{"id":34596,"date":"2021-01-29T13:02:03","date_gmt":"2021-01-29T12:02:03","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34596"},"modified":"2021-01-29T13:07:17","modified_gmt":"2021-01-29T12:07:17","slug":"analize-washington-i-fillon-ti-levize-akrepat-prapa-ne-lindjen-e-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34596","title":{"rendered":"Analiz\u00eb : Washington-i fillon t&#8217;i l\u00ebviz\u00eb akrepat prapa n\u00eb Lindjen e Mesme"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"842\" height=\"452\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"19501\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/lajme\/shba-jep-doreheqje-zvshefja-e-stafit-te-shtepise-bardhe\/attachment\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1\/\" class=\"wp-image-19501\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1.jpg 842w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1-300x161.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/thumbs_b_c_7555ea2aedd417b17cfcebe92667b219-1-768x412.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 842px) 100vw, 842px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Mehmet A. KANCI<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi i mbijetoi sulmit t\u00eb 6 janarit n\u00eb Kapitol Hill, SHBA-ja arriti ceremonin\u00eb e betimit m\u00eb 20 janar, kurse inaugurimi la pas shum\u00eb m\u00eb pak d\u00ebme nga sa ishin shqet\u00ebsimet. Pas largimit t\u00eb Donald Trump-it nga Washington DC, ajo q\u00eb pasoi menj\u00ebher\u00eb ishte nj\u00eb lum\u00eb urdhrash ekzekutiv\u00eb: N\u00eb p\u00ebrputhje me pritjet e segmenteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson, Joe Biden, presidenti i ri, n\u00ebnshkroi n\u00eb total 19 urdhra ekzekutiv\u00eb n\u00eb 48 or\u00ebt e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb gjurm\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb kthyer mbrapsht efektet e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Donald Trump-it, i cili besohet t\u00eb ket\u00eb prishur struktur\u00ebn e vendosur shtet\u00ebrore t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, ekzistojn\u00eb disa politika t\u00eb vendosura gjat\u00eb epok\u00ebs se Trump-it t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbysen me n\u00ebnshkrime ose urdhra ekzekutiv\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb m\u00eb sakt\u00eb rrug\u00ebt e ndryshimeve n\u00eb politika, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flasim publikisht, ne duhet t\u00eb ndjekim hart\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn administrata Biden vendosi shenjat e saj. Tre mesazhet e para q\u00eb ky udh\u00ebrr\u00ebfyes i jep Lindjes s\u00eb Mesme jan\u00eb: kthimi n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Energjis\u00eb B\u00ebrthamore me Iranin, zgjidhja me dy shtete p\u00ebr Palestin\u00ebn dhe rikthimi i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr organizat\u00ebn terroriste PKK\/YPG n\u00eb Sirin\u00eb veriore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ata q\u00eb nd\u00ebrtuan karrier\u00eb nga DEASH-i jan\u00eb kthyer<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhi i tret\u00eb, i cili ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Turqin\u00eb, \u00ebsht\u00eb sqaruar me em\u00ebrimet pas mesazhit se SHBA-ja n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Biden-it pritet t\u00eb rris\u00eb pranin\u00eb e saj n\u00eb terren kund\u00ebr Rusis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Libi dhe Siri. Brett McGurk, i cili m\u00eb 22 dhjetor t\u00eb vitit 2018, p\u00ebr shkak t\u00eb &#8220;mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb thella&#8221; me Trump-in kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pozicioni i tij si i D\u00ebrguari Special i Presidentit p\u00ebr Koalicionin Global t\u00eb Luft\u00ebs Kund\u00ebr DEASH-it, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sken\u00eb me ekipin e presidentit si koordinator i K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit Komb\u00ebtar p\u00ebr Lindjen e Mesme dhe Afrik\u00ebn e Veriut. Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebrim kritik u b\u00eb n\u00eb Departamentin e Mbrojtjes. Lloyd Austin, i cili kishte komanduar trupat amerikane n\u00eb Irak n\u00eb periudhen 2010-2011 dhe vazhdoi si kreu i Komand\u00ebs Qendrore t\u00eb SHBA-s\u00eb (CENTCOM) n\u00eb vitin 2013, u b\u00eb Sekretari i ri i Mbrojtjes. Organizata terroriste DEASH, shum\u00eb interesant, arriti t\u00eb pushtoj\u00eb qytetin e Mosulit gjat\u00eb koh\u00ebs kur Austin ishte n\u00eb krye t\u00eb CENTCOM-it. Kur erdhi puna p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr DEASH-in, Austin gjithashtu luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb armatosjen dhe mb\u00ebshtetjen e organizat\u00ebs terroriste PKK\/YPG, n\u00eb vend t\u00eb grupeve q\u00eb ishin kund\u00ebr regjimit n\u00eb Siri. Austin doli n\u00eb pension dhe u largua nga CENTCOM n\u00eb vitin 2016 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur organizata terroriste DEASH kryente sulme vet\u00ebvras\u00ebse n\u00eb Stamboll, Bruksel dhe Bagdad, kurse ushtria irakiane luftonte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qytetin Al-Fallujah nga duart e DEASH-it, i cili e mbante n\u00ebn kontroll qytetin nga viti 2014.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ishin vet\u00ebm burokrat\u00ebt civil\u00eb dhe ushtarak\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn PKK\/YPG-n\u00eb q\u00eb jan\u00eb rikthyer me presidenc\u00ebn e Biden-it; gjithashtu dhe DEASH u ngrit nga arkivoli i tij dhe u rishfaq n\u00eb Bagdad. Organizata terroriste kreu sulmin e saj t\u00eb fundit vet\u00ebvras\u00ebs n\u00eb kryeqytetin irakian n\u00eb janar te vitit 2018 n\u00eb Sheshin al-Tayaran t\u00eb Bagdadit, ku dy sulmues vet\u00ebvras\u00ebs me bomba vran\u00eb 35 njer\u00ebz dhe plagos\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 90 t\u00eb tjer\u00eb. DEASH u rishfaq n\u00eb Bagdad tre vjet m\u00eb von\u00eb; k\u00ebt\u00eb her\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi Biden mori detyr\u00ebn. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, dy sulmues me bomba sh\u00ebnjestruan Sheshin al-Tayaran. Duke shp\u00ebrthyer bomba q\u00eb kishin n\u00eb trup, terrorist\u00ebt k\u00ebsaj radhe mor\u00ebn 32 jet\u00eb, duke plagosur 110 t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Data magjike: 21 janar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky sulm m\u00eb 21 janar nuk ishte zhvillimi i vet\u00ebm anormal n\u00eb rajon. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, u raportua se nj\u00eb autokolon\u00eb e madhe ushtarake amerikane kaloi kufirin al-Waleed midis Irakut dhe Siris\u00eb. U vu re se autokolona e SHBA-s\u00eb q\u00eb kalonte n\u00eb rajonin al-Hasakah t\u00eb Siris\u00eb mbante sasi t\u00eb m\u00ebdha arm\u00ebsh, municionesh dhe pajisje logjistike. Autokolona prej 40 kamion\u00ebsh dhe mjetesh t\u00eb blinduara u shoq\u00ebrua gjithashtu nga helikopter\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhvillimet e pazakonta n\u00eb rajon vazhduan m\u00eb 22 janar. Autokolona q\u00eb bartte pajisje logjistike p\u00ebr Forcat e Koalicionit Global u sh\u00ebnjestrua gjithsej gjasht\u00eb her\u00eb me mjete shp\u00ebrthyese artizanale t\u00eb vendosura n\u00eb skaj t\u00eb rrug\u00ebve &#8211; pes\u00eb her\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme n\u00eb jug t\u00eb Bagdadit dhe nj\u00eb her\u00eb af\u00ebr Tikritit n\u00eb veri t\u00eb Bagdadit. Ashab al-Kahf, nj\u00eb grup paramilitar i mb\u00ebshtetur nga Irani, mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmet. Grupi njoftoi n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb se sulmet ishin kryer si hakmarrje p\u00ebr aktin terrorist t\u00eb DEASH-it n\u00eb Bagdad, duke theksuar se DEASH ishte krijuar dhe drejtuar nga SHBA-ja. DEASH vrau 10 persona m\u00eb 23 janar, ku n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr kishte nj\u00eb nga selit\u00eb e forcave t\u00eb milicis\u00eb shiite Hashd al-Sha\u2019bi (Forcat Popullore t\u00eb Mobilizimit) n\u00eb provinc\u00ebn Saladin. K\u00ebshtu u sinjalizua se do t\u00eb