{"id":41405,"date":"2024-06-25T19:39:53","date_gmt":"2024-06-25T17:39:53","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=41405"},"modified":"2024-06-25T19:39:54","modified_gmt":"2024-06-25T17:39:54","slug":"kujt-i-hyn-ne-pune-dialogu-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=41405","title":{"rendered":"Kujt i hyn n\u00eb pun\u00eb dialogu me Serbin\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-gallery has-nested-images columns-default is-cropped wp-block-gallery-1 is-layout-flex wp-block-gallery-is-layout-flex\">\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot_20240625_193021_Gmail.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"974\" height=\"575\" data-id=\"41406\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot_20240625_193021_Gmail.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-41406\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot_20240625_193021_Gmail.jpg 974w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot_20240625_193021_Gmail-300x177.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Screenshot_20240625_193021_Gmail-768x453.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 974px) 100vw, 974px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/figure>\n\n\n\n<p>Prof. Dr. Eshref Ymeri <\/p>\n\n\n\n<p>(Serbia e konsideron Dardanin\u00eb si Greqia Epirin e Veriut) <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e dialogut t\u00eb Dardanis\u00eb me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebritur kaq shum\u00eb, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare boz\u00eb. Madje ajo t\u00eb kujton nj\u00eb gjell\u00eb kaq t\u00eb thartuar, saq\u00eb t\u00eb vjen p\u00ebshtir\u00eb t\u2019i afrohesh. Kasta politike e band\u00ebs s\u00eb kryetradhtarit Tha\u00e7i, n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj dialogut me Serbin\u00eb, n\u00ebn soditjet tall\u00ebse t\u00eb Brukselizmit, kaq shum\u00eb e pati posht\u00ebruar autoritetin e Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb, saq\u00eb do t\u00eb duhet koh\u00eb p\u00ebr ta rivendosur n\u00eb kornizat q\u00eb i takon.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes q\u00eb shtrohet n\u00eb titull, d\u00ebshiroj t\u00eb theksoj se dialogu i Dardanis\u00eb me Serbin\u00eb i ka interesuar dhe i intereson kryek\u00ebput Serbis\u00eb. Sepse k\u00ebt\u00eb dialog me kast\u00ebn politike t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Tha\u00e7it, Serbia, me mb\u00ebshtetjen dhe p\u00ebrkrahjen e gjithanshme t\u00eb Brukselizmit, \u00a0e pati kthyer n\u00eb \u201cp\u00eblhur\u00eb t\u00eb Penellop\u00ebs\u201d, me t\u00eb vetmen arsye q\u00eb Dardanin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, t\u00eb vazhdoj\u00eb ta konsideroj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb saj. E theksoj p\u00ebrkrahjen e gjithanshme t\u00eb Brukselizmit p\u00ebr Serbin\u00eb, sepse kam parasysh deklarat\u00ebn e ish-Shefit t\u00eb UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr agjencin\u00eb gjermane t\u00eb lajmeve, pati deklaruar: <\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u2026pas nd\u00ebrhyrjes ushtarake, nj\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare mori an\u00ebn e Serbis\u00eb\u201d (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. \u201cKosova ka mbetur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs\u201d. Faqja e internetit \u201cRadio Evropa e Lir\u00eb\u201d. 16 prill 2011).<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00ebnkuptohet q\u00eb me shprehjen \u201cbashk\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, Zanieri kishte parasysh vendet e Brukselizmit dhe sidomos Franc\u00ebn. Prandaj edhe Brukselizmi e ka manifestuar hapur p\u00ebrkrahjen e vet p\u00ebr Serbin\u00eb kriminale n\u00eb raport me Dardanin\u00eb, duke caktuar &nbsp;Laj\u00e7akun dhe Borelin, si nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr dialogun, nj\u00ebri sllovak dhe tjetri spanjoll, q\u00eb t\u00eb dy p\u00ebrfaq\u00ebsues nga dy shtete q\u00eb nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Dardanis\u00eb. Ky q\u00ebndrim i Brukselizmit \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr popullin shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur Laj\u00e7aku, n\u00eb nj\u00eb dalje publike ca koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb p\u00ebrtejan\u00eb (sfond) kishte nj\u00eb hart\u00eb ku Dardania figuronte si pjes\u00eb e Serbis\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb sjellje e turpshme e Laj\u00e7akut, e k\u00ebtij servili t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb Beogradit dhe t\u00eb Mosk\u00ebs, t\u00eb cilit i duhet ndaluar rrept\u00ebsisht hyrja n\u00eb Dardani.