{"id":37274,"date":"2021-12-06T10:26:57","date_gmt":"2021-12-06T09:26:57","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37274"},"modified":"2021-12-06T10:26:59","modified_gmt":"2021-12-06T09:26:59","slug":"ne-cfare-kohe-po-jetojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37274","title":{"rendered":"N\u00eb \u00e7far\u00eb kohe po jetojm\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"465\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg\" alt=\"\" data-id=\"28235\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/abdi-baleta-696x465\/\" class=\"wp-image-28235\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465-300x200.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Shkruan: Abdi BALETA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mutacioni i \u201cNism\u00ebs s\u00eb Berlinit\u201d, projekti \u201cOpen Ballkan\u201d, ku kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb protagonist m\u00eb i zellsh\u00ebm se presidenti i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar Kosov\u00ebn e kryeministrin e saj t\u00eb ri, Albin Kurti, q\u00eb ta ulin kok\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e njohjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia me premtimin q\u00eb paska dh\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iqi se \u201cpo t\u00eb hyj\u00eb Kosova n\u00eb \u201cOpen Balkan\u201d, Serbia do t\u2019i lejoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb hyjn\u00eb e t\u00eb dalin si ua do qejfi n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jemi n\u00eb koh\u00ebn e m\u00ebrzis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, t\u00eb trysnive e t\u00eb tensioneve globale, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb motiveve dhe emocioneve frym\u00ebzuese, madje edhe t\u00eb zhveshur nga prirjet p\u00ebr shpresa iluzore mobilizuese, si\u00e7 ka pas ndodhur her\u00eb pas here n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb m\u00ebparshme. P\u00ebrparimet e m\u00ebdha n\u00eb zhvillimet teknologjike t\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose njer\u00ebzimin m\u00eb t\u00eb lumtur. Shtetet, si njer\u00ebzit, jan\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shkaseve p\u00ebr sherr, t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb nj\u00eb armiku, q\u00eb t\u00eb nxisin frik\u00ebn e nevoj\u00ebn p\u00ebr mobilizimin n\u00eb rresht p\u00ebr luft\u00eb. Thirrjet kund\u00ebr totalitarizmit, fashizmit, komunizmit kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb mod\u00ebs. Edhe terrorizmi duket si armik i vjetruar, sidomos pas p\u00ebrfundimit pa ndonj\u00eb rezultat konkret e dobiprur\u00ebs t\u00eb asaj lufte t\u00eb tmerrshme q\u00eb u b\u00ebn\u00eb Siri dhe pas t\u00ebrheqjes si pat\u00ebkeq t\u00eb trupave amerikane nga Afganistani, q\u00eb askush nuk e kupton dot m\u00eb p\u00ebrse duhej t\u00eb shkonin atje. Tani si armik bot\u00ebror e justifikim nd\u00ebrhyrjesh duket kan\u00eb mbetur t\u00eb quhen vet\u00ebm \u201cPANDEMIA\u201d, \u201cANTIVAKSINIMI\u201d dhe \u201cKORRUPSIONI\u201d. Po a do t\u00eb binden njer\u00ebzit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsohen q\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e oligarkive t\u00eb reja e t\u00eb harrojn\u00eb oligarkit\u00eb tradicionale t\u00eb financave, naft\u00ebs, armatimit etj.?<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe nga pyetjet e shumta q\u00eb ka renditur redaksia e \u201cShenja\u201d, kur ka p\u00ebrvijuar korniz\u00ebn e tem\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij numri t\u00eb revist\u00ebs, ka dal\u00eb qart\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb zymt\u00eb e t\u00eb rrezikshme tensionesh t\u00eb skajshme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth nesh e larg nesh. N\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb koh\u00eb dyshimesh t\u00eb shumta, pasigurie n\u00eb rritje, rreziqesh t\u00eb njohura e t\u00eb panjohura. M\u00eb duksh\u00ebm k\u00ebto shfaqje na i kujton propaganda e p\u00ebrditshme, trullos\u00ebse, luft\u00ebnxit\u00ebse nga Serbia, paralajm\u00ebrimet abstrakte nga BE-ja e diplomacit\u00eb per\u00ebndimore p\u00ebr rritjen e rrezikut ruso-kinez n\u00eb Ballkan, si dhe shtr\u00ebngimi gjithnj\u00eb m\u00eb sfidues e arrogant i muskujve ushtarak\u00eb nga Rusia. Nga ana tjet\u00ebr, nuk ka munguar dhe trysnia e p\u00ebrbashk\u00ebt bajate demagogjike (presidenciale nga Serbia e kryeministrore nga Shqip\u00ebria) p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks t\u00eb ri shum\u00ebshtet\u00ebror \u201cOpen Balkans\u201d si streha e parafundit deri sa t\u2019i mbushet mendja Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb na ul\u00eb n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb saj. Me kaq rreshta mund ta kisha p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb shkrim, duke th\u00ebn\u00eb se e b\u00ebra \u201cdetyr\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb\u201d para redaksis\u00eb (si\u00e7 mburret or\u00eb e \u00e7ast kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb se i ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e bukur gjith\u00eb detyrat q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb deri tani Europa shp\u00ebrfill\u00ebse Shqip\u00ebris\u00eb). Por, gjithsesi k\u00ebto rreshta m\u2019u duk\u00ebn pak p\u00ebr t\u00eb respektuar si duhet lexuesin q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb numrin e fundit t\u00eb revist\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit. Prandaj po b\u00ebj nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr librat e shkrimet e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb ul disi edhe zymt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrjetimeve personale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cKontradikta pandemike\u201d tipar i globalizmit pas-modernist<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha ato