{"id":34246,"date":"2020-12-02T18:36:41","date_gmt":"2020-12-02T17:36:41","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34246"},"modified":"2020-12-02T18:36:43","modified_gmt":"2020-12-02T17:36:43","slug":"gazetari-pastor-mbi-maradonen-vdiq-i-pikelluar-dhe-vet-vijon-beteja-per-trashegimine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34246","title":{"rendered":"Gazetari Pastor mbi Maradon\u00ebn: Vdiq i pik\u00eblluar dhe vet, vijon beteja p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/thumbs_b_c_1c51327425af9288dc1cb46f218519ef.jpg\" alt=\"\" data-id=\"34247\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/thumbs_b_c_1c51327425af9288dc1cb46f218519ef.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/?attachment_id=34247\" class=\"wp-image-34247\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/thumbs_b_c_1c51327425af9288dc1cb46f218519ef.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/thumbs_b_c_1c51327425af9288dc1cb46f218519ef-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/thumbs_b_c_1c51327425af9288dc1cb46f218519ef-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Gazetari i shquar argjentinas Facundo Pastor tha se vdekja e paradokohshme e ish-yllit t\u00eb futbollit Diego Armando Maradona ishte nj\u00eb goditje e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb argjentinasit q\u00eb ndihen sikur kan\u00eb humbur dik\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, nd\u00ebrsa e gjith\u00eb kjo sepse besojn\u00eb se Maradona ishte simbol dhe krenari e Argjentin\u00ebs, e ajo po ashtu ishte simboli dhe krenaria e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Maradona nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 25 n\u00ebntor, nd\u00ebrsa p\u00ebr largimin e tij p\u00ebr Anadolu Agency (AA) foli avokati dhe gazetari Pastor, i cili drejton programet televizive dhe revist\u00ebn e tifoz\u00ebve t\u00eb gjigantit t\u00eb futbollit River Plate.<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>PYETJE: Si u ndjet\u00eb pasi d\u00ebgjuat lajmin p\u00ebr vdekjen e Maradon\u00ebs?<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: T\u00eb gjith\u00eb u trondit\u00ebm, pik\u00eblluam dhe habitur nga lajmi. Ndon\u00ebse mund ta kishim pritur k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lajmeve t\u00eb m\u00ebparshme se vdekja \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb ne si popull mendonim se Maradona ishte i pavdeksh\u00ebm dhe nuk do t\u00eb vdiste kurr\u00eb. Megjithat\u00eb, erdhi dita kur ky lajm u botua dhe t\u00eb gjith\u00eb akoma po p\u00ebrpiqemi t\u00eb pajtohemi me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: \u00c7far\u00eb paraqet futbolli p\u00ebr Argjentin\u00ebn dhe popullin e saj?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Futbolli \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr argjentinasit, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identitetit t\u00eb popullit argjentinas. Futbolli \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb familjare t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve. Futbolli nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndjenja kur shkojm\u00eb n\u00eb ndeshje, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb dhe madje nj\u00eb lloj kushtetute.<\/p>\n\n\n\n<p>Futbolli n\u00eb nj\u00eb vend kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri lindi Maradona, dhe Maradona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr futbollin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Maradona p\u00ebr popullin e Argjentin\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: N\u00ebse jemi dakord q\u00eb Argjentina \u00ebsht\u00eb futboll, nd\u00ebrsa Maradona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr futbollin, at\u00ebher\u00eb Maradona \u00ebsht\u00eb Argjentina, nd\u00ebrsa Argjentina \u00ebsht\u00eb Maradona. Vdekja e tij ishte nj\u00eb goditje e madhe. Ishte sikur t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb humbur dik\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/uploads\/userFiles\/3c4f79db-b732-4f07-9f9d-7eeba6f808fe\/maradona.jpg\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>E gjith\u00eb bota ndien se Maradona \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e \u00e7do familjeje dhe historie. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e gjith\u00eb bota qau me ne. Tifoz\u00ebt e ekipeve rivale Boca Juniors dhe River Plate u p\u00ebrqafuan dhe qan\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr shkak t\u00eb Maradon\u00ebs. Pas varrimit, u mblodh\u00ebn ata t\u00eb futbollit argjentinas q\u00eb konsiderohej e pamundur t\u00eb ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend. Vet\u00ebm Maradona mund ta shkaktoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Si e fitoi Maradona dashurin\u00eb e publikut t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb tij t\u00eb ashpra politike?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Maradona ka qen\u00eb tem\u00eb debati gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai provokoi dashuri dhe urrejtje tek njer\u00ebzit. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e donin shum\u00eb dhe do ta duan. Njer\u00ebzit e donin sinqeritetin e tij, t\u00eb qenurit i hapur. Gjithnj\u00eb ka qen\u00ebn\u00eb krah t\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit, jo m\u00eb t\u00eb fortit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i pun\u00ebtor\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, nd\u00ebrsa Maradona p\u00ebrfaq\u00ebsonte pik\u00ebrisht njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb. E gjitha kjo u zhyt n\u00eb nj\u00eb pasion p\u00ebr futbollin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Cila \u00ebsht\u00eb lidhja midis golit q\u00eb Maradona ia sh\u00ebnoi Anglis\u00eb n\u00eb vitin 1986 dhe Luft\u00ebs s\u00eb Malvinas t\u00eb zhvilluar nga Argjentina dhe Britania e Madhe p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjen e Ishujve t\u00eb Falklandit?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Ajo ndeshje ishte momenti kur Maradona trokiti n\u00eb der\u00ebn e zemr\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb argjentinasve dhe kur gjith\u00eb at\u00eb der\u00eb ia hap\u00ebn. Kjo ndodhi kat\u00ebr vjet pas Luft\u00ebs s\u00eb Malvinas, kur Argjentina dhe Britania e Madhe nuk ishin n\u00eb luft\u00eb, por u gjend\u00ebn n\u00eb an\u00ebt e kund\u00ebrta t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb futbollit. Maradona ishte sh\u00ebnues i dyfisht\u00eb, nj\u00eb i rregullt, i zakonsh\u00ebm dhe real dhe nj\u00eb i parregullt, i pazakont\u00eb dhe i mbinatyrsh\u00ebm. Nj\u00ebri prej atyre golave \u200b\u200bu sh\u00ebnua nga k\u00ebmba e Zotit, dhe tjetri nga dora e Zotit, dhe Maradona u zhvendos k\u00ebshtu n\u00eb zemrat e t\u00eb gjith\u00eb argjentinasve. Disa jav\u00eb pas asaj ndeshje, Maradona tha se n\u00eb fush\u00eb po mendonte p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vrar\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Malvinas, dhe kjo gjithashtu shkaktoi emocione n\u00eb mesin e njer\u00ebzve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Si e komentoni dashurin\u00eb q\u00eb Maradona g\u00ebzonte edhe jasht\u00eb Argjentin\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Maradona fitoi dashuri edhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Argjentin\u00ebs, madje edhe anglez\u00ebt e donin at\u00eb. M\u00eb duket se m\u00eb e p\u00ebrfolura p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb se me largimin e Maradon\u00ebs, Argjentina mbeti pa pjes\u00ebn e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Mund ta zgjerojm\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb themi se me Maradon\u00ebn vdiq edhe nj\u00eb segment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i futbollit bot\u00ebror dhe bot\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e gjith\u00eb bota qan dhe Maradon\u00ebs i shprehen nderime n\u00eb t\u00eb gjitha stadiumet. Mund t\u00eb themi se bota u b\u00eb e pik\u00eblluar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: \u00c7far\u00eb ishte ajo q\u00eb e b\u00ebri Maradon\u00ebn t\u00eb varur nga droga?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb dhe ana e err\u00ebt e Maradon\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flasim. N\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, Maradona duhej t\u00eb kujdesej p\u00ebr prind\u00ebrit dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Ky ishte presion i tep\u00ebrt p\u00ebr 16-vje\u00e7arin. Ai u rrit dhe u b\u00eb milioner. Bota ishte n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e tij, ai nuk mund t\u00eb ecte m\u00eb n\u00eb publik, humbi lirin\u00eb e tij. Nuk kishte nj\u00eb jet\u00eb normale dhe kjo e \u00e7oi n\u00eb bot\u00ebn e narkotik\u00ebve. Mendoj se ishte nj\u00eb ndeshje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Maradona nuk arriti kurr\u00eb t\u00eb fitonte. S\u00eb pari narkotik\u00ebt, pastaj alkooli, ai luftoi shum\u00eb me ato vese. E mundi drog\u00ebn, por vdiq pa e fituar alkoolin. Mendoj se k\u00ebto vese ishin nj\u00eb p\u00ebrpjekje e arratisjes s\u00eb tij nga realiteti dhe se n\u00eb disa raste t\u00eb mos ishte Maradona. Duhej t\u00eb m\u00ebsonte t\u00eb merrej me jet\u00ebn e tij, pik\u00ebrisht si\u00e7 thuhet edhe n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e shkruara p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Kur ishte Maradona m\u00eb i lumtur?