{"id":40587,"date":"2023-11-16T17:11:46","date_gmt":"2023-11-16T16:11:46","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=40587"},"modified":"2023-11-16T17:11:48","modified_gmt":"2023-11-16T16:11:48","slug":"juristi-francez-me-ushtrine-e-tij-te-avokateve-rrefen-pse-jane-gjenocid-ndodhite-ne-gaza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=40587","title":{"rendered":"Juristi francez me &#8220;ushtrin\u00eb e tij t\u00eb avokat\u00ebve&#8221;, rr\u00ebfen pse jan\u00eb gjenocid ndodhit\u00eb n\u00eb Gaza"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1080\" height=\"588\" data-id=\"40589\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-40589\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome.jpg 1080w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome-300x163.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome-1024x558.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Screenshot_20231116_171025_Chrome-768x418.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>ESRA TA\u015eKIN<\/p>\n\n\n\n<p>Avokati francez Gilles Devers, i cili mbron viktimat palestineze n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale (GJNP), n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Anadolu, shpjegoi pse jan\u00eb gjenocid ndodhit\u00eb n\u00eb Gaza.<\/p>\n\n\n\n<p>Juristi francez bashkoi nj\u00eb &#8220;ushtri t\u00eb avokat\u00ebve&#8221; prej 500 personash nga mbar\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb mbrojtur viktimat palestineze kund\u00ebr krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe gjenocidit q\u00eb Izraeli kryen n\u00eb Gaza. Ai me vite punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers, i cili ligj\u00ebron dhe kryen studime akademike n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Lionit, q\u00eb 10 vite \u00ebsht\u00eb kryeredaktori i revist\u00ebs &#8220;Ligji, Etika dhe Kujdesi&#8221;. Devers ka qen\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjeve sociale p\u00ebr 30 vjet dhe mbron minoritetet dhe viktimat n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb Franc\u00ebn dhe Palestin\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr Anadolu, ai vler\u00ebsoi k\u00ebrkes\u00ebn e tyre me firmat e qindra avokat\u00ebve ndaj GJNP-s\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb sulmet izraelite n\u00eb Gaza n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve n\u00eb vazhdim mbi Palestin\u00ebn si dhe fotografit\u00eb e Anadolu-s q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ushtria izraelite p\u00ebrdori fosfor t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb Gaza. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai shpjegoi se \u00e7\u00ebshtjet krime lufte, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe gjenocidi n\u00eb GJNP trajtohen n\u00eb tema t\u00eb ve\u00e7anta, duke theksuar se n\u00eb peticionin q\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar rreth gjenocidit q\u00eb Izraeli kryen n\u00eb Gaza gjenden rreth 80 fusnota ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>Devert thot\u00eb se nj\u00eb ngjarje do t\u00eb konsiderohet gjenocid n\u00ebse rrezikohet ekzistenca e nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe i nd\u00ebrpritet qasja n\u00eb nevojat m\u00eb elementare. &#8220;Jurisprudenca thot\u00eb k\u00ebshtu: Krimi i gjenocidit kryhet kur; uji dhe energjia elektrike nd\u00ebrpritet, ushqimi kufizohet duke shkaktuar uri, nuk ka qasje n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, sulmohen spitalet, bombardohen sht\u00ebpit\u00eb e civil\u00ebve dhe (njer\u00ebzit) detyrohen t\u00eb migrojn\u00eb&#8221;, shpjegon ai.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen se sulmet ushtarake q\u00eb palestinez\u00ebt jan\u00eb duke p\u00ebrjetuar kan\u00eb tejkaluar edhe gjendjen q\u00eb musliman\u00ebt e Arakanit kan\u00eb p\u00ebrjetuar, duke shtuar se zyrtar\u00ebt izraelit\u00eb kan\u00eb edhe deklarata n\u00ebn\u00e7muese ndaj popullit palestinez.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, gjendja n\u00eb Gaza \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 1995 n\u00eb Srebrenic\u00eb. &#8220;Kujtojm\u00eb se n\u00eb ngjarjen q\u00eb u pranua si gjenocid n\u00eb Srebrenic\u00eb u vran\u00eb 8.600 persona, prandaj, kjo gjendje (n\u00eb Gaza) \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb&#8221;, u shpreh ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers nuk \u00ebsht\u00eb dakord me ata q\u00eb mbrojn\u00eb se prokurori i GJNP-s\u00eb nuk mund t\u00eb kryej\u00eb hetim n\u00eb terren n\u00eb Palestin\u00eb dhe se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e komplikuar. &#8220;Ministri (izraelit) tha &#8216;ta nd\u00ebrprem\u00eb energjin\u00eb elektrike&#8217;, dit\u00ebn e nes\u00ebrme u nd\u00ebrpre energjia. Ministri tha &#8216;ta ndalojm\u00eb d\u00ebrges\u00ebn e naft\u00ebs&#8217;, t\u00eb nes\u00ebrmen nuk kishte naft\u00eb. Lidhur me ujin, tha &#8216;nuk do t\u00eb japim uj\u00eb, nuk u jepet uj\u00eb. Sulmohen spitalet, k\u00ebshtu vazhdon&#8221;, tregoi Devers.