{"id":35190,"date":"2021-03-28T11:58:15","date_gmt":"2021-03-28T09:58:15","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=35190"},"modified":"2021-03-28T11:58:16","modified_gmt":"2021-03-28T09:58:16","slug":"formule-e-vjeter-ne-akademine-per-gjyqtare-dhe-prokurore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=35190","title":{"rendered":"Formul\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"920\" height=\"584\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"33804\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1\/\" class=\"wp-image-33804\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg 920w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-300x190.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-768x488.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 920px) 100vw, 920px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Entuziaz\u00ebm k\u00ebtyre dit\u00ebve, p\u00ebr hapjen edhe t\u00eb nj\u00eb \u201cdere t\u00eb mbyllur\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt, mbi em\u00ebrimin e nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs drejtori shqiptar n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb publik n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriu. P\u00ebrtej p\u00ebrpjekjes dhe inkurajimit t\u00eb partis\u00eb shqiptare, apo partive shqiptar\u00eb n\u00eb qeverisjen e vendit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrfaq\u00ebsimin etnik n\u00eb organet e sistemit, fatkeq\u00ebsisht me k\u00ebto l\u00ebvizje anashkalohet entuziazmi i nevojsh\u00ebm apo m\u00ebnyra e propaganduar e zgjidhjes s\u00eb problematikave n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Gjithmon\u00eb n\u00eb rrethanat kur gjyq\u00ebsori vuan nga mungesa e profesionalizmit dhe ndershm\u00ebris\u00eb, dy pika nevralgjike t\u00eb kritikave t\u00eb dala nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si parakushte esenciale p\u00ebr procesin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimim Evropian.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Akademia p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb, ashtu si vet\u00eb K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, vazhdon t\u00eb frymoj\u00eb me formul\u00ebn e njejt\u00eb, gjegj\u00ebsisht me formul\u00ebn e vjet\u00ebr. Mungesa e filtrave t\u00eb vetingut, logjiksh\u00ebm, i mban k\u00ebto institucione n\u00eb \u201cstatus quo\u201d, gjendje pal\u00ebvizshm\u00ebrie dhe zhg\u00ebnjimi. K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial, Akademia p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb, n\u00eb aspektin normativ, kan\u00eb obligimin e filtrimit dhe kontrollimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb sistem, si dhe ata t\u00eb cil\u00ebt do ti bashkangjiten gjyq\u00ebsorit. Aktualisht, metodologjia me qasjen e kuadrove t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vazhdon si n\u00eb qeverisjet e kaluara, pavar\u00ebsisht propagandave reformiste.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Filtrat aktuale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb jofunksional, nuk paraqesin rezultatet e duhura n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore, nuk japin drejt\u00ebsin\u00eb e duhur dhe t\u00eb pritur. P\u00ebrkundrazi jan\u00eb mund\u00ebsi e favorshme p\u00ebr drejt\u00ebsi selektive interesash, partiake e klanore. Jo rast\u00ebsisht avancohen kuadro t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb aktgjykimet e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb skandaloze, jasht\u00eb \u00e7do parametri ligjor. Vetingu \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb fjal\u00ebsh. Mjafton t\u00eb kesh disa vite p\u00ebrvoj\u00eb pune dhe nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull. Pavar\u00ebsisht se me k\u00ebmb\u00eb e duar mund t\u00eb b\u00ebsh zhgarravina prej aktgjykimeve. Mjafton kjo q\u00eb t\u00eb miratohet \u00e7do em\u00ebrim dhe avancim kuadrosh n\u00eb drejt\u00ebsi. A nuk b\u00ebnte t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb edhe qeveria Gruevski?!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuptim figurativ, organet e lartsh\u00ebnuara t\u00eb gjyq\u00ebsorit, jan\u00eb nj\u00eb veshk\u00eb jofunskionale n\u00eb funksionin e pastrimit t\u00eb gjakut n\u00eb organizmin e njeriut. Prandaj kemi k\u00ebto organe akuze q\u00eb kemi. Hetohen dhe d\u00ebnohen vjedh\u00ebsit e r\u00ebndomt\u00eb (pabuksit e shoq\u00ebris\u00eb), nevojtar\u00ebt, delikuent\u00ebt e l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrkujdesjes shtet\u00ebrore e mjek\u00ebsore, nd\u00ebrsa amnestohen dhe mbrohen oligark\u00ebt, figurat e lidhjeve kriminale e politike, montuesit e procesve t\u00eb ndryshme penale. Andaj, k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb nuk e zgjidh \u201cshqiptaria\u201d e subjekteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, apo \u201cveshka shqiptare\u201d, por profesionalizmi, guximi dhe ndershm\u00ebria. Veshk\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjak t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb drejt\u00ebsie, e cila heton dhe gjykon p\u00ebrtej interesave personale, klanore partiake, etnike apo religjioze. A nuk ishte synimi dhe, nuk e di a ka mbetuar akoma, synimi i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb pushtet, reformimi i gjyq\u00ebsorit me nj\u00eb model serioz filtrimi?!<\/p>\n\n\n\n<p>Formula e vjet\u00ebr me gjyq\u00ebsorin, nuk paraqet dhe praktikisht nuk mund t\u00eb paraqes\u00eb rezultate pozitive, sepse vet\u00eb Akademia dhe K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten t\u00eb pafiltruar n\u00eb mekanizmin&nbsp; e vetingut&nbsp; t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kuadrot e k\u00ebtyre organeve aktualisht mund t\u00eb \u201cfiltrohen\u201d vet\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb veting partiak, t\u00eb organeve q\u00eb kontrollohen nga pushteti ekzekutiv dhe q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste i sh\u00ebrbejn\u00eb po k\u00ebtij pushteti, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aktualisht edhe K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor. R\u00ebndom, em\u00ebrimet n\u00eb fjal\u00eb din\u00eb t\u00eb jen\u00eb partiake klanore, anashkaluese e kuadrove t\u00eb p\u00ebrgatitur, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, ngase mungon filtrimi serioz i atij vetingut t\u00eb p\u00ebrfolur dhe propaganduar, por q\u00eb nuk duket gj\u00ebkundi n\u00eb horizontin gjyq\u00ebsor. Filtrave t\u00eb nj\u00eb modeli nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb provuar si i suksessh\u00ebm, e jo filtrimeve fiktive, fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e pun\u00eb boshe.