{"id":362,"date":"2015-07-15T23:50:35","date_gmt":"2015-07-15T22:50:35","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=362"},"modified":"2015-07-16T11:58:45","modified_gmt":"2015-07-16T10:58:45","slug":"mizorite-greke-dhe-genocidi-mbi-camet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=362","title":{"rendered":"Mizorit\u00eb Greke dhe Genocidi mbi \u00c7am\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11733330_1455866101402643_437297313_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-366 \" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11733330_1455866101402643_437297313_n.jpg\" alt=\"cameria\" width=\"787\" height=\"595\" \/><\/a><b><\/b><\/p>\n<p><b><strong>T\u00ebrheqja e ushtrive t\u00eb shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u b\u00eb zanafilla e viteve plot dhimbje t\u00eb shp\u00ebrnguljeve, d\u00ebbimeve, p\u00ebrdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve p\u00ebr popujt musliman\u00eb ballkanas boshnjak\u00eb dhe shqiptar\u00eb.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse genocidi boshnjak i Srebrenic\u00ebs, njihet bot\u00ebrisht si genocidi m\u00eb i madh i kryer n\u00eb Gadishullin Ballkanik nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit t\u00eb Zi, i ka skalitur thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e tyre, masakrat dhe mizorit\u00eb \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb\u00e7etnik\u00ebve serb\u00eb dhe malazez\u00eb n\u00eb qytetet shqiptaret\u00eb Plav\u00ebs, Gucis\u00eb, Hotit, Grud\u00ebs,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, \u00c7etin\u00ebs Rozhaj\u00ebs, Podgoric\u00ebs, dhe ato boshnjake t\u00ebBjellopoljes, Pljevljes, Shahovic\u00ebs, Sienic\u00ebs, Mojkovacit t\u00eb pushtuar nga shteti malazez.<\/p>\n<p><b><strong>Por Ne Nuk Duhet t\u00eb Harrojm\u00eb as Mizorit\u00eb Greke dhe Genocidin \u00c7am!<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Ndoshta shum\u00eb pak njer\u00ebz n\u00eb Turqi dhe n\u00eb bot\u00eb, e din\u00eb se gjendet nj\u00eb truall shqiptar me emrin \u00c7am\u00ebri, i pushtuar nga shteti grek, q\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore! V\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb shqiptar\u00eb u gjend\u00ebn dhe gjenden ball\u00eb p\u00ebr ball\u00ebndaj shp\u00ebrnguljeve, d\u00ebbimeve, p\u00ebrdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit komb\u00ebtar dhe fetar grek.<\/p>\n<p>Tani dua t\u00eb sqaroj p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt, nuk e din\u00ebse ku ndodhet trualli shqiptar i \u00c7am\u00ebris\u00eb. \u00c7am\u00ebria shtrihet n\u00eb jug t\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb veri t\u00eb trojeve greke dhe q\u00eb n\u00eb lasht\u00ebsi njihej me emrin Epir. Themi se ndryshimi i shpejt\u00eb i popullsis\u00eb shqiptare me at\u00eb greke, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt tregues i qart\u00eb dhem\u00eb se i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shpjeguar mizorit\u00eb dhe genocidin \u00e7am t\u00eb ushtruar nga shteti grek.<\/p>\n<p><b><strong>Duke u mb\u00ebshteur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shtetit osman t\u00eb vitit 1908, popullsia e p\u00ebrgjithshme e truallit shqiptar t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb ishte 73.000 vet\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 92 % ishin shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr ishin grek\u00eb, vlleh\u00eb dhe rom\u00eb.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Por pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrqindja e lart\u00eb e shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb92 % , u tkurr n\u00eb numrin 84 %. (Genocidi \u00c7am, Berna T\u00fcrkdo\u011fan Uysal, Faqe 74)<\/p>\n<p>Fillimisht shteti grek, me synimin e ndryshimit t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb popullsis\u00ebshqiptare \u00e7ame me at\u00eb greke, dhe me synimin e asimilimit t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare \u00e7ame b\u00ebri shum\u00eb mizori. M\u00eb pas shteti grek nisi t\u00eb vendoste kolon\u00eb grek\u00eb, vlleh\u00eb dhe rom\u00eb, n\u00eb qytetet dhe zonat e populluara kryesisht nga shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb. Pastaj shteti grek, ndaloi p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe. Pas k\u00ebsaj shteti grek, nisi t\u00eb ndryshonte emrat e shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00ebdhe m\u00eb pas nisi em\u00ebrtimin e vendbanimeve shqiptare meemra grek\u00eb. Hapi tjet\u00ebr i shtetit grek, ishte p\u00ebrvet\u00ebsimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive \u00e7ame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shp\u00ebrnguljet dhe d\u00ebbimet masive t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb jasht\u00eb trojeve greke.