q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart vijn\u00eb rr\u00ebmujsh\u00ebm e rrufesh\u00ebm brenda periudhash shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurtra kohore se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kur duhej t\u00eb rridhnin shekuj q\u00eb t\u00eb kalohej nga luft\u00ebrat fetare n\u00eb luft\u00ebra p\u00ebr krijim perandorish e ndarjen koloniale t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr shkat\u00ebrrim perandorish shekullore; p\u00ebr rr\u00ebnjosje ideologjirash e nacionalizmash, p\u00ebr p\u00ebrplasje qytet\u00ebrimesh etj. K\u00ebtij perceptimi t\u00eb dukurive t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jetojm\u00eb i \u00ebsht\u00eb shtuar tashm\u00eb nj\u00eb \u201cvrojtim pandemik\u201d q\u00eb prek sfer\u00ebn e politik\u00ebs, sociologjis\u00eb e psikologjis\u00eb s\u00eb turm\u00ebs. Studiuesja Anne Applebaum ka shkruar: \u201cGjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb pandemit\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb zgjerimin e pushetit t\u00eb shtetit: n\u00eb koh\u00ebn kur njer\u00ebzit i kap frika nga vdekja, ata pajtohen me masat q\u00eb merren dhe q\u00eb besojn\u00eb, me t\u00eb drejt\u00eb ose gabimisht, se k\u00ebto do t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb edhe n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u2019u kushtoj\u00eb atyre humbjen e liris\u00eb. N\u00eb Britani, Itali, Gjermani, Franc\u00eb, SHBA dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera u arrit nj\u00eb konsensus se njer\u00ebzit duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, karantina duhet t\u00eb jet\u00eb e detyrueshme, policia duhet t\u00eb luaj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Por, n\u00eb pak vende frika nga s\u00ebmundjet u b\u00eb krahas aspekteve t\u00eb tjera t\u00eb parregulluara t\u00eb modernizmit nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr nj\u00eb brez t\u00ebri nacionalist\u00ebsh autoritar\u00eb\u201d. (\u201cTwilight of Democracy\u2026\u201d, 2020, f.184). \u201cFrika nga vdekja\u201d kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kapur mbar\u00eb njer\u00ebzimin me shpejt\u00ebsi e tmerr si sot, n\u00eb kushtet e informimit teknologjik t\u00eb rrufesh\u00ebm (mbetem kureshtar t\u00eb m\u00ebsoj a e ka trajtuar nj\u00eb aspekt t\u00eb till\u00eb t\u00eb problemit n\u00eb librin e tij t\u00eb sapobotuar ikona e politik\u00ebs dhe diplomacis\u00eb amerikane, Henri Kisinxher).<\/p>\n\n\n\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u201cfrika nga vdekja\u201d nuk ka sh\u00ebrbyer q\u00eb kontrolli mbi jet\u00ebn, ndjesit\u00eb, mendjet e nevojat e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb jet\u00eb kaq i plot\u00eb sa k\u00ebto dy vitet e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Applebaume ka b\u00ebr\u00eb \u201cvrojtimin e saj pandemik\u201d mbi politik\u00ebn n\u00eb vitin 2020, kur trajtonte tem\u00ebn \u201cHistoria q\u00eb nuk merr fund\u201d, si nj\u00eb antitez\u00eb me tez\u00ebn e bujshme t\u00eb Fukujam\u00ebs p\u00ebr \u201cfundin e historis\u00eb\u201d, nga e cila prej koh\u00ebsh amerikan\u00ebt ishin bindur se demokracia liberale, po t\u00eb arrihej nj\u00ebher\u00eb, ishte e pamundur t\u00eb p\u00ebrmbysej\u201d (f.142). Tani, n\u00eb prag t\u00eb vitit 2022, mbase e vlen t\u00eb shtojm\u00eb se pandemia COVID-19 me variantet e saj po ndikon aq shum\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb e mend\u00ebsit\u00eb e njer\u00ebzve, sa prodhon deri \u201cnj\u00eb ndeshje t\u00eb re interesash e q\u00ebndrimesh klasore\u201d, midis kampit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb pranojn\u00eb vaksinimin e detyruar dhe kampit t\u00eb atyre q\u00eb e refuzojn\u00eb at\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb u shfaq dhe nj\u00eb kontradikt\u00eb e re shoq\u00ebrore n\u00eb shkall\u00eb globale, \u201ckontradikta pandemike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Tet\u00eb vite para Applebaumit, politologu i mir\u00ebnjohur amerikan, Ri\u00e7ard Haas, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb librit t\u00eb tij programor p\u00ebr politik\u00ebn e SHBA \u201cForeign Policy Begins at Home\u201d (2013), e prekte gjithashtu tem\u00ebn \u201cRikthimi i historis\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historia as kishte ikur, as \u00ebsht\u00eb duke u rikthyer. Historia thjesht vazhdon rrug\u00ebtimin e vet normal sipas ligj\u00ebsive q\u00eb jan\u00eb studiuar prej koh\u00ebsh. Ky lib\u00ebr kishte si lajtmotiv kryesor shpalljen e argumentimin e tez\u00ebs se \u201cK\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh ndaj siguris\u00eb e begatis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs vjen nga brenda vendit dhe jo nga jasht\u00eb\u201d. Kur president i SHBA-ve u b\u00eb Donald Trampi, kjo tez\u00eb zuri vendin e platform\u00ebs politike dhe diplomatike zyrtare amerikane n\u00ebp\u00ebrmjet formulave \u201cSHBA vjen e para (mbi t\u00eb gjitha)\u201d, \u201cTa b\u00ebjm\u00eb s\u00ebrish Amerik\u00ebn t\u00eb madhe\u201d. Kurse m\u00eb 20 janar 2021 libri i Applebaumit sh\u00ebrbeu si prov\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb k\u00ebsaj politike t\u00eb Trumpit dhe t\u00eb metodave t\u00eb tij p\u00ebr mbajtjen e pushtetit me dhun\u00eb. Pra, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb SHBA mendjet e analist\u00ebve e veprimet e politikan\u00ebve sh\u00ebnuan kap\u00ebrcime q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se zhvillimet n\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po marrin rrug\u00ebn e t\u00eb papriturave, sipas taktikave afatshkurtra, jo m\u00eb sipas strategjive afatgjata gjeopolitike. Prandaj shtetet, kombet, qeverit\u00eb, qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jetojn\u00eb e notojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pasiguri, jan\u00eb n\u00eb alarm t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe nuk e gjejn\u00eb