{"id":372,"date":"2015-07-16T12:11:16","date_gmt":"2015-07-16T11:11:16","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=372"},"modified":"2015-07-16T12:11:16","modified_gmt":"2015-07-16T11:11:16","slug":"bajrami-dite-gezimi-dhe-shperblimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=372","title":{"rendered":"Bajrami, dit\u00eb g\u00ebzimi dhe shp\u00ebrblimi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Bajram-2014-4-770x470.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-373\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Bajram-2014-4-770x470.jpg\" alt=\"bajram\" width=\"770\" height=\"470\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Bajram-2014-4-770x470.jpg 770w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Bajram-2014-4-770x470-300x183.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Bajram-2014-4-770x470-80x50.jpg 80w\" sizes=\"(max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Pun\u00ebt ndahen n\u00eb t\u00eb lehta ose t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebr t\u00eb cilat shp\u00ebrblimin e merr n\u00eb vler\u00eb monetare dhe kaq, por ka edhe pun\u00eb t\u00eb cilat, p\u00ebr disa mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lehta e p\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ofrojn\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh sesa ai monetar, si dhe nj\u00eb k\u00ebnaq\u00eb si dhe g\u00ebzim t\u00eb papar\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb i p\u00ebrfundon. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe maratona e muajit t\u00eb Ramazanit, e cila mbyllet me dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e Bajramit, besimtari g\u00ebzohet q\u00eb arriti t\u00eb intensifikoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj t\u00eb plot\u00eb adhurimet e shumta dhe t\u00eb larmishme ndaj Krijuesit t\u00eb tij \u2013 Allahut t\u00eb Lart\u00ebsuar. G\u00ebzohet, sepse u p\u00ebrpoq t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Zotit, duke iu p\u00ebrgjigjur thirrjes dhe urdhrit t\u00eb Tij p\u00ebr agj\u00ebrim. G\u00ebzohet, sepse arriti t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah fuqin\u00eb e tij t\u00eb besimit, n\u00ebp\u00ebrmjet frenimit t\u00eb egos dhe epsheve t\u00eb tij, si dhe duke u distancuar edhe prej disa begative p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. G\u00ebzohet, pasi arriti t\u00eb lexoj\u00eb t\u00eb plot\u00eb Librin e Allahut \u2013 Kur\u2019anin Fisnik, n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb zbritjes s\u00eb tij. G\u00ebzohet, pasi ishte nj\u00ebri prej hallkave t\u00eb rreshtave si rruaza t\u00eb namazit ekskluziv t\u00eb k\u00ebtij muaji-namazit t\u00eb teravive; arriti t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi shpirt\u00ebrores para trupores, hyjnores para materiales, Ahiretit para Dynjas\u00eb, Zotit para vetes.<\/p>\n<p>Dita e Bajramit \u00ebsht\u00eb edhe dit\u00eb meditimi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn konstaton se edhe me dy vakte ushqimi n\u00eb dit\u00eb, mund t\u2019ia dal\u00ebsh; se edhe me dy or\u00eb gjum\u00eb m\u00eb pak, mund t\u2019ia dal\u00ebsh; se dhe duke ndihmuar nevojtar\u00ebt dhe t\u00eb vobekt\u00ebt, nuk t\u00eb \u00e7\u2019ekuilibrohet ekonomia; se edhe nj\u00eb or\u00eb m\u00eb shum\u00eb adhurim dhe p\u00ebrkushtim ndaj Zotit, nuk t\u00eb largon nga kjo bot\u00eb dhe nga preokupimet e tua personale.<\/p>\n<p>Dita e Bajramit \u00ebsht\u00eb edhe dita ku v\u00eb re ndryshimet te vetja. Sheh se si t\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar ndoshta fiziku, por sheh, gjithashtu, se si t\u00eb \u00ebsht\u00eb kalitur shpirti. Sheh se tani je m\u00eb i duruesh\u00ebm, pasi n\u00eb Ramazan ti durove etjen dhe urin\u00eb, ndoshta dhe fjal\u00ebt jo t\u00eb hijshme nga t\u00eb tjer\u00ebt, por prap\u00eb se prap\u00eb u p\u00ebrmbajte. Sheh se tani je m\u00eb bujar dhe m\u00eb dor\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, pasi Ramazani t\u00eb m\u00ebsoi se dora q\u00eb jep \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ajo q\u00eb merr. Sheh se tani je m\u00eb pran\u00eb Zotit dhe m\u00eb i devotsh\u00ebm, pasi Ramazani e forcoi lidhjen t\u00ebnde me Zotin, n\u00ebp\u00ebrmjet leximit t\u00eb Kur\u2019anit \u2013 Fjal\u00ebs s\u00eb Tij, n\u00ebp\u00ebrmjet bindjes absolute ndaj \u00e7do porosie t\u00eb Tij, pasi u vet\u00ebdij\u00ebsove se \u00e7do urdh\u00ebr i Tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Tani, ti ua dim\u00eb shum\u00eb vler\u00ebn mir\u00ebsive dhe begative t\u00eb Zotit. Me p\u00ebrfundimin e Ramazanit, ti e di se sa i nevojsh\u00ebm ka qen\u00eb uji p\u00ebr ty, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb agj\u00ebroje n\u00eb temperatura t\u00eb larta dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Tani ua di m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb vler\u00ebn ushqimeve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat me arom\u00ebn, hijeshin\u00eb dhe shijen e tyre t\u00ebrheq\u00ebse, t\u00eb ftonin gjat\u00eb agj\u00ebrimit p\u00ebr t\u2019i konsumuar, nd\u00ebrsa ti nga p\u00ebrkushtimi i refuzoje, por vet\u00ebdija jote p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre sa vinte dhe shtohej.