{"id":36805,"date":"2021-10-04T16:42:36","date_gmt":"2021-10-04T14:42:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=36805"},"modified":"2021-10-04T17:07:15","modified_gmt":"2021-10-04T15:07:15","slug":"triumfi-kombit-i-skender-kapitit-projekt-per-bashkim-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=36805","title":{"rendered":"\u201cTRIUMFI KOMBIT\u201d i Sk\u00ebnder Kapitit- PROJEKT p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"880\" height=\"545\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36807\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/opinionanaliza\/triumfi-kombit-i-skender-kapitit-projekt-per-bashkim-kombetar\/attachment\/screenshot_20211004_164328\/\" class=\"wp-image-36807\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg 880w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328-300x186.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328-768x476.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 880px) 100vw, 880px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Bedri TAHIRI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Libri \u201cTRIUMFI I KOMBIT\u201d&nbsp; i Sk\u0451nder Sadri Kapitit p\u00ebrmban shkrime t\u0451 thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi t\u0451 gjitha udh\u0451rr\u0451fyese p\u0451r t\u0451 dal\u0451 nga kaosi aktual e p\u0451r t\u0451 ecur drejt bashkimit komb\u0451tar. Brenda kop\u00ebrtinave t\u00eb k\u00ebtij libri lexuesi kureshtar do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb me sfidat dhe prap\u00ebsit\u00eb e saj q\u00eb nuk na u shqit\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Me fjal\u0451 tjera \u0451sht\u0451 ky nj\u0451 program i qart\u0451 p\u0451r t\u0451 gjitha partit\u0451 e reja progresive q\u0451 synojn\u0451 ta shp\u0451tojn\u0451 kombin nga shkap\u0451rderdhja e zhb\u0451rja.<\/p>\n\n\n\n<p>Autori Sk\u0451nder Sadri Kapiti, me nj\u00eb guxim t\u00eb papar\u00eb intelektual u kund\u00ebrvihet dukurive negative t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, q\u00eb her\u00eb- her\u00eb, sikur e humb toruan dhe, gati pavet\u00ebdijsh\u00ebm, bie n\u00eb situate t\u00eb palakmueshme, duke r\u00ebn\u00eb pre e orekseve t\u00eb s\u00ebmura t\u00eb prij\u0451sve t\u00eb vet\u2026Pena e tij e mpreht\u0451 nuk kursen ask\u00ebnd, as edhe t\u00eb par\u00ebt e vendit e t\u0451 partive politike, kua ata shkojn\u00eb larg e larg dhe cenojn\u00eb historin\u00eb tone.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Autori q\u0451 n\u0451 fillim te Librit&nbsp; thot\u0451:\u201d<em>Realiteti, faktet, argumentet dhe pasojat duhen studiuar, gjykuar e vler\u00ebsuar ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb peshohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gabojm\u00eb sa m\u00eb pak, t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebrisim gabimet tona po t\u00eb korrigjohemi e p\u00ebrmir\u00ebsohemi p\u00ebr n\u00eb t\u00eb mir\u00eb si individualisht dhe komb\u00ebtarisht.<\/em><strong><em><br><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Popujt b\u00ebhen kombe t\u00eb fort\u00eb kur ata men\u00e7urohen dhe jan\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm e t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur e sfiduar v\u00ebshtir\u00ebsit\u0451, padrejt\u00ebsit\u00eb, intrigat dhe jo t\u00eb binden, t\u2019u n\u00ebnshtrohen dhe t\u00eb pajtohen me t\u00eb keqen. Po vet\u00ebm nga frikacak\u00ebt, t\u0451 shtirurit, servil\u00ebt, hipokrit\u0451t dhe ata q\u00eb shiten e blihen lir\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb interes t\u00eb ul\u00ebt nga pushteti e tradhtia, ata q\u00eb shesin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, intelektin e personalitetin, nga ata \u00e7far\u00eb nuk pritet si e keqe.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb komunitet ka t\u00eb till\u00eb me shumic\u00eb at\u00ebher\u0451 jo vet\u00ebm demokracia po dhe shteti e kombi jan\u00eb t\u00eb rrezikuar, e n\u0451 qoft\u0451 se n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb till\u00ebt jan\u00eb me pakic\u00eb duhet treguar shum\u00eb v\u00ebmendje, kujdes e maturi q\u00eb t\u00eb mos i v\u00ebm\u00eb n\u00eb krye p\u00ebr t\u00eb na udh\u00ebhequr.