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Maradona ishte shum\u00eb i lumtur n\u00eb fillim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, nd\u00ebrsa n\u00eb vendlindjen e tij Villa Fiorito ai vrapoi p\u00ebr nj\u00eb top futbolli &#8230; Ishte i lumtur edhe kur u martua me ish-gruan e tij Claudia, kur i lind\u00ebn vajzat e tij, kur mori f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb. Ai gjithashtu ishte i lumtur kur u b\u00eb gjysh. Sigurisht se ishte i lumtur edhe kur fitoi Kup\u00ebn e Bot\u00ebs. Ishte i lumtur edhe kur u kthye n\u00eb futboll dhe t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr pak koh\u00eb e shp\u00ebtoi veten nga bota e vesit. Duhet th\u00ebn\u00eb se ka momente t\u00eb rralla kur ai ishte plot\u00ebsisht i lumtur. Konsideroj se ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh edhe Maradona, edhe i lumtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Maradona erdhi n\u00eb fronin bot\u00ebror nga nj\u00eb lagje e varf\u00ebr. Sa ndikoi kjo n\u00eb personalitetin e tij?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kaloje rrug\u00ebn q\u00eb kaloi Maradona. Nga nj\u00eb lagje n\u00eb periferi, ai u nis dhe mb\u00ebrriti n\u00eb pallatet presidenciale, u shoq\u00ebrua me njer\u00ebz t\u00eb famsh\u00ebm, ishte n\u00eb Oksford dhe sh\u00ebtiti bot\u00ebn, nd\u00ebrsa kudo e priste nj\u00eb qilim i kuq. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e pashmangshme q\u00eb kjo t\u00eb mos ndikoj\u00eb tek njeriu. Jeta e Maradon\u00ebs her\u00eb ndryshoi p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb dhe her\u00eb p\u00ebr t\u00eb keq dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ai vdiq si viktim\u00eb e vetvetes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr hetimin q\u00eb filloi pas vdekjes s\u00eb Maradon\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Nj\u00eb hetim ka filluar n\u00eb Argjentin\u00eb pas vdekjes s\u00eb Maradon\u00ebs. Po hetohet n\u00ebse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte nga mjek\u00ebt q\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr trajtimin dhe shtrimin n\u00eb spital t\u00eb tij. Maradona vdiq nga infarkti, por prokuroria argjentinase po heton shkakun e k\u00ebtij infarkti, n\u00ebse ka pasur kujdes t\u00eb duhur mjek\u00ebsor, n\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb l\u00ebshim pas operacionit t\u00eb trurit. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hetim i gjat\u00eb dhe me siguri do t\u00eb shkruaj\u00eb faqen e fundit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Maradon\u00ebs. Q\u00ebllimi i hetimit \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet se si Maradona vdiq dhe pse ishte vet\u00ebm, pse mjek\u00ebt e trajtuan keq, pse ai u braktis nga t\u00eb gjith\u00eb dhe kush e lejoi at\u00eb t\u00eb vdiste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: A mendoni se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb mjek\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Personalisht, nuk mendoj se do ta kishim b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb sot n\u00ebse Maradona do t\u00eb kishte pasur trajtim adekuat. Mendoj se nuk do t\u00eb flisnim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ai ndoshta do t\u00eb jetonte nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nuk do t\u00eb vdiste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Dukej se Maradona koh\u00ebt e fundit ka qen\u00eb vet\u00ebm, mbase donte ashtu. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: N\u00ebse Maradona ishte vet\u00ebm me vullnetin e tij apo e lan\u00eb vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e mir\u00eb. Mendoj se jan\u00eb t\u00eb dyja. Mendoj se ata e lan\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrsa ai gjithashtu u largua nga familja, vajzat dhe miqt\u00eb. Kjo ishte e keqe p\u00ebr gjendjen e tij. E gjith\u00eb kjo mund t\u00eb ishte parandaluar, por p\u00ebrfundoi me nj\u00eb vdekje t\u00eb trishtuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: Si do t\u00eb ndahet trash\u00ebgimia e tij?