{"id":33099,"date":"2020-07-12T22:12:15","date_gmt":"2020-07-12T20:12:15","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33099"},"modified":"2020-07-12T22:14:00","modified_gmt":"2020-07-12T20:14:00","slug":"premtimi-i-duhur-zgjedhor-mbi-ligjin-e-lojerave-te-fatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33099","title":{"rendered":"Premtimi i duhur zgjedhor mbi Ligjin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit"},"content":{"rendered":"\n<div class=\"wp-block-image\"><figure class=\"alignright size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-25838\" width=\"295\" height=\"251\"\/><\/figure><\/div>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Viteve t\u00eb fundit, me aktualizimin dhe thirrjen e vazhdueshme t\u00eb qytetar\u00ebve, organizatave joqeveritare dhe opinionit publik, mbi reduktimin apo ndalimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, partit\u00eb politike t\u00eb bllokut shqiptar, kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje mekanizmin politik p\u00ebr ritrajtimin e tyre ligjor. K\u00ebsaj qasjeje, partia shqiptare n\u00eb pushtet, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, vitet dhe muajt e kaluar para fillimit t\u00eb pandemis\u00eb, mori iniciativa, b\u00ebri propozime dhe nd\u00ebrmori formulimin e nj\u00eb projektligii mbi rregullimin e ri k\u00ebtyre loj\u00ebrave. N\u00eb fillim, ajo q\u00eb konsiderohet \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e kontesueshme, propozoi q\u00eb distanca mes objekteve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit nga institucionet arsimore e fetare, t\u00eb jet\u00eb 500 metra. E m\u00eb pas, nga pak\u00ebnaq\u00ebsia dhe reaksioni qytetar, organizatave dhe opinonit publik, b\u00ebri q\u00eb kjo distanc\u00eb t\u00eb rishikohet dhe t\u00eb vendoset n\u00eb 3 klm larg nga vendbanimet.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektligji n\u00eb fakt u zvarrit dhe nuk u arrit t\u00eb trajtohet n\u00eb procedur\u00eb parlamentare. Punimet e legjislativit u mbyll\u00ebn me shpalljen e zgjedhjeve, k\u00ebshtu q\u00eb bixhozi mbeti \u00e7\u00ebshtje pas-zgjedhore. Sot, n\u00eb vigjilje t\u00eb zgjedhjeve legjislative t\u00eb 15 Korrikut, partit\u00eb politike t\u00eb bllokut shqiptar, mbeten t\u00eb vetmet parti politike t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen negativ t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb ekonomis\u00eb me evazionin fiskal q\u00eb shkaktojn\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht pasojave individuale \u2013 familjare t\u00eb popullat\u00ebs. P\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe disa parti minorene maqedonase, t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb me thirrjen p\u00ebr kufizimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit. N\u00eb an\u00ebn tjeter, dy partit\u00eb kryesore maqedonase LSDM-ja dhe VMRO-ja, vazhdimisht kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se jan\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb ligji q\u00eb do t\u00eb kufizonte apo dislokonte objektet e bixhozit. Fakt i cili shihet n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore ku ata skan\u00eb parapar\u00eb asgj\u00eb n\u00eb premtimet zgjedhore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebrkundrazi, ata kan\u00eb program t\u00eb pashkruar financimi partiak dhe klanor me organizator\u00ebt e k\u00ebtyre loj\u00ebrave, gj\u00eb e cila kuptohet nga mb\u00ebshtjetja q\u00eb ju japin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar, Naser Ziberi, n\u00eb programin e tij garues p\u00ebr t\u00eb parin ka nj\u00eb kthim pas n\u00eb trajtimin e problematik\u00ebs, p\u00ebrcaktimit t\u00eb distanc\u00ebs s\u00eb objekteve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit me institucionet, dhe vecan\u00ebrisht vendbanimet si t\u00ebr\u00ebsi, nga ajo q\u00eb parashihte partia q\u00eb e kandidon p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Projektligjin e para disa muajve t\u00eb BDI-s\u00eb, kandidati Ziberi e redukton dhe gati e b\u00ebn t\u00eb pavler\u00eb si premtim zgjedhor. Ai n\u00eb programin e tij kandidues, thirret n\u00eb distanc\u00ebn prej 1 klm t\u00eb dislokimit t\u00eb objekteve t\u00eb bixhozit nga institucionet arsimore, kulturore e religjioze. Pra kemi kthim pas n\u00eb pik\u00ebn ky\u00e7e t\u00eb projektligjit i cili parashihte distanc\u00ebn prej 3 klm (q\u00eb ishte konform k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb L\u00ebvizjes anti-bixhoz).<\/p>\n\n\n\n<p>Premtimi zgjedhor i opozit\u00ebs shqiptare, gjegj\u00ebsisht Aleanc\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Alternativ\u00ebs, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e bixhozit, kalon duksh\u00ebm premtimet e distancave t\u00eb kandidatit t\u00eb BDI-s\u00eb, ngase opozita shqiptare k\u00ebrkon dislokim apo mbyllje t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, qoft\u00eb si n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs apo trajtimin e tyre si n\u00eb R.Shqip\u00ebris\u00eb. Pavar\u00ebsisht se edhe k\u00ebtu kemi nj\u00eb \u00e7alim, ngase ky koalicion nuk ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb nj\u00eb propozim \u2013projektligji konkret, se cili do t\u00eb jet\u00eb varianti definitiv. Variant t\u00eb cilin do ta kusht\u00ebzonin si pik\u00eb programore n\u00eb bashk\u00ebqeverisjen e ardhshme t\u00eb mundshme. Koh\u00eb kishin mjaftuesh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb debatit p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit, t\u00eb p\u00ebrgatisnin minimalisht di\u00e7ka konkrete dhe ta shpalosnin projekt p\u00ebrfundimar n\u00eb premtimin zgjedhor. Magjithat\u00eb edhe ky premtim i vonuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv n\u00eb konkurenc\u00ebn politike p\u00ebr t\u00eb zgjidhur gj\u00ebrat ashtu si duhet.