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Kushtetuta e mir\u00eb, qeverisja e mir\u00eb dhe drejt\u00ebsia e zbatuar mir\u00eb formon shtetin e mir\u00eb ligjor dhe e b\u00ebn kombin patriot, t\u00eb edukuar e t\u00eb mir\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Realiteti yn\u00eb tregon se jemi shum\u00eb larg dhe prandaj k\u00ebrkohet ndryshimi dhe ndryshimin e b\u00ebn vullneti dhe men\u00e7uria e popullit, sepse populli nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb i korruptuar, por kur mashtrohet e g\u00ebnjehet me dogma e hipokrizin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb keqe duket sikur e pranon at\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionalizmi, triumfi i kombit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krijimin e shtetit t\u00eb bashkuar komb\u00ebtar, me lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare, me t\u00eb drejtat civile, juridike, politike e shoq\u00ebrore t\u00eb qytetar\u00ebve; ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pacenueshm\u00ebrin\u00eb territoriale, me unitetin e q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb politike, ligjore e sociale br\u00ebndekomb\u00ebtare dhe me njohje e respekt reciprok n\u00eb marrdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nacionalizmi modern \u00ebsht\u00eb i lidhur me demokracin\u0451 dhe demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq at\u00ebher\u0451 shumica e njer\u00ebzve b\u00ebhen t\u00eb korruptuar dhe n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb shoq\u00ebrore zor se triumfon e drejta, e v\u00ebrteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturp\u00ebsia dhe amoraliteti q\u00eb vijn\u00eb nga keqfunksionimi politik dhe degradimi i demokracis\u00eb dhe nga korrupsioni shfryt\u00ebzojn\u00eb jet\u00ebn, sakrific\u00ebn, mundin dhe fatin e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr interesa personale.<\/p>\n\n\n\n<p>Njeriu, populli, kombi dhe t\u00eb dy shtetet tona jan\u00eb realitete q\u00eb vazhdimisht k\u00ebrkojn\u00eb rritje t\u00eb edukimit, profesionalizmit, progresit, mir\u00ebq\u00ebnies e konsolidimit p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar nderin, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb, lavdin\u00eb e krenarin\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb arrir\u00eb k\u00ebt\u00eb nevojitet \u00e7rr\u00ebnjosja e kultur\u0451s s\u00eb mosbesimit tek vetvetja jon\u00eb, tek ligji, tek drejt\u00ebsia e qeverisja duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosim kultur\u00ebn patriarkaliste, egoiste e autokraticiste; kultur\u00ebn e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe ekonomik, duke nd\u00ebrtuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fund monopolit politik dhe pengmarrjes s\u00eb sovranitetit t\u00eb individit, popullit dhe shtetit p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale etj. q\u00eb jan\u00eb privuar sot nga monopoli politik i klas\u00ebs sunduese q\u00eb pavar\u00ebsisht alternimeve t\u00eb pushtetit trash\u00ebgojn\u00eb nga nj\u00ebra- tjetra t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fizionomi e p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb partive t\u00eb regjimit, t\u00eb pushtetit korruptiv e kund\u00ebrpublik.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimit komb\u00ebtar i paraprin\u0451 sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor e gjith\u00ebdimensional brendashqiptar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb mbi interesat personale miope, meskine e personale t\u00eb politikan\u00ebve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si komb potencojm\u00eb burime kapitale e natyrore dhe aft\u00ebsi e kapacitete mendore, fizike e patriotike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke q\u00ebn\u00eb superiore ndaj atyre q\u00eb nuk na duan e urrejn\u00eb madje dhe vet\u00eb urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si k\u00ebrc\u00ebnim dhe prandaj historikisht ata si sllav\u00eb e grek\u00eb kan\u00eb shpifur, intriguar, lobuar e p\u00ebrdorur paran\u00eb; kan\u00eb p\u0451rdorur dhe dhun\u00ebn e genocidin kund\u00ebr popullit ton\u00eb, dhe sot e n\u00eb vazhdim\u00ebsi do t\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb na pengojn\u00eb e p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb t\u00eb triumfit komb\u00ebtar po do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb disfat\u00ebn se koha \u00ebsht\u00eb me ne dhe ne po b\u00ebhemi m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ata.