00eb Prokuroria publike dhe K\u00ebshilli prokurorial n\u00eb qeverisjen tre vje\u00e7are t\u00eb LSDM-s\u00eb. Secili prej nesh q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, secili prej nesh q\u00eb konsiderohemi t\u00eb barabart\u00eb formalisht para ligjit, por t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb kandarin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nga pesha e dinarit q\u00eb ndan drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjykatat dhe prokurorit\u00eb tona, e di shum\u00eb mir\u00eb se sistemi \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnuar. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb induksioni i cili niset nga e ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rrethan\u00ebn apo arsyetimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, mund tju d\u00ebshmoj vet\u00ebm nj\u00eb prej shum\u00eb l\u00ebnd\u00ebve konkrete t\u00eb njohura p\u00ebr mua, se si K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb partia e Zaevit apo qeveria, ka em\u00ebruar dhe i ka lejuar n\u00eb pozicione an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshilit, lejon zjavarritjen e epilogut t\u00eb nj\u00eb denoncimi penal. P\u00ebr nj\u00eb denoncim penal te vlerave t\u00eb m\u00ebdha pasurore, t\u00eb keqperdorimit t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare, i jan\u00eb d\u00ebrguar K\u00ebshillit prokurorial n\u00eb kohezgjatje prej 2 vite e gjys\u00ebm, mbi 9 ankesa p\u00ebr zvarritje t\u00eb epilogut t\u00eb denoncimit penal n\u00eb Prokurorin\u00eb themelore t\u00eb Gostivarit, p\u00ebr vep\u00ebr penale t\u00eb nj\u00eb biznesmeni milion\u00ebsh, t\u00eb lidhur edhe me pushtetin. K\u00ebshilli prokurorial n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ankesave, me tre-kat\u00ebr fjali, arsyetohej se l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim nga prokuroria themelore. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur K\u00ebshilli prokurorial e di q\u00eb sipas ligjit, prokuoria n\u00eb maksimum n\u00eb afat prej tre muajsh, ose duhet t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb denoncimin penal, ose duhet t\u00eb ngreje vepr\u00ebn penale q\u00eb ndiqet me detyr\u00eb zyrtare.<br>Por q\u00eb absurdi i Prokuroris\u00eb publike t\u00eb qeverisjes s\u00eb Zaevit, t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb tragjik, Prokuroria themelore, mbas dy vite e gjys\u00ebm, (kjo mbas ankes\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb K\u00ebshillin prokuorial) sjell njoftim se nuk ajo nuk \u00ebsht\u00eb kompetente territoriale p\u00ebr procedimin e denoncimit penal, pasi sipas ndyrshimit ligjor, kompetent \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Prokuroria e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. Edhe kjo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr zvarritje e l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb vjet\u00ebrsim. Sepse edhe nj\u00eb jurist amator i drejt\u00ebsis\u00eb e di q\u00eb sipas ligjit, n\u00ebse nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb ka filluar t\u00eb procedohet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb apo prokuori, ajo vazhdon t\u00eb procedohet aty, edhe m\u00eb pastaj mund t\u00eb kemi ndryshime ligjore t\u00eb kompetencave territoriale (k\u00ebt\u00eb ligjdh\u00ebn\u00ebsit e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr efikasitet t\u00eb procedimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, mos-zvarritje). N\u00eb rastin konkret, Prokuoria themelore ka filluar veprime procedurale, duke marr\u00eb pal\u00ebt n\u00eb pyetje dhe b\u00ebr\u00eb ekspertizat ligjore t\u00eb akteve t\u00eb denoncimit penal. Tani pas ndryshimeve ligjore t\u00eb mbas dy viteve e m\u00eb shum\u00eb, arsyetohet se sipas ligjit t\u00eb ri, s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb kompetente l\u00ebndore dhe territoriale e denoncimit n\u00eb fjal\u00eb, duke ja d\u00ebrguar rastin nj\u00eb prokurorie tjet\u00ebr themelore. E gjitha kjo n\u00ebnkupton qart\u00eb prapavijen e vjet\u00ebrsimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, n\u00eb l\u00ebnd\u00eb ku jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar me qindra pun\u00ebtor\u00eb, dhe me vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb padrejt\u00eb, nj\u00eb mik i pushtetit gjyq\u00ebsor, nj\u00eb mik i majm\u00eb i k\u00ebtyre subjekteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br>Po sa mij\u00ebra l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb gjykatat dhe prokurorit\u00eb e vendit kan\u00eb t\u00eb njejtin epilog, q\u00eb njer\u00ebzit s\u2019kan\u00eb mund\u00ebsi ti denoncojn\u00eb p\u00ebr nga humbja e shpres\u00ebs n\u00eb sistem dhe p\u00ebr nga mekanizmi i pamundur i denoncimit publik adekuat.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministrat dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeministra t\u00eb rajoni ton\u00eb, nuk ju bien daulles se ata do t\u00eb shkarkojn\u00eb gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb. Por ata thirreshin dhe thirren n\u00eb ligjin e vetingut, n\u00eb komisionet adekuate t\u00eb specializuara dhe monitoruara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, p\u00ebr t\u00eb pastruar sistemin gjyq\u00ebsor nga korrupsioni dhe paaft\u00ebsia, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshmohet dita dit\u00ebs suksesi dhe l\u00ebvdimi nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe nga popullata e gj\u00ebr\u00eb e atyre vendeve. Prandaj kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga rradh\u00ebt e LSDM-se duhet t\u00eb reflektoj\u00eb seriozisht p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, e jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb demagogun, si para tre viteve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Ngase, n\u00ebse Zoran Zaev ka d\u00ebshtuar thell\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ecenciale qeverisese, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Kur flasim p\u00ebr qeverisjen dhe programin e LSDM-s\u00eb n\u00eb aspektin e drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00eb t\u00eb VMRO-se nuk duhet ta konsiderojm\u00eb aspak, sepse ata kryek\u00ebput si parti duhet t\u00eb jen\u00eb l\u00ebnda e par\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb reformuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Paradit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, thirrur median p\u00ebrball\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore Civile \u2013 Shkup, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe spektaklin panoramik t\u00eb \u201creform\u00ebs\u201d n\u00eb gjyq\u00ebsor, ish kryeministri&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25838,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-32956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32956"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=32956"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32956\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":32958,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/32956\/revisions\/32958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=32956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=32956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=32956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}