{"id":34670,"date":"2021-02-10T17:53:49","date_gmt":"2021-02-10T16:53:49","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34670"},"modified":"2021-02-10T17:55:37","modified_gmt":"2021-02-10T16:55:37","slug":"mundesia-me-e-fuqishme-ne-te-ardhmen-eshte-ridefinimi-i-marredhenieve-turqi-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34670","title":{"rendered":"Mund\u00ebsia m\u00eb e fuqishme n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb ridefinimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Turqi-BE"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"614\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-1024x614.jpg\" alt=\"\" data-id=\"4342\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/lajme\/ballkani\/turqia-shansi-i-fundit-i-bashkimit-evropian\/attachment\/ap-i-tur-belgium-eu-turkey-2\/\" class=\"wp-image-4342\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-300x180.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg 1072w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Metin MUTANO\u011eLU<\/p>\n\n\n\n<p>Kreu i Departamentit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Ekonomike dhe Administrative n\u00eb Universitetin Kocaeli, Prof. Dr. \u0130rfan Kaya \u00dclger tha se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb periudhe ku Turqia dhe Bashkimi Evropian do t\u2019i ridefinojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, \u201ctashm\u00eb ka nj\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb diferencohet brenda saj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb diferencohet duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb ri, Turqia do ta z\u00eb vendin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar 62 vite q\u00eb nga viti 1959 kur Turqia aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. P\u00ebrpjekjet e shum\u00eb qeverive turke me kalimin e viteve, ende nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate n\u00eb lidhje me integrimin e plot\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb q\u00eb filluan n\u00eb vitin 2004, pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti t\u00eb 15 korrikut 2016 pothuajse jan\u00eb vendosur n\u00eb \u201cfrigorifer\u201d. Turqia, demokracia e s\u00eb cil\u00ebs ka tejkaluar momente t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb 5 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje intensive p\u00ebr shkrirjen e akullit.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundmi presidenti i Turqis\u00eb, Recep Tayyip Erdo\u011fan, n\u00eb bised\u00ebn q\u00eb zhvilloi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, n\u00ebnvizoi se t\u00eb ardhmen e Turqis\u00eb e sheh n\u00eb Evrop\u00eb, gj\u00eb q\u00eb vler\u00ebsohet si nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa pala e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke k\u00ebrkuar t\u00eb ardhmen n\u00ebn hijen e procesit t\u00eb largimit t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga Unioni dhe kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb 4 vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-BE q\u00eb mundohen t\u00eb rikthehen n\u00eb normale, Prof. Dr. \u0130rfan Kaya \u00dclger, i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb ekspert i BE-s\u00eb dhe Ballkanit, iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Anadolu Agency (AA).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cTurqia pa marr\u00eb parasysh sa shtrenjt\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb ka mb\u00ebshtetur \u00e7\u00ebshtjen e Qipros\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00dclger thot\u00eb se Turqia n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1999 n\u00eb Samitin e Helsinkit ishte shpallur kandidatur\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE. \u201cKryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm B\u00fclent Ecevit tha se &#8220;Nuk do t\u00eb pranojm\u00eb parakushte, por m\u00eb pas p\u00ebr fillimin e negociatave, Turqis\u00eb iu k\u00ebrkua t\u00eb vendos\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb favor t\u00eb linj\u00ebs dhe politik\u00ebs konstruktive n\u00eb Qipro\u201d, tha ai duke folur p\u00ebr faz\u00ebn e hershme t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujton se mosmarr\u00ebveshja me Greqin\u00eb n\u00eb Egje, n\u00eb rast t\u00eb mosarritjes s\u00eb zgjidhjes brenda 5 viteve, ishte propozuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn sipas tij, Turqia e kishte pranuar relativisht. \u201cPor, m\u00eb pas e shohim se Greqia nuk ka filluar nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe negociatat filluan m\u00eb 3 tetor 2005\u201d, tha \u00dclger.