{"id":37322,"date":"2021-12-12T10:51:55","date_gmt":"2021-12-12T09:51:55","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37322"},"modified":"2021-12-12T11:02:57","modified_gmt":"2021-12-12T10:02:57","slug":"boshnjaket-jane-me-europiane-se-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37322","title":{"rendered":"Boshnjak\u00ebt jan\u00eb m\u00eb europian\u00eb se shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"950\" height=\"553\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526.jpg\" alt=\"\" data-id=\"37323\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/?attachment_id=37323\" class=\"wp-image-37323\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526.jpg 950w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526-300x175.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Screenshot_20211212_104526-768x447.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 950px) 100vw, 950px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb ken\u00eb ndrojtje se po futen n\u00eb ndonj\u00eb orbit\u00eb myslimane. Kjo ndrojtje tregon naivitet e jo pjekuri politike. N\u00eb fakt, dallimi mes boshnjak\u00ebve e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se boshnjak\u00ebt jan\u00eb m\u00eb europian\u00eb se shqiptar\u00ebt, ngase shqiptar\u00ebt e kan\u00eb kompleksin e t\u00eb qenit mysliman\u00eb kurse boshnjak\u00ebt nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks. Shqiptar\u00ebt, duke u munduar t\u00eb tregohen evropian\u00eb, e tregojn\u00eb jo-europianitetin e tyre. Kompleksi i identitetit fetar nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi europiane.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruan: Nexhmedin SPAHIU, Mitrovic\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kujtimet e tija te shkruara me nj\u00eb stil brilant, babai i kombit boshnjak, Alija Izetbegoviq, paraqet si peng t\u00eb tij faktin se nuk e ka kuptuar p\u00ebrse e kan\u00eb futur n\u00eb burg m\u00eb 1983. Izetbegoviq arsyeton n\u00eb kujtimet e tij se nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj as kund\u00ebr shtetit jugosllav e as kund\u00ebr komunist\u00ebve. P\u00ebrse pra e kishin d\u00ebnuar me 14 vite burg?!<\/p>\n\n\n\n<p>Izetbegoviqi nuk kishte synuar t\u00eb b\u00ebhet lider politik e as bab\u00eb i kombit. Por, ata q\u00eb e kishin pushtetin n\u00eb Beograd mendonin ndryshe. Ata e planifikonin nj\u00eb dominim serb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb ish-Jugosllavi dhe penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin elitat boshnjake, kosovare etj. Ata q\u00eb u pan\u00eb si elit\u00eb potenciale boshnjake u fut\u00ebn n\u00eb burgje. Nj\u00ebri prej tyre do t\u00eb q\u00ebllonte lideri i ardhsh\u00ebm i kombit. Me k\u00ebt\u00eb burgosje, Beogradi thjesht d\u00ebshironte t\u00eb vononte disa procese q\u00eb do t\u00eb vinin pashmangsh\u00ebm. Duke e pasur pushtetin q\u00ebprej nj\u00eb shekulli, Beogradi e kishte privilegjin t\u00eb ishte disa hapa para t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht, para se ta b\u00ebnte me boshnjak\u00ebt, Beogradi e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb Titos, Beogradi u kujdes q\u00eb aspirata e natyrshme e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr forcim t\u00eb autonomis\u00eb q\u00eb \u00e7onte drejt Republik\u00ebs, t\u00eb futet n\u00eb rrug\u00eb qorre. K\u00ebtu, Tirana zyrtare i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb. Thjesht, Tirana organizonte grupe marksiste-leniniste n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo i mund\u00ebsoi Beogradit q\u00eb, p\u00ebrmes tyre, t\u00eb tmerronte aleat\u00ebt potencial\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs: boshnjak\u00ebt, kroat\u00ebt, slloven\u00ebt dhe vendet e Per\u00ebndimit. Duke i pasur n\u00eb krah slloven\u00ebt, kroat\u00ebt e boshnjak\u00ebt e tmerruar nga mustaqet e Stalinit, Beogradi ia arrinte t\u2019i m\u00ebnjanoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb zot\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike kosovare. Fillimisht, Mahmut Bakallin dhe shok\u00ebt e tij e, m\u00eb pas, AzemVllasin dhe shok\u00ebt e tij, derisa m\u00eb n\u00eb fund ia arriti q\u00ebllimit: e shkat\u00ebrroi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas k\u00ebsaj, Beogradi e burgoste pjes\u00ebn m\u00eb energjike t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u201cMe nj\u00eb t\u00eb rame \u2013 dy t\u00eb vrame\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje popullore.