{"id":38222,"date":"2022-04-23T14:21:43","date_gmt":"2022-04-23T12:21:43","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=38222"},"modified":"2022-04-23T14:35:32","modified_gmt":"2022-04-23T12:35:32","slug":"ish-futbollisti-portugez-i-galatasaray-it-xavier-fale-islamit-rizbulova-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=38222","title":{"rendered":"Ish-futbollisti portugez i Galatasaray-it, Xavier: Fal\u00eb Islamit rizbulova veten"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/thumbs_b_c_0dedb96059e986795cfe4a0c09d96475.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"864\" height=\"486\" data-id=\"38223\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/thumbs_b_c_0dedb96059e986795cfe4a0c09d96475.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-38223\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/thumbs_b_c_0dedb96059e986795cfe4a0c09d96475.jpg 864w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/thumbs_b_c_0dedb96059e986795cfe4a0c09d96475-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/thumbs_b_c_0dedb96059e986795cfe4a0c09d96475-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Abel Xavier, nj\u00eb nga ish-lojtar\u00ebt e Galatasaray-it dhe komb\u00ebtares s\u00eb Portugalis\u00eb tha se dit\u00ebt q\u00eb kaloi n\u00eb Stamboll e ndryshuan plot\u00ebsisht pik\u00ebpamjen e tij p\u00ebr Islamin dhe se kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb konvertimin e tij n\u00eb musliman.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Anadolu Agency (AA), Xavier tha se transferimi i tij tek Galatasaray dhe jetesa n\u00eb Turqi n\u00eb sezonin 2002-2003 ishte nj\u00eb bekim p\u00ebr t\u00eb q\u00eb t\u00eb njihej me Islamin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;N\u00eb veri t\u00eb Mozambikut, ku kam lindur ka nj\u00eb popullsi t\u00eb madhe muslimane, por n\u00eb familjen time kishte katolik\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb katolik. E njihja edhe Islamin, por nuk mjafton t\u00eb dish disa gj\u00ebra, ndonj\u00ebher\u00eb duhet ta jetosh at\u00eb. Fati im ishte transferimi n\u00eb Galatasaray, t\u00eb jetoja n\u00eb Turqi. Fakti q\u00eb luajta futboll n\u00eb Turqi e ndryshoi plot\u00ebsisht k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim p\u00ebr Islamin. Islamin e njoha m\u00eb nga af\u00ebr n\u00eb Stamboll. Pasi lash\u00eb futbollin, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media deklarova se isha musliman. Kur luan futboll, nuk mund t&#8217;i shpreh\u00ebsh shum\u00eb disa gj\u00ebra, sepse fokusohesh vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb luajturit futboll. Gj\u00ebja e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb paqe dhe qet\u00ebsi&#8221;, tha Xavier.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;Ezani m\u00eb qet\u00ebson&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri i ezanit pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr namazet n\u00eb Stamboll me jepte qet\u00ebsi, thot\u00eb futbollisti portugez. &#8220;Fjal\u00ebt nuk i kuptoj plot\u00ebsisht sepse ezani \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn arabe, por kur e d\u00ebgjoja ndjeja nj\u00eb qet\u00ebsi, nj\u00eb relaksim t\u00eb madh. Ezani m\u00eb qet\u00ebsonte. Edhe pse nuk e kuptoja gjuh\u00ebn ai z\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte. D\u00ebgjimi shpesh i ezanit n\u00eb Stamboll m\u00eb lumturonte. E pash\u00eb se feja islame \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe aq qet\u00ebsuese dhe relaksuese. Un\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb e gjeta n\u00eb islam&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Xavier thekson se fal\u00eb futbollit ka jetuar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme dhe i \u00ebsht\u00eb hapur horizonti. &#8220;Konvertimin tim n\u00eb musliman e quaj si rizbulim. Fal\u00eb Islamit, rizbulova veten. T\u00eb ndash \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua dhe Islami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe e p\u00ebrbashk\u00ebt (p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt). Pas futbollit, q\u00ebndrova p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe. Un\u00eb kam miq shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nga familja e Emirit. Kam kaluar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me ta dhe kam ndar\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndihet rehat dhe i lir\u00eb teksa jeton fen\u00eb e tij. K\u00ebt\u00eb e gjeta bashk\u00eb me Islamin. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb jam ende i nj\u00ebjti person, por fal\u00eb Islamit, k\u00ebndv\u00ebshtrimi im p\u00ebr bot\u00ebn dhe ngjarjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i ndrysh\u00ebm dhe m\u00eb i mir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb e quaj gjendjen time rizbulim i vetvetes&#8221;, u shpreh ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai b\u00ebn t\u00eb ditur se n\u00eb Portugali nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me reagime p\u00ebr shkak se ka zgjedhur Islamin.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Portugalia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend multikulturor q\u00eb hap\u00eb dyert p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kur deklarova se jam musliman nuk u p\u00ebrballa me asnj\u00eb reagim. N\u00eb Portugali m\u00eb kritikuan shum\u00eb kur leva flok\u00ebt me t\u00eb verdh\u00eb dhe jo kur zgjodha Islamin. Madje, edhe sot njer\u00ebzit m\u00eb njohin nga ngjyra e flok\u00ebve. Por, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jam kritikuar shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj. N\u00eb shtes\u00ebn e ndeshjes gjysm\u00ebfinale t\u00eb EURO 2000 humb\u00ebm ndeshjen me golin e sh\u00ebnuar me penalti nga Zidane pasi un\u00eb kapa me dor\u00eb topin e Wiltord. Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u kritikova p\u00ebr shkak t\u00eb pamjes time duke u nxjerr\u00eb n\u00eb pah ngjyra e flok\u00ebve t\u00eb mia. Por, p\u00ebr mua e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se si un\u00eb t\u00eb jem i lumtur dhe jo \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb njer\u00ebzit&#8221;, tha Xavier.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;22 vite m\u00eb par\u00eb kisha imazhin q\u00eb nuk ishte te askush tjet\u00ebr, por nuk munda t\u00eb fitoj para&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Mund t\u00eb shihem si nj\u00eb person shum\u00eb i \u00e7mendur, por brenda fush\u00ebs nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb \u00e7mendura&#8221;, tha ish futbollisti portugez i cili shtoi m\u00eb tej se:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;N\u00ebse flisni me trajner\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar, ata t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb k\u00ebt\u00eb: &#8216;Abel Xavier \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor, nj\u00eb profesionist shum\u00eb i madh&#8217;. Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam pushuar s\u00eb qenuri profesionist. Edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb kam luajtur keq, gjithmon\u00eb kam b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme. Gj\u00ebja m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb quhet \u00e7menduri \u00ebsht\u00eb se i kam lyer flok\u00ebt t\u00eb verdh\u00eb. N\u00eb mesin e afrikan\u00ebve un\u00eb isha futbollisti i par\u00eb q\u00eb i leva flok\u00ebt t\u00eb verdh\u00eb. Theva nj\u00eb tabu. Sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kjo nuk ishte e mir\u00ebpritur n\u00eb mesin e afrikan\u00ebve. Kjo mund t\u00eb quhet \u00e7menduri, por nuk duhet gjykuar nj\u00eb person nga rrobat q\u00eb vesh apo nga ngjyra e flok\u00ebve&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ka r\u00ebnd\u00ebsi ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb brenda kok\u00ebs. Un\u00eb k\u00ebshtu i shoh t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Tani me futbollist\u00ebt b\u00ebhen kontrata si p\u00ebr t\u00eb drejtat sportive ashtu edhe p\u00ebr imazhin. Futbollist\u00ebt fitojn\u00eb para edhe nga t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb imazhit. Un\u00eb kisha imazhin q\u00eb askush nuk e kishte 22 vjet m\u00eb par\u00eb, por nuk i fitova dot parat\u00eb&#8221;, tha Xavier.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; <strong>&#8220;D\u00ebshiroj t\u00eb jem drejtor teknik i Galatasaray-it&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Xavier tha se s\u00eb fundmi ka qen\u00eb drejtor teknik i ekipit komb\u00ebtar t\u00eb Mozambikut dhe se nj\u00eb prej objektivave t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb t\u00eb jet\u00eb drejtor teknik n\u00eb ekipin e Galatasaray-it.