{"id":34858,"date":"2021-03-05T12:49:20","date_gmt":"2021-03-05T11:49:20","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=34858"},"modified":"2021-03-05T12:49:22","modified_gmt":"2021-03-05T11:49:22","slug":"pervjetori-i-828-te-i-vdekjes-se-cliruesit-te-kudsit-salahudin-ejubi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=34858","title":{"rendered":"P\u00ebrvjetori i 828-t\u00eb i vdekjes s\u00eb \u00c7liruesit t\u00eb Kudsit, Salahudin Ejubi"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86.jpg\" alt=\"\" data-id=\"34859\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/?attachment_id=34859\" class=\"wp-image-34859\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/thumbs_b_c_dc6ec95fe1b022224893ce205180ff86-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi, i cili u b\u00eb nj\u00eb nga heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs islame duke \u00e7liruar Kudsin e shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre fet\u00eb qiellore nga pushtimi 88-vje\u00e7ar i Kryqtar\u00ebve, nd\u00ebrroi jet\u00ebn 828 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Damask.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi, t\u00eb cilin historian\u00ebt lindor dhe ata per\u00ebndimor e vler\u00ebsuan p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, u b\u00eb sundimtari i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori titullin &#8220;Khadim ul-Haramain&#8221; (sh\u00ebrb\u00ebtori i Mek\u00ebs dhe Medin\u00ebs) p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai i dha rajonit t\u00eb Hixhazit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kudsi, i cili mbetet n\u00ebn sundimin e musliman\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pas \u00e7lirimit n\u00eb vitin 638 gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb kalifatit t\u00eb hazreti Omerit, n\u00eb fund t\u00eb Kryq\u00ebzat\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb vitin 1099 p\u00ebrs\u00ebri u pushtua nga t\u00eb krishter\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb Anadolu Agency (AA) t\u00eb mbledhura nga burime t\u00eb ndryshme, komandanti q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb qytetin n\u00ebn pushtimin e Kryqtar\u00ebve ka lindur n\u00eb Tikrit t\u00eb Irakut n\u00eb vitin 1138. Babai i Salahudin Ejubit ishte Najmudin Ejubi, i cili sh\u00ebrbeu si guvernator i Tikritit, Ba&#8217;lebek dhe Damaskut n\u00ebn dinastin\u00eb Zengite.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini, i cili u rrit si nj\u00eb princ dhe mori nj\u00eb arsimim t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re u ngrit n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e Damaskut duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionin ushtarak kund\u00ebr kryqtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ai i dha fund kalifatit Fatimid<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini, i cili mori pjes\u00eb n\u00eb operacionet ushtarake n\u00eb Egjipt n\u00ebn sundimin Fatimid gjat\u00eb viteve 1164-1169 n\u00ebn komand\u00ebn e xhaxhait t\u00eb Nour al-Din al-Zenki, Asaduddin Shirkuh, i cili ishte komandant i ushtris\u00eb, doli n\u00eb pah si nj\u00eb ushtar dhe administrator i suksessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Si z\u00ebvend\u00ebs i Nour al-Din al-Zenki, Salahudini filloi t\u00eb sundonte Egjiptin dhe vendet e lidhura me Egjiptin si nj\u00eb sundimtar i pavarur, nisi nj\u00eb luft\u00eb ndaj Fatimid\u00ebve q\u00eb rezistuan kund\u00ebr tij dhe turqve, poashtu ai luftoi kund\u00ebr Kryqtar\u00ebve dhe Bizantin\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtetnin Fatimid\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini, i cili kishte kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi Egjiptin, riorganizoi ushtrin\u00eb, hapi medreset\u00eb sunite dhe institucione t\u00eb reja. Ai gradualisht likuidoi burokracin\u00eb Fatimide dhe n\u00eb vitin 1171 i dha fund kalifatit Fatimid.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini shkoi n\u00eb operacionin ushtarak kund\u00ebr Mbret\u00ebris\u00eb Kryqtare t\u00eb Kudsit n\u00eb vitet 1170 dhe 1173. Gjithashtu n\u00eb vitin 1173, ai i mori n\u00ebn kontroll me operacionet ushtarake ndaj Jemenit dhe Hixhazit, n\u00ebn komand\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij, Turan Shah.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Nour al-Din al-Zenki n\u00eb vitin 1174, djali i tij 11-vje\u00e7ar As-Salih Ismail al-Malik u ul n\u00eb postin e tij. Salahudin Ejubi i q\u00ebndroi besnik Salihut, mbajti hutbe dhe shtypi monedha p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas vdekjes s\u00eb Salihut n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, Salahudini u zhvendos n\u00eb lindje t\u00eb Eufratit n\u00eb vitin 1181, ku \u00e7liroi qytete n\u00eb rajonin Al-Jezeera si Dijarbakir, Urfa, Harran, Raqqa, Habur, Ra&#8217;sul Ayn, Dera, Nusaybin, dhe m\u00eb pas me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike Halepin, i cila hapi rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kuds.