{"id":33573,"date":"2020-09-07T13:15:08","date_gmt":"2020-09-07T11:15:08","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33573"},"modified":"2020-09-07T13:15:10","modified_gmt":"2020-09-07T11:15:10","slug":"greqia-nuk-mund-te-shpalle-zgjerimin-e-ujerave-ne-drejtim-te-shqiperise-nga-6-deri-ne-12-milje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33573","title":{"rendered":"&#8220;Greqia nuk mund t\u00eb shpall\u00eb zgjerimin e uj\u00ebrave n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga 6 deri n\u00eb 12 milje&#8221;"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/thumbs_b_c_06b1855069c0feade25f062078adcc52-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-33572\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/thumbs_b_c_06b1855069c0feade25f062078adcc52-1.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/thumbs_b_c_06b1855069c0feade25f062078adcc52-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/thumbs_b_c_06b1855069c0feade25f062078adcc52-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Deklaratat e Greqis\u00eb se planifikon t\u00eb zgjeroj\u00eb uj\u00ebrat territoriale n\u00eb Detin Jon nga 6 n\u00eb 12 milje, rikthyen p\u00ebrs\u00ebri debatet dhe reagimet n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e hapura q\u00eb ekzistojn\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, sidomos p\u00ebr kufizimin e zonave detare dhe p\u00ebr ndikimet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb zgjerimi q\u00eb pretendon shteti grek.<\/p>\n\n\n\n<p>Politikan\u00eb, analist\u00eb, profesor\u00eb, ish-diplomat\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me ndikimet e mundshme q\u00eb mund ken\u00eb pretendimet apo veprimet e Greqis\u00eb p\u00ebr zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale, ndalen tek e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe tek specifika q\u00eb kan\u00eb disa ishuj t\u00eb Greqis\u00eb apo hap\u00ebsira detare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pafavorsh\u00ebm&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/uploads\/userFiles\/3c4f79db-b732-4f07-9f9d-7eeba6f808fe\/xxxxxxxx.jpg\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Shp\u00ebtim Idrizi, kryetari i Partis\u00eb Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe ish-n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Anadolu Agency (AA) thekson se Greqia nuk ka ngritur k\u00ebt\u00eb pretendim (zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale) as n\u00eb momentin q\u00eb u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 1971 dhe as n\u00eb momentin q\u00eb konventa e Montego Bay e vitit 1982 p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e detit hyri n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje fakti pse pik\u00ebrisht tani. Sigurisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me kontekstin e gjith\u00eb ngjarjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb rajon, edhe me konfliktin Greqi-Turqi. Por mbi t\u00eb gjith\u00eb afekton ato \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura q\u00eb ka Shqip\u00ebria me Greqin\u00eb p\u00ebr diskutime dhe p\u00ebr marr\u00ebveshjen e ashtuquajtur t\u00eb uj\u00ebrave. Shqip\u00ebria me Greqin\u00eb nuk kan\u00eb debat apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale, sepse uj\u00ebrat territoriale, pra kufiri mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb n\u00eb vitin 1913 p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas me Konferenc\u00ebn e Parisit t\u00eb vitit 1921, p\u00ebr t\u00eb kulmuar n\u00eb traktatin e Firences n\u00eb vitin 1925 dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr delimitimin e kufirit n\u00eb konferenc\u00ebn e ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr t\u00eb vitit 1926 ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb. Pra \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbyllur edhe p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare problemi i uj\u00ebrave territoriale mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb&#8221;, shprehet Idrizi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Idrizit, neni 3 i marr\u00ebveshjes s\u00eb Montego Bay thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtet mund t&#8217;i deklaroj\u00eb 6 deri n\u00eb 12 milje zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb integrale dhe Idrizi shton se sipas nenit 85 t\u00eb konvent\u00ebs s\u00eb detit t\u00eb Montego Bay, kur kjo \u00ebsht\u00eb e mundur, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kur distanca midis dy brigjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 24 milje dhe mund t\u00eb deklarohen 12 nga nj\u00ebra pal\u00eb dhe 12 pala tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pretendimi i tanish\u00ebm i kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb i cili deklaroi n\u00eb parlamentin grek q\u00eb \u2018ne do zgjerojm\u00eb nga 6 deri n\u00eb 12 milje n\u00eb uj\u00ebrat territoriale n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e madhe e Greqis\u00eb\u2019, pa dyshim q\u00eb afekton marr\u00ebveshjen e pritshme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr zonat ekonomike. Sigurisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bjerrje e interesit komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr disa arsye. Greqia thot\u00eb ne po zgjerohemi, padyshim q\u00eb dikush ngushtohet&#8221;, shprehet Idrizi.