{"id":37978,"date":"2022-03-10T17:31:42","date_gmt":"2022-03-10T16:31:42","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=37978"},"modified":"2022-03-10T17:31:43","modified_gmt":"2022-03-10T16:31:43","slug":"kerkese-zonjes-vjosa-osmani-presidente-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=37978","title":{"rendered":"K\u00ebrkes\u00eb, Zonj\u00ebs Vjosa OSMANI, Presidente e Kosov\u00ebs\u00a0"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Screenshot_20220310_165549.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"819\" height=\"478\" data-id=\"37979\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Screenshot_20220310_165549.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-37979\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Screenshot_20220310_165549.jpg 819w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Screenshot_20220310_165549-300x175.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Screenshot_20220310_165549-768x448.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 819px) 100vw, 819px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga Naim e Sk\u00ebnder KAPITI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke shprehur konsiderat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe respektin p\u00ebr Ju, lutemi pranoni urimet tona t\u00eb sinqerta p\u00ebr suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj fisnike si Kryetare e Shtetit t\u00eb KOSOV\u00cbS. E Nderuara\u00a0 Presidente nese keni mund\u00ebsi dhe t\u00eb gjeni koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na pritur. <strong>Besoj se duke u nisur nga ndjenja njer\u00ebzore e mirenjohjes, e moralitertit human dhe nga ajo e funksionimit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsis\u00eb institucionale do ta pranoni kerkesen tone <\/strong>minimale p\u00ebr nj\u00eb takim me Ju, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb respekt edhe t\u00eb atij kontributi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb familja jon\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe shtetin e Kosov\u00ebs, pasi si ka mund\u00ebi qe edhe me pare kemi kerkuar takim me Ju por q\u00eb as p\u00ebrgjigje\u00a0 prej muajsh nuk kemi marr\u00eb.Ju kujtojm\u00eb faktin se shikoni se si Kroacia respekton aq shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb\u00a0 q\u00eb kan\u00eb kontribuar p\u00ebr lirin\u00eb e saj , si dhe shikoni se si Ukraina po respekton n\u00eb maksimum t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesit rus. Shpresojm\u00eb q\u00eb do ta merrni n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se na njihni, por m\u00eb posht\u00eb po ua d\u00ebrgojm\u00eb edhe at\u00eb se cfar\u00eb ka botuar gazeta patriotiko-komb\u00ebtare, me e vjetra gazete shqiptare, gazeta \u201cDIELLI\u201d qe del ne SHBA<\/p>\n\n\n\n<p><strong>KAPIT\u00cbT E DURR\u00cbSIT DHE LIRIA E KOSOV\u00cbS<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>DECEMBER 4, 2021 BY S P<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Vaso Papaj<\/p>\n\n\n\n<p>Shkrim me rastin e pervjetorit t\u00eb mobilizimit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrballimin e ofensives serbe p\u00ebr \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs sipas Urdh\u00ebrit nr. 151 dt. 31 03 1999 t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb : \u2026 1) Mobilizimi e p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e jasht\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin e Kosov\u00ebs p\u00ebr kompletimin e radh\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb filloj\u00eb me dat\u00ebn 01.04.1999&nbsp; (https:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.epokaere.com\/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se\/)<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe pik\u00ebrisht po me 01&nbsp; 04&nbsp; 1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore&nbsp; e Mobilizimit te U\u00c7K-s\u00eb te&nbsp; \u201cDrenica\u201d e Gani KAPITIT, e cila s\u00eb bashku me Ganiun dhe gjith\u00eb familja e patriotit Sadri KAPITI&nbsp; kan\u00eb&nbsp; hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb gjithkomb\u00ebtare p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb dhe vep\u00ebr t\u00eb vyer dhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme&nbsp; komb\u00ebtare q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tyre&nbsp; n\u00eb vitet e Lavdis\u00eb son\u00eb Komb\u00ebtare, t\u00eb Luft\u00ebs dhe t\u00eb Q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar kund\u00ebr makineris\u00eb shtet\u00ebrore kriminale, terroriste dhe genocidiste t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Jemi t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb se si&nbsp; te \u201cDrenica\u201d e Durr\u00ebsit buz\u00eb detit,&nbsp; pron\u00eb e Gani KAPITIT&nbsp; arrit\u00ebn&nbsp; me mijra luft\u00ebtar\u00eb shqiptare nga diaspora&nbsp; dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjit\u00ebn U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndra e mobilizimit \u201cDrenica\u201d e Gani Kapitit&nbsp; u b\u00eb edhe epiqendra mediatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasi aty mb\u00ebrrinin \u00e7do dit\u00eb reporter\u00eb e gazetar\u00eb nga e gjith\u00eb Europa, SHBA, Kanada etj., dhe q\u00eb nga aty nd\u00ebrkomb\u00ebtarizohej si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare, sidomos ajo e Kosov\u00ebs shqiptare dhe lufta e drejt\u00eb dhe heroike e popullit martir t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri e t\u00eb drejtat komb\u00ebtare ,&nbsp; p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi e bashkim komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mijra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb.S\u00eb bashku me \u201cDrenic\u00ebn\u201d v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb t\u00eb Gani KAPITIT iu bashkangjit\u00ebn UCK-s\u00eb duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicin t\u00eb mobilizmit edhe dy lokalet e tjera n\u00eb Plazhin e Durr\u00ebsit af\u00ebr Drenic\u00ebs, Lokalin \u201cKOSOVA \u201c t\u00eb Naimit dhe at\u00eb \u201cKAPITI\u201d t\u00eb Fatmir KAPITIT<\/p>\n\n\n\n<p>Foto: Momente nga mobilizimi, plot\u00ebsimi i formular\u00ebve t\u00eb rekrutimit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb ambjentet e Q\u00ebndr\u00ebs \u201cDrenica\u201d. Prill-Qershor\u00a0 1999<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ngjarje t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb at\u00eb zbarkim t\u00eb ushtar\u00ebv\u00eb amerikan\u00eb e britanik\u00eb n\u00eb Normandi n\u00eb Qershor t\u00eb vitit 1944 p\u00ebr \u00e7lirimin e popujve t\u00eb Europ\u00ebs nga nazizmi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 57 vitesh t\u00eb atij zbarkimi qe \u00e7oi n\u00eb p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Perendimi me 24 Mars 1999 nd\u00ebrmori nj\u00eb veprim, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje vendimtare\u00a0 \u00e7lirimtare p\u00ebr popullin shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kund\u00ebr genocidit serb mbi popullsine shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebhyrje ushtarake e cila \u00e7oi ne kapitullimin dhe dor\u00ebzimin e Serbis\u00eb dhe \u00c7lirimin e Kosov\u00ebs me 12 Qershor 1999.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb jav\u00eb pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s mbi ishJugosllavi \u201cDrenica\u201d e Durr\u00ebsit u b\u00eb q\u00ebndra e pritjes dhe mobilizimit t\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb por edhe t\u00eb huaj q\u00eb iu bashkangjit\u00ebn U\u00c7K-s\u00eb, k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb s\u00eb NATO-s, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ushtria&nbsp; vrastare serbe dhe bandat&nbsp; gjithfar\u00ebshe kriminale paramilitare kriminel\u00ebsh, pla\u00e7kit\u00ebsish e hajdut\u00ebsh t\u00eb mb\u00ebshtetura nga shteti kriminal serb&nbsp; d\u00ebbuan mbi 900 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga Atdheu i tyre, mbi 500 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndiqeshin e vriteshin n\u00ebp\u00ebr male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogj\u00ebn dhe u shkat\u00ebrruan ashtu sikurse kishte b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb dhe gjithmon\u00eb harbut\u00ebria, verb\u00ebria, shovinizmi dhe genocidi serb n\u00eb Toplic\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb.Pa nd\u00ebrhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht&nbsp; Kosov\u00ebn me djegie e shkat\u00ebrrim, me d\u00ebbim, me krime , me vrasje e me shfarosje t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kund\u00ebr shtetit, ushtris\u00eb dhe kund\u00ebr makineris\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Por me fillimin e bombardimeve t\u00eb NATO-s, shpresa p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs ishte dhe u b\u00eb m\u00eb madhe dhe m\u00eb e sigurt\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb reja historike q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori ishin n\u00eb favor t\u00eb shqiptar\u00ebve pasi k\u00ebsaj radhe p\u00ebrkrah shqiptar\u00ebve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca m\u00eb e madhe ushtarake bot\u00ebrore, <strong>NATO e udh\u00ebhequr nga SHBA.<\/strong>&nbsp; Kjo ishte garanci dhe q\u00eb u dha shqiptar\u00ebve guximin, shpres\u00ebn dhe sigurin\u00eb se m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb shpartallohej Serbia , dhe se do t\u00eb merrte fund kolonializmi kriminal e \u00e7njer\u00ebzor serb mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb reja&nbsp; u b\u00eb e mundur q\u00eb mijra e mijra shqiptar\u00eb nga diaspora dhe perendimi t\u00eb linin rehatin\u00eb e per\u00ebndimit dhe t\u00eb ktheheshin n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb atdheun e tyre dhe t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut, p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar dhe me q\u00ebllimin e madh p\u00ebr ndarjen p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr Bashkimin Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebta&nbsp; mijra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn te \u201cDrenica\u201de Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Te \u201cDrenica\u201d n\u00eb Durr\u00ebs 22 vite m\u00eb par\u00eb,n\u00eb Prill 1999 mb\u00ebrriti edhe Batalioni \u201cAtllantiku\u201dnga SHBA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatmir Fejzullahu-Mjaku: \u201cPo<\/strong>, q\u00eb nga aeroporti Rinas e deri n\u00eb fund t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb malin Pashtrik. Prej Rinasit ik\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, ku tek restoranti \u201cDrenica\u201d, aktivist\u00ebt e logjistik\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb na e shtruan nj\u00eb drek\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb vluan gazetar\u00ebt nga mbar\u00eb bota, nd\u00ebr to edhe m\u00eb prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb pyetjeve t\u00eb tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e fuqishme t\u00eb vullnetar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb zot trojeve t\u00eb tyre etnike.