{"id":445,"date":"2015-07-15T20:12:00","date_gmt":"2015-07-15T19:12:00","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=445"},"modified":"2019-12-05T18:47:17","modified_gmt":"2019-12-05T17:47:17","slug":"biblioteka-e-kajrevanit-thesar-i-kultures-dhe-civilizimit-islam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=445","title":{"rendered":"BIBLIOTEKA E KAJREVANIT THESAR I KULTUR\u00cbS DHE CIVILIZIMIT ISLAM"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/la-bibliotheque-votre-deuxieme-maison.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-446 \" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/la-bibliotheque-votre-deuxieme-maison.jpg\" alt=\"Bibliotek\" width=\"765\" height=\"510\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/la-bibliotheque-votre-deuxieme-maison.jpg 930w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/la-bibliotheque-votre-deuxieme-maison-300x200.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/la-bibliotheque-votre-deuxieme-maison-84x55.jpg 84w\" sizes=\"(max-width: 765px) 100vw, 765px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Depoja e librave dhe e dor\u00ebshkrimeve e Kajrevanit, n\u00eb Tunizi, paraqet thesar t\u00eb njohurive dhe t\u00eb civilizimit shum\u00eb t\u00eb pasur. Konsiderohet nj\u00ebra prej bibliotekave publike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nivel t\u00eb bot\u00ebs arabe dhe asaj islame. Ajo p\u00ebrmban nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar t\u00eb dor\u00ebshkrimeve dhe librave t\u00eb rrall\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ajo paraqet nj\u00eb burim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr studiues dhe hulumtues, si dhe adres\u00eb t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs p\u00ebr hulumtuesit arab\u00eb dhe t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebt ia m\u00ebsyjn\u00eb atij tempulli t\u00eb dij\u00ebs p\u00ebr t\u00eb thithur nga nektari i saj\u2026 N\u00eb brendin\u00eb e saj gjenden 21,000 libra, 6,000 dor\u00ebshkrime dhe 500 shkrime t\u00eb gdhendura n\u00eb gur\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb depo e llojit t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb n\u00eb vete ng\u00ebrthen t\u00eb gjitha llojet e shkencave dhe arteve. Aty gjejm\u00eb, mus\u2019hafa, libra t\u00eb tefsirit, t\u00eb fikhut, hadithit, usulit, t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb biografive, t\u00eb udhe p\u00ebrshkrimeve, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb, t\u00eb tesavufit, t\u00eb filozofis\u00eb, t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, t\u00eb astronomis\u00eb, t\u00eb matematik\u00ebs, si dhe t\u00eb shum\u00eb arteve tjera, datat e shkrimit t\u00eb tyre u takojn\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme kohore. Konsiderohet prej depove m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb bot\u00ebn arabe. Aty gjejm\u00eb dor\u00ebshkrime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb shekullin e tet\u00eb t\u00eb er\u00ebs s\u00eb re. P\u00ebrmban dor\u00ebshkrime t\u00eb rralla (autografe), disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb shkruara nga vet\u00eb autor\u00ebt e tyre. Prej tyre, veprat e ibnu Haldunit, ibnu Tufejlit, ibnu Rushdit si dhe vepra t\u00eb ndryshme nga disa mbret\u00ebr t\u00eb Magrebit arab.<br \/>\nGustav Lubon, n\u00eb librin tij t\u00eb njohur \u201cCivilizimi i arab\u00ebve\u201d thot\u00eb: \u201cQyteti Fesit i b\u00ebnte konkurrenc\u00eb Bagdadit n\u00eb shekullin e dhjet\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb aty jetonin gjysm\u00eb milion\u00eb banor\u00eb, kishte 800 xhami dhe \u201cdepo p\u00ebrplot me dor\u00ebshkrime greke dhe latine\u201d. Sipas disa bashk\u00ebkohanik\u00ebve t\u00eb historianit Delfan, thuhet se depoja e Fesit p\u00ebrmbante m\u00eb shum\u00eb se 30,000 v\u00ebllime. Biblioteka sot p\u00ebrmban 21 mij\u00eb libra, disa nga ato jan\u00eb libra t\u00eb reja, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me koh\u00ebn e zbulimit t\u00eb shtypshkronj\u00ebs, 6 mij\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb p\u00ebrmbledhura af\u00ebrsisht n\u00eb 2043 grupe, 600 periodik, 500 shkrime t\u00eb gdhendura n\u00eb gur\u00eb, vjet\u00ebrsia e t\u00eb cil\u00ebve shkon nderi n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Themelimi dhe historia<\/strong><\/p>\n<p>Kjo bibliotek\u00eb e vjet\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb gjysm\u00ebn e shekullin t\u00eb tet\u00eb t\u00eb hixhretit, i p\u00ebrket xhamis\u00eb s\u00eb Kajrevanit t\u00eb qytetit Fes. Depoja \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb fillim si nj\u00eb bibliotek\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb xhami, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb misionin e m\u00ebsimdh\u00ebnies, pastaj u kthye n\u00eb kupol\u00eb t\u00eb Sadijin\u00ebve dhe iu hap nj\u00eb der\u00eb jasht\u00eb xhamis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb zgjerimit t\u00eb njohurive p\u00ebr \u00e7do fe. Themeluesi i saj \u00ebsht\u00eb sulltani i Marokut Ebu Anan El Merijni, i cili b\u00ebri hapjen zyrtare t\u00eb saj n\u00eb vitin 750h\/1349. Ai hartoi rregulloren e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr lexim, shfryt\u00ebzim, p\u00ebrshkrimin e librave si dhe shtoi fondin me libra t\u00eb rrall\u00eb dhe libra me vler\u00eb nga t\u00eb gjitha fushat e shkencave dhe arteve. Sadijinet gjat\u00eb shekullit t\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb pas er\u00ebs s\u00eb re, shtuan fondin me libra t\u00eb rinj, duke i sjell nga depoja El-Merinije nga i nj\u00ebjti qytet. Po ashtu ata e pasuruan me dor\u00ebshkrime dhe dokumente t\u00eb rralla, gj\u00eb q\u00eb fondi i saj tejkaloi 32.000 v\u00ebllime n\u00eb vitin 1613.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrtesa e Depos<\/strong><\/p>\n<p>Depoja e Kajrevanit gjendet p\u00ebrball\u00eb sheshit \u201cSaffarin\u201d n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Fesit. Nd\u00ebrtesa e saj n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duket e ngusht\u00eb, nga paraqitja e saj e jashtme duket e vjet\u00ebr, por brendia e saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zgjatur dhe me anekse t\u00eb gj\u00ebra. Interesim p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb tregua edhe sulltan\u00ebt e Marokut. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1940, mbreti i ndjer\u00eb Muhamedi i pest\u00eb, zyrtarisht i dha atributin e nj\u00eb institucioni shtet\u00ebror q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i hapur ndaj studiuesve dhe hulumtuesve t\u00eb t\u00eb gjitha feve dhe kulturave, pasi q\u00eb rrezatimi i njohurive t\u00eb saj p\u00ebr gjasht\u00eb shekuj kishte qen\u00eb i dedikuar vet\u00ebm p\u00ebr studiuesit mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Vendim i rind\u00ebrtimit t\u00eb saj erdhi me urdh\u00ebrin mbret\u00ebror n\u00eb vitin 2004, dhe vendosjen e saj n\u00eb vendin ku ndodhet sot pasi ka qen\u00eb e rrethuar nga xhamia e Kajrevanit. Vendimi i bartjes s\u00eb saj jasht\u00eb xhamis\u00eb u b\u00ebri t\u00eb mundur besimtar\u00ebve t\u00eb feve tjera ta frekuentojn\u00eb at\u00eb, pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb shkojn\u00eb aty, kur ajo ishte pjes\u00eb e xhamis\u00eb, dhe kur dyert e saj ishin t\u00eb hapura brenda xhamis\u00eb. Dera e saj kryesore ishte e hapur n\u00eb sheshin e Saffarineve q\u00eb ishte e ngjitur me portat kryesore p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kupola e bibliotek\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbukuruar me zbukurime plasteri dhe me drunj t\u00eb gdhendur sipas modelit t\u00eb artit autokton. Kjo tregon p\u00ebr ndikimin e arkitektur\u00ebs s\u00eb Magrebit me krijimtarin\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb Andaluzis\u00eb, e cila kishte lul\u00ebzuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb, dhe xhamit\u00eb e Magrebit t\u00eb Larg\u00ebt duke treguar p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb ndritshme.