{"id":3554,"date":"2015-09-29T19:34:17","date_gmt":"2015-09-29T18:34:17","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=3554"},"modified":"2015-09-29T19:35:23","modified_gmt":"2015-09-29T18:35:23","slug":"kundershtite-ndaj-pllakes-se-sulejmanit-nuk-kane-te-bejne-me-historine-por-me-histerine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=3554","title":{"rendered":"Kund\u00ebrshtit\u00eb ndaj pllak\u00ebs s\u00eb Sulejmanit nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me historin\u00eb, por me histerin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"attachment_3555\" style=\"width: 327px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/redi-shehu-e1443551596631.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-3555\" class=\"wp-image-3555\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/redi-shehu-e1443551596631.jpg\" alt=\"redi-shehu\" width=\"317\" height=\"223\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-3555\" class=\"wp-caption-text\">Redi SHEHU<\/p><\/div>\n<p>Ngjarja n\u00eb kalan\u00eb e Lezh\u00ebs na rikujtoi edhe nj\u00ebher\u00eb se sa e ideologjizuar \u00ebsht\u00eb akoma historiografia jon\u00eb, e cila nuk g\u00ebzon at\u00eb q\u00eb Eric Hobsbawm thot\u00eb mbi zhveshjen ideologjike t\u00eb saj. Nj\u00eb histori e pazhveshur nga ideologjit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb histori, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb pushtetit t\u00eb radh\u00ebs. Debati q\u00eb mori shkas nga pllaka n\u00eb kalan\u00eb e Lezh\u00ebs nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me historin\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr me histerin\u00eb, t\u00eb ushqyer pik\u00ebrisht nga ideologjizimi komunist i saj. Karakteristik\u00eb e trajtimit ideologjik t\u00eb historis\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nxjerrja e saj nga konteksti.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu pra, p\u00ebr ta rikuptuar at\u00eb le t\u00eb futemi sadopak n\u00eb kontekstin e asaj kohe, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim ndryshe nga ai i historiografis\u00eb s\u00eb trash\u00ebguar komuniste n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb epok\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet kujtuar se ajo \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb territor t\u00eb banuar nga shqiptar\u00ebt ishte nj\u00eb vend i cili, jo pak, por p\u00ebr rreth 15 shekuj para ardhjes s\u00eb osman\u00ebve, ka qen\u00eb i pushtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike nga romak\u00ebt, bizantin\u00ebt, venedikasit, bullgar\u00ebt e serb\u00ebt. Pra, ky vend vjen nga nj\u00eb kultur\u00eb pushtimesh t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, pjes\u00eb e boshteve kryesore dominuese t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb tyre. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, kur flasim p\u00ebr periudh\u00ebn e sundimit osman, t\u00eb kemi parasysh se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb paqe e prosperitet, i cili papritmas iu n\u00ebnshtrua eg\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pushtimit, por p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb cilit i duhej t\u2019i b\u00ebnte hesapet me disa pushtues brenda vendit, n\u00eb territore t\u00eb ndryshme. Ardhja e osman\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri e z\u00ebvend\u00ebsoi sistemin me shum\u00eb pushtues n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, si\u00e7 ishin bizant\u00ebt n\u00eb jug e sllav\u00ebt n\u00eb veri, si dhe influencat e kish\u00ebs ortodokse svetisaviane, me nj\u00eb sundim t\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb sovran, duke futur nj\u00eb element t\u00eb ri kulturor e fetar, i cili nd\u00ebrtoi nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vetme homogjene etnike, kulturore e administrative, t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyra e dominimit religjioz n\u00eb Arb\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn historike q\u00eb varionte mes shekullit t\u00eb 