\u201dhttp:\/\/prizrenpress.com\/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter\/<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejt\u00eb, patriotike dhe heroike e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si&nbsp; dhe nd\u00ebrhyrja e NATO-s e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuan&nbsp; bot\u00ebrisht si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Historin\u00eb e shqiptar\u00ebve <strong>\u00c7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare shqiptare. Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs para 22 vitesh zbarkuan n\u00eb Durr\u00ebs, te \u201cDrenica\u201de Durr\u00ebsit q\u00eb vinin&nbsp; nga perendimi i liris\u00eb dhe i demokracis\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb lirin\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb, shtet\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit shqiptar t\u00eb saj, ku si aleat tashm\u00eb shqiptar\u00ebt kishin edhe shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs demokratike dhe aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake t\u00eb bot\u00ebs, NATO-n.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb bota, opinioni bot\u00ebror&nbsp; po njihej&nbsp; p\u00ebr tragjedit\u00eb dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb Europa kishte b\u00ebr\u00eb mbi shqiptar\u00ebt dhe mbi trojet shqiptare, p\u00ebr intrigat dhe p\u00ebr pazaret e fuqive t\u00eb Europ\u00ebs mbi trojet shqiptare b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Bota dhe civilizimi perendimor tashm\u00eb po shikonte me sy masakrat dhe barbarit\u00eb \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb ushtris\u00eb serbe mbi popullin shqiptar, q\u00eb deri at\u00ebhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte q\u00ebndruar indiferent ndaj Serbis\u00eb dhe aleates s\u00eb saj Rusis\u00eb p\u00ebr ato tmerre q\u00eb kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb Prill t\u00eb Vitit 1999 \u201cDrenica\u201d e Durr\u00ebsit e Kapit\u00ebve ishte \u201cvatra m\u00eb e madhe gjithshqiptare\u201d, si nj\u00eb \u201cBes\u00eblidhje e Madhe\u201d shqiptare n\u00eb vitin 1999 n\u00eb fundin e mij\u00ebvje\u00e7arit te dyte, si nj\u00eb ngjarje bashkimi gjithshqiptar&nbsp; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Ushtris\u00eb m\u00eb t\u00eb re n\u00eb Europ\u00eb dhe t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb, \u00e7lirimin dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs , krijimin e shtetit t\u00eb ri shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb vit&nbsp; mbushen 22 vite q\u00eb kur&nbsp; te \u201cDrenica\u201de Durr\u00ebsit u b\u00eb pritja dhe mobilizimi i madh i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb personalitete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb, akademis\u00eb dhe shoqata shkrimtar\u00ebsh, poetesh, invalid\u00eb e veteran\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, opinionist\u00eb e gazetar\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, politikan\u00eb e mediatik\u00eb e kan\u00eb quajtur, <strong>\u201ctempull atdhedashurie dhe lirie\u201d, \u201ck\u00ebshtjell\u00eb e fortes\u00eb\u201d, \u201cmonument historie\u201d, \u201cmuze p\u00ebrjet\u00ebsie\u201d etj.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durr\u00ebsit dhe luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, madje edhe vet\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt dhe familjet e tyre, as sot e k\u00ebsaj dite, sidomos k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri,&nbsp; nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kan\u00eb vendin e merituar?<\/p>\n\n\n\n<p>Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qend\u00ebr mobilizimi , e propozuar p\u00ebr muze nga poeti Moikom Zeqo, mund t\u00eb themi se vetvetiu \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj Tempulli. <strong>K\u00ebtu vazhdimisht vijn\u00eb poet\u00eb dhe shkrimtar\u00eb nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe t\u00eb huaj, intelektual\u00eb q\u00eb i bashkon qen\u00ebsia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhm\u00ebria. Me sa kam marr\u00eb vesh k\u00ebtu m\u00eb s\u00eb paku, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb fare, vijn\u00eb politikan\u00ebt.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb madh e t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr c\u00ebshtjen komb\u00ebtare, p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, Kapit\u00ebt e Durr\u00ebsit, familja e Sadri KAPITIT, meritojn\u00eb respekt e mir\u00ebnjohje nga t\u00eb dy shtetet shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Autori V.Papaj \u2013 ishKryetar i Qarkut Durr\u00ebs, ishPrefekt i Dibr\u00ebs dhe ishDrejtor i Drejtoris\u00eb Arsimore Rajonale Qarkut Durr\u00ebs; publicist dhe shkrimtar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dhe besoj se do te gjeni kohe per ta na pritur, <\/strong><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>E Nderuara Presidente<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Naim e Sk\u00ebnder KAPITI Duke shprehur konsiderat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe respektin p\u00ebr Ju, lutemi pranoni urimet tona t\u00eb sinqerta p\u00ebr suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj fisnike si Kryetare e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37979,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-37978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37978"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37980,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37978\/revisions\/37980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}