{"id":37006,"date":"2021-10-28T12:10:31","date_gmt":"2021-10-28T10:10:31","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37006"},"modified":"2021-10-28T12:10:32","modified_gmt":"2021-10-28T10:10:32","slug":"arsovska-dhe-shilegovi-ne-kandarin-e-shqiptarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37006","title":{"rendered":"Arsovska dhe Shilegovi n\u00eb kandarin e shqiptarit!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"919\" height=\"596\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\" alt=\"\" data-id=\"36618\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/screenshot_20210911_124358\/\" class=\"wp-image-36618\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg 919w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-300x195.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-768x498.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-310x200.jpg 310w\" sizes=\"(max-width: 919px) 100vw, 919px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u0401sht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb, q\u00eb pjes\u00eb e konsiderushme votuesish, p\u00ebrcaktim p\u00ebr kandidatur\u00ebn e kryetarit t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale, e ka nga ndikimi dhe q\u00ebndrimi q\u00eb&nbsp; merr partia p\u00ebr kandidat t\u00eb caktuar sipas interesave t\u00eb koalicionit parazgjedhor apo kalkulimeve politike paszgjedhore. Disa praktika t\u00eb partive, n\u00eb zgjedhjet lokale udh\u00ebhiqen nga interesi p\u00ebr t\u00eb forcuar vot\u00ebn politike dhe synimin q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb pushtet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe i b\u00ebjn\u00eb koalicionimet, pavar\u00ebsisht se kandidat\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb koalicionit, mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se kund\u00ebrkandidati, m\u00eb t\u00eb padobish\u00ebm, ose edhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb administrimin e nj\u00eb vendbanimi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb politike, drejtuesit partiak dijn\u00eb t\u00eb shkelin mbi k\u00ebto interesa konkrete t\u00eb popullat\u00ebs n\u00eb raport me zgjedhjet lokale. Anashkalohet dhe ngat\u00ebrohet q\u00ebllimsh\u00ebm se p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb k\u00ebto zgjedhje, krahasuar me ato parlamentare. Gjithmon\u00eb hasim anashkalim dhe ngat\u00ebrim p\u00ebr ambiciet politike t\u00eb partive, llogarive t\u00eb koalicionit, ashtu si p\u00ebrcepton rrethi i ngusht\u00eb i drejtuesve t\u00eb saj. Kalkulime t\u00eb k\u00ebtilla n\u00eb thelb devijojn\u00eb vullnetin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese d\u00ebrrmuese votuesish, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb gjykimin e tyre autonom kan\u00eb nj\u00eb bindje tjet\u00ebr nga udh\u00ebheq\u00ebsia partiake p\u00ebr kandidatur\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb qytetit, sepse ata faktikisht jan\u00eb kryesor\u00ebt q\u00eb p\u00ebrballen dhe mbartin pasojat e administrimit n\u00eb nj\u00eb vendbanimi konkret, qoft\u00eb ky administrim i mir\u00eb apo i keq. Por t\u00eb diktuara nga k\u00ebta t\u00eb fundit, drejtuesit politik, shpeshher\u00eb ju devijohet p\u00ebrcaktimi i sinqert\u00eb zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p>Devijim i vullnetit zgjedhor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr qytetin e Shkupit, e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb si asnj\u00eb qytet tjet\u00ebr n\u00eb vend, p\u00ebr arsye t\u00eb organizimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ka dhe impakti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb komunat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka Shkupi n\u00eb rolin e ep\u00ebrsive apo mbisundimeve me prapavija etnike. N\u00eb komunat e udh\u00ebhequra nga shqiptar\u00eb, n\u00eb rrethanat ku gjendemi, \u00ebsht\u00eb jetik bashk\u00ebpunimi dhe t\u00eb pasurit nj\u00eb kryetar Shkupi i cili nuk \u00ebsht\u00eb peng i forcave nacionaliste ekstreme, nj\u00eb kryetar t\u00eb pa diktuar e ndikuar nga praktika t\u00eb kaluara diskriminuese kundrejt komunave me shumic\u00eb shqiptare.