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7lirimi i Kudsit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini, nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrpiqej p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shtetin nga shp\u00ebrb\u00ebrja dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur unitetin islam n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr ai u detyrua t\u00eb luftonte Kryqtar\u00ebt. Operacioni i tij i par\u00eb i madh kund\u00ebr Kryqtar\u00ebve gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishte operacioni ushtarak Gaza-Askalan, t\u00eb cil\u00ebn ai e kreu midis 14 n\u00ebntorit dhe 9 dhjetorit t\u00eb vitit 1177.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi kur v\u00ebrejti q\u00eb rezistenca e armikut ishte m\u00eb e dob\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj operacioni ushtarak nga Egjipti menj\u00ebher\u00eb vazhdoi drejt Ramla-s. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Forcat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Kudsit n\u00ebn komand\u00ebn e Mbretit IV Baudouin dhe Renauld de Chatillon e sulmuan at\u00eb papritmas dhe m\u00eb pas ushtria e Salahudinit u t\u00ebrhoq.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini plag\u00ebt e humbjes s\u00eb Ramla-s i sh\u00ebroi p\u00ebr vet\u00ebm dy muaj dhe u zhvendos nga Kajro n\u00eb Damask. Kryqtar\u00ebt q\u00eb kishin rrethuar Harimin u t\u00ebrhoq\u00ebn pas mb\u00ebrritjes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rrethoi k\u00ebshtjell\u00ebn q\u00eb Kryqtar\u00ebt nd\u00ebrtuan n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur Beyt Al-Ahzan n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb rrug\u00ebn e Damaskut dhe e mori at\u00eb m\u00eb 24 gusht 1179. Pas k\u00ebsaj, kryqtar\u00ebt u detyruan t\u00eb k\u00ebrkonin paqe.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini, i cili arriti nj\u00eb fitore t\u00eb madhe n\u00eb betej\u00ebn e ashp\u00ebr me Kryqtar\u00ebt n\u00eb vendin e quajtur Hittin n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1187, e shkat\u00ebrroi ushtrin\u00eb e Kryqtar\u00ebve dhe i zuri rob disa prej tyre. Midis t\u00eb burgosurve ishin edhe mbreti Guy de Lusignan dhe sundimtari i rajonit Kerak-Shoubak, Renauld de Chatillon.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas k\u00ebsaj fitoreje, Salahudini filloi nj\u00eb operacion \u00e7lirimi t\u00eb shpejt\u00eb dhe mori n\u00ebn kontroll shum\u00eb k\u00ebshtjella n\u00eb Palestin\u00eb. Pasi pushtoi 52 qytete t\u00eb t\u00eb gjitha madh\u00ebsive brenda pak jav\u00ebsh, ai m\u00eb 20 shtator 1187 rrethoi Kudsin. Kudsi u \u00e7lirua t\u00eb premten, m\u00eb 2 tetor 1187, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e mrekullis\u00eb s\u00eb Miraxhit t\u00eb Hazreti Muhammedit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ai e pastroi me duart e tij Mesxhid al-Aksan\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar nga Kryqtar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kryqtar\u00ebt u d\u00ebbuan nga qyteti, nd\u00ebrsa fitorja u festua me nj\u00eb pjekuri t\u00eb madhe pa ndonj\u00eb teprim. Gjithashtu ai lejoi hebrenjt\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb vendoseshin n\u00eb qytet.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi Mesxhid al-Aksan\u00eb e cila u shkat\u00ebrrua nga Kryqtar\u00ebt e pastroi me duart e tij dhe e lau at\u00eb me vaj tr\u00ebndafili. Ai gjithashtu e pastroi Harem-i Sherifin edhe nga simbolet e t\u00eb krishter\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas largimit t\u00eb kryqit n\u00eb Kupol\u00ebn e Shk\u00ebmbit , z\u00ebri i ezanit, i cili nuk mund t\u00eb d\u00ebgjohej p\u00ebr 88 vjet, filloi t\u00eb jehoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qiellin e Kudsit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Salahudini, i cili u nis n\u00eb nj\u00eb operacion ushtarak kund\u00ebr Kontit t\u00eb Tripolit dhe Principat\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb e formuar nga Kryqtar\u00ebt, mori kontroll\u00ebn e disa k\u00ebshtjellve q\u00eb i p\u00ebrkisnin Tripolit dhe shumic\u00ebn e tokave n\u00eb Principat\u00ebn e Antakis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, pas r\u00ebnies s\u00eb Kudsit dhe shum\u00eb prej k\u00ebshtjellave t\u00eb tij, u organizua nj\u00eb Kryq\u00ebzat\u00eb e re n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore. Kryqtar\u00ebt n\u00eb vitin 1189 rrethuan vendbanimin Akka. Midis ushtris\u00eb s\u00eb Salahudinit dhe kryqtar\u00ebve ndodh\u00ebn beteja t\u00eb ashpra n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Akk\u00ebs p\u00ebr gati dy vjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbreti i Franc\u00ebs Philippe Auguste, perandori gjerman Barbarossa, dhe mbreti britanik Richard the Lionheart iu bashkuan luft\u00ebs me ushtrit\u00eb dhe flotat e tyre. M\u00eb 12 korrik Akka u morr nga Kryqtar\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, Salahudin ua prishi p\u00ebrpjekjet e Kryqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Kudsin. M\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1 shtator 1192, midis t\u00eb dy pal\u00ebve u n\u00ebnshkrua nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje me koh\u00ebzgjatje prej 3 vjet e 8 muaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudini menj\u00ebher\u00eb pasi n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje me Kryqtar\u00ebt nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Damask m\u00eb 4 mars 1193, nd\u00ebrsa varri i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb varrezat e Xhamis\u00eb Emevite n\u00eb Damask.