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cT\u00eb b\u00ebsh \u00e7doh\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebn formul\u00eb, dhe t\u00eb presesh rezultate t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk\u201d<\/em> \u2013 thoshte Ajnshtajni. Akademia p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar q\u00eb n\u00eb vitin 2006, nd\u00ebrsa me ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2013, gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb zgjidhen nga radh\u00ebt e Akademis\u00eb. Pyetja normale q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb se, a ka ndryshuar pozitivisht situata&nbsp; me drejt\u00ebsin\u00eb me k\u00ebta gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga akademia p\u00ebr vite radhazi?! A nuk ishte e themeluar kjo Akademi n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb Gruevski?! A nuk \u00ebsht\u00eb e njejta metodologji pune e drejt\u00ebsis\u00eb edhe me qeverisjen aktuale. Ku \u00ebsht\u00eb garanti q\u00eb k\u00ebto kuadro t\u00eb cil\u00ebt drejtojn\u00eb Akademin\u00eb apo dalin nga Akademia, nuk zgjidhen mbi baza jo t\u00eb sh\u00ebndosha pasurore dhe profesionale dhe nuk dalin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb caktuara, qoft\u00eb politike apo t\u00eb lidhjeve m\u00eb krimin?!&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Asgj\u00eb nuk ka ndryshuar. I ashtuquajtur veting, kinse veting, q\u00eb b\u00ebn aktualisht Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb thjesht larje hesapesh me disa gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb p\u00ebrgjimet e paligjshme q\u00eb ndiqen me gjuetin\u00eb e shtrigave, dmth me dhe p\u00ebr interesa politike t\u00eb caktuara. Ose me gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb nuk ju binden interesave ditore politike, dhe vazhdon hakmarrja me avazin e vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb kontroll sa m\u00eb shum\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive shkarkohet ndonj\u00eb gjykat\u00ebs apo prokuror q\u00eb ka pasur lidhje simpatie me qeverisjet e kaluara, apo p\u00ebr x forc\u00eb politike, me arsyen e ndonj\u00eb shkeljeje procedurale gjat\u00eb gjykimeve, apo vjet\u00ebrsimi t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumta, t\u00eb shum\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, p\u00ebr arsye t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve, ngarkes\u00ebs ekstreme t\u00eb p\u00ebrmbushjes se norm\u00ebs mujore me aktgjykime. Dhe k\u00ebte duan ta shesin si veting n\u00eb drejt\u00ebsi. P\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkohet t\u00eb shitet sapuni p\u00ebr djath\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb lloj metodologjie n\u00eb qasjen e problematik\u00ebs, ne do t\u00eb jemi d\u00ebshmitar q\u00eb edhe pas shum\u00eb viteve, sistemi gjyq\u00ebsor do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb njejt\u00eb, ndoshta edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Mbajtja dhe avancimi n\u00eb k\u00ebto organe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i qjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt aktgjykimet e plotfuqishme i kan\u00eb skandaloze, diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta me \u00e7do paramet\u00ebr t\u00eb ligjit material, gjendjes faktike dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk vendosen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb nuk ka nj\u00eb kontroll drejt\u00ebsis\u00eb vler\u00ebsimi dhe sanksionimi, \u00ebsht\u00eb tregues i metodologjis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, apo formul\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo gjendje \u00ebsht\u00eb penalizuese p\u00ebr ata gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me profesionaliz\u00ebm, p\u00ebrvoj\u00eb e ndershm\u00ebri, me pagat e tyre t\u00eb ul\u00ebta dhe me pun\u00ebt voluminoze e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, presioneve dhe kanosjeve t\u00eb ndryshme, ushtrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb, nj\u00eb prej detyrave me kruciale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, detyr\u00ebn e synimit t\u00eb ngritjes t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cT\u00eb b\u00ebsh \u00e7doh\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebn formul\u00eb, dhe t\u00eb presesh rezultate t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb budallall\u00ebk\u201d<\/em> \u2013 &nbsp; Albert Ajnshtajn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Entuziaz\u00ebm k\u00ebtyre dit\u00ebve, p\u00ebr hapjen edhe t\u00eb nj\u00eb \u201cdere t\u00eb mbyllur\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt, mbi em\u00ebrimin e nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs drejtori shqiptar n\u00eb Akademin\u00eb p\u00ebr Gjyqtar\u00eb dhe Prokuror\u00eb publik&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33804,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-35190","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35190"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35190"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35190\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35191,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35190\/revisions\/35191"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35190"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35190"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35190"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}