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u0451 politik\u0451n 20 vje\u00e7are t\u0451 tranzicionit n\u0451 Shqip\u0451ri kemi d\u0451gjuar prej saj edhe fjal\u0451 bombastike p\u0451r patriotizmin dhe kombin, q\u0451 nuk jan\u0451 gj\u0451 tjet\u0451r dhe q\u0451 nuk kan\u0451 q\u0451llim tjet\u0451r ve\u00e7se si tymnaja p\u0451r t\u0451 mbuluar d\u0451shtimet dhe egoizmin tin\u0451zar p\u0451r t\u0451 marr\u0451 e rr\u0451mbyer pushtet. \u0401sht\u0451 hipokrizi q\u0451 n\u0451 em\u0451r t\u0451 kombit dhe integrimit t\u0451 p\u0451rpiqesh p\u0451r t\u0451 legjitimuar vjedhjen e vot\u0451s s\u0451 tij, korrupsionin dhe fatkeq\u0451sit\u0451 e shkaktuara popullit nga paaft\u0451sia, pap\u0451rgjegjshm\u0451ria dhe abuzimi; t\u0451 p\u0451rpiqesh q\u0451 t\u0451 legjitimosh uzurpimin, tensionet e presionet mbi kund\u0451rshtar\u0451t politik\u0451, t\u0451 drejt\u0451n, median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionalizmi \u0451sht\u0451 legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>Kombi yn\u0451 ka mbijetuar, sepse \u0451sht\u0451 nj\u0451 komb vital, i fort\u0451 dhe dinamik megjith\u0451se i lodhur dhe i p\u0451r\u00e7ar\u0451 ai ka triumfuar mbi sfidat dhe v\u0451shtir\u0451sit\u0451 e m\u0451dha, sepse n\u0451 rrethana vendimtare i kan\u0451 dal\u0451 n\u0451 krye atdhetar\u0451 largpam\u0451s q\u0451 kan\u0451 kontribuar me gjith\u00e7ka kan\u0451 pasur p\u0451r popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e n\u0451 vazhdim\u0451si k\u0451rkohet q\u0451 element\u0451t patriot\u0451 t\u0451 kontribuojn\u0451 sa t\u0451 munden q\u0451 t\u0451 mos e l\u0451n\u0451 q\u0451 populli t\u0451 bj\u0451r\u0451 pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe t\u0451 t\u0451 k\u00ebqijave politike e korruptive e atyre q\u0451 kontrobandojn\u0451 me interesat e kombit dhe t\u0451 atdheut p\u0451r p\u0451rfitime pushteti e politike dhe q\u0451 t\u0451 mos bjer\u0451 pre e \u00e7oroditjes q\u0451 vjen nga d\u00ebshp\u00ebrimi i politik\u0451s q\u0451 nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.<\/p>\n\n\n\n<p>Njeriu egoist e mendjemadh q\u00eb nuk ka aft\u00ebsi t\u00eb mira dhe cil\u00ebsi personale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me instiktin dhe synimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shk\u00eblqim e lavdi flet shum\u00eb p\u00ebr kombin e lavdin\u00eb e tij, p\u00ebrpiqet t\u00eb rishkruaj\u00eb historin\u00eb si mercenar\u00eb apo sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb oborrit fabrikojn\u00eb kultin e heroit apo shp\u00ebtimtarit, organizojn\u00eb tubime shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e me luks dekorativ mashtrues me ngjyrime flamujsh e parullash p\u00ebr lavdin\u00eb e heroit t\u00eb rrem\u00eb, i cili m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr vet\u00ebmashtrohet se po hyn triumfalisht n\u00eb tempullin e lavdis\u00eb, po q\u00eb me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vend p\u00ebr lavdin\u00eb e rreme dhe t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt; p\u00ebr marr\u00ebzin\u00eb e tradhtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb tradit\u00ebn ton\u00eb politike, qoft\u00eb si qeverisje oborri n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb shqiptare, si politik\u00eb regjimi diktatoriale n\u00eb komuniz\u00ebm dhe q\u00eb ka kulmuar, si politik\u00eb klani e grupazhi tejmase korrupsioni n\u00eb k\u00ebto vite postkomuniz\u00ebm, forma e qeverisjes s\u00eb institucionalizuar e grupit apo klik\u00ebs s\u00eb interesit, e nepotizmit dhe klientelizmit. Ky pushtet i sot\u00ebm dhe kjo politik\u00eb nuk ka as vizion, as program e as interesa p\u00ebr zhvillim e integrim dhe funksionon mir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e njer\u00ebzve q\u00eb i bashkojn\u00eb interesi i ngusht\u00eb i pushtetit, privilegjit, korrupsionit dhe i paras\u00eb kudo q\u00eb lindin e mbarten, si n\u00eb qeveri, ministri e dikastere t\u00eb sistemit. K\u00ebto interesa grupale kontrollojn\u00eb, drejtojn\u00eb dhe kufizojn\u00eb qeverisjen, ligjin dhe drejt\u00ebsin\u00eb dhe guxojn\u00eb e b\u00ebjn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb; jan\u00eb grupe q\u00eb kontrollojn\u00eb veprimtarin\u00eb ekonomike, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e klientelizmit favorizues nga nj\u00ebra an\u00eb dhe presionin, k\u00ebrc\u00ebnimin e gjobat p\u00ebr mediat, individ\u00ebt dhe bizneset q\u00eb nuk financojn\u00eb e nuk