<\/p>\n<p><b><strong>85.000 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u2019i duronin m\u00eb mizorit\u00ebe shtetit grek, emigruan n\u00eb rrafshnalt\u00ebne Anadollit, n\u00eb Turqi, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes dypal\u00ebshe turko-greke mbi shk\u00ebmbimin e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb popullsis\u00ebmes k\u00ebtyre dy shteteve.\u00a0<\/strong><\/b>(Genocidi \u00c7am, Berna T\u00fcrkdo\u011fan Uysal, Faqe 69)<\/p>\n<p>Por shteti grek, me sa duket nuk mbeti i k\u00ebnaqur edhe pas ushtrimit t\u00ebshp\u00ebrnguljeve, d\u00ebbimeve, p\u00ebrdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocidit ndaj shqiptat\u00ebve \u00e7am\u00eb, sepse n\u00eb vitin 1941 ushtria shoviniste greke masakroi udh\u00ebheq\u00ebsin e shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb Daut Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe para pushtimitit italian t\u00eb shtetit grek, ky i fundit rekrutoi n\u00eb ushtrin\u00eb greke edhe shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb. Por k\u00ebta t\u00eb fundit nuk u d\u00ebrguan p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb front, por p\u00ebr t\u00eb punuarsi argat\u00eb n\u00eb batalionet e pun\u00ebs. Gjat\u00eb pushtimit italian t\u00eb shtetit grek, ky i fundit i internoi meshkujt shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs mbi 14 vje\u00e7, n\u00eb Kampet e P\u00ebrqendrimit n\u00eb ishujt Lesbos(Midilli), \u00c7ios (Sakiz) dhe Korint.<\/p>\n<p><b><strong>Por shteti grek, nuk i la t\u00eb qet\u00eb as shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ortodoks\u00eb. Shteti grek duke i cil\u00ebsuar k\u00ebta t\u00eb fundit si \u201can\u00ebtar\u00eb t\u00eb n\u00ebnkultur\u00ebs greke\u201d nisi orvatjet p\u00ebr asimilim komb\u00ebtar dhe fetar t\u00eb tyre duke i greqizuar.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Gjenerali fam\u00ebkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs civile greke, kishte krijuar frontin anti komunist dhe q\u00eb fillimisht mb\u00ebshtetej n\u00eb ideologjin\u00eb republikane dhe m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb monarkiste, kreud\u00ebbime, p\u00ebrdhunime, masakra, terror, mizori dhe genocidt\u00eb pashembullt kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare \u00e7am\u00eb.<\/p>\n<p><b><strong>Shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb q\u00eb nga data 27 qershor 1944, u gjend\u00ebn t\u00eb vet\u00ebm ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb mizorive t\u00eb egra t\u00eb ushtris\u00eb shoviniste greke.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb qytetin \u00e7am t\u00eb Paramithis\u00eb, u masakruan mbi 600 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb brenda nj\u00eb dite. Nd\u00ebrsa deri n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 1945, n\u00eb qytetin \u00e7am t\u00eb Filatit u masakruan 286.000 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb. N\u00eb rrethinat e qytetit \u00e7am t\u00eb Igumenic\u00ebs u masakruan 192 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb qytetet \u00e7ame t\u00eb Marg\u00eblli\u00e7it dhe t\u00eb Parg\u00ebs u masakruan 626 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb.<\/p>\n<p><b><strong>Nga muaji qershor 1944 deri n\u00eb vitin 1945 ushtria shoviniste greke rr\u00ebnoi 68 fshatra dhe 5.800 sht\u00ebpi dhe xhami \u00e7ame. Ushtar\u00ebt shovinist\u00eb grek\u00eb masakruan 214 gra, 96 f\u00ebmij\u00eb, gjithsej 3.242 civil\u00eb \u00e7am\u00eb. Ushtar\u00ebt shovinist\u00eb grek\u00eb p\u00ebrdhunuan 745 gra, rr\u00ebmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje n\u00ebn mosh\u00ebn3 vje\u00e7. (Doracaku Ballkanik, V\u00ebllimi i Dyt\u00eb, Murat Hatipo\u011flu, Faqe 453)<\/strong><\/b><\/p>\n<p>N\u00eb datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kat\u00ebrt, e Organizat\u00ebs s\u00eb Popujve dhe Kombeve t\u00eb Pap\u00ebrfaq\u00ebsuar Ligj\u00ebrisht, n\u00eb qytetin Hag\u00eb t\u00eb Holland\u00ebs mori k\u00ebta vendime: \u201cLejimi i rikthimit n\u00eb atdheun e tyre n\u00eb \u00c7am\u00ebri i popullsis\u00eb shqiptare \u00e7ame. Rikthimi i t\u00eb drejtave t\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare \u00e7ame n\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i t\u00eb drejtave t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pranimi dhe njohja e \u00e7\u00ebshtjes \u00e7ame nga shteti grek. Hedhja e hapave serioz\u00eb nga ky i fundit, n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb popullit shqiptar \u00e7am\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar plot 20 vjet q\u00eb nga vendimet e Mbledhjes s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kat\u00ebrt, t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Popujve dhe Kombeve t\u00eb Pap\u00ebrfaq\u00ebsuar Ligj\u00ebrisht, ende n\u00eb dit\u00ebt e sotme shteti grek k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb mospranimin e njohjes s\u00eb genocidit \u00e7am.\u00a0<b><strong>Shteti grek, nuk pranon as q\u00eb t\u2019i paguaj\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb, d\u00ebmshp\u00ebrblimin e genocidit \u00e7am n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 miliard\u00eb dollar\u00ebve.