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNatyrisht nj\u00eb vit kaloi me procesin e skanimit. Deri at\u00ebher\u00eb publiku n\u00eb Turqi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme ishte n\u00eb pritje pozitive p\u00ebr aderim n\u00eb BE. Ishim d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kjo u shkel 1-2 vite pas fillimit t\u00eb negociatave\u201d, potencoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, Turqia n\u00eb vitin 2006 u p\u00ebrball me surpriz\u00ebn e par\u00eb. \u201cP\u00ebr hapjen e protokollit t\u00eb par\u00eb ndaj Administrat\u00ebs Qipriote Greke, duke u justifikuar n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen midis Turqis\u00eb dhe BE-s\u00eb n\u00eb 2006, tet\u00eb nga 35 kapitujt negociues jan\u00eb bllokuar nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb BE-s\u00eb. M\u00eb pas shohim q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy edhe 5 kapituj negociues bllokohen dhe n\u00eb 2009 nga Administrata Qipriote Greke bllokohen 6 kapituj\u201d, shpjegon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00dclger thot\u00eb se deri m\u00eb tani nga 35 kapituj t\u00eb negociatave t\u00eb parashikuara n\u00eb dokumentin korniz\u00eb t\u00eb negociatave jan\u00eb hapur 16 kapituj nd\u00ebrsa 14 ende jan\u00eb t\u00eb bllokuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKapitullin e fundit e hap\u00ebm n\u00eb vitin 2016. Ligj\u00ebrisht, &#8216;de jure&#8217;, negociatat vazhdojn\u00eb nd\u00ebrsa &#8216;de-fakto&#8217; jan\u00eb ndaluar\u201d, tha akademiku turk.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke folur p\u00ebr shkakun kryesor t\u00eb ngrirjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, ai thekson se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cArsyeja kryesore n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb nga arsyet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Qipros. Tashm\u00eb Qipron mund ta shohim edhe n\u00eb aspektin pozitiv dhe at\u00eb negativ. Nga nj\u00ebra an\u00eb Turqia mbrojti t\u00eb drejtat dhe interesat. Intervenoi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat dhe interesat e bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb Qipro. At\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Blloku Lindor, Blloku Per\u00ebndimor, L\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb painkuadruarve, bota arabe, bota islame kund\u00ebrshtuan intervenimin e Turqis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr Turqia u njoh me p\u00ebrsosurit\u00eb e diplomacis\u00eb dhe pa marr\u00eb parasysh sa shtrenjt\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb ka mb\u00ebshtetur \u00e7\u00ebshtjen e Qipros. Tashm\u00eb n\u00eb procesin e BE-s\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri shohim se \u00e7\u00ebshtja e Qipros na del p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrpara\u201d, thekson \u00dclger.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE thash n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim; Republika e Qipros ishte an\u00ebtare e L\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb painkuadruarve, e krijuar me Konferenc\u00ebn Bandung, nj\u00eb l\u00ebvizje jasht\u00eb bllokut Lindor dhe Per\u00ebndimor. Gjithashtu edhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e vendeve t\u00eb bot\u00ebs arabe ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes. L\u00ebvizja n\u00eb ato data b\u00ebri deklarat\u00eb. Sigurisht q\u00eb kishte shembuj individual. Turqia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte m\u00eb e larg\u00ebt me bot\u00ebn arabe, Lindjen e Mesme dhe bot\u00ebn islame. Pas vitit 1980 u hap n\u00eb k\u00ebto toka\u201d, shpjegoi ai n\u00eb lidhje me at\u00eb se cilat vende arabe kan\u00eb kund\u00ebrshtuar intervenimin e Turqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cN\u00eb Turqi jan\u00eb dy pik\u00ebpamje rreth BE-s\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ai thekson se BE-ja, deri n\u00eb koh\u00ebn e af\u00ebrt ka funksionuar si nj\u00eb qend\u00ebr t\u00ebrheq\u00ebse, por tashm\u00eb p\u00ebr arsye se perspektiva e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e pasigurt, edhe n\u00eb vendet e BE-s\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje negative.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTani n\u00eb Turqi jan\u00eb dy pik\u00ebpamje rreth BE-s\u00eb. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb aderojm\u00eb n\u00eb BE t\u00eb gjitha problemet do t\u00eb na zgjidhen dhe n\u00eb nivelin e shteteve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit do t\u00eb arrijm\u00eb duke u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE. Nd\u00ebrsa pik\u00ebpamja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb q\u00eb BE-n\u00eb e sheh si kolonialiste, si versioni i ri i imperializmit. Sipas meje, vullneti i Turqis\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cTurqia ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me bised\u00ebn e presidentit Erdo\u011fan me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen n\u00ebp\u00ebrmjet video-konferenc\u00ebs, ai thot\u00eb se Turqia ka tejkaluar detyrimin e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur baz\u00ebn ligjore t\u00eb BE-s\u00eb, ndryshe e njohur edhe si &#8220;Acquis Communautaire&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Baz\u00ebn ligjore e kishin p\u00ebrmbushur gjithashtu 10 shtete q\u00eb iu bashk\u00ebngjit\u00ebn BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2004, Bullgaria dhe Rumania n\u00eb vitin 2007 dhe Kroacia n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTurqia p\u00ebr sa i p\u00ebrket pajtueshm\u00ebris\u00eb legjislative, q\u00eb nga Unioni Doganor ka arritur nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb madhe deri m\u00eb tani. Pasqyrimet pozitive t\u00eb k\u00ebsaj i kemi v\u00ebrejtur n\u00eb disa sektor\u00eb. Natyrisht disa sektor\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb Turqis\u00eb, shkuan mbrapsht. N\u00eb 2016 ndodhi tentativa p\u00ebr grusht shteti. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje, disa liri u kufizuan n\u00ebn gjendjen e jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u00eb luftuar rebelimin kund\u00ebr shtetit pa prekur thelbin. K\u00ebtu hasim kritikat e Evrop\u00ebs&#8221;, tha \u00dclger duke shtuar se:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;K\u00ebto ndoshta jan\u00eb tema q\u00eb nuk jan\u00eb vitale dhe q\u00eb mund t\u00eb tejkalohen leht\u00eb. Para nesh kemi 3 opsione n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-BE. E para; t\u00eb vendoset nj\u00eb q\u00ebndrim, vullnet se \u2018Turqis\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb padrejt\u00ebsi\u2019 dhe s\u00eb shpejti t\u00eb hapen kapitujt q\u00eb kan\u00eb mbetur. E dyta; \u2018T\u00eb nd\u00ebrpresim t\u00eb gjitha lidhjet tona me Evrop\u00ebn dhe t\u00eb hapet drejt lindjes si nj\u00eb shtet euroaziatik me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe Iranin\u2019. Nd\u00ebrsa opsioni i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ridefinimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me BE-n\u00eb duke marr\u00eb parasysh edhe t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb mia, pas k\u00ebsaj, nuk e di se kur mund t\u00eb ndodh\u00eb por n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, mund\u00ebsia m\u00eb e fuqishme n\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb ridefinimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve&#8221;, thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cTurqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb vendin e Britanis\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me pyetjen se si duhen qytetar\u00ebt ta vler\u00ebsojn\u00eb gjendjen n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet Turqi-BE, ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb sikur \u201cbatic\u00eb\u201d, duke shtuar se ndonj\u00ebher\u00eb ka pasur pik\u00ebpamje pozitive, ndonj\u00ebher\u00eb negative.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBE n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb v\u00ebnia n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb utopis\u00eb. Ashtu si Unioni Turk, Unioni Islam, Izraeli ka nj\u00eb projekt, Greqia ka nj\u00eb projekt utopik, Megali Idea, serb\u00ebt kan\u00eb\u2026 N\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs gjendemi edhe ne dhe nuk \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb Turqia t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e integrimit evropian\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb rast se Turqia merr pjes\u00eb n\u00eb BE, me dinamizmin aktual, me nj\u00eb popullsi potenciale, n\u00ebse do t\u00eb kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb aderoj\u00eb si nj\u00eb an\u00ebtar i plot\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb me shpejt\u00ebsi, mund t\u00eb mbush\u00eb boshll\u00ebkun e Britanis\u00eb, mund t\u00eb marr\u00eb vendin e Britanis\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Anadolu Agency <\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Metin MUTANO\u011eLU Kreu i Departamentit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Ekonomike dhe Administrative n\u00eb Universitetin Kocaeli, Prof. Dr. \u0130rfan Kaya \u00dclger tha se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4342,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-34670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34670"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34670"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34670\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34672,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34670\/revisions\/34672"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}