{"id":33072,"date":"2020-07-10T08:57:37","date_gmt":"2020-07-10T06:57:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33072"},"modified":"2020-07-10T08:57:38","modified_gmt":"2020-07-10T06:57:38","slug":"kalin-hapja-e-ajasofjes-per-adhurim-nuk-i-heq-statusin-e-trashegimise-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33072","title":{"rendered":"Kalin: Hapja e Ajasofjes p\u00ebr adhurim nuk i heq statusin e trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"667\" height=\"367\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Screenshot_2017-10-03-17-09-20-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-22038\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Screenshot_2017-10-03-17-09-20-1.png 667w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/Screenshot_2017-10-03-17-09-20-1-300x165.png 300w\" sizes=\"(max-width: 667px) 100vw, 667px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, \u0130brahim Kal\u0131n, tha se hapja e Ajasofjes p\u00ebr adhurim nuk i heq asgj\u00eb asaj nga identiteti i trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore historike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb eksluzive, Kal\u0131n iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Anadolu Agency (AA) mbi zhvillimet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Ajasofja s\u00ebrish do t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr vizitor\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>N\u00eb pyetjet: &#8220;Ekziston nj\u00eb proces n\u00eb K\u00ebshillin Shtet\u00ebror n\u00eb lidhje me Ajasofjen. Megjithat\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, nj\u00eb deklarat\u00eb erdhi nga Shtetet e Bashkuara, nga ana tjet\u00ebr deklarat\u00eb p\u00ebr Ajasofjen kishte edhe nga Greqia. Si i vler\u00ebsoni k\u00ebto deklarata? \u00c7far\u00eb do t\u00eb shohim n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim lidhur me Ajasofjen?&#8221;, Kal\u0131n deklaroi se \u00e7\u00ebshtja e shnd\u00ebrrimit t\u00eb Ajasofjes n\u00eb xhami \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb vite dhe q\u00eb ka pasur k\u00ebrkes\u00eb shoq\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet pasur p\u00ebrgjigje.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujtoi se jan\u00eb shfaqur kritik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pohojn\u00eb se &#8220;N\u00ebse Ajasofja shnd\u00ebrrohet n\u00eb xhami, do t\u00eb zhduket trash\u00ebgimia e saj bot\u00ebrore&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDisa nga vendet q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kritika ose deklarata n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por kjo nuk na duket aspak ashtu. T\u00eb gjitha xhamit\u00eb tona t\u00eb nd\u00ebrtuara nga sulltan\u00ebt (Selatin), si\u00e7 jan\u00eb Xhamia Sulltanahmet, Xhamia Fatih, Sulejmanije dhe xhamit\u00eb e tjera, jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr adhurim dhe vizita. Turist\u00ebt gjithashtu shkojn\u00eb, ata mund t&#8217;i vizitojn\u00eb k\u00ebto n\u00eb periudha t\u00eb caktuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rregullave t\u00eb caktuara. K\u00ebto vende nuk duhet doemos t\u00eb jen\u00eb muze q\u00eb turist\u00ebt e huaj ose vendas t&#8217;i vizitojn\u00eb ato. \u00cbsht\u00eb shembull i Notre Dame n\u00eb Paris. \u00cbsht\u00eb edhe kish\u00eb, edhe muze. Gjat\u00eb ritualeve, njer\u00ebzit shkojn\u00eb atje. T\u00eb krishter\u00ebt kryejn\u00eb rituale. N\u00eb koh\u00eb normale, edhe turist\u00ebt shkojn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb. Po ashtu, n\u00eb Paris gjendet edhe Kisha Sacre Coeur. Nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Hapja e Ajasofjes p\u00ebr adhurim nuk i pengon turist\u00ebt vendas ose t\u00eb huaj ta vizitojn\u00eb at\u00eb. Prandaj, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr humbje trash\u00ebgimia bot\u00ebrore. Historia e k\u00ebtij vendi filloi si kish\u00eb, vazhdoi si xhami dhe m\u00eb pas vazhdoi si muze. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre tri identiteteve, mbase statusi muze \u00ebsht\u00eb statusi m\u00eb i larg\u00ebt i Ajasofjes gjat\u00eb tri jet\u00ebve t\u00eb saj. