{"id":36753,"date":"2021-09-28T16:25:38","date_gmt":"2021-09-28T14:25:38","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=36753"},"modified":"2021-09-28T16:36:35","modified_gmt":"2021-09-28T14:36:35","slug":"kujtese-historike-sadri-kapiti-atdhetar-perbetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=36753","title":{"rendered":"Kujtes\u00eb historike, Sadri Kapiti &#8211; atdhetar\u00a0 p\u00ebrbetuar"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"648\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550-1024x648.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36754\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/?attachment_id=36754\" class=\"wp-image-36754\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550-1024x648.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550-300x190.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550-768x486.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210928_161550.jpg 1036w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga&nbsp;Bedri TAHIRI&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb heshtesh nuk do t\u00eb thot\u00eb se je memec,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>por q\u00eb refuzon t\u00eb flas\u00ebsh dhe kjo \u00ebsht\u00eb akoma e folur.<\/em> <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>(Sartri)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fjala popullore: Guri peshon r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vendin e vet, sikur nuk vleka gjithmon\u00eb e p\u00ebr \u00e7dokend. Jo, ore, jo. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e d\u00ebshmuan shqiptar\u00ebt e Sanxhakut t\u00eb Nishit. Ata, edhe pse u rrokullis\u00ebn nga vendi i vet, kudo q\u00eb vajt\u00ebn, nuk i zbehen aspak burr\u00ebrin\u00eb, bujarin\u00eb e trim\u00ebrin\u00eb, trash\u00ebguar nga st\u00ebrgjysh\u00ebrit e tyre atdhetar\u00eb. I till\u00eb qe edhe burri me nam, nacionalisti e atdhetari i p\u00ebrbetuar, q\u0451 kurr\u0451 nuk provoi n\u0451nshtrimin, Sadri Ibrahim Kapiti. Katundi Kapit (nga iliro-latinishtja q\u0451 ka kuptimin i kamur, fisnik). <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>F\u0451mij\u0451ria dhe rinia<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sadri Kapiti u lind m\u00eb 1915 n\u00eb Zallq t\u00eb Istogut. Rridhte nga nj\u00eb familje&nbsp;&nbsp;patriotike e ardhur andej nga rrethina e Preshev\u00ebs. Babai i tij, Ibrahimi, nj\u00eb ka\u00e7ak i rryer i koh\u00ebs s\u00eb Azem Galic\u00ebs, dhe axha Bajrami, poashtu nj\u00eb trim i madh, kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr serbo- malazezve n\u00eb Shkod\u00ebr. As Sadriu me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Baftijarin kurr\u00eb nuk u pajtuan me serbin e pabes\u00eb, i cili edhe i kishte d\u00ebbuar dhunsh\u00ebm nga trojet e veta st\u00ebrgjyshore n\u00eb vitet 1878\/1880, duke i l\u00ebn\u00eb pa plang\u00eb e pa sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>F\u00ebmij\u00ebria dhe rinia e k\u00ebtij djaloshi t\u00eb etur p\u00ebr liri ishin t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb moshatar\u00ebve t\u00eb tij; me skamje, me&nbsp;halle, me vuajtje, me mjerim. Gjithmon\u00eb t\u00eb ndjekur e t\u00eb p\u00ebrndjekur. Edhe n\u00eb truallin e ri, n\u00eb Kosov\u00eb, hasm\u00ebria me cerber\u00ebt karpatian\u00eb nuk u zbut fare. P\u00ebrkundrazi, ajo u thellua dhe u ashp\u00ebrsua edhe m\u00eb shum\u00eb. Zullumi i gjakpir\u00ebsve serbo-malazez\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i paduruesh\u00ebm.