nd\u00ebrmerren hapa t\u00eb rinj p\u00ebr rritjen e tensioneve me Iranin n\u00eb territorin e Irakut. Nd\u00ebrsa tensionet p\u00ebr rishfaqjen e organizat\u00ebs terroriste t\u00eb d\u00ebbuar prej koh\u00ebsh n\u00eb Bagdad po ngriheshin shpejt, llogaria zyrtare n\u00eb Twitter e CJTF \u2013 OIR-it (Task Forca e Kombinuar &#8211; Operacioni Zgjidhja e Natyrshme) postoi nj\u00eb mesazh n\u00eb lidhje me shp\u00ebrndarjen e automjeteve ushtarake me vler\u00eb nj\u00eb milion dollar\u00eb p\u00ebr forcat e sigurimit irakian si pjes\u00eb e Operacionit Zgjidhja e Natyrshme q\u00eb zbatohet nga forca shum\u00ebkomb\u00ebshe q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr DEASH-it n\u00eb Irak. Pasi McGurk t\u00eb fillon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive detyr\u00ebn e tij, ne me siguri do t\u00eb kemi nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se pse k\u00ebrkohet nj\u00eb mobilizim kaq i gjer\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb organizate terroriste gjoja &#8220;te vdekur&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kthimi n\u00eb epok\u00ebn para Obam\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb kryeqytetet rajonale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ankara, pasi ato sinjalizojn\u00eb nj\u00eb kthim n\u00eb politikat e epok\u00ebs s\u00eb Obam\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen siriane. Megjithat\u00eb, n\u00ebse i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb thuk\u00ebt procesit historik, mund t\u00eb shohim se pika e kthimit tashm\u00eb shkon p\u00ebrtej termit Obama, shkon n\u00eb epok\u00ebn e George W. Bush-it, madje edhe n\u00eb vitet e babait t\u00eb Bush (George HW Bush). Historia e ndihm\u00ebs amerikane p\u00ebr terrorist\u00ebt e PKK-s\u00eb me arm\u00eb, municion dhe pajisje mjek\u00ebsore (madje edhe n\u00eb form\u00ebn e trajtimit t\u00eb terrorist\u00ebve t\u00eb plagosur) daton q\u00eb nga periudha pas Luft\u00ebs s\u00eb Gjirit, kur nj\u00ebsia e forcave ajrore e njohur si Operacioni i \u00c7ekanit u vendos n\u00eb rajon. Kryekomandanti i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Gjeneral E\u015fref Bitlis, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Turgut Ozal m\u00eb 22 mars t\u00eb vitit 1992, shprehu dyshime n\u00ebse Operacioni i \u00c7ekanit po vepronte n\u00eb koordinim me PKK-n\u00eb. P\u00ebrgjigjja e SHBA-s\u00eb ndaj k\u00ebsaj letre ishte ngacmimi me avion\u00ebt luftarak\u00eb amerikan\u00eb ndaj helikopterit t\u00eb Gjeneralit Bitlis me t\u00eb cilin fluturonte drejt qytetit irakian Saladin m\u00eb 17 dhjetor 1992, duke e detyruar at\u00eb t\u00eb ulej. Pavar\u00ebsisht nga ky k\u00ebrc\u00ebnim i hapur, Gjenerali Bitlis njoftoi publikisht m\u00eb 7 shkurt 1993 se element\u00ebt ajror\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb ngriheshin nga baza ajrore Incirlik kishin kryer furnizime p\u00ebr PKK-n\u00eb. Dhjet\u00eb dit\u00eb pasi ai b\u00ebri k\u00ebt\u00eb zbulim, Gjeneral Bitlis u martirizua n\u00eb Ankara, nd\u00ebrsa avioni n\u00eb t\u00eb cilin ai po udh\u00ebtonte u rr\u00ebzua pak pas ngritjes. Le t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu se Gjeneral Brigade Bahtiyar Aydin dhe Kolonel Ridvan \u00d6zden, t\u00eb cil\u00ebt ishin pjes\u00eb e ekipit t\u00eb Bitlis-it dhe kishin qasje n\u00eb detajet sikurse Bitlis, gjithashtu u martirizuan, n\u00eb Lice, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Mardin, m\u00eb 1993 dhe 1995, n\u00eb sulme t\u00eb sofistikuara si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, sulme q\u00eb i atribuohen PKK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Brett McGurk n\u00eb sken\u00eb q\u00eb nga viti 2004<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ky rrjet marr\u00ebdh\u00ebniesh midis SHBA-s\u00eb dhe PKK-s\u00eb, i cili u b\u00eb publik n\u00eb vitet 1990, mori nj\u00eb dimension t\u00eb ri me pushtimin amerikan t\u00eb Irakut n\u00eb vitin 2003. Emri i Brett McGurk u d\u00ebgjua n\u00eb zon\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tet\u00eb muaj pas pushtimit t\u00eb Irakut. McGurk mori detyr\u00ebn n\u00eb Irak si konsulent p\u00ebr administrat\u00ebn e p\u00ebrkohshme t\u00eb krijuar nga forcat pushtuese, Autoriteti i P\u00ebrkohsh\u00ebm i Koalicionit dhe Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Bagdad. Ai u gradua n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb vitin 2005 dhe sh\u00ebrbeu si drejtor p\u00ebr Irakun. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm i SHBA-s\u00eb George W. Bush filloi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb regjimin e Asadit, duke paraqitur Sirin\u00eb si fajtore pas sulmeve ndaj ushtris\u00eb amerikane n\u00eb Irak. N\u00eb vitin 2009, kur George W. Bush ia dor\u00ebzoi Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb Barack Obam\u00ebs, McGurk ishte nj\u00eb burokrat q\u00eb mbajti pozicionet e tij. Megjithat\u00eb, pauza e shkurt\u00ebr q\u00eb ai b\u00ebri nga sh\u00ebrbimi shtet\u00ebror me zgjedhjen e tij zgjati deri n\u00eb vitin 2010. Ai pastaj u ngarkua q\u00eb personalisht t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb n\u00eb Irak. N\u00eb vitin 2013, ai arriti nj\u00eb nivel t\u00eb ri n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Ai u em\u00ebrua Z\u00ebvend\u00ebs-Ndihm\u00ebs i Sekretarit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Irakun dhe Iranin n\u00eb Byron\u00eb e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Lindjes s\u00eb Af\u00ebrt t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit. Kur DEASH pushtoi Mosulin n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2014, McGurk ishte n\u00eb Erbil, kryeqytetin e Administrat\u00ebs Rajonale Kurde t\u00eb Irakut (ARK). N\u00eb shtator 2014, McGurk u em\u00ebrua si i D\u00ebrguari Special i Presidentit p\u00ebr Koalicionin Global t\u00eb Luft\u00ebs Kund\u00ebr DEASH-it dhe u b\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues Special i Presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb. N\u00eb preferenc\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe armatosur PKK\/YPG-n\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb opozit\u00ebs siriane, McGurk u b\u00eb arkitekti i korridorit terrorist t\u00eb krijuar p\u00ebrgjat\u00eb kufirit turk. Detyra e tij vazhdoi deri n\u00eb grindjen e tij me Trump-in, i cili t\u00ebrhoqi mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb nga organizata terroriste duke ndryshuar politik\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. McGurk u kthye n\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb paepur t\u00eb Trump-it nd\u00ebrsa dha dor\u00ebheqjen nga posti i tij m\u00eb 22 dhjetor t\u00eb vitit 2018. E pad\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burokrat tjet\u00ebr t\u00eb dor\u00ebhequr, McGurk p\u00ebrdori llogarin\u00eb e tij n\u00eb Twitter, deri n\u00eb zgjedhjet presidenciale m\u00eb 3 n\u00ebntor 2020, p\u00ebr t\u00eb shprehur mb\u00ebshtetje p\u00ebr organizat\u00ebn terroriste PKK\/YPG dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00ebn e Trump-it n\u00eb Siri, si dhe p\u00ebr luft\u00ebn propagandistike kund\u00ebr Turqis\u00eb. Me administrat\u00ebn e Biden-it, McGurk u shp\u00ebrblye si\u00e7 priste p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij me pozicionin e tij t\u00eb ri, ku ai do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb zonat e konfliktit si n\u00eb Lindjen e Mesme, ashtu dhe Afrik\u00ebn e Veriut; Siri, Irak dhe Libi, si dhe nj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb madhe t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit, Iran.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A po vijn\u00eb operacionet e &#8220;flamurit t\u00eb rrem\u00eb&#8221;?