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai potencoi se ka nd\u00ebrprer\u00eb pun\u00ebn e drejtorit teknik p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb koh\u00eb p\u00ebr familjen e tij gjat\u00eb pandemis\u00eb, por q\u00eb ka filluar s\u00ebrish bisedimet p\u00ebr t&#8217;u rikthyer n\u00eb futboll. &#8220;Kur shikoni karrier\u00ebn time, kam luajtur edhe n\u00eb ekipe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si PSV, Galatasaray, Benfica, Roma dhe Liverpool. Do t\u00eb doja t&#8217;i p\u00ebrcjell k\u00ebto p\u00ebrvoja si trajner. Puna n\u00eb Turqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshirat e mia m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. D\u00ebshiroj t\u00eb jem drejtor teknik i Galatasaray-it. Drejtor\u00ebt teknik\u00eb portugez\u00eb kan\u00eb drejtuar Fenerbah\u00e7en dhe Beshiktashin. Shpresoj q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb drejtoj Galatasaray-in&#8221;, tha Xavier.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke n\u00ebnvizuar se ai ka nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb ndryshme me tifoz\u00ebt e Galatasaray-it, futbollisti portugez tha: &#8220;Njer\u00ebzit ishin shum\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe shum\u00eb miq\u00ebsor\u00eb ndaj meje. Kjo ishte nj\u00eb nga arsyet q\u00eb m\u00eb ndikoi. Ata nuk m\u00eb trajtuan thjesht si lojtar, ata m\u00eb donin shum\u00eb. Kjo dashuri e past\u00ebr q\u00eb pash\u00eb m\u00eb ndikoi shum\u00eb. Prandaj them &#8216;Turqia \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ime e dyt\u00eb&#8217;. Ju jap garanci q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehem patjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time t\u00eb dyt\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;Kur shkova n\u00eb Ali Sami Yen me Liverpoolin thash\u00eb \u2018Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb luaj tek Galatasaray\u2018&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Gj\u00ebja q\u00eb nuk kam mundur t\u00eb harroj m\u00eb shum\u00eb tek Galatasaray ishte pasioni&#8221;, tha Xavier, duke shtuar m\u00eb tej:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;N\u00eb periudh\u00ebn kur luaja n\u00eb Liverpool, n\u00eb grupin ton\u00eb t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kampion\u00ebve ishte edhe Galatasaray. Ishte nj\u00eb grup shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, ku ishin edhe Barcelona dhe Roma. Ndeshjen e luajt\u00ebm n\u00eb Ali Sami Yen, stadiumin e vjet\u00ebr t\u00eb Galatasaray-t, teksa po kryenim ushtrimet p\u00ebr ngrohje, pash\u00eb n\u00eb tribun\u00eb pankart\u00ebn &#8216;Mir\u00eb se vini n\u00eb ferr&#8217;. Ishte nj\u00eb atmosfer\u00eb shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe mbyt\u00ebse. Tifoz\u00ebt ishin shum\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb. Ne e filluam ndeshjen, pjesa e par\u00eb p\u00ebrfundoi me rezultatin 0-0&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pasi kisha vendosur nj\u00eb peshqir mbi kok\u00eb, thash\u00eb me vete: &#8216;Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb luaj tek Galatasaray&#8217;. Z\u00ebrat e fansave dhe mb\u00ebshtetja q\u00eb ata dhan\u00eb ishte e pabesueshme. Kur shkova n\u00eb Ali Sami Yen me Liverpoolin thash\u00eb, &#8216;Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb luaj tek Galatasaray&#8217;. D\u00ebshira ime p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb Galatasaray u realizua nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Fatih Terim m\u00eb donte mua dhe Rui Costa-n, me t\u00eb cilin kishte punuar m\u00eb par\u00eb tek Milani dhe Fiorentina. Kam ardhur nga Liverpooli si huazim. Nuk mund t\u00eb harroj pritjen entuziaste n\u00eb aeroportin Atat\u00fcrk dhe derbin e Fenerbah\u00e7es&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; <strong>&#8220;Fatih Terim n\u00eb vendin tim preferoi Frank de Boer&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Isha shum\u00eb i lumtur n\u00eb Galatasaray. I thash\u00eb Fatih Terim-it se doja t\u00eb q\u00ebndroja dhe kisha rregulluar