&nbsp;&nbsp;Me k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb rob\u00ebrie nuk mundi t\u00eb pajtohej kurr\u00ebsesi as Sadri Kapiti. Konfliktet e p\u00ebrditshme me kolonist\u00ebt serb\u00eb e malazez\u00eb e detyruan q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb matan\u00eb Alpeve Shqiptare. P\u00ebr \u00e7udi, edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e \u00ebnd\u00ebrruar, i p\u00ebrcoll\u00ebn zezonat. Regjimi i eg\u00ebr enverist ua b\u00ebri m\u00eb zi, i degdisi ku han\u00eb pula gur\u00eb,&nbsp;&nbsp;i maltretoi,&nbsp;&nbsp;i d\u00ebnoi,&nbsp;&nbsp;por kurr\u00eb nuk arriti t&#8217;i gjunj\u00ebzoj\u00eb. Fillimisht u vendos n\u00eb katundin Ahmetbejas t\u00eb rrethit t\u0451 Fierit. <\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, as aty nuk gjet\u00ebn fare qet\u00ebsi, andaj pas dy vitesh s\u00ebrish kthehen n\u00eb Kosov\u00eb, me shpres\u00eb se zjarri ishte shuar pak\u00ebz. Por, jo. Asgj\u00eb nuk kishte ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. Madje, ishte b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 m\u00eb keq. Kriminel\u00ebt serb\u00eb e malazez\u00eb nuk linin gj\u00eb pa b\u00ebr\u00eb mbi shqiptar\u00ebt e pambrojtur. \u00c7do dit\u00eb rrahje, maltretime, tortura, vrasje. <\/p>\n\n\n\n<p>As gjaku i shqiptarit autokton nuk mund t\u00eb b\u00ebhej uj\u00eb. Her\u00eb- her\u00eb ai ngrihej n\u00eb pik\u00ebn e vlimit. K\u00ebshtu, i v\u00ebllai i Sadriut, Bahtijar Kapiti, nj\u00eb trim q\u00eb t\u00eb merrte gjak n\u00eb vetull dhe vdekjes i thoshte pla\u00e7, nj\u00eb dit\u00eb ua hoqi qafesh kriminelin e pashpirt serb, Likrivaqa. Ishte pjes\u0451tar i rregullt i \u00e7et\u0451s s\u0451 trimit Nak Berisha. I ati i tyre, Hima, nd\u0451rroi tri gra derisa e mori Hyl\u0451n nga dera e fisme e luftatre, nga K\u0451rnina. K\u0451t\u0451 e d\u0451shmon edhe Qerim Rexhaj, kur shkruan: \u201dNak Berisha, i vet\u0451dijsh\u0451m p\u0451r rrug\u0451n q\u0451 kishte marr\u0451, paraprakisht familjen e tij e kishte strehuar te familja Kapiti n\u0451 fshatin Zall\u00e7 t\u0451 komun\u0451s s\u0451 Burimit.<a href=\"http:\/\/www.zemrashqiptare.net\/#_ftn1\">[1]<\/a>&nbsp;&nbsp;&nbsp;Dhe, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1939, u detyruan p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nisen drejt Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebsaj here u vendosen n\u00eb katundin Fllak\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo degdisje torturuese posht\u00eb e lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjeografin\u00eb shqiptare nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje atdhetare, e cila tashm\u00eb edhe ishte shtuar. N\u00eb jet\u00ebn private Sadriut i kishte ecur mir\u00eb e mbar\u00eb. Fatin e kishte lidhur me nj\u00eb mal\u00ebsore nga Gremniku i Klin\u00ebs, me Dinore Meh\u00eb Gashin K\u00ebtyre dy bashk\u00ebshort\u00ebve u linden tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb: Sylejmani, Fatmiri, Sk\u00ebnderi, Naimi, Ganiu, Lirija, Nadirja dhe Shefkija. T\u00eb gjendur midis kudhr\u00ebs dhe \u00e7ekanit, ata u b\u00ebn\u00eb tok dhe ia vun\u00eb gjoksin s\u00eb keqes, duke q\u00ebndruan t\u00eb pathyesh\u00ebm, mu si lisat e Kosov\u00ebs martire. V\u00ebllai i tij, Bahtijari, i d\u00ebnuar me vdekje nga UDB-ja jugosllave, p\u00ebr vrasjen e kriminelit serb Likrivaqa, edhe k\u00ebtu vuajti nj\u00ebzet vjet n\u00ebp\u00ebr Burrel e gjetiu.. <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bashk\u0451luft\u0451tar i Shaban Palluzh\u0451s<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sadriu si nj\u00eb nacionalist i p\u00ebrbetuar gjat\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak n\u00eb Tiran\u00eb rrahu nj\u00eb ofic\u00ebr dhe dy ushtar\u00eb italian\u00eb, sepse kishin ngacmuar dhe fyer disa femra shqiptare n\u00eb qytet. Q\u00eb nga aty e braktisi fare ushtrin\u00eb dhe n\u00eb vitin 1940, me v\u00ebllez\u00ebrit e vet, Baftiajarin dhe Sadikun u kthyen n\u00eb Istog, me shpres\u00eb se Trojet Etrnike Shqiptare u \u00e7liruan dhe u bashkuan. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe u lidh me forcat nacionaliste shqiptare dhe veproi hi\u00e7 pa u ndalur n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Mori pjes\u0451 n\u0451 luft\u0451rat dhe betejaat p\u0451r mbrojtjen e mysliman\u0451ve dhe shqiptar\u0451ve t\u0451 Sanxhakut e t\u0451 Kolashinit. Atje iu vra edhe i nipi, Sadiku, trupin e t\u0451 cilit nuk e la, por e barti n\u0451 shpin\u0451 deri n\u0451 vendlindje. M\u00eb von\u00eb u inkuadrua n\u00eb Brigad\u00ebn e tribunit Shaban Palluzha. Heroizmi dhe trim\u00ebrit\u00eb e tij u pan\u00eb n\u00eb \u00e7do betej\u00eb e n\u00eb \u00e7do aksion luftarak, andaj p\u00ebrher\u00eb lavd\u00ebrohej e \u00e7mohej nga shok\u00ebt dhe epror\u00ebt ushtarak\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1944 Shqip\u00ebria u \u00e7lirua cep m\u00eb cep, mir\u00ebpo armiku duhej shporrur edhe p\u00ebrtej Jugosllavis\u00eb. Partizan\u00ebt shqiptar\u00eb u vun\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb tij. Sadri Kapiti, i cili mendjen e kishte p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Kosov\u00ebn dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb dashur, q\u00eb p\u00ebrher\u00eb i mbante n\u00eb zem\u00ebr. Ai nuk vajti m\u00eb tutje por u ndal n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur trojet st\u00ebrgjyshore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrleshje me serbo\u00e7etnik\u00eb Sadriu plagoset r\u00ebnd\u00eb n\u00eb shpatull\u00ebn e majt\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb. Pasi e merr ndihm\u00ebn e par\u00eb n\u00eb spitalet fushore, d\u00ebrgohet n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs, ku kishte plot partizan\u00eb. Dreq, o pun\u00eb! Aty, si\u00e7 rr\u00ebfente m\u00eb von\u00eb vet\u00eb Sadriu, u ra n\u00eb sy spiujve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe desh\u00ebn ta mbysnin. Me ndihm\u00ebn e miqve dhe dashamir\u00ebve t\u00eb vet q\u00eb ishin partizan\u00eb nga Shqip\u00ebria, gjegj\u00ebsisht nga Mallkastra, t\u00eb cil\u00ebt e njihnin mir\u00eb, arrin q\u00eb ilegalisht t\u00eb largohet nga aty dhe t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00eb spitalin e Tiran\u00ebs. Aty, gjat\u00eb bised\u00ebs me nj\u00eb ofic\u00ebr t\u00eb lart\u00eb shqiptar, u tregoi sakt\u00eb se kush ishin dhe se sa antishqiptar\u00eb ishin serbosllav\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po b\u00ebnin k\u00ebrdi mbi popullat\u00ebn shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. Oficeri iu afrua ngadal\u00eb dhe i tha:&#8221;K\u00ebt\u00eb q\u00eb ma the mua mos ia thuaj tjet\u00ebrkujt, sepse k\u00ebta kan\u00eb nj\u00eb ide me partizan\u00ebt jugosllav\u00eb dhe ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb zi se ata. P\u00ebr ta ju jeni ballist\u00eb dhe nacionalist\u00eb&#8221;,- kujtojn\u00eb sot f\u00ebmij\u00ebt e tij, ve\u00e7an\u0451risht Sk\u0451nderi, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se po t\u00eb ishte ai gjall\u00eb,&nbsp;&nbsp;do t\u00eb kishit mund\u00ebsi ta shkruanit nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr ato ngjarje e q\u00eb mjerisht ne nuk sh\u00ebnuam asgj\u00eb, meq\u00eb nuk besohej nga askush se do t\u00eb ndryshohej realiteti i censuaruar nga komunizmi k\u0451tej e andej kufirit dhe Kosova do t\u00eb \u00e7lirohej nga UCK-ja dhe NATO-ja, nen drejtimin e SHBA- ve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas gjasht\u00eb muajsh erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri edhe Bahtijari, e m\u00eb pas Sadiku me familjet e tre v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sa ishin n\u00eb Zall\u00e7, forcat e OZN-s\u00eb erdh\u00ebn dhe e arrestuan Sadikun. E dija se do ta pushkatonin, andaj kriminelit q\u00eb e njihja e q\u00eb ishte poashtu nga katundi yn\u00eb, i thash\u00eb:&nbsp;Po&nbsp;e gjeti gj\u00eb Sadikun, Sadriu dhe Baftijari do t\u00eb t\u00eb vrasin ty, sepse ata jan\u00eb kendejpari. Ai u frik\u0451sua dhe e liroi, por t\u00eb nes\u00ebrmen me qerre kuajsh na p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebsaj here u vendosem n\u00eb Qerret t\u00eb Durr\u00ebsit, ku kishte plot kosovar\u00eb, &#8211; rr\u00ebfen sot e shoqja, Dinorja, cila, mjerisht nuk d\u0451gjon mir\u0451, se p\u0451rndryshe ka njohuri t\u0451 shumta p\u0451r ato ngjarje.