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo u krijua si tempull, m\u00eb von\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb xhami dhe vazhdoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 500 vjet. N\u00eb vitet e para t\u00eb republik\u00ebs, ju e dini q\u00eb Ajasofja funksiononte si xhami, dometh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb vitin 1934 [&#8230;]. Prandaj, hapja p\u00ebr adhurime nuk zvog\u00eblon identitetin historik t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb Ajasofjes. M\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb shkojn\u00eb atje, ta vizitojn\u00eb. Ashtu sikurse paraardh\u00ebsit tan\u00eb i mbajt\u00ebn ikonat e krishtera atje, ato do t\u00eb ruhen edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ajo do t\u00eb hapet s\u00ebrish p\u00ebr vizitor\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhen punime. K\u00ebto nuk jan\u00eb situata q\u00eb mohojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn&#8221;, deklaroi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi presidencial turk.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>N\u00eb pyetjen: &#8220;N\u00ebse vler\u00ebsohet p\u00ebr nga pik\u00ebpamja, Evropa shnd\u00ebrrimin e nj\u00eb objekti q\u00eb ishte kish\u00eb n\u00eb xhami po p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb si mostoleranc\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb ndaj feve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, p\u00ebr shembull, qeveria juaj e dim\u00eb se po punon p\u00ebr hapjen e kish\u00ebs n\u00eb Akdamar, rihapjen e Manastirit Sumela dhe hapjen e Kish\u00ebs s\u00eb Hekurt n\u00eb Stamboll. A do t\u00eb mundet t&#8217;i p\u00ebrballoj\u00eb Turqia kritikat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?&#8221;, Kal\u0131n u p\u00ebrgjigj:<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, presidenti yn\u00eb b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai tha se &#8216;Ndoshta qytetar\u00ebt tan\u00eb mund t\u00eb mos din\u00eb, por n\u00eb Turqi ka m\u00eb shum\u00eb se 400 kisha dhe sinagoga po veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive&#8217;. N\u00ebse Republika e Turqis\u00eb ose populli apo shoq\u00ebria e saj do t\u00eb kishte q\u00ebndrim shtyp\u00ebs ndaj pakicave jomuslimane, shp\u00ebrfill\u00ebs dhe mohues, sot n\u00eb Turqi nuk do t\u00eb kishte komunitet aktiv jomusliman, t\u00eb krishter\u00eb apo hebre, qoft\u00eb edhe i vog\u00ebl. N\u00ebse funksionojn\u00eb kaq shum\u00eb kisha dhe sinagoga, kjo ndodh sepse shteti e ka pranuar k\u00ebshtu dhe shoq\u00ebria jon\u00eb e pranon k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Ata jan\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr qindra vjet. Ne jetojm\u00eb me ta dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb Stamboll ose Mardin. Ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigjen ose nd\u00ebrhyrjen e t\u00eb tjer\u00ebve. Un\u00eb flas me qytetar\u00ebt hebrenj dhe t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, dhe n\u00ebse kan\u00eb nevoja, ne b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos t&#8217;i p\u00ebrmbushim ato. Ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e t\u00eb tjer\u00ebve. Presidenti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb ka demonstruar udh\u00ebheqjen m\u00eb t\u00eb madhe vizionare n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vitet e fundit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mos m\u00eb pyetni mua, por p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb krishter\u00eb dhe hebre, ata do t&#8217;jua thon\u00eb. Pra, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nevojave fetare t\u00eb k\u00ebtyre komuniteteve, hapjen dhe mbrojtjen e tempujve, dh\u00ebnien e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevoj\u00ebn p\u00ebr kler\u00eb n\u00eb kuvende fetare, n\u00eb Saint Sinot dhe t\u00eb tjera, si dhe p\u00ebr kthimin e patundshm\u00ebrive t\u00eb konfiskuara n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Turqia ka p\u00ebrshkuar nj\u00eb distanc\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mburrur n\u00eb 10-15 vitet e fundit. Jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb pluralizmin