{"id":39374,"date":"2022-12-08T12:54:36","date_gmt":"2022-12-08T11:54:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=39374"},"modified":"2022-12-08T12:55:14","modified_gmt":"2022-12-08T11:55:14","slug":"korrupsioni-ne-kete-shtet-nuk-ka-emer-dhe-mbiemer-i-nderuar-zv-drejtor-i-akademise-per-gykates-dhe-prokurore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=39374","title":{"rendered":"Korrupsioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, nuk ka \u201cem\u00ebr dhe mbiem\u00ebr\u201d,\u00a0i nderuar zv. Drejtor i Akademis\u00eb p\u00ebr Gykat\u00ebs dhe Prokuror\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"919\" height=\"596\" data-id=\"36618\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-36618\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358.jpg 919w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-300x195.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-768x498.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Screenshot_20210911_124358-310x200.jpg 310w\" sizes=\"(max-width: 919px) 100vw, 919px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv me tematik\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit, korrupsionit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, zv.drejtori i Akademis\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebs dhe Prokuror\u00eb, z. Ilir Iseni, shpalosi pik\u00ebpamjet e tij p\u00ebr korrupsionin n\u00eb gjyq\u00ebsor. Nd\u00ebr t\u00eb tjerash zv.drejtori deklaroi:<em>\u201dpersonat n\u00eb fjal\u00eb <\/em>(e ka fjal\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb thon\u00eb se ka korrupsin n\u00eb gjyq\u00ebsor) <em>nuk kan\u00eb fakte konkrete, prova konkrete, mir\u00ebpo e marrin t\u00eb drejt\u00ebn (p\u00ebr t\u00eb akuzuar), n\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi qenie njer\u00ebzore<\/em> (gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt)<em> dhe prekin n\u00eb dinjitetin dhe integritetin dhe n\u00eb personalitetin e nj\u00eb personi (gjykat\u00ebsi apo prokurori), sepse ne mund t\u00eb komentojm\u00eb di\u00e7ka, apo t\u00eb themi se ka korrupsion, n\u00eb qoft\u00ebse ajo ka nj\u00eb zgjidhje gjyq\u00ebsore, n\u00ebqoftese kemi nj\u00eb vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm gjyq\u00ebsor dhe at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me prova edhe me fakte se aty kemi korrupsion\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pra, sipas zv.drejtorit, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr korrupsion n\u00eb gjyq\u00ebsor, paraprakisht duhet t\u00eb kemi vendime t\u00eb plotfuqishme gjyq\u00ebsore, fakte konkrete, q\u00eb t\u00eb fitohet e drejta p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i korruptuar, apo se x gjykat\u00ebs apo prokuror \u00ebsht\u00eb i korruptuar, kur i nj\u00ebjti sjell vendime antiligjore &#8211; joprofesionale, vendime q\u00eb i vulos symbyllur K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor, i cili merr n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr shkelje procedurale. T\u00eb gjith\u00eb treguesit dhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, praktikat e pal\u00ebve n\u00eb proces, opinionit dhe mediat e shumta vendase q\u00eb shpalos\u00ebn skandalin e p\u00ebrgjimeve, vler\u00ebsojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, si sektorin m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb vend, sistem i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb, por pa em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, apo t\u00eb d\u00ebnuar me aktvendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Korrupsioni n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nuk ka \u201cem\u00ebr dhe mbiem\u00ebr\u201d, nuk ka as fytyr\u00ebn e \u201cvendimit t\u00eb plotfuqish\u00ebm gjyq\u00ebsor\u201d, ku nj\u00eb gjykat\u00ebs, prokuror, mjek apo zyrtar i lart\u00eb, t\u00eb d\u00ebnohet me fakte dhe vendime t\u00eb plotfuqishme p\u00ebr korrupsion &#8211; keqp\u00ebrdirim i detyr\u00ebs zyrtare (p\u00ebrjashtuar nj\u00eb numri minimal nga t\u00eb d\u00ebnuarit &#8211; sa p\u00ebr sy e faqe), sepse realisht, ashtu si dihet nga t\u00eb gjith\u00eb, keqfunksion sistemi i hetimit dhe nd\u00ebshkimit, q\u00eb nga Ministria e pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Prokuroria dhe Gjykatat. N\u00eb sistemin ton\u00eb korrupsioni e ka fytyr\u00ebn e fshehur, ashtu si emrin dhe mbiemrin, maskuar dhe shp\u00ebtuar nga drejt\u00ebsia e anshme dhe e pandershme.