{"id":34005,"date":"2020-10-31T13:36:32","date_gmt":"2020-10-31T12:36:32","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34005"},"modified":"2020-10-31T13:47:52","modified_gmt":"2020-10-31T12:47:52","slug":"lajthitja-mesjetare-franceze-legjislacioni-nderkombetar-mbi-fyerjen-dhe-gjuhen-e-urrejtjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34005","title":{"rendered":"Lajthitja mesjetare franceze, legjislacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi fyerjen dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"920\" height=\"584\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"33804\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1\/\" class=\"wp-image-33804\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg 920w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-300x190.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-768x488.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 920px) 100vw, 920px\" \/><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e shoq\u00ebris\u00eb franceze, qeveris\u00eb s\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht presidenti z.Makron dhe politikan\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb per\u00ebndimor, ksenofobik, antiislam, p\u00ebrhap\u00ebsit t\u00eb karikaturave ofenduese ndaj me t\u00eb dashur\u00ebs figur\u00eb t\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, Muhamedit a,s, mund tju konstatohet me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb lajthitje t\u00eb plot\u00eb psikike dhe ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajthitja mesjetare mbi p\u00ebrceptimin e figur\u00ebs s\u00eb Muhamedit a.s, fyerja e b\u00ebr\u00eb nga disa media franceze dhe p\u00ebrkrahja e qeveris\u00eb se z.Makron, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb qart\u00eb me dispozitat ligjore t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, \u00ebsht\u00eb abuzim i duksh\u00ebm me lirin\u00eb e shprehjes. Gjuha e fyer\u00ebse, sinonim i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb nj\u00eb prej komuniteteve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, m\u00eb kompakt dhe m\u00eb praktikant n\u00eb faqen e tok\u00ebs, profetit t\u00eb Islamit, \u00ebsht\u00eb e papranueshme edhe n\u00eb konceptin e Revulucionit Francez, i cili shpalli lirin\u00eb e besimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Liria e besimit sipas konventave nd\u00ebrkombetare n\u00ebnkupton nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pac\u00ebnueshme prej gjuh\u00ebs s\u00eb fyerjes dhe e urrejtes, gjuh\u00eb e cila mund t\u00eb shkaktoj\u00eb konflikte shoq\u00ebrore. Demokracia para s\u00eb gjithash ju siguron njer\u00ebzve mos-c\u00ebnimin e dinjitetit te tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Muhamedi a.s, p\u00ebr fyesit dhe karikaturist\u00ebt, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebr musliman\u00ebt dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl intelektuale t\u00eb bot\u00ebs jo-islame, p\u00ebrs\u00ebri, ai dhe asnj\u00eb shenjt\u00ebri tjet\u00ebr islame, nuk mund t\u00eb fyhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb denigruese. Mund ta kund\u00ebrshtosh besimin e tjetrit, profet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb mos pajtohesh me doktrin\u00ebn, dhe t\u00eb jap\u00ebsh argumentet e kund\u00ebrshtimit, por jo ta fyesh dhe denigrosh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamoralshme, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb portretizuar patup\u00ebrsisht si n\u00eb rastin e revist\u00ebs \u201cCharlie Hebdo\u201d. N\u00ebse ndonj\u00eb komunitet tjet\u00ebr fetar n\u00eb bot\u00eb, nuk fyhet dhe nuk reagon me talljen e shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb figurave t\u00eb tyre, kjo nuk duhet barazuar me ndjenjat e muslimaneve kur ndodh di\u00e7ka e till\u00eb. Revolta e musliman\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shenjt\u00ebrin\u00eb e besimit, sot dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, tregon