{"id":36619,"date":"2021-09-11T12:48:53","date_gmt":"2021-09-11T10:48:53","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=36619"},"modified":"2021-09-11T12:48:54","modified_gmt":"2021-09-11T10:48:54","slug":"akt-perjashtimi-fitore-e-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=36619","title":{"rendered":"Akt p\u00ebrjashtimi, fitore e Sali Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"919\" height=\"596\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36618\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_20210911_124358\/\" class=\"wp-image-36618\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg 919w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-300x195.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-768x498.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-310x200.jpg 310w\" sizes=\"(max-width: 919px) 100vw, 919px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sali Berisha p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte i humbur n\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb morale e institucionale p\u00ebr trazirat e 97-t\u00ebs, protest\u00ebn e p\u00ebrgjakshme t\u00eb 21 \u2013Janarit, shp\u00ebrthimin vras\u00ebs n\u00eb G\u00ebrdec, amnestimin e heshtur t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe oligark\u00ebve korruptiv\u00eb n\u00eb oborrin e qeverive t\u00eb tij. Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri edhe p\u00ebr vazhd\u00ebn e nxitjeve t\u00eb protestave t\u00eb dhunshme me retorik\u00eb opozitariste boshe, duke penguar q\u00ebllimsh\u00ebm qeverit\u00eb Rama n\u00eb rrug\u00ebn integruese t\u00eb vendit. Mbetet peng i k\u00ebtyre ngjarjeve dhe fakteve q\u00eb bu\u00e7ojn\u00eb vazhdimisht, pavar\u00ebsisht rolit pozitiv e protagonist n\u00eb rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs, themelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, frym\u00ebzimit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb euro-atlantike, e ve\u00e7an\u00ebrisht sfidimi i suksessh\u00ebm politik kund\u00ebr Fatos Nanos, ish kryetarit t\u00eb partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb humb\u00ebs se Berisha ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e af\u00ebrt, servil\u00ebt q\u00eb kurr\u00eb nuk u vendos\u00ebn para drejt\u00ebsis\u00eb, ata q\u00eb p\u00ebrmbushnin interesat personale karrieriste n\u00ebp\u00ebrmjet duarve t\u00eb liderit historik, t\u00eb cil\u00ebt nuk pat\u00ebn guximin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb ta kritikojn\u00eb dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb as p\u00ebr gabimet m\u00eb t\u00eb vogla, e q\u00eb tani me p\u00ebrjashtimin e liderit, me aktin individual dhe heshtjen grupore brenda partis\u00eb, shum\u00eb prej tyre mendojn\u00eb se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018atvrasje\u2019, e q\u00eb n\u00eb fakt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, kan\u00eb shp\u00ebtuar atin nga humbja. Atvrasja duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb ligjore e morale, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt shnd\u00ebrrohet n\u00eb \u201cboomerang\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sali Berisha ishte i humbur sepse katapultoi n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nj\u00eb klloun politik, e b\u00ebri at\u00eb edhe minist\u00ebr&nbsp; e kryetar bashkie me nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb kontestuar diferenc\u00eb. E mb\u00ebshteti Bash\u00ebn me p\u00ebrjashtimet ose isht\u00eb vet\u00eb ai q\u00eb largoi n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr figurat historike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr ti z\u00ebvend\u00ebsuar me njer\u00ebs pa identitet, servil\u00eb klasik\u00eb, q\u00eb sigurisht ta kishte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ti dirigjonte dhe n\u00ebnshtronte. Por duke harruar se po u shoq\u00ebrove dhe po bashk\u00ebpunove me servilin, pakurrizorin partiak e njer\u00ebzor, ai nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb t\u00eb haj\u00eb edhe kok\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb momentin t\u00ebnd me t\u00eb dob\u00ebt, p\u00ebr shpres\u00ebn e nj\u00eb interesi t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb majm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me aktin individual t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb Lulzim Basha, \u201ckamikazit\u201d t\u00eb administrat\u00ebs amerikane (sipas tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb akti grupor) dhe me heshtjen e nj\u00eb pjese t\u00eb demokrat\u00ebve rreth tij, p\u00ebrjashtimi nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, disi e shp\u00ebton Sali Berish\u00ebn, i jep shansin e fitores. I jep t\u00eb drejt\u00eb morale, nxit respektin edhe t\u00eb shum\u00eb prej atyre, t\u00eb cil\u00ebve, me vite e kishte humbur, sepse k\u00ebtu vihet n\u00eb kandarin e gjykimit pabesia njer\u00ebzore p\u00ebr karrier\u00eb, dhe sinqeriteti i g\u00ebnjesht\u00ebrt patriotik p\u00ebr atdheun e Lulzim Bash\u00ebs. T\u00eb kishte Basha nj\u00eb patriotiz\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ose nuk do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kukulla berishiane, ose do ta luftonte berishizmin ligj\u00ebrisht brenda partis\u00eb. Akti i p\u00ebrjashtimit e rikthen Berish\u00ebn nga humbja letargjike, fuqish\u00ebm n\u00eb figur\u00ebn e tij protagoniste, i jep nj\u00eb shans p\u00ebr tu ringjallur n\u00eb protest\u00ebn e tij p\u00ebr dinjitet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Fundja ai dhe familja e tij jan\u00eb akoma t\u00eb pafajsh\u00ebm e p\u00ebr akuzat e korrupsionit nuk ka as edhe nj\u00eb hetim apo akuz\u00eb zyrtare. N\u00ebs\u00eb aktet e administrat\u00ebs amerikane jan\u00eb mbi ligjet dhe t\u00eb drejtat e lirit\u00eb universale t\u00eb njeriut, aq m\u00eb tep\u00ebr kur dihet se amerikan\u00ebt nuk jan\u00eb engjej, at\u00ebher\u00eb protesta e p\u00ebr dinjitet \u00ebsht\u00eb m\u00eb e arsyeshme. Ne e dijm\u00eb q\u00eb amerikan\u00ebt lejojn\u00eb&nbsp; gjenocidin n\u00eb Palestin\u00eb me arsyetime boshe dhe hipokrite. Ata shkaktuan qindra mij\u00ebra vrasje n\u00eb Irak e gjetiu n\u00eb lindjen e mesme, paavar\u00ebsisht se asnj\u00ebher\u00eb nuk i dhan\u00eb prova Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr arm\u00ebt b\u00ebrthamore t\u00eb Sadam Huseinit. Paramendoni se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb njer\u00ebs periferik n\u00eb bot\u00eb, si puna e Berish\u00ebs. Ndoshta kan\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb z\u00eb korrupsioni, por nuk e din\u00eb ku jan\u00eb k\u00ebmbanat e provave, dhe ky z\u00eb u mjafton p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendimet e tyre n\u00eb qellimet e vendosura, q\u00ebllime q\u00eb edhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejta, por me metoda t\u00eb gabuara veprimi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Berisha tani k\u00ebrkon rikthimin e sovranitetit partiak nga shantazhimi i jasht\u00ebm, k\u00ebrkon respektimin e statutit t\u00eb partis\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb partia dhe organi kompetent me tag\u00ebr p\u00ebrjashtimi, dhe jo akti i nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm qoft\u00eb edhe lideri. P\u00ebr ironi, p\u00ebson at\u00eb q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb tjer\u00ebve, p\u00ebrjashtimi dhe gjykimi subjektiv, por asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtim me akte individuale. P\u00ebson edhe nga vet\u00eb administrata amerikane, sipas tij, shtetin e lirive t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb verb\u00ebrisht Saliu e mb\u00ebshteste n\u00eb okupimin sistematik t\u00eb Palestin\u00ebs nga izraelit\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht gabimeve, krahasimisht&nbsp; roli i Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb si i asnj\u00eb tjetri nga t\u00eb p\u00ebrjashtuarit e m\u00ebparsh\u00ebm ne Partin\u00eb