<\/p>\n\n\n\n<p>Avokati francez tha se posedojn\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr shkak t\u00eb dokumenteve t\u00eb ofruara nga media, d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb u vijn\u00eb atyre nga rajoni si dhe p\u00ebr shkak se autori i ngjarjeve n\u00eb Gaza nuk e fsheh veten. &#8220;Niveli i d\u00ebshmive \u00ebsht\u00eb tejet i lart\u00eb, prandaj k\u00ebrkojm\u00eb urdh\u00ebr arresti kund\u00ebr (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers kritikon standardin e dyfisht\u00eb q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen palestineze, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi nga prokurori i GJNP-s\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb vigjilent. Ai thekson se kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Palestin\u00ebn, vendet per\u00ebndimore kan\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai ndaj Rusis\u00eb. Duke rikujtuar se n\u00eb sulmet izraelite ndaj Gaz\u00ebs q\u00eb nga 7 tetori e deri m\u00eb tani jan\u00eb vrar\u00eb rreth 12 mij\u00eb palestinez\u00eb, Devers deklaroi se do t\u00eb vazhdojn\u00eb luft\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb hapet hetim n\u00eb GJNP p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb Gaza. <\/p>\n\n\n\n<p>Avokati francez tregoi se jan\u00eb duke punuar me ekspert\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngarkuar me verifikimin e pamjeve t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb gjetur n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebr dosjen palestineze, duke potencuar: &#8220;Kemi arritur deri te pamje shokuese q\u00eb ushtar\u00ebt izraelit\u00eb shfaqin p\u00ebr t&#8217;u hakmarr\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si tejet \u00e7njer\u00ebzore&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen se mes k\u00ebtyre pamjeve gjenden edhe pamje ku ushtar\u00ebt izraelit\u00eb rrahin t\u00eb burgosurit palestinez\u00eb derisa i hipin n\u00eb autobus t\u00eb zhveshur si dhe tallen me ta.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>&nbsp;Devers p\u00ebr fotografit\u00eb e Anadolu-s: &#8220;K\u00ebto jan\u00eb dokumente t\u00eb shk\u00eblqyera&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke vler\u00ebsuar fotografit\u00eb e Anadolu-s q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ushtria e Izraelit n\u00eb sulmet e saj n\u00eb Gaza kryen krime lufte duke p\u00ebrdorur fosfor t\u00eb bardh\u00eb, Devers tha: &#8220;K\u00ebto jan\u00eb dokumente t\u00eb shk\u00eblqyera&#8221;. Ai n\u00eb intervist\u00eb, duke treguar tymin e bardh\u00eb n\u00eb nj\u00eb fotografi t\u00eb Anadolu-s, tha se &#8220;Teknikisht, ne tashm\u00eb e dim\u00eb se ky tym i bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb fosfori. Kjo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjende karakteristike. K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb edhe fotografit\u00eb e tjera tuaja&#8221;. <\/p>\n\n\n\n<p>Juristi shpjegon se fosfori i bardh\u00eb prish lidhjet e GPS-s\u00eb dhe pajisjet p\u00ebr vendndodhjen, nd\u00ebrsa v\u00eb n\u00eb dukje se, ashtu si\u00e7 shihet edhe n\u00eb fotografit\u00eb e Anadolu-s, bombat e fosforit q\u00eb bien n\u00eb Gaza jan\u00eb shkrepur nga Izraeli. Ai n\u00ebnvizon se fosfori i bardh\u00eb shkakton djegie t\u00eb thella n\u00eb trupin e njeriut, duke rikujtuar se fosfori i bardh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb arm\u00ebve p\u00ebrdorimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i ndaluar.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb fotografia e nj\u00eb krimi t\u00eb luft\u00ebs&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Devers tregoi edhe nj\u00eb fotografi t\u00eb Anadolu-s ku shfaqen bombat e fosforit para nj\u00eb tanku izraelit. &#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb fotografia e nj\u00eb krimi t\u00eb luft\u00ebs dhe k\u00ebta jan\u00eb kriminel\u00eb. Nj\u00eb, dy, tre, kat\u00ebr (ushtar\u00eb izraelit\u00eb) kriminel\u00eb lufte. Sepse kan\u00eb arm\u00eb t\u00eb fosforit t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb cilin mund ta identifikojm\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke treguar se konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve kimike ndalon vet\u00ebm p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve kimike nga ajri, avokati francez thot\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak Izraeli po p\u00ebrpiqet t\u00eb justifikoj\u00eb veten duke krijuar p\u00ebrshtypjen se po p\u00ebrdor arm\u00eb kimike p\u00ebrmes tankeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers theksoi se k\u00ebto arm\u00eb jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe p\u00ebrdoren kund\u00ebr civil\u00ebve palestinez\u00eb, duke shpjeguar se k\u00ebto arm\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme serioze, p\u00ebrfshir\u00eb djegiet e l\u00ebkur\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht te f\u00ebmij\u00ebt dhe se metoda e Izraelit \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht sadiste dhe e dhunshme. Ai tha se do t\u00eb ishte i k\u00ebnaqur t\u00eb shtonte fotografit\u00eb e Anadolu-s q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb krimet e luft\u00ebs t\u00eb Izraelit n\u00eb Gaza n\u00eb ankes\u00ebn e tyre q\u00eb do t&#8217;i paraqesin GJNP-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, Izraeli k\u00ebto arm\u00eb i p\u00ebrdor q\u00eb t&#8217;i largoj\u00eb palestinez\u00ebt nga rajoni. &#8220;Kjo duhet t\u00eb shihet mir\u00eb. K\u00ebto arm\u00eb (kimike) p\u00ebrdoren p\u00ebr t&#8217;i djegur njer\u00ebzit p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe p\u00ebr t&#8217;u shkaktuar atyre d\u00ebme serioze. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00ebllim. K\u00ebto plag\u00eb mund t\u00eb sjellin vdekjen. Prandaj, p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre arm\u00ebve duhet t\u00eb lejohet vet\u00ebm jasht\u00eb zonave t\u00eb banuara me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb trupave ose p\u00ebrgatitjes t\u00eb nj\u00eb lloji manovre&#8221;, u shpreh Devers.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujtoi se organizatat Amnesty International ose Human Rights Watch kan\u00eb nj\u00eb vendim hezitues rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve kimike nga Izraeli n\u00eb Gaza, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme q\u00eb Izraeli aktualisht po kryen krime lufte n\u00eb Gaza dhe se k\u00ebto arm\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb djegur dhe p\u00ebr t\u00eb gjymtuar popullat\u00ebn civile. <\/p>\n\n\n\n<p>Devers tha se p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre arm\u00ebve nga Izraeli nuk mund t\u00eb konsiderohet incident i izoluar, pasi q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb d\u00ebbimi i palestinez\u00ebve nga rajoni, pas thirrjeve t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr largimin e tyre nga Gaza dhe sh\u00ebnjestrimi i t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe foshnjat.<\/p>\n\n\n\n<p>Juristi francez, duke rikujtuar deklarat\u00ebn e nj\u00eb ministri izraelit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2014 ku shprehet se &#8220;Izraeli n\u00eb bombardimet duhet t\u00eb sh\u00ebnjestroj\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna, sepse popullsia n\u00eb rritje e palestinez\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem&#8221;, t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen se duke shikuar nga kjo logjik\u00eb mund t\u00eb shihet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb synon sakt\u00ebsisht Izraeli.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>&#8220;SHBA-ja dhe Izraeli b\u00ebn\u00eb \u00e7mos q\u00eb Palestina t\u00eb mos b\u00ebhet pal\u00eb e GJNP-s\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Devers potencoi se kuptohet q\u00eb GJNP-ja nuk \u00ebsht\u00eb organ &#8220;ideal&#8221; gjyq\u00ebsor, por p\u00ebr popullin palestinez t\u00eb drejtat e t\u00eb cil\u00ebve shkelen \u00ebsht\u00eb e vetmja der\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organ nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujton se Palestina n\u00eb vitin 2015 ka n\u00ebnshkruar statutin e themelimit t\u00eb GJNP-s\u00eb, por gjykata ka vonuar p\u00ebr 2 muaj procesin e t\u00eb qenurit pal\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb &#8220;presionit&#8221; t\u00eb shteteve evropiane q\u00eb nuk e njohin Palestin\u00ebn, si dhe SHBA-ja dhe Izraeli q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb palestinez\u00ebt t\u00eb mos p\u00ebrfaq\u00ebsohen.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Devers theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb Palestina t\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb e GJNP-s\u00eb. &#8220;GJNP, \u00ebsht\u00eb i vetmi organ nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjyq\u00ebsor q\u00eb thot\u00eb se &#8216;Palestina \u00ebsht\u00eb shtet&#8217;. Ka vet\u00ebm nj\u00eb nga kjo. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb ku nj\u00eb palestinez konsiderohet i barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;, theksoi Devers.