{"id":35485,"date":"2021-04-23T09:26:19","date_gmt":"2021-04-23T07:26:19","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=35485"},"modified":"2021-04-23T09:26:20","modified_gmt":"2021-04-23T07:26:20","slug":"edi-rama-ndryshimi-qe-duhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=35485","title":{"rendered":"Edi Rama ndryshimi q\u00eb duhet"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"920\" height=\"584\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"33804\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1\/\" class=\"wp-image-33804\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1.jpg 920w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-300x190.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Screenshot_2020-10-10-16-25-00-1-1-768x488.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 920px) 100vw, 920px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga:<\/strong> <strong>Alpin Ollogu\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong>\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Duket paradoks, megjithat\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb ndryshimi q\u00eb duhet, edhe pas dy mandatesh q\u00eb qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb. Lidershipi Rama, kundrejt\u00a0 politik\u00ebs oponente garuese ne zgjedhjet e 25 prill, me lidership t\u00eb deleguar nga politika e vj\u00ebt\u00ebr, ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb lidership i ndryshimeve t\u00eb nevojshme, frym\u00ebzuese e politikave autonome, pavar\u00ebsisht dob\u00ebsive sporadike n\u00eb rrug\u00ebtimin qeveris\u00ebs t\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb kaluara.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb disa prej faktet kok\u00ebforta, t\u00eb posht\u00ebsh\u00ebnuara n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb besojm\u00eb \u00e7do ditw e m\u00eb shum\u00eb, edhe ne shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, se pse mend\u00ebsia e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr duhet anashkaluar, dhe pse qeveria aktuale duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me mandatin e tret\u00eb, si nj\u00eb politike e re progresive.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika e vjet\u00ebr, e futur n\u00eb gar\u00ebn elektorale me kandidat\u00eb t\u00eb dirigjuar p\u00ebr kryeminist\u00ebr, para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e shum\u00ebfisht\u00eb p\u00ebr vrasjet e 21 janarit, ku u vran\u00eb mizorisht kat\u00ebr protestues, t\u00eb cil\u00ebt protestonin p\u00ebr skandalin e korrupsionit t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Askush nuk u nd\u00ebshkua p\u00ebr vrasjet mizore n\u00eb mes t\u00eb Bulevardit \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, gj\u00eb e cila n\u00eb nje vend normal nuk mund t\u00eb ndodhte pa u nd\u00ebshkuar. Gjyqtar\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb asaj qeverisjeje, gjykuan turpsh\u00ebm 21 janarin duke shfaj\u00ebsuar kryer\u00ebsit e veprave t\u00eb r\u00ebnda penale. E nd\u00ebrsa sot, n\u00eb qeverisjen Rama, u shkarkuan nga vetingu n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr mos-justifikim pasurie, me premtimin qeveris\u00ebs s\u00eb do t\u00eb merren edhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. Gjithkush mund t\u00eb ishte viktim\u00eb e asaj dit\u00eb t\u00eb kobshme kur shqiptar\u00eb t\u00eb indinjuar, k\u00ebrkonin llogaridh\u00ebnie p\u00ebr korrupsionin e vlerave t\u00eb m\u00ebdha, me z\u00eb e figur\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00ebsit Meta. Viktim\u00eb e atij akti t\u00eb paprecedent\u00eb vrasje protestuesish, mund t\u00eb ishte gjithkush, mund t\u00eb isha edhe un\u00eb, si shqiptar nga Maqedonia e Veriut, q\u00eb n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, si student n\u00eb Tiran\u00eb (atekoh\u00eb simpatizant i apasionuar i t\u00eb djatht\u00ebs shqiptare, si pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, pasi p\u00ebr ne e djathta simbolizonte rr\u00ebzimin e komunizmit) gjendesha jo m\u00eb larg se 8-9 metra nga vrasja e nj\u00ebrit prej protestuesve t\u00eb pafajsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb protestuar mbi&nbsp; korrupsionin me z\u00eb e