{"id":37133,"date":"2021-11-13T08:45:41","date_gmt":"2021-11-13T07:45:41","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37133"},"modified":"2021-11-13T08:46:32","modified_gmt":"2021-11-13T07:46:32","slug":"egoizmi-injoranca-korrupsioni-e-tradhtia-jane-te-keqijat-qe-pengojne-kombin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37133","title":{"rendered":"Egoizmi,  injoranca, korrupsioni e tradhtia jan\u00eb  t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb pengojn\u00eb kombin"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"863\" height=\"486\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg\" alt=\"\" data-id=\"6299\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/lajme\/bota\/protesta-e-opozites-ne-prishtine-thirrje-per-doreheqjen-e-qeverise\/attachment\/protesta-kosove-43800123324585\/\" class=\"wp-image-6299\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg 863w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585-768x433.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 863px) 100vw, 863px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga Sk\u00ebnder Sadri KAPITI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kur egoizmi, injoranca, korrupsioni e tradhtia sundojn\u00eb dhe&nbsp; zgjedhin elit\u00ebn politike, akademike dhe&nbsp; demokracin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb, patriotizmin e qeverisjen at\u00ebhere individi, kombi dhe sovraniteti i shtetit jan\u00eb t\u00eb rrezikuar e t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar seriozisht.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Egoizmi, injoranca, korrupsioni dhe tradhtia, k\u00ebto nuk jan\u00eb tipare vet\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs e t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, por k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme kur &nbsp;kapin, mb\u00ebrthejn\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe&nbsp; shoq\u00ebrin\u00eb civile, intelektualizmin dhe mediat.<\/p>\n\n\n\n<p>Egoizmi negativ, injoranca, korrupsioni, servilizmi dhe sahal\u00ebpirja politike jan\u00eb&nbsp; karakteristik\u00eb dhe virtyt edhe i&nbsp; intelektualizmit akademik n\u00eb Tiran\u00eb por edhe n\u00eb Prishtin\u00eb. Mjerisht edhe akademik\u00ebt e profesor\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb shumica jan\u00eb injorant\u00eb dhe si doktor\u00eb e&nbsp; profesor\u00eb t\u00eb graduar me pamerit\u00eb, me miq, me ryshfet dhe me mbeshtetje politike &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt&nbsp; i sh\u00ebrbejn\u00eb politik\u00ebs dhe oborrit t\u00eb politik\u00ebs e t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre &nbsp;kritik kund\u00ebr&nbsp; fenomeneve e t\u00eb k\u00ebqijave politike e komb\u00ebtare t\u00eb politik\u00ebs, nuk d\u00ebgjohet mendimi intelektual i tyre p\u00ebrvecse nga tep\u00ebr t\u00eb &nbsp;pakt\u00ebt prej tyre p\u00ebr probleme e shqet\u00ebsime t\u00eb tilla si t\u00eb kufirit detar Shqip\u00ebri-Greqi, as kund\u00ebr&nbsp; politik\u00ebs p\u00ebr&nbsp; coptimin e Kosov\u00ebs, kund\u00ebr&nbsp; &nbsp;Minishengenin, as p\u00ebr korrupsionin, as p\u00ebr mosintegrimin, as p\u00ebr eksodin, as p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb e as p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe akademik\u00ebt, mediatik\u00ebt, intelektual\u00ebt e kryetar\u00ebt e OJQ-ve, edhe ata&nbsp; q\u00eb flasin e duken, ata n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn prej &nbsp;tyre&nbsp; nuk flasin pa marr\u00eb leje e pa qen\u00eb n\u00eb vij\u00eb &nbsp;dhe n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me pushtetin dhe &nbsp;me p\u00ebrfitimin e me interesin material personal. T\u00eb tjer\u00eb intelektual\u00eb rrin\u00eb si \u201cq\u00ebngja\u201d t\u00eb urt\u00eb dhe q\u00ebndrojn\u00eb \u201cindiferent e nuk trazojn\u00eb\u201d politik\u00ebn e pushtetin pasi kan\u00eb frik\u00eb se u hiqen postet e detyrat, por me nj\u00eb fines\u00eb servilizmi e djall\u00ebzie ata&nbsp; i b\u00ebjn\u00eb sh\u00ebrbime politik\u00ebs e pushtetit, pasi politika e pushteti i mban dhe i zgjedh ata.