{"id":41342,"date":"2024-06-06T19:16:07","date_gmt":"2024-06-06T17:16:07","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=41342"},"modified":"2024-06-06T19:16:08","modified_gmt":"2024-06-06T17:16:08","slug":"e-drejta-qytetare-per-antikorrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=41342","title":{"rendered":"E drejta qytetare p\u00ebr antikorrupsion!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Screenshot_20230502_061305_Microsoft-365-Office.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"889\" height=\"551\" data-id=\"39882\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Screenshot_20230502_061305_Microsoft-365-Office.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-39882\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Screenshot_20230502_061305_Microsoft-365-Office.jpg 889w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Screenshot_20230502_061305_Microsoft-365-Office-300x186.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Screenshot_20230502_061305_Microsoft-365-Office-768x476.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 889px) 100vw, 889px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Alpin Ollogu<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria n\u00eb ikje e humbi luft\u00ebn ndaj problematik\u00ebs kryesore n\u00eb vend, korrupsionit, nj\u00eblloj si qeverit\u00eb paraardh\u00ebse. Premtimet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, p\u00ebr t\u00eb luftuar krim-korrupsionin mbet\u00ebn retorik\u00eb e programeve partiake dhe korridoreve qeveritare. D\u00ebshtuan mekanizmat e reformave n\u00eb dr\u00ebjt\u00ebsi, nd\u00ebrsa kriminaliteti vazhdoi duke gjetur forma t\u00eb reja veprimi. \u00c7ka mund ti njihet merit\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb ikje, madje si nj\u00eb merit\u00eb historike, mbetet zhbllokimi i kontestit me fqinjin jugor, dhe an\u00ebtarsimi i shtetit n\u00eb Aleanc\u00ebn me t\u00eb madhe ushtarako-politike t\u00eb bot\u00ebs, NATO.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, krahasuar me at\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb dakorduar deri tani n\u00eb qeverin\u00eb e re, shqiptar\u00ebt n\u00eb qeverin\u00eb n\u00eb ikje kishin nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb ekzekutiv, kjo si rezultat i fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt politike t\u00eb partnerit maqedonas n\u00eb koalicion dhe i nj\u00eb qasjeje m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb saj n\u00eb konceptin qytetar qeveris\u00ebs, p\u00ebr \u00e7ka u krijua edhe nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb pozitive mes dy etnive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse ky p\u00ebrfaq\u00ebsim i shqiptar\u00ebve n\u00eb ekzekutiv, nuk zgjidhi problematikat e p\u00ebrditshme t\u00eb siguris\u00eb publike, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimimit, korrupsionit metastazik, me pasoj\u00eb migrimin e hovsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht tek etnit\u00eb joshumic\u00eb (si pasoj\u00eb e dikriminimit t\u00eb h\u00ebrsh\u00ebm), pasi kriminaliteti evident n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe administrat\u00ebn publike (pa mos p\u00ebrjashtuar ndikimin global t\u00eb r\u00ebnies ekonomike, pandemin\u00eb dhe luft\u00ebrat q\u00eb po zhvillohen), boshatisi edhe m\u00eb shum\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimet kushtetuese dhe kontesti me fqinjin lindor, fjalimet pompoze nacionaliste, ishin nj\u00eb karrem zgjedhor i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe maqedonase, fituese e zgjedhjeve, por q\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb post-zgjedhje do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb drejtim krejt tjet\u00ebr, kjo edhe nga trysnia e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar si dhe unifikimi i faktorit politik shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pa mos haruar se tashm\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn pushteti do duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes, sidomos n\u00eb tema t\u00eb ndjeshme etnike apo t\u00eb integrimit t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj qytetari e ka legjitimitetin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga qeveria e re, organizimin dhe krijimin e makanizmave t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, me krijimin e strukturave t\u00eb vetingut, me ekspert\u00eb dhe monitorim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb filtrat e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb kalonin funksionar\u00ebt publik, p\u00ebr tu rigjeneruar sistemi n\u00eb funksion t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Pa k\u00ebto mekanizma reforme, d\u00ebshtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb i garantuar dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb boshe e ndrimit t\u00eb K\u00ebshillit prokurorial dhe at\u00eb Gjyq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb vazhduar gjuetin\u00eb e shtrigave me shantazhimin, frik\u00ebsimin dhe joshj\u00ebn e prokuror\u00ebv\u00eb dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm\/pad\u00ebgjyesh\u00ebm pushteti, ashtu si n\u00eb qeverit\u00eb