{"id":4286,"date":"2015-10-19T13:20:25","date_gmt":"2015-10-19T12:20:25","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=4286"},"modified":"2015-10-19T13:20:25","modified_gmt":"2015-10-19T12:20:25","slug":"agjenda-e-turqise-gezim-dhe-hidherim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=4286","title":{"rendered":"Agjenda e Turqis\u00eb, g\u00ebzim dhe hidh\u00ebrim"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-spot\"><span style=\"color: #808080;\"><strong>Jav\u00ebn e kaluar, Turqia p\u00ebrjetoi dy zhvillime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve u b\u00eb burim g\u00ebzimi e krenarie, nd\u00ebrsa tjetri shkaktoi hidh\u00ebrim e dhimbje.<\/strong><\/span><\/p>\n<section id=\"zone-24792469\" class=\"zone newsentity entity news-container news-detail clearfix  \">\n<section id=\"widget-24792497\" class=\"widget  news-detail nm \">\n<article><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-3062\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1.jpg\" alt=\"turqia-flamuri-111\" width=\"1049\" height=\"695\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1.jpg 1049w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1-300x199.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1-1024x678.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/20070131.FIG000000246_4112_1-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 1049px) 100vw, 1049px\" \/><\/a>Edhe pse kishin p\u00ebrmbajtje antagoniste, t\u00eb dyja k\u00ebto zhvillime ishin risi n\u00eb historin\u00eb e Turqis\u00eb dhe realisht p\u00ebrcillnin nj\u00eb mesazh dometh\u00ebn\u00ebs. Fillimisht mb\u00ebrriti lajmi p\u00ebr vler\u00ebsimin e prof. dr. Aziz Sancarit, n\u00ebnshtetas i Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, me \u00c7mimin Nobel n\u00eb Kimi. Ky lajm ishte nj\u00eb sukses dhe burim krenarie p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy arsye. E para sepse rezultatet e hulumtimeve t\u00eb prof. Sancarit konsiderohen nj\u00eb arritje serioze n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kancerit dhe nj\u00eb zbulim i paracaktuar t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Dhe e dyta p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe pun\u00ebn e palodhur t\u00eb vet\u00eb shkenc\u00ebtarit turk p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb k\u00ebto nivele kaq t\u00eb larta, si djal\u00eb i dy prind\u00ebrve analfabet\u00eb. Kjo arritje e jasht\u00ebzakonshme tregon se n\u00eb Republik\u00ebn e Turqis\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb kushte dhe shanse p\u00ebr t\u2019u mirarsimuar madje dhe individ\u00ebt, q\u00eb nuk i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb apo i kan\u00eb t\u00eb kufizuara. Nd\u00ebrsa vet\u00eb kjo konfirmon se Turqia g\u00ebzon nj\u00eb cil\u00ebsi dhe standard, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shembull ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr disa shtete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr doli n\u00eb pah gjat\u00eb fjalimit t\u00eb rastit t\u00eb prof. Sancarit, pasi mori n\u00eb dor\u00ebzim \u00c7mimin Nobel, ku ai e prezantoi veten si turk, duke u bazuar n\u00eb identitetin komb\u00ebtar dhe jo n\u00eb origjin\u00ebn etnike apo sektare. N\u00ebse marrim parasysh disa vende t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, ve\u00e7an\u00ebrisht Sirin\u00eb dhe Irakun, t\u00eb cilat po ballafaqohen me p\u00ebr\u00e7arje etnike e sektare t\u00eb p\u00ebrmasave mjaft t\u00eb rrezikshme, kjo deklarat\u00eb e prof. Sancarit rezulton nj\u00eb mesazh shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Mesazhi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb kuptimplot\u00eb edhe p\u00ebr qarqet keqdash\u00ebse, q\u00eb orvaten p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb nj\u00ebjtin rrezik edhe n\u00eb Turqi; pra, p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje nd\u00ebrmjet turqve e kurd\u00ebve apo mes sunit\u00ebve dhe alevit\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky mesazh pozitiv i prof. Sancarit ka qen\u00eb kaq ndikues dhe duhet t\u2019i ket\u00eb shqet\u00ebsuar kaq shum\u00eb disa dashakeq\u00ebs, saq\u00eb vet\u00ebm 3 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Turqia u trondit nga nj\u00eb ngjarje kryek\u00ebput e kund\u00ebrt dhe tragjike. Sulmi terrorist, q\u00eb u organizua n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ankaras\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 10 tetor, shkaktoi 99 t\u00eb vdekur dhe mbi 100 t\u00eb plagosur. Ky ishte sulmi terrorist m\u00eb i p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Turqis\u00eb dhe e veshi t\u00eb gjith\u00eb vendin me rrobat e zis\u00eb. Aktor\u00ebt shoq\u00ebror\u00eb, politik\u00eb dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera reaguan pothuajse nj\u00ebz\u00ebri kund\u00ebr sulmit.<\/p>\n<p>Edhe pse zyrtarisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur q\u00eb akti terrorist \u00ebsht\u00eb kryer nga dy kamikaz\u00eb, identiteti i autor\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur ende, por hetimet jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb p\u00ebrfundimtare. Sipas gjasave, kamikaz\u00ebt autor\u00eb t\u00eb sulmit duket se jan\u00eb terrorist\u00eb t\u00eb DAESH-it, jan\u00eb shprehur megjithat\u00eb Kryeministri Davutoglu dhe disa autoritete hetuese. Po ashtu, disa ekspert\u00eb jan\u00eb t\u00eb mendimit se lloji i sulmit n\u00eb Ankara \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb 20 korrikut n\u00eb Suru\u00e7, i v\u00ebrtetuar se \u00ebsht\u00eb kryer nga DAESH-i. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk l\u00ebn\u00eb m\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb dyshimi se organizata terroriste n\u00eb fjal\u00eb, krahas Irakut dhe Siris\u00eb, organizon akte terrori edhe n\u00eb Turqi. Por \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsisht se cil\u00ebt jan\u00eb autor\u00ebt, v\u00ebmendja duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet mbi q\u00ebllimet e k\u00ebtyre sulmeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb parashtrohen tri synime t\u00eb mundshme:<\/p>\n<p>I pari ka shum\u00eb gjasa t\u00eb jet\u00eb plani p\u00ebr t\u00ebrheqjen e Turqis\u00eb brenda luft\u00ebrave civile n\u00eb Siri dhe Irak. DAESH-i, PKK-ja, organizata terroriste t\u00eb tjera apo fuqit\u00eb e err\u00ebta, q\u00eb fshihen pas grupeve n\u00eb fjal\u00eb, mund t\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb ta t\u00ebrheqin Turqin\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e Lindjes s\u00eb Mesme p\u00ebr ta destabilizuar at\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Natyrisht q\u00eb Turqia lufton edhe kund\u00ebr DAESH-it edhe kund\u00ebr PKK-s\u00eb apo organizatave terroriste t\u00eb tjera; duke ndjekur nj\u00eb politik\u00eb antiterroriz\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb koalicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb OKB-s\u00eb. Mir\u00ebpo kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb kurrsesi q\u00eb Turqia do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb katrahur\u00ebn e Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti; sulmi n\u00eb Ankara mund t\u00eb jet\u00eb kryer p\u00ebr t\u00eb ndikuar zgjedhjet parlamentare t\u00eb 1 n\u00ebntorit n\u00eb Turqi, k\u00ebshtu q\u00eb zgjedhjet t\u00eb organizohen n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb destabiliteti. Rrjedhimisht, ky plan i f\u00eblliqur i mundsh\u00ebm t\u00eb ngjall dyshimin se ka p\u00ebr synim t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb sistemin demokratik t\u00eb Turqis\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, leht\u00ebsisht mund t\u00eb pretendohet se disa rrethe dashakeqe p\u00ebrpiqen t\u00eb manipulojn\u00eb politik\u00ebn turke dhe ta marrin at\u00eb n\u00ebn kontrollin e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i tret\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i aktit terrorist n\u00eb Ankara, por edhe i sulmeve t\u00eb tjera, mund t\u00eb jet\u00eb frenimi i vrullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend i zhvilluar, modern dhe i qytet\u00ebruar. Po ashtu, synimi mund t\u00eb jet\u00eb zhytja e Turqis\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, q\u00eb ajo t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb vend i ndri\u00e7uar dhe t\u00eb mos nxjerr\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si prof. Sancari, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb zbulime shkencore t\u00eb frytshme p\u00ebr vete, p\u00ebr vendin e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimin. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe nga ata, q\u00eb kan\u00eb si objektiv\u00eb t\u00eb sabotojn\u00eb procesin e modernizimit, zhvillimit dhe ndri\u00e7imit t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht synimit, mesazhit apo autor\u00ebve t\u00eb sulmeve, p\u00ebrvojat historike tregojn\u00eb se Republika e Turqis\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e saj me gjykim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb nuk bien pre e k\u00ebtyre kurtheve, q\u00eb kurdisen me dredhi pas shpine. Turqia ia ka dal\u00eb t\u00eb mposht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e terrorit n\u00eb vitet 1970 dhe 1990, t\u00eb cilat ishin ndoshta m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Ajo do t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb val\u00eb t\u00eb fundit. Sepse Turqia e sotme me 77 milion\u00eb banor\u00eb, fal\u00eb eksperienc\u00ebs gati 700-vje\u00e7are t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe suksesit afro nj\u00ebshekullor t\u00eb shtetit republikan, g\u00ebzon nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer edhe k\u00ebto lloj k\u00ebrc\u00ebnimesh.<\/p>\n<p>Helbete, arsimi dhe shum\u00eb institucione t\u00eb tjera t\u00eb Turqis\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i dhurojn\u00eb njer\u00ebzimit vlera madhore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prof. Sancari. Ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi mund t\u00eb jet\u00eb arsye p\u00ebr mij\u00ebra suksese n\u00eb vijim dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt nga mund t\u00eb vler\u00ebsohen dy ngjarjet antagoniste t\u00eb nj\u00eb jave m\u00eb par\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb duket se e v\u00ebrteton edhe suksesi i profesorit 69-vje\u00e7ar, Aziz Sancar, i cili ka arritur t\u00eb mos t\u00eb bjer\u00eb pre e dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Turqis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb deri tek \u00c7mimi Nobel! Sigurisht q\u00eb k\u00ebto suksese do t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb e llojit t\u00eb terrorit do t\u00eb marrin fund brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr. Sepse kursi i Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i merituar n\u00eb BE dhe n\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar, por edhe lufta p\u00ebr \u201cpaqe n\u00eb vend e paqe n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Autor: Prof. dr. Ramazan Gozen<\/em><br \/>\n<em>Pedagog i Shkencave Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin \u201cMarmara\u201d, Stamboll<\/em><\/p>\n<\/article>\n<\/section>\n<\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e kaluar, Turqia p\u00ebrjetoi dy zhvillime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve u b\u00eb burim g\u00ebzimi e krenarie, nd\u00ebrsa tjetri shkaktoi hidh\u00ebrim e dhimbje. Edhe pse kishin p\u00ebrmbajtje&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3062,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4286","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4286"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4286"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4287,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4286\/revisions\/4287"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}