<\/p>\n\n\n\n<p>Debatet dhe reagimet e zyrtar\u00ebve, politikan\u00ebve, por edhe t\u00eb ekspert\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrqendruar edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen se kush ndikohet nga nj\u00eb zgjerim i mundsh\u00ebm q\u00eb pretendon Greqia. Sipas Idrizit, kjo situat\u00eb e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb diskutimin p\u00ebr zonat ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pafavorsh\u00ebm, sepse n\u00ebse do t\u00eb kemi parasysh zon\u00ebn, Greqia para disa koh\u00ebsh b\u00ebri marr\u00ebveshje edhe me Italin\u00eb, pra p\u00ebr zonat ekonomike me Italin\u00eb. Deti Jon ndahet nd\u00ebrmjet 3 shteteve n\u00eb veri t\u00eb Korfuzit, nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb, Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe aty jan\u00eb dy ishuj. Greqia i p\u00ebrdor shpesh k\u00ebto ishujt her\u00eb her\u00eb t\u00eb pabanuar, ishulli Othonoi dhe ishulli i Erikuz\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nja 300 banor\u00eb aty, t\u00eb cil\u00ebve Greqia n\u00eb marr\u00ebveshjen me Italin\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb plotfuqishm\u00ebrin\u00eb e 12 miljeve n\u00eb uj\u00ebrat territoriale, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pranimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe mos ngritja e pretendimeve nga Shqip\u00ebria se k\u00ebto dy ishuj nuk mund t\u00eb ken\u00eb det territorial n\u00eb 12 milje, do krijojn\u00eb precedentin q\u00eb nes\u00ebr kur t\u00eb diskutohet marr\u00ebveshja p\u00ebr zonat ekonomike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, k\u00ebta dy ishuj do t\u00eb fitojn\u00eb plotfuqishm\u00ebrin\u00eb me 12 milje dhe sigurisht q\u00eb ngushtohet jasht\u00ebzakonisht zona ekonomike dhe shelfi kontinental i Shqip\u00ebris\u00eb, akoma m\u00eb shum\u00eb ku si\u00e7 dihet aty ka rezerva nafte dhe gazi&#8221;, thekon kreu i PDIU-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me tensionet n\u00eb Mesdheun Lindor, Idrizi thekson se &#8220;Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb pretendoj\u00eb me precedent indirekt t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb sepse ne do t\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb flasim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si vend i NATO-s, por edhe p\u00ebr Turqin\u00eb dhe Greqin\u00eb. Mir\u00ebkuptoj \u00e7do shtet i cili mbron me forc\u00eb integritetin dhe sovranitetin komb\u00ebtar t\u00eb vetin dhe t\u00eb drejtat e saj, por pa dyshim q\u00eb si tre vende t\u00eb NATO-s do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb bisedimet, kompromisi t\u00eb shkonin drejt paqes dhe jo drejt konfliktit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sigurisht q\u00eb jo kot Greqia b\u00ebri tani k\u00ebt\u00eb deklarim. Ju kujtoj q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka pretenduar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kryeministri (Alexis) Tsipras n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018, ku deklaroi n\u00eb Parlamentin e Greqis\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme \u2018do t\u00eb zgjerojm\u00eb uj\u00ebrat territoriale nga 6 deri n\u00eb 12 milje\u2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka pasur nj\u00eb deklarim shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb, \u00c7avu\u015fo\u011flu i cili deklaroi q\u00eb &#8216;zgjerimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme i Greqis\u00eb nga 6 deri n\u00eb 12 milje n\u00eb drejtim t\u00eb Jonit dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Egjeut \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr Turqin\u00eb&#8217; dhe Greqia u t\u00ebrhoq. Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur konflikti nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb \u00ebsht\u00eb ashp\u00ebrsuar shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur dhe m\u00eb vjen keq q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ruajtjes s\u00eb interesave p\u00ebr zon\u00ebn ekonomike nga Shqip\u00ebria, Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb till\u00eb&#8221;, tha Idrizi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Greqia nuk mund t\u00eb shpall\u00eb zgjerimin e uj\u00ebrave n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga 6 deri n\u00eb 12 milje&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat e fundit t\u00eb Greqis\u00eb mbi synimet p\u00ebr zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale kan\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri edhe reagimet p\u00ebr negociatat mes Shqip\u00ebris\u00eb mbi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme p\u00ebr kufizimin e zonave detare. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Idrizi thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka p\u00ebr t\u00eb diskutuar me Greqin\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale q\u00eb sipas tij jan\u00eb p\u00ebrcaktuar me traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ka qen\u00eb gabim shum\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb hyri t\u00eb negocionte p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale dhe at\u00ebher\u00eb nj\u00eb ishull i pabanuar, mes Korfuzit dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb ishulli i Barket\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull 6 metra, i cili kur ka batic\u00eb nuk duket dhe p\u00ebrdoret si precedent p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale. Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje (marr\u00ebveshja e vitit 2009) q\u00eb fatmir\u00ebsisht e hodhi posht\u00eb Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb humbiste 340 kilometra katror\u00eb. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebmendshme. Sigurisht q\u00eb ne duhet t\u00eb bisedojm\u00eb me Greqin\u00eb p\u00ebr zonat ekonomike, nisur nga uj\u00ebrat territoriale q\u00eb ne i kemi sot. Greqia nuk mund t\u00eb shpall\u00eb dot zgjerimin e uj\u00ebrave n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga 6 deri n\u00eb 12 milje sepse nuk ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr 12 milje, sepse duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kodrat e Himar\u00ebs&#8221;, shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Idrizi shton m\u00eb tej se &#8220;Pra ne duhet t\u00eb marrim ekspertiz\u00eb, t\u00eb informojm\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb kryesor\u00eb strategjik\u00eb edhe t\u00eb NATO-s dhe pa dyshim duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin, sovranitetin dhe interesat e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, shprehet Idrizi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e shtetit shqiptar p\u00ebr q\u00ebndrimet e Greqis\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale, Idrizi thekson se &#8220;Shteti shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb duhet t\u00eb kulmojn\u00eb dhe fillojn\u00eb me heqjen e ligjit t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb Greqia mban me Shqip\u00ebrin\u00eb. Q\u00eb nga viti 1940 Greqia mban ligjin e luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb akt i paprecedent\u00eb. \u00c7am\u00ebria, zona e Epirit u aneksua nga Greqia n\u00eb vitin 1913 dhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb gjenocidi t\u00eb pashembullt dhe spastrimi etnik shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkas dhe un\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb, masakruar dhe deportuar n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja \u00e7ame \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb relevante q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb paraqes\u00eb me Greqin\u00eb dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera ku diplomacia shqiptare duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebmendshme dhe t\u00eb sillet me dinjitet dhe reciprocitet.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse deklarata \u00ebsht\u00eb e momentit apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv par\u00ebsor i Greqis\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/uploads\/userFiles\/3c4f79db-b732-4f07-9f9d-7eeba6f808fe\/zzzzzzzz.jpg\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe historiani Paskal Milo, n\u00eb lidhje me deklaratat e kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale n\u00eb Jon nga 6 n\u00eb 12 milje p\u00ebr AA thekson se e par\u00eb nga pik\u00ebpamja e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga pik\u00ebpamja parimore &#8220;deklarata mund t\u00eb jet\u00eb korrekte sepse konventa Montego Bay e vitit 1982 u jep t\u00eb gjitha vendeve bregdetare t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb ta shtrijn\u00eb kufirin e uj\u00ebrave t\u00eb tyre territoriale deri n\u00eb 12 milje atje ku ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Por n\u00ebse k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb e vendosim n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Mesdheun Lindor, kjo deklarat\u00eb provokoi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb reagim pro dhe kund\u00ebr, por q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare e momentit apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv par\u00ebsor i Greqis\u00eb p\u00ebr t\u2019u materializuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme me qeverin\u00eb shqiptare&#8221;, u shpreh Milo.