figur\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb politika e vjet\u00ebr ajo q\u00eb sot garon sip\u00ebrfaq\u00ebsisht me kandidat\u00eb t\u00eb dirigjuar p\u00ebr krieminist\u00ebr, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr lejimin e skemave piramidale dhe gjith\u00eb asaj humbjeje q\u00eb i shkaktoi shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, t\u00eb mirave publike dhe jet\u00eb njer\u00ebzish, n\u00eb trazirat e 97-t\u00ebs, e cila ndodhi pas falimentimit t\u00eb skemave piramidale, ku shqiptar\u00ebt humb\u00ebn 1.2 miliard\u00eb kursime t\u00eb tyre. At\u00ebbot\u00eb, kur thirrjet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar drejtuar&nbsp; qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, p\u00ebr ti mbyllur sa m\u00eb shpejt ato skema, ishin thirrje q\u00eb has\u00ebn n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u0401sht\u00eb politika e vjet\u00ebr, ajo e 26 vdekjeve n\u00eb G\u00ebrdec, ku u vran\u00eb shpirtra t\u00eb pafajsh\u00ebm njer\u00ebzish, politik\u00eb q\u00eb sot k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00eb pushtetin pa dh\u00ebn\u00eb llogari. Askush nuk dha p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb depon e municioneve n\u00eb G\u00ebrdec t\u00eb Vor\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ja kaluan paq, n\u00eb dyert e atij sistemi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb asaj politike. Nd\u00ebrsa sot, \u00ebsht\u00eb fakt kok\u00ebfort\u00eb se gjyqtar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes G\u00ebrdeci, jan\u00eb t\u00eb shkarkuar p\u00ebr mosjustifikim pasurie, nga vetingu n\u00eb drejt\u00ebsi i qeveris\u00eb Rama.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Politika e vjet\u00ebr korruptive e Ilir Met\u00ebs, Presidentit aktual t\u00eb shp\u00ebrfytyruar moralisht dhe institucionalisht t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila kandidon n\u00eb zgjedhje e 25 Prillit, me dor\u00ebn e zgjatur t\u00eb Monika Kryemadhit, \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb zgjedhore, kundrejt politik\u00ebs s\u00eb ndryshimit t\u00eb Kryeministrit Rama. N\u00eb politik\u00ebn e vjet\u00ebr, ku gjykua turpsh\u00ebm skandali korruptiv i Met\u00ebs, me pafaj\u00ebsi totale t\u00eb tij. Por n\u00eb qeverisjen e ndryshimit, t\u00eb njejt\u00ebt gjyqtar\u00eb u shkarkuan nga vetingu n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr mosjutifikim pasurie, p\u00ebrjashtuar gjyqtarin Ardian Dvorani, i vetmi i cili u pozicionua p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e Ilir Met\u00ebs. Theksojm\u00eb Ardian Dvoranin t\u00eb cilin s\u00eb fundmi Ambasada Amerikane e vler\u00ebsoi me \u00e7ertifikat\u00ebn e Kampionit kund\u00ebr korrupsionit, n\u00eb mesin e 12 personaliteteve nga e gjith\u00eb bota, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe luft\u00ebs kund\u00ebr ndikimit politik n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo si nj\u00eb vul\u00eb e pamohueshme p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e skandalit korruptiv t\u00eb dal\u00eb nga video Meta\u2013Prifti.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryeministri Rama, edhe pas dy mandateve qeverisje, \u00ebsht\u00eb ndryshimi q\u00eb duhet. Njeriu i cili me guxim kundrejt bandave kriminale, ndryshoji Tiran\u00ebn nga kaosi dhe nd\u00ebrtimet e egra gjithandej n\u00eb territorin e saj, me vizionin p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb ligjshmen. Ndryshoi dhe po ndryshon dita dit\u00ebs fytyr\u00ebn e gjith\u00eb qyteteve shqiptare, nga jugu n\u00eb veri, thuajse edhe n\u00eb vendbanimet m\u00eb t\u00eb thella. Transformim, nga kaosi dhe sh\u00ebmtia, n\u00eb rregull dhe bukuri, n\u00eb ngritjen e vler\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, turiz\u00ebm dhe mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u0401sht\u00eb Kryeministri q\u00eb shum\u00ebfishoi turizmin dhe t\u00eb ardhurat prej tij, rrjedhimisht edhe impakt n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, n\u00eb qeverisjen e t\u00eb cilit nga 3.5. million vizitor\u00eb\u2013turist\u00eb, kaloi n\u00eb 6 milion\u00eb turist\u00eb. Nga 1 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhurash, n\u00eb 2 miliard\u00eb euro (p\u00ebrjashtuar periudh\u00ebn