fetar, paqen dhe stabilitetin dhe jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa historik\u00eb. Dhe kur e shikoni, mund t\u00eb themi leht\u00ebsisht se komuniteti yn\u00eb jomusliman \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me politikat dhe praktikat e shtetit, por nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me nd\u00ebrhyrjet e tilla nga jasht\u00eb&#8221;, tha Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Situata n\u00eb Siri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>I pyetur se &#8220;Si e shkon marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar midis Turqis\u00eb dhe Rusis\u00eb n\u00eb lidhje me veriun e Siris\u00eb&#8221; dhe se a ekziston ndonj\u00eb problem p\u00ebr sa u p\u00ebrket patrullimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, Kal\u0131n tha: &#8220;Aktualisht, patrullimet e p\u00ebrbashk\u00ebta po vazhdojn\u00eb brenda korniz\u00ebs s\u00eb arm\u00ebpushimit n\u00eb Idlib q\u00eb presidenti yn\u00eb e b\u00ebri me Putinin m\u00eb 5 mars. Arm\u00ebpushimi po zbatohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, por her\u00eb pas here shohim shkelje nga ana e regjimit&#8221;.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke theksuar se raporti i Komisionit t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut tregoi se &#8220;regjimi ka kryer krime lufte duke sulmuar civil\u00ebt n\u00eb Idlib&#8221;, Kal\u0131n deklaroi:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Kjo ishte tashm\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi folur q\u00eb n\u00eb fillim. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, duke nd\u00ebshkuar civil\u00ebt, regjimi u p\u00ebrpoq t\u00eb fitonte pozicione atje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ata p\u00ebrdor\u00ebn pa m\u00ebshir\u00eb bomba fu\u00e7i, arm\u00eb kimike dhe po ashtu u shkaktuan varre masive, vrasje masive, ndodhi nj\u00eb tragjedi e madhe njer\u00ebzore atje. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00ebn kontroll. N\u00eb ve\u00e7anti, mund t\u00eb themi se nj\u00eb qet\u00ebsi e pjesshme mbizot\u00ebron n\u00eb Idlib, por pritja dhe thirrja jon\u00eb, si\u00e7 u shpreh s\u00eb fundmi edhe n\u00eb Samitin Trilateral t\u00eb Astanas, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Idlibi t\u00eb shpallet si nj\u00eb zon\u00eb e sigurt n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb trajtohet si e till\u00eb. P\u00ebrndryshe, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb mbahen 3 deri n\u00eb 3,5 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb bllokuar n\u00eb Idlib n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Kalin theksoi se PYD dhe YPG, t\u00eb cilat jan\u00eb deg\u00eb e organizat\u00ebs terroriste PKK n\u00eb Siri, vazhdojn\u00eb aktivitetet e tyre terroriste dhe theksoi se akte t\u00eb ndryshme terroriste jan\u00eb kryer her\u00eb n\u00eb Afrin, her\u00eb n\u00eb Tel Rifat, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb lindje t\u00eb Eufratit, si dhe jan\u00eb sulmuar civil\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Turqia t&#8217;i lejoj\u00eb k\u00ebto akte.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Lufta jon\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb kund\u00ebr tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur. Ushtar\u00ebt tan\u00eb veprojn\u00eb intensivisht p\u00ebr t\u00eb siguruar kontrollin dhe qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Eufratit. K\u00ebto aktivitete do t\u00eb vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje&#8221;, tha Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Siris\u00eb, duhet krijuar nj\u00eb qeveri kalimtare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Rezolut\u00ebs 2245 t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb mbahen zgjedhje dhe t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb struktur\u00eb politike legjitime q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson gjith\u00eb popullin, por shtoi se shihet qart\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet nga ana e regjimit t\u00eb Bashar al-Asadit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;T\u00eb krijohet nj\u00eb themel kushtetues n\u00eb Siri&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>N\u00eb pyetjen se &#8220;A prisni nj\u00eb proces t\u00eb ri?