{"id":3991,"date":"2015-10-10T13:31:04","date_gmt":"2015-10-10T12:31:04","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=3991"},"modified":"2015-10-10T15:49:56","modified_gmt":"2015-10-10T14:49:56","slug":"se-bashku-apo-vecas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=3991","title":{"rendered":"S\u00eb bashku apo ve\u00e7as?"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_272\" style=\"width: 828px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-272\" class=\" wp-image-272\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\" alt=\"Abdi BALETA\" width=\"818\" height=\"567\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-272\" class=\"wp-caption-text\">Abdi BALETA<\/p><\/div>\n<p><strong><span style=\"color: #808080;\">Duhet q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria, s\u00eb pari, t\u00eb mos p\u00ebrballen me Serbin\u00eb diplomatikisht e politikisht secila n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet e p\u00ebr hesap t\u00eb vet. Kosova e Shqip\u00ebria duhet t\u00eb zbatojn\u00eb edhe n\u00eb politik\u00eb e n\u00eb diplomaci parimin \u201cnj\u00eb komb, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese komb\u00ebtare\u201d, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb mira n\u00eb futboll. Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb vetme veprimi diplomatik, edhe pse formalisht do t\u00eb paraqiten n\u00eb sken\u00ebn diplomatike ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe.<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e dit\u00ebs n\u00eb ligj\u00ebrimin politik e diplomatik shqiptar, edhe pse nuk e gjejm\u00eb t\u00eb formuluar k\u00ebshtu n\u00eb deklarata zyrtare, analiza e komente politike. \u00cbsht\u00eb koh\u00eb hamend\u00ebsimesh t\u00eb shumta mbi krijimin n\u00eb Ballkan t\u00eb nj\u00eb klime mir\u00ebkuptimi e bashk\u00ebpunimi pas Samitit t\u00eb Vien\u00ebs t\u00eb 27 gushtit 2015, pas shpeshtimit e shtensionimit t\u00eb kontakteve midis kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Serbis\u00eb. Ka padurim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse \u201cNisma Merkel\u201d do t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb v\u00ebrtet\u00eb integrimin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. Nuk largohen shqet\u00ebsimet q\u00eb udh\u00ebheqjet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup i japin n\u00eb unison p\u00ebrpar\u00ebsi integrimit europian mbi bashkimin komb\u00ebtar. Kjo vjen nga potenciali i dob\u00ebt shqiptar p\u00ebr t\u00eb reaguar ndryshe, nga mungesa e strategjis\u00eb s\u00eb duhur, apo nga q\u00eb nuk ka vullnet p\u00ebr bashkim?!. Nuk reshtin interpretimet e kota se bashkimi komb\u00ebtar shqiptar sjell ndryshim kufijsh n\u00eb Ballkan, gj\u00eb q\u00eb nuk e duan diplomacit\u00eb e BE-s\u00eb dhe SHBA-ve. Shqiptar\u00ebt u gjend\u00ebn dit\u00ebt e fundit edhe para dy zhvillimeve prek\u00ebse: (I) dyndjes s\u00eb refugjat\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs nga Lindja e Mesme n\u00ebp\u00ebr korridorin Greqi-Maqedoni-Serbi; (II) \u201cpelegrinazhit fetar\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn kujdesin e San Exhidios n\u00ebn moton \u201cPaqja \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e mundshme\u201d. Ky pelegrinash u shoq\u00ebrua dhe me urimin papnor q\u00eb: \u201cNga toka shqiptare, nga toka e martir\u00ebve t\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb profeci e re paqeje\u201d (\u201c55\u201d, 7 shtator 2015). \u201cSikur t\u00eb ishte kaq e leht\u00eb n\u00eb realitetin e sot\u00ebm\u201d (\u201cShekulli\u2019 10 shtator 2015).