{"id":33650,"date":"2015-07-18T13:27:25","date_gmt":"2015-07-18T11:27:25","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=33650"},"modified":"2020-09-18T13:30:15","modified_gmt":"2020-09-18T11:30:15","slug":"perplasja-e-historianeve-ne-turqi-per-arvanitasit-dhe-camet-ne-greqi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=33650","title":{"rendered":"P\u00cbRPLASJA E HISTORIAN\u00cbVE N\u00cb TURQI P\u00cbR ARVANITASIT DHE \u00c7AM\u00cbT N\u00cb GREQI"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"660\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952-1024x660.jpg\" alt=\"\" data-id=\"4142\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/histori\/e-duam-camerine-por-skemi-asnje-strategji-per-tu-kthyer\/attachment\/kapri2\/\" class=\"wp-image-4142\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952-1024x660.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952-300x193.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952-310x200.jpg 310w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/kapri2-e1444773732952.jpg 1201w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Sherif Delvina solli n\u00eb Institutin e Historis\u00eb regjistrat otoman\u00eb t\u00eb viteve 1500-1600 nga Arkivi i Sulltanit n\u00eb Turqi,, ku jepen t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb me emra dhe mbiemra. Ajo q\u00eb ka m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto regjistrime \u00ebsht\u00eb se deri n\u00eb vitin 1690, n\u00eb regjistrat turq, nuk figuronte t\u00eb kishte asnj\u00eb minoritar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Delvina shprehet se arvanitasit, q\u00eb thuhet se jan\u00eb 2-3 milion\u00eb, duhet t\u00eb konsiderohen nga grek\u00ebrit si minoritet gjuh\u00ebsor, por deri tani ata as q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00b4ia din\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebshillat e Evrop\u00ebs, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet delegacionit t\u00eb saj vizitoi dhe ndoqi nga af\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb vitin 1957. Sherif Delvina deklaron se p\u00ebrpjekjet e fundit nga ndonj\u00eb gjeograf shqiptar p\u00ebr t\u00b4i paraqitur minoritetet t\u00eb zmadhuar, se ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 11 % t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb, jan\u00eb antikomb\u00ebtare dhe \u201c\u00e7ojn\u00eb uj\u00eb\u201d, n\u00eb \u201cmullirin\u201d e nacionalist\u00ebve ekstremist\u00eb grek\u00eb, q\u00eb duan ta paraqesin p\u00ebrpara bot\u00ebs Shqip\u00ebrin\u00eb si shtet multietnik. K\u00ebto dhe t\u00eb tjera rr\u00ebfime interesante mund t\u00b4i m\u00ebsoni nga intervista n\u00eb vijim e historianit Sherif Delvina.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sot po shihet n\u00eb horizont tejet e fryr\u00eb \u00e7\u00ebshtja e minoriteteve. A keni hulumtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, kam hulumtuar. Madje, kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Ankara, t\u00eb Turqis\u00eb, nga 27 deri m\u00eb 29 tetor t\u00eb vitit 1994, q\u00eb i kushtohej minoriteteve. Atje, m\u00eb takoi t\u00eb mbaj referatin \u201cMinoritetet komb\u00ebtare n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, fqinji yn\u00eb jugor p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Ana Karakasidu, q\u00eb referoi mbi tem\u00ebn \u201cMinoritetet dhe n\u00ebnminoritetet n\u00eb Greqi\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, profesori i njohur Hugh Poulton referoi p\u00ebr tem\u00ebn \u201cGreqia dhe minoritetet