{"id":33219,"date":"2020-07-23T18:36:36","date_gmt":"2020-07-23T16:36:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33219"},"modified":"2020-07-23T18:36:37","modified_gmt":"2020-07-23T16:36:37","slug":"vota-e-vjedhur-preteksti-fals-i-mos-bashkimit-dhe-rruget-e-opozites-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33219","title":{"rendered":"\u201cVota e vjedhur\u201d, preteksti fals i mos-bashkimit,                                                         dhe rrug\u00ebt e opozit\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"968\" height=\"569\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Screenshot_20200723_183218.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-33218\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Screenshot_20200723_183218.jpg 968w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Screenshot_20200723_183218-300x176.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/Screenshot_20200723_183218-768x451.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 968px) 100vw, 968px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb partit\u00eb qeveris\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shtetet e ballkanit, n\u00ebp\u00ebrmjet joshjeve t\u00eb pushtetit dhe trysnin\u00eb s\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, ndikojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb p\u00ebrcaktimin e vot\u00ebs elektorale. Megjithat\u00eb, jo element i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb pushtet nj\u00eb parti politike. Si e k\u00ebtill\u00eb, rotacioni i pushtetit r\u00ebndom ndodh kur opozitat arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb diferenc\u00eb votash t\u00eb konsiderueshme q\u00eb e tejkalojn\u00eb k\u00ebte mas\u00eb votuesish. Fenomen i kuptuesh\u00ebm ky, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sadopak ndjekin rrjedhat politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin e zgjedhjeve legjislative t\u00eb 15 korrikut, fill pas publikimit t\u00eb rezultatit zgjedhor jo-zyrtar, opozita shqiptare, p\u00ebrjashtuar Bes\u00ebn e Kasamit, ngre akuz\u00ebn e vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs, drejtur gishtin partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb qeverisje, Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim. Marr\u00eb parasysh se n\u00eb qeverisje, merrte pjes\u00eb edhe vet\u00eb Alternativa e Afrim Gashit. \u00c7udit\u00ebrisht, akuza e vjedhjes s\u00eb votave p\u00ebrfshin disa metoda t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb kaluar, koha e gjakderdhjes n\u00eb procese zgjedhore, n\u00eb vjedhjen e dhunshme t\u00eb vullnetit t\u00eb sovranit. Normale, n\u00eb \u00e7do aksion jolegjitim n\u00eb qendrat e votimit, lind edhe reaksioni i an\u00ebtar\u00ebve dhe v\u00ebzhguesve t\u00eb partive tjera kund\u00ebrshtare. Sot, nd\u00ebr pretendimet m\u00eb kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, theksohen si: mbushje kutish me fletevotime; votime t\u00eb personave q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn zgjedhore; votime t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb prezent n\u00eb vend, si dhe numri i madh i votave p\u00ebr Bashkimin Demokratrik p\u00ebr Integrim n\u00eb zona t\u00eb caktuara, si shum\u00eb p\u00ebrmenduara zona e Zajazit.<\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni qendror zgjedhor i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabaza ankesat e opozit\u00ebs shqiptare, me arsyetimin se ato nuk kan\u00eb baz\u00eb ligjore. Nuk ka v\u00ebrejtje nga an\u00ebtar\u00ebt dhe v\u00ebzhguesit partiak t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb procesverbalet 16 dhe 20, t\u00eb materialeve t\u00eb besueshme zgjedhore, gjat\u00eb dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave. Dhe n\u00ebse ka pasur v\u00ebretje n\u00eb ndonj\u00eb qend\u00ebr votimi, ato nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me akuzat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga partit\u00eb politike, mbas shpalljes s\u00eb rezultatit zgjedhor jozyrtar. Si t\u00eb tilla, edhe padit\u00eb e partive, me t\u00eb gjitha gjasat, brenda 60 or\u00ebve, do t\u00eb hidhen posht\u00eb nga Gjykata Administrative, disa prej