{"id":36136,"date":"2021-06-29T07:39:23","date_gmt":"2021-06-29T05:39:23","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=36136"},"modified":"2021-06-29T07:41:31","modified_gmt":"2021-06-29T05:41:31","slug":"filozofia-dhe-praktika-e-unitetit-te-arben-xhaferit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=36136","title":{"rendered":"Filozofia dhe praktika e unitetit t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"993\" height=\"615\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36134\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_20210629_064349\/\" class=\"wp-image-36134\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427.jpg 993w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427-300x186.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Screenshot_20210629_064349-e1624945034427-768x476.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 993px) 100vw, 993px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Para disa dit\u00ebve, nj\u00eb gazetar, analist i nderuar i medias shqiptare, publikoi shkrimin me titull \u201d20 vje\u00e7ari i Ali Ahmetit dhe fronti i fundit kund\u00ebr BDI-s\u00eb\u201d. Shkrimi n\u00eb thelb i drejtohej dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb mosbashkimit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, e cila sipas tij, pak paska trash\u00ebguar nga shembulli i filozofis\u00eb s\u00eb unitetit politik t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit. <em>\u201cArb\u00ebn Xhaferi kurr\u00eb nuk lejoi p\u00ebr\u00e7arjen e vot\u00ebs shqiptare, dhe at\u00eb n\u00eb momente vendimtare, madje shquhej p\u00ebr shtrirje t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrshqiptar dhe ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 1998 kur i duhej fuqizimi i faktorit shqiptar para luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb zgjedhjet lokale\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb analisti. Sipas tij, \u201c<em>Xhaferi n\u00eb vulgun e konfliktit t\u00eb 2001, ishte po ai q\u00eb luftoi drejt Prizrenit p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebrenduar veprimet me shefin politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Ali Ahmeti dhe Imer Imerin.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Esht\u00eb e drejta e gjith\u00ebsecilit t\u00eb besoj\u00eb, thot\u00eb, shkruaj\u00eb dhe b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb i do zemra, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb tjetrit \u2013 thoshte Faik Konica. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, analist\u00ebt, opinionist\u00ebt apo hartuesit e mendimit publik, kritikojn\u00eb e debatojn\u00eb veprimet dhe deklaratat e politikan\u00ebve, kur ata mendojn\u00eb se shkelet liria e tjetrit \u2013 interesi publik, at\u00eb q\u00eb ata e mendojn\u00eb si t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsi publike p\u00ebr ato q\u00eb shkruajn\u00eb the thon\u00eb, sigurisht kan\u00eb edhe analist\u00ebt, gazetar\u00ebt e mediave te ndryshme. Si e till\u00eb, lind e drejta q\u00eb mund t\u00eb atakohen p\u00ebr analizat, konkluzat e paraqitura opinionit t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, atakim &#8211; m\u00ebnyr\u00eb dialektik\u00eb zhvilluese n\u00eb rrug\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se dialektika t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta n\u00eb kultur\u00ebn mediatike shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rastin konkret, shkrimi i gazetarit p\u00ebr nj\u00eb tematik\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr natyr\u00ebn politike &#8211; t\u00eb drejtat nacionale shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, tematika e praktik\u00ebs s\u00eb unitetit dhe e p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb faktorit shqiptar, duhet kund\u00ebrshtuar p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo ka, sepse kund\u00ebrargumentet jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb z\u00ebshme. Nisur nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, t\u00eb th\u00ebnat apo mendimi jo vet\u00ebm i gazetarit n\u00eb fjal\u00eb, por edhe nj\u00eb pjese t\u00eb intelektual\u00ebve shqiptar, ve\u00e7an\u00ebrisht attyre jashta kufirit t\u00eb vendit ton\u00eb, se Arb\u00ebn Xhaferi ka merit\u00ebn e unitetit politik shqiptar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim krejt\u00ebsisht i pavend, i kund\u00ebrt me realitetin e veprimtaris\u00eb politike t\u00eb\u00a0 