{"id":38143,"date":"2022-04-08T15:11:08","date_gmt":"2022-04-08T13:11:08","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=38143"},"modified":"2022-04-08T15:11:09","modified_gmt":"2022-04-08T13:11:09","slug":"emigracioni-dhe-identiteti-tema-kyce-ne-fushaten-e-kandidateve-per-president-ne-france","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=38143","title":{"rendered":"Emigracioni dhe identiteti, tema ky\u00e7e n\u00eb fushat\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr president n\u00eb Franc\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/fra-6464533.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"863\" height=\"485\" data-id=\"14796\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/fra-6464533.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14796\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/fra-6464533.jpg 863w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/fra-6464533-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/fra-6464533-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 863px) 100vw, 863px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe shp\u00ebrngulja e miliona ukrainasve kan\u00eb ngjallur nj\u00eb simpati n\u00eb mesin e popullit francez p\u00ebr t\u00eb pritur refugjat\u00ebt krah\u00eb hapur n\u00eb vendin e tyre, por kjo nuk i ka penguar kandidat\u00ebt p\u00ebr president q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr emigracionit t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj nj\u00eb agjend\u00eb ky\u00e7e t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tyre elektorale, raporton (AA).<\/p>\n\n\n\n<p>Me pasojat e luft\u00ebs q\u00eb duken se po ndikojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb sektor\u00ebt e energjis\u00eb dhe ushqimit, emigracioni nuk \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi kryesor i votuesve n\u00eb k\u00ebto zgjedhje presidenciale, por kjo vazhdon t\u00eb jet\u00eb tema dominuese e diskutimit p\u00ebr kandidat\u00ebt presidencial\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Debati mbi emigracionin \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb. Tema kryesore q\u00eb i tejkalon t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb kriza e identitetit francez. Politikan\u00ebt e t\u00eb gjitha an\u00ebve, t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb qendr\u00ebs, kan\u00eb argumentuar se emigracioni n\u00eb rritje i shtetasve t\u00eb huaj ka degraduar vlerat tradicionale franceze.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Kur kemi frik\u00eb nga fenomenet e emigracionit, mendoj se duhet t\u00eb mbrojm\u00eb edhe ADN-n\u00eb ton\u00eb&#8221;, tha presidenti Emmanuel Macron gjat\u00eb mitingut t\u00eb tij elektoral m\u00eb 2 prill.<\/p>\n\n\n\n<p>Derisa Macron pozicionohet si nj\u00eb lider global, komentuesit e kan\u00eb p\u00ebrshkruar at\u00eb si nj\u00eb politikan i majt\u00eb q\u00eb luaj nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, pasi politikat dhe deklaratat e tij gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb kan\u00eb pasqyruar agjend\u00ebn e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai me krenari deklaroi se \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e francez\u00ebve q\u00eb t\u00eb mir\u00ebpresin ata q\u00eb ikin si ukrainasit, por paralajm\u00ebroi se Franca po ashtu duhet &#8220;t\u00eb dij\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa organizata jofitimprur\u00ebse, q\u00eb punojn\u00eb me azilk\u00ebrkuesit, kan\u00eb denoncuar qeverin\u00eb e presidentit Macron p\u00ebr diskriminim racor duke ofruar strehim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr refugjat\u00ebt ukrainas, nd\u00ebrkoh\u00eb duke i lodhur refugjat\u00ebt e pastreh\u00eb dhe emigrant\u00ebt nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme.<\/p>\n\n\n\n<p>Trajtimi i pabarabart\u00eb u b\u00eb i duksh\u00ebm pas tragjedis\u00eb katastrofike t\u00eb fundosjes s\u00eb anijes n\u00eb muajin dhjetor, q\u00eb mori jet\u00ebn e 27 emigrant\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrmor\u00ebn kalimin e rreziksh\u00ebm n\u00eb brigjet franceze p\u00ebrmes Kanalit Anglez drejt Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Derisa Macron \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb reformoj\u00eb sistemin e azilit me vendime m\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebr k\u00ebrkesat, ai d\u00ebshiron q\u00eb atyre q\u00eb u refuzohet e drejta e azilit, detyrimisht t\u00eb largohen nga territori francez. Ai po ashtu d\u00ebshiron t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb leje q\u00ebndrimi afatgjat\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb arrijn\u00eb sukses n\u00eb provimin e gjuh\u00ebs fr\u00ebnge dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm profesionalisht, k\u00ebshtu duke parandaluar Franc\u00ebn t\u00eb popullohet nga emigrant\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb ekonomikisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Agjenda e preferuar e krahut t\u00eb djatht\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kandidati