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ti e di q\u00eb nuk duhen shp\u00ebrdoruar, pasi Allahu nuk i do shp\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p>Ramazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo, e cila ofron nj\u00eb transformim pozitiv t\u00eb duksh\u00ebm tek individi q\u00eb e p\u00ebrjeton. N\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb Ramazanit sheh se nuk ke ndryshuar n\u00eb karakterin t\u00ebnd, n\u00eb moralin t\u00ebnd, n\u00eb komunikimin dhe lidhjen t\u00ebnde me t\u00eb tjer\u00ebt, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00eb lidhjen t\u00ebnde me Krijuesin, dije se ti vet\u00ebm sa je regjistruar n\u00eb shkoll\u00ebn e Ramazanit dhe nuk ke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ramazani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, e cila nuk k\u00ebrkon shum\u00eb kritere p\u00ebr regjistrim. Ajo t\u00eb pranon n\u00eb gjirin e saj, qofsh i ri, apo i vjet\u00ebr, qofsh burr\u00eb apo grua, qofsh nga Shqip\u00ebria apo nga secili vend i bot\u00ebs, qofsh i bardh\u00eb apo i zi n\u00eb l\u00ebkur\u00eb. K\u00ebtu e kupton se ky \u00ebsht\u00eb muaji i barazis\u00eb, q\u00eb ofron terapin\u00eb e tij intensive p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb shijoj\u00eb ila\u00e7in e Ramazanit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Ramazanit, ti vet\u00eb e kupton n\u00ebse ke p\u00ebrfituar nga kjo shkoll\u00eb; n\u00ebse meriton t\u00eb vler\u00ebsohesh negativisht apo pozitivisht dhe se \u00e7far\u00eb note meriton.<\/p>\n<p>Ramazani kur vjen, sjell me vete m\u00ebshir\u00ebn e Zotit, faljen, si dhe amnistin\u00eb e Tij nga zjarri i Xhehenemit, p\u00ebr besimtar\u00ebt e p\u00ebrkushtuar agj\u00ebrues, por gjithashtu, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb mesin ton\u00eb, Ramazani merr edhe prej nesh, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar m\u00eb pas n\u00eb t\u00eb shtatin qiell dhe p\u00ebr t\u2019i depozituar atje n\u00eb arkivin qendror deri n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit. A kemi menduar vall\u00eb se \u00e7far\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb? A i kemi dh\u00ebn\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira, namaze, k\u00ebndim Kur\u2019ani, l\u00ebmosh\u00eb dhe fjal\u00eb t\u00eb mira, apo gjum\u00eb letargjik, pun\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, thashetheme e z\u00ebnka e fjal\u00eb jo t\u00eb hijshme?<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 i b\u00ebjm\u00eb makin\u00ebs son\u00eb kolaudimin p\u00ebr t\u2019u siguruar p\u00ebr gjendjen e saj teknike dhe motorike, ashtu edhe Ramazani \u00ebsht\u00eb kolaudim p\u00ebr trupin ton\u00eb, p\u00ebr zemr\u00ebn ton\u00eb, pasi ne e dim\u00eb th\u00ebnien profetike: \u201cN\u00eb trup ndodhet nj\u00eb cop\u00eb mishi, n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, i gjith\u00eb trupi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, dhe n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb e prishur, i gjith\u00eb trupi \u00ebsht\u00eb i prishur, ajo \u00ebsht\u00eb zemra\u201d.<\/p>\n<p>Tani mund ta konstatojm\u00eb, n\u00ebse jemi n\u00eb gjendje fizike dhe shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb vijuar denj\u00ebsisht rolin q\u00eb na besoi Zoti \u2013 \u201cM\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Tij n\u00eb tok\u00eb\u201d p\u00ebr 11 muajt e tjer\u00eb, derisa t\u00eb ritakohemi n\u00eb Ramazanin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb, kur jemi n\u00eb fund t\u00eb Ramazanit, shum\u00eb pyetje rrotullohen n\u00eb mendjen ton\u00eb, por m\u00eb kryesorja nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb: A na e pranoi Allahu agj\u00ebrimin dhe adhurimet gjat\u00eb k\u00ebtij muaji t\u00eb begat\u00eb? Besimtar\u00ebt bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Profetit Muhamed (paqja dhe m\u00ebshira e Allahut qofshin mbi t\u00eb), duke filluar menj\u00ebher\u00eb pas Ramazanit e p\u00ebr gjasht\u00eb muaj me radh\u00eb, e lusnin Zotin q\u00eb t\u2019ua pranonte agj\u00ebrimin me gjith\u00eb adhurime bashk\u00eb. Kjo nxjerr n\u00eb pah dallimin dhe ve\u00e7imin e k\u00ebtij adhurimi