<br \/>\nBiblioteka p\u00ebrmban hap\u00ebsira magjepse t\u00eb zbukuruara me zbukurime islamike e mozaike q\u00eb i jep vendit nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Roli i saj n\u00eb shkenc\u00eb dhe kultur\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo bibliotek\u00eb e rrall\u00eb, me sistemin e saj t\u00eb p\u00ebrkryer me nj\u00eb fond shkencor, i cili p\u00ebrmban nj\u00eb mori t\u00eb veprave dhe t\u00eb dor\u00ebshkrimeve t\u00eb dijetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Magrebit Islamik si: Ibnu Tufejli, ibnu Rushdi, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur me veprat e tyre madh\u00ebshtore n\u00eb kohen e art\u00eb t\u00eb Jakub El-Mensurit. Ashtu si\u00e7 kan\u00eb luajtur rolin e tyre t\u00eb njohur n\u00eb aspektet e shkenc\u00ebs dhe njohjes, ato leht\u00ebsuan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballeshin hulumtuesit dhe studiuesit. Fondi i bibliotek\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasuruar nga dhuratat e zyrtar\u00ebve, mbret\u00ebrve dhe dijetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dhuruan libra t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb shtrenjta nga aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes. N\u00eb xhamin\u00eb e Kajrevanit, \u00ebsht\u00eb studiuar, pran\u00eb fikhut dhe tefsirit, matematika, mjek\u00ebsia, astronomia. Aty jan\u00eb sjell apo jan\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb gjitha veprat q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me k\u00ebto shkenca, gj\u00eb q\u00eb shtoi fondin e dor\u00ebshkrimeve n\u00eb Magreb si n\u00eb aspektin e kualitetit po ashtu edhe n\u00eb aspektin e kuantitetit. Kjo i kishte stimuluar dijetar\u00ebt, njer\u00ebzit e pasur dhe mbret\u00ebrit t\u00eb hulumtojn\u00eb p\u00ebr dor\u00ebshkrime dhe ti blejn\u00eb ato sado i lart\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00e7minimi tyre. \u00cbsht\u00eb e sigurt, se Universiteti i Kajrevanit nuk do t\u00eb mbante ritmin shkencor t\u00eb lloj-llojsh\u00ebm dhe nuk do ta realizonte nivelin duhur shkencor, t\u00eb cilin e ka njohur gjat\u00eb shekujve, ve\u00e7se me mb\u00ebshtetjen themelore n\u00eb depon e shkenc\u00ebs t\u00eb pasur me libra dhe dor\u00ebshkrime. Mbret\u00ebrit e Marokut dhe princat jan\u00eb p\u00ebrkujdesur p\u00ebr furnizimin e depos s\u00eb Kajrevanit me dor\u00ebshkrimet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe jan\u00eb p\u00ebrkujdesur n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr t\u2019i ruajtur ato. Po ashtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshkrimin e tyre me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ua dhuronin v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, mbret\u00ebrve dhe sunduesve t\u00eb vendeve n\u00eb Lindje t\u00eb atdheut arab. Kjo bibliotek\u00eb ishte shum\u00eb e pasur me libra. Ajo p\u00ebrmbante 33 deg\u00eb t\u00eb bibliotekave, q\u00eb ishin p\u00ebrplot me libra t\u00eb \u00e7muara, ku referoheshin m\u00ebsuesit dhe nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr studime dhe hulumtime. Ajo sot \u00ebsht\u00eb e hapur n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj bot\u00ebrore, duke marr\u00eb pjes\u00eb aktive me ekspozita dhe takime t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me q\u00ebllim t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb p\u00ebrvojave dhe p\u00ebrfitim nga p\u00ebrvojat bot\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Katalogu i dor\u00ebshkrimeve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se shikojm\u00eb katalogun e dor\u00ebshkrimeve do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha q\u00eb b\u00ebn\u00eb maroken\u00ebt e vjet\u00ebr lidhur me katalogizimin e dor\u00ebshkrimeve, megjithat\u00eb ato mbesin lista dhe indekse q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohen kurrfar\u00eb sistemimi apo radhitje. Mir\u00ebpo, katalogizimi i v\u00ebrtet\u00eb filloi me nism\u00ebn e sistemimit t\u00eb depos n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb marokene n\u00eb shekullin e tanish\u00ebm. Andaj, katalogu i par\u00eb i k\u00ebtij lloji \u00ebsht\u00eb katalogu i hartuar nga orientalisti francez Alfred Ektef Bel p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb librave t\u00eb depos s\u00eb Kajrevanit, p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb Ezerkili, i cili thot\u00eb: \u201cOrientalisti Alfred Bel, i cili ka q\u00ebndruar nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn Veriore dhe ishte drejtor i shkoll\u00ebs Tilmsan, kishte hartuar nj\u00eb katalog n\u00eb gjuhen arabe dhe at\u00eb franceze p\u00ebr bibliotek\u00ebn e xhamis\u00eb s\u00eb Kajrevanit n\u00eb qytetin Fes\u2019.