Demokratike, andaj&nbsp; pesha e k\u00ebtij vendimi arbitrar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin e partis\u00eb, servilosja p\u00ebr pushtet nga Lulzim Bash\u00ebs me shok\u00eb, (p\u00ebr pushtetin q\u00eb sikur duket sdo ta marr\u00eb kurr\u00eb), administrat\u00ebs amerikane, i jep Berish\u00ebs fitoren e munguar morale, e shp\u00ebton at\u00eb, pavar\u00ebsisht a do jet\u00eb apo jo m\u00eb n\u00eb grupin parlamentar, pavar\u00ebsisht a do tja kthej\u00eb sovranitetin e pretenduar partis\u00eb dekomratike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama e vrau atin e tij politik Fatos Nanon, por&nbsp; e vrau fillimisht me argumentet e kund\u00ebrshtimit politik e pastaj n\u00eb kongreset e partis\u00eb dhe jo arbitrarisht si mundohet Lulzim Basha. Basha nuk e vrau atin politik, nuk \u00ebshte original, \u00ebshte kopje lider\u00ebsh, nuk ka aft\u00ebsi p\u00ebr ta vrar\u00eb babain politik. Ta vras\u00ebsh atin \u00ebsht\u00eb ta kund\u00ebrshtosh at\u00eb p\u00ebr politikat e d\u00ebmshme, t\u2019ja drejtosh gishtin e gabimit, ta mund\u00ebsh konform statutit t\u00eb partis\u00eb. Ky p\u00ebrjashtimi i k\u00ebtill\u00eb, i jodinjitoz, i kontribuesit&nbsp; me t\u00eb madh t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nga vet\u00eb krijesa e tij politike impotente, e humb partin\u00eb, e shnd\u00ebrron n\u00eb nj\u00eb leck\u00eb q\u00eb gjithkush i fuqish\u00ebm mund ta shantazhoj\u00eb me shpresen dhe premtimin p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet lideri i pamjaftuesh\u00ebm, humbesi serik i zgjedhjeve. Haruar se n\u00eb pushtet t\u00eb sjell vota e sovranit dhe jo karrigia e ambasador\u00ebve, ashtu si\u00e7 e solli Albin Kurtin vota e popullit, edhe pse karriget e ambasadave t\u00eb fuqishme ishin kund\u00ebr tij.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kryetari i Partis\u00eb Demokratike Shqiptare v\u00ebrtet\u00eb shkarkoi Ziadin Sel\u00ebn nga partia pasi ky i fundit filloi te vrase atin, por u d\u00ebshmua shkarkim i padenj\u00eb, sepse Ziadini filloi dhe e vrau atin politik me fakte dhe t\u00eb drejt\u00eb morale, se u detyrua te themeloj\u00eb parti t\u00eb re, por kryesisht e fillimisht me mbeshtet\u00ebsit e partis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>\u0401sht\u00eb shum\u00eb e padenj\u00eb q\u00eb figurat historike t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb po trajtohet aktualisht Berisha, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb gjykosh dik\u00eb me burg apo d\u00ebnim kapial, pa mbajtur gjykim, pa akuz\u00eb, pa mbrotje dhe pa gjyqtar\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb duartrokasin vendimin. Edhe m\u00eb e padenj\u00eb kur ky gjykim vjen nga servil\u00ebt e deridjesh\u00ebm, nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, ata q\u00eb kurr\u00eb sta kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe, ata q\u00eb tin\u00ebzisht kan\u00eb pritur momentin e litarit p\u00ebr fyti, p\u00ebr t\u00eb hequr t\u00eb par\u00ebt karrigen. Nga hiri i gjith\u00eb k\u00ebtij amoraliteti politik dhe natyre t\u00eb mbrapsht\u00eb njer\u00ebzore, del fitorja dhe b\u00ebhet shp\u00ebtimi i Sali Berish\u00ebs, minimalisht ajo morale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Sali Berisha p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte i humbur n\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb morale e institucionale p\u00ebr trazirat e 97-t\u00ebs, protest\u00ebn e p\u00ebrgjakshme t\u00eb 21 \u2013Janarit, shp\u00ebrthimin vras\u00ebs n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36618,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-36619","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36619"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36619"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36619\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36620,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36619\/revisions\/36620"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}