brum\u00ebzimin e shpirtit besimtar, lidhjen e sinqert\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me trasedentalen Hyjnore, dhe jo munges\u00ebn e toleranc\u00ebs, lirin\u00eb e fjal\u00ebs. Liria e cila c\u00ebnon dinjitetin njer\u00ebzor, nuk mund t\u00eb konsiderohet liri, ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb anarki dhe dhun\u00eb psikike ndaj individit apo grupit t\u00eb caktuar etnik, racor apo religjioz, gj\u00eb e cila shkakton pasoja fatale shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb e konsiderushme e shoq\u00ebris\u00eb franceze, dhe jo vet\u00ebm, vazhdon n\u00eb lajthitjen e saj morale e religjioze, ashtu si n\u00eb mesjet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb keqen e vetes dhe p\u00ebr t\u00eb keqen e tjer\u00ebve. Ky \u00ebsht\u00eb problemi i vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrplasjen dhe trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes. Kriza e v\u00ebrtet\u00eb e mend\u00ebsis\u00eb makroniste, nuk \u00ebsht\u00eb Islami, por \u00ebsht\u00eb kriza q\u00eb ata si shoq\u00ebri duhet ta zgjidhin me drejt\u00ebsi dhe ridimensionimin me t\u00eb huaj\u00ebn, qasjen me t\u00eb ndryshmen q\u00eb jeton n\u00eb mesin e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, besimin islam, musliman\u00ebt, ti trajtojn\u00eb me dinjitet, integrojn\u00eb konform ligjeve, dhe jo me qasjen ksenofobike, islamofobe, apo \u201cliris\u00eb\u201d franceze, e cila konkretisht, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm nj\u00eb pretekst francez p\u00ebr t\u00eb ber\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb radh\u00ebs. I duan musliman\u00ebt si burime njer\u00ebzore p\u00ebr forc\u00eb pun\u00ebtore brenda Franc\u00ebs, e jasht\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar me mbi 60 milard\u00eb euro n\u00eb vit fitim nga shk\u00ebmbimet tregtare me vendet me shumic\u00eb muslimane. Madje i duan ti mbajn\u00eb akoma diktaturat n\u00eb lindjen e mesme, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht pasuri, pavar\u00ebsisht gjakderdhjes dhe vuajtjes se popujve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duan islam pervers, musliman\u00eb t\u00eb d\u00ebgjueshem dhe t\u00eb n\u00ebn\u00e7mueshem, ashtu si n\u00eb ish kolonit\u00eb, deri n\u00eb transformimet shpirt\u00ebrore dhe mentale, Islam evropian, Islam francez, asimilim kulturor. Duan nj\u00eb islam si t\u00eb ish Gadafit, si t\u00eb Sisit n\u00eb Egjipt, t\u00eb diktaturave injorante saudite (p\u00ebr cil\u00ebt nuk e hapin goj\u00ebn thuajse asnjeher\u00eb), sepse k\u00ebshtu p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre ekonomikisht dhe nuk ju rrezikohet perversiteti kulturor per\u00ebndimor, loj\u00ebrat dhe ndikimet tinzare n\u00eb Lindjen e Mesme. P\u00ebrkundrejt islamit vizionar, intelektual, zhvillues i gjithnash\u00ebm, si ai i \u201cdiktatorit\u201d Erdogan t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, apo t\u00eb Muhamed Mursit q\u00eb e rr\u00ebzuan me grusht-shtet, p\u00ebr t\u00eb ngjitur n\u00eb pushtet diktator\u00ebt e vert\u00ebt\u00eb, ata me t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb leht\u00eb pazaret n\u00eb kurriz t\u00eb interesave muslimane.<\/p>\n\n\n\n<p>Paragjykimet, propaganda e vazhdueshme antiislame, mungesa e informacionit t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb raport me islamin, \u00ebsht\u00eb qasje shekullore p\u00ebr\u00ebndimore, q\u00eb akoma nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, e ka n\u00eb kthetrat e k\u00ebsaj mend\u00ebsie. Kjo ka mund\u00ebsuar q\u00eb musliman\u00ebt n\u00eb Franc\u00eb t\u00eb diskriminohen, t\u00eb izolohen n\u00eb getoizim, dhe pastaj t\u00eb akuzohen p\u00ebr seperatiz\u00ebm. \u0401sht\u00eb inercioni i err\u00ebsir\u00ebs mesjetare, kolonizuese. Gjendjen, e ka diagnosifikuar m\u00eb s\u00eb miri vet\u00eb shkrimtari, historiani dhe filozofi i madh francez, Volteri, i cili para shum\u00eb viteve, ka th\u00ebn\u00eb: \u201cO Zot, Zot i Madh! Sikur k\u00ebta popuj t\u00eb Evrop\u00ebs