paraardh\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Qytetari e ka t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb morale t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga qeveria e re, luftimin e krimit t\u00eb organizuar, korrupsionin n\u00eb sektorin privat, evazionim fiskal, kontraband\u00ebn e mallrave, luft\u00eb kund\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsve q\u00eb zhvasin pasurit\u00eb publike pa ja kthyer koston ligjore t\u00eb mir\u00ebs publike &#8211; buxhetit shtet\u00ebror,\u00a0\u00a0 korrupsionin e thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb aksionare, kriminalitetin n\u00eb qeverisjen lokale, uzurpimin e hap\u00ebsirave publike dhe urbanizmin kriminal, e shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Qytetari \u00ebsht\u00eb n\u00eb pikat e fundit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb mbijetes\u00ebs dhe ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga qeveria e re, krijimin e strukturave t\u00eb posa\u00e7me anti-korrupsion (si SPAK-ku n\u00eb shtetin fqinj) p\u00ebr ti ndjekur fundamentalisht k\u00ebto krime. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, qeveria e re, d\u00ebshtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ka t\u00eb garantuar,\u00a0 ashtu si qeveria n\u00eb ikje. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00ebra-vje\u00e7ar, partia m\u00eb e madhe shqiptare, pjes\u00eb e koalicionit q\u00eb po kalon n\u00eb opozit\u00eb, me dor\u00ebzimin e pushtetit (edhe pse me vota zgjedhore m\u00eb shum\u00eb), t\u2019ja lejoj\u00eb vetes ekzspozimin para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb partiak\u00ebve t\u00eb kriminalizuar dhe korruptuar, t\u00eb gjith\u00eb biznesmen\u00ebve q\u00eb fshiheshin dhe zvarriteshin rreth trungut politik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga nd\u00ebshkimi i drejt\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb nga brenda partis\u00eb apo s\u00eb fundmi nga koalicioni i formuar parazgjedhor, p\u00ebr t\u00eb mos amnistuar figura politike q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm d\u00ebm \u00e7\u00ebshtjes shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu organizata politike b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes. I thua qeveris\u00eb, ja ku jam, i pambrojtur nga politika, m\u00eb heto dhe gjyko kriminalitetin e akuzuar p\u00ebr shum\u00eb vite, me gjas\u00eb m\u00eb pastro nga pjesa e panevojshme dhe e d\u00ebmshme q\u00eb nuk mund ta pastroja ndryshe dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguan kosto elektorale shumica e past\u00ebr partiake. Ja edhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr tu sh\u00ebruar trupi politik nga toksinat dhe viruset, me agj\u00ebrimin e kalimit n\u00eb opozit\u00eb, pasi kriminel\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb mbrojte politike nga sistemi i politizuar i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Esht\u00eb e kuptueshme nga praktika se shum\u00eb zvarranik\u00eb interesash\u00a0 korruptive, do t\u00eb tentojn\u00eb dhe l\u00ebshojn\u00eb anijen q\u00eb po kalon n\u00eb uj\u00ebrat opozitare, p\u00ebr t\u00eb kaluar tek anija e pushtetit, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pandersh\u00ebm dhe shp\u00ebtojn\u00eb veten nga nd\u00ebshkimi i drejt\u00ebsis\u00eb, nga dosjet kriminale q\u00eb ju flejn\u00eb me vite n\u00eb prokurori e gjykata. Andaj koalicioni i qeveris\u00eb vijuese k\u00ebrkohet t\u00eb tregohet vigjilent, q\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb till\u00eb t\u2019ju tregohen dyert e drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo t\u00eb mbrojtjes nga pushteti, n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrt\u00ebt\u00eb\u00a0 d\u00ebshirohet t\u00eb zbatohet vullneti qytetar mbi drejt\u00ebsin\u00eb.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, aspak tolerenc\u00eb ndaj s\u00eb keq\u00ebs, sepse toleranca ndaj s\u00eb keqes \u00ebsht\u00eb krim edhe m\u00eb i madh se vet\u00eb krimi. N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00a0 koalicioni q\u00eb i ngjitet pushtetit, d\u00ebshiron t\u00eb jen\u00eb konkurent\u00eb serioz\u00eb e s\u00eb nes\u00ebrmes politike, me nj\u00eb parti dhe koalicion shqiptar t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb kalon n\u00eb opozit\u00eb, e cili do ta rrezikonte qeverisjen, n\u00eb gabimet m\u00eb t\u00eb para serioze ndaj interesave shqiptare n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, integrimit, por edhe p\u00ebr mos-mbajtjen e premtimeve elektorale t\u00eb qeverise s\u00eb re, p\u00ebr anti-korrupsion dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu Qeveria n\u00eb ikje e humbi luft\u00ebn ndaj problematik\u00ebs kryesore n\u00eb vend, korrupsionit, nj\u00eblloj si qeverit\u00eb paraardh\u00ebse. Premtimet e qeveris\u00eb n\u00eb ikje, p\u00ebr t\u00eb luftuar krim-korrupsionin mbet\u00ebn retorik\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39882,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-41342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41343,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41342\/revisions\/41343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}