e saj\u201d. Konferenca ishte e organizuar shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb u ngrit\u00ebn probleme q\u00eb prekin edhe \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb komb\u00ebtare. Hugh Poulton p\u00ebrmendi sasin\u00eb e rom\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb prej 140\u2019000 vet\u00ebsh. Profesori vijoi me maqedonasit n\u00eb Greqi dhe m\u00eb n\u00eb fund ai tha se n\u00eb Greqi mjafton t\u00eb jesh ortodoks dhe t\u00eb flas\u00ebsh gjuh\u00ebn greke g\u00ebzon t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me shtetasit e tjer\u00eb grek\u00eb. Sipas tij, fqinj\u00ebt tan\u00eb e kishin zgjidhur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me asimilim paq\u00ebsor. Ai jepte edhe shembullin se si n\u00eb Follorin\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb rom\u00ebt prisnin t\u00eb pag\u00ebzoheshin si ortodoks\u00eb dhe t\u00eb merrnin shtet\u00ebsin\u00eb greke.<\/p>\n\n\n\n<p>Porse, Poulton akuzoi popullsin\u00eb \u00e7ame myslimane si bashk\u00ebpun\u00ebtore e pushtuesve fashist\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se si rezultat i k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi me pushtuesin, kjo popullsi mori nj\u00eb kund\u00ebrgoditje. Pas lufte, shum\u00eb \u00e7am\u00eb mysliman\u00eb shkuan n\u00eb Shqip\u00ebri dhe xhamit\u00eb e tyre u dogj\u00ebn. P\u00ebr sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb arvanitasve n\u00eb Greqi, Poulton pohoi se kjo popullsi p\u00ebrb\u00ebhej prej 95\u2019000 vetash, kurse \u201cLidhja Demokratike e \u00c7am\u00ebris\u00eb (Ilinois, 18 mars 1990, USA), pohon mbi 1 milion. K\u00ebto shifra t\u00eb larta theksoi referuesi duken fantastike n\u00eb ekstrem, sepse grek\u00ebrit kontrollojn\u00eb fen\u00eb dhe sistemin arsimor, kjo leht\u00ebson asimilimin e tyre paq\u00ebsor n\u00eb kombin grek. I bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e studiuesve t\u00eb huaj, Poulton theksoi se rom\u00ebt n\u00eb Greqi kapin shum\u00ebn e 140\u2019000 vet\u00ebve, prej tyre 45\u2019000 jan\u00eb mosleman\u00eb nomad\u00eb. Ata po t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb konvertohen n\u00eb fen\u00eb ortodokse, duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb pag\u00ebzimin, b\u00ebhen qytetar\u00eb grek\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket vlleh\u00ebve, referuesi i sip\u00ebrcituar vuri n\u00eb dukje se shumica e vlleh\u00ebve e identifikojn\u00eb veten me grek\u00ebrit p\u00ebr shkak t\u00eb edukimit t\u00eb tyre n\u00eb shkollat greke, po ashtu edhe nga t\u00eb pasurit e nj\u00eb roli udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A pati ndonj\u00eb debat me historian\u00ebt grek\u00eb, q\u00eb historikisht mbrojn\u00eb tezat e tyre lidhur me arvanitasit e \u00e7am\u00ebt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mund t\u00eb harroj se profesoresha e Harvardit Ana Karakasidu n\u00eb referatin e saj, jo vet\u00ebm i quajti arvanitasit njer\u00ebz q\u00eb e flisnin gjuh\u00ebn e tyre vet\u00ebm n\u00eb familje, por tha se shqipja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb, nuk ka forc\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe sipas saj ishte nj\u00eb idiom\u00eb e mbetur nga e kaluara. Arvanitasit, sipas saj ishin nj\u00eb jominoritet. Madje, ajo i quajti arvanitasit grek\u00eb. Karakasidu tha se deri n\u00eb veri t\u00eb lumit t\u00eb Shkumbinit kishin qen\u00eb tokat e Epirit q\u00eb ishin banuar nga grek\u00ebrit. Nj\u00eb shembull i marr\u00eb prej saj ishte Saranda. Grekja e shkolluar