t\u2019i merrnin si model musliman\u00ebt! Nuk ka dyshim q\u00eb Muhamedi ka qen\u00eb njeri v\u00ebrtet i madh. N\u00eb gjirin e virtyteve t\u00eb tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madh\u00ebshtore. Ai ka qen\u00eb shtetas i urt\u00eb dhe i drejt\u00eb, i cili deri n\u00eb fund ka realizuar revolucionin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit\u201c. N\u00eb \u201cFjalorin filozofik v. III\u201d, kapitulli \u201cMusliman\u00ebt\u201d, Volteri vazhdon t`ju thot\u00eb francez\u00ebve dhe propagand\u00ebs evropiane se: \u201cLeht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpifet, por un\u00eb e urrej shpifjen. Pasakt\u00ebsit\u00eb duhet vazhdimisht t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim posht\u00eb nj\u00eb mashtrim, gjithnj\u00eb gjendet dikush q\u00eb do t\u00eb risjell\u00eb at\u00eb. Mund t\u00eb shkruhen shum\u00eb libra voluminoz\u00eb me intrigat e pav\u00ebrteta, me t\u00eb cilat jan\u00eb sulmuar musliman\u00ebt. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr musliman\u00ebt, deri m\u00eb sot, duhet hedhur n\u00eb zjarr.\u201c<\/p>\n\n\n\n<p>Lajthitja tjet\u00ebr, pos asaj religjioze, \u00ebsht\u00eb lajthitja ligjore, atakimi i qeveris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb franceze me dispozitat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, standarteve t\u00eb dyfishta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj me ofendimet e profetit, raporti me konventat nd\u00ebrkombetar\u00eb p\u00ebr lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut, Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Strasburgut dhe praktika gjyq\u00ebsore. \u0401sht\u00eb paradoksale se si demokracia franceze, drejt\u00ebsia e saj, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fyerjen e ndjenjave t\u00eb mbi 6 milon\u00eb shtetasve musliman francez, dhe 1.9 miliard\u00eb musliman\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, e ka k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb pap\u00ebrfillshme t\u00eb nenit 19 t\u00eb Paktit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Drejtat Civile dhe Politike (nga viti 1966), i cili thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\"><li>Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb mendimeve t\u00eb veta. 2. Secili ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Kjo e drejt\u00eb, pavar\u00ebsisht kufijve, e n\u00ebnkupton lirin\u00eb e k\u00ebrkimit, marrjes dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb informatave dhe ideve t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve gojarisht, me shkrim, t\u00eb shtypur ose n\u00eb form\u00eb artistike, ose n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zgjedhur prej tij. <em><strong>3. Realizimi i lirive, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb k\u00ebtij neni, i p\u00ebrshin detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta. Rrjedhimisht me k\u00ebt\u00eb, ai mund t\u2019u n\u00ebnshtrohet kufizimeve t\u00eb caktuara t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite me ligj dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb domosdoshme:a) P\u00ebr respektimin e t\u0451 drejtave ose t\u0451 reputacionit t\u0451 t\u0451 tjer\u00ebve; (b) P\u00ebr mbrojtjen e siguris\u00eb s\u00eb shtetit, t\u0451 rendit publik, t\u0451 sh\u00ebndetit dhe t\u0451 moralit publik.<\/strong><\/em><\/li><\/ol>\n\n\n\n<p>Paragrafi 3 i nenit 19 t\u00eb PNDCP, qartazi e kufizon lirin\u00eb e shprehjes, kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me reputacionin e t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast figur\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb musliman\u00ebve, Muhamedin a.s. Poashtu n\u00eb paragrafin 3, thuhet q\u00eb liria e shprehjes mund t\u00eb kufizohet kur kjo liri shkakton pasiguri publike apo c\u00ebnim t\u00eb moralit publik, si\u00e7 kemi t\u00eb bejm\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, me pasojat e vrasjeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Franc\u00eb, nga