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika dhe ky lloj intelektualizmi e profesionalizmi egoist tin\u00ebzar, servil e injorant nuk lejon por e pengon dhe madje edhe i p\u00ebrjashton&nbsp; jo vet\u00ebm nga karriera politike dhe &nbsp;akademike por ua&nbsp; imponon akademik\u00ebve, shkrimtar\u00ebve, profesor\u00ebve dhe artist\u00ebve, pra&nbsp; intelektuailzmit t\u00eb &nbsp;v\u00ebrtet\u00eb e patriotik q\u00eb t\u00eb largohet nga Atdheu.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pra ashtu si politika dhe mediat, ashtu &nbsp;edhe Akademia n\u00eb Shqip\u00ebri,&nbsp; e cila&nbsp; ka edhe sot &nbsp;p\u00ebr kryetar t\u00eb saj &nbsp;nj\u00eb ishminist\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit &nbsp;ka si trash\u00ebgimi sh\u00ebrbimin dhe servilizmin intelektual t\u00eb akademis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist, ku intelektualizmi akademik e shkencor marksist-leninist &nbsp;ishte mb\u00ebshtjellja intelektuale, propogandistike dhe oksigjeni i ishregjimit komunist.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Egoizmi, injoranca, korrupsioni dhe tradhtia kur ato dominojne n\u00eb nj\u00eb komunitet at\u00ebhere aty nuk ka harmoni dhe as dashuri komb\u00ebtare, nuk ka respekt, besim e as solidaritet t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb mes bashk\u00ebkombasve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje at\u00ebhere edhe patriotizmi e atdhedashuria&nbsp; gj\u00ebnden vecse si fjal\u00eb krenarie,&nbsp; dhe p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu dhe prandaj&nbsp; njer\u00ebzit vet\u00ebm sa largohen nga atdheu prej padrejt\u00ebsive, prej pasiguris\u00eb, prej mosrespektit, prej mosvler\u00ebsimit,&nbsp; prej varf\u00ebris\u00eb&nbsp; dhe prej hakmarrjes e urrejtjes.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Egoizmi, injoranca ,korrupsioni dhe tradhtia e arroganca k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb patriotizmin dhe konsolidimin e p\u00ebrparimin e Kombit, pengojn\u00eb b\u00ebrjen dhe lart\u00ebsimin e tij.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prova m\u00eb e madhe p\u00ebr patriotizmin, p\u00ebr pushtetin e mir\u00eb &nbsp;dhe p\u00ebr patriot\u00ebt \u00ebsht\u00eb pushteti dhe paraja, pra prova \u00ebsht\u00eb se si ata &nbsp;&nbsp;sillen me pushtetin dhe se a i josh, dhe a i korrupton ata pushteti, korrupsioni e paraja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Patrioti i cili spekulon me patriotizmin dhe me kontributin e vet&nbsp; e q\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb me to t\u00eb justifikoj\u00eb &nbsp;korrupsionin, arroganc\u00ebn &nbsp;dhe&nbsp; hajdut\u00ebrin\u00eb&nbsp;&nbsp; kur vjen dhe kur \u201crehatohet\u201d me pushtet, me para e pasuri,&nbsp; &nbsp;atij i err\u00ebsohet logjika, shformohet dhe shpirtlig\u00ebsohet&nbsp; duke r\u00ebn\u00eb&nbsp; n\u00ebn nivelin dhe m\u00eb posht\u00eb se zullumqari e &nbsp;&nbsp;tradhtari. \u00cbsht\u00eb mjerim p\u00ebr at\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka si \u201cpatriot\u00eb\u201d k\u00ebsisoj&nbsp; t\u00eb k\u00ebtill\u00ebsh.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Patrioti i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb a i cili gjithmon\u00eb mbetet sh\u00ebrb\u00ebtor i interesave komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb&nbsp; ai i cili \u00ebsht\u00eb dhe sillet ashtu si thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb popullore<strong>:\u201dtrimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u201d;&nbsp;<\/strong>\u00ebsht\u00eb ai i cili nuk mban e nuk zgjedh rreth vete injorant\u00eb e servil\u00eb, puthador\u00eb e p\u00ebrfitues; \u00ebsht\u00eb ajo&nbsp; se cfar\u00eb ai respekton e mban rreth vetes, dhe se sa tregohet &nbsp;pushteti e pushtetari patriot respektues dhe &nbsp;jo egoist, joinatxhi e joidhnak me patriotizmin,me aft\u00ebsin\u00eb dhe me kontributet e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb demokracia e v\u00ebrtet\u00eb &nbsp;ajo e cila p\u00ebrzgjedh elit\u00ebn drejtuese patriotike, politike, intelektuale dhe juridike&nbsp; &nbsp;t\u00eb moralshme,t\u00eb pakorruptuar; elit\u00ebn e cila &nbsp;&nbsp;gjen dhe e ka interesin e vet br\u00ebnda atij komb\u00ebtar.