<\/p>\n<p><strong>Dor\u00ebshkrime t\u00eb rralla<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dor\u00ebshkrimeve n\u00eb depo do t\u00eb shohim se ato p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha shkencat dhe artet. Kurse sa i p\u00ebrket materies se ku jan\u00eb shkruar ato, nj\u00eb num\u00ebr jan\u00eb shkruar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb kaprolli, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve ishte me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb shkencore dhe artistike. P\u00ebr sa i p\u00ebrket koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb tyre shohim se disa prej tyre shkojn\u00eb n\u00eb shekullin e tret\u00eb t\u00eb hixhretit, disa prej tyre jan\u00eb shkruar me shkrimin e autor\u00ebve (autografe). Shumica e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve posedojn\u00eb dokumente vak\u00ebfnore n\u00eb depo. Dokumentet e vakufimit (testamentit), japin t\u00eb kuptojn\u00eb se vakifl\u00ebnsit u takonin shtresave t\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Kemi vakufime nga mbret\u00ebrit Merijin, Sadijine dhe Alevijin. Kemi vakufime nga princat, princeshat si dhe tjera prej udh\u00ebheq\u00ebsve dhe dijetar\u00ebve, disa prej k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve, autor\u00eb t\u00eb tyre jan\u00eb personalisht mbret\u00ebrit e Marokut dhe sulltan\u00ebt, si n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjetra, po ashtu edhe n\u00eb ato m\u00eb t\u00eb reja. N\u00eb depo gjenden dor\u00ebshkrime q\u00eb jan\u00eb vakufuar nga vet autor\u00ebt, prej tyre, po p\u00ebrmendim \u201cHistorin\u00eb e ibni Haldunit\u201d, ku nj\u00eb pjes\u00eb e dokumentit t\u00eb vakufimit mban n\u00ebnshkrimin e autorit \u201cAbdurrahman bin Haldun\u201d. K\u00ebto Vakufname, t\u00eb cilat bartin dor\u00ebshkrimet e depos, v\u00ebrtetojn\u00eb p\u00ebrhapjen e vet\u00ebdijesimit t\u00eb madh tek maroken\u00ebt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vakufimit kulturor, duke mos konsideruar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm vakufimin fetar. Kjo tregon, po ashtu p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e tyre n\u00eb stimulimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb leximit, kujdesin p\u00ebr masivizimin e kultur\u00ebs, zgjerimin e rrethit t\u00eb saj, n\u00eb konkurrenc\u00ebn e tyre ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb dijetar\u00ebve dhe student\u00ebve. D\u00ebshira e tyre p\u00ebr posedimin e librave me vler\u00eb, p\u00ebrshkrimi i dor\u00ebshkrimeve t\u00eb \u00e7muara dhe vendosja e tyre n\u00ebp\u00ebr depo p\u00ebr dobi t\u00eb p\u00ebrgjithshme, si dhe mb\u00ebshtetja e botimit t\u00eb librave dhe propagandimi i tij.<\/p>\n<p><strong>Dor\u00ebshkrimet m\u00eb t\u00eb vjetra<\/strong><\/p>\n<p>Vlera e dor\u00ebshkrimeve n\u00eb depo q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se dor\u00ebshkrimi m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i shekullit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb hixhretit. Ai \u00ebsht\u00eb dor\u00ebshkrimi i \u201cEs-sijeg\u201d (Formulat) i Ebu Is-hak ibnu Ibrahim el-Kazari (186h), transmetuar prej Muhamed ibnu Vedah el-Kurtubi, redaktuar prej Dr. Faruk Hamade. R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij dor\u00ebshkrimi t\u00eb rrall\u00eb q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb kaprolli q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 365 letrave, \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb Marok, konsiderohet prej vlerave m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme q\u00eb posedon biblioteka.