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas fitores bind\u00ebse t\u00eb formacionit politik \u201cVet\u00ebvendosja\u201d\u00a0 n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit, udh\u00ebheq\u00ebsi i tij emblematik Albin Kurti, deklaroi se dialogu me Serbin\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e gjasht\u00eb ose t\u00eb shtat\u00eb n\u00eb programin e qeveris\u00eb. Mandej ai e zhvendosi dialogun n\u00eb vendin e kat\u00ebrt. <\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intelektual i formuar i formatit nacionalist, nj\u00eb politikan i pjekur dhe me nj\u00eb vizion shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr zhvillimet e ardhshme n\u00eb Republik\u00ebn e Dardanis\u00eb, n\u00eb aspektin ekonomik dhe politik. \u00cbsht\u00eb fat i madh q\u00eb Albin&nbsp; Kurti ka n\u00eb krah nj\u00eb intelektuale t\u00eb shquar, nj\u00eb zonj\u00eb shum\u00eb t\u00eb nderuar dhe politikane me shum\u00eb autoritet, si Vjosa Osmani. Jam i bindur se \u00e7do shqiptar me vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb personalitetin e k\u00ebtyre dy politikan\u00ebve, shikon nj\u00eb rreze drite n\u00eb fundin e tunelit shqiptar, nj\u00eb shenj\u00eb mbar\u00ebsie kjo p\u00ebr mbar\u00eb kombin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Si dashamir\u00ebs ndaj Albinit dhe Vjos\u00ebs, d\u00ebshiroj t\u00eb theksoj se, s\u00eb pari, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb autoritetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb, dialogu me Serbin\u00eb q\u00eb pati zhvilluar kasta e band\u00ebs s\u00eb Tha\u00e7it, e meriton t\u00eb hidhet posht\u00eb kryek\u00ebput, se ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht kund\u00ebr interesave jetike t\u00eb vendit. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ajo band\u00eb tradhtare jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pati menduar kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur padi kund\u00ebr Serbis\u00eb, por pati pranuar madje q\u00eb t\u00eb krijohej bashk\u00ebsia e komunave serbe, e cila, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb \u201crepublik\u00eb serbe\u201d, si nj\u00eb shtet brenda shtetit, dhe q\u00eb Gjykata Kushtetuese, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, e pati hedhur posht\u00eb krijimin e asaj bashk\u00ebsie. Serbia pati nd\u00ebr mend t\u00eb krijonte republik\u00ebn e Krajn\u00ebs edhe n\u00eb Kroaci, por Kroacia, si shtet me zot, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ishte Presidenti Franjo Tuxhman (Franjo Tudjman\u00a0 1922-1999), i cili, si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, i kalitur me ndjenja nacionalizmi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, b\u00ebri q\u00eb ushtria kroate, Republik\u00ebn e Krajn\u00ebs Serbe brenda territorit kroat, ta zhdukte nga faqja e dheut midis 4 dhe 7 gushtit t\u00eb vitit 1995 dhe jo pak nga banor\u00ebt e saj, kryetradhtari Tha\u00e7i, si argat i regjur i Beogradit, i strehoi n\u00eb Veriun e Mitrovic\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, dialogu dinjitoz me Serbin\u00eb, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, mund t\u00eb filloj\u00eb vet\u00ebm pas plot\u00ebsimit t\u00eb tre kushteve themelore.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushti i par\u00eb: Serbia duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb pendes\u00eb publike para opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb p\u00ebr gjenocidin e r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha shkat\u00ebrrimet q\u00eb kreu atje, t\u00eb informoj\u00eb p\u00ebr fatin e t\u00eb zhdukurve, si edhe t\u00eb njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Dardanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushti i dyt\u00eb: Mbi baz\u00ebn e dokumentacionit konkret, t\u00eb parashtruar nga Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet t\u00eb paditet n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjenocidin e r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha shkat\u00ebrrimet q\u00eb i shkaktoi popullit shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u2019i k\u00ebrkohet asaj Gjykate q\u00eb Serbia t\u2019i kompensoj\u00eb financiarisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsore. Jo vet\u00ebm kaq, por, si\u00e7 e parashtroi n\u00eb programin e qeveris\u00eb Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet t\u2019i kthej\u00eb Bank\u00ebs Q\u00ebndore t\u00eb Dardanis\u00eb 3 miliard\u00eb euro q\u00eb i pati grabitur si depozita t\u00eb qytetar\u00ebve, dhe 400 milion\u00eb euro t\u00eb pensioneve.