i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, Eric Zemmour, e ka shpallur veten shp\u00ebtimtar t\u00eb francez\u00ebve dhe e ka inkuadruar fushat\u00ebn e tij zgjedhore rreth luft\u00ebs kund\u00ebr nj\u00eb &#8220;pushimi&#8221; emigrant\u00ebsh dhe rikthimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb lavdishme t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Popullariteti i fushat\u00ebs s\u00eb tij zgjedhore, t\u00eb cilin sondazhet e renditin n\u00eb vendin e pest\u00eb me 9 p\u00ebr qind t\u00eb votave, i atribuohet jasht\u00ebzakonisht agjend\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, i cili sulmon emigrant\u00ebt dhe Islamin, p\u00ebrkrah nacionalizmin e bardh\u00eb dhe hedh nj\u00eb teori konspirative t\u00eb quajtur \u2018Z\u00ebvend\u00ebsimi i Madh\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Zemmour, nj\u00eb ish-gazetar dhe lider i partis\u00eb \u2018Reconquest\u2019, u p\u00ebrpoq t\u00eb ri-p\u00ebrqendronte v\u00ebmendjen e popullit francez, q\u00eb \u00ebsht\u00eb devijuar nga lufta.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Lufta nuk e zgjidh problemin themelor t\u00eb vendit ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriza e paprecedent\u00eb e shp\u00ebrb\u00ebrjes, z\u00ebvend\u00ebsim i madh i popullsis\u00eb&#8221;, tha ai m\u00eb 30 mars gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr fushat\u00ebn e tij n\u00eb BFMTV.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse zgjidhet, Zemmour premton se do t\u00eb largoj\u00eb shtetasit e dyfisht\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkel\u00ebs t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre franceze.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Un\u00eb do t\u00eb d\u00ebboj\u00eb 1 milion njer\u00ebz&#8221;, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb nj\u00eb miting Zemmour, i cili po ashtu d\u00ebshiron t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ministri p\u00ebr ri-emigracionin q\u00eb do t\u00eb d\u00ebboj\u00eb t\u00eb huajt e pad\u00ebshiruar, respektivisht shkel\u00ebsit, t\u00eb burgosurit, ata q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ilegalisht dhe t\u00eb papun\u00ebt, si dhe q\u00eb do t\u00eb kufizoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e azilit &#8220;n\u00eb nj\u00eb grusht individ\u00ebsh n\u00eb vit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Rivalja e tij kryesore, Marine Le Pen, p\u00ebr shum\u00eb vite ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn e saj politike dhe partin\u00eb \u2018Rassemblement national\u2019 p\u00ebrmes nxitjes s\u00eb frik\u00ebs p\u00ebr emigrant\u00ebt e huaj. Ajo aktualisht kryeson n\u00eb sondazhet p\u00ebr zyr\u00ebn presidenciale pas Macron-it.<\/p>\n\n\n\n<p>Manifesti i saj i emigracionit ngjan shum\u00eb me at\u00eb t\u00eb Zemmour-it. Ajo po ashtu \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb ndaloj\u00eb rregullimin e emigrant\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb jan\u00eb pa dokumente t\u00eb vlefshme dhe q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend pa lejen e k\u00ebrkuar, se do t\u00eb penalizoj\u00eb hyrjen e paligjshme dhe do t\u00eb d\u00ebboj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb nuk kan\u00eb punuar n\u00eb Franc\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebpamjet rr\u00ebnj\u00ebsisht trondit\u00ebse t\u00eb dy kandidat\u00ebve presidencial, Zemmour dhe Le Pen, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb tek votuesit francez\u00eb dhe kan\u00eb fituar nj\u00eb probabilitet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emigracionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kandidatja e partis\u00eb konservatore \u2018Les Republicains\u2019 (LR), Valerie Pecresse, e cila barazohet me Zemmour-in n\u00eb pozit\u00ebn e kat\u00ebrt sipas sondazheve, premton se do t\u00eb rifitoj\u00eb &#8220;kontrollin e emigracionit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin dhe kultur\u00ebn&#8221; franceze.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo d\u00ebshiron t\u00eb zbatoj\u00eb kuota vjetore t\u00eb emigracionit, t\u00eb d\u00ebboj\u00eb emigrant\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kthyer ilegalisht duke i d\u00ebrguar me avion\u00eb \u00e7arter, t\u00eb d\u00ebboj\u00eb azilk\u00ebrkuesit e refuzuar brenda dy muajsh dhe t\u00eb reduktoj\u00eb akordimet e asistenc\u00ebs sociale p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt q\u00eb jan\u00eb zotuar se do t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb emigracionin kan\u00eb njoftuar se do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb programin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur ukrainasit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kandidat\u00ebt pro-emigrant\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga perceptimi, jo t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt presidencial\u00eb b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb kund\u00ebr emigracionit. Gjasht\u00eb nga 12 kandidat\u00ebt p\u00ebrfundimtar kan\u00eb propozuar hapa pozitive ndaj azilk\u00ebrkuesve, emigrant\u00ebve ekonomik dhe refugjat\u00ebve q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kandidatja e partis\u00eb \u2018Lutte Ouvriere\u2019, Nathalie Arthaud, ka deklaruar se emigrant\u00ebt kontribuojn\u00eb pozitivisht n\u00eb ekonomin\u00eb franceze.