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shkupi \u00ebsht\u00eb qendra e p\u00ebrplasjeve kulturore, politike e religjioze mes dy etniteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, e si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebrplasje vjen n\u00eb shprehje fuqia e pushtetit q\u00eb pasohet n\u00eb realizimin e objektivate nacionale dhe t\u00eb mir\u00ebqenies qytetare shqiptare. \u0401sht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm se p\u00ebrve\u00e7 Petre Shilegovit, i cili erdhi n\u00eb krye t\u00eb qytetit te Shkupit, me nj\u00eb frym\u00eb dor\u00ebl\u00ebshuar dhe bashk\u00ebpunuese me shqiptar\u00ebt, n\u00eb projekte dhe bashk\u00ebpunimet me kryetar\u00ebt e komunave shqiptare n\u00eb Shkup, gjith\u00eb kryetar\u00ebt e tjer\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb diskriminues serik.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi kund\u00ebr kandidatin e Shilegovit, e paraqitur si kandidate e pavarur, Danela Arsovska. Por a \u00ebsht\u00eb ajo v\u00ebrtet\u00eb e pavaruar, dhe a do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat votash t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb zgjedhor pa nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb koordinuar me VMRO-n\u00eb e Kristian Mickovskit (i cili faktikisht&nbsp; rrjedh n\u00eb kryesin\u00eb&nbsp; e VMRO-s\u00eb nga p\u00eblqimi i vet\u00eb Nikolla Gruevskit), n\u00eb atmosfer\u00ebn ton\u00eb politike, asesi q\u00eb jo, nuk do t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb rezultat. Po t\u00eb ishte Arsovska v\u00ebrt\u00ebt\u00eb e pavaruar, pa nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, ajo mund t\u00eb kishte arritur n\u00eb maksimumin e saj 15 \u2013 20 mij\u00eb vota, ndoshta m\u00eb pak se kandidati i Levic\u00ebs. Ajo \u00e7ka Arsovsk\u00ebn e b\u00ebn peng t\u00eb VMRO-s\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky koordinim parazgjedhor, si nj\u00eb kurth p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe vota nga elektorati shqiptar dhe disa t\u00eb pap\u00ebrcaktuar q\u00eb asesi nuk do tja jepnin vot\u00ebn nj\u00eb kandidati t\u00eb VMRO-s\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb praktik\u00ebs dikriminuese dhe selektive q\u00eb ka mbajtur kjo parti dhe kryetar\u00ebt e saj t\u00eb Shkupit, ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Arsovska n\u00ebse arrin detyr\u00ebn e t\u00eb pares s\u00eb Shkupit, e arrin nga VMRO-ja, dhe n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe pas kat\u00ebr viteve, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb duhet VMRO-ja, dhe si e till\u00eb pengmarja aktuale dhe t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb saj \u00ebsht\u00eb thuajse e paevitueshme. Fjala peng ka dometh\u00ebnien e nj\u00eb &nbsp;\u201csendi apo njeriu q\u00eb lihet n\u00eb duart e nj\u00eb tjetri p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje; t\u00eb nj\u00eb traktati etj.; rob q\u00eb zihet e mbahet nga armiku p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si mjet shk\u00ebmbimi me dik\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar l\u00ebshime a shp\u00ebrblime nga kund\u00ebrshtari etj. Ndryshe, kuptohet si di\u00e7ka me vler\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb huamarr\u00ebsi ia l\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit disa koh\u00eb p\u00ebr ta siguruar p\u00ebr kthimin e borxhit. &nbsp;Borxh me peng, borxh q\u00eb mund t\u00eb merret duke l\u00ebn\u00eb peng di\u00e7ka.