e pandemis\u00eb). Pik\u00ebrisht kjo si rezultat i k\u00ebsaj qasjeje urbanistike dhe sistemit t\u00eb siguris\u00eb publike, n\u00eb krahasim me \u00e7ka qen\u00eb. Faktor determinant p\u00ebr shtimin e investimeve t\u00eb huaja. S\u00eb fundmi me mega projektin e investimit t\u00eb huaj prej 2 miliard eurosh n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, si nj\u00eb rubin Ballkanik i turizmit dhe tregtis\u00eb se rrug\u00ebve detare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Argumentet d\u00ebshmojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ambicjet personale e klanore, verb\u00ebria partiake dhe gjendja emocionale &#8211; politike e oponenteve t\u00eb qeverisjes Rama. Ambicjet q\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm rrotacioni qeveris\u00ebs kan\u00eb peridhen 8 vjecare dhe pun\u00ebsimet dhe avancimet personale e klanore, kundrejt nj\u00eb t\u00eb mire t\u00eb p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes Rama, \u00ebsht\u00eb fakt kok\u00ebfor\u00eb se Fondi Monetor Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Banka Bot\u00ebrore, thuajse p\u00ebr \u00e7do vit (p\u00ebrjashtuar periudh\u00ebn e pandemis\u00eb), n\u00eb raportet zyrtare ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, ku treguesit kryesor t\u00eb stabilitetit ekonomik, fiskal dhe financiar, jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm nga viti n\u00eb vit. Gjat\u00eb vitit t\u00eb pandemis\u00eb dhe recensionit prej saj, FMN-ja n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar, kishte projektuar r\u00ebnie t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb 7.5%, por tani ky recension u v\u00ebrtetua nga vet\u00eb Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 3.3%. N\u00eb tabel\u00ebn e rajonit Shqip\u00ebria spikat si vendi i dyt\u00eb q\u00eb ka pasur efektet m\u00eb t\u00eb pakta nga pandemia. Nd\u00ebrsa shtete t\u00eb ngjashme me ekonomin\u00eb shqiptare, ku ka nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme turizmi, si Mali i Zi p\u00ebr shembull, ka p\u00ebsuar nj\u00eb recension n\u00eb nivelin 15.2%. N\u00eb regjistrin e pun\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2013 kishte 473.506 vet\u00eb t\u00eb regjistruar dhe n\u00eb fund t\u00eb 2019 kishte 698.235 punonj\u00ebs t\u00eb regjistruar, jan\u00eb 225 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb paguhen dhe paguajn\u00eb sipas vendit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u0401sht\u00eb Kryeministri q\u00eb ringjall edhe fshatrat shqiptare, si nj\u00eb burim i madh ekonomik p\u00ebr vet\u00eb banor\u00ebt dhe t\u00eb ardhurat e buxhetit t\u00eb shtetit. Vendi \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kantier nd\u00ebrtimi gjithandej, me punime publike&nbsp; q\u00eb nga Rruga e Arb\u00ebrit, bajpasi i Vlor\u00ebs, i Fierit, autostradat rreth bregdetit, rrug\u00eb edhe n\u00eb fshatrat m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, p\u00ebr ngritjen e turizmit malor n\u00eb bukurit\u00eb shqiptare. Rind\u00ebrtimin dhe nd\u00ebrtimin e shkollave, aeroporteve, porteve e spitaleve, me standarte nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb gjitha k\u00ebto si nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb e pakuptushme n\u00eb mendjet e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb polik\u00ebs me p\u00ebrfaq\u00ebsues sip\u00ebrfaq\u00ebsor t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt nga xhelozia dhe egoizmi p\u00ebr pushtet, mohojn\u00eb edhe vet\u00eb Diellin n\u00eb nj\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebr interesa t\u00eb ul\u00ebta pushteti.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte qeveria Rama q\u00eb vendosi rregullin e pagasave t\u00eb faturave elektrike dhe ujit, nga kaosi, mospagesa dhe vjedhja anormale q\u00eb behej n\u00eb qeverisjet e vjetra, q\u00eb sot k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin pushtetin me t\u00eb njejt\u00ebn natyr\u00eb por me pamje artificiale. Duke vazhduar me rivendosjen e rregullit n\u00eb arsimin e lart\u00eb, kontrollin dhe akreditimin e universiteteve private, nga kaosi dhe biznesi i diplomave n\u00eb universitete &#8211; kiosk\u00eb, t\u00eb qeverisjeve t\u00eb vjetra, qofshin ato t\u00eb drejtuar nga Socialist\u00ebt e Fatos Nanos, apo Demokrat\u00ebt e Saliut.