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pa emigrant\u00eb nuk mund t\u00eb funksionojn\u00eb sektori i nd\u00ebrtimit, ai spitalor, i aeroportit, hotelieris\u00eb, pastrimit, siguris\u00eb, transportit, industris\u00eb s\u00eb makinave dhe ai i industris\u00eb ushqimore&#8221;, pohoi Arthaud n\u00eb manifestin e saj zgjedhor, e cila propozon vendosjen e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr emigrant\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 saj, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i klas\u00ebs pun\u00ebtore, Phillipe Poutoi, kandidati i krahut t\u00eb majt\u00eb, Jean-Luc Melenchon, kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Parisit, Anne Hidalgo, kandidati i partis\u00eb \u2018Europe Ecologie Les Verts\u2019, Tannick Jadot dhe kandidati i Partis\u00eb Komuniste Franceze, Fabien Roussel, kan\u00eb shpallur nj\u00eb program pro-emigrant\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Programi p\u00ebrfshin hapa p\u00ebr rregullimin e t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebve pa dokumente, garantimin e azilit p\u00ebr refugjat\u00ebt, sigurimin e nj\u00eb pritjeje me dinjitet p\u00ebr azilk\u00ebrkuesit n\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, mbylljen e qendrave administrative t\u00eb ndalimit, ofrimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb punuar, si dhe p\u00ebrfundimin e operacioneve t\u00eb Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Roj\u00ebs Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb kontrollin kufitar n\u00eb Detin Mesdhe dhe riatdhesimin e emigrant\u00ebve t\u00eb paautorizuar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Retorika kund\u00ebr numrave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00ebse emigracioni dominon debatet dhe ndihmon n\u00eb rritjen e popullaritetit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr president, t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e tmerrshme sesa parashikohet nga politikan\u00ebt. Franca nuk po p\u00ebrmbytet nga emigrant\u00ebt ekonomik q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga burimet e vendit apo t\u00eb vjedhin vendet e pun\u00ebs t\u00eb banor\u00ebve vendas.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, n\u00eb vitin 2021 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 733.069 viza p\u00ebr arsye familjare, t\u00eb ndjekura nga ato studentore, humanitare dhe ekonomike, nd\u00ebrsa gjithsej 94.092 persona kan\u00eb marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb franceze.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitin e kaluar, vendi mori 121.554 k\u00ebrkesa p\u00ebr azil, p\u00ebrfshir\u00eb nga t\u00eb mitur, kryesisht nga Afganistani i shkat\u00ebrruar nga lufta, Bregu i Fildisht\u00eb, Bangladeshi dhe Guinea. Prej tyre, vet\u00ebm 39 p\u00ebr qind iu dha mbrojtje, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e k\u00ebrkesave p\u00ebr azil u refuzuan.<\/p>\n\n\n\n<p>Emigrant\u00ebt e dokumentuar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm 10 p\u00ebr qind t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb Franc\u00eb, kryesisht n\u00eb pun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbime, nd\u00ebrtimtari dhe pun\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p>Francez\u00ebt jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht krenar\u00eb p\u00ebr moton zyrtare t\u00eb vendit p\u00ebr lirin\u00eb, barazin\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb. Por diskursi politik \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb n\u00ebnshtrimin e emigrant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb provuar vazhdimisht besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj vlerave t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pes\u00eb vitet e ardhshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re duket se do t\u00eb sjellin reforma t\u00eb m\u00ebdha sistematike p\u00ebr emigracionin dhe kontrollin e kufijve, nd\u00ebrsa s\u00eb bashku me t\u00eb, emigracioni dhe identiteti francez do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e p\u00ebrdorur si nj\u00eb thes grushtimi politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe shp\u00ebrngulja e miliona ukrainasve kan\u00eb ngjallur nj\u00eb simpati n\u00eb mesin e popullit francez p\u00ebr t\u00eb pritur refugjat\u00ebt krah\u00eb hapur n\u00eb vendin e tyre, por&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14796,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-38143","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38143"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38143"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38143\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38144,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38143\/revisions\/38144"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}