<br \/>\nPrej dor\u00ebshkrimeve t\u00eb rralla dhe m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme q\u00eb gjenden n\u00eb depo jan\u00eb:<br \/>\n1. Nj\u00eb pjes\u00eb e vjet\u00ebr e Kuranit e shkruar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb me shkrim kufi.<br \/>\n2. Rezyme e Ebi Musab Ez-zehri i shkruar n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Kordov\u00eb n\u00eb Andaluzi, n\u00eb vitin 359 h, n\u00eb koh\u00ebn e Halifit emevit El-Hakem El-Mustensir, q\u00eb shoq\u00ebrohet me shum\u00eb komente.<br \/>\n3. \u201cEl-bejan vet-Tahsil\u201d nga Ibni Rushdi i shkruar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, me shkrim t\u00eb im\u00ebt e t\u00eb bukur. Ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllim autentik gjigant\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr zbukurimesh artistike. Flet p\u00ebr kund\u00ebrshtimet n\u00eb l\u00ebmin e fikhut, q\u00eb ishin aktuale n\u00eb mesin e dijetar\u00ebve arab\u00eb n\u00eb shekullin e shtat\u00eb t\u00eb hixhretit.<br \/>\n4. \u201cMehadhi El-Muvetta\u201d, \u00ebsht\u00eb nga p\u00ebrmbledhja El Mehdi ibnu Tumerit dhe sipas transmetimit t\u00eb tij..Kopja e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur sa i p\u00ebrket form\u00ebs dhe lidhjes.<br \/>\n5. Nj\u00eb pjes\u00eb nga Inxhili n\u00eb gjuhen arabe i shkruar n\u00eb l\u00ebkur\u00eb me shkrim t\u00eb vjet\u00ebr andaluzian.<br \/>\n6. Poem\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb nga ibnu Tufejli (i vdekur n\u00eb vitin 581 h.). \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebshkrim i vjet\u00ebr, i cili flet p\u00ebr mjek\u00ebsin\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb matematik\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb kopja e vetme q\u00eb gjendet n\u00eb bot\u00eb nga ky lib\u00ebr.<br \/>\n7. Pjes\u00eb nga Muvatta i Malikut, (vdiq m\u00eb 179 h), jan\u00eb shkruar p\u00ebr depon\u00eb e Ali bin Jusuf bin Tashefin El Murabiti n\u00eb l\u00ebkuren e kaprollit.<br \/>\n8. Libri \u201cBiografia (Sire) ibnu Is-hak\u201d, (vdiq n\u00eb vitin 151 h) , \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb vitin 207 h dhe ai \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i vjet\u00ebr q\u00eb gjendet n\u00eb depo.<br \/>\n9. Mus-hafi i madh t\u00eb cilin e ka l\u00ebn\u00eb vakuf n\u00eb depo, Sulltan Ahmed El-Mensur Edh-Dhehebi n\u00eb vitin 1011, me rastin e inaugurimit t\u00eb saj.<br \/>\n10. Libri \u201cEl-Iber\u201d (M\u00ebsimet) nga ibni Halduni ( vdiq m\u00eb 808 h), t\u00eb cilin e shkroi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sulltan Ibn Faris El Merini dhe ia dhuroi depos s\u00eb Kajrevanit n\u00eb muajin safer t\u00eb vitit 799 h.<br \/>\nDepoja posedon nj\u00eb grup t\u00eb botimeve t\u00eb vjetra dhe t\u00eb rralla, t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb jan\u00eb konsideruar si dor\u00ebshkrime, disa prej tyre jan\u00eb botuar n\u00eb Evrop\u00eb e disa t\u00eb tjera jan\u00eb botuar n\u00eb Lindje. Nj\u00eb grup prej tyre t\u00eb gdhendura n\u00eb gur\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin Fesit , u botuan n\u00eb Fes, duke u klasifikuar si libra t\u00eb rrall\u00eb. Depoja p\u00ebrmban nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb revistave dhe periodik\u00ebve, nga Lindja dhe nga Per\u00ebndimi. Numri i t\u00eb cilave arrin mbi 600 periodik t\u00eb ndrysh\u00ebm sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb temave, interesimit dhe vendeve ku jan\u00eb botuar. Ato kan\u00eb vlera t\u00eb ndryshme sa i p\u00ebrket aspektit shkencor.<\/p>\n<p><strong>Neglizhenc\u00eb dhe prapambeturi<\/strong><\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vonshme gjendja e depos u p\u00ebrkeq\u00ebsua duksh\u00ebm, derisa kishte arritur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb dhimbshme p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebnies pas dore dhe neglizhenc\u00ebs. Koh\u00ebve t\u00eb fundit ishte v\u00ebrejtur nj\u00eb deformim n\u00eb ve\u00e7anti i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb saj, ku kishte filluar lag\u00ebshtia t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb fondin e dor\u00ebshkrimeve. Librat ishin