{"id":34385,"date":"2020-12-27T15:50:52","date_gmt":"2020-12-27T14:50:52","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34385"},"modified":"2020-12-27T15:56:55","modified_gmt":"2020-12-27T14:56:55","slug":"trajtimi-i-kontrates-ne-gjyqesorin-diber-gostivar-keshill-gjyqesor-nje-shembull-per-zv-ministrin-nuhiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34385","title":{"rendered":"Trajtimi i \u201cKontrat\u00ebs\u201d n\u00eb gjyq\u00ebsorin Dib\u00ebr \u2013 Gostivar, K\u00ebshill Gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb shembull p\u00ebr zv.ministrin Nuhiu"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"920\" height=\"584\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"33804\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1\/\" class=\"wp-image-33804\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg 920w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-300x190.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-768x488.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 920px) 100vw, 920px\" \/><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p><em>Omnis enim obligation vex ex contractu nascitur vel ex delicto\u201d<\/em> \u2013 Secili obligim themelohet ose nga kontrata ose nga delikti.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti si m\u00eb posht\u00eb, pretendim i arsyesh\u00ebm, na jep t\u00eb kuptojm\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli mund t\u00eb shkoj\u00eb pa-ligjshm\u00ebria e aktgjykimeve n\u00eb gjykatat e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe se \u00e7far\u00eb trajtimi ligjor, verifikim t\u00eb fakteve, i \u201creformuari\u201d K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor, ju b\u00ebn aktgjykimeve, gjyqtar\u00ebve jo t\u00eb pakt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjyq\u00ebsorit imazhin e padrejt\u00ebsis\u00eb. Ky shembull konkret, aktgjykim i Gjykat\u00ebs themelore Dib\u00ebr dhe i Apelit n\u00eb Gostivar, me gjas\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej aktgjykimeve t\u00eb shumta antiligjore t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. \u0401sht\u00eb edhe nj\u00eb shembull i thjesht\u00eb, argumentuese, edhe p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebs ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb Agim Nuhiu, n\u00eb at\u00eb pyetjen q\u00eb ai shtroi oponentit politik Azirit, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve. Z\u00ebvend\u00ebs ministri, nd\u00ebr t\u00eb tjerash vler\u00ebsimesh superlative, arritjesh shkencore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt shqiptar, pyeti debatusin: \u201cm\u00eb thuaj nj\u00eb skandal q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ose nj\u00eb vendim joobjektiv dhe joprofesional q\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb gjyqtar shqiptar apo nj\u00eb prokuror?!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigja i nderuar zv.minist\u00ebr \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, sepse edhe ju qe pyetni, edhe nga ai q\u00eb k\u00ebrkonit p\u00ebrgjigje, nuk jeni t\u00eb informuar dhe nuk mund tju jen\u00eb t\u00eb njohura aktgjykimet e gjykatave dhe prokurorive, qofshin ato vet\u00ebm shqiptare, p\u00ebr arsye se ju mund t\u00eb jeni profesor i mir\u00eb universitar n\u00eb rrafshin teorik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam pasur fatin tju kem asistent n\u00eb fakultetin juridik), por ju nuk jeni profesionist i sistemit gjyq\u00ebsor, nuk kontrolloni ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve gjyqsore, apo ankesat e pal\u00ebve drejtuar K\u00ebshilit gjyq\u00ebsor apo prokurorial, dhe se \u00e7far\u00eb b\u00ebn K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor me k\u00ebta ankesa, statistikat dhe procedimet me gjyqtar\u00ebt apo prokuror\u00ebt. Pastaj, nuk \u00ebsht\u00eb kriter skandali, q\u00eb l\u00ebnd\u00ebt t\u00eb konsiderohen antiligjore, sepse skandalet ndodhin n\u00eb rrethana dhe p\u00ebr interesa specifike, n\u00eb gjyq\u00ebsor apo bart\u00ebsve t\u00eb pun\u00ebve publike, si\u00e7 ishin aktet penale t\u00eb dala nga p\u00ebrgjimet e paligjshme. E gjith\u00eb tjetra \u00ebsht\u00eb ajzberg antiligjshm\u00ebrie institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, as debatuesi, oponenti politik Elmi Aziri, nuk dinte \u00e7far\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00eb pyetjen tuaj zot\u00ebri zv.minist\u00ebr, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb profesionist i fush\u00ebs dhe nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur t\u00eb dij\u00eb se si b\u00ebhet kontrolli i l\u00ebnd\u00ebve gjyq\u00ebsore, nga kush b\u00ebhet dhe me \u00e7far\u00eb profesionalizmi dhe serioziteti, madje asnj\u00ebri nga ju nuk jeni avokat p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00ebnyr\u00ebn e zakonshme t\u00eb aktgjykimeve dhe \u00e7alimet e tyre. Zot\u00ebri Aziri di thjesht pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb qytetare e cila \u00ebsht\u00eb unanime tek t\u00eb gjitha komunitetet