{"id":33484,"date":"2020-08-27T19:16:29","date_gmt":"2020-08-27T17:16:29","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33484"},"modified":"2020-08-27T19:16:30","modified_gmt":"2020-08-27T17:16:30","slug":"beteja-e-fundit-e-ali-ahmetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33484","title":{"rendered":"Beteja e fundit e Ali Ahmetit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"580\" height=\"335\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Screenshot_2020-08-04-10-29-07-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-33300\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Screenshot_2020-08-04-10-29-07-1.png 580w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Screenshot_2020-08-04-10-29-07-1-300x173.png 300w\" sizes=\"(max-width: 580px) 100vw, 580px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Ndarja e pozitave, gjegj\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb koalicionin e ri qeveris\u00ebs, e finalizon rolin shtetformues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Shikuar me thjerr\u00ebzat objektive, pozicionet e arritura shqiptare dhe kryeministri m\u00eb shum\u00eb sesa simbolik, i nj\u00ebqind dit\u00ebve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushje e premtimit zgjedhor t\u00eb integrist\u00ebve, e nj\u00eb fushate zgjedhore intelegjente, p\u00ebr t\u00eb arritur shqiptar\u00ebt nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaqsimit, deri n\u00eb pozicionin kryeministror. Po ashtu, nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mend\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebguar t\u00eb politik\u00ebs maqedonase, se si duhet ti trajtoj\u00eb shqiptar\u00ebt. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Ahmetit, i jepet kuptim m\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebs lirive dhe t\u00eb drejtave shqiptare t\u00eb dala nga Marr\u00ebveshja e Ohrit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ish lideri ushtarak i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare dhe lideri politik i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim, p\u00ebr rreth dy dekada, me fitoret n\u00eb betejat luftarake dhe elektorale, implementimin e hap pas hapi t\u00eb Marr\u00ebveshjes Korniz\u00eb, angazhimi n\u00eb integrimet evropiane dhe antarsimi i vendit n\u00eb bllokun per\u00ebndimor ushtarak, Organizat\u00ebn e Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior, krejt n\u00eb fund, i mbetet edhe nj\u00eb betej\u00eb, ndoshta m\u00eb pak spektakolare p\u00ebr v\u00ebmendjen e opinionit, por shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr mir\u00ebqenien e p\u00ebrgjithshme dhe p\u00ebr rrug\u00ebtimin integrues n\u00eb Bashkimin Evropian: i mbetet beteja e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb borxh q\u00eb Ali Ahmeti para s\u00eb gjithash i ka popullat\u00ebs shqiptare p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe besimin q\u00eb k\u00ebta i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, si n\u00eb luft\u00eb ashtu edhe n\u00eb paqe t\u00eb proceseve zgjedhore. Ndoshta edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb popullata shqiptare ka qen\u00eb dhe mbetet viktima m\u00eb e madhe e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo p\u00ebr arsye t\u00eb njohura t\u00eb diskriminimit t\u00eb heshtur etnik n\u00eb dyert e gjykatave dhe prokurorive, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, Ali Ahmeti do ti siguronte vetes rolin historik n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij. Reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk munden ta realizojne partit\u00eb e krahut t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, mossuksesi i t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim i dha mb\u00ebshtetje elektorale partis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit, p\u00ebr t\u00eb filluar ai luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pik\u00ebrisht me mekanizmin e propaganduar t\u00eb vetingut n\u00eb fushat\u00ebn e tij zgjedhore si dhe n\u00eb nisjen e p\u00ebrgatitjeve t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij disa