lobojn\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo qeverisje e k\u00ebtij koalicioni, si qeverisje q\u00eb ka institucionalizuar n\u00eb perfeksion politik\u00ebn e interesit t\u00eb do ai p\u00ebr t\u2019ia faturuar vetes pothuajse, se gjith\u00e7ka e mir\u00eb p\u00ebr popullin fillon vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn dhe me sundimin e tij. K\u00ebta tipa pushtetari t\u00eb etur dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga deliri, lavdia pa merit\u00eb dhe p\u00ebr pushtet shfryt\u00ebzojn\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e burimet e pushtetit dhe me ndihm\u00ebn e shpur\u00ebs servile rreth tij, intelektual\u00ebsh mediok\u00ebr, median, analist\u00ebsh, historian\u00ebsh manipulator\u00eb e falsfikator\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet te klanit e klik\u00ebs ka krijuar monopole n\u00eb ekonomi, politik\u00eb, tregti, privatizime, tenderime, n\u00eb pun\u00ebsim publik dhe madje dhe n\u00eb administrim t\u00eb pronave e parave t\u00eb paligjshme e deri n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb kontroll t\u00eb tatimeve, doganave dhe gjyq\u00ebsorin gj\u00eb e cila e ka kompromentuar r\u00ebnd\u00eb demokracin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sovranitetin komb\u00ebtar. K\u00ebt\u00eb lloj politike qeverisjeje t\u0451 trash\u00ebguar dhe q\u0451 sundon Shqip\u0451rin\u0451 duhet nd\u00ebshkuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb politike t\u00eb pastrohet nga kjo kultur\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme politike, korruptive, t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, kund\u00ebrpatriotike dhe antiintegruese q\u0451 po e infekton politik\u0451n shqiptare kudo n\u0451 trojet e saja.<\/p>\n\n\n\n<p>Konsolidimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb liria e bashkimi komb\u00ebtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. Kombi duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb tilla, inisiativa e reforma t\u00eb pand\u00ebrprera dhe p\u00ebr vizionin e shekullit t\u00eb ri. KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik q\u00eb dtth afirmim, krenari, personalitet e identitet, demokracitet e mir\u00ebq\u00ebnie; t\u00eb pranoj\u00eb e respektoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt po dhe t\u00eb pranohet e respektohet prej t\u00eb tjer\u00ebve. Globalizimi presupozon t\u00eb kryer pro\u00e7esin nacional q\u00eb ka filluar 300 vjet m\u00eb par\u00eb me krijimin e shtetkombeve, mir\u00ebpo kombet q\u00eb nuk e kan\u00eb realizuar akoma integrimin demokratik shoq\u00ebror dhe bashkimin komb\u00ebtar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kombi yn\u00eb duhet t\u00eb bejm\u00eb kujdes se globalizimi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e kombeve t\u00eb perparura e t\u00eb zhvilluara dhe s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne p\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin komb\u00ebtar duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb avantazhet e globalizimit e t\u00eb drejt\u00ebn nderkomb\u00ebtare t\u00eb popujve p\u00ebr vetvendosje si dhe parimin universal t\u00eb lirive e t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ku NATO n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre nd\u00ebrhyri p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr Bashkimin Komb\u00ebtar duhet t\u00eb punojm\u00eb ne, ta k\u00ebrkojm\u00eb se nuk vjen vetvetish\u00ebm ashtu si\u00e7 nuk erdhi vet\u0451vetish\u00ebm as Pavar\u0451sia e Kosov\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegjsohemi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrjetshme t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb nacionale q\u00eb jan\u00eb personaliteti dhe identiteti yn\u00eb, siguria e mir\u00ebq\u00ebnia jon\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi nuk nevojitet vet\u00ebm retorika shterp\u00eb dhe speculative me termin komb q\u00eb b\u00ebn politika e sotme dh\u00eb q\u00eb nuk ka as p\u00ebrkushtimin, as d\u00ebshir\u00ebn e as vizionin p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar por ndoshta t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn po. Q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb sot p\u00ebr realizimin e bashkimit komb\u00ebtar nuk k\u00ebrkohet sulm e as lufte por realizimi i legjitimitetit demokratik, ai i realizimit t\u00eb tre gj\u00ebndjeve t\u00eb sovranitetit n\u00eb t\u00eb dy shtetet: sovranitetin e individit, t\u00eb popullit e t\u00eb shtetit dhe t\u00eb legjitimitetit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Bashkimit komb\u00ebtar si i pashmangsh\u00ebm k\u00ebrkon nga kombi yn\u00eb aktivizim e pjesmarrje politike , poziconim k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs,vizionar e strat\u00ebgjik p\u00ebr bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mir\u00ebq\u00ebnie, realizim vlerash e standartesh demokratike, nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb e moderne n\u00eb realitetin global t\u00eb sot\u00ebm. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto duhet q\u00eb politika t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegjsit\u00eb duke qen\u00eb transparente, e ndeshme, e hapur n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur ku politikb\u00ebrja dhe politikat t\u00eb angazhoje shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb pand\u00ebrprera, k\u00ebrkohet luft\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, k\u00ebrkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.<br>Triumfi i kombit \u00ebsht\u00eb i lidhur me ndjesin\u00eb, krenarin\u00eb e shpirtin komb\u00ebtar,po nuk \u00ebsht\u00eb e mjatueshme vet\u00ebm kjo, po ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me idealet e vlerat si ato t\u00eb liris\u00eb, pun\u00ebs, pron\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, siguris\u00eb sociale etj, madje shum\u00eb kombe moderne formimit t\u00eb tyre i dedikohen k\u00ebtyre vlerave; nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin nd\u00ebrkomb\u00ebtar kombi realizon sigurin\u00eb, barazin\u00eb, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnj\u00eb lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi t\u00eb cilat politika e sotme e pushtetit n\u00eb t\u00eb dy shtetet nuk i ka, dhe p\u00ebr t\u00eb aspirata komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb as retorik\u00eb madje.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika shqiptare e pushtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karakatin\u00eb politike e trash\u00ebguar dhe e rind\u00ebrtuar mbi themele hat\u00ebrll\u00ebku, xhambazll\u00ebku, miq\u00ebsirash e interesash t\u00eb pandershme p\u00ebrfitimesh e servilizmash prej s\u00eb cil\u00ebs g\u00eblojn\u00eb mashtrimi, tradh\u00ebtia e korrupsioni; politik\u00eb q\u00eb buron nga legjitimiteti autokratik, i krijuar e fabrikuar duke imponuar e manipuluar opinionin dhe vullnetin e t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb funksion t\u00eb egoizm\u00ebs dhe kultit t\u00eb individid duke p\u00ebrjashtuar legjitimitetin demokratik t\u00eb pushtetit ligjor. Autokracit\u00eb kudoshqiptare politike, shoq\u00ebrore e pushtetore, vendore e shtet\u00ebrore jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjeve dhe mosrealizimeve komb\u00ebtare,demokratike e integruese, pasi ato shohin ngusht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesa personale pushteti e pasurore q\u00eb edhe personalitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare shpeshhere dhe publikisht e kan\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb paturp\u00ebsi t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri prej s\u00eb cil\u00ebs infektohet pastaj dhe ajo n\u00eb Kosov\u00eb e ajo shqiptare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e papranueshme dhe antikomb\u00ebtare q\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e sotme t\u00eb demokracis\u00eb globale k\u00ebto q\u00eb cituam dhe fryma akoma kanunore, bajraktareske, krahinore dhe egoizmi i eg\u00ebr p\u00ebr pushtet i koh\u00ebve paramoderne t\u00eb pengoj\u00eb e t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb personalitetin e individit, legjitimitetin popullor, shtetin ligjor e p\u00ebr pasoj\u00eb dhe Kombbashkimin. E pavar\u0451sisht k\u00ebtyre bashkimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm sepse:<\/p>\n\n\n\n<p>a) vet\u00eb zhvillimi edukativ,ekonomik e politik,kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i k\u00ebrkon bashk\u00ebkombasve tan\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb dhe krenarin\u00eb e lidhur me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe ndaj shtetkombit t\u00eb bashkuar. Kjo e b\u00ebn qytetarin shqiptar qe t\u00eb mos ndjehet subjekt i krer\u00ebve politik e t\u00eb pushtetit, t\u00eb krahinizmave,ideologjizmave