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e vjet\u00ebr, ajo q\u00eb fatkeq\u00ebsisht konkuron Kryeministrin Rama n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit, vazhdoi ta jet\u00ebsohet republika e Lazaratit, fshati i trafikant\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb shteti shqiptar de fakto kishte humbur sovranitetin territorial. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt tjet\u00ebr i pamohuesh\u00ebm. N\u00eb gjith\u00eb qeverit\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, drejtuar nga socialistw apo demokratw, Lazarati ishte i papreksh\u00ebm, p\u00ebr 15 vite rradhazi. I papreksh\u00ebm deri n\u00eb 15 qershor t\u00eb viti 2014, kur forcat e ndryshme t\u00eb policis\u00eb shqiptare t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb Rama, me konfrontime t\u00eb ashpra zjarri me trafikant\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb sundimin e fshatit, e \u00e7liruan p\u00ebrfundimisht gjith\u00eb territorin e tij, me luftimet e deri t\u00eb Ejten e 19 qershorit 2014. K\u00ebshtu bie p\u00ebrfundimisht \u201crepublika e mariuhan\u00ebs\u201d n\u00eb territorin e shtetit Shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rrit\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb qeverisjes Rama luftohen narkotik\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb territorin. Luft\u00eb dhe sekuestrim t\u00eb kanabisit, q\u00eb opozita e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr e p\u00ebrkthen padrejt\u00ebsisht n\u00eb shtim t\u00eb kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa faktet flasin ndryshe. Sasia e mariuhan\u00ebs e kapur vet\u00ebm ne 9 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2014, fill mbas fillimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb Rama, ishte 109.7 ton, m\u00eb shum\u00eb sesa sasia e p\u00ebrgjithshme prej 96 ton\u00ebsh, e ndaluar nga viti 2005 \u2013 2013. Sipas raportit t\u00eb misionit italian Guardia di Financa n\u00eb vitin 2016, theksohet q\u00eb:&nbsp; n\u00eb vitin 2012 asgj\u00ebsimi i kanabisit n\u00eb Shqip\u00ebri ishte 0%, nd\u00ebrkoh q\u00eb n\u00eb 2016 ka shkuar n\u00eb 99,8%, ku jan\u00eb identifikuar 400 autor\u00eb t\u00eb perfshir\u00eb n\u00eb kultivimin e drog\u00ebs dhe t\u00eb arrestuar rezultojn\u00eb 248 persona. N\u00eb raportin vjetor t\u00eb strategjis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kontrollit t\u00eb drogave, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit n\u00eb Mars t\u00eb vitin 2021, vler\u00ebsohet se autoritetet shqiptare kan\u00eb rritur p\u00ebrpjeket p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e kanabisit, duke i detyruar trafikant\u00ebt t\u00eb spostojn\u00eb oparacionet e tyre n\u00eb vendet fqinje, kryesisht n\u00eb Greqi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Rama, lideri i cili me vendosm\u00ebri luftoi bastoret sportive, loj\u00ebrat e fatit q\u00eb zhvasnin pam\u00ebshirsh\u00ebm qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb anek\u00ebnd Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mbir\u00eb si k\u00ebrpurdha mbas shiu. Nj\u00ebkohwsisht u b\u00eb model p\u00ebr luftimin e fenomenit negativ t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb gjith\u00eb rajonin, shembullin e t\u00eb cilit e ndoqi shteti i Kosov\u00ebs, duke shkaktuar nxitje dhe tentim reforma t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb till\u00eb edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, Rama aktualisht \u00ebshte i vetmi ndryshim q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb, pakrahasimisht m\u00eb i mir\u00eb se oponent\u00ebt e tij. Madje ai \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrtej Partise Socialiste, kund\u00ebrshtar i rrepte i politikave t\u00eb ish kryesocialistit Faton Nano. Kryeminist\u00ebr me politikat e bindjeve t\u00eb veta autonome, q\u00eb pavar\u00ebsisht se ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb gabuara, gjithsesi, ka d\u00ebshmuar vizion ndryshimi p\u00ebrparues.