<\/p>\n\n\n\n<p>Kushti i tret\u00eb: Serbia, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn e Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb kompensimin e plot\u00eb financiar t\u00eb krimeve, t\u00eb shkat\u00ebrrimeve dhe t\u00eb grabitjeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Prandaj, paraprakisht, qeveria e re duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gati krejt inventarin e krimeve serbe n\u00eb Dardani dhe t\u00eb p\u00ebruroj\u00eb muzeun e p\u00ebrhersh\u00ebme t\u00eb atyre krimeve, me t\u00eb gjitha materialet ilustrative. <\/p>\n\n\n\n<p>Pa plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre tre kushteve, rifillimi dhe vazhdimi i dialogut me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebposht\u00ebrim i Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb, nj\u00eb vet\u00ebposht\u00ebrim ky, t\u00eb cilit kasta e band\u00ebs s\u00eb Tha\u00e7it i dha nj\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vet\u00ebposh\u00ebt\u00ebrimi i Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb, duke zhvilluar dialog me nj\u00eb shtet agresor q\u00eb e ka fyer dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur r\u00ebnd\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb, jo vet\u00ebm me gjenocidin e eg\u00ebr q\u00eb ushtroi dhe me shkat\u00ebrrimet e p\u00ebrmasave masive q\u00eb kreu, por edhe me p\u00ebrdhunimin e 20 mij\u00eb femrave shqiptare. Dhe n\u00ebse ky vet\u00ebposht\u00ebrim do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas 14 shkurtit, at\u00ebher\u00eb Republika e Dardanis\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e kast\u00ebs politike t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila e pati posht\u00ebruar r\u00ebnd\u00eb dinjitetin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb pas vitit 1949, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb servilizmit t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj shovinizmit grekokriminal.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn shkencore \u201cTensioni greko-shqiptar. 1939-1949\u201d (Sht\u00ebpia Botuese \u201cGEER\u201d. Tiran\u00eb, 2002), historiani i njohur, Akademik Prof.dr. Beqir Meta, ka hedhur mjaft drit\u00eb mbi tradit\u00ebn e k\u00ebtij servilizmi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb skandaloz. Interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb paraqit kreu III, q\u00eb b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e diplomacis\u00eb shqiptare p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb. Autori na zbulon nj\u00eb faqe q\u00eb mund ta quash me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb turpshme n\u00eb historin\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare, e cila, me servilizmin e saj t\u00eb neveritsh\u00ebm, pati njollosur dinjitetin ton\u00eb komb\u00ebtar me hapat q\u00eb pati nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Jan\u00eb 49 aksione t\u00eb pastra diplomatike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb fiksuara n\u00eb periudh\u00ebn mes viteve 1954 &#8211; maj 1971, kur ajo s\u2019la gur pa l\u00ebvizur p\u00ebr ta zbutur qeverin\u00eb greke q\u00eb kjo t\u00eb pranonte vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me vendin ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Athina, si\u00e7 thekson Profesor Meta, qe mjaftuar vet\u00ebm me tri k\u00ebrkesa t\u00eb vakta p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr \u00e7far\u00eb zbutjeje t\u00eb Greqis\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb, kur dihej fare mir\u00eb q\u00eb Greqia kreu ato masakra aq t\u00eb p\u00ebrbindshme kund\u00ebr popullsis\u00eb s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb? <\/p>\n\n\n\n<p>Si shpjegohet ky posht\u00ebrim q\u00eb i pati b\u00ebr\u00eb vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet q\u00eb Enver Hoxha k\u00ebmb\u00ebngulte aq shum\u00eb p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb, t\u00eb cilat na p\u00ebrfaq\u00ebsuak\u00ebshin nj\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtje q\u00eb u interesonte m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, &#8211; si\u00e7 shkruhej n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb tij mbi nj\u00eb propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb dat\u00ebs 8 dhjetor 1970 (f.