e dogmave, por t\u00eb ndjehet si qytetar i kombit t\u00eb vet i denj\u00eb e i barabart\u00eb dhe me personalitet;<\/p>\n\n\n\n<p>b) nd\u00ebrgjegj\u0451simi patriotik, qytetar, politik e ligjor t\u00eb q\u00ebndrimit individual, t\u00eb vlerave komb\u00ebtare e universale e t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjithshme kan\u00eb zbutur dasit\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjet politike, fanatizmat e besnik\u00ebrit\u00eb krahinore e partizane dhe egoizmat t\u00eb cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb konstatuar madje dhe institucione e personalitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe e kan\u00eb deklaruar shum\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb si shkaktare t\u00eb mosintegrimit s\u00eb bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare n\u00eb Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varf\u00ebri, konflikt, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e paq\u00ebndrueshm\u00ebri e jo me te interesohet apo t\u0451 punoj\u0451 p\u0451r bashkimin e kombit dhe k\u00ebshtu po shkon edhe n\u00eb 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>c) pavar\u00ebsisht politik\u00ebs, Bashkimi i Kombit \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe l\u00ebvizet drejt triumfit t\u00eb tij, sepse interesi komb\u00ebtar i gjithqytetareve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh dhe m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7do lloj interesi politik e pushteti personal, t\u00eb t\u00eb pasurve, monopoleve, grupeve e partive,<\/p>\n\n\n\n<p>d) epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mund\u00ebsite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike n\u00ebn suaz\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popujve p\u00ebr vetvendosje dhe t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave universale t\u00eb njeriut q\u00eb motivuan bot\u00ebn moderne t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb edhe ushtarakisht p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, \u00e7lirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale q\u00eb dhunonin lirit\u00eb e t\u00eb drejtat njer\u00ebzore. Pro\u00e7eset globale sot bot\u00ebs i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fizionomin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie globale me organizatat shum\u00ebkomb\u00ebshe joqeveritare, me organizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ekonomik\u00eb e financiar\u00eb, OKB ka marr\u00eb tashm\u00eb atributet e nj\u00eb palamenti bot\u00ebror; po k\u00ebshtu dhe BE \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb konfederat\u00eb e shteteve europiane n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dy shtetet tona jan\u00eb akoma t\u00eb paintegruara. N\u00eb k\u00ebto rrethana nacionalshovinizmave u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund pavarsisht se akoma p\u00ebrp\u00ebliten fqinj\u00ebt tane p\u00ebr mosnjohjen e bllokimin e Pavarsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs;<\/p>\n\n\n\n<p>e) shpallja e Pavarsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe krijimi i dy shteteve shqiptare t\u00eb lira e t\u00eb pavarura komb\u00ebtarisht, do t\u00eb thot\u00eb se jemi realisht m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb n\u00eb histori pran\u00eb bashkimit, duan apo nuk duan armiqt\u00eb tan\u00eb, duan apo nuk duan ata t\u00eb cil\u00ebt pengojn\u00eb nga injoranca, interesi i ul\u00ebt p\u00ebr pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha \u00ebsht\u00eb me ne, po duhet ne t\u00eb jemi n\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. Shtetet, identitetin e tyre kolektiv komb\u00ebtar e mb\u00ebshtesin dhe e nxisin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kombin e vet rezistent e denj\u00ebsisht konkurent pavar\u00ebsisht dukjeve kozmopolite e marr\u00ebveshjeve e deklaratave p\u00ebr njohjen e pranimin e koncepteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb, demokracis\u00eb, lirive e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe shtetet m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb momente t\u00eb caktuara edhe haptazi me veprime e ndihma financiare e ushtarake kan\u00eb treguar fanatizmin e tyre n\u00eb favor t\u00eb interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Ballkan problemin e pazgjidhur komb\u00ebtar e kemi ne