11-t\u00eb dhe 14-t\u00eb ishte e atill\u00eb q\u00eb kisha katolike latine i kishte shtrir\u00eb p\u00ebrpjekjet e veta drejt shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e Maqedonis\u00eb, duke tentuar t\u00eb krijonte nj\u00eb identitet religjioz i cili do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte boshtin etnik e kulturor t\u00eb k\u00ebtij vendi, edhe pse gjysma tjet\u00ebr ndodhej tashm\u00eb n\u00ebn influenc\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Bizantit. Ky ekspansion i kish\u00ebs latine n\u00eb pjes\u00ebn verilindore dhe lindore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke u futur n\u00eb qendra t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Prizrenin e Prishtin\u00ebn, shkaktoi shqet\u00ebsim n\u00eb administrat\u00ebn e Bizantit dhe n\u00eb kish\u00ebn sllave, q\u00eb pan\u00eb se p\u00ebrpjekjet e kish\u00ebs latine p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb identiteti t\u00eb krishter\u00eb katolik shqiptar do t\u00eb sillnin procesin e asimilimit t\u00eb ortodoksis\u00eb n\u00eb kishat dhe territoret p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kisha dhe administrata serbe, p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndikimet e veta n\u00eb k\u00ebto rajone, e shpall\u00ebn si herezi \u00e7do aktivitet kundra pushtetit serb e fes\u00eb pravosllave, dhe shpejtuan q\u00eb n\u00eb territoret shqipfol\u00ebse ta z\u00ebvend\u00ebsonin gjuh\u00ebn greke me at\u00eb sllave. K\u00ebshtu, me an\u00eb t\u00eb modifikimit t\u00eb shkronjave greke, shpik\u00ebn alfabetin cirilik. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji ndoq\u00ebn edhe me kishat katolike. Car Stefan Dushani deklaronte n\u00eb ligjin nr. 6 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Serbe, apo n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat Kodet e Dushanit: \u201c<em>Autoritetet fetare duhet t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb katolik\u00ebt t\u2019i kthejn\u00eb n\u00eb fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb<\/em>\u201d; refuzimi i k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje do t\u00eb d\u00ebnohej me vdekje. T\u00eb nj\u00ebjtin kontekst, n\u00eb krah t\u00eb kund\u00ebrt, kishte edhe ligji nr. 8 i Dushanit, i cili d\u00ebnonte me vdekje \u00e7do prift katolik q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u2019i latinizonte t\u00eb krishter\u00ebt. Po ashtu, edhe martesat mes katolik\u00ebve dhe pravosllav\u00ebve abrogoheshin n\u00ebse burri nuk konvertohej n\u00eb fen\u00eb pravosllave.<\/p>\n<p>Me vdekjen e Car Dushanit fillon edhe fundi i periudh\u00ebs s\u00eb asimilimit sistematik dhe t\u00eb strukturuar serbo-sllav t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo ngjarje i dha udh\u00eb edhe organizimit fisnor mbi baza principatash, t\u00eb cilat filluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb segmentuar t\u00eb ushtronin kontroll mbi zona t\u00eb caktuara n\u00eb territoret shqiptare t\u00eb ndara dhe t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb afishohen si principata arbnore ato t\u00eb Balshajve, Dukagjin\u00ebve, Topiajve, Jonim\u00ebve, Zgurajve, Kastriot\u00ebve, Gropajve, Muzak\u00ebve, Aranit\u00ebve, etj. Si pasoj\u00eb e interesave t\u00eb ngushta, t\u00eb lidhura vet\u00ebm me principatat e tyre, kontradiktat mes principatave ishin t\u00eb m\u00ebdha, sepse secila prej tyre kishte aleancat e veta me mbret\u00ebri fqinje. P\u00ebr shkak t\u00eb interesave, ato ishin t\u00eb gatshme p\u00ebr \u00e7far\u00ebdolloj bashk\u00ebpunimi me cilindo prej faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, qofshin k\u00ebta bizant\u00eb, venedikas, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto principata i kishin stabilizuar administratat e veta, t\u00eb cilat komunikonin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Administrata e Muzakajve komunikonte n\u00eb gjuh\u00ebn greke, Balshajt e mbanin komunikimin n\u00eb gjuh\u00ebn latine dhe sllave, Kastriot\u00ebt n\u00eb gjuh\u00ebn latine dhe sllave, nd\u00ebrsa fisnik\u00ebt e Kosov\u00ebs