&#8221;, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi presidencial tha se &#8220;ajo q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb Siri \u00ebsht\u00eb avancimi i procesit politik n\u00eb korniza t\u00eb Rezolut\u00ebs 2254 t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb finalizohen punimet e Komisionit Kushtetues, i cili mbledhjen e radh\u00ebs do ta mbaj\u00eb n\u00eb gusht, dhe rezultati q\u00eb do t\u00eb lind\u00eb aty t\u00eb b\u00ebhet detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb&#8221;.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Puna e Komisionit Kushtetues nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me vite&#8221;, shtoi Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se ky proces duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kalendar dhe nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Regjimi ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb sabotuar pun\u00ebn e Komisionit Kushtetues deri m\u00eb tani, sepse e di ose mendon se nj\u00eb tekst i detyruesh\u00ebm nga atje nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij. Prandaj, puna e Komisionit Kushtetues po p\u00ebrparon shum\u00eb ngadal\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb k\u00ebto punime t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb themel kushtetues q\u00eb do ta avancoj\u00eb procesin politik n\u00eb Siri, t\u00eb ndalen p\u00ebrleshjet dhe refugjat\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe dinjitoze. Prandaj, t\u00eb gjitha temat kryesore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes siriane mbet\u00ebn ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr 3-4 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb epidemis\u00eb, v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb vende t\u00eb tjera, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, temat kryesore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen siriane vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pazgjidhura&#8221;, u shpreh Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Duhet t\u00eb shfaqet q\u00ebndrim i qart\u00eb dhe i prer\u00eb kund\u00ebr planit izraelit t\u00eb aneksimit&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me planin e Izraelit p\u00ebr t\u00eb aneksuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Bregut Per\u00ebndimor t\u00eb pushtuar, Kal\u0131n theksoi se plani i aneksimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtim dhe uzurpim i ri jolegjitim dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai sqaroi se nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar rrept\u00ebsisht dhe kan\u00eb ftuar gjith\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ta kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb plan aneksimi.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ashtu si\u00e7 bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka treguar unitet dhe solidaritet t\u00eb madh n\u00eb lidhje me Kudsin, i nj\u00ebjti solidaritet tani duhet t\u00eb tregohet edhe kund\u00ebr k\u00ebtij plani aneksimi. Organizata e Bashk\u00ebpunimit Islam, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kuarteti i Lindjes s\u00eb Mesme dhe t\u00eb gjitha institucionet e tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ve\u00e7an\u00ebrisht vendet arabe dhe Liga Arabe, duhet t\u00eb shfaqin nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim&#8221;, deklaroi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se politikat e okupimit dhe aneksimit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen palestineze edhe m\u00eb t\u00eb pazgjidhshme dhe se ky plan i aneksimit do t\u00eb thelloj\u00eb m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se ai ka zhdukur mund\u00ebsit\u00eb e \u00e7do lloj paqeje, zgjidhjeje dyshtet\u00ebrore, stabiliteti politik dhe paqeje sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Netanyahu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb gjithmon\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nuk beson n\u00eb nj\u00eb zgjidhje dyshtet\u00ebrore. Ai