shqiptar\u00ebt, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jemi dhe do t\u00eb jemi n\u00eb antagoniz\u00ebm me kombet e tjer\u00eb fqinj\u00eb me ne: serb\u00ebt, grek\u00ebt, maqedonasit e malazest\u00eb, por jo p\u00ebr fajin ton\u00eb,por p\u00ebr fajit e padrejt\u00ebsive historirike q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb neve mbi t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb historike p\u00ebr t\u00eb pasur shtetin ton\u00eb etnikoterritorial t\u00eb bashkuar; kudo ne shqiptar\u00ebt kufizohemi nga shqiptar\u00eb e p\u00ebr \u00e7udi akoma serb\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb territore n\u00eb Kosov\u00eb kur mbajn\u00eb Preshev\u00ebn dhe grek\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb Jugun ne Shqip\u00ebri kur mbajn\u00eb \u00e7am\u00ebrin\u00eb. Sot kemi dy shtete shqiptare nj\u00eb realitet i pashmangsh\u00ebm q\u00eb i paraprin bashkimit por q\u00eb akoma n\u00eb t\u00eb dy shtetet tona nuk kemi kap\u00ebrcyer prov\u00ebn e krijimit t\u00eb aparatur\u00ebs shtet\u00ebrore mir\u00ebfunksionale dhe moderne n\u00eb t\u00eb dy shtetet tona as me forcat tona jo se jo po madje as me ndihm\u00ebn q\u00eb na japin vazhdimisht shtetet mike demokratike, e kjo m\u00eb shum\u00eb vjen si \u00e7udi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb po shkon n\u00eb 100- vjetotorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. \u00c7far\u00eb t\u2019i themi k\u00ebsaj? Nuk mjafton vet\u00ebm me fjal\u00ebn \u201cduhet\u201d si justifikim, po k\u00ebrkohet veprim q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi komb k\u00ebrkues per vete dhe denj\u00ebsisht konkurrues me t\u00eb tjer\u00ebt si sfidant i denj\u00eb n\u00eb aspektin komb\u00ebtar, politik, ekonomik,te siguris\u00eb dhe demokratik, q\u00eb jan\u00eb vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb plan t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm. T\u00eb konsolidohemi si dy shtete sociale ku pluralizmi politik e demokratikoorganizativ dhe s\u00eb pari partit\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vullnetin e lir\u00eb politik e demokratik dhe po ashtu ta njohin e respektojn\u00eb at\u00eb dhe jo ta manipulojn\u00eb, mashtrojn\u00eb dhe rr\u00ebmbejn\u00eb duke sjell\u00eb korrupsion, p\u00ebr\u00e7arje e tradhti kund\u00ebrpublike (sepse tradh\u00ebti \u00ebsht\u00eb dhe kur premton e se mban premtimin, mashtron dhe b\u00ebn pabesin\u00eb, korrupsionin e p\u00ebr\u00e7arjen).<\/p>\n\n\n\n<p>Ne gjithmon\u00eb na ka munguar nj\u00eb strategji edukative, shkencore e akademike n\u00eb hartimin e nj\u00eb vizioni e perspektive te kjart\u00eb komb\u00ebtare dhe rrjedha jon\u00eb historike m\u00eb s\u00eb shumti ka qen\u00eb spontane e m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb tjer\u00ebt se sa vet\u00eb ne, se po t\u00eb ishte e kund\u00ebrta gjendja jon\u00eb do t\u00eb ishte ndryshe.Sot koha punon p\u00ebr ne dhe m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb t\u00eb bindim bot\u00ebn moderne se dhe ne jemi komb modern, denj\u00ebsisht konkurues e i qytet\u00ebruar me kultur\u00eb e prosperitet, demokratik e integrues, i barabart\u00eb me kombet e prosperuar t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb e meritojm\u00eb bashkimin kom\u00ebtar t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb vonuar padrejt\u00ebsisht prej tyre. Vlera m\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb realizimi komb\u00ebtar e demokratik, mir\u00ebpo n\u00eb realitetin shqiptar p\u00ebr politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt e saj kjo vler\u00eb etik\u00ebdetyruese dhe sublime \u00ebsht\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe e sfiduar nga interesat personale p\u00ebr pushtet \u00e7far\u0451 p\u00ebrb\u00ebn pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e m\u00ebkat dhe m\u00eb keq se kaq \u00ebsht\u00eb tradh\u00ebti. Fatkeq\u00ebsisht jo vet\u00ebm politika por dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb aktivitetin shum\u00ebdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj mungon nj\u00eb gjykim racional, analitik e i paansh\u00ebm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, \u00e7bllokues, argumentues e i lir\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesit komb\u00ebtar, emancipues e prosperues p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, t\u00eb papranueshme e t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen shoq\u00ebrore.