\u00a0 230). Ai sh\u00ebnim ka mbetur si njoll\u00eb turpi dhe vet\u00ebposht\u00ebrimi t\u00eb pap\u00ebrfytyruesh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare n\u00eb raport me nj\u00eb shtet kriminal, si Greqia fashisto-naziste me gjenocidin e eg\u00ebr q\u00eb pati kryer n\u00eb truallin ton\u00eb amtar \u00c7am\u00ebri. Mos vall\u00eb Enver Hoxha e kishte ngritur ndonj\u00ebher\u00eb z\u00ebrin pas vitit 1949 n\u00eb mbrojtje t\u00eb \u00c7\u00ebshtjes Komb\u00ebtare t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb minoritetit shqiptar n\u00eb Greqi, i cili \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb i madh se minoriteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb k\u00ebshtu shqiptar\u00ebt t\u00eb bindeshin se gjoja u paskej interesuar m\u00eb shum\u00eb vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Athin\u00eb me ambasad\u00ebn e tyre? Aspak! At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb e pati shtyr\u00eb Enver Hoxh\u00ebn t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim aq servil ndaj diplomacis\u00eb shoviniste t\u00eb nj\u00eb shteti armik p\u00ebr vdekje, si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet shteti shovinist grek me ligjin e luft\u00ebs n\u00eb fuqi? Q\u00ebllimi kryesor i Enver Hoxh\u00ebs, me siguri, ka qen\u00eb ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e \u00e7oi n\u00eb braktisjen\u00a0 e interesave komb\u00ebtare, madje n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. Nuk ishte aspak e nevojshme q\u00eb diplomacia shqiptare t\u00eb hiqej zvarr\u00eb para shtetit shovinist grek p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike. Nga analizat e prof. Met\u00ebs lexuesi e kupton fare qart\u00eb q\u00eb Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se t\u00eb k\u00ebrkonin vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb, duhej t\u00eb shtronin para saj disa k\u00ebrkesa kryesore. <\/p>\n\n\n\n<p>E para: t\u00eb shfuqizohej ligji i luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E dyta: t\u00eb k\u00ebrkohej nga shteti grek q\u00eb t\u00eb dilte me pendes\u00eb publike para opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr gjenocidin e r\u00ebnd\u00eb fashist q\u00eb pati kryer n\u00eb \u00c7am\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>E treta: t\u00eb k\u00ebrkohej nga shteti grek rikthimi i popullsis\u00eb s\u00eb d\u00ebbuar \u00e7ame n\u00eb trojet e veta st\u00ebrgjyshore.<\/p>\n\n\n\n<p>E kat\u00ebrta: t\u00eb njihej minoriteti shqiptar n\u00eb Greqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pask\u00ebtaj, Republika e Shqip\u00ebris\u00eb duhej t\u00eb kishte ngritur padi kund\u00ebr Greqis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkonte nga ajo Gjykat\u00eb q\u00eb Greqia t\u00eb b\u00ebnte kompensimin e plot\u00eb financiar t\u00eb gjenocidit dhe t\u00eb t\u00eb gjitha shkat\u00ebrimeve q\u00eb pati kryer n\u00eb \u00c7am\u00ebri. Por kryekriminelit Enver Hoxha, ushtruesit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb klasave, me pasoj\u00eb tragjike p\u00ebr\u00e7arjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb popullit shqiptar, nuk i pati shkuar kurr\u00eb nd\u00ebr mend p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb padie t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do shqiptar i thjesht\u00eb, me vet\u00ebdije komb\u00ebtare, \u00e7do nacionalist shqiptar e ndien veten t\u00eb fyer n\u00eb dinjitetin e tij komb\u00ebtar, kur n\u00eb faqet e vepr\u00ebs s\u00eb Prof.dr. Beqir Met\u00ebs njihet me q\u00ebndrimet arrogante, p\u00ebrbuz\u00ebse, shp\u00ebrfill\u00ebse t\u00eb shtetit shovinist grek ndaj k\u00ebrkesave pa bosht komb\u00ebtar q\u00eb pati b\u00ebr\u00eb diplomacia shqiptare p\u00ebr vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Greqin\u00eb. \u00c7do shqiptar q\u00eb respekton vetveten dhe mbar\u00eb etnin\u00eb shqiptare, nuk mund t\u00eb mos shtroj\u00eb pyetjen e thjesht\u00eb: cili \u00ebsht\u00eb ai shtet n\u00eb bot\u00eb q\u00eb paska pranuar t\u00eb vendos\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me nj\u00eb shtet fqinj, i cili ka n\u00eb fuqi nj\u00eb ligj lufte? Sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb shtet i till\u00eb n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor. Por ja q\u00eb ekziston vet\u00ebm