madje e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb si pik\u00ebn kryesore q\u00eb karakterizon partin\u00eb Likud n\u00eb politik\u00ebn izraelite&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Tani, kund\u00ebr k\u00ebsaj duhet t\u00eb ngren\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr z\u00ebrin s\u00eb pari ato qarqe t\u00eb ndryshme, kongresist\u00eb, bashk\u00ebsi t\u00eb ndryshme hebreje n\u00eb Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgjidhje dyshtet\u00ebrore. Vatikani duhet t\u00eb shpreh\u00eb kund\u00ebrshtim. K\u00ebto troje gjithashtu kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb atje, edhe me Vatikanin, drejtp\u00ebrdrejt edhe me vendet arabe. Ata duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb. Presidenti yn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje zhvilloi telefonata me shum\u00eb lider\u00eb arab\u00eb dhe per\u00ebndimor\u00eb kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u shpalos ky vendim. Presidenti yn\u00eb ua b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb zotit Trump, Putin, Mahmud Abbas dhe Mbretit t\u00eb Jordanit, si dhe shum\u00eb lider\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt bisedoi, znj. Merkel dhe t\u00eb tjer\u00ebve, se ne e kund\u00ebrshtojm\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb. Q\u00ebndrimi yn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i prer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb, veprim dhe loj\u00eb e re e zhvatjes dhe e pushtimit; askush nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj loje. Sigurisht, ajo q\u00eb do ta ndaloj\u00eb Izraelin \u00ebsht\u00eb q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kombet e Bashkuara, Kuarteti i Lindjes s\u00eb Mesme dhe Bashkimi Evropian t\u00eb shfaqin nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb efikas, m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00ebse e injorojm\u00eb k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri, madje k\u00ebt\u00eb pla\u00e7kitje, ne do t\u00eb hapim der\u00ebn p\u00ebr fatkeq\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb Lindjen e Mesme nes\u00ebr&#8221;, vler\u00ebson Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Q\u00ebndrimi i bot\u00ebs arabe, i pamjaftuesh\u00ebm&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kal\u0131n tha se Izraeli ka pushtuar tok\u00ebn palestineze &#8220;hap pas hapi, cop\u00eb pase cope, centimet\u00ebr pas centimetri, met\u00ebr pas metri&#8221; q\u00eb nga viti 1947.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Si\u00e7 e dini, presidenti yn\u00eb tregoi nj\u00eb hart\u00eb n\u00eb OKB, se si u zhduk\u00ebn trojet palestineze nga viti 1947, si u pushtuan nga Izraeli [&#8230;]. Kjo hart\u00eb q\u00ebndron n\u00eb vendin e saj. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebse zbatohet kjo politik\u00eb aneksimi, n\u00ebse zbatohet vendimi i aneksimit, pran\u00eb tyre do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb hart\u00eb tjet\u00ebr e pest\u00eb; ka 4 harta dhe harta e pest\u00eb pothuajse m\u00eb do ta zhduk\u00eb Palestin\u00ebn. Prandaj, ne nuk mund ta lejojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr paqen dhe qet\u00ebsin\u00eb e Lindjes s\u00eb Mesme&#8221;, theksoi Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke potencuar se Izraeli po luan me zjarr dhe po ndjek nj\u00eb politik\u00eb provokuese, shkat\u00ebrruese, ashtu sikurse n\u00eb Kuds, Kal\u0131n i b\u00ebri thirrje Izraelit t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga kjo politik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kal\u0131n tha se t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kan\u00eb ndikim dhe autoritet mbi Izraelin duhet t\u00eb shfaqin nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ve\u00e7an\u00ebrisht SHBA-ja.