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por Ballkani mbetet ai q\u00eb ka qen\u00eb edhe pas Samitit t\u00eb Vien\u00ebs e urimit papnor. N\u00eb tok\u00ebn e bekuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb po ashp\u00ebrsohet n\u00eb ekstrem lufta politike p\u00ebr pushtet e p\u00ebr grabitje pasurish. N\u00eb Kosov\u00eb po rriten duksh\u00ebm tensionet pas zyrtarizimit t\u00eb \u201cZajednic\u00ebs\u201d serbe, \u00e7ka po thellon kriz\u00ebn politike dhe amullin\u00eb e lidershipit. Shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnohen nga Beogradi pse shpall\u00ebn edhe ata \u201cbashk\u00ebsin\u00eb e komunave\u201d t\u00eb tyre. Shqiptar\u00ebt e FYROM-it nuk e kuptojn\u00eb m\u00eb se \u00e7\u2019po ndodh me ta dhe me politikan\u00ebt e tyre. Prandaj diplomacia e bujshme dyshe e me shum\u00eb batuta \u201cRama -Vu\u00e7iq\u201d dhe diplomacia e that\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebn z\u00eb, \u201cMustafa -Vu\u00e7iq\u201d, nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngjallur mir\u00ebbesim midis kombeve shqiptar e serb. N\u00eb Ballkan jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta gjurm\u00ebt e luft\u00ebrave gjenocidale serbe, n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Europ\u00eb festohej mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Mbeten t\u00eb pashlyera imazhet trondit\u00ebse t\u00eb kolonave me refugjat\u00eb t\u00eb mjeruar shqiptar\u00eb q\u00eb Serbia e Maqedonia i trajtonin shum\u00eb m\u00eb keq se refugjat\u00ebt e sot\u00ebm nga Lindja e Mesme. N\u00eb Ballkan kan\u00eb ndodhur v\u00ebrtet\u00eb ndryshime t\u00eb thella, \u00ebsht\u00eb dyfishuar numri i shteteve brenda nj\u00eb \u00e7erek shekulli, por konfliktet, kontradiktat, p\u00ebrplasjet e rreziqet nuk jan\u00eb pak\u00ebsuar. Meritojn\u00eb v\u00ebmendjen e duhur, jo p\u00ebrfolje inat\u00e7ore, fjal\u00ebt e Ram\u00ebs se po nuk u p\u00ebrfshi Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb BE do t\u00eb ket\u00eb cik\u00ebl tjet\u00ebr dhune. Madje as kjo p\u00ebrfshirje nuk jep garanci absolute p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar shp\u00ebrthimet e trazirave. Integrimi nuk i zgjidh vetvetiu disa probleme madhore ther\u00ebse. Europa e ndjen veten t\u00eb z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb, sepse nuk do t\u2019i hyj\u00eb zgjidhjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Ajo nuk po \u00e7lirohet as nga ideja q\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb klub i krishter\u00eb, \u00e7ka n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb mos krijohet nj\u00eb shtet shqiptar me shumic\u00eb popullsie myslimane n\u00eb Europ\u00eb, por dy shtetet e sot\u00ebm shqiptare t\u00eb p\u00ebrthithen n\u00eb nj\u00eb konglomerat shtet\u00ebror t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb popullsi t\u00eb krishter\u00eb pak m\u00eb t\u00eb madhe se ajo myslimane. Europa ende nuk e mbledh dot mendjen t\u00eb kuptoj\u00eb realisht se pa zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Ballkan, nuk b\u00ebn dot asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebzet vjet ngat\u00ebrresa ballkanike\u201d, e titullonte zonja e nderuar britanike Edit Durham, analiz\u00ebn mbi gjendjen e zhvillimet n\u00eb Ballkanin e dy dekadave t\u00eb para t\u00eb shekullit XX K\u00ebto ngat\u00ebrresa tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 120-vje\u00e7are. Projekti europian p\u00ebr \u201cJugosllavin\u00eb e tret\u00eb\u201d na kujton se nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrfillur as sot vler\u00ebsimet e Edit Durhamit: \u201cN\u00eb Ballkan mund t\u00eb ndryshosh mendje sa her\u00eb t\u00eb duash, por vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb nuk e ndryshon: qiellin e mbuluar p\u00ebrher\u00eb nga ret\u00eb e Fuqive\u2026 Zhvillimet e fundit na kan\u00eb treguar se intrigat e Lindjes p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb folur aq shum\u00eb jan\u00eb pun\u00eb kalamajsh, po t\u00eb krahasohen me planet q\u00eb ka kurdisur Per\u00ebndimi\u201d. (\u201cBrenga e