nuk harroi t\u00eb thoshte se ky em\u00ebr ishte grek, dhe po ashtu sipas saj, gjith\u00eb zbulimet arkeologjike tregonin vendbanime greke. N\u00eb Greqi, pohoi ajo, ekziston vet\u00ebm minoriteti mysliman (turk), q\u00eb gjendet n\u00eb Trakin\u00eb Per\u00ebndimore (Greqi) dhe p\u00ebrb\u00ebhet prej 120\u2019000 vetash. N\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij minoriteti jan\u00eb v\u00ebn\u00eb 163 shkolla me 474 m\u00ebsues p\u00ebr 10\u2019975 nx\u00ebn\u00ebs. Qeveria greke paguan p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebtyre shkollave. M\u00ebsimi n\u00eb gjysm\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve jepet turqisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dalin mjaft organe shtypi ditore dhe javore. Programi i radios t\u00eb k\u00ebtij vendi lajmet i jep n\u00eb gjuh\u00ebn turke. Esht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb Ana Karakasidu nuk tha se t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, bullgar\u00ebve dhe turqve garantoheshin nga traktati i Sevr\u00ebs, si edhe ai i vitit 1923 n\u00eb Lozan\u00eb, ku thuhej se edhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb kishin t\u00eb drejta si edhe grek\u00ebrit si p\u00ebr sh\u00ebmbull do t\u00eb kishin shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb si dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera t\u00eb parashikuara me ligj. Megjithat\u00eb, grek\u00ebrit kurr\u00eb nuk zbatuan asgj\u00eb nga k\u00ebto traktate.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh ngrit\u00ebt n\u00eb konferenc\u00ebn e minoriteteve n\u00eb Ankara?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas referateve t\u00eb Poultonit dhe Karakasidut e mora fjal\u00ebn un\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillim iu referova Herodotit, babait t\u00eb historis\u00eb, i cili q\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn \u201cHistoria\u201d, libri i shtat\u00eb, paragrafi II, thot\u00eb: \u201cGrek\u00ebrit vun\u00eb mbretin Leonidha me 300 spartan\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb grykat e Termopileve, me q\u00ebllim q\u00eb barbar\u00ebve t\u2019u ndalohej hyrja p\u00ebr n\u00eb Greqi\u201d, vijova me paragrafin 146, t\u00eb k\u00ebtij libri, ku na b\u00ebhej e ditur se n\u00eb lindje t\u00eb Termopileve, gjendej nj\u00eb mal i pakaluesh\u00ebm, q\u00eb shtrihej deri n\u00eb malin Aeta. Ana e rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb lindje \u00ebsht\u00eb e kufizuar nga deti dhe nga disa lugina e p\u00ebrrenj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb gjendet vet\u00ebm nj\u00eb kalim q\u00eb shkon p\u00ebr n\u00eb Fokid\u00eb. Ky shteg, pohon Herodoti, \u00ebsht\u00eb i mbrojtur prej nj\u00eb muri t\u00eb nd\u00ebrtuar nga banor\u00ebt e Fokid\u00ebs. At\u00eb mur fokidasit e kishin nd\u00ebrtuar, pse kishin frik\u00eb nga thesal\u00ebt, q\u00eb kishin ardhur nga Thesprotia dhe ishin vendosur n\u00eb Eolid\u00eb (Thesali). Fokidasit i kishin marr\u00eb k\u00ebto masa q\u00eb t\u00eb mbroheshin nga thesal\u00ebt, q\u00eb donin t\u2019i n\u00ebnshtroheshin e t\u2019i mbanin n\u00ebn zgjedh\u00eb. \u00c7am\u00ebt n\u00eb lasht\u00ebsi ishin kufitar\u00eb me fokidasit dhe Thesalia ishte tok\u00eb thesprote, pra \u00e7ame. Pas k\u00ebsaj th\u00ebnie, q\u00eb e b\u00ebra q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb referatit tim, profesoresha greke u revoltua dhe tha se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebher\u00eb u detyrova t\u00eb nxjerr nga \u00e7anta librin e shtat\u00eb