Xhaferit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb teorit\u00eb e tij, uniteti politik i faktorit shqiptar ndoshta ka qen\u00eb i theksuar, por praktika politike tregon di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr, Xhaferi p\u00ebr\u00e7au dhe armiq\u00ebsoi skajshm\u00ebrisht faktorin politik shqiptar, si n\u00eb luft\u00ebn politike kund\u00ebr Partis\u00eb p\u00ebr Prosperitet Demokratik, ashtu edhe me Bashkimin Demokratik p\u00ebr Integrim. Ishte ai, i ndikuar nga persona tjere t\u00eb&nbsp; partis\u00eb apo faktori tjet\u00ebr, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb praktika politike, aktet e partis\u00eb q\u00eb ai drejtonte. Veprimtaria politike ishte kryesisht p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe sabotuese p\u00ebr faktorin politik shqiptar, rrjedhimisht interesave shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E padrejt\u00eb ta analizosh opozit\u00ebn aktuale shqiptare, se ka marr\u00eb shum\u00eb pak nga trash\u00ebgimia e unitetit politik t\u00eb Xhaferit. P\u00ebrkundrazi, opozita shqiptare udh\u00ebhequr kryesisht me protagonistin Ziadin Sela, duhet t\u00eb shmanget nga ajo lloj praktik\u00eb politike e Xhaferit. Teorin\u00eb le t\u2019ja m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh, por praktik\u00ebs politike ti mbyll\u00eb hermetikisht dyert. E v\u00ebrteta e dukshme \u00ebsht\u00eb se sot, opozita shqiptare, pavar\u00ebsisht kusureve t\u00eb vogla, \u00ebshte shum\u00eb m\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb aspektin e unitetit me faktorin shqiptar dhe interesat e saj. Esht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, destruktive dhe armiq\u00ebsore se opozita e djeshme e Xhaferit, qoft\u00eb karshi partive politike shqiptare n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs, ashtu edhe atyre opozitare. Nuk e ka sabotuar padrejt\u00ebsisht pun\u00ebn e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare n\u00eb qeverisje, si b\u00ebnte opozita e vjet\u00ebr e Xhaferit. Opozita aktuale ka disa vite n\u00eb koalicion opozitar me parti tjet\u00ebr shqiptare, q\u00eb deri tani i kan\u00eb q\u00ebndruar korrekt nj\u00ebri tjetrit dhe kauz\u00ebs s\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa tek opozita e Xhaferit nuk mund t\u00eb ndodhte nj\u00eb bashk\u00ebpunim i k\u00ebtill\u00eb.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me krijimin opozit\u00ebs se re, gj\u00ebrat filluan t\u00eb levizin m\u00eb shpejt n\u00eb drejtimin e duhur, sepse edhe vet\u00eb partit\u00eb n\u00eb qeverisje, shqiptare dhe maqedonase, e marrin m\u00eb seriozisht oponentin politik shqiptar n\u00eb opozit\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb mundohen ti shtyjn\u00eb proceset m\u00eb shpejt dhe m\u00eb mir\u00eb, duke mos pasur mund\u00ebsi t\u00eb kalkulojn\u00eb me parti shqiptare sabotuese.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Arb\u00ebn Xhaferi shquhej p\u00ebr shtrirjen e dor\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebveprimit nd\u00ebrshqiptar dhe ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 1998, kur i duhej fuqizimi i faktorit shqiptar para luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe n\u00eb zgjedhjet lokale\u201d<\/em> \u2013 shkruan analisti. Por, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb viti 1998, partia e Xhaferit e cila ishte m\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr nga mb\u00ebshtetja elektorale, b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb koalicion parazgjedhor me Partin\u00eb p\u00ebr Prosperitet Demokratik p\u00ebr interesa t\u00eb veta elektorale \u2013 t\u00eb fitoj\u00eb ndonj\u00eb mandat m\u00eb shum\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb PPD-s\u00eb. \u201cBashk\u00ebveprimi nd\u00ebrshqiptar\u201d i Xhaferit, \u201cfuqizimi i faktorit shqiptar para luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d u pa fill mbas mbarimit t\u00eb zgjedhjeve parlamentare, kur prishi koalicionin dhe u shk\u00ebput nga PPD-ja, e me num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl deputet\u00ebsh (q\u00eb i kishte marr\u00eb n\u00eb koalicion parazgjedhor), u fut n\u00eb qeverisje me VMRO-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb partia e Xhaferit p\u00ebrfitoi edhe kryetar komunash n\u00eb&nbsp; zgjedhjet lokale.