Ballkanit\u201d Tiran\u00eb 1990, f.264, 367) . N\u00eb muajin maj 2015 pata nj\u00eb bised\u00eb interesante mbi zhvillimet n\u00eb Ballkan me nj\u00eb politologe nga Bosnja, k\u00ebshilltare politike pran\u00eb nj\u00eb zyre europiane. I shpreha pik\u00ebpamjen time se kontradiktat e problemet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish-Jugosllavis\u00eb nuk jan\u00eb fashitur, por jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb pranishme e vepruese dhe jan\u00eb klonuar n\u00eb disa Jugosllavi m\u00eb t\u00eb vogla. Ajo u pajtua pjes\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb arsyetim, madje p\u00ebrmendi vet\u00eb si \u201cshembull klonimi\u201d BH dhe FYROM-in. Un\u00eb shtova tre shembuj t\u00eb tjer\u00eb : Mali i Zi, ku gjysma e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe, Serbia q\u00eb ka problemet e Vojvodin\u00ebs e t\u00eb Sanxhakut dhe Kosova, q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb BH t\u00eb dyt\u00eb .<\/p>\n<p>Mendimin p\u00ebr \u201cklonimin e nj\u00eb Jugosllavie t\u00eb re\u201d n\u00eb Kosov\u00eb ma p\u00ebrforcon pranimi nga politika kosovare e shqiptare i \u201cZajednic\u00ebs\u201d serbe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb amalgam\u00eb enklavash serbe t\u00eb krijuara nga \u201cPlani Ahtisari\u201d dhe q\u00eb po merr funksione t\u00eb qarta si shtet i ri parazitar, i mbivendosur n\u00eb Kosov\u00eb. B\u00ebjn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje dy vler\u00ebsime t\u00eb kund\u00ebrta, nj\u00ebri serb e tjetri shqiptar, lidhur me rrjedhojat e krijimit t\u00eb Zajednic\u00ebs. Zonja Sonja Biserko, kryetare e Komitetit t\u00eb Helsinkit n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cZajednica\u201d do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb shqiptar\u00ebt. Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaaga, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 10 shtator 2015, deklaroi se \u201cZajednica\u201d nuk e d\u00ebmtoka Kosov\u00ebn, nuk e cenoka sovranitetin e saj shtet\u00ebror. P\u00ebr logjik\u00eb politike e seriozitet gjykimi duhet t\u2019i besojm\u00eb zonj\u00ebs serbe, Biserko. Vendosja e \u201cZajednic\u00ebs\u201d, si k\u00ebrcu serb mbi samarin e ngarkuar me shum\u00eb detyrime t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb l\u00ebkundjet prej lavjerr\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs midis Beogradit e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pozicioni prej lavjerr\u00ebsi i Kosov\u00ebs u p\u00ebrvijua fillimisht n\u00eb formul\u00ebn e Ibrahim Rugov\u00ebs \u201cKosova, shtet i pavarur e sovran, i hapur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e p\u00ebr Serbin\u00eb\u201d. Pra, zhvillimet negative nuk mb\u00ebrrit\u00ebn rast\u00ebsisht e menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku jan\u00eb sot. Pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs (1999) jetuam disa vite ankthi se pavar\u00ebsimi i saj mund t\u00eb pengohej nga diplomacit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. (Rezoluta 1224 dhe administrimi i gjat\u00eb nga UNMIK-u 1999-2008). Edhe \u201cPlani Ahtisari\u201d e ngarkoi statusin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs me aq shum\u00eb privilegje p\u00ebr serb\u00ebt sa e b\u00ebri \u201cnj\u00eb vend t\u00eb paqeverissh\u00ebm\u201d (Henri Perrit Jr). Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs u shpall dhe u njoh nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht (2008) fal\u00eb vendimit providencial q\u00eb mori n\u00eb qershor 2007 ish-presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush. Por nuk u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebrpjekjet serbe e nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb shpupluar shtetin e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrryer sovranitetin e tij. Kosov\u00ebn e kthyen n\u00eb \u201cshtet-fusnot\u00eb\u201d p\u00ebr hir t\u00eb Serbis\u00eb. U shpik\u00ebn 6 pikat minuese t\u00eb Ban Ki Munit, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb baza e \u201cbisedimeve shqiptaro-serbe\u201d n\u00eb Bruksel, nga t\u00eb cilat lindi \u201cZajednica\u201d, si \u201chibrid simbioze shtet\u00ebrore\u201d, nj\u00ebfar\u00eb projektimi n\u00eb t\u00eb sotmen i \u201csimbioz\u00ebs pushtetore\u201d midis pushtuesve serb\u00eb e t\u00eb pushtuarve shqiptar\u00eb dikur n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Proceseve rr\u00ebnuese t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs duan t\u2019ua v\u00ebn\u00eb kapakun me nj\u00eb \u201cpajtim t\u00eb madh shqiptaro-serb\u201d. Si p\u00ebr ironi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim po p\u00ebrdoret dhe \u201cdiplomacia futbollistike\u201d, p\u00ebrurimi i s\u00eb cil\u00ebs ishte e vetmja risi q\u00eb solli Samiti i Vjen\u00ebs, sepse gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb ndodhi atje sh\u00ebnoi fillimin e zbehjes s\u00eb \u201cProcesit t\u00eb Berlinit\u201d, t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb mbi Ballkanin Per\u00ebndimor. Mbetet t\u00eb shohim sa efikase do t\u00eb dal\u00eb kjo \u201cdiplomacia futbollistike\u201d gjermano-austriake. Por dim\u00eb q\u00eb topi i futbollit merr gjithfar\u00eb flurudhash. Pajtim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb e Serbis\u00eb nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb b\u00ebnin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Nuk e b\u00ebri dot Nikita Hrushovi pas vitit 1956, kur nisi afrimin me Titon. Nuk e arrit\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebsit kinez\u00eb n\u00eb vitet 1970 kur sugjeruan krijimin e trek\u00ebnd\u00ebshit Shqip\u00ebri-Jugosllavi-Rumani, q\u00eb t\u00eb bezdisnin BS. Nuk e b\u00ebn\u00eb dot as diplomacit\u00eb per\u00ebndimore, duke e mbajtur Shqip\u00ebrin\u00eb larg proceseve diplomatike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pajtimi shqiptaro-serb do t\u00eb ishte me dobi dhe i d\u00ebshiruar p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Por p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ai do t\u00eb mbetet iluzion. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebrse t\u2019u p\u00ebrgjigjen me \u201cJO\u201d t\u00eb prer\u00eb ftesave t\u00eb miqve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb t\u00eb luajn\u00eb bashk\u00eb me serb\u00ebt n\u00eb ndonj\u00eb ekip t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrball\u00eb ekipit t\u00eb BE-s\u00eb. Por UEFA e ka mir\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb lejoj\u00eb m\u00eb q\u00eb Serbia e Shqip\u00ebria t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin grup eliminator p\u00ebr kampionatet europiane e bot\u00ebrore. Rruga drejt pajtimit real shqiptaro-serb do t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb, e v\u00ebshtir\u00eb dhe terreni duhet shtruar me kujdes e me durim.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria, s\u00eb pari, t\u00eb mos p\u00ebrballen me Serbin\u00eb diplomatikisht e politikisht secila n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet e p\u00ebr hesap t\u00eb vet. Kosova e Shqip\u00ebria duhet t\u00eb zbatojn\u00eb edhe n\u00eb politik\u00eb e n\u00eb diplomaci parimin \u201cnj\u00eb komb, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese komb\u00ebtare\u201d, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb mira n\u00eb futboll. Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb vetme veprimi diplomatik, edhe pse formalisht do t\u00eb paraqiten n\u00eb sken\u00ebn diplomatike ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kohe. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebtu u duhen dh\u00ebn\u00eb fillimisht p\u00ebrgjigje t\u00eb sakta, pa l\u00ebn\u00eb shtigje bishtnimi, pyetjeve: A do t\u00eb vazhdoj\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pozitat e indiferentizmit ndaj zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb, sikurse ka q\u00ebndruar shumic\u00ebn e koh\u00ebs, qysh kur u krijua shteti i pavarur e i cunguar shqiptar? A do t\u00eb vazhdoj\u00eb shteti i ri shqiptar, Republika e Kosov\u00ebs, t\u00eb sillet ndaj m\u00eb t\u00eb vjetrit, Shqip\u00ebris\u00eb, si ndaj nj\u00eb fqinji t\u00eb \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm? Shqip\u00ebria duhet t\u2019i jap\u00eb fund indiferentizmit. Kosova duhet t\u00eb mos pajtohet me pozicionin e lavjerr\u00ebsit midis Beogradit e Tiran\u00ebs. Por deri tani shohim q\u00eb pushtetar\u00ebt e Tiran\u00ebs e t\u00eb Prishtin\u00ebs po b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb llafe se pun\u00eb n\u00eb k\u00ebto drejtime; shum\u00eb demagogji e pak vepra konkrete p\u00ebr zgjerimin e thellimin e bashk\u00ebpunimit v\u00ebllaz\u00ebror n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Kjo vjen edhe p\u00ebr faktin se pushtetar\u00ebt dhe mjaft politikan\u00eb e intelektual\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Prishtin\u00eb, i japin p\u00ebrpar\u00ebsi integrimit europian. Me k\u00ebt\u00eb duan edhe t\u00eb shfaj\u00ebsohen q\u00eb i jan\u00eb larguar p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb seriozisht me forcimin e lidhjeve Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb bashkimit t\u00eb ardhsh\u00ebm shqiptar. Ky bashkim komb\u00ebtar nuk ka p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje vet\u00ebm se Kosova e Shqip\u00ebria integrohen n\u00eb BE ve\u00e7 e ve\u00e7, dor\u00eb p\u00ebr dore, apo toptan si Ballkan Per\u00ebndimor. Kryeministri italian Renci deklaroi se zgjerimi i ri BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb nis\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb e Serbin\u00eb. N\u00ebse veprohet k\u00ebshtu si do t\u00eb tundet \u201clavjerr\u00ebsi kosovar\u201d?!<\/p>\n<p>Nuk jam aspak i d\u00ebshiruar t\u00eb paraqitem para lexuesit me perceptime e qasje skeptike dhe kritike. Por zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve shqiptare me Serbin\u00eb, si dhe projekti i diplomacis\u00eb europiane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe nxitimi p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb pajtim fiktiv shqiptaro-serb, t\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr m\u00eb t\u00eb keqen. Para disa muajsh gjat\u00eb nj\u00eb darke me nj\u00eb grup ish-diplomat\u00ebsh francez\u00eb dhe shqiptar\u00eb gjeta rastin t\u00eb rreshtoja \u201cankesat\u201d e mia q\u00eb vendet per\u00ebndimore ende nuk po i trajtojn\u00eb shqiptar\u00ebt nj\u00ebsoj si kombet e shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit dhe vazhdojn\u00eb t\u2019u kund\u00ebrvihen pa ndonj\u00eb arsye parimore t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar. P\u00ebrmenda se diplomacia per\u00ebndimore \u201czgjidhjen boshnjake\u201d k\u00ebrkon ta zbatoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ku minoritar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 3% t\u00eb popullsis\u00eb dhe nuk e zbaton n\u00eb FYROM, ku mbi 30% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptare. N\u00eb BH i detyron 3 kombe t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet ku mpleksen tri nj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta e dy federata, kurse kombit shqiptar i k\u00ebrkon t\u00eb pajtohet me cop\u00ebtimin midis 6 shtetesh. Nj\u00ebri prej bashk\u00ebbiseduesve t\u00eb huaj reagoi me \u201cargumentin \u201dse shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb jetuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d (fatkeq\u00ebsisht \u201cargumentin\u201d e bashk\u00ebbiseduesit francez e kisha