dot se cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A mund t\u00eb luaj\u00eb dikush, (shtet ose individ) \u201crol mesianik\u201d n\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto duken m\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta kur v\u00ebshtron m\u00eb me kujdes se \u00e7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb her\u00ebt e po ndodh\u00eb tani m\u00eb diplomacit\u00eb e shteteve, blloqet, mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e ngat\u00ebrresave q\u00eb krijohen n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore, n\u00eb rajone m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb ose brenda vendesh t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ri\u00e7ard Haas n\u00eb librin e tij (f. 148) ka sjell\u00eb fjal\u00ebt (aspak ngush\u00eblluese) t\u00eb analistit Gerson, q\u00eb ka qen\u00eb fjalimshkruesi kryesor i presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, \u201cNj\u00eb epok\u00eb e re dhe m\u00eb e mir\u00eb nuk do t\u00eb nis\u00eb deri sa t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Krishti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi i aft\u00eb ta pastroj\u00eb k\u00ebt\u00eb b\u00ebrllok. Asnj\u00eb p\u00ebrpjekje njer\u00ebzore nuk mund ta shpejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ose ta shp\u00ebtoj\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrfundimisht\u201d. Haasi nuk pajtohet me nihilizmin e k\u00ebsaj shkalle, prandaj n\u00eb librin e tij ka k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb Amerika t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb rregulluar gjendjen e saj brenda vendit, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses edhe jasht\u00eb, sidomos n\u00eb frenimin e rrezikut n\u00eb rritje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn Kina p\u00ebr SHBA-n\u00eb. N\u00eb SHBA e n\u00eb vende t\u00eb tjera botohen mjaft libra e b\u00ebhen shum\u00eb diskutime n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb ndar\u00eb s\u00ebrish n\u00eb dy kampe t\u00eb m\u00ebdha si para r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, bluhen e mbruhen t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime. M\u00eb 18 n\u00ebntor 2021 n\u00eb mbr\u00ebmje ndoqa n\u00eb ekranin e \u201cKanalit 1\u201d t\u00eb televizionit rus emisionin \u201cBolshaja igra\u201d (Loja e madhe). Po ata pjes\u00ebmarr\u00ebs, po ato \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr diskutim, po ai stil i ngurt\u00ebsuar propagande e retorike amerikane e ruse, sa n\u00eb emisionet e m\u00ebparshme. E ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebsaj here m\u2019u duk q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e than\u00eb hapur q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer atmosfera e \u201cLuft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u201d. Doli hapur se \u00ebsht\u00eb rikthyer gara e armatimeve dhe e p\u00ebrsosjes s\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb si dikur. N\u00eb \u201cBolshaja igra\u201d doli se bota p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e \u201cloj\u00ebrave t\u00eb vogla\u201d me k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr shp\u00ebrthime t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb reja m\u00eb t\u00eb tmerrshme lokale ose t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, se shtetet po ndjekin \u201cpolitik\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs\u201d. Doli hapur se fuqit\u00eb b\u00ebrthamore kryesore po b\u00ebjn\u00eb gar\u00eb t\u00eb shfrenuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur edhe sistemin e instalimet e tyre tok\u00ebsore, detare, ajrore e kozmike p\u00ebr luft\u00eb b\u00ebrthamore n\u00eb kozmos. Pra, as frika nga pandemia nuk e ka fashitur etjen p\u00ebr arm\u00ebt, nuk i largon protagonist\u00ebt e luft\u00ebs nga frika q\u00eb p\u00ebrhapnin edhe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo diplomaci fare mir\u00eb mund t\u00eb etiketohet \u201cterroriz\u00ebm diplomatik\u201d, q\u00eb duket edhe m\u00eb cinik n\u00eb koh\u00ebn e \u201cterrorit pandemik\u201d. Por, nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Mbrojtjes i Rusis\u00eb, tani vet\u00ebm deputet civil, u mundua t\u00eb l\u00ebshonte edhe sinjale qet\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuarit, duke th\u00ebn\u00eb se lufta b\u00ebhet kur d\u00ebshiron ta b\u00ebsh, jo edhe kur nuk do, pavar\u00ebsisht se arm\u00ebt moderne i mban gati. Ai shpalli hapur se Amerika e Rusia e b\u00ebnin luft\u00ebn e ashp\u00ebr n\u00eb Siri nga llogore kund\u00ebrshtare, por kanalet e tyre t\u00eb fshehta t\u00eb komunikimit midis dy pal\u00ebve nuk e nd\u00ebrpren\u00eb pun\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 po veprojn\u00eb edhe tani. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb diskutim e vun\u00eb n\u00eb dukje, me nj\u00ebfar\u00eb leht\u00ebsimi, faktin q\u00eb pik\u00ebrisht tani k\u00ebshilltar\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb presidentit amerikan, Bajden, dhe atij rus, Putin, po takohen dhe mund t\u00eb ket\u00eb ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb takim tjet\u00ebr Bajden-Putin. Pra, gjith\u00e7ka b\u00ebhet si\u00e7 ka qen\u00eb b\u00ebr\u00eb. Natyrisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu se t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb katastrof\u00eb e madhe aksidentalisht. Por, gjithsesi kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se u ka ardhur fundi mund\u00ebsive \u00a0e mend\u00ebsive ose rreziqeve potenciale e reale p\u00ebr luft\u00ebra lokale n\u00eb Europ\u00eb. Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb kufirin Poloni-Bjellorusi, n\u00eb vendet baltike ose edhe larg Europ\u00ebs, si rreth Tajvanit etj. Nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrfillur z\u00ebrat se edhe Ballkani, ku jasht\u00eb NATO-s e BE-s\u00eb ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb njoll\u00eb e vog\u00ebl ishullore q\u00eb quhet Ballkan Per\u00ebndimor, mund t\u00eb b\u00ebhet s\u00ebrish vat\u00ebr e nxeht\u00eb tensionesh dhe luft\u00ebrash me arm\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, Kosov\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut, Mal t\u00eb Zi, ku problemet, q\u00eb para tri dekadash \u00e7uan n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish-Federat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, nuk jan\u00eb zgjidhur drejt e p\u00ebrfundimisht. Megjithat\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimet e udh\u00ebheq\u00ebsit serbo-boshnjak, Dodik, dhe t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, e ministrit t\u00eb tij t\u00eb brendsh\u00ebm serb, Vulin, q\u00eb ta shk\u00ebpusin Republik\u00ebn Serbska nga BH-ja dhe t\u00eb nisin marshimin ushtarak, t\u00eb tipit millosheviqian kund\u00ebr Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb ata n\u00eb Beograd. H\u00ebp\u00ebrh\u00eb, k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb taktik\u00eb e njohur shantazhuese millosheviqiane, si para marr\u00ebveshjeve t\u00eb Dejtonit. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb quhet \u201cpolitik\u00eb e diplomaci e mb\u00ebshtetur me k\u00ebrc\u00ebnimin e luft\u00ebs me arm\u00eb\u201d, sesa nj\u00eb vendim tashm\u00eb i marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur sulmin e madh t\u00eb \u201cluft\u00ebs me arm\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur shpejt e p\u00ebrfundimisht ambicien serbe t\u00eb bashkimit me luft\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebve\u201d n\u00eb Serbin\u00eb e Madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Serbia e Republika Serbska nuk e kan\u00eb q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt praktik t\u00eb nisin luft\u00ebrat e reja menj\u00ebher\u00eb, por e kan\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb shantazh diplomatik mbi diplomacit\u00eb euro-atlantike se do t\u00eb shembin t\u00ebr\u00eb ngrehin\u00ebn e marr\u00ebveshjeve t\u00eb Dejtonit, n\u00ebse nuk u imponohen shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs revizionime t\u00eb reja t\u00eb \u201cPlanit Ahtisari\u201d dhe t\u00eb gjith\u00eb projekteve q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb pranuar m\u00eb par\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tyre n\u00eb Rambuje, Vjen\u00eb, Bruksel e deri n\u00eb Uashington m\u00eb 4 shtator 2020. Synimi par\u00ebsor i Serbis\u00eb mbetet zhvleft\u00ebsimi i dy mrekullive amerikane n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe vendimit p\u00ebr shpalljen e saj si shtet i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2008. Pra, zhvillimet n\u00eb BH jan\u00eb ende brenda korniz\u00ebs s\u00eb Dejtonit, zhvillimet rreth Kosov\u00ebs jan\u00eb ende brenda korniz\u00ebs s\u00eb \u201cPlanit Ahtisari\u201d dhe n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut jan\u00eb brenda \u201cMarr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit\u201d (\u201cshqiptaro-maqedone\u201d). Por, nuk ka siguri se k\u00ebto ndryshime nuk do t\u00eb marrin kahe shum\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb rast shp\u00ebrthimesh t\u00eb forta n\u00eb kuad\u00ebr europian e bot\u00ebror. Prandaj Serbia dhe aleat\u00ebt e vet tregojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb prirjen kryene\u00e7e p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb zhvillimet nga ky kuad\u00ebr me k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr luft\u00ebra t\u00eb reja n\u00eb Bosnje e Kosov\u00eb. Prandaj k\u00ebrleshet pushtetari serbo-boshnjak Dodik e zhurmojn\u00eb skifter\u00ebt e luft\u00ebs n\u00eb Beograd.<\/p>\n\n\n\n<p>BH-ja praktikisht \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb qysh me marr\u00ebveshjet e Dejtonit, me perspektiv\u00ebn e qart\u00eb q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb Republika Serbska t\u00eb bashkohet edhe formalisht me Serbin\u00eb dhe federata kroato-myslimane t\u00eb humbas\u00eb kuptimin. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky p\u00ebrfitimi imediat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb serb\u00ebt tani. Beogradi po synon q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb sigurohet se diplomacit\u00eb per\u00ebndimore do ta ndihmojn\u00eb s\u00ebrish t\u00eb rikthej\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn nj\u00ebfar\u00eb forme t\u00eb sovranitetit t\u00eb tij. P\u00ebr fat t\u00eb keq, procesi i bisedimeve shum\u00ebvje\u00e7are serbo-shqiptare n\u00eb Bruksel hyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb hulli qysh n\u00eb fillim. Vu\u00e7iqi dhe tabori i tij politik e diplomatik e kan\u00eb kuptuar tashm\u00eb se procesi i bisedimeve n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb i vdekur dhe prandaj po vring\u00ebllijn\u00eb arm\u00ebt p\u00ebr luft\u00eb psikologjike n\u00eb kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe shtyjn\u00eb Dodikun t\u00eb ndez\u00eb vatra zjarri n\u00eb Bosnj\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebsaj politike e diplomacie t\u00eb mbrapsht\u00eb prej disa vitesh i ka sh\u00ebrbyer edhe \u201cNisma e Berlinit\u201d p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb me sa po duket m\u00eb mir\u00eb tani ka qen\u00eb marr\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ides\u00eb s\u00eb shprehur nga kancelarja Merkel \u201cDuhet t\u00eb plot\u00ebsohen d\u00ebshirat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, por pa d\u00ebmtuar demokracin\u00eb n\u00eb Serbi\u201d (e demokracia n\u00eb Serbi as ekzistonte, as ekziston).