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pra, \u00ebsht\u00eb demokracia e v\u00ebretet\u00eb dhe ligji demokratik &nbsp;ajo q\u00eb zgjedh dhe ia beson pushtetin&nbsp; patriotizmit real dhe q\u00eb&nbsp; nd\u00ebshkon injoranc\u00ebn, egoizmin autokratik, arroganc\u00ebn, mosmir\u00ebnjohjen, mashtrimin,&nbsp; korrupsionin dhe tradhtin\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po t\u00eb studiohen me qet\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb faktuar e me argumente historike, politike e diplomatike rrjedha e atyre popujve e kombeve t\u00eb fuqish\u00ebm e t\u00eb&nbsp; lavdish\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sundur e dominuar epokat historike t\u00eb lashta, t\u00eb Mesjet\u00ebs dhe t\u00eb koh\u00ebve moderne do t\u00eb konstatohet se ato kombe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla sepse popujt e tyre kan\u00eb mposhtur egoizmin, injoranc\u00ebn, korrupsionin dhe kan\u00eb fituar lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe zhvillimin gjithp\u00ebrmasor intelektual,kulturor, ekonomik, juridik e t\u00eb mir\u00ebq\u00ebnies.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kombet e m\u00ebdha dhe t\u00eb lavdish\u00ebm nderojn\u00eb, respektojn\u00eb dhe u japin v\u00ebndin e duhur dhe t\u00eb merituar patriotizmit, aft\u00ebsis\u00eb dhe atyre individ\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribute dhe q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb epok\u00eb e histori n\u00eb sh\u00ebbim t\u00eb kombit e t\u00eb atdheut.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Madje ka kombe, popuj e shtete q\u00eb edhe kan\u00eb ngritur kulte, kan\u00eb fabrikuar dhe kan\u00eb marr\u00eb por edhe vjedhur heroj, historira, kultura e vlera t\u00eb kombeve &nbsp;t\u00eb tjera dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb tyret.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa fatkeq\u00ebsisht jo vet\u00ebm t\u00eb sotmen por edhe t\u00eb kaluar\u00ebn dhe herojt\u00eb politika shqiptare i ndan politikisht, e madje politika shqiptare edhe t\u00eb kaluar\u00ebn mundohet q\u00eb ta ndreq\u00eb politikisht,pra aq shum\u00eb e politizuar \u00ebsht\u00eb politika &nbsp;shqiptare dhe shoq\u00ebria &nbsp;sa q\u00eb shqiptar\u00ebt edhe sot akoma m\u00ebsojn\u00eb historira t\u00eb paragjykuara e t\u00eb vler\u00ebsuara anshm\u00ebrisht e politikisht sipas d\u00ebshirave dhe interesave t\u00eb politik\u00ebs, atyre personale e korruptive..<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Jo vet\u00ebm kaq por politika shqiptare sot akoma b\u00ebn e vepron politikisht dhe p\u00ebr interesa t\u00eb saj n\u00eb cdo gj\u00eb e aspekt shoq\u00ebror, shtet\u00ebror, filozofik, akademik, juridik dhe ekonomik e demokratik.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb jesh shkenc\u00ebtar, intelektual, biznesmen, &nbsp;mendimtar, profesionist e patriot, por, po nuk qe i angazhuar e n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij apo t\u00eb atij krahu politik, po nuk i b\u00ebre sh\u00ebrbimin dhe servilin pushtetit kurr\u00eb mos t\u2019i shkoj\u00eb ndokujt n\u00eb m\u00ebndje se ata e kan\u00eb t\u00eb hapur rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar kompetenca, aft\u00ebsia, virtyti e morali atyre q\u00eb i kan\u00eb ato.<\/p>\n\n\n\n<p>Por jo vet\u00ebm politika, por te shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi vihet akoma re inati dhe egoizmi negativ ndaj kompetenc\u00ebs, aft\u00ebsis\u00eb, patriotizmit dhe t\u00eb suksesit t\u00eb tjetrit, dhe n\u00ebse ke edhe shum\u00eb &nbsp;t\u00eb mira , jo vet\u00ebm politika por madje edhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe opinioni i infektuar si politika egoiste dhe smira&nbsp; mezi pret q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb t\u00eb met\u00eb, gabim apo dob\u00ebsi dhe aty p\u00ebrq\u00ebndrohet e godasin &nbsp;me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbaltur individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt meritojn\u00eb respekt, nderim e mir\u00ebnjoje.