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>I dha fund ndarjes ideologjike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur nd\u00ebrroi jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb u lexuan hutbe n\u00ebp\u00ebr xhami n\u00eb Egjipt, Libi, Jemen, Palestin\u00eb, Siri, Anatolin\u00eb Lindore dhe Juglindore, Malatya, Ahlat, Irakun Verior deri n\u00eb Hamadan.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi hyri n\u00eb histori si nj\u00eb burr\u00eb shteti i madh q\u00eb vendosi nj\u00eb unitet politik q\u00eb p\u00ebrfshinte nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Salahudini i dha fund cop\u00ebtimit ideologjik n\u00eb rajon duke krijuar nj\u00eb ushtri t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb administrat\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb funksionon mir\u00eb duke shkat\u00ebrruar kalifatin Fatimid.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb arritje tjet\u00ebr e madhe e Salahudin Ejubit q\u00eb hyri n\u00eb histori \u00ebsht\u00eb \u00e7lirimi i Kudsit dhe shum\u00eb vende t\u00eb kontrolluara nga Kryqtar\u00ebt. \u00c7lirimi i Kudsit e b\u00ebri at\u00eb nj\u00eb nga heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs islame.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb sundimit t\u00eb Salahudinit, i cili gjithashtu ishte i interesuar nga af\u00ebr p\u00ebr aktivitetet e nd\u00ebrtimit, ai nd\u00ebrtoi shum\u00eb medrese, teqe, xhamia, ura, k\u00ebshtjella dhe banja n\u00eb Palestin\u00eb, Egjipt, Hixhaz dhe n\u00eb Jemen.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb u kushtonte dijetar\u00ebve dhe artist\u00ebve, Siria dhe Egjipti u b\u00ebn\u00eb qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shkenc\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn islame. Salahudin Ejubi, i cili gjithashtu i dha r\u00ebnd\u00ebsi rajonit t\u00eb Hixhazit, ve\u00e7an\u00ebrisht Mek\u00ebs dhe Medin\u00ebs, u b\u00eb sundimtari i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrdori titullin &#8220;Khadim al-Haramayn&#8221; (Sh\u00ebrb\u00ebtori i Mek\u00ebs dhe Medines).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Historian\u00ebt e Lindjes dhe t\u00eb Per\u00ebndimit e vler\u00ebsuan at\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Musliman\u00ebt pan\u00eb tek ai nj\u00eb Sulltan ideal, kurse Kryqtar\u00ebt nj\u00eb hero t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Islamit. Ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb veprat e shkrimtar\u00ebve dhe t\u00eb historian\u00ebve lindor dhe per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani francez Albert Champdor e p\u00ebrshkroi Salahudin Ejubin si &#8220;heroi m\u00eb i past\u00ebr i Islamit&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb trim\u00ebris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kund\u00ebr armiqve t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi me \u00e7do kusht e mbante premtimin e dh\u00ebn\u00eb dhe i p\u00eblqente t\u00eb falte. Njer\u00ebzve q\u00eb u jepte besim kurrsesi nuk i d\u00ebnonte. Gjithashtu, Kryqtar\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ai luftoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e vler\u00ebsuan shum\u00eb k\u00ebt\u00eb tipar t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Salahudin Ejubi i njohur si nj\u00eb Sulltan bujar, kur vdiq n\u00eb thesarin e tij privat kishte mbetur vet\u00ebm 1 dinar egjiptian dhe 36 dirhem Nasiri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Salahudin Ejubi, i cili u b\u00eb nj\u00eb nga heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs islame duke \u00e7liruar Kudsin e shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre fet\u00eb qiellore nga pushtimi 88-vje\u00e7ar i Kryqtar\u00ebve,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34859,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-34858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34858"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34858"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34858\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34860,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34858\/revisions\/34860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}