&nbsp; N\u00eb rastin konkret \u201ctri t\u00eb vrame\u201d, sepse marksisto-leninisto-stalinist\u00ebt kosovar\u00eb nuk mund t\u00eb merreshin vesh me boshnjak\u00ebt e lidhur me fe. T\u00eb dyja pal\u00ebt ishin viktima t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs adres\u00eb, por dallimet e tjera nuk i linin t\u00eb lidhnin aleanc\u00eb si viktima.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy viktimave t\u00eb Beogradit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb viktim\u00eb e tret\u00eb dhe m\u00eb e madhja. \u00cbsht\u00eb Sanxhaku i Novi Pazarit. Sanxhaku i lidh shqiptar\u00ebt dhe boshnjak\u00ebt n\u00eb kuptim t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb. Territori i Sanxhakut e lidh Kosov\u00ebn e Shqip\u00ebrin\u00eb me Bosnj\u00ebn. N\u00eb kuptimin etnik, shumica e sanxhaklinjve jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb boshnjakizuar ose n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij procesi. Sanxhaku \u00ebsht\u00eb aktualisht rajoni m\u00eb i diskriminuar n\u00eb Europ\u00eb. Ekzistenc\u00ebn e vet aktuale e g\u00ebzon fal\u00eb politik\u00ebs largpam\u00ebse t\u00eb Turqis\u00eb. Presidenti Erdogan e ka vizituar dy her\u00eb Novi Pazarin dhe ka hapur zyr\u00eb konsullore n\u00eb Novi Pazar. K\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhej ta b\u00ebnin edhe Shqip\u00ebria e Bosnja, por nuk po e b\u00ebjn\u00eb akoma. As Shqip\u00ebria, as Bosnja, e as Kosova, nuk po e ndihmojn\u00eb as n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike e as me financa Sanxhakun e Novi Pazarit. Thjesht, si\u00e7 kam shkruar edhe para disa vitesh, n\u00eb Sanxhak m\u00ebkatojn\u00eb Kosova, Shqip\u00ebria e Bosnja. Duke ndihmuar Sanxhakun, secili nga k\u00ebto vende do ta ndihmonte veten e vet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vend se Bosnja, Kosova e Shqip\u00ebria ta sulmojn\u00eb Beogradin n\u00eb Sanxhak, ajo po i sulmon k\u00ebto dy t\u00eb parat, kurse e treta (Shqip\u00ebria) po i del n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebrmes projektit \u201cBallkani i Hapur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas nj\u00eb \u00e7erek shekulli nga Marr\u00ebveshja e Dejtonit, Bosnja e bllokuar si shtet me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ka filluar t\u00eb rikuperohet. Ky gjysm\u00eb-shtet u mund\u00ebsoi boshnjak\u00ebve ta rigjenerojn\u00eb elit\u00ebn e tyre intelektuale. Njer\u00ebz t\u00eb shkolluar n\u00eb Amerik\u00eb, Britani t\u00eb Madhe, Gjermani, Itali, Skandinavi, Iran, Malajzi e Turqi jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb konsolidimit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb boshnjake. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Republika Srpska, e zhytur n\u00eb varf\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj primitive, ku njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb zgjuar ikin o n\u00eb Beograd o tutje n\u00eb Per\u00ebndim, po acarohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr nga ringritja boshnjake.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizjet e fundit politike t\u00eb Millorad Dodikut, liderit t\u00eb Republika Srpskas, e reflektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nervoz\u00eb. Radikalizimi i situat\u00ebs n\u00eb Bosnje \u00ebsht\u00eb i pritsh\u00ebm. Lufta?! Ndoshta, por v\u00ebshtir\u00eb e besueshme, pasi nga lufta e fundit nuk \u00ebsht\u00eb krijuar distanc\u00eb e mjaftueshme historike. Ka kaluar vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7erekshekulli. Njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar luft\u00ebn n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt jan\u00eb akoma t\u00eb gjall\u00eb dhe mend\u00ebsia e tyre i dominon shoq\u00ebrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar luft\u00ebn jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb luft\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e nder\u00eb, ku Republika Srpska do t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb taksat e doganat e shtetit t\u2019i ndal\u00eb p\u00ebr vete dhe ta bllokoj\u00eb funksionimin e institucioneve t\u00eb Sarajev\u00ebs n\u00eb territorin e saj. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb situat\u00eb e nder\u00eb dhe fati i Bosnj\u00ebs do t\u00eb varej shum\u00eb nga Per\u00ebndimi, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Kroacia dhe vendet fqinje.<\/p>\n\n\n\n<p>Gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin shqiptar\u00ebt p\u00ebr vet\u00ebn e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebnin sehir dhe t\u00eb prisnin se \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb me Bosnj\u00ebn. Diplomacia e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb unison me boshnjak\u00ebt, jo p\u00ebr faktin se boshnjak\u00ebt jan\u00eb mysliman\u00eb, po p\u00ebr faktin se jan\u00eb viktima t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit agresor. Do t\u00eb duhet ta ken\u00eb aleat strategjik Turqin\u00eb, jo p\u00ebr faktin se Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend mysliman, por p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb fuqia m\u00eb e madhe n\u00eb rajon, kjo p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga Serbia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqia m\u00eb e madhe pas Turqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb ken\u00eb ndrojtje se po futen n\u00eb ndonj\u00eb orbit\u00eb myslimane. Kjo ndrojtje tregon naivitet e jo pjekuri politike. N\u00eb fakt, dallimi mes boshnjak\u00ebve e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se boshnjak\u00ebt jan\u00eb m\u00eb europian\u00eb se shqiptar\u00ebt, ngase shqiptar\u00ebt e kan\u00eb kompleksin e t\u00eb qenit mysliman\u00eb, kurse boshnjak\u00ebt nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks. Shqiptar\u00ebt, duke u munduar t\u00eb tregohen europian\u00eb e tregojn\u00eb jo-europianitetin e tyre. Kompleksi i identitetit fetar nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi europiane. Tekefundit, europianizimi i boshnjak\u00ebve filloi m\u00eb 1878, kurse i shqiptar\u00ebve tek m\u00eb 1915. Kjo diferenc\u00eb prej 37 vitesh flet shum\u00eb. Edhe pse NATO e shp\u00ebtoi Bosnj\u00ebn nga fshirja prej faqes s\u00eb dheut, nuk kemi par\u00eb q\u00eb ministri i Jasht\u00ebm boshnjak t\u00eb paraqitet me flamur tjet\u00ebr, pos atij t\u00eb vendit t\u00eb vet n\u00eb mbledhje te K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuar, si\u00e7 b\u00ebri ministrja e Jashtme e Kosov\u00ebs. Boshnjak\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kan\u00eb respekt p\u00ebr veten e tyre. N\u00eb institucionet e tyre nuk mund t\u00eb gjesh flamuj t\u00eb tjer\u00eb, pos flamujve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj. Kosova dhe Shqip\u00ebria jan\u00eb larg k\u00ebtij europianizimi. Europianizim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb krijosh fatin t\u00ebnd e jo t\u00eb pres\u00ebsh se \u00e7far\u00eb t\u00eb sjell\u00eb fati. Europianizim do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndihmosh bashk\u00ebvuajt\u00ebsin n\u00eb fatkeq\u00ebsi, e jo t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb p\u00ebrfitosh nga fatkeq\u00ebsia e tjetrit. T\u00eb bashk\u00ebrendosh me boshnjak\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtit agresor \u00ebsht\u00eb europianizim i shqiptar\u00ebve. <strong><em><a href=\"https:\/\/shenja.tv\/\" data-type=\"URL\" data-id=\"https:\/\/shenja.tv\/\">Tvshenja<\/a><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb ken\u00eb ndrojtje se po futen n\u00eb ndonj\u00eb orbit\u00eb myslimane. Kjo ndrojtje tregon naivitet e jo pjekuri politike. N\u00eb fakt, dallimi mes boshnjak\u00ebve e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37323,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37322"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37322"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37322\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37327,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37322\/revisions\/37327"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37323"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}