{"id":36854,"date":"2021-10-07T21:19:33","date_gmt":"2021-10-07T19:19:33","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=36854"},"modified":"2021-10-07T21:23:21","modified_gmt":"2021-10-07T19:23:21","slug":"triumfi-i-kombit-kapitulli-detyra-jone-konsolidimi-i-pavaresise-dhe-demokracise-qe-pershpejtojne-bashkimin-e-kombit-v-2014","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=36854","title":{"rendered":"\u201cTRIUMFI I KOMBIT\u201d, KAPITULLI: \u201dDETYRA JON\u00cb, KONSOLIDIMI I PAVAR\u00cbSIS\u00cb DHE DEMOKRACIS\u00cb Q\u00cb P\u00cbRSHPEJTOJN\u00cb BASHKIMIN E KOMBIT (V. 2014)"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"880\" height=\"545\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36807\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/poeziletersi\/triumfi-kombit-i-skender-kapitit-projekt-per-bashkim-kombetar\/attachment\/screenshot_20211004_164328\/\" class=\"wp-image-36807\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328.jpg 880w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328-300x186.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Screenshot_20211004_164328-768x476.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 880px) 100vw, 880px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Sk\u00ebnder Sadri KAPITI<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse njer\u00ebzit e nj\u00eb populli nuk kan\u00eb besim te vetvetja dhe nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsuar fort p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, at\u00ebhere ata mbeten kozmopolit dhe t\u00eb pushtuar nga ksenomania q\u00eb \u00ebsht\u00eb respektimi , imitimi dhe deri dhe adhurimi i gj\u00ebrave t\u00eb t\u00eb huajve, duke arritur qoft\u00eb dhe padashje q\u00eb t\u00eb bien dhe pre e vullnetit dhe e t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb tyre. Dhe kur shumica prej tyre kan\u00eb p\u00ebr kultur\u00eb hipokrizin\u00eb dhe si moral durimin e t\u00eb padurueshmes, tolerimin e t\u00eb palejueshmes dhe sidomos leht\u00ebmashtrimin p\u00ebr pak interes personal, si dhe leht\u00ebmashtrimin nga paraja, joshja dhe korrupsioni, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb r\u00ebnie pre e korrupsionit e m\u00eb pas duke dhe e mbajtur dhe ushqyer at\u00eb, si dhe kur njer\u00ebzit kan\u00eb dhe zbatojn\u00eb nd\u00ebrvete si ligj t\u00eb pashkruar inatin, egoizmin, tradh\u00ebtin\u00eb dhe hakmarrjen at\u00ebhere ai popull l\u00ebviz ngadal\u00eb si komb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr konsolidimin e kombit nuk mjaftojn\u00eb vet\u00ebm<br>geni dhe gjuha e etnis\u00eb po duhet q\u00eb mbi to qe jan\u00eb dhe themelet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb kombit, duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb Kull\u00ebn e Kombit, shtetkombin e bashkuar q\u00eb s\u2019ka t\u00eb p\u00ebrfunduar, pasi: pand\u00ebrprer\u00eb k\u00ebrkohet nga kombi Besimi, edukimi, pun\u00eb e p\u00ebrpjekje p\u00ebr evoluimin patriotik, moral, material dhe t\u00eb demokracis\u00eb, por t\u00eb nj\u00eb demokracie q\u00eb p\u00ebrzgjedh jo nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb keqe e t\u00eb korruptuar , po q\u00eb p\u00ebrzgjedh nj\u00eb elit\u00eb aristoktate, patriotike dhe fisnike, se ndryshe ajo b\u00ebn t\u00eb keqen me mashtrimin dhe korrupsionin. Kryesore dhe par\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb bashkuar \u00ebsht\u00eb Pavar\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e madhe q\u00eb realizon nj\u00eb popull me krijimin dhe bashkimin e tij n\u00eb nj\u00eb shtet komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegjsim i vazhduesh\u00ebm i tij p\u00ebr parkat\u00ebsin\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj , p\u00ebrkat\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata ndjehen krenar\u00eb dhe ku br\u00ebnda k\u00ebsaj p\u00ebrkat\u00ebsie t\u00eb pavarur ata realizojn\u00eb personalitetin e talentin e vet, dhe dinjitetin e nderin e vet drejt nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr sigurimin e jet\u00ebs, liris\u00eb dhe lumturis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim kund\u00ebr n\u00ebnshtrimit, egoizm\u00ebs dhe ksenomanis\u00eb; \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi prej humbjes; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i disfat\u00ebs dhe p\u00ebr\u00e7arjes. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb zhbllokim i dijeve, mund\u00ebsive dhe i energjive t\u00eb kombit; \u00ebsht\u00eb reforma e fillimit t\u00eb reformave dhe t\u00eb reformimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb tyre; \u00ebsht\u00eb atdhetarizmi i \u00e7liruar prej vargojve t\u00eb pushtuesit; \u00ebsht\u00eb demokracia e \u00e7liruar nga diktatura, padrejt\u00ebsia dhe korrupsioni dhe nd\u00ebshkim i politik\u00ebs dhe pushtetit q\u00eb i shkakton ato. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb pika ku fillon ngritja; pika ku fillon lirsh\u00ebm liria, ku fillon lul\u00ebzimi; \u00ebsht\u00eb zanafilla ku fillon konsolidimi dhe triumfi drejt ngritjes e ngjitjes lart si nj\u00eb pro\u00e7es i pak\u00ebputur dhe i pandalsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb realizimi i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb brezave t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb vuajt\u00ebn, sakrifikuan e luftuan aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, e q\u00eb kemi fatin ta g\u00ebzojm\u00eb ne dhe brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas nesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne, po dhe ata q\u00eb do vijn\u00eb pas nesh, duhet t\u2019u japim egzistenc\u00eb brezave t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs prej vazhdim\u00ebsis\u00eb son\u00eb duke tejkaluar \u00ebndrrat e tyre t\u00eb guximshme p\u00ebr lirin\u00eb, begatin\u00eb, lumturin\u00eb dhe krenarin\u00eb komb\u00ebtare. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb epoke t\u00eb re q\u00eb na ngarkon me detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi ndryshimin madh\u00ebshtor n\u00eb gar\u00eb me koh\u00ebn dhe popujt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos mbetur t\u00eb fundit e gar\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e qytet\u00ebrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsa \u00ebsht\u00eb krenari p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd prej nesh si\u00e7 \u00ebsht\u00eb krenari e \u00e7do biri e bije p\u00ebr prind\u00ebt e vet. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb shteti si djepi ku prind\u00ebrit rrisin f\u00ebmij\u00ebn e vet, \u00ebsht\u00eb si toka q\u00eb ushqen njeriun , \u00ebsht\u00eb si liria p\u00ebr jet\u00ebn dhe pun\u00ebn e njer\u00ebzve n\u00eb atdheun e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Po n\u00ebse Pavar\u00ebsia fillon e venitet at\u00ebhere faji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pushtuesi prej t\u00eb cilit jemi \u00e7liruar dhe as t\u00eb huajt e tjer\u00eb , po jemi vet\u00eb q\u00eb i akuzojm\u00eb ata p\u00ebr alibi sa p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar nd\u00ebrgjegjen dhe p\u00ebr t\u00eb shfaj\u00ebsuar veten.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Pavar\u00ebsia fillon e venitet qoft\u00eb dhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht faji num\u00ebr nj\u00eb \u00ebsht\u00eb politika, filozofia tin\u00ebzare e korrupsionit, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb , tradh\u00ebtis\u00eb dhe e egoizmit t\u00eb saj t\u00eb kobsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb dhe aktualisht e q\u00eb po na pengon duke na vonuar konsolidimin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb mjerim dhe e pak\u00ebndshme por duhet ta themi se Shqip\u00ebria me 102 vjet Pavar\u00ebsi dhe Kosova me Pavar\u00ebsin\u00eb e re 6 vje\u00e7are kan\u00eb mbetur t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e konsolidimit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb dhe Demokracis\u00eb dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb zgjatet kjo rrug\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb venitet Pavar\u00ebsia dhe aq m\u00eb shum\u00eb venitet dhe aspirata e Bashkimit Komb\u00ebtar, aspirat\u00eb, venitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i paraprin\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria, pandjesia patriotike e politik\u00ebs s\u00eb interesit t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr pushtet q\u00eb u pa me rastin e 6 vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ku Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb u vetmjaftua vet\u00ebm me tre rrjeshta postimi n\u00eb face-book p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, dhe n\u00eb Shtetin Am\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk u zhvillua asnj\u00eb aktivitet festiv apo p\u00ebrkujtimor dhe minimalisht as nuk u duk as shtimi apo vendosja e simbolit komb\u00ebtar t\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar dhe as ai i Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs jo se jo, gj\u00eb q\u00eb sikur tregoi at\u00eb se p\u00ebr politik\u00ebn e Tiran\u00ebs, Kosova \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb saj , dhe kjo nuk duhet kurr\u00ebsesi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrve\u00e7se e p\u00ebrkohshme dhe kalimtare, pasi \u00ebsht\u00eb gjaku dhe lufta, vuajtjet dhe sakrificat m\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ato prej t\u00eb cilave erdhi Pavar\u00ebsia edhe e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur nuk b\u00ebhet di\u00e7ka p\u00ebr festa, t\u00eb pakt\u00ebn thjesht ceremoniale komb\u00ebtare, morale dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb shkon m\u00ebndja se nuk b\u00ebn gj\u00eb konkrete e serioze n\u00eb funksion p\u00ebr integrimin panshqiptar dhe p\u00ebr bashkimin si\u00e7 tregoi dhe \u201csakrifica\u201d ekonomike e dy shteteve shqiptare prej 100 mij\u00eb eurove p\u00ebr Preshev\u00ebn n\u00eb takimin e Janarit n\u00eb Prizren t\u00eb dy qeverive shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb ashtu si dhe ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e kemi d\u00ebgjuar gjithmon\u00eb nga gjithpolitika e t\u00eb gjithpushteteve edhe t\u00eb para k\u00ebtij t\u00eb sotmi vet\u00ebm retorika patriotike spekulative p\u00ebr interes pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka kryer detyr\u00ebn si nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr e orientimit panshqiptar\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e konsideruar e till\u00eb