&nbsp;\u201c&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Me pengun e Arsovsk\u00ebs, VMRO-ja realizon planin n\u00eb marrjen e qytetit t\u00eb Shkupit, nj\u00eb borxh q\u00eb Arsovska duhet dhe detyrohet t\u2019ja kthej\u00eb VMRO-s\u00eb, dhe ndoshta jo vet\u00ebm VMRO-s\u00eb, por edhe t\u00ebrthorazi Levic\u00ebs shoviniste, n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme p\u00ebr mb\u00ebshtjetje n\u00eb raundin e dyt\u00eb, pazare me poste drejtorish dhe favorizime t\u00eb kuptueshme. Fundja, Arsovska nuk ka shprehur asnj\u00ebher\u00eb kund\u00ebrshti p\u00ebr politikat e VMRO-s\u00eb, p\u00ebrkundrazi me partin\u00eb e Mickovskit e lidh m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebrshtari i p\u00ebrbashk\u00ebt.&nbsp; Me k\u00ebt\u00eb logjike Arsovska b\u00ebhet peng edhe i opozit\u00ebs shqiptare e cila e ka mb\u00ebshtetur n\u00eb raundin e par\u00eb dhe e mb\u00ebshtet n\u00eb raundin e dyt\u00eb, por b\u00ebhet nj\u00eb peng shum\u00eb i vog\u00ebl, aq sa fuqia e opozit\u00ebs n\u00eb kontributin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dhe mbajtur at\u00eb kryetare. Padyshim kontributin kryesor dhe vendimtar e ka VMRO-ja, e logjiksh\u00ebm Arsovska do ti p\u00ebrgjigjet vullnetit dhe borxhit, marr\u00ebveshjes me Mickovskin, duke i minimimuzar dhe asgj\u00ebsuar vullnetet e tjera periferike n\u00eb administrimin e Shkupit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kandarin e shqiptarit, padiskutim Shilegovi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, i vlefsh\u00ebm dhe dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e komunave me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Shkup. Pun\u00ebt, projektet e realizuara dhe t\u00eb paralajm\u00ebruara p\u00ebr tu realizuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtyre vendbanimeve, ve\u00e7anerisht impakti n\u00eb Komun\u00ebn e urbanizuar&nbsp; t\u00eb \u00c7airit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt t\u00eb cilin e pohojn\u00eb padyshim shqiptar\u00ebt n\u00eb Shkup, padallim ngjyrave partiake. N\u00ebse flasim personalisht e sinqerisht me secilin, n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e tyre do t\u00eb thon\u00eb me plot\u00eb bindje q\u00eb Shilegovi ka kontribuar me shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb pjes\u00ebn shqiptare. Andaj \u00ebsht\u00eb e pakuptime dhe e padobishme q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb kalkulimeve politike t\u00eb caktuara (t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb gabuara) t\u00eb shkat\u00ebrrohet mund\u00ebsia p\u00ebr zhvillimin dhe administrimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb duhur t\u00eb vendbanimeve dominuese shqiptare, n\u00ebse tani kemi kandidat q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pravuar si i dobish\u00ebm, kundrejt asaj q\u00eb duket qart\u00eb n\u00eb kampin e Arvosk\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjykohet kok\u00ebftoht\u00eb, pa tifozll\u00ebk politik, shqiptari n\u00eb k\u00ebto zgjedhje lokale voton p\u00ebr Shilegovin si kryetar i Shkupit. \u041c\u00eb pastaj, koalicionimet dhe strategjit\u00eb politike t\u00eb pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs shqiptare, ambicjet dhe e synimet p\u00ebr t\u00eb arritur pushtetin, edhe mund t\u00eb mbeten, por jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt t\u00eb qytetar\u00ebve si\u00e7 jan\u00eb zgjedhje lokale. Fundja, koalicionimet, pjesmarja n\u00eb qeverisje t\u00eb ardhshme t\u00eb vendit, e dikton forca e sovranit shqiptar dhe jo vullneti paraprak i koalicionimeve. Mos harojm\u00eb q\u00eb koalicinimi me k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb sot p\u00ebrdor Arsovsk\u00ebn, e q\u00eb nes\u00ebr do