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkurtimisht p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrs\u00ebritur nga ajo qe kam shkruar n\u00eb disa shkrime t\u00eb m\u00ebparshme dhe th\u00ebn\u00eb n\u00eb tribun\u00eb publike, distanca me 500 metra apo 1 klm, qoft\u00eb edhe ajo prej 3 klm larg nga vendbanimet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb e paefektshme n\u00eb aspektin praktik. N\u00eb shtetet si tona, kalkulimi dhe abuzimi me distancat dhe dh\u00ebnien e licensave konform distanc\u00ebs, do ishte tep\u00ebr i madh. Por edhe si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mbrojtjeje q\u00eb i jepet Asociacionit t\u00eb bastoreve sportive, t\u00eb cil\u00ebt, do ta p\u00ebrdornin dhe e p\u00ebrdorin si nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe mbrojtur veprimtarine e tyre, para bashk\u00eb-ortak\u00ebve t\u00eb partive kryesore maqedonase, duke u thirrur n\u00eb k\u00ebto distanca si t\u00eb pashembullt n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb. Madje lirisht mund te themi se shtiren, b\u00ebjn\u00eb sikur kund\u00ebrshtojn\u00eb, duke pasur parasysh abuzimet qe mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga modeli i vendeve fqinje. B\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre zhvat\u00ebse me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. Bile jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb humanist t\u00eb m\u00ebdhenj gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb r\u00ebndom hajdut\u00ebt dhe mashtruesit p\u00ebr t\u00eb pastruar fytyr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Premtimi i duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, por edhe qasjes paszgjedhore, p\u00ebr trajtimin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb rrethanat e shtetit ton\u00eb multientik me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb ndryshme religjioze, i provuar si i suksesshem tani e m\u00eb shum\u00eb se 1 vit, mbetet modeli i R.Shqip\u00ebris\u00eb. Kufizimi i kazionove vet\u00ebm n\u00eb resorte turistike periferike, dhe mbyllja e t\u00eb gjitha bastoreve sportive dhe loj\u00ebrave online t\u00eb bixhozit, p\u00ebrjashtuar llotarit\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb faktikisht kan\u00eb ndikim t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb popullat\u00eb. P\u00ebr popullat\u00ebn e gjer\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebr, viktima kryesore e bixhozit, ky model i shtetit Shqiptar, do konsiderohej ndalim ligjor i loj\u00ebrave t\u00eb fatit. Tek modeli i R.Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje q\u00eb ata e kan\u00eb sanksionuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore dhe shtrohet pyetja cfar\u00eb m\u00eb tej?! Pas s\u00eb cil\u00ebs, mund t\u00eb lejohen p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr rrethana t\u00eb ndryshme si p.sh me arsyen e rrjedhjes s\u00eb konsumator\u00ebve apo turist\u00ebve n\u00eb kazinot\u00eb e vendeve fqinje. Me modelin e R.Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb zgjidhje afagjate, duke mos l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb logjike, asnj\u00eb qeverie t\u00eb ardhshme t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ligjin. Por vihet argumentuesh\u00ebm me shpatulla pas murit edhe partia maqedonase q\u00eb do bashk\u00ebqeveris\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme, p\u00ebr ta pranuar kusht\u00ebzimin dhe programin e partis\u00eb politike shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim do t\u00eb duhet t\u00eb rishikoj\u00eb premtimin p\u00ebr loj\u00ebrat e fatit, t\u00eb inicioj\u00eb ndryshim programi t\u00eb kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr, qoft\u00eb edhe n\u00eb paszgjedhje. Q\u00eb kjo t\u00eb mbetet n\u00eb pajtim me k\u00ebrkesat dhe dobin\u00eb shoq\u00ebrore. Madje edhe l\u00ebvizja antibixhoz nuk q\u00ebndron m\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn fillestare prej 3 klm distanc\u00eb, ngase duke par\u00eb arsyeshm\u00ebrin\u00eb dhe realitetin ku jetojm\u00eb, edhe ata tani k\u00ebrkojn\u00eb mbylljen e loj\u00ebrave t\u00eb fatit si n\u00eb vendet fqinje. Nd\u00ebrkaq, Aleanca p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Alternativa, premtimi zgjedhor i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb realisht m\u00eb i duhur dhe zgjidh konsiderush\u00ebm problemin e bixhozit, duhet t\u00eb definojn\u00eb, shkruajn\u00eb projektligj konkret, se me cilin variant t\u00eb dy shteteve fqinj do kusht\u00ebzojn\u00eb partnerin maqedonas n\u00eb qeverisjen e mundshme. Q\u00eb t\u00eb mos mbetet kjo vet\u00ebm si propagand\u00eb zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>Oferta e duhur zgjedhore p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb zgjidhje \u00eb\u00e7shtjes s\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit duhet t\u00eb shihet p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsive dhe tifozll\u00ebqeve politike, sepse interesi i popullat\u00ebs prevalon mbi \u00e7do interes ditor apo zgjedhor t\u00eb politik\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne arrijm\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dhe organizime politike t\u00eb cilat jan\u00eb autokritike dhe mbipartiake n\u00eb argumentimin dhe pranimin e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Viteve t\u00eb fundit, me aktualizimin dhe thirrjen e vazhdueshme t\u00eb qytetar\u00ebve, organizatave joqeveritare dhe opinionit publik, mbi reduktimin apo ndalimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, partit\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25702,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-33099","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33099"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33099"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33102,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33099\/revisions\/33102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}