etnike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e gjyq\u00ebsorit, ndoshta edhe p\u00ebrvojat personale, por edhe kritikat e vazhdueshme t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ju siguroj q\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pa dyshim q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb mendimit se sistemi gjyq\u00ebsor dhe prokurorial ka munges\u00eb t\u00eb theksuar profesionalizmi dhe ndershm\u00ebrie t\u00eb kuadrit shqiptar, ashtu si\u00e7 ka edhe tek maqedonasit, pavar\u00ebsisht se tek ata mund t\u00eb jet\u00eb gjendja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr arsye se jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistem dhe rasteve t\u00eb bujshme q\u00eb kan\u00eb n\u00eb duar &#8211; gjykimi. Problemin me gjyq\u00ebsorin e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e Ballkanit per\u00ebndimor, kjo nuk \u00ebshte di\u00e7ka e panjohur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishim arsyetime krejt\u00ebsisht t\u00eb drejta t\u00eb aktgjykimeve t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve shqiptar\u00eb, si\u00e7 ju konkludoni, p\u00ebrse kritik\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e kemi n\u00eb drejtim t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb?! P\u00ebrse kemi korrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha rrafshet edhe n\u00eb vendbanimet shqiptare, n\u00ebse prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb i paskan t\u00eb gjitha vendime profesionale dhe t\u00eb ndershme?! N\u00ebse shqiptar\u00ebt e sistemit qenkan krej n\u00eb rregull, pse nuk e ngrisin dhe nuk e kan\u00eb ngritur z\u00ebrin n\u00eb K\u00ebshillin gjyq\u00ebsor, p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb dyert e gjykatave dhe prokurorive, me dekada rradhazi?! Prandaj gjyq\u00ebsorin duhet ta shohim si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsise etnike. Me gjith\u00eb rrespektin, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, un\u00eb nuk pajtohem me ju zv.minist\u00ebr, sepse \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebr shumic\u00ebn e cila ankohet nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, se aktgjykimet e shqiptareve qenkan absolutisht t\u00eb drejta, madje p\u00ebr teza doktorature.<\/p>\n\n\n\n<p>Por un\u00eb pajtohem, e p\u00ebrg\u00ebzoj iniciativ\u00ebn, p\u00ebrpjekjen e zbatimit t\u00eb vetingut nga Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb pastruar at\u00eb pjes\u00eb e kalbur t\u00eb gjyq\u00ebsorit, n\u00eb reformimin e nj\u00eb gjyq\u00ebsori sa m\u00eb objektiv, profesional dhe t\u00eb pavarur. Ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet t\u00eb largohet pjesa e kalbur e atyre funksionar\u00ebve q\u00eb keqp\u00ebrdorin detyr\u00ebn zyrtare, qofshin t\u00eb BDI-s\u00eb apo jo. Shqiptar\u00eb jan\u00eb edhe ata 50% e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve q\u00eb i ka shkarkuar vetingu n\u00eb R.Shqip\u00ebris\u00eb, edhe pse jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shkolluar, p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs arsimore. Shqiptar\u00eb jan\u00eb edhe n\u00eb R.Kosov\u00ebs ku vet\u00ebm sapo fillon procesi i vetingut. Aktgjykimet e padrejta m\u00eb s\u00eb shumti jan\u00eb shkak i pandershm\u00ebris\u00eb sesa i profesionalizmit, i nderuar zv.minist\u00ebr. Shejtani nuk ka etni i nderuar, ai \u00ebsht\u00eb armiku i t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eblloj. Partit\u00eb politik\u00eb, lider\u00ebt, nuk mund tju mbajn\u00eb fenerin gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve apo funksionar\u00ebve, por ata nd\u00ebrtojn\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr kontrollin dhe nd\u00ebshkimin e tyre. K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe shpresojm\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00eb Ali Ahmeti, n\u00ebp\u00ebrmjet vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Shembulli si m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretendim i arsyesh\u00ebm anti-ligjshm\u00ebrie, nj\u00eb shembull &#8211; p\u00ebrgjigje t\u00eb cil\u00ebn nuk mund ta jepte teknikisht as profesionalisht Elmi Aziri, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb debatit televiziv, p\u00ebr qoft\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb vetmin shembull aktgjykim t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve shqiptar. Prandaj shembulli i paraqitur n\u00eb k\u00ebte shkrim (prej t\u00eb shumt\u00ebve shembuj ekzistues), i punuar nga profesionist t\u00eb fush\u00ebs, sh\u00ebrben n\u00eb form\u00eb induksioni, nga e ve\u00e7anta n\u00eb kuptimin e problematik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme brenda sistemit. Se si p\u00ebrfundojn\u00eb dhe procedohen l\u00ebnd\u00ebt q\u00eb ju mund ti konsideroni ligj\u00ebrisht korekte. Ne zakonisht jemi m\u00ebsuar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb denoncime t\u00eb paligjshm\u00ebrive t\u00eb shumta n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale, pasi ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe m\u00eb spektakolare p\u00ebr publikun, por antiligjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb thuajse e njejt\u00eb apo m\u00eb e konsiderueshme, n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt civile &#8211; kontestimore, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb komplikuara edhe p\u00ebr vet\u00eb median hetuese, por edhe nga kultura hezituese, frik\u00ebsuese e denoncimit, q\u00eb ka popullata jon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, shkeljet ligjore t\u00eb trajtimit t\u00eb kontrat\u00ebs, n\u00eb aktgjykimet e k\u00ebtij rasti (t\u00eb sh\u00ebnuara si m\u00eb posht\u00eb me numra p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs), jan\u00eb t\u00eb pohuara edhe n\u00eb konsultat, intepretimet e drejt\u00ebp\u00ebrdrejta, me ish gjykat\u00ebsin dhe civilistin e dalluar t\u00eb Maqedonis\u00eb e Veriut, dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb ish Jugosllavi, me prof.dr.Kiril \u00c7avdar, literatura juridike e t\u00eb cilit, n\u00eb intepretimet ligjore dhe procedurale t\u00eb obligatave, \u00ebsht\u00eb alfa dhe omega e l\u00ebnd\u00ebve kontestimore n\u00eb jurisprudenc\u00ebn ton\u00eb. Pavar\u00ebsisht, nevojitet logjik\u00eb mesatare e nj\u00eb juristi, p\u00ebr t\u00eb kuptuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pretendimi t\u00eb arsyesh\u00ebm. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrmbledhim \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb antiligjshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb form\u00eb t\u00eb kuptueshme edhe p\u00ebr joprofesionist\u00ebt e fush\u00ebs. Do t\u00eb merremi me thelbin e kontestit gjyq\u00ebsor dhe arsyetimin e aktgjykimit, duke mos shfaqur identitetin e pal\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve. Nd\u00ebrsa ata profesionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar m\u00eb detajisht, mund t\u00eb sh\u00ebrbehen me leximin e aktgjykimeve, n\u00eb publikimin e vendimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb faqet e internetit t\u00eb gjykatave konkrete ku publikohen vendimet gjyq\u00ebsor, me numrat e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara si m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shembulli: Shoq\u00ebria aksionare n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit juridik, bashk\u00ebrisht me pronarin e aksioneve shumic\u00eb, paraqitur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit fizik, lidhin kontrat\u00eb t\u00eb shkruar, me nj\u00ebrin prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit, t\u00eb po s\u00eb njejt\u00ebs shoq\u00ebri aksionare. Kontrata parasheh q\u00eb shoq\u00ebria aksionare, merr obligim, an\u00ebtarit n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve (quajtur ndryshe si bordi drejtues), n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej tet\u00eb vitesh, ti paguaj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb p\u00ebrcaktuar mujor. Pronari i aksioneve shumic\u00eb, po ashtu n\u00eb kontrat\u00eb, merr obligim, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e numrit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve zot\u00ebruese n\u00eb Kuvendin e shoq\u00ebris\u00eb aksionare, ti garantoj\u00eb mandatin tet\u00eb vje\u00e7ar dhe pages\u00ebn e p\u00ebrcaktuar mujore, k\u00ebtij an\u00ebtari t\u00eb Bordit drejtues. Kontrata vazhdon t\u00eb zbatohet rregullisht n\u00eb koh\u00ebzgjatje rreth kat\u00ebr vite (gjysma e periudh\u00ebs s\u00eb kontraktuar), deri nga fundi i vitit 2015, kur Bordi i drejtor\u00ebve i shoq\u00ebris\u00eb aksionare, me votat e shumic\u00ebs, th\u00ebrret mbledhje t\u00eb Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, me propozim shkarkimi t\u00eb parakohsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtarit n\u00eb fjal\u00eb. M\u00eb pas, me aktin e Bordit drejtues (votimin dhe propozimin), th\u00ebrritet Kuvend i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i aksionar\u00ebve, me rend dite: propozim shkarkimi i parakohsh\u00ebm i an\u00ebtarit t\u00eb Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve. N\u00eb Kuvendin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb aksionar\u00ebve, kryetar i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 vot\u00ebs s\u00eb propozim shkarkimit n\u00eb Bordin e drejtor\u00ebve, me nj\u00eb akt t\u00eb dyt\u00eb, voton p\u00ebr shkarkimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Bordit (pal\u00ebn kontraktuese), me fuqin\u00eb e mbi 98,0% t\u00eb aksioneve t\u00eb tij pjes\u00ebmar\u00ebse n\u00eb Kuvendin e aksionar\u00ebve, vota vendimtare e t\u00eb cilit shkarkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, an\u00ebtari i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, padit n\u00eb gjykat\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb aksionare p\u00ebr zhb\u00ebrjen e vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb aksionar\u00ebve, bazuar n\u00eb shkelje procedural t\u00eb mos pasjes s\u00eb kvorumit t\u00eb votave n\u00eb