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me negociata e mundshme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hapura, Milo thekoi se mendohet q\u00eb mund t\u00eb rihapen negociatat ose t\u00eb vazhdojn\u00eb ato atje ku u lan\u00eb me ardhjen e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb raport deklaratat e Greqis\u00eb p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale, por edhe p\u00ebr negociata e mundshme mes dy vendeve, duke iu referuar deklarat\u00ebs zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kryeministrit Edi Rama, Milo tha se ky q\u00ebndrim &#8220;\u00ebsht\u00eb q\u00eb Greqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb shpallur respektimin e k\u00ebtij parimi p\u00ebr zgjerimin e uj\u00ebrave territoriale deri 12 milje&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sipas kryeministrit shqiptar nuk ka patur k\u00ebto koh\u00eb negociata dhe as b\u00ebhet fjal\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje, por krijohet opinioni q\u00eb negociatat mund t\u00eb rifillojn\u00eb s\u00eb shpejti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb themel t\u00eb saj p\u00ebrcaktimin e atij q\u00eb quhet det territorial, p\u00ebrcaktimin e zon\u00ebs ekonomike ekskluzive, dhe p\u00ebrcaktimin e shelfit kontinental. Ka nj\u00eb parap\u00ebrgatitje, ka procesverbale negociatash, ose deri ku kan\u00eb shkuar, avancuar, n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes, kjo ka mbetur gjithnj\u00eb sekrete&#8221;, tha Milo.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-kryediplomati i Shqip\u00ebris\u00eb, mbi tensionet e fundit Turqi-Greqi tha se tensionet greko-turke n\u00eb Detin Egje jan\u00eb tashm\u00eb historike dhe sipas tij &#8220;N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr ka ekzistuar ky tension p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, por n\u00eb stadin aktual m\u00eb duket se u tejkalua masa kritike e tensionit q\u00eb ka ekzistuar midis dy vendeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jo vet\u00ebm dypal\u00ebshe, por edhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se prek nj\u00eb rajon ku nd\u00ebrthuren interesat e shum\u00eb shteteve, e fuqive, rrjedhimisht dhe t\u00eb NATO-s edhe t\u00eb Bashkimit Evropian, e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm k\u00ebt\u00eb tension t\u00eb saposhfaqur. Un\u00eb besoj dhe jam i bindur q\u00eb tensioni do t\u00eb vij\u00eb duke u ulur sepse asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka interes p\u00ebr zgjerimin e konfliktit n\u00eb nj\u00eb rajon kaq delikat i cili mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb n\u00eb kufij q\u00eb nuk do t\u00eb ishte e leht\u00eb t\u00eb administrohej nga cilido qoft\u00eb&#8221;, theksoi Milo.<\/p>\n\n\n\n<p>Po n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tension, ai tha se lajmi q\u00eb t\u00eb dy qeverit\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb nisin negociatat nga pik\u00ebpamja teknike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb dhe shtoi se &#8220;P\u00ebrtej diskutimit teknik, politika duhet t\u00eb pres\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb duke ia l\u00ebn\u00eb vendin ekspert\u00ebve, t\u00eb mund t\u00eb ul\u00eb tensionet t\u00eb cilat nuk mund ti \u00e7ojn\u00eb k\u00ebto dy vende, q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb interesa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gjera, q\u00eb i lidhin shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuar n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb till\u00eb. Un\u00eb jam i bindur q\u00eb shpejt do t\u00eb kaloj\u00eb kjo situat\u00eb.&#8221;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Situata mund t\u00eb b\u00ebhet konfliktuale n\u00ebse Greqia zgjeron uj\u00ebrat pa marr\u00ebveshje&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Profesori i hartografis\u00eb dhe fotogrametris\u00eb dhe ish-drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Myslim Pashaj, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr AA n\u00eb lidhje me pretendimet e Greqis\u00eb tha se zgjerimi i uj\u00ebrave territoriale duhet t\u00eb b\u00ebhet me marr\u00ebveshje, me dakord\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Nga pik\u00ebpamja parimore e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjeruar miljet sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ka secili shtet. K\u00ebshtu q\u00eb Greqia deri para pak koh\u00ebsh e ka pasur deri n\u00eb 6 milje detare si ligj t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb saj dhe tani ka vendosur t\u00eb zgjeroj\u00eb k\u00ebto uj\u00ebra deri n\u00eb 12 milje detare. Por, me nj\u00eb por t\u00eb madhe kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhet Greqia m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Otranto dhe n\u00eb Kanalin e Korfuzit e b\u00ebjn\u00eb q\u00eb deklarata p\u00ebr zgjerimin e 12 miljeve detare t\u00eb jet\u00eb e ndryshme. Pse e ndryshme, sepse Shqip\u00ebria dhe Greqia n\u00eb Otranto ndodhen n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb ndryshme, sepse Greqia p\u00ebrfaq\u00ebsohet me nj\u00eb arkipelag, p\u00ebrfaq\u00ebsohet me nj\u00eb ishull ekstremal q\u00eb \u00ebsht\u00eb Othonoi, ishull me 360 banor\u00eb. Shqip\u00ebria me Greqin\u00eb duhet me doemos t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebse do jepet ideja p\u00ebr t\u00eb