e kryenin komunikimin vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn sllave-serbe. Ajo \u00e7ka v\u00ebrehet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e identitetit religjioz dhe etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve si pasoj\u00eb e luft\u00ebs mes kishave n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqipfol\u00ebse. Kjo ndikoi ndjesh\u00ebm n\u00eb fragmentarizimin e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Prania e musliman\u00ebve t\u00eb par\u00eb paraosman\u00eb n\u00eb territoret shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Prania e musliman\u00ebve n\u00eb tokat shqiptare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e hershme sesa ardhja e osman\u00ebve. Vendi m\u00eb i af\u00ebrt musliman me trojet shqiptare ishte Sicilia. Faktet historike na tregojn\u00eb se Sicilia, e cila thirrej nga musliman\u00ebt si <em>Al-Sikilia, <\/em>qe tentuar t\u00eb merrej q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kalifit Muavije ibn Ebu Sufjani, n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb 7-t\u00eb. Por kjo ngjau vet\u00ebm n\u00eb vitin 827, kur Eufemios, komandanti bizantin i Sicilis\u00eb, i k\u00ebrkoi Bin Ibrahimit, emirit t\u00eb Tunizit, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb Sicili. Pik\u00ebrisht ky ishte viti i triumfit t\u00eb komandantit Abag bin Uakili me ushtrin\u00eb\u00a0 e tij muslimane q\u00eb vinte nga Spanja, q\u00eb sh\u00ebnoi edhe fillimin e periudh\u00ebs s\u00eb art\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrimit sicilian. N\u00eb shekullin e 11-t\u00eb, norman\u00ebt pushtuan Sicilin\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs fakti se n\u00eb saje t\u00eb arritjeve t\u00eb civilizimit musliman atje, ata krijuan nj\u00eb raport bashk\u00ebpunimi me musliman\u00ebt, i cili zgjati deri n\u00eb shekullin e 12-t\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb musliman\u00eb t\u00eb ditur u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs normane, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ushtrin\u00eb, e cila pati n\u00eb gjirin e saj luft\u00ebtar\u00eb musliman\u00eb. Si pasoj\u00eb e fushatave normane n\u00eb tokat shqiptare n\u00ebn Bizantin n\u00eb 1081-shin dhe gjat\u00eb shekullit t\u00eb 12-t\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb musliman\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ushtrie, arab\u00eb, berber\u00eb, sicilian\u00eb, u vendos\u00ebn n\u00eb trevat shqiptare s\u00eb bashku me familjet e tyre. Kjo shihet n\u00eb vendimet e peshkopit t\u00eb Ohrit n\u00eb vitin 1220, ku thuhet: <em>\u201cGrupet minoritare (fetare), duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7ifut\u00ebt e musliman\u00ebt, duhet t\u00eb ken\u00eb liri t\u00eb kufizuar\u2026 Vendet e kultit t\u00eb tyre nuk duhen toleruar jasht\u00eb vendbanimeve t\u00eb tyre.\u201d <\/em>Ky vendim t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se musliman\u00ebt n\u00eb k\u00ebto troje p\u00ebrb\u00ebnin tashm\u00eb nj\u00eb komunitet minoritar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ardhjet e musliman\u00ebve n\u00eb trojet tona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb organizuara edhe mbi baza t\u00eb arsyeve t\u00eb ndryshme, p\u00ebr faktin se ato ndodheshin n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebve tregtare, n\u00eb nj\u00eb trajektore m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u2019i lidhur tregjet aziatike e perse me pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb kontinentit evropian. Ajo \u00e7ka duhet sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje, n\u00eb ndryshim nga teza e gabuar se Islami erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri nga Lindja, \u00ebsht\u00eb dhe fakti se qytet\u00ebrimi islam dhe musliman\u00ebt e par\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb trojet tona n\u00ebp\u00ebrmjet Andaluzis\u00eb e Sicilis\u00eb muslimane, pra, nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Kur historiografia jon\u00eb i referohet pushtimit