Bordin drejtues, p\u00ebr mbajtjen e mbledhjes n\u00eb t\u00eb cilin u inicua shkarkimi, si dhe shkeljet procedurale t\u00eb dhjet\u00ebra neneve t\u00eb Ligjit p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare, para dhe gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb kuvendit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb aksionar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Padis\u00eb p\u00ebr zhb\u00ebrjen e vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb aksionar\u00ebve, shoq\u00ebria aksionare i b\u00ebn kund\u00ebrpadi, me k\u00ebrkes\u00eb zhb\u00ebrjen e kontrat\u00ebs tet\u00eb vje\u00e7are, me arsyetimin se kontrata \u00ebsht\u00eb inekzistente. Me po ato arsyetime q\u00eb pronari i shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve, nj\u00ebher\u00ebsh edhe kryetar i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, deklaron n\u00eb Kuvendin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm se: \u201ckontrata nuk \u00ebsht\u00eb valide, se ajo nuk ka as n\u00ebnshkrim e as vul\u00eb\u201d (v\u00ebrtetuar k\u00ebto deklarime n\u00eb procesverbalin nr.307\/15, nga noteri S. L). Megjithat\u00eb, para gjykat\u00ebs themelore civile, nuk nxirret asnj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr mospasje vule apo n\u00ebnshkrimi, pa dor\u00ebzuar e k\u00ebrkuar ligj\u00ebrisht as ekpertiz\u00ebn e n\u00ebnshkrimeve t\u00eb kontrat\u00ebs, ose p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar vul\u00ebn me num\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb regjistrat e shoq\u00ebris\u00eb aksionare. K\u00ebshtu, kontrata n\u00eb fjal\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, u v\u00ebrtetua kontrat\u00eb ekzistente dhe konform ligjit. U v\u00ebrtetua ekzistenca e kontrat\u00ebs, por edhe pretendimet e shoqeris\u00eb aksionare t\u00eb paraqitura n\u00eb gjykat\u00eb, si arsye per shkarkimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb bordit drejtues, u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabaza. Megjithat\u00eb, t\u00eb njejt\u00ebt gjyqtar\u00eb, legjitimuan shkarkimin, edhe at\u00eb, n\u00eb kthimin e l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb rigjykim, pa asnj\u00eb motivacion ekzistues t\u00eb ndonj\u00eb shkeljeje t\u00eb mund\u00ebshme ligjore, nga i shkarkuari an\u00ebtar i Bordit \u2013 kontratuesi, vet\u00ebm nga sugjerimit e gjykat\u00ebs se Apelit Gostivar (kjo mund t\u00eb v\u00ebrtetohet me shqyrtimin e l\u00ebnd\u00ebs, n\u00eb faqen e internetit, ku publikohen vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb gjykatave konkrete: Gjykata Themelore Dib\u00ebr &#8211; \u201c\u041f4.\u0431\u0440.13\/2016\u201d, Gjykata e Apelit Gostivar &#8211; \u201c\u0413\u0416.\u0431\u0440.564\/2017\u201d, dhe rigjykimi i l\u00ebnd\u00ebs: Gjykata Themelore Dib\u00ebr &#8211; \u201c\u041f4.\u0431\u0440.13\/2018\u201d, Gjykata e Apelit Gostivar &#8211; \u201c\u0413\u0416.\u0431\u0440.842\/18\u201d).<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi an\u00ebtari i Bordit drejtues u shkarkua, dhe pasi n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb sip\u00ebrsh\u00ebnuar, u pamund\u00ebsua k\u00ebrkes\u00eb padia p\u00ebr zhb\u00ebrjen e vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb aksionar\u00ebve, an\u00ebtari i shkarkuar i Bordit, konform Ligjit t\u00eb obligatave, nenit 18, 3, 4, 20, 38, nenit 251\u2026 258, dhe nenet 141 dhe 198, padit shoq\u00ebrin\u00eb aksionare dhe pronarin e shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve, p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb moszbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs, p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb kat\u00ebr viteve kontraktuese (q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja kryesore e k\u00ebtij denoncimi). Ve\u00e7an\u00ebrisht sipas nenit 252 t\u00eb Ligjit t\u00eb obligatave, i cili qartazi e sqaron se kur mund t\u00eb lirohet nga nj\u00eb obligim, personi juridik apo fizik: \u201cBorxhliu lirohet nga p\u00ebrgjegjesia e d\u00ebmshp\u00ebrblimit n\u00ebse d\u00ebshmon se nuk ka pasur mund\u00ebsi ta p\u00ebrmbush\u00eb obligimin, gjegj\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb vonuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e obligimit p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb shkaktuara pas kontrat\u00ebs, t\u00eb cilat nuk ka mundur ti ndaloj\u00eb, largoj\u00eb apo tju shmanget\u201d &#8211; thot\u00eb neni 252. N\u00eb rastin konkret, edhe kur hipotetikisht t\u00eb supozohet se kontrata nd\u00ebrpritet me shkarkimin e padit\u00ebsit nga Kuvendi i aksionar\u00ebve, p\u00ebrs\u00ebri shkaku i shkarkimit mbetet shoq\u00ebria aksionare, e cila me Bordin udh\u00ebheq\u00ebs inicon akt juridik, shkarkimin e an\u00ebtarit (me t\u00eb cilin paraprakisht ka lidhur kontrat\u00eb 8 vje\u00e7are) n\u00eb Kuvendin e aksionar\u00ebve. Ashtu si dhe pronari i shumic\u00ebs s\u00eb aksion\u00ebve q\u00eb voton n\u00eb Bordin drejtues dhe ne kuvendin e aksionar\u00ebve n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar nga vet\u00eb ai. Nga cilido k\u00ebndv\u00ebshtrim juridik ta shoh\u00ebsh, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e d\u00ebmshp\u00ebrblimit nga pala e par\u00eb kontraktuese, shoq\u00ebris\u00eb aksionare dhe pronarit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se evidente, dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb arsyetim faktik apo material, nj\u00eb aktgjykim i k\u00ebtill\u00eb i jasht\u00eb \u00e7do logjike juridike, ku kontraktuesit amnestohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Dib\u00ebr, e rr\u00ebzon si t\u00eb pabaz\u00eb padin\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim, t\u00eb padit\u00ebsit \u2013 an\u00ebtarit t\u00eb Bordit drejtues. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faqet e arsyetimit t\u00eb aktgjykimit, Gjykata themelore Dib\u00ebr, b\u00ebn p\u00ebrshkimin e fakteve n\u00eb aspektin formal, padit\u00eb, p\u00ebrgjigjet n\u00eb padi, p\u00ebrshkrimin e zhvillimit t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore, dhe nga ajo q\u00eb gjykata duhet t\u00eb arsyetoj\u00eb aktgjykimin, vet\u00ebm citon disa nene ku kinse e ka bazuar aktgjykimin, dhe vet\u00ebm konstaton shkurtimisht se sipas k\u00ebsaj (referuar neneve), \u201cpadit\u00ebsi nuk e bindi gjykat\u00ebn p\u00ebr padin\u00eb, dhe se padia \u00ebshte n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrfundimin e nxjerr\u00eb nga gjykata; se nuk \u00ebsht\u00eb treguar se p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb paditurit duhet ti paguajn\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim padit\u00ebsit\u201d, vet\u00ebm kaq arsyeton Gjykata themelore Dib\u00ebr, e gjitha tjetra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrim i padive, p\u00ebrgjigjeve n\u00eb padi dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur nga pal\u00ebt n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore. Gjykata nuk jep arsyetushm\u00ebrin\u00eb juridike t\u00eb dizpozitave material ku thirret se e ka bazuar aktgjykimin, me rastin konkret. Gjykata citon nenet 177 paragrafi 1, i Ligjit t\u00eb procedur\u00ebs kontestimore, neni 141 paragrafi 1, 142,145 dhe 158 paragrafi 1, i Ligjit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet detyrimore, t\u00eb cilat nene n\u00eb vetvete p\u00ebrshkruajn\u00eb marr\u00ebdheniet obligative mes pal\u00ebve interesin juridik, d\u00ebmin dhe d\u00ebshmperblimin kontraktues. Citon t\u00eb njejtat bazamente ligjore n\u00eb t\u00eb cilat thirret edhe padit\u00ebsi, an\u00ebtari i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e kontrat\u00ebs, por me nj\u00eb dallim esencial nga gjykata, duke treguar pse-n\u00eb e rastit konkret, ku \u00ebsht\u00eb shkaku, d\u00ebmi dhe pasoja, at\u00eb q\u00eb gjykata themelore nuk e b\u00ebn, edhe pse kjo paraqet pjes\u00ebn kryesore t\u00eb arsyetushm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb me absurde, gjith\u00eb dispozitat ligjore t\u00eb cituara nga gjykata, si dhe p\u00ebrshkrimi i disa aktgjykimeve t\u00eb tjera t\u00eb kontestit mes pal\u00ebve (sa p\u00ebr t\u00eb mbushur faqet e aktgjykimit), gjykata arsyeton me rastin konkret, vet\u00ebm me nj\u00eb konstatim t\u00eb shkurt\u00eb, ku thot\u00eb: \u201csipas fakteve t\u00eb nxjerra n\u00eb sencat gjyq\u00ebsore, nuk u tregua se p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb paditurit duhet ti paguajn\u00eb d\u00ebshmp\u00ebrblim t\u00eb paditurit.\u201d Vet\u00ebm kaq. Kaq arsyeton gjykata themelore Dib\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktgjykimin dhe bazamentin ligjor ku \u00ebsht\u00eb thirrur. E gjitha tjetra pastaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrim i p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm i asaj q\u00eb jan\u00eb paraqitur nga pal\u00ebt, si dhe p\u00ebrshkruan n\u00eb arsyetim p\u00ebrgjigjen e padis\u00eb nga pala tjet\u00ebr. P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb skeptik se ka gjykat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkruaj\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb n\u00eb arsyetim aktgjykimi, se kjo mund t\u00eb jet\u00eb arsyetushm\u00ebria e citimit t\u00eb neneve me nje rast konkret, le t\u00eb lexojn\u00eb aktgjykimin publikuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb gjykat\u00ebs konkrete Dib\u00ebr, me num\u00ebr l\u00ebnde \u201c\u041f4.\u0431\u0440.25\/18\u201d).<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata themelore Dib\u00ebr, nuk sheh faj, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb moszbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs, as t\u00eb personit fizik kontraktues \u2013 pronarit t\u00eb shumic\u00ebs aksionare, e as t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb aksionare si person juridik. Nuk sheh faj t\u00eb pronarit t\u00eb shumic\u00ebs aksionare, kur ai me vot\u00ebn e tij shumic\u00eb, mund\u00ebson shkarkim n\u00eb Kuvendin e aksionar\u00ebve n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn dhe pa asnj\u00eb motivacion ligjor shkarkimi (v\u00ebrtetuar kjo me aktgjykimin e plotfuqish\u00ebm \u201c\u0413\u0416.