ta ket\u00eb peng n\u00ebse ajo zgjidhet, BDI-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb viti 2016 i kushtoi jo m\u00eb pak se 9 deputet\u00eb, duke e detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb mos bashk\u00ebqeveris\u00eb m\u00eb t\u00eb, edhe pse VMRO-ja kishte dy deputet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se LSDM-ja. Edhe opozita shqiptare, n\u00ebse shohim rezultatin e raundit t\u00eb par\u00eb zgjedhor, me shum\u00eb ka humbur sesa ka fituar me bashkpunimin me VMRO-n\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, votuesi i vullnetit t\u00eb padevijuar, k\u00ebrkon zgjidhje t\u00eb problematikave lokale, kandidatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb i zgjidh ato. E n\u00ebs\u00eb k\u00ebtij vullneti votuesish ju imponohet zgjedhja politike, c\u00ebnohet mund\u00ebsia e pasojave pozitive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konkret, votuesi shqiptar k\u00ebrkohet t\u00eb dal\u00eb mbi orientimet e partis\u00eb, dhe t\u00eb gjykoj\u00eb drejt. Shqiptar\u00ebt gjithashtu ti tregojn\u00eb mir\u00ebnjohje Shilegovit p\u00ebr kontributin dhe bashk\u00ebpunimin e tij me komunat shqiptare, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht tju b\u00ebjn\u00eb me dije atyre q\u00eb fshihen pas Arsovsk\u00ebs, atyre q\u00eb nga b\u00ebmat e s\u00eb kaluar\u00ebs, skan\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb garojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn shqiptare p\u00ebr Shkupin, tju b\u00ebhet e qart\u00eb se pa nj\u00eb qasje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb me interesat shqiptare, nuk mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>A do ta fitoj\u00eb apo jo Shilegovi mandatin e dyt\u00eb me mb\u00ebshtetjen e shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegja e past\u00ebr q\u00eb secili shqiptar duhet t\u00eb llogaris\u00eb n\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim reflektimi&nbsp; b\u00ebhet mbipartiak, patriotik. Patriot jo i val\u00ebvitjes s\u00eb flamujve t\u00eb propagand\u00ebs politike, por t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb realizueshme dhe krahasur me praktikat e kaluara. Opozita shqiptare nuk humb n\u00ebse fiton Shilegovi, p\u00ebrkundrazi n\u00ebse fiton ndonj\u00eb udheheqje komunash n\u00eb Shkup, do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb me Shilegovin, kundrejt pengut t\u00eb VMRO-s\u00eb, Arsovsk\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pushtetin politik nuk t\u00eb sjellin koalicionimet e as pazaret e ndryshme, por edhe n\u00ebse futesh n\u00eb pushtet pa shumic\u00eb, pushtetin e ke t\u00eb shkurt\u00eb. Realisht, ngritja edhe forcimi i opozit\u00ebs shqiptare, aq sa \u00ebshte b\u00ebr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga drejtori dhe grimca pushteti, por nga ato q\u00ebndrime t\u00eb drejta q\u00eb ka mbajtur. Pushteti politik vjen nga sovrani dhe jo nga koalicionimet.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb parin Shkupit, kandari jon\u00eb i sinqert\u00eb peshon nga Shilegovi, le t\u00eb mos e devijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu \u0401sht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb, q\u00eb pjes\u00eb e konsiderushme votuesish, p\u00ebrcaktim p\u00ebr kandidatur\u00ebn e kryetarit t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale, e ka nga ndikimi dhe q\u00ebndrimi q\u00eb&nbsp; merr partia p\u00ebr kandidat&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36618,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37006","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37006"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37007,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37006\/revisions\/37007"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}