osman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk kujdeset aspak q\u00eb t\u00eb bazohet mbi faktologjin\u00eb, por e paraqet realitetin ton\u00eb jasht\u00eb kontekstit historik. Kjo qasje e historiografis\u00eb son\u00eb nuk p\u00ebrmend nj\u00eb fakt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i cili ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me identitetin e shqiptar\u00ebve. Presioni asimilues i Kish\u00ebs dhe i Kodit t\u00eb Car Dushanit po e zhdukte identitetin etnik shqiptar, duke e transformuar at\u00eb n\u00eb serbo-sllav. Po ashtu, identiteti i shqiptar\u00ebve t\u00eb Arbanonit (Shqip\u00ebris\u00eb) n\u00ebn sundimin feudal t\u00eb principatave shqiptare ishte i fragmentarizuar, sepse gjuha dhe feja e principatave ndryshonin nga nj\u00ebra-tjetra.<\/p>\n<p>Konfliktet e principatave shqiptare dhe t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr ruajtjen e sundimit kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb uniteti dhe konsensusi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb nj\u00ebsi administrative si\u00e7 ishte shteti t\u00eb qe i pamundur. Prandaj, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ardhjen e osman\u00ebve n\u00eb trojet tona, s\u00eb pari duhet sqaruar realiteti n\u00eb t\u00eb cilin gjendej identiteti i shqiptarit. Me nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb till\u00eb, pa nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb organizuar shtet\u00ebrore, pa mbrojtje t\u00eb unifikuar, si dhe pa nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb organizimit t\u00eb vendit, si pasoj\u00eb e pushtimeve shekullore, Arbanoni ishte n\u00eb pritje t\u00eb shp\u00ebtimtarit t\u00eb radh\u00ebs, i cili do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nga nj\u00ebra an\u00eb elementin homogjenizues, por edhe do t\u00eb duhej t\u00eb mbronte identitetin shqiptar nga presioni asimilues etno-kulturor q\u00eb vinte nga t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n<p>Prania e par\u00eb e osman\u00ebve n\u00eb trojet tona sh\u00ebnohet n\u00eb vitin 1385, n\u00eb nj\u00eb ngjarje \u201ct\u00eb harruar\u201d historike, t\u00eb cil\u00ebn rrall\u00eb e ndeshim n\u00eb botimet e k\u00ebsaj natyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Sipas Stavro Sk\u00ebndit, n\u00eb <em>\u201cReligion in Albania during the Ottoman Rule\u201d, <\/em>New York 1980, ekspeditat ushtarake osmane u ftuan n\u00eb vitin 1385 nga feudali shqiptar Karl Topia q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb trojet tona p\u00ebr ta ndihmuar at\u00eb, sepse, nga nj\u00ebra an\u00eb, ai u trembej synimeve t\u00eb Venedikut p\u00ebr t\u2019i sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb zot\u00ebrimet e tij, dhe, nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebrkonte t\u00eb mbrohej nga presioni i vazhduesh\u00ebm i Balshajve, t\u00eb serbizuar tashm\u00eb n\u00ebn ortodoksi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, dhe n\u00eb drit\u00ebn historike t\u00eb ngjarjeve, feudal\u00ebt shqiptar\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb ruajtjes s\u00eb identitetit t\u00eb sapond\u00ebrtuar pas mbarimit t\u00eb gjenocidit t\u00eb Car Dushanit, t\u00eb bashk\u00ebpunonin me osman\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e integritetin territorial.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa interesi i osman\u00ebve ishte p\u00ebrtej Adriatikut, ata synonin Rom\u00ebn, dhe m\u00eb pas Venedikun. K\u00ebshtu q\u00eb ardhja n\u00eb Shqip\u00ebri me ftes\u00eb t\u00eb principat\u00ebs s\u00eb Karl Topis\u00eb u shkonte p\u00ebr shtat p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bazament infrastrukturor n\u00eb Ballkan, i cili do t\u00eb leht\u00ebsonte zgjerimin; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u duhej t\u00eb ndiqnin nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb nj\u00eb pranie joagresive ndaj shqiptar\u00ebve. Pyetja thelb\u00ebsore q\u00eb lind p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb studiuesit e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo: A