\u0431\u0440.842\/18\u201d t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit). N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jo vet\u00ebm q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kontrat\u00eb t\u00eb plot\u00ebfuqishme, por edhe sikur ajo t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e pavlefshme me ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor hipotetik, ajo p\u00ebrs\u00ebri do duhej ligj\u00ebrisht t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehet, sepse ligj\u00ebrisht pasojat p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb paligjshme i mbart shoq\u00ebria aksionare, personi p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb personin juridik. Aq m\u00eb shum\u00eb kur k\u00ebtu kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb edhe t\u00eb personit fizik, poseduesit t\u00eb shumic\u00ebs aksionare. Kontrat\u00eb me dy n\u00ebshkrime t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs an\u00eb kontraktuese, q\u00eb e b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e moszbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimit, edhe m\u00eb t\u00eb betonuar n\u00eb aspektin ligjor, por \u00e7udit\u00ebrisht dioptria juridike e gjykat\u00ebs themelore, nuk mund ta shoh\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt evident si \u201celefant\u201d para gjykat\u00ebs. Minimalisht, secili jurist me k\u00ebt\u00eb aktgjykim, mund ta pyes\u00eb veten dhe me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb se gjykatat tona mundeshkan t\u00eb privojn\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb drejt\u00eb, pasuri luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb qytetar\u00ebv\u00eb, vet\u00ebm me arsyetueshm\u00ebrin\u00eb e fjal\u00ebve t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb aktgjykim \u201ce bindi, nuk e bindi gjykat\u00ebn\u201d. T\u00eb radhiten disa nene n\u00eb faqet e arsyetimit, dhe t\u00eb thuhet se sipas k\u00ebsaj q\u00eb gjykon gjykata, prona apo e drejta, i takon oligark\u00ebve apo x ndikimi politik, pa dh\u00ebn\u00eb arsyetimin ligjor se pse i takon?! Pa b\u00ebr\u00eb arsyetimin e neneve t\u00eb cituara me rastin konkret. Pa b\u00ebr\u00eb minimalisht as edhe nj\u00eb arsyetim t\u00eb gabuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, skemi fare arsyetim t\u00eb p\u00ebrshkruar me rastin konkret. Dhe kjo ka nj\u00eb shpjegim logjik, gjykata ska ditur \u00e7far\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur aktgjykimin, dhe e ka mbuluar arsyetimin me fjalin\u00eb tymnaj\u00eb: \u201cpadit\u00ebsi nuk e ka bindur gjykat\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, apelohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Gostivar. Apeli, si n\u00eb orkestrim gjykatash, m\u00eb nj\u00eb aktgjykim t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb mang\u00ebt edhe p\u00ebr nga forma elementare e aktgjykimit, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktgjykimin, nuk arsyeton m\u00eb shum\u00eb se dy tre rreshta aktgjykimin, identik, t\u00eb kopjuar thuajse fjal\u00ebp\u00ebrfjalsh\u00ebm nga gjykata themelore, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Apeli n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faqet e aktgjykimit, vet\u00ebm p\u00ebrshkruan formalisht dhe tekstualisht aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Nga ato pak fjali q\u00eb shkruan n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb aktgjykimit jan\u00eb pik\u00ebrisht ato fjalit\u00eb abuzuese me aktgjykimin (ngjash\u00ebm si shkalla e par\u00eb), ku thot\u00eb: \u201cSipas k\u00ebtij gjyqi (Apelit), k\u00ebshtu ankesat e referuara, jan\u00eb t\u00eb pabaza, me arsyen se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ka v\u00ebrtetuar se padit\u00ebsi, pas vendimit p\u00ebr revokim t\u00eb padit\u00ebsit nga an\u00ebtari i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, mes padit\u00ebsit dhe t\u00eb paditurit, nuk ka treguar se ka marr\u00ebdh\u00ebnie obligative mbi t\u00eb cil\u00ebn padit\u00ebsit duhet t\u00eb paguajn\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim\u201d. Ja ky \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb aktgjykimi i apelit, t\u00eb tjerat q\u00eb ka shkruajtur jan\u00eb p\u00ebrshkrim i l\u00ebnd\u00ebs zhvilluar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata jurist\u00eb, gjyqtar\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb gjykatave civile &#8211; kontestimore, ata q\u00eb kan\u00eb lexuar ndonj\u00ebhere aktgjykime, e kuptojn\u00eb sadopak se si duhet t\u00eb arsyetoj\u00eb aktgjykimin gjykata e shkall\u00ebs se dyt\u00eb, t\u00eb arsyetoj\u00eb faktet mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb aktgjykimi, baz\u00ebn ligjore t\u00eb vendimit, interpretimin e ligjeve q\u00eb ju referohen me rastin konkret. E kuptojn\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e skajshme t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Apelit. Mjerisht thyhen t\u00eb gjitha standartet e sjelljes s\u00eb nj\u00eb aktgjykimi. Sepse vet\u00ebm e th\u00ebna \u201cnuk ka treguar se ka marr\u00ebdh\u00ebnie obligative\u201d, nuk mund t\u00eb jet\u00eb arsyetim n\u00eb asnj\u00eb aktgjykim t\u00eb gjykatave, pa dh\u00ebn\u00eb arsyen se pse nuk e ka bindur gjykat\u00ebn, pa arsyetur ligjin n\u00eb kontekst me l\u00ebnd\u00ebn konkrete (p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb pohojm\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb duket krejt\u00ebsisht e pamundur, mund t\u00eb shqyrtohet aktgjykimi i Apelit Gostivar n\u00eb \u00ebeb faqen e publikimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore \u201c\u0413\u0416.