gjith\u00e7ka me Liverpoolin. Do t\u00eb luaja edhe 3 vite te Galatasaray-i, doja ta mbyllja karrier\u00ebn te Galatasaray-i. Por, drejtuesi Terim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb vendin tim preferoi Frank de Boer, i cili doli nga Barcelona pa pages\u00ebn e transferimit. Nuk munda t\u00eb vazhdoja. Me Fatih Terimin kemi pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb bukur. Galatasaray po p\u00ebrjetonte v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike&#8221;, tregon Xavier dhe shton:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Profesori Terim m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb: &#8216;Abel, do t\u00eb doja t\u00eb t\u00eb shihja k\u00ebtu n\u00ebse ata heqin dor\u00eb nga pagesa e transferimit, bisedo me trajnerin t\u00ebnd Houllier, n\u00eb Liverpool&#8217;. Fatih Terim m\u00eb shihte si nj\u00eb nga drejtuesit e ekipit. Ne kishim nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por ky \u00ebsht\u00eb futbolli. Doja shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoja karrier\u00ebn time te Galatasaray, por nuk ndodhi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trishtim q\u00eb un\u00eb ende e p\u00ebrjetoj brenda meje. U ktheva s\u00ebrish n\u00eb Britani dhe m\u00eb pas p\u00ebrfundova karrier\u00ebn time n\u00eb MLS bashk\u00eb me David Beckham&#8221;, tha Xavier i cili n\u00ebnvizoi se kurr\u00eb nuk ka dashur t\u00eb largohet nga Galatasaray-i.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;Fatih Terim mund t\u00eb b\u00ebhet president i Galatasaray-it&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ish-futbollisti portugez tha se Fatih Terim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr Galatasaray-in por edhe p\u00ebr futbollin turk. &#8220;Fatih Terim njihet n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr futbollin turk me karizm\u00ebn, historin\u00eb dhe arritjet e tij. Rrug\u00ebt e tyre tashm\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb, por ai mund t\u00eb kthehet si trajner n\u00eb t\u00eb ardhmen, madje Fatih Terim mund t\u00eb b\u00ebhet edhe president i Galatasaray-it. Ai do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb futboll. Kam shum\u00eb respekt p\u00ebr t\u00eb, shpresoj t\u00eb takohemi s\u00ebrish. Ai m\u00eb d\u00ebrgoi mesazh kur u largova nga Galatasaray-i&#8221;, tha Xavier.\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thekson se kur luante tek Galatasaray-i kishte lojtar\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb skuad\u00ebr. &#8220;Kishte nj\u00eb portier t\u00eb nivelit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb si Mondragon. Kishte emra shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb si kapiteni B\u00fclent Korkmaz, Erg\u00fcn, Hasan \u015ea\u015f. Ishim nj\u00eb skuad\u00ebr shum\u00eb e mir\u00eb, kishte shum\u00eb lojtar\u00eb kryesor\u00eb. Shumica e lojtar\u00ebve ishin lojtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ishin bashk\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kur Fatih Terim fitoi Kup\u00ebn e UEFA-s\u00eb. P\u00ebr mendimin tim problemi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mendoj se ishte se po u mbaronte koha disa lojtar\u00ebve q\u00eb kishin status, po humbnin fuqin\u00eb e tyre t\u00eb vjet\u00ebr me kalimin e mosh\u00ebs. Megjithat\u00eb, tranzicioni mes lojtar\u00ebve t\u00eb rinj dhe atyre me p\u00ebrvoj\u00eb nuk mundi t\u00eb arrihej shum\u00eb mir\u00eb&#8221;, tha Xavier.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Abel Xavier, nj\u00eb nga ish-lojtar\u00ebt e Galatasaray-it dhe komb\u00ebtares s\u00eb Portugalis\u00eb tha se dit\u00ebt q\u00eb kaloi n\u00eb Stamboll e ndryshuan plot\u00ebsisht pik\u00ebpamjen e tij p\u00ebr Islamin dhe se kan\u00eb pasur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38223,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-38222","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38222"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38222"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38222\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38227,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38222\/revisions\/38227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38223"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}