shteti i atdheut am\u00eb, q\u00eb ia ka lejuar vetes nj\u00eb vet\u00ebposht\u00ebrim t\u00eb till\u00eb, i cili ka sh\u00ebrbyer si shkak p\u00ebr p\u00ebrbuzjen dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjen e tij t\u00eb hapur nga grekosllavizmi dhe t\u00eb heshtur nga Per\u00ebndimi evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb atij q\u00ebndrimi servil t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaj shovinizmit grekokriminal, Greqia edhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb tallet me Shqip\u00ebrin\u00eb, vazhdon ta n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb sillet me t\u00eb si i do qejfi, tamam si agai me sh\u00ebrb\u00ebtorin. Prandaj s\u2019e pati fare problem ta detyronte Shqip\u00ebrin\u00eb t\u2019i dhuronte Greqis\u00eb drejtimin e kish\u00ebs ortodokse fanoliane, e cila, q\u00eb prej vitit 1992, vazhdon t\u00eb mbetet e pushtuar nga kisha shoviniste greke.<\/p>\n\n\n\n<p>Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb Albini dhe Vjosa do t\u00eb nxjerrin m\u00ebsime nga servilizmi politik i diplomacis\u00eb shqiptare n\u00eb atdheun am\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga servilizmi me arom\u00eb t\u00eb theksuar tradhtie i Enver Hoxh\u00ebs ndaj grekosllavizmit, dhe nuk do t\u00eb lejojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb tallet me Republik\u00ebn e Dardanis\u00eb dhe ta posht\u00ebroj\u00eb, si\u00e7 e posht\u00ebronte dikur p\u00ebrmes kast\u00ebs politike t\u00eb deridjeshme, me n\u00eb krye tradhtarin Tha\u00e7i. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebnkuptohet q\u00eb, p\u00ebr rivendosjen e autoritetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb n\u00eb shinat q\u00eb meriton, Albinit dhe Vjos\u00ebs &nbsp;do t\u2019u duhet q\u00eb n\u00eb Kuvend t\u00eb rishikojn\u00eb Kushtetut\u00ebn, duke hedhur n\u00eb koshin e mbeturinave pakon Ahtisaari, t\u00eb pasqyruar n\u00eb Kushtetut\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs, paradoksalisht, vendi nuk na paska t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb bashkohet me nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Ky nen i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me orekset shoviniste t\u00eb politik\u00ebs serboruse.<\/p>\n\n\n\n<p>Albinit dhe Vjos\u00ebs do t\u2019u duhet t\u00eb rivendosin autoritetin e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Dardanis\u00eb, duke e ndar\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundimisht nga banda tradhtare e Hashim Tha\u00e7it. Vepra e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Dardanis\u00eb, e cila bashk\u00ebpunoi ngusht\u00eb me aviacionin e NATO-s p\u00ebr nd\u00ebshkimin e Serbis\u00eb, duhet t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb meriton jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb, por edhe t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar. Beogradi, me fillimin e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, e ka pas\u00eb parashikuar t\u00ebrmetin q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrthente n\u00eb Dardani dhe pati marr\u00eb masat me koh\u00eb p\u00ebr rekrutimin e agjent\u00ebve t\u00eb vet, me pik\u00ebsynimin q\u00eb k\u00ebta t\u00eb kapnin pozita ky\u00e7 gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebvonshme. Prandaj edhe pik\u00ebrisht agjent\u00ebt e tij, me Tha\u00e7in n\u00eb krye, u vendos\u00ebn n\u00eb postet udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Dardanis\u00eb, me objektivin afatgjat\u00eb diskretitimin e vepr\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Dardanis\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre, Albini dhe Vjosa do t\u00eb duhet t\u00eb rishikojn\u00eb dhe t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb statusin e kish\u00ebs serbe, sepse, n\u00ebp\u00ebrmjet saj, Serbia k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb \u201crepublik\u00eb ortodokse\u201d brenda shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb. Megjith\u00ebse iliroshqiptar\u00ebt, pas Dekretit t\u00eb Milanos t\u00eb Perandorit Konstantin t\u00eb vitit 313, ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb pranuan katolicizmin n\u00eb Gadishullin Ilirik dhe krijuan objektet e kultit katolik, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb tyre tragjike, nuk qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u2019i mbronin ato nga grabitja e ardhacak\u00ebve sllav\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i shnd\u00ebrruan n\u00eb objekte t\u00eb kultit ortodoks. Prandaj Albini dhe Vjosa, k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb p\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kish\u00ebs serbe, duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjen me k\u00ebrkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, d\u00ebrguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit m\u00eb 1346, p\u00ebr lirimin e kishave katolike, t\u00eb uzurpuara n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, Artane, Janjev\u00eb, Pej\u00eb, De\u00e7an dhe Prizren.