zgjeruar, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb negociata. A p\u00ebrfiton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn madh\u00ebsi t\u00eb detit territorial nj\u00eb ishull i vog\u00ebl n\u00eb krahasim me dheun kontinental, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Karaburuni (Gadishulli i Karaburunit n\u00eb brigjet e Shqip\u00ebris\u00eb). Jo&#8221;, shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesori Pashaj tregon se e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare detare ka nj\u00eb parim tjet\u00ebr, &#8220;zgjidhje e drejt\u00eb dhe e ndershme&#8221;, e cila b\u00ebn sipas tij, &#8220;q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe aty t\u00eb gjejn\u00eb kush \u00ebsht\u00eb efekti i ishujve, pra ishulli do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt t\u00eb plot\u00eb si\u00e7 ka Karaburuni apo do ta ket\u00eb m\u00eb pak, pra do ta ket\u00eb 6 milje, mund ta ket\u00eb 8 milje&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Pashajt, Shqip\u00ebria nga pik\u00ebpamja ligjore, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb institucionet q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebto probleme e kan\u00eb pranuar k\u00ebt\u00eb zgjerim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tha se &#8220;Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb e drejta p\u00ebr zgjerimin e 12 miljeve i takon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs detare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ministri i Jasht\u00ebm i joni (Gent Cakaj) duhet par\u00eb, atje ku lejon gjeografia, n\u00eb rastin ton\u00eb p\u00ebr shembull t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb ishujve ana gjeografike, rrethana gjeografike nuk e lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb, pra k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi, dhe n\u00eb rastin ton\u00eb duhet me marr\u00ebveshje&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thekson se Greqia e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb sepse nga pik\u00ebpamja strategjike nga pik\u00ebpamja e problemeve q\u00eb ka n\u00eb Mesdhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8220;ajo k\u00ebrkon me doemos q\u00eb t\u00eb zgjerohet dhe zgjerimi b\u00ebhet lirsh\u00ebm&#8221; . Pashaj thekson m\u00eb tej se &#8220;P\u00ebr shembull n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore nuk kas asnj\u00eb problem sepse jan\u00eb uj\u00ebrat larg, ishujt e Greqis\u00eb jan\u00eb larg me Italin\u00eb. Sapo vjen tek ne, sapo vjen n\u00eb Otranto tek ishulli ekstermal Othonoi at\u00ebher\u00eb ne themi jo, k\u00ebtu ne nuk lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjerosh. Pse, sepse do t\u00eb bisedojm\u00eb, sepse nuk ke t\u00eb drejta t\u00eb barabarta ti q\u00eb je nj\u00eb ishull i vog\u00ebl dhe un\u00eb q\u00eb kam dheun kontinental. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kuptuar si duket.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Profesori i cili ka kund\u00ebrshtuar edhe marr\u00ebveshjen e anuluar t\u00eb vitit 2009 Shqip\u00ebri-Greqi, shprehet m\u00eb tej se problemet e Greqis\u00eb jan\u00eb shum\u00eb komplekse sepse sipas tij vet\u00eb Deti Egje dhe Deti Jon kan\u00eb shum\u00ebsi ishuj, &#8220;arkipelag i t\u00ebr\u00eb dhe ka probleme dhe k\u00ebto ishuj jan\u00eb af\u00ebr dheut kontinental t\u00eb Turqis\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb af\u00ebr dheut kontinental t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Greqia e ka pranuar Konvent\u00ebn e Detit dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e konvent\u00ebs kurse Turqia nuk e ka pranuar. N\u00eb momentin q\u00eb Greqia e pranoi Turqia shpalli &#8216;casus belli&#8217;, gjendje lufte. K\u00ebshtu q\u00eb ata e kan\u00eb situat\u00ebn shum\u00eb konfliktuale, kurse ne nuk e kemi konfliktuale, mund ta b\u00ebjm\u00eb konfliktuale n\u00ebse Greqia me forc\u00eb apo jo me forc\u00eb zgjeron uj\u00ebrat pa u marr\u00eb vesh me ne (Shqip\u00ebrin\u00eb), por ne themi q\u00eb do ulemi n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve&#8221;, shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me negociatat e mundshme Greqi-Shqip\u00ebri p\u00ebr kufizimin e zonave detare, ai tha se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e mundshme, n\u00ebse ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb dyanshme t\u00eb dy fqinj\u00ebve. &#8220;Ne kemi nj\u00eb problem, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb problem, sepse e kan\u00eb p\u00ebrmbysur marr\u00ebveshjen e vitit 2009 dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash q\u00eb duhet t\u00eb njihen. Greqia duhet me doemos n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb e ka hedhur posht\u00eb dhe t\u00eb gjitha pikat q\u00eb ka Gjykata Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr pal\u00ebn shqiptare q\u00eb t\u2019i ruaj n\u00eb tavolin\u00eb e bisedimeve, p\u00ebr shembull efekti i ishujve&#8221;, tha Pashaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (2010) nuk kap\u00ebrcehet dot q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rifillim t\u00eb negociatave.