t\u00eb cilat kan\u00eb filluar t\u00eb rr\u00ebzohen q\u00eb sot. Duke mos p\u00ebrjashtur as ankesat dhe padit\u00eb e \u201eVMRO\u201c-s\u00eb, apo tragji-komikes \u201elevica\u201c. Nga e gjitha kjo ne shohim nj\u00eb teat\u00ebr politik p\u00ebr t\u00eb hedhur tymnaj\u00ebn e pretekstit t\u00eb vjedhjes s\u00eb votave p\u00ebr t\u00eb shmangur dhe gjetur rrug\u00ebdalje n\u00eb mos\u2013votimin e kandidatit shqiptar p\u00ebr kryeminist\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb kryeminist\u00ebr historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr nga pesha simbolike dhe p\u00ebr nga mekanizmi q\u00eb do t\u00eb avanconte m\u00eb shpejt Marr\u00ebveshjen e Ohrit . Kryeminist\u00ebr q\u00eb normalisht do t\u00eb d\u00ebrgonte uj\u00eb (mbeshtetje elektorale) edhe n\u00eb mullirin e partis\u00eb se Ahmetit, pasi \u00ebsht\u00eb kandidat i saj. E si\u00e7 duket qart\u00eb, opozita shqiptare k\u00ebt\u00eb nuk e p\u00ebrtyp dot, pavar\u00ebsisht dobis\u00eb q\u00eb kryeministri shqiptar do t\u00eb kishte p\u00ebr rolin shtetformues shqiptar dhe barazin\u00eb qytetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kjo arsyeja e k\u00ebtyre akuzave p\u00ebr vjedhje votash, \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja e llogaridh\u00ebnies partiake p\u00ebr mos-fitoren e p\u00ebrgjithshme, q\u00eb duhet ta jap\u00eb udh\u00ebheqesia partiake n\u00eb nivele lokale dhe q\u00ebndrore, aty ku ata kan\u00eb pasur rezultate negative. Me akuz\u00ebn e vjedhjes se votave, krijohet urra e tejkalimit t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, tymnaje ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve partiak, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me p\u00ebrb\u00ebrjen aktuale partiake, n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<br>N\u00ebse opozita shqiptare, qoft\u00eb edhe ajo maqedonase, ka kopje t\u00eb procesverbaleve ku an\u00ebtar\u00ebt e saj apo v\u00ebzhguesit, jan\u00eb ankuar me shkrim, si\u00e7 e parasheh ligji, n\u00eb procesverbalet 16 dhe 20 te materialeve zgjedhore, v\u00ebrejte k\u00ebto q\u00eb duhet t\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ankesat drejtuar KQZ-se dhe padive n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, le ti shpallin &#8211; denoncojn\u00eb n\u00eb media apo minimalisht n\u00eb rrjete sociale. Sikur t\u00eb kishin prej v\u00ebrt\u00ebti k\u00ebta procesverbale, me siguri do ti kishin prezantuar si fakte para institucioneve kompetente. Fundja, edhe hapja e kutive k\u00ebrkon d\u00ebshmi p\u00ebr t\u00eb inicuar k\u00ebrkesa t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe gjith\u00eb monitoruesit e brendsh\u00ebm zgjedhor, i kan\u00eb vler\u00ebsuar zgjedhjet si t\u00eb drejta dhe demokratike, pos disa parregullsive q\u00eb nuk ndikojn\u00eb n\u00eb vullnetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm elektoral. Kjo u v\u00ebrejt edhe nga elektorati por edhe nga an\u00ebtar\u00ebt e komisioneve zgjedhore, komunale dhe asaj q\u00ebndrore. Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim n\u00eb zgjedhjet e kaluara kishte p\u00ebrgjysmim t\u00eb votave, rrjedhimisht edhe mandateve. Sikur ti kishte vjedhur votat n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me mbushje masive kutish, nuk do ta kishte p\u00ebrgjysmimin e mandateve, kjo \u00ebsht\u00eb logjik\u00eb e thjesht\u00eb. Sikur t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebto manipulime zgjedhore, as opozita shqiptare n\u00eb k\u00ebto zgjedhje nuk do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb trefishoj\u00eb mb\u00ebshtetjen elektorale.