{"id":37615,"date":"2022-01-25T18:33:23","date_gmt":"2022-01-25T17:33:23","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37615"},"modified":"2022-01-25T18:36:03","modified_gmt":"2022-01-25T17:36:03","slug":"vizita-e-presidentit-erdogan-ne-shqiperi-me-rendesi-strategjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37615","title":{"rendered":"Vizita e presidentit Erdogan n\u00eb Shqip\u00ebri, me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-1 is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"491\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570.jpg\" alt=\"\" data-id=\"37559\" data-full-url=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570.jpg\" data-link=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/lajme\/erdogan-ne-tirane-feto-perben-kercenim-te-madh-jo-vetem-per-turqine-por-edhe-per-cdo-vend-ku-ka-prani\/attachment\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570\/\" class=\"wp-image-37559\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570-300x170.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/thumbs_b_c_258d3195a93c628eab34088ca98e9570-768x436.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/a><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga Abdulvehab Ejupi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mediat dhe kolumnist\u00ebt ndjekin me p\u00ebrkushtim \u00e7do udh\u00ebtim zyrtar jasht\u00eb vendit t\u00eb presidentit turk Recep Tayyip Erdo\u011fan. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb nga vendet e Ballkanit, vizita b\u00ebhet tem\u00eb kryesore n\u00eb gjith\u00eb rajonin p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe me vizit\u00ebn e fundit t\u00eb presidentit turk n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 17 janar. Presidenti Erdo\u011fan u prit n\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb me nderimet m\u00eb t\u00eb larta nga kryeministri shqiptar Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>Shqip\u00ebria, nj\u00eb aleate e natyrshme dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rajon<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr vendimmarr\u00ebsit n\u00eb Ankara si dhe shoq\u00ebrin\u00eb e gjer\u00eb, Ballkani perceptohet si nj\u00eb shtrirje transnacionale e asaj q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Turqi e quajn\u00eb &#8220;vatan&#8221;, nj\u00eb nocion i mbushur me kujtime emocionale. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ngjashm\u00ebri kulturore dhe lidhje shum\u00eb organike. Vler\u00ebsohet se n\u00eb Turqi jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb dhe boshnjak\u00eb sesa n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Bosnj\u00eb. Shumica emigruan n\u00eb Turqi pas themelimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb vitin 1923 dhe gjat\u00eb sundimit jugosllav n\u00eb vitet 50 dhe 80 p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar represionit sistematik. Ky komunitet \u00ebsht\u00eb i organizuar n\u00eb shoqata t\u00eb ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe p\u00ebrpiqen aktivisht t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb politikat e Turqis\u00eb ndaj Ballkanit. Prandaj, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Ballkan, ka nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb Turqi. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Turqia ka ndjekur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme shum\u00ebdimensionale ndaj Ballkanit. Vet\u00eb Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e Ballkanit, kurse pik\u00ebpamja e saj p\u00ebr rajonin \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar nga historia dhe kultura e p\u00ebrbashk\u00ebt. Sidomos gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, Turqia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb promovuar marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore me t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit, ku Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj perspektive.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb rajonin e paq\u00ebndruesh\u00ebm; \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm q\u00eb nuk ka mosmarr\u00ebveshje me fqinj\u00ebt, \u00ebsht\u00eb homogjen nga brenda, an\u00ebtar i plot\u00eb i NATO-s q\u00eb nga viti 2013 dhe kandidat serioz p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Ajo gjithashtu ka nj\u00eb vend prestigjioz n\u00eb KS t\u00eb OKB-s\u00eb si an\u00ebtar jo i p\u00ebrhersh\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Ka potencial t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ngjarjet n\u00eb Kosov\u00eb, si shteti i dyt\u00eb i pavarur shqiptar; n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e popullat\u00ebs s\u00eb vendit; dhe n\u00eb Mali t\u00eb Zi, ku qeveria varet drejtp\u00ebrdrejt nga pakica shqiptare. Vendi mb\u00ebshtet fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs dhe kund\u00ebrshton pretendimet nacionaliste t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar Serbin\u00eb e Madhe n\u00eb kurriz t\u00eb Bosnj\u00ebs, Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Prandaj, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb demonstruar se rritja e prosperitetit dhe stabilitetit n\u00eb Shqip\u00ebri po i sh\u00ebrben paqes dhe stabilitetit n\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryeministrit Edi Rama n\u00eb Turqi, m\u00eb 6 janar 2021, ishin nj\u00eb pik\u00ebnisje e re dhe historike. Si rezultat i asaj vizite u n\u00ebnshkrua Deklarata e P\u00ebrbashk\u00ebt Politike p\u00ebr krijimin e K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Strategjik t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb agjend\u00eb prej vitesh, kurse marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve u ngrit\u00ebn n\u00eb nivelin e Partneriteti Strategjik. Turqia ka investuar mbi 3,5 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga periudha e demokracis\u00eb. Mbi 600 kompani turke jan\u00eb t\u00eb regjistruara q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebto kompani jo vet\u00ebm kontribuojn\u00eb n\u00eb prodhim, por ofrojn\u00eb edhe vende pune p\u00ebr rreth 15 mij\u00eb persona.