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Reagimet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr deklaratat e kryeministrit grek p\u00ebr uj\u00ebrat territoriale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deklaratat e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis (26 gusht), se Greqia planifikon t\u00eb zgjeroj\u00eb uj\u00ebrat territoriale n\u00eb Detin Jon nga 6 n\u00eb 12 milje, shkaktuan reagime n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb politikan\u00ebve, zyrtar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka deklaruar se fjala e kryeministrit grek, Mitsotakis, n\u00eb Parlamentin e Greqis\u00eb &#8220;nuk ka asnj\u00eb lidhje me uj\u00ebrat territorial\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me ndonj\u00eb marr\u00ebveshje mes Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit. P\u00ebr sa i p\u00ebrket deteve tona, Shqip\u00ebria e ka ushtruar n\u00eb vitin 1990 t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb shtrirjes n\u00eb ato milje, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj konvente nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb vitit 1982.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje ka reaguar edhe ministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Cakaj, q\u00eb sipas tij, e drejta q\u00eb buron nga Konventa e s\u00eb Drejt\u00ebs s\u00eb Detit, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje negociate mes shteteve pal\u00eb t\u00eb konvent\u00ebs dhe se &#8220;Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebmendshme p\u00ebr \u00e7do proces legjislativ n\u00eb vendin fqinj, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb ushtrimin e sovranitetit territorial dhe t\u00eb drejtave sovrane n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn detare q\u00eb i takon&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, lideri i opozit\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (PD), Lulzim Basha, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb &#8220;b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me negociatat p\u00ebr detin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Thirrje p\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb lidhje me pretendimet e Greqis\u00eb dhe q\u00ebndrimet q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb shteti shqiptar kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe aktivist\u00eb dhe organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me thirrjet p\u00ebr transparenc\u00eb, kryeministri Rama ka deklaruar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se p\u00ebr kufijt\u00eb mes dy shteteve (Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb) nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb prill t\u00eb vitit 2018, Ministria p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb konfirmoi zyrtarisht fillimin e bisedimeve p\u00ebr kufizimin e zonave detare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb mes pal\u00ebve ende nuk ka nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare mbi kufizimin e zonave detare dhe negociatat jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2009, mes Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb u n\u00ebnshkrua nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufizimit t\u00eb zonave detare, por marr\u00ebveshja n\u00eb fjal\u00eb u shfuqizua n\u00eb vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e shpalli t\u00eb pavlefshme juridikisht dhe antikushtetuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb deklaroj\u00eb si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn projektmarr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb &#8220;P\u00ebr delimitimin e zonave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shelfit kontinental dhe zonave t\u00eb tjera detare q\u00eb u p\u00ebrkasin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221;. Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb projektmarr\u00ebveshjen n\u00eb fjal\u00eb u konstatuan shkelje procedurale dhe substanciale q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe Konvent\u00ebn e Tret\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit t\u00eb vitit 1982.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklaratat e Greqis\u00eb se planifikon t\u00eb zgjeroj\u00eb uj\u00ebrat territoriale n\u00eb Detin Jon nga 6 n\u00eb 12 milje, rikthyen p\u00ebrs\u00ebri debatet dhe reagimet n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e hapura q\u00eb ekzistojn\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33572,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-33573","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33573"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33573"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33573\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33574,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33573\/revisions\/33574"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}