<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mutacioni i \u201cNism\u00ebs s\u00eb Berlinit\u201d, projekti \u201cOpen Ballkan\u201d, ku kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb protagonist m\u00eb i zellsh\u00ebm se presidenti i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar Kosov\u00ebn e kryeministrin e saj t\u00eb ri, Albin Kurti, q\u00eb ta ulin kok\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e njohjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia me premtimin q\u00eb paska dh\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iqi se \u201cpo t\u00eb hyj\u00eb Kosova n\u00eb \u201cOpen Balkan\u201d, Serbia do t\u2019i lejoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb hyjn\u00eb e t\u00eb dalin si ua do qejfi n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. Ja m\u00eb n\u00eb fund, n\u00ebp\u00ebrmjet Ram\u00ebs, Beogradi ua dha nj\u00eb \u201cofert\u00eb\u201d shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs: \u201chajdeni n\u00eb Serbin\u00eb e Madhe q\u00eb dhe ne t\u00eb kemi sy e faqe t\u00eb themi se nuk e humb\u00ebm Kosov\u00ebn\u201d. Ky na qenka \u201ckompromisi\u201d q\u00eb serb\u00ebt e kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht dhe k\u00ebt\u00eb kompromis, me mendjeleht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, Kurtit e Kosov\u00ebs po p\u00ebrpiqet t\u2019ua ngec\u00eb n\u00eb der\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn mbi bisedimet serbo-kroato-sllovene p\u00ebr krijimin e mbret\u00ebris\u00eb treshe t\u00eb sllav\u00ebve t\u00eb Jugut nga mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore autorja e \u201cPeacemakers\u201d, Margaret Macmillan, ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb thjesht\u00eb, por me shum\u00eb dometh\u00ebnie pik\u00ebrisht p\u00ebr sot \u201cSerb\u00ebt nuk ishin aspak t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb federat\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Serbin\u00eb e Madhe\u201d. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e kan\u00eb pasur serb\u00ebt n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, edhe n\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos. K\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duan t\u00eb arrijn\u00eb serb\u00ebt edhe sot, n\u00ebp\u00ebrmjet projektit \u201cOpen Balkan\u201d. N\u00ebse kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Rama i duket e r\u00ebnd\u00eb fjala \u201ctradhti\u201d kur ia p\u00ebrmendin, duhet t\u00eb mendoj\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo fjal\u00eb t\u00eb mos i ngjitet duke plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mikut serb Vu\u00e7iq. \u201cOpen Ballkan\u201d nuk mund t\u00eb jet\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb Serbie t\u00eb Madhe q\u00eb do t\u00eb dominoj\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb saj\u00eb t\u00eb potencialeve m\u00eb t\u00eb fuqishme politike, propagandistike, ekonomike e ushtarake q\u00eb disponon dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb. Vu\u00e7iqi e Rama nuk mund t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb ikon\u00eb mesianike e shp\u00ebtimit t\u00eb Ballkanit as tani q\u00eb disa gazeta t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb botuar nj\u00eb fotografi t\u00eb tyre dyshe pa pasur m\u00eb n\u00eb mes Zaevin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb ngjarjet politike e flak\u00ebn jasht\u00eb skene.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, luft\u00eb n\u00eb Ballkan nuk mund t\u00eb ket\u00eb (tani p\u00ebr tani), jo ngaq\u00eb at\u00eb nuk ua ka fort qejfi serb\u00ebve, q\u00eb plas\u00ebn duke u mburrur se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ushtri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme se e kishin para disfat\u00ebs nga NATO. Por k\u00ebto loj\u00ebra, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten sa her\u00eb t\u00eb duash vet\u00ebm n\u00eb legenin me uj\u00eb t\u00eb pis\u00ebt ballkanik, nuk shkaktojn\u00eb dot cunami, sepse dhe rrjedhat e forcave e stuhive do t\u00eb p\u00ebrcaktohen n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga faktor\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm klimatik\u00eb-diplomatik\u00eb. Kjo gjendje e ngat\u00ebrruar ballkanike mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si her\u00eb t\u00eb tjera vet\u00ebm si detonator n\u00eb rast se atmosfera politike europiane do t\u00eb ngarkohet n\u00eb maksimum. E sigurisht kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb para se t\u00eb shfryt\u00ebzohen deri n\u00eb shterim t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb protagonist\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se u duhet t\u00eb kalojn\u00eb nga \u201cdiplomacia e mb\u00ebshtetur me k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr luft\u00eb\u201d, n\u00eb \u201cveprime luftarake q\u00eb t\u00eb hapin procese diplomatike t\u00eb reja\u201d n\u00eb Ballkan. Vu\u00e7iqi e Rama nuk kan\u00eb takat shtet\u00ebror ose individual p\u00ebr t\u00eb ndikuar shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb evolucion. Por\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si po trajtohen shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cBot\u00ebn pas-europiane\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit si vend e komb europian e ballkanik Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve u duhet t\u00eb mbajn\u00eb mir\u00eb parasysh trajtimin teorik nga Haasi dhe zbatimin praktik gjat\u00eb qeverisjes nga Trampi p\u00ebr \u201cBot\u00ebn pas-europiane\u201d (f. 38-42). Haasi ka shkruar: \u201cNe po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb post-europiane. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne jemi n\u00eb fazat e para t\u00eb asaj q\u00eb mund t\u00eb em\u00ebrtohet periudha post-europiane n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht nj\u00eb rezultat ironik i suksesit t\u00eb Europ\u00ebs. Kontinenti, q\u00eb ishte zona e kaq shum\u00eb trazirave, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe dy luft\u00ebra bot\u00ebrore dhe Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, \u00ebsht\u00eb gjer\u00ebsisht i nj\u00ebsuar, i lir\u00eb dhe i qet\u00eb. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, tri nga protagonistet kryesore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shekullit XX, jan\u00eb pajtuar p\u00ebrgjithmon\u00eb. Europa \u00ebsht\u00eb rajoni m\u00eb i integruar n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb larg\u00ebt\u201d. Pas 8 vitesh tabloja nuk paraqitet m\u00eb kaq e bukur dhe ndoshta koha e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb besueshme tez\u00ebn e prer\u00eb t\u00eb Ri\u00e7ard Haasit se: \u201cPozita e Europ\u00ebs si nj\u00eb fuqi e madhe n\u00eb shekullin XX duket se ka marr\u00eb fund\u201d (f.42). Tashm\u00eb Britania e Madhe \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb BE-s\u00eb. Franca dhe Anglia g\u00ebrricen. Bashk\u00ebpunimi franko-gjerman ka humbur dinamizmin dhe entuziazmin e vet. Vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb nuk gjejn\u00eb dot nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr \u00e7\u00ebshtjesh, sidomos lidhur me zgjerimin me vendet nga Ballkani ose p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb t\u00eb zhduket getoja e fundit e turpit n\u00eb Europ\u00eb. Ironit\u00eb e Europ\u00ebs s\u00eb sotme nuk jan\u00eb aq shum\u00eb sukseset e saj, sa politikat joparimore q\u00eb b\u00ebn. Politikan\u00ebt e pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e kan\u00eb \u00e7uar mendjen tek vler\u00ebsime si k\u00ebto, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb specialisti amerikan, i cili ka pasur edhe pozita t\u00eb larta qeveris\u00ebse n\u00eb SHBA. Shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shenja se din\u00eb ta kuptojn\u00eb vler\u00ebsimin e b\u00ebr\u00eb nga Hassi se \u201c\u2026nocioni i nj\u00eb Europe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb bashkuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb e elit\u00ebs, por q\u00eb nuk pushton m\u00eb imagjinat\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb kontinentit\u2026 q\u00eb n\u00eb realitet nuk kan\u00eb qen\u00eb aq t\u00eb angazhuar ndaj \u2018Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Europ\u00ebs\u2019 sesa ndaj \u2018Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Shteteve\u2019\u201d. Me k\u00ebto vler\u00ebsime mund t\u00eb shpjegohet fare qart\u00eb p\u00ebrse Bashkimi Europian e ka trajtuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit me p\u00ebrtaci e shp\u00ebrfillje zgjerimin e tij me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebrse tani ky bashkim ka interes q\u00eb ta flak\u00eb nga rendi i tij i dit\u00ebs integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Europian\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar keq q\u00eb sa her\u00eb u ngec sharra n\u00eb gozhd\u00eb p\u00ebr trajtimin e zgjidhjen e problemeve t\u00eb Europ\u00ebs ta v\u00ebrtisin pun\u00ebn n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitet SHBA-ja nga pritja e rezultateve dhe t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb e t\u00eb vendos\u00eb rregull. M\u00eb shpesh kjo ka ndodhur p\u00ebr problemet e mprehta t\u00eb krijuara n\u00eb Ballkan. Por, edhe n\u00eb k\u00ebto raste menj\u00ebher\u00eb pas suksesit amerikan fuqit\u00eb europer\u00ebndimore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb xheloze dhe kan\u00eb futur shkopinj n\u00eb rrota, sidomos lidhur me problemet q\u00eb prekin Kosov\u00ebn. Presidenti Tramp u p\u00ebrpoq t\u2019u k\u00ebrkonte, madje n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre t\u2019u impononte, sjellje tjet\u00ebr euro-per\u00ebndimor\u00ebve, por nuk pati sukses dhe p\u00ebrs\u00ebri pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb delikate t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cdiplomacis\u00eb Grenell\u201d SHBA-ja krijoi m\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7ara se mbylli vrima n\u00eb murin e bisedimeve shqiptaro-serbe t\u00eb Brukselit.<\/p>\n\n\n\n<p>Diplomati amerikan Xhorxh Fred Uilliams, minist\u00ebr i SHBA-s\u00eb n\u00eb Athin\u00eb dhe v\u00ebzhgues pran\u00eb Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kontrollit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb librin e tij \u201cShqiptar\u00ebt\u201d (1915), e qortonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb diplomacin\u00eb europiane ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve, madje e quante at\u00eb \u201cDiplomacia e shastisur europiane\u201d. Ai theksonte: \u201cNd\u00ebrkaq Shqip\u00ebria, viktima kryesore e k\u00ebsaj diplomacie, mbetet e lodhur, e k\u00ebrrusur dhe e zhytur n\u00eb gjak, sepse edhe mbas lirimit t\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit nga zgjedha, kjo akoma u la n\u00ebn Turqi. Bashk\u00eb me t\u00eb mbeti n\u00ebn zgjedh\u00eb dhe Maqedonia\u2026 diplomacia e shastisur vendosi t\u00eb zbatoj\u00eb forc\u00ebn e tiranin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sunduar k\u00ebt\u00eb popull\u2026 Ata pren\u00eb copa me r\u00ebnd\u00ebsi Tokash shqiptare dhe ua dhan\u00eb fqinj\u00ebve. Cop\u00ebn q\u00eb mbeti e quajt\u00ebn shtet i pavarur i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull nga koha kur jan\u00eb shkruar k\u00ebto fjal\u00eb dhe gjendja p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb posht\u00ebruese se at\u00ebher\u00eb. Sa do t\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebto shastisjet diplomatike europaine?! Dhe\u2026<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A do t\u00eb rikthehet SHBA n\u00eb Ballkan m\u00eb vrullsh\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Uilliamsi b\u00ebnte mjaft qortim edhe p\u00ebr politik\u00ebn e vendit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte, SHBA. Madje ai theksonte: \u201cN\u00eb qoft\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e zonja t\u00eb dal\u00eb para Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes me prova t\u00eb sakta se ka