\u0431\u0440.455\/19\u201c. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk mbaron k\u00ebtu saga e anti-ligjshm\u00ebris\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. An\u00ebtari i shkarkuar i Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve, i drejtohet K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor me ankes\u00eb, duke i dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb dosjen e l\u00ebnd\u00ebs, p\u00ebr tu v\u00ebrtetuar ushtrimi i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe joprofesional i funksionit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs themelore Dib\u00ebr dhe Apelit n\u00eb Gostivar. K\u00ebrkohet v\u00ebrtetim i l\u00ebndimit t\u00eb gjendjes faktike dhe materiale, me aktgjykimet e dy gjykatave, dhe q\u00eb l\u00ebnda t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim (theksojm\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor n\u00eb koh\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj ankese, kishte marr\u00eb edhe kompetencat e ish Komisionit p\u00ebr verifikimin e fakteve, p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve). Ankuesi, i parashtron \u00e7\u00ebshtjen K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, nd\u00ebr t\u00eb tjerash, duke e pyetur se, n\u00eb \u00e7far\u00eb bazamenti ligjor \u00ebsht\u00eb bazuar aktgjykimi i k\u00ebsaj l\u00ebnd\u00eb?! Dispozitat ligjore q\u00eb jan\u00eb thirrur gjykatat n\u00eb fjal\u00eb, a kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen, apo jan\u00eb thirrje n\u00eb ligje fiktive, q\u00eb skan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me l\u00ebnd\u00ebn dhe aktgjykimet s\u2019kan\u00eb arsyetyshmeri me nenet qe thirren?!<\/p>\n\n\n\n<p>Kur n\u00eb rastin konkret kemi:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\"><li>L\u00ebndim t\u00eb kontrat\u00ebs e cila me vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm gjyq\u00ebsor v\u00ebrtetohet si kontrat\u00eb valide.<\/li><li>Padit\u00ebsi, n\u00eb asnj\u00eb rast paraprak n\u00eb procedur\u00eb disiplinore, administrative, civile, kund\u00ebrvajte apo penale, nuk shpallet si fajtor, as edhe nuk ka pasur nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb nga t\u00eb paditurit p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs.<\/li><li>Kemi marr\u00ebdh\u00ebnie obligative juridike, nga e cila lind obligimi i t\u00eb paditurit p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim; kemi d\u00ebmtuesin dhe t\u00eb d\u00ebmtuarin; veprim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm si lidhje e arsyeshme e cila lidh\u00eb veprimet dhe d\u00ebmin si bazament p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta thjesht\u00ebzuar dhe kaluar n\u00eb pyetje amatore, pyetet K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor se, n\u00ebs\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim e marrim si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb: \u00c7far\u00eb b\u00ebhet me fatin e kontrat\u00ebs s\u00eb ligjshme, plotfuqishme!? Q\u00ebndron kontrata n\u00eb ndonj\u00eb vakum?! Pse ekziston institucioni kontrat\u00eb, n\u00ebse ai nuk merret parasysh dhe mbivendoset me aktet e \u00e7far\u00ebdo organi apo indivi, kushdoqoft\u00eb ky?! A nuk do t\u00eb mundet q\u00eb sipas k\u00ebtij rasti, edhe kontratat e shiblerjes s\u00eb sht\u00ebpive, flet\u00ebpron\u00ebsit\u00eb apo pasurit\u00eb e qytetar\u00ebve, ose x marr\u00ebdh\u00ebnie obligative t\u00eb shkruar, t\u00eb mos merren parasysh nga gjykatat dhe t\u00eb jepen akgjykime sipas \u201cbindjeve t\u00eb pavarura\u201d t\u00eb gjyqtar\u00ebve, edhe kur ato skan\u00eb bazamente ligjore adekuate, edhe kur mbushin aktgjykimet me thirrje n\u00eb ligje q\u00eb skan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me l\u00ebnd\u00ebt?!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb ankes\u00eb drejtuar K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, i theksohet se, n\u00eb rastin konkret kemi dy t\u00eb paditur, shoq\u00ebria aksionare dhe personi fizik \u2013 poseduesi i aksioneve shumic\u00eb.Sipas aktgjykimeve, asnj\u00eb nga k\u00ebto dy pal\u00eb, nuk d\u00ebmshp\u00ebrblen c\u00ebnimin e kontrat\u00ebs s\u00eb plotefuqishme.