kishte nj\u00eb marr\u00ebveshje politiko-ushtarake mes osman\u00ebve dhe principat\u00ebs s\u00eb Karl Topis\u00eb, ku nj\u00ebra pal\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte mbrojtje nga nj\u00eb superfuqi dhe pala tjet\u00ebr do t\u00eb kishte leht\u00ebsira gjeostrategjike? Me gjuh\u00ebn e sotme, a konsiderohet nacionalist akti i Karl Topis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Dob\u00ebsimi dhe degradimi i klerit t\u00eb krishter\u00eb \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr religjionin, qasja duhet t\u00eb jet\u00eb e nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi tjet\u00ebr, sepse, n\u00ebse politika apo \u00e7\u00ebshtjet e administrimit publik lidhen me procesin e p\u00ebrkuptim\u00ebsis\u00eb, apo, th\u00ebn\u00eb ndryshe, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb logjikuarit, religjioni \u00ebsht\u00eb i\u00a0 lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me zemr\u00ebn. Ndaj dhe kur analizohen l\u00ebvizjet e popullsive, apo konvertimet nga nj\u00ebri religjion tek tjetri, duhet kuptuar s\u00eb pari dimensioni shpirt\u00ebror q\u00eb \u00e7on n\u00eb vendimmarrje t\u00eb tilla. Fakti q\u00eb pas ardhjes s\u00eb osman\u00ebve n\u00eb trojet shqiptare, nga shekulli i 14-t\u00eb e deri n\u00eb shekullin e 17-t\u00eb, pra, p\u00ebr pothuajse tre shekuj, territori shqiptar dominohej nga popullsia e krishter\u00eb, tregon se zhvendosja e popullsis\u00eb nga bazamenti religjioz i krishter\u00eb drejt atij islam ka qen\u00eb e ngadalt\u00eb dhe e peshuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt i cili ka ndikuar n\u00eb, le t\u00eb themi, simpatizimin nga masat popullore t\u00eb fes\u00eb s\u00eb re, t\u00eb ardhur me osman\u00ebt, ka qen\u00eb edhe keqadministrimi i situat\u00ebs nga kleri i krishter\u00eb, por edhe mungesa e personelit dhe e infrastruktur\u00ebs s\u00eb tij. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta rastet kur personeli i klerik\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb ose ishte rrall\u00eb i pranish\u00ebm, ose nuk vinte fare.\u00a0Don Marco Crisio, i d\u00ebrguar nga Vatikani p\u00ebr t\u00eb hartuar relacionin mbi gjendjen e famullive n\u00eb Shqip\u00ebri nga mesi i shekullit t\u00eb 17-t\u00eb, thot\u00eb: <em>\u201c<\/em><em>Famullit\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kan\u00eb mundur ta shohin fytyr\u00ebn e Ipeshkvit gjat\u00eb tridhjet\u00eb vjet\u00ebve, nd\u00ebrsa atje kan\u00eb banuar rreth 6000 t\u00eb krishter\u00eb. Madje kishte famulli n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebr 40 vjet nuk ishte par\u00eb asnj\u00eb prift.\u201d <\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e pohon edhe Pjet\u00ebr Mazreku, i cili n\u00eb relacionet e veta shprehet: \u201c<em>Nga mungesa e meshtar\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb musliman\u00eb popujt e 45 famullive e m\u00eb shum\u00eb<\/em>.\u201d Nd\u00ebrsa Frat Kerubini e shikon shkakun e islamizimit t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs n\u00eb vitin 1638 te fakti se p\u00ebr vite me radh\u00eb nuk kishte pasur prift\u00ebrinj, prandaj i propozon Propagand\u00ebs Fide n\u00eb Rom\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb atje nj\u00eb shqiptar, Andrea Bogdanin. Kriza e predikuesve t\u00eb cil\u00ebt flisnin gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb famullit\u00eb apo n\u00eb kisha e kishte b\u00ebr\u00eb situat\u00ebn alarmante. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb predikimit fetar n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, kjo do ta \u00e7onte popullsin\u00eb drejt alternativave t\u00eb tjera. N\u00eb mesin e shekullit t\u00eb 17-t\u00eb, kleriku shqiptar Gjergj Bardhi\u00a0 shprehet: <em>\u201cN\u00eb Shkup, Karadakun e Shkupit, Novob\u00ebrd\u00eb, Janjev\u00eb, Prizren, Gjakov\u00eb, Kratov\u00eb, flitet shqip, prandaj \u00ebsht\u00eb e arsyeshme pse shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb t\u2019i ken\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u2019u dilet n\u00eb ndihm\u00eb atyre, ndryshe, do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb fen\u00eb islame ose at\u00eb skizmatike.