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb vitin 1949 kemi jetuar n\u00eb gjysm\u00eb ilegalitet, sepse druheshim q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllazerim- bashkimit mund t\u0451 na kthenin n\u00eb Jugosllavin\u0451 e at\u0451hershme e ku, sigurisht, na&nbsp;&nbsp;priste ekzekutimi. Vet\u0451 Sadriu&nbsp;&nbsp;rronte n\u0451p\u0451r shkurret, q\u0451 at\u0451bot\u0451 ishin t\u0451 pa\u00e7elura t\u0451 rrethin\u0451s s\u0451 Durr\u0451sit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sadri Kapiti nuk e rrudhte goj\u0451n para padrejt\u0451sive, pavar\u0451sisht q\u0451 mund t\u0451 p\u0451sonte. K\u0451shtu, kur erdhi nj\u0451 delegacion i lart\u0451 rus, m\u0451 1953, pushtetar\u0451t erdh\u0451n t\u0451 Sadriu p\u0451r t\u2019ia k\u0451rkuar nj\u0451 qengj t\u0451 madh p\u0451r t\u2019ua prer\u0451. Ky, jo q\u0451 nuk ua dha, por u tha:Jo ore, ata meritojn\u0451 plumba!!! Nd\u0451rkaq kur u prish\u0451m me Jugosllavin\u0451 dhe u lidh\u0451m me Rusin\u0451, ai shprehej hapur:&nbsp;Ore, keni par\u0451 ju, u prish\u0451m me djalin e u<br>pajtuam me bab\u0451n!!! <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Edhe n\u00eb varr me plag\u00eb n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Koha ecte me hapa ujku e plag\u00ebt e luft\u00ebtarit t\u00eb liris\u00eb sh\u00ebroheshin ngadal\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb ai u kthye n\u00eb gjirin e ngroht\u00eb familjar, n\u00eb Fllak\u00eb. Si\u00e7 duket, i zhg\u0451njyer e i pak\u00ebnaqur me sistemin e koh\u00ebs, i la t\u00eb gjitha m\u00ebnjan\u00eb dhe nisi t\u00eb merrej me bujq\u00ebsi. Vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij u shp\u00ebrngul n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb mendjen e tij i sillej v\u00ebrdall\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr: KOSOVA! N\u00eb \u00e7do kuvend burrash Sadriu shprehej: &#8220;Kryet m\u00eb ka lindur n\u00eb Kosov\u00eb, trupi m&#8217;u burr\u00ebrua n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nan\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb fisi jon\u00eb ka derdhur gjak me ok\u00eb, po nuk mujta me e pa Kosov\u00ebn e lir\u00eb, t\u00eb g\u00ebzueme, pa barr\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, pa serb\u00eb me lloj-lloj shirita e spaleta mbi supe e me kamzhik nd\u00ebr duar. Kosova \u00ebsht\u00eb kreshnike me burra t\u00eb men\u00e7ur e trima, ka edhe ferra me gjemba, porse m\u00eb shum\u00eb ka lisa q\u00eb i p\u00ebrballin stuhive dhe nj\u00eb dit\u00eb ka p\u00ebr ta par\u00eb veten t\u00eb lul\u00ebzuar dhe krenare, me burra m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Arb\u00ebrit. Lum kush ta shikoj\u00eb e ta g\u00ebzoj\u00eb, more lum miku!&#8221;.<a href=\"http:\/\/www.zemrashqiptare.net\/#_ftn2\">[2]<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Sadri Kapiti nd\u0451rroi jet\u0451 m\u00eb 7 janar 1997. I p\u0451rcjell nga familjar\u0451t e farefisi u varros n\u00eb Rrashbull. I mbylli syt\u00eb me plag\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr se nuk arriti ta shoh Kosov\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb bashkuar me Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00ebm\u00eb, por profecit\u00eb e tij dol\u00ebn, \u00ebnd\u00ebrrat iu realizuan. Lisat e Kosov\u00ebs suksessh\u00ebm p\u00ebrballuan stuhit\u00eb dhe rr\u00ebbeshet e barbaris\u00eb serbe. Ata ishin luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, ishin trimat e U\u00c7K- s\u00eb, n\u00eb krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Sadri Kapiti ka qen\u00eb burr\u00eb mbi burra. K\u00ebnaq fakti q\u00eb edhe t\u00eb bijt\u00eb ndoqen besnik\u00ebrisht rrug\u00ebn e tij&#8221;- thot\u00eb z.&nbsp;<strong><em>Qemal Man\u00e7e,<\/em><\/strong>&nbsp;kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Invalid\u00ebve t\u00eb LAN\u00c7-it p\u00ebr rrethin e Durr\u00ebsit. <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb propozim i q\u00eblluar q\u00eb duhet realizuar!