nga shqiptar\u00ebt e trojeve etnike n\u00eb Ballkan, po m\u00eb shum\u00eb dhe vet\u00ebm i ka sh\u00ebrbyer politik\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri madje edhe p\u00ebr motive ideologjike, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb deklaruar edhe politikan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pasiviteti dhe indiferenca e politik\u00ebs s\u00eb saj sot n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn ka br\u00ebnda saj djall\u00ebzin\u00eb p\u00ebr ftohjen dhe largimin politik dhe t\u00eb katalizimit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit reaksion t\u00eb politik\u00ebs kosovare me q\u00ebllim artificialisht t\u00eb nxitjes s\u00eb krijimit t\u00eb entiteteve komb\u00ebtare shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs si dy shtete t\u00eb ndryshme; politik\u00eb kjo e miopis\u00eb, interesit t\u00eb ngusht\u00eb, po pse jo edhe q\u00eb edhe t\u00eb lind dyshimi si politik\u00eb e zgjatimeve t\u00eb tentakulave t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare t\u00eb gatuar gjetiu e q\u00eb ka gjetur gjithmon\u00eb streh\u00eb historikisht n\u00eb politik\u00ebn e Tiran\u00ebs zyrtare, e cila nuk ka nguruar madje dhe t\u00eb veproj\u00eb dhe hapur kund\u00ebr interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj dhe q\u00eb historia i di po dhe do t\u2019i sh\u00ebnoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pritja dhe vizioni prit\u00ebs q\u00eb ka shumica politik\u00ebs si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb se prosperiteti, konsolidimi dhe Bashkimi do arrihet kur t\u00eb integrohemi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kamuflim q\u00eb b\u00ebn ajo p\u00ebr t\u00eb fshehur dob\u00ebsin\u00eb, paaft\u00ebsin\u00eb, mosinteresimin dhe d\u00ebshtimet e veta dhe q\u00ebllimin tin\u00ebzar t\u00eb vet p\u00ebr t\u2019u justifikuar e p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzgjatur e zvarritur n\u00eb pushtet, se vet\u00ebm pushtetin, ajo dhe politikan\u00ebt tan\u00eb aspirojn\u00eb si q\u00ebllim, t\u00eb pakt\u00ebn kjo duket k\u00ebshtu ende dhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p>Askush nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e t\u00eb tjer\u00ebve kur nuk di as se \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. \u00cbsht\u00eb kryek\u00ebput faji i politik\u00ebs son\u00eb q\u00eb ne Europa po na shikon e trajton si dy shtet-provinca periferike si\u00e7 ishim ne dikur si Vilajete n\u00eb Perandorin\u00eb Otomane, dhe kjo, edhe justifikohet se vjen si merit\u00eb e kryet\u00ebpar\u00ebve tan\u00eb politikan\u00eb q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bajraktar\u00eb modern, pasi dy vendet tona jan\u00eb t\u00eb parat e Europ\u00ebs p\u00ebr moszbatim t\u00eb ligjit, n\u00eb korrupsion e varf\u00ebri, jemi dy v\u00ebnde q\u00eb nuk k\u00ebmi realizuar as nivelet e as standartet moderne demokratike shtetformuese dhe pothuajse dy v\u00ebnde dhe t\u00eb falimentuara ekonomikisht dhe financiarisht pasi mbahen me borxhe e donacione si dhe prej parave t\u00eb mbi 2 milion emigrant\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj dhe kryesisht p\u00ebr k\u00ebto arsye BE refuzon integrimin , dhe po p\u00ebr k\u00ebto ar\u00ebsye ne i lutemi Europ\u00ebs q\u00eb t\u00eb na \u201cpushtoj\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb na pranuar n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshtim p\u00ebr politik\u00ebn ton\u00eb po dhe pastaj dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb jemi dakord p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm at\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb na japin t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebhemi e t\u00eb bashkohemi si\u00e7 duan dhe kur duan t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Venitja q\u00eb vjen nga korrupsioni dhe d\u00ebshtimet e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb sjellin mosbesm, humbje shprese dhe d\u00ebshp\u00ebrim, prandaj k\u00ebrkohet rilindje e ringritje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb reforma e ndryshimin p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim dhe p\u00ebr realizimin e konsolidimin e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb realizon integrimin shpirt\u00ebror dhe moral, integrimin gjuh\u00ebsor dhe kulturor dhe at\u00eb material t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnies s\u00eb kombit n\u00eb shtetin e pavarur. Por Pavar\u00ebsia<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Sadri KAPITI N\u00ebse njer\u00ebzit e nj\u00eb populli nuk kan\u00eb besim te vetvetja dhe nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsuar fort p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, at\u00ebhere ata mbeten&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36807,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[30],"tags":[],"class_list":["post-36854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-poeziletersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36854"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36854"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36857,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36854\/revisions\/36857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}