reaksioni i individeve apo grupacioneve t\u00eb caktuara ekstremiste, terroriste t\u00eb lidhura me ISIS-in apo gjetiu, si n\u00eb d\u00ebmin e jo-musliman\u00ebve ashtu edhe ndaj musliman\u00ebve Francez\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, q\u00eb vriten dhe do t\u00eb vriten n\u00ebn efektin domino t\u00eb urrejtjes. E gjitha si pasoj\u00eb e karikaturave skajshm\u00ebrisht ofenduese dhe denigruese t\u00eb profetit t\u00eb Islamit. Nj\u00eb sistem i drejt\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb franceze, bazuar n\u00eb nenin n\u00eb fjal\u00eb, nuk do ta lejonte asesi median apo kushdoqoft\u00eb, t\u00eb fuste provokimin e zjarrit dhe destabilitetit n\u00eb shtetin e saj, sot dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, me ofendime t\u00eb tilla p\u00ebr komunitete t\u00eb caktuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, n\u00eb nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Lirive Themelore, thuhet: \u00c7dokush ka t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Kjo e drejt\u00eb p\u00ebrfshin lirin\u00eb e mendimit dhe lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione dhe ide pa nd\u00ebrhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marr\u00eb parasysh kufijt\u00eb. Ky nen nuk i pengon shtetet q\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb radiove, filmit dhe televizionit tu imponoj\u00eb leje p\u00ebr pun\u00eb. <strong><em>Realizimi i k\u00ebtyre lirive, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb detyrime dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, mund t\u2019u n\u00ebnshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve t\u00eb parashikuara me ligj, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike paraqesin masa t\u00eb domosdoshme p\u00ebr sigurin\u00eb e shtetit, integritetin territorial dhe sigurin\u00eb publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e trazirave dhe krimit, mbrojtjen e sh\u00ebndetit dhe moralit, mbrojtjen e dinjitetit dhe t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr pengimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb informatave konfidenciale p\u00ebr t\u00eb garantuar autoritetin dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Konventa e sip\u00ebrsh\u00ebnuar, n\u00eb nenin 10 t\u00eb saj, m\u00eb shum\u00eb se argumentuesh\u00ebm i jep ligjv\u00ebnen\u00ebsit Fancez, Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb drejt\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shprehjes, kur ajo c\u00ebnon rendin publik, shkakton e trazira dhe kriminalitet. T\u00eb ofenduarit, n\u00eb rastin konkret, musliman\u00ebt, \u00e7doher\u00eb do t\u00eb reagojn\u00eb kur do t\u00eb fyhet shenjt\u00ebria e tyre. Musliman\u00ebt do t\u00eb reagojne n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, individuale, her\u00eb her\u00eb ekstreme n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet islame, por gjithmon\u00eb t\u00eb nxituara nga ofendimet dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjet e vlerave ku ata besojn\u00eb. Pasojat kalojn\u00eb edhe nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Me shum\u00eb prej shteteve me shumic\u00eb muslimane, prishen raportet diplomatike, si dhe keq\u00ebsohen shk\u00ebmbimet tregtare, bojkotim t\u00eb mallrave dhe pengesave t\u00eb tjera zhvilluese ekonomike, t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Andaj drejt\u00ebsia franceze, qeveria me aktet e veta, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ta shp\u00ebtojn\u00eb shtetin tyre, popullat\u00ebn, konfliktin religjioz, nga vrasjet dhe degradimi ekonomik, duke pamund\u00ebsuar media injorante si \u201cCharlie Hebdo\u201d dhe t\u00eb ngjashme me t\u00eb, t\u00eb portretizojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb posht\u00ebruese, m\u00eb t\u00eb mirin e njer\u00ebzimit, dashurin\u00eb e madhe t\u00eb komunitetit musliman anek\u00ebnd bot\u00ebs, Muhamedin a.s. Edhe pse p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ka nj\u00eb reflektim serioz nga opozita franceze dhe pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile, ish politikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dalur hapur n\u00eb mbeshtetje t\u00eb muslimaneve dhe kund\u00ebr karikaturave fyese.