n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur filloi Ramazani, shum\u00ebkush pyeste veten: si do t\u2019ia b\u00ebj n\u00eb Ramazan? Si do t\u00eb duroj pa buk\u00eb e pa uj\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb tij? Nd\u00ebrsa tani, t\u00eb gjith\u00eb pyesim veten: Si do t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb pa Ramazanin? Ramazani u b\u00eb pjes\u00eb e jona dhe ne pjes\u00eb e tij. Do t\u00eb na marr\u00eb malli p\u00ebr koh\u00ebn e iftarit, p\u00ebr koh\u00ebn e syfyrit, edhe pse mund t\u00eb agj\u00ebrojm\u00eb edhe pas Ramazanit, iftari dhe syfyri i tij \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. Do t\u00eb na marr\u00eb malli p\u00ebr namazin e teravive; do t\u00eb na marr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atmosfer\u00ebn e k\u00ebndshme, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs u b\u00ebm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb fund t\u00eb Ramazanit, pyesim veten: A ishim nga ata q\u00eb na mbuloi m\u00ebshira e M\u00ebshiruesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Muaj t\u00eb M\u00ebshir\u00ebs?<\/p>\n<p>A ishim nga ata q\u00eb i p\u00ebrfshiu falja e Fal\u00ebsit Suprem n\u00eb k\u00ebt\u00eb Muaj t\u00eb Faljes? A ishim nga ata q\u00eb na u sh\u00ebnua emri n\u00eb list\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb Xhenetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, ku u hap\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb dyert e Xhenetit? A ishim nga ata q\u00eb p\u00ebrfituan nga amnistia hyjnore, duke u \u00e7\u2019regjistruar emri nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga lista banor\u00ebve t\u00eb Xhehenemit? A ishim vigjilent\u00eb ndaj Nat\u00ebs s\u00eb Kadrit, oferta e s\u00eb cil\u00ebs ishte e pap\u00ebrs\u00ebritshme dhe sfiduese ndaj \u00e7do oferte dhe okazioni tjet\u00ebr, ku gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebm\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj nate deri n\u00eb m\u00ebngjes, shum\u00ebzohet me 83 vjet; ku \u00e7do adhurim shum\u00ebzohet me 1000 muaj? Por ekziston edhe ana tjet\u00ebr e monedh\u00ebs, q\u00eb n\u00ebse kemi b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb d\u00ebnuara nga Ligjv\u00ebn\u00ebsi yn\u00eb, edhe ato shum\u00ebzohen po me aq.<\/p>\n<p>Si \u00e7do pun\u00ebtor, i cili n\u00eb fund t\u00eb muajit pret rrog\u00ebn nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij, ashtu edhe agj\u00ebruesi pret shp\u00ebrblimin nga m\u00eb Bujari i bujar\u00ebve. Por, a mund t\u00eb krahasohet shp\u00ebrblimi i agj\u00ebruesit me pag\u00ebn mujore t\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori, kurrsesi jo.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i lart\u00eb i takon t\u00eb Lartmadh\u00ebrishmit Allah. Vjen dita e Bajramit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrblehen vep\u00ebrmir\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, por shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh akordohet p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Fit\u00ebr Bajrami sh\u00ebnon edhe koh\u00ebn kur hiqen kufizimet nga disa prej dhuntive dhe begative, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj ishin t\u00eb ndaluara p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar gjat\u00eb dit\u00ebs, nd\u00ebrsa tashm\u00eb do t\u2019i rikthehemi normalitetit, edhe pse do ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb normaliteti yn\u00eb t\u00eb ishte ajo koh\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb jetuam n\u00eb Ramazan, e cila t\u00eb zgjaste pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Allahu, q\u00eb solli muajin Ramazan, \u00ebsht\u00eb edhe Zoti i muajve t\u00eb tjer\u00eb, k\u00ebshtuq\u00eb le t\u00eb mos humbas\u00eb intensiteti yn\u00eb n\u00eb adhurime dhe le t\u00eb mos zbehet lidhja jon\u00eb me Krijuesin.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jetojm\u00eb me kujtimet e k\u00ebtij Ramazani derisa t\u00eb vij\u00eb tjetri vitin e ardhsh\u00ebm, n\u00eb qofshim gjall\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qani Sulku (Dritaislame)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pun\u00ebt ndahen n\u00eb t\u00eb lehta ose t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebr t\u00eb cilat shp\u00ebrblimin e merr n\u00eb vler\u00eb monetare dhe kaq, por ka edhe pun\u00eb t\u00eb cilat, p\u00ebr disa mund t\u00eb jen\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":373,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/372"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":374,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/372\/revisions\/374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}