<br>Populli yn\u00eb vetnd\u00ebrgjegjsimin komb\u00ebtar e ka m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm se shum\u00eb kombe t\u00eb tjer\u00eb dhe si bashk\u00ebsi kemi hyre ne rrug\u00ebn e demokratizimit e t\u00eb integrimit europian por, ne para se europian jemi shqiptar\u00eb dhe se politika si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb duhet ta fiksoj\u00eb m\u00ebndjen dhe t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr strat\u00ebgjin\u00eb e bashkimit gradualisht me an\u00eb t\u00eb forcimit t\u00eb lidhjeve patriotiko-kushtetuese, dmokratike, ekonomike e kulturore t\u00eb bashk\u00ebkombasve tan\u00eb kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Kombi gjithnj\u00eb konsolidohet e b\u00ebhet pa pasur arsye t\u00eb kthehemi t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs e reminishenc\u00ebs, sepse p\u00ebrvoja e trash\u00ebgimia e s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb larg\u00ebt nuk po na sh\u00ebrben por m\u00eb shum\u00eb kemi pasur p\u00ebr\u00e7arje e mosmarrveshje vet\u00ebpenguese q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Po \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb e n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhemi?<\/p>\n\n\n\n<p>Po, duke rezistuar, q\u00ebndruar e sfiduar problematikat sado komplekse e t\u00eb v\u00ebshtira qofshin ato; duke q\u00ebndruar kund\u00ebr n\u00ebnshtrimit, mashtrimit, turpeve, t\u00eb gabimeve e t\u00eb papranueshmes; duke i rezistuar t\u00eb tashmes e t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb korruptuara t\u00eb demokracis\u00eb dhe duke konkuruar denj\u00ebsisht n\u00eb globalizmin e integrimin gllab\u00ebrues.<br>Popujt e kombet e b\u00ebra dhe t\u00eb p\u00ebrparuara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrpjekje e vuajtje si kombe t\u00eb pavarura ,t\u00eb bashkuar dhe si nacionalshtete moderne.Edhe lindja \u00ebsht\u00eb vuajtje,vuan n\u00ebna q\u00eb e lind f\u00ebmij\u00ebn dhe qan edhe f\u00ebmija q\u00eb lind;dhe \u00e7do rilindje e ringritje shoq\u00ebrore apo evoluim \u00ebsht\u00eb vuajtje po dhe mplakje nj\u00ebkoh\u00ebsisht,pasi mplaket brezi q\u00eb vuajti p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb,e brezi i ri nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe nuk ka shum\u00eb dhimshuri e ndjesi p\u00ebr paraardh\u00ebsit, p\u00ebr dhimbjet e vuajtjet e s\u00eb shkuar\u00ebs,sepse nuk e kuptojn\u00eb p\u00ebr momentin se dhe vet\u00eb brezi i ri do mplaket dhe se duhet t\u00eb lej\u00eb e t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt .Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7udi e pashmangshme e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pra b\u00ebrja, nd\u00ebrtimi, krijimi, l\u00ebvizja, demokracia, teknologjia jan\u00eb b\u00ebrje t\u00eb pand\u00ebrprera.<\/p>\n\n\n\n<p>Kombi behet e zhvillohet nga populli me m\u00ebndje t\u00eb matur e racionale dhe me veprime e pun\u00eb t\u00eb dobishme. Arritjet, b\u00ebrjet, emancipimi, reformimi, edukimi, ekonomizimi, kulturalizimi, moralizimi nuk kan\u00eb cak, n\u00eb \u00e7do moment ato jan\u00eb e sh\u00ebrbejn\u00eb si fillime dhe p\u00ebr ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb pa fund \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos jemi n\u00eb fund t\u00eb fillimeve,por e them p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb jemi konkurent\u00eb te denj\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Bedri TAHIRI Libri \u201cTRIUMFI I KOMBIT\u201d&nbsp; i Sk\u0451nder Sadri Kapitit p\u00ebrmban shkrime t\u0451 thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi t\u0451 gjitha udh\u0451rr\u0451fyese p\u0451r t\u0451 dal\u0451 nga&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36807,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-36805","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-poeziletersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36805"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36805"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36805\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36808,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36805\/revisions\/36808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36805"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36805"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36805"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}