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb duhet pranuar, partia e Ahmetit n\u00eb qeverisjen e fundit Zaev, ka qen\u00eb m\u00eb e riorganizuar dhe reflektuese, duke marr\u00eb m\u00ebsim nga p\u00ebsimi i zgjedhjeve t\u00eb kaluara. T\u00eb gjitha projektet zhvilluese dhe integruese n\u00eb mandatin e fundit, kan\u00eb pasur bashk\u00ebpunimin dhe miratimin e BDI-s\u00eb. Duke mos dashur k\u00ebtu t\u00eb arsyetoj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt, si pasoj\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kthetrat e lakmis\u00eb. Por edhe si pasoj\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor jo-funksional, me paaft\u00ebsin\u00eb dhe korrupsionin p\u00ebr ti vendosur para drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb duhur. Mos p\u00ebrjashtur edhe ata kryes t\u00eb veprave penale, e cil\u00ebt i ngjiten strukturave partiake qeveris\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten dhe pasurin\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb kapur politikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet ta pranuar se reflektimi n\u00eb qeverisjen e fundit trevje\u00e7are, karta pompoze me kandidatin p\u00ebr kryeministrin shqiptar, sulmet nga partit\u00eb maqedonase (kryesisht LSDM-ja) p\u00ebr ta kaluar partin\u00eb e Ahmetit n\u00eb opozit\u00eb, pozicioni qeveris\u00ebs q\u00eb t\u00ebrheq padyshim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elektoratit, dhe sigurisht hija e pandashme e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Kombetare, b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundshme ruajtjen dhe rritjen e BDI-s\u00eb n\u00eb disa mandate t\u00eb tjera. \u0401sht\u00eb arsyeja e thjesht\u00eb, se pse edhe k\u00ebsaj here triumfoi projekti i Ahmetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, opozita shqiptare sot, me pretendimet p\u00ebr vjedhje masive t\u00eb votave, i ngjason shembullit t\u00eb partis\u00eb nga e cila derivoi Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt dhe pjes\u00eb e madhe e elektoratit t\u00eb saj. I ngjason Partis\u00eb Demokratike Shqiptare e cila n\u00eb \u00e7do cik\u00ebl zgjedhor akuzonte dhe nuk pranonte fitoret e Ali Ahmetin. N\u00eb vend q\u00eb ajo t\u00eb reformohej dhe t\u00eb b\u00ebje autokritik\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb humbjes. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund ta konsiderojm\u00eb me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, fitore, ngritjen dhe fuqizimin e opozit\u00ebs shqiptare sot, n\u00eb 12 mandatet e arrituara, si nj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr gar\u00ebn serioze politike n\u00eb kampin shqiptar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, votat e shqiptar\u00ebve erdh\u00ebn n\u00eb folet\u00eb e veta, jo p\u00ebr nacionaliz\u00ebm romantik, po p\u00ebr sigurin\u00eb nga mashtrimet e koncepteve qytetare, sigurin\u00eb e dinjitetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb nevojshme shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Opozita shqiptare, mbivendos koh\u00ebrat dhe akuzat. Se si \u00ebsht\u00eb t\u00eb vjedh\u00ebsh dhe mbush\u00ebsh kuti, se si nuk pranohen zgjedhjet nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe se si ndiqen penalisht autor\u00ebt e tyre. Ato ishin koh\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn opozita shqiptare e njeh shum\u00eb mir\u00eb. Ishte vet\u00eb pjes\u00eb e konsiderushme e atij protagonizmi delikuent zgjedhor. Andaj, sot, rruga e ndershme e opozit\u00ebs, nuk duhet t\u00eb ndj\u00ebk\u00eb rrug\u00ebn e ish partis\u00eb nga e cila rrodhi, por t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunuese dhe t\u00eb krijoj\u00eb standart t\u00eb ri t\u00eb opozitarizmit politik, at\u00eb standart q\u00eb Ziadin Sela k\u00ebrkonte dhe mori mbeshtjetjen kur u shk\u00ebput nga ish partia e tij. Trefishimi i votave \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb e dinjitetshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e ngjitjes n\u00eb pushtet, pavar\u00ebsisht se pushteti mund t\u00eb vonoj\u00eb, por kjo vones\u00eb kur b\u00ebhet p\u00ebr interesa komb\u00ebtare, do t\u00eb jet\u00eb triumfuese dhe m\u00eb e frytshme dit\u00ebn e pushtetit. Mos b\u00ebhet ky trefishim votash \u201ckasap\u201d politik n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme lokale, duke marr\u00eb entuziaz\u00ebm dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb pabazuara vjedhje votash. Ngaz\u00ebllimi i fitores s\u00eb vog\u00ebl sot (trefishimit t\u00eb vot\u00ebs), n\u00eb zgjedhjet e 15 korrikut, ne\u00ebs nuk p\u00ebrdoret drejt\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet kasap i suksesit t\u00eb madh neser. Madje, opozita shqiotare kuk ka as pse t\u00eb kompleksohet dhe t\u00eb arsyetoje humbjen perball oponentit politik, me \u201cfilmat\u201d