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Arb\u00ebn Xhaferi n\u00eb koh\u00ebn kritike t\u00eb 2001-shit, kur Ushtria \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare me mb\u00ebshtjen e shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese popullore, luftonte p\u00ebr dinjitetin shqiptar n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, ai shijonte privilegjet e qeverisjes, e asaj qeverisjeje q\u00eb blente armatim nga S\u00ebrbia dhe Bullgaria, e d\u00ebrgonte forca t\u00eb armatosura t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb vendbanimet shqiptare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ushtris\u00eb s\u00eb lavdishme. Ai nuk u shk\u00ebput nga qeverisja, ta delegjitimoj\u00eb dhe rrezoj\u00eb at\u00eb, p\u00ebr t\u00eb \u2018bashk\u00ebvepruar me faktorin shqiptar\u2019. Andaj dhe udh\u00ebtimi i mepas\u00ebm i tij drejt Prizrenit dhe n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, ishte si p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar n\u00eb qeveri, dhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb nuk kishte nga t\u2019ja mbaj\u00eb as prej presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Se sa bashk\u00ebveprues nd\u00ebr shqiptar\u00eb, unifikuese ishte praktika e unitetit t\u00eb tij politik, u pa menj\u00ebher\u00eb mbas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, kur u largua nga K\u00ebshilli kordinues shqiptar, u largua me egoizmin politik karakterizues dhe arsyetimet banale. Ky largim e prishi unitetin, v\u00ebshtir\u00ebsoi rrug\u00ebn e zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, e si rrjedhoj\u00eb lindi nevoja e transformimit t\u00eb krahut politik t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb parti politike, q\u00eb do ta siguronte zbatimin e marr\u00ebveshjes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Xhaferi vet\u00ebm politik\u00eb uniteti nuk kishte, kjo u ndoq m\u00eb von\u00eb nga partia e tij n\u00eb zgjedhjet e vitit 2008, pjes\u00ebmarrje n\u00eb qeverisje, pa forc\u00ebn e \u201cbadenterit\u201d dhe me pakic\u00eb deputet\u00ebsh. Skena politike me opozit\u00ebn e vjet\u00ebr ishte tejet acaruese dhe vende vende v\u00eblla-vras\u00ebse. Kjo praktik\u00eb jouniteti, e faktuar me gjith\u00eb k\u00ebto ngjarje, e solli partin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, n\u00eb pragun e inegzistenc\u00ebs, duke mos pranuar forca t\u00eb reja reformatore shqiptare brenda partis\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Opozita e sotshme \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe dhe shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Ajo dita dit\u00ebs p\u00ebrforcohet n\u00eb nj\u00eb opozitariz\u00ebm produktiv. Kjo i duhet edhe partive shqiptare n\u00eb qeverisje, sepse jep motivim dhe nxitje p\u00ebr t\u00eb punuar m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb seriozisht n\u00eb implementimin e programit politik, por normale dhe t\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr pushtet. Arb\u00ebn Xhaferi ishte dhe mbetet nj\u00eb nga teoriticientet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb hap\u00ebsirave tona, ndoshta edhe n\u00eb filozofin\u00eb e unitetit nd\u00ebrshqiptar, por praktika e tij politike ishte krejt e kund\u00ebrt me unitetin. Partit\u00eb politike shqiptare mund t\u00eb mundohen t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb teorit\u00eb e Xhaferit, por asesi t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi praktike t\u00eb politik\u00ebs p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe t\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb tij, n\u00ebse duan t\u00eb ngjiten n\u00eb pushtet me shumic\u00eb parlamentare shqiptare dhe dinjitetsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Faktet historiko-politike nuk b\u00ebn t\u00eb shtremb\u00ebrohen, transformohen apo analizohen me emocione tifoz\u00ebrie politike, sepse ato jan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Para disa dit\u00ebve, nj\u00eb gazetar, analist i nderuar i medias shqiptare, publikoi shkrimin me titull \u201d20 vje\u00e7ari i Ali Ahmetit dhe fronti i fundit kund\u00ebr BDI-s\u00eb\u201d. Shkrimi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36134,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-36136","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36136"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36136"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36136\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36138,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36136\/revisions\/36138"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}