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb p\u00ebrqendrohesh tek autor\u00ebt e sulmit t\u00eb DEASH-it n\u00eb Bagdad m\u00eb 21 janar po aq me kujdes sa n\u00eb efektet an\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb ky sulm. N\u00eb fakt, nj\u00eb pjes\u00eb e fjalimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ministri i Jasht\u00ebm irakian Fuad Hussein n\u00eb Qendr\u00ebn Al-Nahrain p\u00ebr Studime Strategjike n\u00eb Bagdad m\u00eb 23 janar, u shp\u00ebrnda si informacion i minut\u00ebs s\u00eb fundit nga agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ministri i Jasht\u00ebm Husein njoftoi se ata do t&#8217;i b\u00ebnin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb caktuar delegacione t\u00eb reja p\u00ebr procesin e Dialogut Strategjik dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar pranin\u00eb ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vend. Duke marr\u00eb parasysh p\u00ebrpjekjet e kaluara nga McGurk dhe Sekretari i ri i Mbrojtjes Austin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb korridor terrorist n\u00eb Sirin\u00eb veriore, k\u00ebrkesa e Husein-it mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb pik\u00ebnisje p\u00ebr q\u00ebllimet e administrat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb SHBA-s\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt dhe jav\u00ebt n\u00eb vijim, nuk do t\u00eb jete p\u00ebr t&#8217;u habitur n\u00ebse shohim operacione t\u00eb &#8220;flamurit t\u00eb rrem\u00eb&#8221; (false flag) q\u00eb do t\u00eb lejonin SHBA-n\u00eb t\u00eb rris\u00eb pranin\u00eb e saj ushtarake n\u00eb Irak dhe Sirin\u00eb veriore.<\/p>\n\n\n\n<p>Operacionet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb &#8220;flamurit t\u00eb rrem\u00eb&#8221; t\u00eb kryera nga SHBA-ja p\u00ebr t\u00eb justifikuar planet e saj p\u00ebr t\u00eb pushtuar rajone t\u00eb caktuara u zhvilluan n\u00eb Gjirin Tonkin t\u00eb Vietnamit n\u00eb vitin 1964. Nd\u00ebrsa e gjith\u00eb bota mendoi se imperializmi Per\u00ebndimor ishte pastruar nga Azia Juglindore, pasi francez\u00ebt humb\u00ebn Luft\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Indokin\u00ebs n\u00eb vitin 1954, Ushtria Amerikane pretendoi se anijet torpedo t\u00eb Vietnamit Verior kishin sulmuar pa provokuar Marin\u00ebn Amerikane, kurse sulmi \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Vietnamit. Sidoqoft\u00eb, incidenti i Gjirit Tonkin menj\u00ebher\u00eb shkaktoi nj\u00eb konflikt t\u00eb ri n\u00eb rajon q\u00eb do t\u00eb zgjaste p\u00ebr 10 vitet e ardhshme. N\u00eb deklarat\u00ebn e tij n\u00eb filmin dokumentar t\u00eb vitit 2003, &#8220;Mjegulla e Luft\u00ebs&#8221;, Robert McNamara, i cili sh\u00ebrbeu si Sekretar i Shtetit i SHBA-s\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1961-1968 dhe ishte gjithashtu n\u00eb detyr\u00eb gjat\u00eb incidentit n\u00eb Gjirin Tonkin, zbuloi se sulmi q\u00eb dyshohet se \u00e7oi n\u00eb fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Vietnamit m\u00eb 4 gusht 1964, nuk kishte ndodhur kurr\u00eb. McNamara d\u00ebshmin\u00eb e tij e mb\u00ebshteti n\u00eb takimin e tij n\u00eb vitin 1995 me Gjeneralin Vo Nguyen Giap, i cili komandoi forcat vietnameze gjat\u00eb luft\u00ebs. Ish-Sekretari i Shtetit McNamara tha se Gjenerali Giap gjithashtu kishte konfirmuar se incidenti n\u00eb Gjirin Tonkin nuk kishte ndodhur kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush e di, ndoshta do t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb identitetet e v\u00ebrteta t\u00eb DEASH-it dhe Brett McGurk-ut n\u00eb vitin 2050.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Autori \u00ebsht\u00eb veteran i gazetaris\u00eb, i specializuar n\u00eb politik\u00ebn e jashtme turke. <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Anadolu Agency<\/em><\/strong> <strong><em>(AA)<\/em><\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Mehmet A. KANCI Pasi i mbijetoi sulmit t\u00eb 6 janarit n\u00eb Kapitol Hill, SHBA-ja arriti ceremonin\u00eb e betimit m\u00eb 20 janar, kurse inaugurimi la pas shum\u00eb m\u00eb pak d\u00ebme&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19501,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-34596","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34596"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34596"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34600,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34596\/revisions\/34600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}