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto shifra e b\u00ebjn\u00eb Turqin\u00eb nj\u00eb nga investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur Shqip\u00ebria u godit nga t\u00ebrmeti i 26 n\u00ebntorit 2019, Turqia ishte nd\u00ebr vendet e para q\u00eb d\u00ebrgoi ndihm\u00eb emergjente dhe punonj\u00ebs t\u00eb ambulanc\u00ebs. Ishte Turqia ajo q\u00eb nd\u00ebrtoi 522 sht\u00ebpi n\u00eb La\u00e7 p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb humb\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb nga t\u00ebrmeti dhe ishte Turqia ajo q\u00eb jo vet\u00ebm d\u00ebrgoi ndihma mjek\u00ebsore gjat\u00eb pandemis\u00eb, por nd\u00ebrtoi edhe nj\u00eb spital n\u00eb Fier. \u201cSpitali i Miq\u00ebsis\u00eb Turqi-Shqip\u00ebri\u201d, i cili u nd\u00ebrtua n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr 40 milion\u00eb euro, me 150 shtret\u00ebr, gjasht\u00eb salla operacioni dhe gjasht\u00eb poliklinika, p\u00ebrfundoi p\u00ebr 68 dit\u00eb dhe u hap m\u00eb prill 2021. Bashk\u00ebpunimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb NATO si faktor stabilizues n\u00eb rajonin e Ballkanit. Turqia ka ofruar vazhdimisht trajnim ushtarak p\u00ebr personelin ushtarak shqiptar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb logjistik\u00ebn, modernizimin e forcave t\u00eb armatosura dhe infrastruktur\u00ebn e ushtris\u00eb shqiptare. Shqip\u00ebria ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e dron\u00ebve v\u00ebzhgues. Shqip\u00ebria dhe Turqia kan\u00eb zhvilluar gjithashtu shum\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>FETO si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vizita e fundit e presidentit turk v\u00ebrtetoi se FETO vazhdon t\u00eb jete nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme mes Ankaras\u00eb dhe Tiran\u00ebs. Presidenti Erdo\u011fan i kushtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme fjalimit t\u00eb tij k\u00ebsaj teme n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb jet\u00eb vendimtare n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve. Pas ngjarjeve t\u00eb tentativ\u00ebs s\u00eb mposhtur t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit n\u00eb korrik 2016 n\u00eb Turqi, t\u00eb gjitha autoritetet e larta turke q\u00eb kan\u00eb vizituar Tiran\u00ebn kan\u00eb insistuar vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb goditur strukturat e FETO-s n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, deri m\u00eb tani kjo k\u00ebrkes\u00eb e pal\u00ebs turke nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar nga autoritetet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>BE-Turqia si aktor\u00eb komplementar\u00eb n\u00eb rajon<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit turq kan\u00eb deklaruar gjithmon\u00eb se Ankaraja mb\u00ebshtet an\u00ebtar\u00ebsimin e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb institucionet transatlantike. Shum\u00eb studime kan\u00eb treguar se Turqia dhe BE-ja nuk jan\u00eb konkurrent\u00eb n\u00eb Ballkan, por aktor\u00eb komplementar\u00eb. Ka nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb gjer\u00eb bashk\u00ebpunimi mes Ankaras\u00eb dhe Brukselit n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e tyre n\u00eb Ballkan. P\u00ebr kryeministrin shqiptar Edi Rama, roli i Turqis\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm dhe pa diskutim konstruktiv n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Si e fundit, por jo m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, sa her\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmerren hapa t\u00eb rinj nga pala shqiptaro-turke, grupe t\u00eb caktuara shfaqen duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb partneritet strategjik me shum\u00eb skepticiz\u00ebm. Megjithat\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb evidente se e gjith\u00eb kjo vjen nga fqinj\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht nga grek\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt politikisht dhe ekonomikisht duan nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dob\u00ebt pa aleanca strategjike dhe balancuese.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Autori i shkrimit \u00ebsht\u00eb studiues dhe shef i Zyr\u00ebs s\u00eb Ballkanit n\u00eb TRT WORLD<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Anadolu Agency <\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Abdulvehab Ejupi Mediat dhe kolumnist\u00ebt ndjekin me p\u00ebrkushtim \u00e7do udh\u00ebtim zyrtar jasht\u00eb vendit t\u00eb presidentit turk Recep Tayyip Erdo\u011fan. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb nga&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37559,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-37615","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37615"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37615"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37615\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37617,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37615\/revisions\/37617"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}