e njohur t\u00eb vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs, ngase rritja elektorale e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb fitore m\u00eb vete e cila do konsiderat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Le ti shkoj\u00eb partis\u00eb s\u00eb Ahmetit tull\u00eb n\u00eb kalan\u00eb e tij politike, kryeministri shqiptar, megjithat\u00eb populli do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb me patjet\u00ebr, me tullat e veta elektorale n\u00eb zgjedhjet vijuese, kontributin e opozit\u00ebs, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e bashkimit kryeministror. Konkurrenca politike dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mundur politikisht BDI-n\u00eb, korrupsinin brenda saj, le t\u00eb mbeten objektiva t\u00eb forta opozitare, por aman t\u00eb jen\u00eb objektiva t\u00eb realiziueshme n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndershme, pa d\u00ebmtuar interesat komb\u00ebtare. Madje opozita shqiptare mund t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, q\u00eb me vot\u00ebn p\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar, n\u00eb programin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs, t\u00eb parashihen pika programore nga programi i saj, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb, lufta kund\u00ebr korrupsionit, arsimimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, loj\u00ebrat e fatit, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb e t\u00eb tjera. K\u00ebshtu opozita fiton n\u00eb dy aspektet, edhe t\u00eb programit t\u00eb saj zgjedhor, edhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes historike p\u00ebr kryeministrin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar faktorin politik maqedonas n\u00eb pranimin e kryeministrit shqiptar. Jo p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar partia e Ahmetit, se ajo fitoi dhe fiton edhe kur e braktisen ish partia, K\u00ebshillin kordinativ shqiptar n\u00eb 2001, edhe kur opozita nuk ju bashkuan thirrjes se Ahmetit p\u00ebr presidentin shqiptar n\u00eb zgjedhjet e kaluara. Edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje e v\u00ebrtetoi se nuk e ben\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar lekuren politike. Ndoshta pik\u00ebrisht edhe nga k\u00ebto fakte, ajo gezon mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb bllokun politik shqiptar sot e 20 vite me rradh\u00eb, pavaresisht korrupsionit dhe qeverisjes s\u00eb gjat\u00eb. N\u00ebse ajo i q\u00ebndron me konsekuence k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kryeminist\u00ebr shqiptar, qofte me ksoton opozitare, t\u00eb jeni t\u00eb bindur se asnj\u00eb qeveri e ardh\u00ebshme nuk do t\u00eb mund ta p\u00ebrfundoje mandatin kat\u00ebr vje\u00e7ar, pa u kthyer ajo edhe m\u00eb e fuqishme n\u00eb qeverisje. \u0401sht\u00eb d\u00ebshmuar kjo ne 2008-t\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, \u00e7do rrug\u00eb tjet\u00ebr justfifikuese e opozit\u00ebs shqiptare, \u00e7do rrug\u00eb false, me pretekstet nga m\u00eb banalet p\u00ebr mos-bashkim, do ta b\u00ebj\u00eb opozit\u00ebn e sotshme, partit\u00eb e k\u00ebsaj opozite, kopje t\u00eb partis\u00eb s\u00eb zot\u00ebri Thacit, e cila po kalon n\u00eb histori pik\u00ebrisht nga gabimet e lartsh\u00ebnuara. Dasht\u00eb Zoti t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb nes\u00ebrme t\u00eb suksesshme. Asnj\u00eb rrug\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00ebse t\u00eb pr\u00eat di\u00e7ka e mir\u00eb. E kund\u00ebrta, t\u00eb shpie n\u00eb disfat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb partit\u00eb qeveris\u00ebse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shtetet e ballkanit, n\u00ebp\u00ebrmjet joshjeve t\u00eb pushtetit dhe trysnin\u00eb s\u00eb t\u00ebrthort\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, ndikojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33218,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-33219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33219"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33220,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33219\/revisions\/33220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}