<\/strong><\/b>Edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme shteti grek, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, nxit armiq\u00ebsin\u00eb dhe urrejtjen kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb greke.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin grek, t\u00eb dit\u00ebve t\u00ebsotme banojn\u00eb 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbijetojn\u00eb n\u00eb kushte shum\u00ebt\u00eb v\u00ebshtira t\u00ebimponuara me dhun\u00ebnga shteti grek. Ky i fundit duke p\u00ebrdorur mjete t\u00eb ndryshme dhune, shtypjeje, k\u00ebrc\u00ebnimi, shantazhimi asimilimi komb\u00ebtar dhe fetar. Shteti grek i ka detyruar k\u00ebta 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb musliman\u00eb, q\u00eb em\u00ebrtohen vet\u00eb dhe familjarisht me emra grek\u00eb dhe ta pranojn\u00eb me dhun\u00eb, duke e quajtur veten e tyre grek\u00eb dhe ortodoks\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p><b><strong>Sipas raportit t\u00eb Komisionit K\u00ebrkimor Nd\u00ebrkomb\u00ebtart\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, numri i shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb grabitur nga shteti grek \u00ebsht\u00eb 50.000, nd\u00ebrsa n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jetojn\u00eb 500.000 shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Organizata \u201cLidhja Demokrate e \u00c7am\u00ebris\u00eb\u201d e themeluar n\u00eb Sh.B.A. citon se numri i shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin grek \u00ebsht\u00eb 250.000. Nd\u00ebrsa shoqata politike atdhetare \u201c\u00c7am\u00ebria\u201d e themeluar n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb lajm\u00ebrimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1993 pohon se numri i shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin grek \u00ebsht\u00eb 450.000-500.000.<\/p>\n<p><b><strong>M\u00eb dat\u00eb 30 qershor t\u00eb vitit 1994, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb miratoi shpalljen e dat\u00ebs 27 qershor si \u201cDita e P\u00ebrkujtimit t\u00eb Genocidit \u00c7am\u201d.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 27 qershor t\u00eb \u00e7do viti, shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb marshojn\u00eb n\u00eb Kllogjerdhe n\u00eb Qaf\u00eb Bot\u00eb, af\u00ebr qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs, deri n\u00eb kufirin e shtetit grek, duke mbajtur t\u00eb gjall\u00eb shpres\u00ebn se, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb rikthehen n\u00eb atdheun e tyre, pra n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n<p><b><strong>N\u00eb dit\u00ebt e sotme, shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb kan\u00eb p\u00ebr synim drejt\u00ebsin\u00eb dhe jo hakmarrjen, t\u00eb drejtat e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb dhe jo gjakmarrjen, t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb atdheun e tyre n\u00eb \u00c7am\u00ebri dhe jo t\u00eb shfaqin raciz\u00ebm kund\u00ebr popullit grek.<\/strong><\/b><\/p>\n<p>Duke patur parasysh gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00eb, ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: \u201cT\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr shqet\u00ebsimin e madh t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb shqiptar\u00eb \u00e7am\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm shtrohet pyetja se: \u201cVall\u00eb a nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb gjest i mir\u00eb n\u00eb shenj\u00eb solidarizimi me shqiptar\u00ebt \u00e7am\u00eb, n\u00ebse Kuvendi i Madh Popullor Turk (TBMM) do t\u00eb njihte genocidin \u00e7am dhe n\u00ebse Radio Televizioni Turk (TRT) do t\u00eb transmetonte pamjet e drejtp\u00ebrdrejta, n\u00eb ekran\u00ebt ton\u00eb televiziv\u00eb t\u00eb marshimit t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7am\u00ebn\u00ebKllogjer dhe n\u00eb Qaf\u00eb Bot\u00eb, af\u00ebr qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs, deri n\u00eb kufirin e shtetit grek dhe pamje ekskluzive t\u00eb genocidit \u00e7am?!\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Ayhan Demir \u2013 Yeni Akit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00ebrheqja e ushtrive t\u00eb shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u b\u00eb zanafilla e viteve plot dhimbje t\u00eb shp\u00ebrnguljeve, d\u00ebbimeve, p\u00ebrdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve p\u00ebr popujt musliman\u00eb ballkanas boshnjak\u00eb dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":366,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-362","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/362"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=362"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":371,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/362\/revisions\/371"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}