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me sulmet e Izraelit n\u00eb Gaza, Devers tha: &#8220;K\u00ebtu kaluam n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb krim lufte, ne kemi kaluar n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar popullin palestinez duke th\u00ebn\u00eb &#8216;nuk do t\u00eb jesh kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi'&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ky nuk \u00ebsht\u00eb mendimi apo teoria ime, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr jurisprudenc\u00eb&#8221;, tha avokati francez. Devers vuri n\u00eb dukje se shumica e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb Gaza jan\u00eb civil\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb portretizuar palestinez\u00ebt si &#8220;jo-njer\u00ebzor&#8221;, diskurset p\u00ebr shkat\u00ebrrim dhe analogjia e Nakba-s s\u00eb re, jan\u00eb element\u00eb material\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se Izraeli kreu krimin e gjenocidit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Ishte Gambia ajo q\u00eb ngriti padi p\u00ebr gjenocid ndaj arakanasve, nd\u00ebrsa filluam t\u00eb veprojm\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se &#8216;ne jemi k\u00ebtu&#8217; p\u00ebr palestinez\u00ebt&#8221;, tha Devers duke shtuar: &#8220;Sepse kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb gjenocid&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;\u00a0<strong>&#8220;Jemi ushtri e avokat\u00ebve q\u00eb ka komandant dhe synim&#8221;<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>Devers vuri n\u00eb dukje se kan\u00eb krijuar nj\u00eb ushtri me avokat\u00ebt q\u00eb pan\u00eb se populli palestinez ishte &#8220;i pambrojtur&#8221;, nd\u00ebrsa theksoi se &#8220;tani ushtria e avokat\u00ebve q\u00eb ka komandant dhe synim&#8221; do ta mbroj\u00eb popullin palestinez.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Puna jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb politika dhe feja, puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn&#8221;, tha Devers duke shtuar se qindra avokat\u00eb i jan\u00eb bashkuar k\u00ebsaj &#8220;ushtrie&#8221; brenda nj\u00eb dite. Ai tha se sindikata dhe avokat\u00eb nga 4 kontinente t\u00eb bot\u00ebs u jan\u00eb bashkuar tyre, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Po ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjenocid dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t&#8217;ju ndihmuar?&#8221;, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh pjes\u00ebmar\u00ebsish nga T\u00fcrkiye.<\/p>\n\n\n\n<p>Devers tha se avokat\u00eb nga mbi 20 shtete p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe, Franc\u00ebn, Marokun, Tunizin\u00eb, Mauritanin\u00eb, Brazilin, Kanadan\u00eb, Kilin, Guatemal\u00ebn, Meksik\u00ebn, Katarin, Jordanin\u00eb, Bahreinin, Egjiptin, Japonin\u00eb dhe Pakistanin, u jan\u00eb bashkuar radh\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai tha se me k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb si ekspert\u00eb ligjor\u00eb i than\u00eb Izraelit: &#8220;Ne e dim\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjenocid dhe po ua themi. Ju thoni t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ne do t\u00eb p\u00ebrballemi m\u00eb pas. Ndoshta ju e keni fuqin\u00eb, por ne po themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn&#8221;, nd\u00ebrsa shtetet q\u00eb e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb gjenocid t\u00eb Izraelit i paralajm\u00ebroi duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Do t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7mim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shitjen e t\u00eb gjith\u00eb teorive t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr nj\u00eb kasap (kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu), i cili e mb\u00ebshtet teorin\u00eb e tij vet\u00ebm n\u00eb shpifjet dhe mohimin e popullit palestinez&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ESRA TA\u015eKIN Avokati francez Gilles Devers, i cili mbron viktimat palestineze n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale (GJNP), n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Anadolu, shpjegoi pse jan\u00eb gjenocid ndodhit\u00eb n\u00eb Gaza. Juristi francez&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40589,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-40587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40587"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40587"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40590,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40587\/revisions\/40590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}