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00eb rekord dhe sukssessh\u00ebm u p\u00ebrball me termetin shkat\u00ebrrimtar t\u00eb 26 N\u00ebntorit, pandemin\u00eb, gjetjen dhe vaksimin e shpejt\u00eb t\u00eb popullat\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn shfaq aft\u00ebsin\u00eb menaxheriale, krahasur me vendet e rajonit. \u0401sht\u00eb Kryeministri i aleancave t\u00eb fuqishme q\u00eb i gjenden Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha situatat alarmante, me aleanc\u00ebn strategjike, vecan\u00ebrisht me Republik\u00ebn e Turqis\u00eb. Q\u00eb nga mb\u00ebshtetja p\u00ebr ushtrin\u00eb, investimet e bizneseve turke miliarda euro, ndihm\u00ebn logjistike dhe ushtarake p\u00ebr transformimin pozitiv t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, ngritjen e spitaleve, shkollave dhe sht\u00ebpive t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti. I atyre alencave q\u00eb oponent\u00ebt e tij politik, islamofob\u00ebt e ndrysh\u00ebm, xheloz\u00ebt, n\u00eb gagasjet mediatike dhe mitingjet don-kishotiane, i em\u00ebrtonin si aleanca me hordhit\u00eb e diktatur\u00ebs s\u00eb lindjes (p\u00ebr Turqin\u00eb dhe Presidentin Erdogan).&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>\u0401sht\u00eb Kryeministri katolik, q\u00eb ka mbrojtur interesat e komunitetit musliman me shum\u00eb se secili udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr \u201cmusliman\u201d, duke mbrojtur publikisht musliman\u00ebt nga paragjykimet dhe sulmet e ndryshme, e deri te nd\u00ebrtimi dhe rind\u00ebrtimi i xhamive, nga jugu n\u00eb veri, p\u00ebr nj\u00eb dinjitet t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr komunitetin fetar m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend. Madje, Shqiptar\u00ebt musliman\u00eb duhet ti heqin kapelen Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr mbrojten e Palestin\u00ebs, Kudsit t\u00eb bekur, q\u00eb kryeministri drejt\u00ebsisht edhe konform Ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kund\u00ebrshtoi presionet p\u00ebr njohjen e okupimit izraelit me planin Trump, n\u00eb krahasim me politik\u00ebn e vjet\u00ebr e cila me votat pro okupimit, arsyetohej gjithmon\u00eb, p\u00ebr pak pushtet t\u00eb deleguar nga jasht\u00eb, se ne jemi me interesat e aleat\u00ebve (edhe t\u00eb atyre administratave t\u00eb shkundura). Ky fakt i t\u00ebrbon edhe m\u00eb shum\u00eb islamofob\u00ebt, turkofob\u00ebt, p\u00ebr ta sulmuar Ram\u00ebn. Por q\u00eb n\u00eb fakt, me k\u00ebto sulme atij i b\u00ebjn\u00eb nder, e lart\u00ebsojn\u00eb, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje elektorale komuniteti i konsideruesh\u00ebm musliman.<\/p>\n\n\n\n<p>A nuk ishte Rama ai cili me platform\u00ebn e Tiran\u00ebs, hodhi nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm presioni p\u00ebr zyrtarizimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ai i cili n\u00eb \u00e7do rast ka mbrojtur dhe mbron interesat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e Maqedoni, pavar\u00ebsisht auzave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr harta imagjinare t\u00eb ndarjes, apo traut t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit, pretendimeve dashakeqe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kuptojn\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, paguhet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e autostradave, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar edhe m\u00eb shum\u00eb autostrada e rrug\u00eb me standarte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb e cila&nbsp; p\u00ebrfaqson patriotizmin e v\u00ebrtet\u00eb. \u0401sht\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb i drejtohej Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, se ska NATO, pa t\u00eb drejtat shqiptar\u00ebve. Krahasuar me politik\u00ebn e vjet\u00ebr e cila e njohu nd\u00ebr t\u00eb parat, pa kusht\u00ebzim, krijes\u00ebn e Titos, IRJM-n\u00eb apo sot Maqedonin\u00eb e Veriut, shtetin e at\u00ebhersh\u00ebm diskriminues dhe shtyp\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Ram\u00ebn p\u00ebr reformat e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e kan\u00eb zili, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht model edhe shtetet e rajonit, madje edhe vet\u00eb Albin Kurti Kryeministri i Kosov\u00ebs, si nj\u00eb kund\u00ebrshtar i pazakont\u00eb politik i Ram\u00ebs, me tendenca shtrirjeje t\u00eb ndikimit politik n\u00eb shtetin am\u00eb. N\u00ebn qeverisjen Rama jan\u00eb shkarkuar m\u00eb shum\u00eb se gjysma e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb n\u00ebnshtruar vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi. A nuk e ndjek Kurti politik\u00ebn e Ram\u00ebs p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, vetingun n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb zbatuar si rrall\u00eb vende n\u00eb bot\u00eb?!