<\/p>\n\n\n\n<p>I pyetur n\u00ebse e sheh t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00ebndrimin e bot\u00ebs arabe, ai tha: &#8220;Nuk e shoh t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Ve\u00e7an\u00ebrisht e cil\u00ebsoj si t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm q\u00ebndrimin e Lig\u00ebs Arabe. Ka vende n\u00eb Organizat\u00ebn e Bashk\u00ebpunimit Islam q\u00eb shfaqin q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb prer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por ne nuk mund t\u00eb themi se q\u00ebndrimi i saj \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Duhet t\u00eb ngrihet m\u00eb shum\u00eb z\u00ebri, n\u00eb ve\u00e7anti nga Liga Arabe, e cila, n\u00eb vend se t\u00eb nxjerr\u00eb shpesh vendime kund\u00ebr Turqis\u00eb, duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Kal\u0131n tha se kushdo q\u00eb ka ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime n\u00eb Egjipt pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb Hosni Mubarakut dhe kushdo q\u00eb ka ardhur n\u00eb Tunizi n\u00eb pushtet n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve, Turqia ka bashk\u00ebpunuar me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb siguruar stabilitetin politik n\u00eb Libi, Turqia b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb punuar me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt legjitim\u00eb pa dallim t\u00eb llojit &#8216;Ky \u00ebsht\u00eb i V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane, ky \u00ebsht\u00eb pro-per\u00ebndimor, ky \u00ebsht\u00eb nacionalist&#8217;. Ne mund t\u00eb japim t\u00eb nj\u00ebjtin shembull p\u00ebr vendet e Gjirit, p\u00ebr Irakun dhe vendet e tjera. Kur shp\u00ebrtheu lufta n\u00eb Siri, Turqi, n\u00eb thonj\u00ebza, a e mb\u00ebshteti V\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb Muslimane? E mb\u00ebshteti popullin sirian atje. Regjimi i Asadit sulmoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joselektive t\u00eb gjith\u00eb atje, kushdo q\u00eb i doli p\u00ebrpara: arab\u00eb, sunit\u00eb, kurd\u00eb e turkmen\u00eb, dhe Turqia ua hapi dyert t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb u persekutuan, nuk b\u00ebri asnj\u00eb diskriminim. Megjithat\u00eb, shprehjet si Islami, Islamizmi, L\u00ebvizjet Islamiste, Partit\u00eb Islamiste dhe V\u00ebllaz\u00ebria Muslimane, po p\u00ebrdoren kudo si instrument i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje nga diskursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar liberal. P\u00ebr shembull, ne e pam\u00eb shembullin e fundit t\u00eb k\u00ebsaj n\u00eb librin e John Bolton. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Bolton, i cili nuk i aktualizoi asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb shum\u00eb takime q\u00eb zhvilluam me t\u00eb n\u00eb Washington, New York ose n\u00eb bisedat tona telefonike, kur e shkroi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, b\u00ebri nj\u00eb shpifje p\u00ebr presidentin ton\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se &#8216;Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb islamist radikal&#8217;. Pse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, jo sepse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument shum\u00eb i dobish\u00ebm, sepse veprohet me supozimin se &#8220;nuk keni pse t\u00eb thoni di\u00e7 tjet\u00ebr kur e thoni k\u00ebt\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Nuk synojm\u00eb territorin e askujt&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>N\u00eb pyetjet se &#8220;Pse po p\u00ebrdoret ky diskurs?&#8221; dhe &#8220;\u00c7far\u00eb d\u00ebshiron Turqia; cili \u00ebsht\u00eb parashikimi juaj p\u00ebr t\u00eb ardhmen; pse jeni kaq proaktiv\u00eb n\u00eb rajon?&#8221;, Kal\u0131n u p\u00ebrgjigj: &#8220;Turqia nuk ka problem me asnj\u00eb regjim q\u00eb nuk persekuton njer\u00ebzit e vet, por n\u00ebse nj\u00eb regjim bombardon popullin e vet, n\u00ebse p\u00ebrdor arm\u00eb kimike, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb identiteti i atij regjimi, etnik, sektar apo politik, Turqia q\u00ebndron kund\u00ebr tij. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb m\u00eb themelore njer\u00ebzore, morale dhe politike&#8221;.