<\/p>\n\n\n\n<p>Republika e Dardanis\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Albinit dhe t\u00eb Vjos\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb shembullin e Zvicr\u00ebs n\u00eb praktik\u00ebn e zhvillimit t\u00eb referendumeve n\u00eb baz\u00eb republike dhe rajonale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb opinioni publik t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb marrjen e vendimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke sh\u00ebrbyer si shembull edhe p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, ku kasta politike antikomb\u00ebtare, trash\u00ebgimtare e servilizmit politik t\u00eb kryediktatorit Enver Hoxha ndaj grekoserbizmit, nuk e di absolutisht se ku bien me adres\u00eb referendumet popullore. <\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm kudo q\u00eb jan\u00eb, brenda trojeve tona etnike dhe n\u00eb Diaspor\u00eb, jan\u00eb t\u00eb mbushur me shpres\u00eb se Albini dhe Vjosa, n\u00eb udh\u00ebheqje, do t\u00eb ringjallin dinjitetin komb\u00ebtar t\u00eb Dardanis\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si zanafill\u00eb e ringjalljes s\u00eb dinjitetit p\u00ebr kombin shqiptar n\u00eb mbar\u00eb trojet tona etnike, pa harruar kurr\u00eb \u00c7am\u00ebrin\u00eb, e cila ka qen\u00eb dhe mbetet themeli i etnis\u00eb shqiptare n\u00eb Gadishullin Ilirik. Ringjallja e dinjitetit komb\u00ebtar ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Rama e ka katandisur n\u00eb nj\u00eb gjendje aq katastrofike, saq\u00eb drejtoresha e INSTAT-it paska deklaruar se \u201cnga 2013 e deri n\u00eb shtator 2020 jan\u00eb larguar zyrtarisht 610 mij\u00eb shtetas\u201d (Citohet sipas: Flamur Hoxha. \u201cT\u00eb prek\u00ebsh me dor\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin n\u00eb Kuk\u00ebs\u201d. Faqja e internetit \u201cFjala e Lir\u00eb\u201d. 01 prill 2021). Pra, Rama po zbaton me besnik\u00ebri strategjin\u00eb e kahershme t\u00eb grekosllavizmit p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e kombit shqiptar, \u00e7ka d\u00ebshmohet edhe me vendimin e paradokohsh\u00ebm q\u00eb mori Kuvendi i deledeputet\u00ebve p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e 9 minoriteteve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Domosdo q\u00eb s\u2019mund t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe, se, si\u00e7 shkruan nj\u00eb nacionalist i njohur shqiptaro-amerikan me banim n\u00eb Nju Jork, \u201cpara pak kohe n\u00eb Jerusalem, nj\u00eb grup prift\u00ebrinjsh grek\u00eb deklaruan me madh\u00ebshti e krenari fetare greke se kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb kalor\u00ebs i ortodoksis\u00eb helene (greke)\u201d (Citohet sipas: Sali Bollati. \u201c25 prill &#8211; zgjedhje apo referendum\u201d. Faqja e internetit e gazet\u00ebs \u201cIllyriapress\u201d. 22 shkurt 2021).<\/p>\n\n\n\n<p>Kaliforni, 02 prill 2021<\/p>\n\n\n\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n\n\n\n<p>Artikulli i m\u00ebsip\u00ebrm, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb shum\u00eb se tre vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit 2021, e meriton t\u00eb ribotohet, meqen\u00ebse ka ting\u00ebllim mjaft aktual.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaliforni, 23 qershor 2024<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Eshref Ymeri (Serbia e konsideron Dardanin\u00eb si Greqia Epirin e Veriut) \u00c7\u00ebshtja e dialogut t\u00eb Dardanis\u00eb me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe st\u00ebrp\u00ebrs\u00ebritur kaq shum\u00eb, saq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41406,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-41405","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41405"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41407,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41405\/revisions\/41407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}