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 14 shtator 2007, n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb Muzeut Historik t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb promovimin e librit tim (Bedri Tahirit) &#8220;Nga Shqip\u00ebria n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit: krijues, artist\u00eb, politikan\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues shoqatash e sindikatash, ushtarak\u00eb e deputet\u00eb, klerik\u00eb fetar\u00eb e t\u00eb p\u00ebrndjekur si dhe vet\u00eb princi i ri, Leka Zogu II, dol\u00ebn me propozimin: &#8220;<strong>Sadri Kapiti dhe familja e tij t\u00eb dekorohen dhe t\u00eb marrin statut special nga shteti si familje atdhetare<\/strong>&#8220;!<br><br>Nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Shoqata e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare t\u0451 Shqip\u0451ris\u0451 n\u00eb krye me z. Qemal Man\u00e7e dhe Shoqata atdhetare &#8220;KOSOVA&#8221;.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u0451 nj\u0451jtin propozim ka marr\u0451 kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeminstri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi nga M\u0451rgata shqiptare n\u0451 Austri, Finland\u0451 dhe Suedi si dhe nga Shoqata e t\u0451 Burgosurve Politik\u0451 t\u0451 Kosov\u0451s <strong>p\u0451r kontributin e dh\u0451n\u0451 n\u0451 \u00e7\u0451shtjen komb\u0451tare shqiptare, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr vendosjen e demokracis\u0451 n\u0451 Shqip\u0451ri.<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe un\u00eb, personalisht, duke q\u00ebmtuar n\u00eb historin\u00eb e bujshme t\u00eb k\u00ebsaj familjeje me tradita atdhetarie, nxora p\u00ebrfundime t\u00eb nj\u00ebjta se, v\u00ebrtet, Sadri Kapiti dhe familja e tij meritojn\u00eb nj\u00eb tretman t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga shteti shqiptar&nbsp; dhe nga Kosova, ashtu si\u00e7 meriton edhe hotel &#8220;DRENICA&#8221;, ku u b\u00eb pritja dhe p\u00ebrcjellja e mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vinin nga luksi p\u00ebrendimor dhe shkonin drejt vdekjes n\u00eb Kosov\u00ebn e gjakosur nga barbar\u0451t, t\u00eb shpallet &#8220;SHT\u00cbPI MUZE&#8221;! T\u0451 mos harrojm\u0451, emrin DRENICA ia kishin l\u0451n\u0451 mu p\u0451r hat\u0451r t\u0451 Sadriut, sepse e \u00e7monte shum\u0451 ket\u0451 trev\u0451 luftarake. Emrin Drenic\u0451 e ka edhe nj\u0451 mbes\u0451 e tij, bija e Armata Shoshit, e cila lindi dit\u0451n q\u0451 filluan bombardimet e NATO-s\u0451 mbi Serbin\u0451. <\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Besoj dhe shpresoj shum\u00eb s\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, forcat e reja demokratike shqiptare do t&#8217;i \u00e7mojn\u00eb drejt k\u00ebto vlera atdhetare dhe do t&#8217;i realizojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkes\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb arsyeshme!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb i m\u00ebn\u00e7ur do ta nderoj\u00eb edhe vet\u00eb shtetin shqiptar, sepse nuk thuhet kot:&nbsp;Kush&nbsp;nderon histori\u00eb, krijon ardhm\u00ebrin\u00eb!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>Kosov\u00eb, 08 07 2011<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga&nbsp;Bedri TAHIRI&nbsp; T\u00eb heshtesh nuk do t\u00eb thot\u00eb se je memec, por q\u00eb refuzon t\u00eb flas\u00ebsh dhe kjo \u00ebsht\u00eb akoma e folur. (Sartri) Fjala popullore: Guri peshon r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vendin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36754,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-36753","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36753"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36753"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36753\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36764,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36753\/revisions\/36764"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}