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Shikoni, m\u00eb lejoni t&#8217;ju them k\u00ebshtu: N\u00eb fakt, bota islame nuk duhet t\u00eb jet\u00eb bot\u00eb e varf\u00ebr. Nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e pasuris\u00eb natyrore t\u00eb bot\u00ebs gjendet pik\u00ebrisht n\u00eb Lindjen e Mesme&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Por, meq\u00eb nuk ka nj\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb fort\u00eb, vizion politik t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb matur, unitet dhe solidaritet, bot\u00ebn islame e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebrat, konfliktet, krizat, shtetet e dob\u00ebta dhe qeverit\u00eb e k\u00ebqija. Ashtu sikurse e gjith\u00eb bota islame ishte nj\u00eb vat\u00ebr civilizimi kulturor q\u00eb hodhi drit\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn &#8211; e them duke i p\u00ebrmendur t\u00eb gjitha vendet, nga Bagdadi n\u00eb Basra, nga Samarkandi n\u00eb Aleksandri, nga Kajro n\u00eb Bosnj\u00eb &#8211; ne besojm\u00eb se k\u00ebto cil\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb mundura ta karakterizojn\u00eb s\u00ebrish bot\u00ebn islame edhe n\u00eb shekullin XXI. Vendet islame mund t\u00eb gjenden n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb, kultur\u00eb, art, arsim, teknologji, infrastruktur\u00eb, politik\u00eb t\u00eb jashtme, siguri dhe t\u00eb gjitha fushat e tjera. Paqja k\u00ebtu kontribuon n\u00eb paqen dhe qet\u00ebsin\u00eb bot\u00ebrore, ata q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb avancojn\u00eb interesat e tyre komb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmjet konflikteve k\u00ebtu, nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se p\u00ebrfundimisht i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb zjarrin gjith\u00eb bot\u00ebs. Pra, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku siguria \u00ebsht\u00eb aq e nd\u00ebrthurur, un\u00eb gjithmon\u00eb e them k\u00ebt\u00eb: Askush nga ne nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt pa qen\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb egoiste, un\u00eb mendoj vet\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb time dhe rrezikoj sigurin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, un\u00eb p\u00ebrfundimisht kam rrezikuar sigurin\u00eb time. Pra, n\u00ebse nuk ia duam tjetrit at\u00eb q\u00eb duam p\u00ebr veten, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb ndiqni nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb sinqert\u00eb, konsistente dhe t\u00eb ndershme. Ashtu si\u00e7 ne duam p\u00ebr Turqin\u00eb drejt\u00ebsi, ndarje t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, paqe, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e duam edhe p\u00ebr vendet fqinje dhe vendet e rajonit. Andaj, ne nuk synojm\u00eb territorin e dikujt tjet\u00ebr, nuk kemi nd\u00ebrmend t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb dikujt tjet\u00ebr&#8221;, u shpreh \u0130brahim Kal\u0131n.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tha se pritja e tyre nga vendet e tjera \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Turqis\u00eb dhe t\u00eb mos nd\u00ebrmarrin plane &#8220;f\u00ebmij\u00ebrore&#8221; p\u00ebr t\u00eb trazuar Turqin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Disa propaganda njollos\u00ebse kund\u00ebr Turqis\u00eb nga disa vende t\u00eb Gjirit, besom\u00ebni, nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb tek opinioni, p\u00ebrkundrazi, edhe ata duhet t\u00eb shohin se kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim i cili largon edhe m\u00eb shum\u00eb popullin e tyre nga vet\u00eb ata&#8221;, tha Kal\u0131n n\u00eb intervist\u00ebn ekskluzive p\u00ebr AA.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Presidenc\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, \u0130brahim Kal\u0131n, tha se hapja e Ajasofjes p\u00ebr adhurim nuk i heq asgj\u00eb asaj nga identiteti i trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore historike. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb eksluzive, Kal\u0131n&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22038,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-33072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33072"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33072"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33073,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33072\/revisions\/33073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}