d\u00ebgjuar m\u00eb her\u00ebt nga politikan\u00eb shqiptar\u00eb). M\u2019u desh t\u00eb sillja argumentet se shqiptar\u00ebt kan\u00eb jetuar n\u00eb shekuj bashk\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb perandorive t\u00eb ndryshme, si shum\u00eb kombe t\u00eb Europ\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb sot kan\u00eb shtetet komb\u00ebtar\u00eb unitar\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e daljes n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb t\u00eb shteteve komb\u00ebtare n\u00eb Europ\u00eb (fillimi i shekullit XIX) shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane dhe ndaheshin vet\u00ebm me kufij administrativ\u00eb. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) paraqiti si k\u00ebrkes\u00eb themelore bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb Vilajet, si pararend\u00ebs t\u00eb shtetit komb\u00ebtar t\u00eb pavarur shqiptar. Si p\u00ebr ta mbyllur serin\u00eb e \u201cankesave\u201d t\u00eb mia erdhi shprehja \u201cI kuptojm\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb tuaja, por ju nuk keni nj\u00eb Putin\u201d. P\u00ebrgjigjja ime ishte: \u201cShqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ken\u00eb Putin. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl, jo si Rusia gjigande. Po t\u00eb mos ishin potencialet e m\u00ebdha q\u00eb disponon Rusia, as atje nuk do t\u00eb dilte Putini\u201d. P\u00ebr fat t\u00eb keq Shqip\u00ebria p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli ndoqi rrug\u00ebn socialiste sovjetike. Edhe gjat\u00eb 25 vjet\u00ebve pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit Shqip\u00ebria ec\u00ebn n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb theqaf\u00ebse t\u00eb Rusis\u00eb pas-sovjetike, t\u00eb cil\u00ebn Dejvid Sater n\u00eb librin e tij \u201cErr\u00ebsir\u00eb n\u00eb agim. Ngritja e shtetit kriminal rus\u201d e quan \u201ctragjedia e privatizimit\u201d dhe p\u00ebrshkruan se: \u201cAjo q\u00eb e drejtoi procesin (e privatizimit) nuk ishte vendosm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sistem t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi vlerat universale, por ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb sistem t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb private, i cili n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ligjit hapte rrug\u00ebn kriminale drejt paras\u00eb dhe pushtetit\u201d (cituar nga M.S. King n\u00eb \u201cThe War Against Putin\u201d, gusht 2015, f. 36). Fatkeq\u00ebsisht Shqip\u00ebria nuk ka ende nj\u00eb prij\u00ebs pushtetar q\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb me vendosm\u00ebri luft\u00ebn p\u00ebr zbutjen e efekteve t\u00eb privatizimit masiv kriminal t\u00eb pasurive e t\u00eb pushtetit n\u00eb vend (!) Nuk \u00ebsht\u00eb krijuar imazhi dhe modeli i duhur i \u201cliderit shqiptar\u201d t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ende nuk ka krijuar tabut\u00eb e saj diplomatike t\u00eb paprekshme. Mendoj se Shqip\u00ebria ka sot n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb dyshen, Rama-Bushati, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit, kryesisht n\u00eb raport me marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb dyshe po e qortojn\u00eb se po b\u00ebn diplomaci t\u00eb dyzuar, edhe pse nj\u00eb qortim si ky nuk i vlen Shqip\u00ebris\u00eb. Partia Demokratike ka hedhur s\u00ebrish n\u00eb shtyp formul\u00ebn e vjet\u00ebr demagogjike t\u00eb Berish\u00ebs (1998) \u201cNj\u00eb komb &#8211; nj\u00eb q\u00ebndrim\u201d. Kjo formul\u00eb mbetet pa p\u00ebrmbajtje e pa kuptim p\u00ebrsa koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb q\u00ebndrimi. Sipas mendimit tim, q\u00ebndrimi duhet t\u00eb jet\u00eb i prer\u00eb, pa m\u00ebdyshje: Gjith\u00e7ka n\u00eb funksion t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Meqen\u00ebse nuk ndiqet ky parim, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb \u201cProgrami komb\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Prizrenit\u201d dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar nj\u00eb strategji p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e tij. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet strategji e sakt\u00eb komb\u00ebtare, pa p\u00ebrcaktuar qart\u00eb q\u00ebllimin q\u00eb do t\u00eb arrish. P\u00ebrderisa si q\u00ebllim i vet\u00ebm shpallet integrimi europian, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr strategji shqiptare, sepse strategjin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e p\u00ebrcakton edhe e imponon Brukseli.<\/p>\n<p>Diplomacia shqiptare n\u00eb fakt nuk ka dal\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga binar\u00ebt q\u00eb i shtruan Ismail Qemali, Esat Toptani dhe Luigj Gurakuqi. Ata ishin p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie sa m\u00eb t\u00eb mira me fqinj\u00ebt, por i pari kishte preferenca p\u00ebr Greqin\u00eb, i dyti p\u00ebr Serbin\u00eb, i treti p\u00ebr Italin\u00eb. Pas tyre Ahmet Zogun rrethanat e b\u00ebn\u00eb t\u00eb lidhej kryesisht me Italin\u00eb. Enver Hoxh\u00ebn ideologjia komuniste e hodhi n\u00eb an\u00ebn e Jugosllavis\u00eb. Ramiz Alia dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e tij u p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebn m\u00eb shum\u00eb me Greqin\u00eb. Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta e t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve, jan\u00eb kolovitur sa andej-k\u00ebndej, midis fqinj\u00ebve p\u00ebr hir t\u00eb interesave t\u00eb tyre pushtetore. Ata q\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb nga Greqia gjat\u00eb shum\u00eb vitesh kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cgreku po na mban me buk\u00eb\u201d. Ndaj Serbis\u00eb qysh pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore qeverit\u00eb shqiptare i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur diplomacis\u00eb s\u00eb Esat Pash\u00ebs, edhe pse ky demonizohet padrejt\u00ebsisht e pa pushim si \u201ctradhtar\u201d. Nano l\u00ebshonte parull\u00ebn \u201cSerbin\u00eb ta rrethojm\u00eb me demokraci,\u201d Berisha ndiqte shabllonin \u201cT\u00eb nxisim n\u00eb Serbi demokratizimin nga brenda\u201d. Kryeministri i tanish\u00ebm Rama zgjedh diplomacin\u00eb e hapave konkret\u00eb, ideve t\u00eb guximshme p\u00ebr t\u00eb hapur faqe t\u00eb re, vlerat e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb gjykohen kur t\u00eb shihen rezultatet. Analist\u00ebt nga Shqip\u00ebria e Kosova flasin kot se Rama po sjell n\u00eb diplomacin\u00eb shqiptare projektin e pajtimit serbo-kosovar. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar me koh\u00eb politikan\u00eb, akademik\u00eb, intelektual\u00eb e biznesmen\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. E mira \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen spekulime e hipokrizira p\u00ebr pajtime e miq\u00ebsira, por t\u00eb gjendet e t\u00eb respektohet nj\u00eb modus vivendi fqinj\u00ebsor serioz.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duhet q\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria, s\u00eb pari, t\u00eb mos p\u00ebrballen me Serbin\u00eb diplomatikisht e politikisht secila n\u00eb kok\u00eb t\u00eb vet e p\u00ebr hesap t\u00eb vet. Kosova e Shqip\u00ebria duhet t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":272,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3991"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3991"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3991\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4004,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3991\/revisions\/4004"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}