{"id":37092,"date":"2021-11-08T11:01:47","date_gmt":"2021-11-08T10:01:47","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37092"},"modified":"2021-11-08T11:01:48","modified_gmt":"2021-11-08T10:01:48","slug":"turqia-evropa-dhe-e-ardhmja-e-sigurise-transatlantike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37092","title":{"rendered":"Turqia, Evropa dhe e ardhmja e siguris\u00eb transatlantike"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"614\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-1024x614.jpg\" alt=\"\" data-id=\"4342\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/lajme\/ballkani\/turqia-shansi-i-fundit-i-bashkimit-evropian\/attachment\/ap-i-tur-belgium-eu-turkey-2\/\" class=\"wp-image-4342\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-1024x614.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1-300x180.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/turquie-ue1.jpg 1072w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Ahmet GEN\u00c7T\u00dcRK<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrderisa politikat e jashtme bind\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, vende t\u00eb cilat nuk hezitojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin fuqin\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat e tyre t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb e Per\u00ebndimit, duket se politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb kryeqytetet per\u00ebndimore jan\u00eb t\u00eb hutuar dhe q\u00ebllimet individuale t\u00eb disa fuqive t\u00eb m\u00ebdha e tejkalojn\u00eb nocionin e siguris\u00eb kolektive, e cila supozohet se \u00ebsht\u00eb shtylla e siguris\u00eb transatlantike.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb diskurset, informimet rreth politikave dhe fjalimet e lider\u00ebve civil\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb shteteve evropiane, e fiton p\u00ebrshtypjen se ata jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin dhe do t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat. Megjithat\u00eb, praktikat ndryshojn\u00eb duksh\u00ebm dhe e ardhmja e siguris\u00eb transatlantike, s\u00eb cil\u00ebs vendet per\u00ebndimore i detyrohen me prosperitetin e tyre, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje fatkeqe \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb politikat e jashtme ideologjike dhe jovizionare t\u00eb disa shteteve. Franca, p\u00ebr shembull, po p\u00ebrpiqet t\u00eb zhvendos\u00eb fokusin e BE-s\u00eb n\u00eb Mesdheun Lindor nga Evropa Lindore dhe Baltiku, ku shumica e shteteve e shohin Rusin\u00eb si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial. P\u00ebrderisa shtetet e Evrop\u00ebs Lindore dhe Baltike favorizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira me Turqin\u00eb, Franca d\u00ebshiron q\u00eb ata t\u00eb anashkalojn\u00eb zhvillimet n\u00eb kufijt\u00eb e tyre lindor\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb mb\u00ebshtesin ambiciet e saj n\u00eb Mesdheun Lindor, t\u00eb cilat nd\u00ebrthuren gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me pretendimet maksimaliste t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke krijuar aleanca kund\u00ebr Turqis\u00eb, nj\u00eb an\u00ebtari tjet\u00ebr t\u00eb NATO-s q\u00eb mbron krahun jugor t\u00eb aleanc\u00ebs p\u00ebr gati shtat\u00eb dekada, Franca dhe Greqia minuan unitetin e aleanc\u00ebs dhe tjet\u00ebrsuan shtetet e Evrop\u00ebs Lindore dhe Baltike si nga NATO, ashtu edhe nga BE-ja. Euroskepticizmi n\u00eb rritje, theksi m\u00eb i madh n\u00eb strategjit\u00eb autonome t\u00eb mbrojtjes dhe rritja e shpenzimeve ushtarake t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, d\u00ebshmojn\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr interesat e diferencuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjermania, nga ana tjet\u00ebr, i jep p\u00ebrpar\u00ebsi interesave t\u00eb saj tregtare mbi sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs Lindore. Pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve nga k\u00ebto vende, kryesisht nga Polonia, ajo shtyu p\u00ebrpara linj\u00ebn e gazit natyror &#8220;NordStream2&#8221;, e cila do t\u00eb rris\u00eb var\u00ebsin\u00eb energjetike t\u00eb Evrop\u00ebs nga Rusia. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Gjermania ndoqi nj\u00eb politik\u00eb disi t\u00eb paqart\u00eb ndaj Rusis\u00eb p\u00ebrball\u00eb aneksimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Krimes\u00eb dhe krijimit t\u00eb nj\u00ebsive separatiste t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Rusia n\u00eb Ukrain\u00ebn lindore. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, Franca, e cila mbrojti nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb but\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb, iu bashkua Gjermanis\u00eb n\u00eb leksionet p\u00ebr &#8220;domosdoshm\u00ebrin\u00eb absolute p\u00ebr t\u00eb mos humbur Rusin\u00eb&#8221;. Rrjedhimisht, sanksionet e pabarabarta ekonomike nuk e b\u00ebn\u00eb Rusin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb politikat e saj ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>SHBA-ja gjithashtu duket e hutuar p\u00ebr trajtimin e Rusis\u00eb dhe ku t\u00eb fokusohen n\u00eb Evrop\u00eb dhe Lindjen e Af\u00ebrt. SHBA-ja e sheh me vend se boshti i historis\u00eb bot\u00ebrore zhvendoset nga Atlantiku n\u00eb Paq\u00ebsor dhe d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrqendroj\u00eb fuqin\u00eb e saj ushtarake dhe p\u00ebrpjekjet diplomatike p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb saj jetike n\u00eb rajon. Megjithat\u00eb, vakumi i krijuar nga t\u00ebrheqja e saj nga Evropa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr t&#8217;u mbushur nga aleat\u00ebt evropian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u mungon kapaciteti, vullneti dhe strategjia.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, politika e jashtme ideologjike e disa fuqive evropiane ndaj Turqis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ndajn\u00eb disa qarqe n\u00eb aparatin shtet\u00ebror amerikan, k\u00ebrc\u00ebnon si interesat e SHBA-s\u00eb, ashtu edhe t\u00eb ardhmen e NATO-s. Disave n\u00eb SHBA q\u00eb nuk e kishin problem marrjen e portit t\u00eb Pireut nga kinez\u00ebt, tashm\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, apo marr\u00ebveshjet energjetike gjermano-ruse, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin se Turqia po largohet nga Per\u00ebndimi. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb pretekst t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ata bllokojn\u00eb edhe shitjet e vogla t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Turqi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i shesin Greqis\u00eb arm\u00eb sulmuese, jo mbrojt\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Turqia po shfaqet si nj\u00eb qend\u00ebr prodhuese dhe logjistike p\u00ebr Evrop\u00ebn, nd\u00ebr t\u00eb tjera fal\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb transportit, fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe kombinimit t\u00eb duhur t\u00eb politikave. Sektori i saj i eksportit po lul\u00ebzon dhe deficiti tregtar po tkurret, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sektori n\u00eb rritje i mbrojtjes s\u00eb Turqis\u00eb dallohet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, sistemeve t\u00eb luft\u00ebs elektronike dhe raketave moderne, si dhe p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb anijeve luftarake.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky kapacitet p\u00ebrforcon edhe m\u00eb shum\u00eb forcat e armatosura t\u00eb provuara luftarake t\u00eb Turqis\u00eb, si dhe krahun juglindor t\u00eb NATO-s. Ky kapacitet gjithashtu ndahet me vende t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s si Polonia dhe Hungaria, si dhe vende afrikane q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr terrorizmit, si Nigeria.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb iluzionin se sigurimi i nj\u00eb Evrope t\u00eb q\u00ebndrueshme, paq\u00ebsore dhe t\u00eb begat\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundur duke vazhduar t\u00eb anashkalohen k\u00ebrkesat dhe kontributin e drejt\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb transatlantike. Siguria e NATO-s dhe rrjedhimisht e Bashkimit Evropian fillon nga krah\u00ebt e saj lindor dhe juglindor dhe varet t\u00ebr\u00ebsisht nga forca dhe stabiliteti i tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><em>* Autori \u00ebsht\u00eb korrespondent i AA-s\u00eb dhe studiues i historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Rom\u00ebs &#8220;Tor Vergata&#8221;. Interesat e tij k\u00ebrkimore p\u00ebrfshijn\u00eb studimet e nacionalizmit, historin\u00eb transnacionale, studimet e Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut, studimet moderne greke, studimet turke\/osmane dhe politik\u00ebn e jashtme turke.<\/em> <strong><em>Anadolu Agency <\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ahmet GEN\u00c7T\u00dcRK P\u00ebrderisa politikat e jashtme bind\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs, vende t\u00eb cilat nuk hezitojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin fuqin\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara interesat e tyre t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4342,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37092"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37092"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37093,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37092\/revisions\/37093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}