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb episod t\u00eb sjell\u00eb nga Lucy Granett n\u00eb botimin e saj t\u00eb 1897-\u00ebs p\u00ebr grat\u00eb hebreje dhe muslimane, e p\u00ebr folklorin e tyre, tregohet se n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb shekullin e 17-t\u00eb, ku popullsia ishte e krishter\u00eb, pati nj\u00eb konflikt mes prift\u00ebrinjve t\u00eb krishter\u00eb dhe popullat\u00ebs, prandaj ata (banor\u00ebt) u fut\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb kolektivisht n\u00eb kish\u00eb dhe deklaruan se n\u00ebse prift\u00ebrinjt\u00eb nuk i plot\u00ebsonin k\u00ebrkesat e tyre, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do ta braktisnin Krishterimin dhe do ta p\u00ebrqafonin fen\u00eb e musliman\u00ebve. Prift\u00ebrinjt\u00eb nuk e pranuan ultimatumin e banor\u00ebve. At\u00ebher\u00eb ata t\u00eb gjith\u00eb shkuan s\u00eb bashku tek xhamia m\u00eb e af\u00ebrt dhe u kthyen n\u00eb musliman\u00eb. Esht\u00eb i nj\u00ebjti Don Crisio i cili n\u00eb relacionet e veta pohon se: <em>\u201cBrenda n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nuk kishte asnj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Edhe vet\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb nuk dinin mir\u00eb t\u00eb shkruanin e t\u00eb lexonin.\u201d<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto cop\u00ebza t\u00eb realitetit, t\u00eb cilat na p\u00ebrcillen nga relator\u00eb t\u00eb Vatikanit apo nga studiues t\u00eb krishter\u00eb, tregojn\u00eb se sa problematike kishte qen\u00eb situata, e se ata do t\u00eb duhej t\u00eb relatonin edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb interesave t\u00eb tyre. E gjitha kjo, ve\u00e7 realitetit kompleks n\u00eb terren, ndoshta me doza edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga \u00e7\u2019raportohej, ka krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb e cila fillon s\u00eb pari me indiferentizmin ndaj besimit, dhe m\u00eb pas p\u00ebrcillet me konvertimin n\u00eb fe tjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt e nd\u00ebrtimit t\u00eb identitetit t\u00eb ri t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb braktisjes s\u00eb identitetit t\u00eb vjet\u00ebr ishte edhe mosp\u00ebrmbushja nga ana e klerit e nevojave t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr ushqim shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>G\u00ebnjeshtra historike mbi dhun\u00ebn dhe presionin konvertues osman<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i krijimit t\u00eb identitetit t\u00eb ri musliman t\u00eb shqiptar\u00ebve ka zgjatur n\u00eb koh\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlikuar, p\u00ebrtej thjesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb raportimeve t\u00eb historian\u00ebve shqiptar\u00eb, apo edhe t\u00eb huaj. Transformimet shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb kombi duan koh\u00ebn e tyre dhe p\u00ebrmbushjen e disa rrethanave historike q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnin t\u00eb mundura ato. P\u00ebrshkrimi i that\u00eb dhe i cek\u00ebt i ardhjes s\u00eb osman\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i formimit t\u00eb identitetit musliman shqiptar karakterizohet nga mungesa e elementit themelor n\u00eb procese t\u00eb tilla, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb elementi shpirt\u00ebror. Konvertimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb identitetin musliman ka ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb disashekullore pas pranis\u00eb s\u00eb osman\u00ebve n\u00eb trojet tona, \u00e7ka l\u00eb t\u00eb kuptohet se teza e p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs fetare \u00ebsht\u00eb e pabaz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj i kund\u00ebrvihet Tomas Arnold-i n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kronikave t\u00eb Farlatit, i cili konvertimin n\u00eb identitetin e ri musliman e shihte t\u00eb lidhur me dhun\u00ebn dhe me format e tjera t\u00eb presionit ekonomik. Arnold shprehet: <em>\u201cEsht\u00eb e mjerueshme ajo q\u00eb autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm flasin q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb me presione t\u00eb dhun\u00ebs e hara\u00e7eve t\u00eb paligjshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpesh p\u00ebrdorin shprehje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura (tautologjike). K\u00ebta autor\u00eb nuk japin t\u00eb dh\u00ebna se a jan\u00eb t\u00eb argumentuara akuzat e tyre apo jo.