zot\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebqeveriset, lutjet e saj p\u00ebr liri dhe p\u00ebr t\u00eb mbledhur gjith\u00eb tokat q\u00eb i p\u00ebrkasin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranueshme dhe pa vones\u00eb\u2026 Sigurisht Amerika nuk mund t\u00eb gjej\u00eb rast m\u00eb t\u00eb nderuar bamir\u00ebsie sesa t\u2019i ndihmoj\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb rregull t\u00eb brendsh\u00ebm. Nj\u00eb rasti till\u00eb nuk ka shembull n\u00eb historin\u00eb moderne\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb marrin sot vler\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsi edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn e gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 7 korrik 1983 senatori amerikan, republikani konservator, Jesse Helms, p\u00ebr disa vite kryetar i Komisionit t\u00eb Senatit p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme deklaronte n\u00eb Senatin e SHBA-s\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb fatkeq\u00ebsi, por e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb rajoni i Ballkanit prej dekadash \u00ebsht\u00eb kuptuar gabim dhe pak v\u00ebmendje u \u00ebsht\u00eb kushtuar rrjedhojave q\u00eb mund t\u00eb vin\u00eb p\u00ebr stabilitetin e atjesh\u00ebm. \u2026N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb shp\u00ebrthimin n\u00eb rajonin e Ballkanit, p\u00ebr shkak t\u00eb manipulimeve sovjetike, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb evolucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u2026 Nj\u00eb shembull i k\u00ebtij evolucioni do t\u00eb ishte t\u00eb sigurohej bashkimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me shtetin e tyre am\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb, por kjo mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, me nj\u00eb Shqip\u00ebri jo m\u00eb komuniste dhe pro-per\u00ebndimore. Gjendja e tanishme \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb, sepse u mohohet e drejta p\u00ebr vet\u00ebvendosje komb\u00ebtare\u201d. Pasi i citova k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb seminarin p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb mbahej n\u00eb Teheran, m\u00eb 6-7 shtator 1999, shtova komentin: \u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq, diplomacia per\u00ebndimore nuk ia vuri veshin n\u00eb koh\u00eb nj\u00eb men\u00e7urie t\u00eb till\u00eb, madje dhe tani pas nd\u00ebrhyrjes ushtarake n\u00eb Kosov\u00eb ngurron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb deri n\u00eb fund. Por, t\u00eb pakt\u00ebn me 16 vjet vones\u00eb disa hapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb. Ne kemi m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme e t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs tani: t\u00eb zbatohet plot\u00ebsisht parimi i vet\u00ebvendosjes. N\u00ebse Kosov\u00ebs i mohohet pavar\u00ebsia dhe kombit shqiptar i mohohet p\u00ebrgjithmon\u00eb e drejta e tij e natyrshme dhe e paparashkrueshme p\u00ebr ribashkim nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe, siguri dhe stabilitet n\u00eb Ballkan. Ka shum\u00eb shenja q\u00eb e forcojn\u00eb bindjen ton\u00eb se diplomacia uillsoniane do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb politik\u00ebn e SHBA-s\u00eb lidhur me Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb drejtohen edhe m\u00eb tej nga SHBA-ja, t\u00eb thellohet d\u00ebshira shqiptare e shprehur q\u00eb kur u krijua shteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb ngushta me k\u00ebt\u00eb fuqi t\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Midis Uilliamsit e Helmsit diplomacia amerikane ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb kulmore n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare: p\u00ebrkujdesjet e Presidentit Uillson n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris (1919) p\u00ebr t\u00eb mos lejuar cop\u00ebtimet e m\u00ebtejshme t\u00eb shtetit t\u00eb cunguar shqiptar. N\u00eb vepr\u00ebn e saj shkencore \u201cPeacemakers\u201d (Paqeb\u00ebr\u00ebsit) mbi k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, autorja Margaret Macmillan shkruan: \u201cRrethi i ngusht\u00eb i k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb Uillsonit ishte zhytur n\u00eb problemet e Traktatit me Gjermanin\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Italin\u00eb. Me d\u00ebshp\u00ebrim Nikolsoni, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Britanis\u00eb, doli me nj\u00eb skem\u00eb absurde: Shqip\u00ebria t\u00eb cop\u00ebtohej, veriu t\u00eb lidhej me Serbin\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb krijohej nj\u00eb shtet mysliman n\u00ebn mandatin italian, jugu t\u00eb vihej n\u00ebn sundimin grek dhe Kor\u00e7a t\u00eb b\u00ebhej vend i nj\u00eb universiteti shqiptar n\u00ebn mbrojtje amerikane. Shqiptar\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb takoheshin me njeriun e madh (Uillsonin \u2013 sh\u00ebnim im A.B.). Ata ishin t\u00eb tmerruar nga ideja e mandatit italian, raporton Uillsoni, i cili kishte marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr peticionesh. Ndoshta ata duhej t\u00eb kishin pavar\u00ebsi. Llojd Xhorxhi u p\u00ebrgjigj se ai \u2018V\u00ebrtet nuk e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin me k\u00ebt\u00eb (pavar\u00ebsin\u00eb \u2013 sh\u00ebnimi im, A.B.), p\u00ebrve\u00e7se t\u2019i fusnin thonjt\u00eb n\u00eb fyt nj\u00ebri-tjetrit. Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb tamam si mal\u00ebsit\u00eb skoceze n\u00eb shekullin XV\u2019. \u2018Mos fol keq p\u00ebr mal\u00ebsit\u00eb e Skocis\u00eb\u2019, tha Uillsoni, \u2018sepse ajo \u00ebsht\u00eb vendi i origjin\u00ebs i familjes sime\u2019. Dhe, m\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtja u mbyll\u201d (f.375).