<br>K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, n\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb lidhje me ankes\u00ebn e ish an\u00ebtarit t\u00eb Bordit t\u00eb drejtor\u00ebve (evidentuar p\u00ebrgjigja me nr \u201c\u0423\u041f\u041f 08-429\/19\u201d), jep k\u00ebt\u00eb arsyetim: \u201cAnkesa \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit me 28.11.2019, dhe nga shqyrtimet dhe p\u00ebrgjigjet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga gjykat\u00ebsi q\u00eb ka proceduar me l\u00ebnden konkrete, del n\u00eb pah se gjyqtar\u00ebt e l\u00ebnd\u00ebve konkrete kan\u00eb vendosur n\u00eb korniza t\u00eb kompetencave t\u00eb tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet materiale dhe procedurale.\u201d Pak rreshta m\u00eb posht\u00eb, po n\u00eb p\u00ebrgjigjen e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, thuhet: \u201cK\u00ebshilli gjyq\u00ebsor i Republikes s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nuk ka kompetenca t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb v\u00ebrtetimin e gjendjes faktike, por as t\u00eb ndikoje tek gjykat\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb \u00e7far\u00ebdoqoft\u00eb vendimi. Nisur nga kjo, K\u00ebshilli nuk gjeti elemente p\u00ebr joprofezionaliz\u00ebm dhe procedim t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm nga ana e gjyqtarit q\u00eb ka proceduar me l\u00ebnd\u00ebn.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor i R.Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, thot\u00eb se, mbasi ska kompetenca p\u00ebr t\u00eb shikuar gjendjen faktike t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, dhe nuk mund te ndikoj\u00eb tek bindjet e pavarura t\u00eb gjyqtar\u00ebve, konstaton se tek gjyqtar\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb nuk ka munges\u00eb profesionalizmi, anshm\u00ebrie n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn konkrete. Me nj\u00eb fjal\u00eb, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor q\u00eb ligj\u00ebrisht duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe q\u00eb ka marr\u00eb kompetencat e Komisionit p\u00ebr verifikimin e fakteve, e b\u00ebn reformimin e gjyq\u00ebsorit, duke shikuar vet\u00ebm norm\u00ebn e l\u00ebnd\u00ebve q\u00eb kan\u00eb zgjidhur gjyqtar\u00ebt gjat\u00eb muajit, procedurat formale t\u00eb zhvillimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, apo koh\u00ebzgjatjen e zhvillimit t\u00eb seancave, ose nd\u00ebrhyrje dhe shqyrtim serioz t\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebnd\u00eb, ndikuar nga telefonata me ndikim t\u00eb kuptuesh\u00ebm. P\u00ebr verifikimin e fakteve, arsyetimin e l\u00ebnd\u00ebve, se me \u00e7far\u00eb aktgjykimesh e ligj\u00ebsh b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb se fut ujin n\u00eb zjarr, ky K\u00ebshilli i deritanish\u00ebm i \u201creformuar\u201d gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta dikush mund t\u00eb pyes\u00eb se pse kjo l\u00ebnd\u00eb, ky rast konkret, mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel antiligjshm\u00ebrie institucionale, dhe se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb interesi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shkelje, kur n\u00eb pyetje jan\u00eb vet\u00ebm dhjet\u00ebra mij\u00ebra euro d\u00ebmshp\u00ebrblim. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se me k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, nga t\u00eb interesuarit n\u00eb proces, ndoshta k\u00ebrkohet t\u00eb mbulohet dhe arsyetohet l\u00ebnd\u00eb tjet\u00ebr e vlerave t\u00eb m\u00ebdha aksionare, e gjykuar thuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me antiligjore se kjo, me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt gjykata. M\u00eb antiligjshm\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes nga gjykatat t\u00eb elementeve kryesore t\u00eb bazamentit t\u00eb aktgjykimeve, interesit juridik dhe d\u00ebshmive t\u00eb rrejshme gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Si k\u00ebto aktgjykime, me siguri \u00ebsht\u00eb edhe fati i nj\u00eb mori aktgjykimesh n\u00eb mbar\u00eb gjykatat e vendit, n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale dhe civile, q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb shumic\u00ebn e popullat\u00ebs, qofshin k\u00ebta shqiptar\u00eb apo jo, i nderuar zv.minist\u00ebr. P\u00ebr \u00e7ka edhe duhet reform\u00eb r\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb drejt\u00ebsi, reform\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn, nuk mund t\u00eb ngritet shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Omnis enim obligation vex ex contractu nascitur vel ex delicto\u201d \u2013 Secili obligim themelohet ose nga kontrata ose nga delikti. Rasti si m\u00eb posht\u00eb, pretendim i arsyesh\u00ebm,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33804,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-34385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34385"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34385"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34388,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34385\/revisions\/34388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}