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Maradona vdiq dhe nj\u00eb hetim filloi p\u00ebr t\u00eb, por s\u00eb shpejti do t\u00eb flasim p\u00ebr sa pasuri ai la pas. Ne do t\u00eb flasim sa para ai la, sa kompani. Ai ka pasur biznese n\u00eb Venezuel\u00eb, Itali, Kub\u00eb dhe Argjentin\u00eb. Mendoj se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb at\u00eb pasuri. Ka f\u00ebmij\u00eb q\u00eb Maradona i pranoi. Ai ka pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pranuar dhe tre t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tij, por nuk kan\u00eb marr\u00eb njohje. Mendoj se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i madh, por s\u00eb pari duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb se \u00e7far\u00eb la Maradona. Askush nuk e di se sa para kishte Maradona, disa thon\u00eb 100 milion\u00eb dollar\u00eb, disa m\u00eb pak, e disa madje edhe gjysm\u00eb miliardi. Askush nuk e di se ku jan\u00eb ato para. Nj\u00eb vit para vdekjes, ai ishte zem\u00ebruar me vajzat e tij dhe tha se nuk do t&#8217;u linte asgj\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Njeriu mund t\u2019i jap\u00eb dikujt nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vet, por jo t\u00eb gjith\u00eb. Askush nuk e di n\u00ebse Maradona ka shkruar testament. E gjith\u00eb kjo do t\u00eb jet\u00eb subjekt i pun\u00ebs q\u00eb po afrohet n\u00eb sallat e gjyqit n\u00eb Argjentin\u00eb, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku Maradona jetoi dhe punoi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PYETJE: A ishte i lumtur Maradona n\u00eb \u00e7astet e vdekjes s\u00eb tij?<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00cbRGJIGJE: Jo. Ai nuk vdiq i lumtur. Mund t\u00eb them se Maradona vdiq i m\u00ebrzitur dhe i vet\u00ebm. Tani mund t\u00eb pyesni pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. P\u00ebrve\u00e7 largimit nga familja si dhe familja nga ai, un\u00eb mendoj se ai ishte i m\u00ebrzitur edhe pse ishte larg topit t\u00eb futbollit. P\u00ebr shkak t\u00eb problemeve sh\u00ebndet\u00ebsore, Maradona nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb luaj\u00eb futboll n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rekreative p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, madje edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si b\u00ebjn\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Maradona ishte i pak\u00ebnaqur p\u00ebr shkak t\u00eb vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe p\u00ebr shkak se nuk mund t\u00eb vraponte me top. Ai kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mahnitshme me prind\u00ebrit e tij. Pas vdekjes s\u00eb tyre, ai ra n\u00eb depresion, u trondit dhe qau p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. I p\u00ebrmendi ata n\u00eb t\u00eb gjitha intervistat. Mendoj se u pajtua me vdekjen e tij n\u00eb momentin q\u00eb kuptoi se nuk ka m\u00eb prind\u00ebr dhe nuk do t\u00eb ishte m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb luante futboll m\u00eb. Ai u vetmua, pastaj iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb tru dhe mendoj se at\u00ebher\u00eb vendosi q\u00eb ishte ngopur me k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj se Maradona \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur, por edhe shum\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar. K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e shkrimtarit argjentinas Robert Fontanarros q\u00eb shpesh i kujtoj. Ai gjithashtu tha se nuk i intereson p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri Maradona n\u00eb jet\u00ebn e tij, por \u00e7far\u00eb efekti la n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Maradona ndryshoi jet\u00ebn e tifoz\u00ebve tan\u00eb. Na solli shum\u00eb g\u00ebzim. N\u00ebse do ta shihja sot n\u00eb sy dhe t&#8217;i thoja di\u00e7ka, do t&#8217;i thoja falemnderit p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb na dhe.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Anadolu Agency <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i shquar argjentinas Facundo Pastor tha se vdekja e paradokohshme e ish-yllit t\u00eb futbollit Diego Armando Maradona ishte nj\u00eb goditje e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb argjentinasit q\u00eb ndihen sikur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34247,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-34246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34246"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34246"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34248,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34246\/revisions\/34248"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}