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shembull t\u00eb ngjash\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb standarti t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb franceze, por edhe vendimi unanim i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, t\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, kemi rastin e karikaturistit francez Deny Leroy-t. Leroy n\u00eb nj\u00eb reviste javore n\u00eb Baski t\u00eb Franc\u00ebs, karikaturoi sulmin terrorist t\u00eb 13 shtatorit n\u00eb Qendr\u00ebn Tregtare Bot\u00ebrore n\u00eb Nju-Jork, me tekstin: \u201cNe t\u00eb gjith\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb\u2026Hamasi e b\u00ebri\u201d. Leroy u d\u00ebnua me d\u00ebnim n\u00eb para, nga gjykata franceze, me arsyetim p\u00ebr \u201caprovim t\u00eb terrorizmit\u201d. Me pastaj, Leroy u ankua n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, p\u00ebr shkeljen e liris\u00eb s\u00eb t\u00eb shprehurit. Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e rr\u00ebzoi ankimimin. Gjykata vler\u00ebsoi se Deny Leroy, p\u00ebrmes vepr\u00ebs s\u00eb tij, e ka ekzagjeruar rr\u00ebnimin e dhunsh\u00ebm t\u00eb Imperializmit Amerikan, ka shprehur mb\u00ebshtetje morale p\u00ebr kryer\u00ebsit e sulmit t\u00eb 11 Shtatorit, ka komentuar me aprovim p\u00ebr dhun\u00ebn e kryer kund\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00ebve dhe e ka p\u00ebr\u00e7muar dinjitetin e viktimave. Edhe p\u00ebrkundrejt tirazhit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb revist\u00ebs, Gjykata vler\u00ebsoi se publikimi i karikatur\u00ebs ka shkaktuar nj\u00eb reagim t\u00eb caktuar publik, reagim i aft\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb dhun\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb ndikim evident mbi rendin publik n\u00eb Baski.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja pra q\u00eb liria e fjal\u00ebs, nuk qenka e pakufishme. Por n\u00eb nje vend demokratik si Franca, kur dikush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i barabart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje ofendimi i nj\u00eb shenjt\u00ebrie islame, akt i cili shkakton trazira, prish rendin publik, shkakton vrasje t\u00eb t\u00eb pafajshm\u00ebve dhe mund\u00ebsi p\u00ebr konflikteve t\u00eb ndryshme nd\u00ebrshtetrore, n\u00eb k\u00ebto raste p\u00ebr Franc\u00ebn, \u00e7udit\u00ebrisht nuk vlejn\u00eb konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, praktikat gjyqsore, nuk vlen logjika e sh\u00ebndosh\u00eb njer\u00ebzore. Kjo lypset t\u00eb ndryshohet, p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, dhe bashk\u00ebveprim produktiv civilizimesh.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKemi nevoj\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb abuzimet e shtetit, dhe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr shtetin q\u00eb t\u00eb shmangim abuzimet e liris\u00eb\u201d <\/em>\u2013 thoshte nj\u00eb prej filozof\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb shekullit 20, Karl Popper.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e shoq\u00ebris\u00eb franceze, qeveris\u00eb s\u00eb saj, ve\u00e7an\u00ebrisht presidenti z.Makron dhe politikan\u00eb t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb per\u00ebndimor, ksenofobik, antiislam, p\u00ebrhap\u00ebsit t\u00eb karikaturave ofenduese&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33804,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-34005","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34005"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34005"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34009,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34005\/revisions\/34009"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}