gjuajtur nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn pa ndonj\u00eb sistemim t\u00eb duhur. Ato rrezikoheshin t\u00eb prisheshin nga lag\u00ebshtia dhe insektet e ndryshme. P\u00ebr shkak se nuk gjendej katalogu i duhur, ato rrezikoheshin t\u00eb humbeshin. Disa dor\u00ebshkrime q\u00eb gjendeshin n\u00eb depo rrezikoheshin t\u00eb humbeshin apo t\u00eb vidheshin, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb okupimit francez\u00eb t\u00eb Marokut. Si rezultat i k\u00ebsaj u zhduk\u00ebn dor\u00ebshkrime t\u00eb rralla, nga ana e disa personaliteteve q\u00eb kan\u00eb pasur poste t\u00eb larta n\u00eb shtet n\u00eb koh\u00ebn e okupimit.<\/p>\n<p><strong>Mir\u00ebmbajtja e librave dhe dor\u00ebshkrimeve<\/strong><\/p>\n<p>Por, pa humbur koh\u00eb, Ministria e Kultur\u00ebs s\u00eb Marokut e rregulloi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe mori p\u00ebr sip\u00ebr restaurimin, mir\u00ebmbajtjen dhe sh\u00ebrimin e dor\u00ebshkrimeve n\u00eb depo, ku filloi pastrimi, fotografimi dhe vendosja e tyre n\u00eb kuti ku nuk mund t\u00eb dep\u00ebrtonte lag\u00ebshtia, duke zbatuar vendimet mbret\u00ebrore. Biblioteka sot \u00ebsht\u00eb e pajisur me mjetet e teknologjis\u00eb m\u00eb bashk\u00ebkohore p\u00ebr ruajtjen e atyre dor\u00ebshkrimeve t\u00eb \u00e7muara nga lag\u00ebshtia, zjarret, dhe vjedhja duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb standarde t\u00eb niveleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sa i p\u00ebrket mir\u00ebmbajtjes s\u00eb bibliotek\u00ebs dhe fondit t\u00eb saj shkencor t\u00eb \u00e7muar, biblioteka posedon laboratoriumin m\u00eb bashk\u00ebkohor p\u00ebr restaurim n\u00eb nivel arab dhe ajo tash p\u00ebrcjell zhvillimin e t\u00eb arriturave bot\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje ndaj thesareve t\u00eb saj t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm. P\u00ebr p\u00ebrkujdesen e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb \u00e7muara ekspert\u00ebt jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb metod\u00ebn e konservimit t\u00eb tyre n\u00eb mikrofilm, gj\u00eb q\u00eb leht\u00ebson pun\u00ebn e hulumtuesve, dhe ruajtjen e k\u00ebtyre gj\u00ebrave t\u00eb \u00e7mueshme nga d\u00ebmtimi dhe humbja. Leximi i dor\u00ebshkrimeve b\u00ebhet nga mikrofilmi, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuti q\u00eb lexon n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb aparati q\u00eb i p\u00ebrngjan kompjuterit dhe quhet \u201cLexuesi\u201d. N\u00eb depo gjenden p\u00ebraf\u00ebrsisht 768 mikrofilma dhe 6 pajisje p\u00ebr lexim. Salla e dor\u00ebshkrimeve posedon pajisje elektronike bashk\u00ebkohore p\u00ebr ta kondicionuar sall\u00ebn sipas natyr\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs. Aty ka rezerva t\u00eb tjera q\u00eb mos t\u00eb ndikojn\u00eb rrezet e diellit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00e7do dor\u00ebshkrim \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb kopertina t\u00eb ve\u00e7anta ku nuk mund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb insektet e as t\u00eb ndikojn\u00eb moti i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Restaurimi nuk p\u00ebrfshiu vet\u00ebm dor\u00ebshkrimet, por ai p\u00ebrfshiu edhe nd\u00ebrtes\u00ebn e depos. K\u00ebshtu pra iu kthye konsiderata k\u00ebsaj nd\u00ebrtese me pamje t\u00eb arkitektur\u00ebs arabo-islame.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Desara Vathaj<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Depoja e librave dhe e dor\u00ebshkrimeve e Kajrevanit, n\u00eb Tunizi, paraqet thesar t\u00eb njohurive dhe t\u00eb civilizimit shum\u00eb t\u00eb pasur. Konsiderohet nj\u00ebra prej bibliotekave publike m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nivel&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":446,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/445"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=445"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30113,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/445\/revisions\/30113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}