{"id":4274,"date":"2015-10-18T11:48:57","date_gmt":"2015-10-18T10:48:57","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=4274"},"modified":"2015-10-18T11:49:46","modified_gmt":"2015-10-18T10:49:46","slug":"momentet-e-nje-demitizimi-te-vonuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=4274","title":{"rendered":"Momentet e nj\u00eb demitizimi t\u00eb vonuar"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #808080;\"><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-3399 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg\" alt=\"Xhelal-Neziri-111\" width=\"306\" height=\"157\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg 1249w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215-300x154.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215-1024x526.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 306px) 100vw, 306px\" \/><\/a>Mbi dy dekada pluraliz\u00ebm n\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt n\u00eb fakt kan\u00eb krijuar mite dhe kan\u00eb ndjekur symbyllas deri n\u00eb d\u00ebshtimin e madh. Platformat as q\u00eb jan\u00eb lexuar dhe as q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr moszbatimin e tyre. \u00cbsht\u00eb ndjekur kulti i liderit derisa ai t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb humner\u00eb.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><strong>Xhelal NEZIRI, Tetov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mitet n\u00eb politik\u00eb p\u00ebrher\u00eb jan\u00eb treguar t\u00eb d\u00ebmshme. Ngritja e nj\u00eb politikani n\u00eb nivelin e nj\u00eb mbinjeriu, i cili edhe kur gabon ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb sjell vet\u00ebm evitimin e llogaridh\u00ebnies dhe satanizimin e kritik\u00ebve.<\/p>\n<p>Mitet n\u00eb politik\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mendim ndryshe, por veprojn\u00eb si nj\u00eb hipnoz\u00eb kolektive vet\u00ebshkat\u00ebrruese, e cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb dekompozohet nga arsyeja. Si \u00e7do kund tjet\u00ebr, mitet jetojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrrallat apo konspiracionet q\u00eb tregon vesh m\u00eb vesh, e q\u00eb shpesh jan\u00eb vet\u00ebm trillime.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebt jan\u00eb ngritur mbi mitet e krijuara p\u00ebr t\u00eb n\u00eb masat e gjera popullore. Nga Hitleri, Musolini, Stalini, Hoxha e deri te Millosheviqi e Kim Jong Ill. Ideologjia e tyre n\u00eb fakt ka qen\u00eb simboli q\u00eb kan\u00eb krijuar nga portreti i tyre prej nj\u00eb luft\u00ebtari t\u00eb pashoq p\u00ebr kauz\u00ebn komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbi dy dekada pluraliz\u00ebm n\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt n\u00eb fakt kan\u00eb krijuar mite dhe kan\u00eb ndjekur symbyllas deri n\u00eb d\u00ebshtimin e madh. Platformat as q\u00eb jan\u00eb lexuar dhe as q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr moszbatimin e tyre. \u00cbsht\u00eb ndjekur kulti i liderit derisa ai t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dridhjet<\/strong><\/p>\n<p>Po qe se kthehemi n\u00eb fillimin e instalimit t\u00eb sistemit shum\u00ebpartiak n\u00eb Maqedoni, partit\u00eb e formuara kishin nj\u00eb fuqi q\u00eb buronte nga figura e liderit. Kjo figur\u00eb m\u00ebtonte t\u00eb imponohej n\u00eb opinion si nj\u00eb baba, i cili b\u00ebn t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij. Atij nuk duhej t\u2019i k\u00ebrkohet llogari, as t\u00eb kritikohet p\u00ebr ndonj\u00eb veprim apo vendim q\u00eb ka marr\u00eb. Pra, figura e babait politik apo babait t\u00eb kombit, \u00ebsht\u00eb figura e nj\u00eb politikani t\u00eb papreksh\u00ebm. \u00c7dokush q\u00eb merr guximin ta kritikoj\u00eb, ose do t\u00eb ballafaqohet me k\u00ebrc\u00ebnime serioze ose do t\u00eb lin\u00e7ohet n\u00eb opinion duke u akuzuar si zgjatim i sh\u00ebrbimeve anti-shqiptare.<\/p>\n<p>Portretizimi i liderit me premisa t\u00eb mbinjeriut t\u00eb pagabuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap drejt kalimit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb diktator t\u00eb ftoht\u00eb, pa ndjenja dhe mizor. Dikush m\u00eb e pak e dikush m\u00eb shum\u00eb, gati t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb shfaqur tendenca diktator\u00ebsh. Sa \u00ebsht\u00eb kjo rezultat i ambicieve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjith\u00e7ka, aq \u00ebsht\u00eb edhe rezultat i munges\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdijes politike te masa e gjer\u00eb. N\u00eb gati t\u00eb gjitha vendet me shoq\u00ebri q\u00eb nuk kan\u00eb vet\u00ebdije politike ballafaqohemi me fenomenin e transformimit t\u00eb lider\u00ebve nga luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr liri dhe demokraci, n\u00eb diktator\u00eb apo diktatorth\u00eb t\u00eb korruptuar dhe inkriminuar. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri assesi t\u00eb funksionoj\u00eb sistemi demokratik, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e \u00e7do individi apo grup njer\u00ebzish n\u00eb procesin e vendim-marrjes politike. Standardi i ul\u00ebt jet\u00ebsor dhe niveli i pamjaftuesh\u00ebm dhe jokualitativ arsimor gjithsesi se jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb demokracin\u00eb jofunksionale n\u00eb po k\u00ebto shoq\u00ebri. Megjithat\u00eb, mbase me vones\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri vjen momenti i kthjellimit me at\u00eb q\u00eb procesin e demitizimit t\u00eb liderit aktual e fillon nj\u00eb lider tjet\u00ebr q\u00eb po lind.