\u201d <\/em><\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebrhapja e Islamit n\u00eb trojet tona gjeti fillimisht mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qytetet kryesore. Osman\u00ebt ruanin nj\u00eb politik\u00eb joarmiq\u00ebsore me popullsin\u00eb e pakonvertuar. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton relacioni i Andrea Bogdanit, i gushtit t\u00eb vitit 1670, d\u00ebrguar Kongregacionit, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet:<em>\u201cKatolik\u00ebt m\u00eb shum\u00eb vuajn\u00eb nga skizmatik\u00ebt sesa nga vet\u00eb turqit.<\/em>\u201d T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thot\u00eb edhe Aristidh Kola n\u00eb vepr\u00ebn e tij, \u201cArvanit\u00ebt\u201d, t\u00eb vitit 1985, ku pohon se nuk ka ekzistuar absolutisht asnj\u00eb rast kthim feje me dhun\u00eb nga ana e osman\u00ebve.<\/p>\n<p>Historiani serb Vladislav Skari\u00e7 thot\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt: <em>\u201cKalimi n\u00eb fen\u00eb islame nuk ka qen\u00eb i shpejt\u00eb. Osman\u00ebt qen\u00eb tolerant\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamjen fetare dhe rrall\u00eb i kan\u00eb detyruar t\u00eb krishter\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb fen\u00eb islame. T\u00eb krishter\u00ebt e kan\u00eb nd\u00ebrruar fen\u00eb vullnetarisht.\u201d<\/em> Koloneli anglez Link shkruan n\u00eb vepr\u00ebn e tij, \u201cUdh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri\u201d, t\u00eb vitit 1804:<em> \u201cShqiptar\u00ebt b\u00ebheshin musliman\u00eb sepse kjo fe pajtohej me natyr\u00ebn e tyre dhe nuk toleronte p\u00ebruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin.\u201d <\/em>Osman\u00ebt nuk ishin turq; ata ishin si\u00e7 thot\u00eb Gibbon-i: <em>\u201cNuk jan\u00eb turqit ata q\u00eb kan\u00eb pushtuar tokat evropiane. Nj\u00eb komb\u00ebsi e re, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga element\u00eb turq dhe nga mjaft p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popujve t\u00eb krishter\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur krijimin e perandoris\u00eb s\u00eb pafundme osmane.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Teza tjet\u00ebr e hartuar nga historiografia jon\u00eb, e cila p\u00ebr \u00e7udi ka ngjashm\u00ebri n\u00eb trajtimin e realitetit osman t\u00eb shqiptar\u00ebve me tezat serbo-greke t\u00eb cilat flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, pasurohet me nj\u00eb tjet\u00ebr element t\u00eb dhun\u00ebs dhe presionit konvertues t\u00eb osman\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, sipas avokat\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj pik\u00ebpamjeje, p\u00ebrdornin presionin ekonomik, p\u00ebrmes taksash t\u00eb pap\u00ebrballueshme, p\u00ebr t\u2019i kthyer shqiptar\u00ebt n\u00eb fen\u00eb islame. I par\u00eb me nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt\u00eb, nj\u00eb argumentim i till\u00eb duket pak i leht\u00eb, p\u00ebr faktin se kjo bie ndesh me at\u00eb se osman\u00ebt i islamizuan me forc\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr arsye\u00a0 se, n\u00ebse k\u00ebto taksa do t\u00eb ishin t\u00eb larta, at\u00ebher\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shtetit osman do t\u00eb ishte shtimi sa m\u00eb shum\u00eb i dhimive apo mileteve (statusi i t\u00eb krishter\u00ebve n\u00ebn shtetin osman) t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 musliman\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vilnin sa m\u00eb shum\u00eb taksa.