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Por \u00ebsht\u00eb edhe kjo, \u00ebsht\u00eb indiferenca djall\u00ebzore dhe hipokrizia, mosmir\u00ebnjohja, mosrespekti shoq\u00ebror dhe mosmb\u00ebshtetja p\u00ebr mbart\u00ebsit e virtytit, &nbsp;ndershm\u00ebris\u00eb, moralit, patriotizmit.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare mungon n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb&nbsp; solidariteti human n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile, pasi nuk ka reagim shoq\u00ebror ndaj padrejt\u00ebsive q\u00eb shteti, ligji e drejt\u00ebsia u b\u00ebn padrejt\u00ebsi qytetareve.Shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb e manipuluar dhe pothuajse \u00ebsht\u00eb inekzistente dhe pateric\u00eb e politik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse shqiptar\u00ebve nuk u ndahen vuajtjet&nbsp; dhe padrejt\u00ebsit\u00eb?!<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur popujt fqinj armiq t\u00eb eg\u00ebr e t\u00eb pabes\u00eb. Kjo dihet. Por shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb \u201carmiq\u201d edhe t\u00eb keqijat br\u00ebnda vetes , e q\u00eb nuk po u ndahen ato.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Armiqt\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimi, moszhvillimi e mosprogresi&nbsp; kombit i vjen edhe at\u00ebhere kur ai \u00ebsht\u00eb i infektuar nga xhelozia dhe egoizmi, nga korrupsioni dhe nga tradhtia.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebse njeriu dhe komuniteti i nj\u00eb kombi i cili nuk mposht egoizmin<\/strong>&nbsp;at\u00ebhere aty jo vet\u00ebm pushtetin por edhe shtetin, shoq\u00ebrin\u00eb, moralin, ligjin, drejt\u00ebsin\u00eb,&nbsp; kompetenc\u00ebn dhe dhuntin\u00eb e drejton pamerita dhe injoranca.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Injoranca joshet dhe bie shpejt dhe leht\u00eb&nbsp; pre e g\u00ebnjeshtrave, manipulimeve dhe t\u00eb mashtrimeve<\/strong>, dhe shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb keq akoma \u00ebsht\u00eb kur injoranca merr dhe forcohet e armatoset me para, me pasuri e me pushtet, at\u00ebhere&nbsp; ajo rr\u00ebmben&nbsp; edhe&nbsp; kompetencat e talentit,t\u00eb dituris\u00eb e t\u00eb patriotizmit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebse nj\u00eb popull nuk nd\u00ebshkon korrupsionin<\/strong>&nbsp;por pajtohet me t\u00eb at\u00ebhere te ai popull \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb&nbsp; instalimi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe zhvillimi e progresi drejt m\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, mirq\u00ebnies, siguris\u00eb dhe &nbsp;p\u00ebmir\u00ebsimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebse nj\u00eb komb nuk e \u201cvret\u201d tradhtin\u00eb<\/strong>, pra n\u00ebse nuk e nd\u00ebshkon at\u00eb por e toleron tradhtin\u00eb&nbsp; politikisht at\u00ebhere aty sundon e qeveris edhe hipokrizia, g\u00ebnjeshtra, mashtrimi, korrupsioni t\u00eb cilat edhe ato jan\u00eb tradhti.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kur kjo ndodh vazhdimisht\u00a0 \u00a0edhe vuajtjet \u00a0vijn\u00eb \u00a0si merit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Sk\u00ebnder Sadri KAPITI, Durr\u00ebs\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Sadri KAPITI Kur egoizmi, injoranca, korrupsioni e tradhtia sundojn\u00eb dhe&nbsp; zgjedhin elit\u00ebn politike, akademike dhe&nbsp; demokracin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb, patriotizmin e qeverisjen at\u00ebhere individi, kombi dhe sovraniteti i shtetit jan\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6299,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37133"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37133"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37135,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37133\/revisions\/37135"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}