<\/p>\n\n\n\n<p>Kur Uillsoni merrte peticione nga shqiptar\u00ebt, ka pritur n\u00eb audienc\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre Esat Pash\u00eb Toptanin, me t\u00eb cilin i ka biseduar k\u00ebto pun\u00eb dhe ka marr\u00eb prej tij edhe nj\u00eb promemorie t\u00eb redaktuar n\u00eb fr\u00ebngjisht. K\u00ebto episode jan\u00eb shtjelluar n\u00eb librin e shkuar nga p\u00ebrkthyesi i Uillsonit, Stefen Bonsal, \u201cSiutors and Suppliants\u2026\u201d, (1946, 2001). Kjo ka qen\u00eb arritje e madhe diplomatike p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe nj\u00eb gjest politik shum\u00eb i lart\u00eb e bujar nga nj\u00eb president i SHBA-s\u00eb. Pastaj, k\u00ebsaj politike amerikane n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare iu shtuan dy mrekullit\u00eb nga presidenti Klinton m\u00eb 1999, kur udh\u00ebhoqi NATO-n n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe presidenti Xhorxh W. Bush, kur m\u00eb 2007 premtoi dhe m\u00eb 2008 b\u00ebri realitet shtetin e pavarur e sovran t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs mbajti Sekretarja e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, Hillari Klinton me fjalimin e saj tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2012, q\u00eb praktikisht konfirmoi se t\u00eb gjith\u00ebpikat kulmore t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare do t\u00eb jen\u00eb jet\u00ebgjata.<\/p>\n\n\n\n<p>SHBA-ja nuk ishte e pranishme n\u00eb sken\u00ebn e vendimmarrjes diplomatike n\u00eb Europ\u00eb m\u00eb 1912-\u201813 dhe nuk mban asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi si fuqit\u00eb e m\u00ebdha europiane p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb kombit shqiptar. Por, SHBA-ja ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do fuqi e madhe e koh\u00ebs s\u00eb sotme, duke u dh\u00ebn\u00eb guxim shqiptar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebndres\u00eb edhe pse ende sot vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta fjal\u00ebt q\u00eb ka shkruar Margaret Macmillan, kur p\u00ebrshkruante gjendjen e tyre n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris (1919): \u201cE gjora Shqip\u00ebri e vog\u00ebl me t\u00eb till\u00eb armiq t\u00eb fuqish\u00ebm dhe fare pak miq\u201d. K\u00ebt\u00eb tablo e ndryshoi mjaft edhe Anglia n\u00eb ndrejtimin e kryeministrit Toni Bler n\u00eb koh\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe m\u00eb pas kur \u201cBritania e madhe ishte, pas SHBA-s\u00eb, avokatja m\u00eb e fuqishme dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka pasur dhe \u00e7aste kur tek shqiptar\u00ebt ka ngjallur frik\u00eb ndonj\u00eb nuanc\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e SHBA-s\u00eb ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb tyre dhe mbar\u00ebvajtjes diplomatike rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tyre. M\u00eb i fundit nga k\u00ebto \u00e7aste p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend \u00ebsht\u00eb \u201cdiplomacia e stilit Grenell\u201d, q\u00eb krijoi jo pak tensione n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb tri viteve t\u00eb fundit. Prandaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb shqiptar\u00ebt kishin arsye ta prisnin si nj\u00eb zhvillim me dobi p\u00ebr ta ndryshimin n\u00eb pushtetin amerikan, m\u00eb 20 janar 2021, si nj\u00eb shenj\u00eb shprese p\u00ebr nj\u00eb kujdes m\u00eb t\u00eb madh amerikan mbi problemet e Ballkanit, q\u00eb t\u00eb mos r\u00ebndojn\u00eb m\u00eb skemat e pozicionet e zgjidhjeve n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Prandaj jemi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb ankthi p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb qart\u00eb n\u00ebse diplomacia amerikane do t\u00eb rikthehet m\u00eb vrullsh\u00ebm n\u00eb Ballkan dhe n\u00ebse edhe tani e tutje p\u00ebrkujdesja amerikane p\u00ebr pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb 100-vje\u00e7are t\u00eb k\u00ebsaj diplomacie ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Kemi shkruar disa her\u00eb se duhet t\u00eb mbledhim mendjen se cil\u00ebt i kemi miqt\u00eb e mir\u00eb dhe armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. T\u00eb mos biem n\u00eb ato pozita q\u00eb p\u00ebrshkruante kryeministri britanik para presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb m\u00eb 1919 n\u00eb Paris se shqiptar\u00ebve nuk ka \u00e7\u2019u duhet pavar\u00ebsia, sepse do ta p\u00ebrdorin vet\u00ebm p\u00ebrt\u2019i ngulur thonjt\u00eb n\u00eb fyt nj\u00ebri-tjetrit, si\u00e7 po ndodh fatkeq\u00ebsisht shpesh n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushtetar\u00ebt e politikan\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga megalomanit\u00eb lideriste p\u00ebr t\u00eb rregulluar deri pun\u00ebt e huaja e harruar tonat, si\u00e7 po ndodh shpesh tani.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb kthejm\u00eb gjithnj\u00eb syt\u00eb nga historia jon\u00eb para se t\u00eb marrim vendime p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb fetishizohen vlerat e shtetit, e jo p\u00ebrfitimet nga pushteti.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb b\u00ebhet ajo q\u00eb k\u00ebshillonte Xhorxh Fred Uillimasi para 100 vitesh, q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i provojn\u00eb bot\u00ebs se din\u00eb e jan\u00eb t\u00eb vendosur t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb e mir\u00eb pun\u00ebt e tyre. <strong><em>TvShenja<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Abdi BALETA Edhe m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mutacioni i \u201cNism\u00ebs s\u00eb Berlinit\u201d, projekti \u201cOpen Ballkan\u201d, ku kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb protagonist m\u00eb i zellsh\u00ebm se presidenti&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28235,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37274"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37275,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37274\/revisions\/37275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}