<\/p>\n<p><strong>Demitizimi<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht proces i demitizimit t\u00eb liderit t\u00eb Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmeti. I ngulitur n\u00eb mbamendjen kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb si nj\u00eb komandant dhe luft\u00ebtar lirie, Ahmeti gjat\u00eb koh\u00eb ishte i pakontestuar n\u00eb kampin politik shqiptar. Veprimtaria e tij ilegale prej m\u00eb se dy dekadave, involvimi i tij n\u00eb organizimin dhe zbatimin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb Jug t\u00eb Serbis\u00eb, kthimi triumfal t\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Zajaz, maturia q\u00eb tregoi n\u00eb politik\u00eb ishin disa imazhe q\u00eb e ngrit\u00ebn n\u00eb mit te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb. \u00c7do d\u00ebshtim i partis\u00eb s\u00eb tij u atribuohej t\u00eb gjith\u00ebve, por jo atij. Ahmeti n\u00eb \u00e7do variant paraqitej si viktim\u00eb e loj\u00ebrave t\u00eb brendshme, si naiv n\u00eb politik\u00eb pasi ia keqp\u00ebrdorin sinqeritetin, nj\u00eb luft\u00ebtar i urt\u00eb e i vendosur, nj\u00eb njeri q\u00eb gabon por nuk luhatet nga q\u00ebllimi final. K\u00ebt\u00eb mister Ahmeti e nd\u00ebrtonte n\u00ebp\u00ebrmjet deklaratave formale dhe joformale q\u00eb jepte. \u201cKam nj\u00eb merak, por ende nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb th\u00ebnie q\u00eb p\u00ebrdoret nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij p\u00ebr t\u00eb ushqyer iluzionin se Ahmeti nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga kauza t\u00eb cil\u00ebn e ka proklamuar \u2013 rr\u00ebnimi i kufijve mes shqiptar\u00ebve. N\u00eb syt\u00eb e opinionit publik shqiptar Ahmeti, pra, ishte i miri dhe viktima e hienave nga t\u00eb cil\u00ebt rrethohej. Edhe n\u00eb partit\u00eb tjera e kishim k\u00ebt\u00eb fenomen \u2013 lideri i mir\u00eb por \u00ebsht\u00eb i rrethuar nga njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrralle politike, t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet e BDI-s\u00eb adresoheshin te ministrat e deputet\u00ebt kurse figura e liderit mbetej e paprekur. Kjo situat\u00eb krijonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht mllef ndaj funksionar\u00ebve q\u00eb \u201cnuk e d\u00ebgjojn\u00eb liderin e sinqert\u00eb\u201d, por edhe mobilizim p\u00ebr ta ndihmuar liderin n\u00eb \u201cmisionin e tij t\u00eb shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse lider\u00ebt paraprak t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb u demitizuan nga konkurrent\u00ebt politik\u00eb, Ahmeti si duket u godit nga lustrimi i t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb af\u00ebrt politike &#8211; n\u00ebp\u00ebrmjet publikimit t\u00eb bisedave t\u00eb p\u00ebrgjuara. K\u00ebto biseda rr\u00ebnuan mitin e tij prej nj\u00eb negociuesi t\u00eb pakompromis me partnerin maqedonas, duke e d\u00ebshmuar rolin e tij inferior n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs. Po ashtu, e prish\u00ebn p\u00ebrrallen se ai ka probleme dhe \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb i \u201ct\u00eb k\u00ebqijve\u201d si Musa Xhaferi dhe se \u00ebsht\u00eb politikan q\u00eb nuk korruptohet.<\/p>\n<p><strong>Paqart\u00ebsia<\/strong><\/p>\n<p>Afera \u201cTelekom\u201d q\u00eb doli n\u00eb opinion prej para tre viteve u aktualizua s\u00ebrish me publikimin e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb ish-drejtorit t\u00eb sh\u00ebrbimit inteligjent maqedonas Sllobodan Bogoevski. Ai ka qen\u00eb i ftuar n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb Shkup p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb para nj\u00eb trupi gjykues nga Nju Jorku, ku edhe procesuohet ky rast i korrupsionit mbi 5 milion\u00eb eurosh i paguar n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr t\u00eb zgjatur monopolin e \u201cTelekomit\u201d n\u00eb tregun e Maqedonis\u00eb. P\u00ebrmendja e emrit t\u00eb Ahmetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, vet\u00ebm se p\u00ebrshpejtoi procesin e demitizimit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ky proces i demitizimit t\u00eb Ahmetit nuk shoq\u00ebrohet nga procesi i ngritjes s\u00eb rivalit t\u00eb tij politik. Lideri i PDSH-s\u00eb, i ndjeri Arb\u00ebr Xhaferi, u ngrit duke rr\u00ebnuar mitin e liderit t\u00eb PPD-s\u00eb, t\u00eb ndjerit Abdurahman Haliti. Ahmeti, nd\u00ebrkaq, u ngrit pasi rr\u00ebnoi mitin e Xhaferit. R\u00ebnia e Ahmetit duket se do t\u00eb p\u00ebrcillet me ngritjen e disa figurave politike, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin hipnoz\u00ebn kolektive p\u00ebr t\u00eb krijuar mite t\u00eb reja politike te shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Mbi dy dekada pluraliz\u00ebm n\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt n\u00eb fakt kan\u00eb krijuar mite dhe kan\u00eb ndjekur symbyllas deri n\u00eb d\u00ebshtimin e madh. Platformat as q\u00eb jan\u00eb lexuar dhe as q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3399,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4274"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4274"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4276,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4274\/revisions\/4276"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}