&nbsp; A nuk e ndjek Kurti politik\u00ebn e Ram\u00ebs edhe p\u00ebr synimin e ligjit p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikuar, at\u00eb q\u00eb e b\u00ebn SPAK-ku n\u00eb Shqip\u00ebri me pasurin\u00eb e pajustifikuar t\u00eb grupeve kriminale, poashtu nj\u00eb institucion i reformave n\u00eb drejt\u00ebsi i qeveris\u00eb?! Reforma k\u00ebto q\u00eb l\u00ebvdohen dhe inkurajohen nga t\u00eb gjitha raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht dhe m\u00eb me r\u00ebndesi nga Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sado q\u00eb opozita e politik\u00ebs se vjet\u00ebr, \u00e7irren p\u00ebr ta zbehur dhe hedhur posht\u00eb, sepse n\u00eb fakt kan\u00eb nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb madhe pas gjith\u00eb k\u00ebsaj zhurme mohimi, frika e t\u00eb qenurit l\u00ebnd\u00eb e k\u00ebsaj drejt\u00ebsie.<\/p>\n\n\n\n<p>Oponent\u00ebt politik kryesor\u00eb t\u00eb Kryeministrit, sot jan\u00eb zyrtarisht milioner\u00eb, ata dhe familjet e tyre t\u00eb pasuruara n\u00eb qeverisjen e kaluara. Andaj edhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vrasin dhe vriten me krijimin e grupe t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb armatosur, anarkist\u00eb, nj\u00eb form\u00eb e policis\u00eb paralele antiligjore, me pretendimin e mbrojtes s\u00eb vot\u00ebs. Por n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga drejt\u00ebsia q\u00eb troket, e pasurive t\u00eb v\u00ebna n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Andaj Edi Rama, pavar\u00ebsisht dob\u00ebsive sporadike n\u00eb qeverisje, ose t\u00eb njerzve t\u00eb tij n\u00eb rrethe, p\u00ebr gjith\u00eb faktet kok\u00ebforta t\u00eb sip\u00ebrsh\u00ebnuara, \u00ebsht\u00eb zgjedhja e duhur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt gjithandej, e jo rast\u00ebsisht g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb shumic\u00ebs. Kundrejt politik\u00ebs s\u00eb mentalitetit t\u00eb vjet\u00ebr, kandiduar me lider\u00eb t\u00eb deleguar. Politik\u00eb e vjet\u00ebr e cila me humbjen e 25 Prillit, ka shancin t\u00eb reformohet n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve gjithandej rajonit e me gj\u00ebr\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Tek at\u00ebher\u00eb opozita mund ta luaj\u00eb rolin e p\u00ebrngjasimit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes s\u00eb Albin Kurtit, apo x opozite t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur pushtete dhe marr\u00eb qeverisje. Edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur at\u00eb p\u00ebrqindjen e blerjes se votave, q\u00eb zakonisht e b\u00ebjn\u00eb thuajse t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, me target grupet e manipuluesh\u00ebm, por kursesi me vullnetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb sovranit, i cili drejtohet vet\u00ebm nga faktet kok\u00ebforta.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, Edi Rama \u00ebsh\u00eb ndryshimi q\u00eb duhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Duket paradoks, megjithat\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb ndryshimi q\u00eb duhet, edhe pas dy mandatesh q\u00eb qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb. Lidershipi Rama, kundrejt\u00a0 politik\u00ebs oponente garuese ne zgjedhjet e 25 prill,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33804,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-35485","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35485"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35485"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35485\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35486,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35485\/revisions\/35486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33804"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}