&nbsp; Zv.drejtori, gjat\u00eb emisionit deklaroi se:&nbsp; \u201c<em>n\u00eb 10 apo 12 vitet e fundit, ka ndodhur q\u00eb nga gjith\u00eb ato shkarkime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, ku me siguri jan\u00eb af\u00ebr 50 shkarkime, q\u00eb vet\u00ebm ndaj 2 gjykat\u00ebsve ju \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me vendime t\u00eb plotfuqishme gjyq\u00ebsore se ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb korruptuar, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt nuk jan\u00eb shkarkuar p\u00ebr <\/em><em>\u00e7<\/em><em>\u00ebshtje partiake, por p\u00ebr \u00e7\u00ebs<\/em>htj<em>e procedurale\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse bazohemi me k\u00ebto statistika, konstatojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb rrjepur nga vjedhja, nuk paska korrupsion, n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb nuk paska korrupsion meq\u00eb p\u00ebr 12 vite e kaluara qenkan shkarkuar vet\u00ebm 2 gjykat\u00ebs p\u00ebr korrupsion. Ky konstatim bie ndesh me logjik\u00ebn, me gjendjen reale n\u00eb gjykata dhe prokurori, e d\u00ebshmuar me fakte edhe p\u00ebr opinionin e gj\u00ebr\u00eb me afer\u00ebn e p\u00ebrgjimeve, se si vendoseshin aktgjykimet me telefonat e zyrtar\u00ebve (edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb korrupsioni nuk kishte em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr). Sepse, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb korrupsionin e gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, t\u00eb dalin emrat dhe mbiemrat, por kur ky i fundit nuk funskionon, si t\u00eb dalin emrat dhe mbiemrat?! Ambasadorja e sapoem\u00ebruar e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs fokuson korrupsionin n\u00eb vendin ton\u00eb si problemin m\u00eb serioz, ajo gjithashtu nuk p\u00ebrmendi asnj\u00eb em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, ngase p\u00ebr at\u00eb duhet t\u00eb punoj\u00eb vet\u00eb drejt\u00ebsia!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Korrupsioni n\u00eb gjyq\u00ebsorin &#8211; prokurorin\u00eb e vendit ton\u00eb, ka nj\u00eb fytyr\u00eb tjet\u00ebr, ka fytyr\u00ebn e vendimeve antiligjore e joprofesionale, vendimeve antiligjor\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb para hund\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillave gjyq\u00ebsor e prokurorial, duke vulosur padrejt\u00ebsin\u00eb, pavar\u00ebsisht d\u00ebmit q\u00eb i shkaktohet qytetar\u00ebve dhe buxhetit t\u00eb shtetit, taksapaguesve t\u00eb saj. Korrupsioni ka fytyr\u00ebn e zvarritjes s\u00eb dosjeve penale me vite t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebrsuar ato dhe shp\u00ebtuar kriminel\u00ebt nga emri dhe mbiemri i d\u00ebnimit t\u00eb plotfuqish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt nuk shkarkohen thjesht p\u00ebr shkelje procedurale, por kryesisht shkarkime politike, ose t\u00eb pambrojturit politikisht, i nderuar zv.drejtor, sepse realisht nuk ka gjykat\u00ebs dhe prokuror q\u00eb nuk b\u00ebn ndonj\u00eb shkelje procedurale gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij (p\u00ebr shkak t\u00eb volumit dhe ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs), por nuk shkarkohen t\u00eb gjith\u00eb, dhe nuk avancohen t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb me meritokraci, dhe p\u00ebr k\u00ebto besoj nuk ka nevoj\u00eb em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr konkret. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i gjyq\u00ebsorit shum\u00eb i duksh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem edhe i pjes\u00ebs s\u00eb konsiderueshme t\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve, q\u00eb koleg\u00ebt e tyre jo t\u00eb ndersh\u00ebm dhe joprofesionist, ju nxijn\u00eb emrin dhe ju zhb\u00ebjn\u00eb meritokracin\u00eb e avancimit profesional.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjat\u00eb emisionit, zv.drejtori u ankua se po b\u00ebhet gjeneralizim i situat\u00ebs, se po i akuzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt si t\u00eb korruptuar. Por e v\u00ebrt\u00ebta \u00ebsht\u00eb ndryshe, askush nuk ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt jan\u00eb t\u00eb korruptuar, k\u00ebt\u00eb nuk e ka d\u00ebgjuar askund n\u00eb media apo raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare zv.drejtor, por \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe thuhet se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i korruptuar, por jo se ska prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm dhe profesionist\u00eb, madje ka shum\u00eb. Prandaj gjeneralizim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po b\u00ebn vet\u00eb zv.drejtori, si arsyetim ndoshta p\u00ebr ti ikur pyetjes s\u00eb moderatores se a kemi korrupsion n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe sa \u00ebsht\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Korrupsioni, keqp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs zyrtare n\u00eb gjykata dhe prokurori, \u00ebshte m\u00eb se evident dhe at\u00eb jo t\u00eb disa individ\u00ebve, por t\u00eb kalb\u00ebzimit t\u00eb sistemit me shum\u00eb individ\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrvoja e gjer\u00eb e qytetar\u00ebve, afera e p\u00ebrgjimeve, qindra e mij\u00ebra vendime antiligjore, civile dhe penale q\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar dinjitetin e pal\u00ebve n\u00eb proces, jo dinjitetin e gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb marrin paga, por t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces. Atyre qenieve njer\u00ebzore, hallexhinjve, frymor\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku ju vidhet pasuria nga kriminel\u00eb n\u00eb procese gjyq\u00ebsore civile, n\u00eb procese gjyq\u00ebsore penale, ku ju humbet nderi dhe dinjiteti me shfaj\u00ebsimet e vras\u00ebsve apo d\u00ebnimet qesharake p\u00ebr persona me akte t\u00eb r\u00ebnda kriminale. Vidhet nderi dhe dinjiteti i taksapaguesit t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Ballkanit. Me vendime t\u00eb plotfuqishme gjyq\u00ebsore, kalojn\u00eb pa \u201cferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d, kriminel\u00ebt e t\u00eb gjitha lloj\u00ebve, t\u00eb pasur dhe me pushtet politik. E n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb pashpresa, t\u00eb nj\u00eb pasigurie sistemi dhe sistemore, forca pun\u00ebtore e k\u00ebtij vendi merr rrug\u00ebn e mundimshme dhe t\u00eb pakthyeshme t\u00eb m\u00ebrgimit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00ebse zv.drejtori i Akademis\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebs dhe Prokuror\u00eb, krenohet me akademik\u00ebt e rinj q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb dhe q\u00eb prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb shkarkuar asnj\u00eb p\u00ebr korrupsion, ashtu si\u00e7 tha vete gjat\u00eb emisionit televiziv: <em>\u201cn\u00ebse flasim p\u00ebr rezultate, deri sot nuk ka ndodhur q\u00eb ndonj\u00eb kandidat q\u00eb ka dal\u00eb nga akademia, t\u00eb jet\u00eb shkarkuar p\u00ebr ndonj\u00eb far<\/em>\u00eb<em> shkaku nga K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor\u201d, <\/em>at\u00ebher\u00eb zv.drejtori duhet t\u00eb krenohet edhe me gjith\u00eb dekadat e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ashtu si e pohoi vete, se p\u00ebr 12 vite t\u00eb kaluara, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor ka shkarkuar vet\u00ebm 2 gjykat\u00ebs p\u00ebr korrupsion, dmth q\u00eb akademik\u00ebt e rinj, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr se ata prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb sistem pa filtrin e akademis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjerash zv.drejtori me t\u00eb drejt\u00eb konkludon: <em>\u201cmendoj se duhet nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr t\u00eb shikuar se ku ngecen realisht puna (n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb)\u201d.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Po, puna ngec aty ku ju i nderuar zv.drejtor, ashtu si forcat politike, i shmangeni n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb, me vite t\u00eb t\u00ebra, aplikimit t\u00eb vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi. Veting p\u00ebr arsyetushm\u00ebrin\u00eb ligjore t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore, posa\u00e7\u00ebrisht l\u00ebnd\u00ebve me vlera t\u00eb m\u00ebdha parash si dhe rasteve t\u00eb r\u00ebnda penale. Veting p\u00ebr hetimin e lidhjes s\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve me krimin e organizuar, si dhe veting ndaj pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. K\u00ebtu ka ngecur e gjith\u00eb puna.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu K\u00ebto dit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat televiziv me tematik\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit, korrupsionit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, zv.drejtori i Akademis\u00eb p\u00ebr Gjykat\u00ebs dhe Prokuror\u00eb, z. Ilir Iseni, shpalosi pik\u00ebpamjet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25838,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-39374","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39374"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39374"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39374\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39376,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39374\/revisions\/39376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}