<\/p>\n<p>P\u00ebrse do t\u00eb duhej q\u00eb Porta e Lart\u00eb t\u2019i islamizonte me \u00e7do kusht popullsit\u00eb? P\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar taksave dhe p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb vogla ekonomike? N\u00eb fakt, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; nj\u00eb pjes\u00ebtar i pakicave religjioze n\u00eb shtetin osman e paguante taks\u00ebn e qytetarit si \u00e7do taksapagues i sot\u00ebm ndaj shtetit, dhe n\u00eb k\u00ebmbim merrte sh\u00ebrbime dhe mbrojtje juridike nga shteti osman.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa musliman\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 taks\u00ebs s\u00eb shtetit, paguanin edhe taks\u00ebn hyjnore, apo <em>zekatin<\/em>, (i cili nuk i paguhej shtetit, por u jepej t\u00eb varf\u00ebrve prej vet\u00eb individ\u00ebve) q\u00eb \u00ebsht\u00eb 2.5% e pasuris\u00eb vjetore. Jani Kicikis e p\u00ebrshkruan k\u00ebshtu t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn dhun\u00eb taksash turke: <em>\u201cPropaganda ideologjike turke n\u00eb masat fshatare t\u00eb krishtera shoq\u00ebrohej nga heqja e pun\u00ebs angari, nga leht\u00ebsimi i taksave, fal\u00eb nj\u00eb sistemi tatimor m\u00eb t\u00eb evoluar, dhe nga dh\u00ebnia n\u00eb rregull e sistemit fiskal dhe e centralizimit osman, q\u00eb i doli p\u00ebr zot r\u00ebnies s\u00eb pushtetit qendror bizantin\u201d.<\/em> Jo vet\u00ebm kaq, por administrata osmane kujdesej q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u2019i paguanin taksat n\u00eb institucionet e tyre t\u00eb kultit. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton nj\u00eb ferman i Sulltanit, i vitit 1681, i nxjerr\u00eb nga sixhilet e Beratit, ku k\u00ebrkohet q\u00eb taksat e t\u00eb krishter\u00ebve\u00a0 ortodoks\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, Beratit, Ohrit, etj., t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb Patriarkan\u00ebs.<\/p>\n<p>Osman\u00ebt ishin ata q\u00eb filluan nd\u00ebrtimin e qyteteve t\u00eb reja, fuqizuan portet dhe rrug\u00ebt tregtare, e kaluan tregtin\u00eb nga formati primitiv rast\u00ebsor dhe artizanal n\u00eb nj\u00ebsi prodhimi t\u00eb produkteve t\u00eb metaleve, blegtoris\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb, ushtris\u00eb, etj. Pra, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb tez\u00ebs e cila i akuzon osman\u00ebt p\u00ebr bastisje t\u00eb vendit dhe pla\u00e7kitje, realiteti i nd\u00ebrtimeve t\u00eb Beratit, Gjirokastr\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb stilin osman, themelimi i Tiran\u00ebs e i Kor\u00e7\u00ebs, fuqizimi i Elbasanit si nyje e r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare, zgjerimi i porteve t\u00eb Durr\u00ebsit e Vlor\u00ebs, dhe i portit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Bun\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr tregti me Venedikun, flasin p\u00ebr nj\u00eb fuqi dhe stabilitet gjeopolitik e ekonomik si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb trojeve shqiptare. Sanxhaqet dhe qendrat e tyre u b\u00ebn\u00eb pika reference ballkanike n\u00eb \u00e7do l\u00ebmi t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe kultur\u00ebn e let\u00ebrsin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet pastruar nd\u00ebrgjegjja komb\u00ebtare nga mitet e rreme dhe nga falsifikimet dashakeqe. <strong>\/tesheshi.com\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ngjarja n\u00eb kalan\u00eb e Lezh\u00ebs na rikujtoi edhe nj\u00ebher\u00eb se sa e ideologjizuar \u00ebsht\u00eb akoma historiografia jon\u00eb, e cila nuk g\u00ebzon at\u00eb q\u00eb Eric Hobsbawm thot\u00eb mbi zhveshjen ideologjike&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3555,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3554"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3554"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3557,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3554\/revisions\/3557"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}