t\u00eb Herodotit, dhe faqen, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin shkruar ato q\u00eb thash\u00eb. Dua t\u00eb sqaroj se isha p\u00ebrgatitur mir\u00eb, pasi e dija se historia e vendit ton\u00eb do t\u00eb shtremb\u00ebrohej dhe dihej se nga kush. Pasi e lexova pasazhin nga libri i Herodotit, sqarova se librin nga ai moment e vija n\u00eb dispozicion t\u00eb sall\u00ebs. Helenia u b\u00eb nervoze nga th\u00ebniet e babait t\u00eb historis\u00eb, por t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs nuk i shp\u00ebton leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>E treguat p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sigurisht q\u00eb po. K\u00ebt\u00eb e mb\u00ebshteta dhe me shum\u00eb fakte dhe dokumente. Theksova se Epiri nuk mori pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Peloponezit, q\u00eb pati nj\u00eb karakter vet\u00ebm grek, sepse Epiri nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb helene. N\u00eb konferenc\u00ebn panhelenike t\u00eb organizuar nga Perikliu nuk mori pjes\u00eb asnj\u00eb qytet epirot, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ambrakis\u00eb, e cila si\u00e7 dihet ishte koloni greke (Plutarku, Periklium XVII). P\u00ebr Eforin e Kum\u00ebs, Greqia fillon n\u00eb Akarnani, po k\u00ebshtu edhe p\u00ebr Strabonin (VIII, 333). Kurse n\u00eb mesjet\u00eb, kryekomandanti i ushtris\u00eb bizantine, Gjergj Akropoliti (1217-1282), n\u00eb librin e tij, \u201cVep\u00ebr Kronikale\u201d v\u00eb n\u00eb dukje se toka greke, gjendej p\u00ebrtej maleve t\u00eb Pindit, pra Epiri nuk \u00ebsht\u00eb tok\u00eb greke. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet historiani nobelist Teodor Momsen, i cili n\u00eb historin\u00eb e Rom\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb, v\u00ebllimi i par\u00eb, Roma 1903 shkruan: \u201cMbreti Pirro, me t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb t\u00eb gjith\u00eb u bashkuan rreth tij, trimat epiriot\u00eb, shqiptar\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb\u201d. P\u00ebrmenda dhe regjistrin kadastror t\u00eb viteve 1582-1583 t\u00eb kazas\u00eb s\u00eb Delvin\u00ebs t\u00eb sanxhakut t\u00eb Delvin\u00ebs, t\u00eb ruajtura n\u00eb Arkivin e Sulltanit n\u00eb Stamboll, q\u00eb sot quhet Arkivi i Kryeministris\u00eb. N\u00eb ta shihej qart\u00eb se popullsia e regjistruar ishte t\u00ebr\u00ebsisht shqiptare. K\u00ebta regjistra ishin marr\u00eb nga Instituti i Historis\u00eb dhe ishin p\u00ebrkthyer, nga p\u00ebrkthyesi i shquar Vexhi Buaraja. Ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e mir\u00eb studimore, ku ishin nxjerr\u00eb emrat, mbiemrat, toponimet q\u00eb ishin t\u00eb gjitha shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi mbaroi konferenca e Ankaras\u00eb, shkuam s\u00eb bashku me Ferit Duk\u00ebn dhe Maks Husin n\u00eb Stamboll, n\u00eb Arkivin e Kryeministris\u00eb, dhe mor\u00ebm regjistrin kadastror t\u00eb Himar\u00ebs 1520-1536 si edhe regjistrat kadastror\u00eb t\u00eb rretheve Delvin\u00eb, Sarand\u00eb e Gjirokast\u00ebr dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb t\u00eb viteve 1690. Aty doli se deri n\u00eb vitin 1690, minoritar\u00eb grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekzistonin. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto zona, emrat e t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve ishin shqiptar\u00eb. Po ashtu, mor\u00ebm edhe regjistrimet e popullsis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XVI, ku na b\u00ebri p\u00ebrshtypje se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb zone sundonin emrat Llesh, Gjon, Gjin, Nue n\u00eb k\u00ebto regjistra t\u00eb Livas s\u00eb Vlor\u00ebs ishin t\u00eb sh\u00ebnuar emrat dhe mbiemrat e familjeve t\u00eb Palas\u00ebs, Dh\u00ebrmiut, Himar\u00ebs, Pilurit etj. T\u00eb vjen keq q\u00eb disa studiues bazohen n\u00eb th\u00ebniet gjoja se disa familje ishin vendosur atje n\u00eb vitin 1475, t\u00eb ardhur nga veriu i Shqip\u00ebris\u00eb. Ne e dim\u00eb se n\u00eb regjistrimin e vitit 1431, Kruja kishte 140 sht\u00ebpi. Po ashtu, fshatrat e Kruj\u00ebs ne i kemi t\u00eb regjistruara. Disa studiues thon\u00eb se suljot\u00ebt kan\u00eb ardhur nga Kruja, e cila sipas tyre, na del t\u00eb ket\u00eb pasur mij\u00ebra banor\u00eb. Historia e ka t\u00eb vulosur faktin se suljot\u00ebt, ashtu si edhe himariot\u00ebt jan\u00eb banor\u00eb autokton\u00eb. Duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shumica d\u00ebrmuese e himariot\u00ebve jan\u00eb kurveleshas. Dokumentet veneciane e tregojn\u00eb qart\u00eb shqiptarin\u00eb e Himar\u00ebs. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet k\u00ebtu&nbsp;edhe nj\u00eb let\u00ebr, q\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebsaj krahine i shkruajn\u00eb Pap\u00ebs, n\u00eb vitin 1577, ata n\u00ebnshkruajn\u00eb nga Himara, d.m.th. nga Epiri i shqiptar\u00ebve, t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb Epirit\u201d. Edhe Martin Liku, n\u00eb librin e tij \u201cUdh\u00ebtime n\u00eb Greqin\u00eb e Veriut\u201d, shkruan se \u201cgrat\u00eb e Himar\u00ebs flasin shqip. Burrat din\u00eb shqip, greqisht dhe italisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7\u2019that\u00eb n\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb lidhje me Epirin?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket Epirit, t\u00eb gjith\u00eb hartograf\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj bot\u00ebror\u00eb, holandez\u00eb, gjerman\u00eb, francez\u00eb, i kan\u00eb quajtur k\u00ebto treva shqiptare. Ata jan\u00eb shprehur madje: \u201cEpiri quhej Shqip\u00ebri\u201d. Un\u00eb, n\u00eb konferenc\u00eb, organizova nj\u00eb ekspozit\u00eb me hartat e Epirit, q\u00eb i paraqisnin k\u00ebto treva q\u00eb nga shekulli i XV-t\u00eb. Hartograf\u00ebt e k\u00ebtyre hartave ishin t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Bot\u00ebs, ku nuk mungonin hartograf\u00ebt e Luigjit t\u00eb XIV, t\u00eb Perandorit Napoleon, etj. N\u00eb t\u00eb gjitha hartat, Epiri sh\u00ebnohej Shqip\u00ebri e Poshtme. K\u00ebtu ndodhi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje me grek\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt protestuan dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb ekspozita t\u00eb hiqej, por organizator\u00ebt e konferenc\u00ebs s\u00eb Ankaras\u00eb nuk e pranuan propozimin e tyre, duke th\u00ebn\u00eb se ekspozita p\u00ebrmbante vepra t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmendur bot\u00ebror\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt asnj\u00eb nuk ishte shqiptar. N\u00eb hollin e sall\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb Teatrit u ekspozuan harta e bot\u00ebs s\u00eb Fra Mauros 1459; Battista Agnesi \u201cMesdheu Lindor\u201d, Venedik, 1553; Johannes Lauzemberg, Epiri q\u00eb sot quhet Shqip\u00ebri, (1656); harta me t\u00eb nj\u00ebjtin titull e P. Mortier, Amsterdam; Ab\u00e9 Baudrand (1633-1700), gjeograf i mbretit t\u00eb Franc\u00ebs Luigj i XIV; hartat e Georgis Sideris ose Kalapodhas, harta e Mesdheut 1561 dhe ajo e brigjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; C. Price, I. Maxvelle, I. Senex, Turqia e Evrop\u00ebs 1712; e S. L. de la Bochette dhe Grasset Sain Sauveur, harta e shtat\u00eb ishujve, Paris 1821; harta e Turqis\u00eb evropiane, Strasburg 1828. Harta e detit dhe e Jonit, G. Marieni 1845, e Franz von Veis, Turqia evropiane, Meyland 1829; harta e Shqip\u00ebris\u00eb nga Halon, nxjerr\u00eb nga botimi Studime shqiptare; harta e Greqis\u00eb e L. Sagansan gjeograf i perandorit Napoleon, harta e H. K. John Stonpit, vendi i luft\u00ebs n\u00eb Principatat danubiane 1854. N\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebrat Epiri sh\u00ebnohej Shqip\u00ebri ose Shqip\u00ebri e Poshtme. Ekspozita pati sukses dhe qe unikale n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr minoritetet dhe problemet q\u00eb paraqit\u00ebn n\u00eb Ballkan.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>U diskutuan t\u00eb tjera \u00e7\u00ebshtje n\u00eb takimin e Turqis\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Atje, nuk lash\u00eb pa p\u00ebrmendur dhe \u201cjominoritetin\u201d sipas pretendimit t\u00eb studiueses greke Ana Karakasidu p\u00ebr arvanitasit n\u00eb Greqi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb citova disa dokumente. K\u00ebrkimtari i dokumenteve mesjetare, K. Sathas pohon se arb\u00ebror\u00ebt kan\u00eb zbritur n\u00eb shek. VII. P. Furiqis gjen mjaft toponime shqiptare n\u00eb More qysh n\u00eb shek. VIII si Shkurta, Kundura, Lop\u00ebsi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gadishullit quhej Mani. Emri More \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthimi i fjal\u00ebs shqipe Man. Nj\u00eb regjist\u00ebr i shek. XV u referohet disa krahinave t\u00eb pjes\u00ebs veriore t\u00eb Mores\u00eb. Regjistri 1\/14662 i sektorit oriental t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cKirilie Metodi\u201d, Sofje, ka t\u00eb regjistruara 198 fshatra, ku 155 fshatra prej tyre jan\u00eb shqiptare, t\u00eb shprehura shprehimisht p\u00ebr secilin fshat nga bashk\u00ebsia e arnaut\u00ebve. P\u00ebr \u00e7do katund jan\u00eb sh\u00ebnuar emrat dhe mbiemrat e kryetar\u00ebve t\u00eb familjeve e t\u00eb t\u00eb vejave. N\u00eb shek. XV vet\u00ebm n\u00eb More num\u00ebroheshin 290\u2019000 arb\u00ebnor\u00eb (arvanitas), sipas kronistit bizantin Gjergj Franxes. N\u00eb Atik\u00eb, pa marr\u00eb parasysh ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytete deri n\u00eb 1961, popullsia arvanite arriti 150\u2019000 banor\u00eb me rreth 100 fshatra. Sipas atlasit De Agostini, Novara, 1991, te z\u00ebri \u201cGreqia\u201d, Beotia ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 2952 km2, me nj\u00eb popullsi prej 117\u2019125 banor\u00eb. Kurse popullsia shqiptare n\u00eb Beoti i kalon t\u00eb 100\u2019000 vetat, megjithat\u00eb Greqia mohon ekzistenc\u00ebn e m\u00ebse 2 milion\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Arb\u00ebror\u00ebt n\u00eb Greqi nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin alfabetin tone (latin), nuk kan\u00eb libra e shkolla shqipe. \u201cContact Bulletin\u201d i Komisionit t\u00eb Komunitetit Evropian, nr. 3, 1991, n\u00eb faqen 13 shkruan p\u00ebr arb\u00ebror\u00ebt. Numri i tyre shkon deri n\u00eb 400 mij\u00eb. N\u00eb korrik 1987, Kontakt Buletini i Komisionit t\u00eb Komunitetit Evropian nr. 2 botoi nj\u00eb raport prej 2 faqesh p\u00ebr k\u00ebrkimet e kryera nga ky komision n\u00eb Greqi, n\u00eb 300 fshatra shqiptare t\u00eb Greqis\u00eb. Komisioni p\u00ebrb\u00ebhej nga Anton Belushi, Itali; Rikardo Alvares, Spanj\u00eb; E. Angel, Franc\u00eb; Kolon Anget, Spanj\u00eb; Javier Boshi, Spanj\u00eb; Onom Falkona, Holand\u00eb; Volfgang Jeniges, Belgjik\u00eb; Robort Marte, Franc\u00eb; Stefan Moal, Franc\u00eb; Kel O\u2019Anseala, Irland\u00eb; Josef San Sokasae, Spanj\u00eb. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Evrop\u00ebs ishte t\u00eb vizitonte vendet ku flitej shqip, si dhe t\u00eb shihte reaksionin e partive t\u00eb ndryshme greke, po ashtu dhe t\u00eb institucioneve greke p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mbrojtjes s\u00eb minoriteteve gjuh\u00ebsore q\u00eb ekzistonin n\u00eb Greqi. Kur u pyet\u00ebn se \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe arvanitasit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Neo Demokracia midis t\u00eb tjerash than\u00eb se \u201cn\u00eb Greqi nuk ka probleme t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. N\u00ebse ju do t\u00eb shtroni problemin gjuh\u00ebsor, ju do t\u2019i krijoni nj\u00eb problem t\u00eb madh shtetit grek. N\u00ebse gjuha shqipe flitet ajo flitet vet\u00ebm n\u00eb familje. Misioni juaj \u00ebsht\u00eb delikat, mos i komplikoni gj\u00ebrat. Ky problem p\u00ebr ne nuk ekziston.\u201d Kurse ata t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb PASOK-ut pohuan, midis t\u00eb tjerash, se \u201cnuk e gjykojm\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb shqiptar\u00ebt si edhe minoritetet e tjera t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebt e tyre, sepse gjuh\u00ebt q\u00eb flasin nuk jan\u00eb gjuh\u00eb. Nuk ka territore shqiptare n\u00eb Greqi. Ai q\u00eb nuk flet gjuh\u00ebn ton\u00eb, nuk i p\u00ebrket rac\u00ebs dhe vendit ton\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Sherif Delvina<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb lindur n\u00eb vitin 1933 n\u00eb Delvin\u00eb. Rrjedh nga nj\u00eb familje patriot\u00ebsh. Prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me studime historike dhe \u00ebsht\u00eb edhe autor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb librash e studimesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Dy veprat e tij m\u00eb t\u00eb arrira jan\u00eb \u201cEpiri\u201d, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, dhe tragjedia \u201cGenti\u201d, q\u00eb ka fituar \u00e7mim t\u00eb par\u00eb n\u00eb konkursin e Shkupit, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Delvina ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cP\u00ebr minoritetet\u201d, q\u00eb u mbajt n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb, nga 27 deri m\u00eb 29 tetor t\u00eb vitit 1994. Ai ka hulumtuar n\u00eb disa nga arkivat e Turqis\u00eb, Franc\u00ebs, nga ku ka sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dokumente me vler\u00eb dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Luan Kondi<\/strong><br><strong>Burimi: Gazeta \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d, Nr. 147, janar, 2004, f. 8-9<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sherif Delvina solli n\u00eb Institutin e Historis\u00eb regjistrat otoman\u00eb t\u00eb viteve 1500-1600 nga Arkivi i Sulltanit n\u00eb Turqi,, ku jepen t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb me emra dhe mbiemra. Ajo&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-33650","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33650"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33650"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33651,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33650\/revisions\/33651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}