mujore. Partia e Kurtit e kishte tashm\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb njohur nga praktika e R. Shqip\u00ebris\u00eb, se si mund t\u00eb luftohet korrupsioni n\u00eb drejt\u00ebsi, i nj\u00eb vendi t\u00eb rrethanave tona n\u00eb Ballkan. Pik\u00ebsynim reforme e cila me t\u00eb gjitha gjasat, do ta rikthej\u00eb m\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb pushtet partin\u00eb e Kurtit, pasi pika m\u00eb e fort\u00eb e nj\u00eb opozite \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit. K\u00ebt\u00eb lloj reforme \u2013 drejt\u00ebsie, t\u00eb lavd\u00ebruar edhe nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e propagandojn\u00eb dhe e realizojn\u00eb vet\u00ebm politikan\u00eb vizionar\u00eb dhe t\u00eb guximsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse partia e Ahmetit, vet\u00eb Ali Ahmeti, i dor\u00ebzohet dhe heq dor\u00eb nga premtimi elektoral p\u00ebr veting t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, rrjedhimisht i dor\u00ebzohet modelit zaevist (pastrimi n\u00eb gjyq\u00ebsor me metodologjin\u00eb e qeverisjes s\u00eb kaluar), p\u00ebrs\u00ebri gjyq\u00ebsori do t\u00eb mbetet peng i kriminalitetit. \u00c7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore t\u00eb kriminalitetit qeveris\u00ebs dhe mafies sip\u00ebrmarr\u00ebse do t\u00eb mbeten pa epilog deri n\u00eb vjet\u00ebrsim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, rikualifikim t\u00eb veprave penale n\u00eb dobi t\u00eb krimit apo ikjes jasht\u00eb shtetit t\u00eb akuzuarve me pasurin\u00eb e grabitur qytetar\u00ebve. Me modelin zaevist, Antikorrupsioni, K\u00ebshilli Gyq\u00ebsor, Policia financiare, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb gjitha institucionet e varura drejtp\u00ebrdrejt nga mekanizmi qeveris\u00ebs, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrs\u00ebri flusk\u00eb sapuni n\u00eb luftimin e kriminalitetit, sepse kupola mbrojtese dhe labirinthet e shp\u00ebtimit t\u00eb krimit do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb korridoret e gjykatave dhe prokurorive.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethanat aktuale, pa k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me nd\u00ebrhyrje \u201ckirugjikale\u201d \u2013 vetingu, n\u00eb luftimin e korrupsionit n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb nevralgjike t\u00eb organizmit shtet\u00ebror, sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u00eb mbetej e paplot\u00ebsuar figura e liderit t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij politike dhe fuqis\u00eb qeveris\u00ebse aktuale, \u201cde fakto\u201d m\u00eb shum\u00eb edhe se sa vet\u00eb Zoran Zaev. Ahmeti me k\u00ebt\u00eb reform\u00eb gjyq\u00ebsori, ju del borxh shqiptar\u00ebve edhe p\u00ebr korrupsionin e nj\u00eb pjese t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb qeverisjet e gjata q\u00ebndrore dhe lokale, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbijetuar fal\u00eb sistemit t\u00eb rr\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjitha pasojat e nj\u00eb sistemi arsimor t\u00eb korruptuar; sh\u00ebndet\u00ebsie dhe policie t\u00eb korruptuar; administrat\u00eb publike dhe qeverisje lokale &#8211; t\u00eb korruptuar; siguris\u00eb s\u00eb munguar publike, siguris\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs dhe klim\u00ebs s\u00eb pandershme biznesore dhe biznesit kriminal, e deri tek keqp\u00ebrdorimet doganore e aksidentet e shumta n\u00eb komunikacion, jan\u00eb pasoj\u00eb e rryshfetit n\u00eb drejt\u00ebsi, kapjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga krimi dhe politika. Kriza ekonomike \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe t\u00ebrrthorazi pasoj\u00eb e k\u00ebtyre gjykatave dhe prokurorive. Aty ku mund\u00ebsohet t\u00eb zhvatet buxheti dhe pasuria publike, ku pasurit\u00eb e vjedhura t\u00eb qytetar\u00ebve, pronat e uzurpuara, nuk marrin epilog t\u00eb drejt\u00eb, por anshm\u00ebri gjykimi n\u00eb favor t\u00eb rryshfetit dhe politik\u00ebs. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lidhur me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, dhe rrjedhimisht gjith\u00e7ka mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, me futjen n\u00eb binar\u00eb t\u00eb duhur t\u00eb k\u00ebtij sistemi. Jo rast\u00ebsisht shtetet me t\u00eb zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs kan\u00eb sistemet me efikase t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ku p.sh n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb SHBA-ve, vetingu i gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve kryhet n\u00eb \u00e7do 5 vite t\u00eb pun\u00ebs se tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pretendimet e opozit\u00ebs, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, se sapo t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet, do t\u00eb luftojn\u00eb kriminalitetin n\u00eb rradh\u00ebt e funskionar\u00ebve dhe t\u00eb gjyq\u00ebsorit, jan\u00eb pretendime boshe, fars\u00eb dhe propaganda politike t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebrtetuar me rotacionet qeverive t\u00eb kaluara. Opozita e ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb bindur elektoratin se do t\u00eb luftoj\u00eb kriminalitetin, vet\u00ebm me vetingun n\u00eb drejt\u00ebsi sipas modelit t\u00eb R.Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, ashtu si g\u00ebnjeu Zaevi p\u00ebr vite me radh\u00eb me reformat e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe Antikorrupsionin, dy institucione q\u00eb sot akoma mbas disa viteve t\u00eb thirjes n\u00eb reforma, b\u00ebjn\u00eb teat\u00ebr t\u00eb turpsh\u00ebm se kush duhet t\u00eb hetoj\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Loj\u00ebra fjal\u00ebsh dhe koh\u00eb e humbur, e dy institucione t\u00eb paafta dhe t\u00eb pamundshme praktikisht p\u00ebr t\u00eb hetuar pasurit\u00eb e pajustifukuara t\u00eb subjekteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, lidhjet e tyre kriminale dhe zbatueshm\u00ebrin\u00eb ligjore n\u00eb aktgjykimet dhe procedimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Ahmeti ka shancin historik, fuqin\u00eb politike dhe qeveris\u00ebse, p\u00ebr ta kusht\u00ebzuar partnerin e koalicionit qeveris\u00ebs, ta nis\u00eb reform\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 vetingun e premtimit elektoral. Betej\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn, apo pranimi i nj\u00eb modeli tjet\u00ebr reforme drejt\u00ebsie t\u00eb dal\u00eb nga manipulimet dhe arsyetimet zaeviste, veprimtaria e Ahmetit nuk do t\u00eb ishte e plot\u00eb, suksesi historik do t\u00eb ishte i mang\u00ebt dhe borxhi ndaj elektoratit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim i pashlyer. Nj\u00eb shanc t\u00eb l\u00ebshuar t\u00eb cilin Ahmeti dhe partia e tij do t\u2019ja linte opozit\u00ebs shqiptare p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb ajo pjes\u00eb e nj\u00eb histore t\u00eb sukseshme n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, shtetit t\u00eb mir\u00ebqenies qytetare. Gjithmon\u00eb n\u00ebse kjo e fundit, n\u00eb qeverisjen e mundshme t\u00eb ardhme, do ta kusht\u00ebzonte pjes\u00ebmarrjen qeveris\u00ebse me jet\u00ebsimin e VETING-ut n\u00eb drejtesi, p\u00ebr ta materializuar rezistenc\u00ebn e propaganduar ndaj korrupsionit. Fundja, kryesisht opozita shqiptare, nuk ka element m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr ngjitjen n\u00eb pushtet sesa fokusimi n\u00eb betej\u00ebn e korrupsionit, pasi elementi i t\u00eb drejtave nacionale, thuajse \u00ebsht\u00eb shteruar nga forca politike e Ali Ahmetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Ndarja e pozitave, gjegj\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb koalicionin e ri qeveris\u00ebs, e finalizon rolin shtetformues t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Shikuar me thjerr\u00ebzat objektive, pozicionet e arritura&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33300,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-33484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33484"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33485,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33484\/revisions\/33485"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}